Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rahovec, ku u dogj një shtëpi, QMF-ja dhe autoambulanca

22 December 2025 at 08:55

Një rast i rëndë zjarrvënieje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku nga flakët janë përfshirë një shtëpi, objekti i QMF-Ratkoc dhe një autoambulancë, ndërsa i dyshuari ishte në arrati për disa orë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 02:30, në kohën kur policia kishte marrë informacion se i dyshuari Halil Hoti, 45 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor, po qarkullonte në zonën e Ratkocit. Gjatë kërkimit në terren, patrullat policore janë njoftuar se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, e më pas flakët kanë përfshirë edhe QMF-në e fshatit dhe autoambulancën e parkuar pranë objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit në autoambulancë, janë shkaktuar edhe dëme materiale në objektin e QMF-së, ndërsa te shkolla fillore përreth nuk ka pasur dëme strukturore, përveç djegies së disa drunjve.

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit penal “Zjarrvënie”. Të gjitha njësitë relevante policore janë angazhuar në menaxhimin e situatës.

Pas disa orësh në arrati, më 21.12.2025 rreth orës 18:50, patrulla policore e SP Gjakovë ka identifikuar të dyshuarin duke lëvizur me një automjet taksi “LUZHA”, në drejtim të Qafë Prushit. Meqë i njëjti rezultonte në kërkim policor, është arrestuar në vend dhe është dërguar në SP Rahovec.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, dhe në konsultim me Prokuroren kujdestare të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të zjarrvënies janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rahovec, ku u dogj një shtëpi, QMF-ja dhe autoambulanca appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje në Pejë – dy persona me thikë grabisin rreth 800 euro, largohen në këmbë

22 December 2025 at 08:53

Një rast i rëndë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku dy persona të dyshuar kanë grabitur para nën kërcënimin me mjet të ftohtë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Bekim Berisha”. Sipas deklaratës së viktimës A. Q. 33 vjecar, dy persona kanë hyrë në objekt, ku njëri prej tyre kishte të veshur xhakete të kuqe dhe mbante thikë, ndërsa tjetri ishte me xhakete të zezë.

Nën kërcënimin e thikës, të dyshuarit kanë grabitur një kuti me para, në të cilën sipas viktimës ndodheshin rreth 800 euro, dhe më pas janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Menjëherë pas raportimit, patrulla policore i është përgjigjur rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve dhe krim-teknika e Stacionit Policor në Pejë, si dhe ekipet përkatëse të DRP-Pejë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Grabitje në Pejë – dy persona me thikë grabisin rreth 800 euro, largohen në këmbë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Istog – zhduket vetura nga parkingu i palestrës, dyshohet se u tërhoq me auto-bartës

22 December 2025 at 08:49

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në qytetin e Istogut, ku një qytetar ka mbetur pa automjetin e tij, i cili ishte i parkuar në afërsi të palestrës së sporteve.

Ngjarja lidhet me datën 19 dhjetor 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Nëna Terezë”, përkatësisht në parkingun e palestrës së sporteve në Istog.

Sipas ankuesit L.R. 30 vjecar, ai ka vërejtur mungesën e automjetit të tij më 21 dhjetor 2025, rreth orës 22:30, kur ka shkuar në parking dhe ka konstatuar se vetura e tipit VW kombi, ngjyrë e kuqe, nuk ndodhej më aty.

Menjëherë pas raportimit, patrulla policore dhe njësiti i hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervistuar ankuesin. I njëjti ka deklaruar se automjetin e kishte blerë nga një person me emrin A.Z., por se nuk posedon kontratë shitblerjeje për veturën në fjalë.

Nga verifikimet fillestare dhe pamjet e kamerave të sigurisë së qytetit, sipas Policisë, vërehet se një auto-bartës e ka tërhequr automjetin, por për momentin nuk ka mundur të identifikohet auto-bartësi, as personat e përfshirë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Istog – zhduket vetura nga parkingu i palestrës, dyshohet se u tërhoq me auto-bartës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje me thikë mes vëllezërve në Shtime – i dyshuari përfundon në ndalim 48 orë

22 December 2025 at 08:46

Një rast i rëndë i kanosjes në kuadër të dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Shtime, ku një person dyshohet se ka kanosur vëllain e tij me thikë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime. Sipas informatave, Policia është njoftuar përmes telefonit

se një person po kanosej me thikë nga vëllai i tij.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën K.J. 38 vjecar, të dyshuarin L.J. 31 vjecar, si dhe dy dëshmitarë të rastit.

Të gjitha palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ku janë intervistuar në lidhje me rastin. Gjatë intervenimit, Policia ka sekuestruar një thikë kuzhine, e cila dyshohet se ishte përdorur për kanosje nga i dyshuari.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Kanosje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosje me thikë mes vëllezërve në Shtime – i dyshuari përfundon në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje në Han të Elezit – dy shtetas të Sudanit plaçkiten me thikë në xhami, arrestohen dy të dyshuar

22 December 2025 at 08:44

Një rast i rëndë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e 21 dhjetorit 2025 në Hanin e Elezit, ku dy persona janë plaçkitur nën kërcënimin me thikë brenda një objekti fetar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën “Imri Curri”, në ambientet e Xhamisë “Qazim Vila”. Sipas informatave, viktimat – A.M., 20 vjecar, dhe U.A. 27 vjecar, shtetas të Sudanit – dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe ishin strehuar përkohësisht në xhami.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se të dyshuarit, R.Sh. (1989) dhe S.R. (1997), i kanë kanosur viktimat me thikë, duke u marrë dy telefona mobil të markës Samsung si dhe 115 euro para të gatshme.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar dy të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, të dy janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Grabitje në Han të Elezit – dy shtetas të Sudanit plaçkiten me thikë në xhami, arrestohen dy të dyshuar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tentim vrasje në Ferizaj – viktima qëllohet me armë zjarri nga afërsia, autori në arrati

22 December 2025 at 08:37

Një rast i rëndë i tentim vrasjes është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku një person është qëlluar me armë zjarri nga afërsia, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim policor.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vesli Klark” në Ferizaj. Sipas informatave, Policia është njoftuar për një incident të rëndë me të shtëna armësh.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve (SRH), në bashkëpunim me forenzikën rajonale, njësitet patrulluese dhe dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë konfiskuar tri gëzhoja, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se janë siguruar edhe incizime nga kamerat e sigurisë të lokaleve përreth, ku shihet qartë personi i dyshuar duke shtënë nga afërsia në drejtim të viktimës.

Pas hetimeve preliminare, Policia ka identifikuar të dyshuarin si A.R. 30 vjecar, i cili pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe është shpallur në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk e dinë vendndodhjen e tij.

Ndërkohë, hetuesit kanë vizituar edhe Qendrën Emergjente në Prishtinë, ku sipas mjekut kujdestar, viktima A.D. 54 vjecar, ka pësuar tri plagë nga arma e zjarrit, është futur në sallë operative dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është cilësuar si “Tentim vrasjeje”, ndërsa SRH është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tentim vrasje në Ferizaj – viktima qëllohet me armë zjarri nga afërsia, autori në arrati appeared first on Sinjali.

Sërish pas 15 vitesh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor

22 December 2025 at 08:22

Japonia ka ndërmarrë hapin e fundit drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor në botë, Kashiëazaki-Kariwa, duke shënuar një moment historik në rikthimin e vendit drejt energjisë bërthamore, gati 15 vjet pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.

Vendimi u bë i mundur pasi asambleja e prefekturës Niigata miratoi një votë besimi për guvernatorin Hideyo Hanazumi, i cili ka shprehur mbështetjen për rifillimin e operimeve të centralit, raporton Reuters.

Ky votim konsiderohet pengesa e fundit politike përpara se kompania Tokyo Electric Power Company (TEPCO) të nisë rindezjen e reaktorit të parë nga shtatë që ka centrali.

Një central simbol i debatit kombëtar

Kashiëazaki-Kariëa ndodhet rreth 220 kilometra në veriperëndim të Tokios dhe ishte ndër 54 reaktorët që u mbyllën menjëherë pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011, të cilët shkaktuan aksidentin bërthamor të Fukushimës – më i rëndi që nga Çernobili.

Që prej asaj kohe, Japonia ka rihapur vetëm 14 nga 33 reaktorë ende të përdorshëm, për shkak të kundërshtimeve publike, rregullave më të rrepta të sigurisë dhe mungesës së besimit ndaj operatorëve bërthamorë.

Kashiëazaki-Kariëa do të jetë centrali i parë që do të rikthehet në funksion nën menaxhimin e TEPCO-s, e njëjta kompani që operonte Fukushimën.

Protesta dhe shqetësime të banorëve

Vendimi ka nxitur reagime të forta në komunitetin lokal. Rreth 300 protestues u mblodhën jashtë ndërtesës së asamblesë në Niigata, duke mbajtur pankarta kundër energjisë bërthamore dhe duke shprehur solidaritet me viktimat e Fukushimës.

Sipas një sondazhi të publikuar në tetor nga autoritetet lokale, 60% e banorëve të Niigatës mendojnë se kushtet për rindezjen nuk janë përmbushur, ndërsa gati 70% shprehin shqetësim për aftësinë e TEPCO-s për të operuar centralin në mënyrë të sigurt.

Mes kundërshtarëve është edhe Ayako Oga, një fermere 52-vjeçare dhe aktiviste kundër energjisë bërthamore, e cila u detyrua të largohej nga shtëpia e saj pranë Fukushimës në vitin 2011. Ajo thotë se përvoja e drejtpërdrejtë e një aksidenti bërthamor e bën të pamundur pranimin e rreziqeve të reja.

Argumentet e qeverisë: siguria energjetike dhe ekonomia

Qeveria japoneze, e udhëhequr nga kryeministrja Sanae Takaichi, e sheh rindezjen e centraleve bërthamore si një masë kyçe për forcimin e sigurisë energjetike dhe uljen e varësisë nga importet e shtrenjta të lëndëve djegëse fosile.

Aktualisht, 60–70% e energjisë elektrike në Japoni prodhohet nga burime fosile të importuara. Vetëm vitin e kaluar, vendi shpenzoi mbi 10.7 trilionë jenë për importe të gazit natyror të lëngshëm dhe qymyrit.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, rindezja e vetëm një reaktori në Kashiëazaki-Kariëa mund të rrisë furnizimin me energji elektrike për zonën e Tokios me rreth 2%.

Objektivat afatgjata të Japonisë

Pavarësisht rënies së popullsisë, Japonia pret një rritje të kërkesës për energji në vitet e ardhshme, kryesisht për shkak të zhvillimit të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale. Për të përmbushur këto nevoja dhe angazhimet për uljen e emetimeve të karbonit, qeveria ka vendosur objektivin që energjia bërthamore të përbëjë 20% të miksit energjetik deri në vitin 2040, dyfish më shumë se aktualisht.

Ekspertët e industrisë e konsiderojnë pranimin publik të Kashiëazaki-Kariëa si një test vendimtar për të ardhmen bërthamore të Japonisë.

Një e ardhme ende e pasigurt

Megjithëse guvernatori i Niigatës ka theksuar se synimi afatgjatë është ulja e varësisë nga energjia që “shkakton ankth te qytetarët”, debati mbi energjinë bërthamore në Japoni mbetet i thellë dhe emocional.

Për shumë qytetarë, rindezja e centralit është një hap i domosdoshëm ekonomik. Për të tjerë, ajo mbetet një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që, sipas tyre, nuk duhet të përsëriten kurrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sërish pas 15 vitesh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor appeared first on Sinjali.

Vjedhje në Mitrovicën e Veriut- mjete piroteknike në vlerë deri në 1.500 euro bien në duar të hajnave

22 December 2025 at 08:08

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut, ku cak i hajdutëve ka qenë një lokal afarist.

Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Zoran Džindžić”, ndërsa sipas ankuesit A.M. 46 vjeçar, nga lokali i tij janë vjedhur mjete piroteknike, me vlerë të përafërt nga 1.000 deri në 1.500 euro.

Rasti është raportuar në Polici dhe Prokurori kujdestar  Shtetit,  ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vjedhje”.

Për momentin, i dyshuari mbetet i panjohur, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vjedhje në Mitrovicën e Veriut- mjete piroteknike në vlerë deri në 1.500 euro bien në duar të hajnave appeared first on Sinjali.

Aksident trafiku në Joshevik – goditet këmbësori, përfundon në spital me lëndime trupore

22 December 2025 at 08:05

Një aksident trafiku me lëndime trupore është regjistruar mëngjesin e ditës së diel në veri të vendit, ku një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 08:00, në rrugën lokale Zveçan–Banjsk, përkatësisht në fshatin Joshevik.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Burimet bëjnë të ditur se automjeti i tipit VW Caddy, ngjyrë e bardhë, me drejtues F.M. 43 vjeçar, ishte duke lëvizur nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të Banjskës, kur nga pakujdesia, me pjesën e përparme të anës së djathtë ka goditur këmbësorin R.J. 54 vjeçar, i cili ishte duke kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, në drejtim të lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është transportuar me një automjet rasti për dhënien e ndihmës së parë, ndërsa më pas është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident trafiku në Joshevik – goditet këmbësori, përfundon në spital me lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet

By: Telegrafi
22 December 2025 at 08:47


Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

“Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar”, paralajmërimi i ekspertit të emigracionit në Shqipëri

22 December 2025 at 08:38


Pezullimi i përkohshëm i Lotarisë Amerikane ka ngritur shqetësime të shumta te mijëra aplikantë, përfshirë edhe shqiptarët që çdo vit presin me interes këtë program emigrimi.

I ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i emigracionit në SHBA, Lorenc Mansaku, paralajmëroi se situata mbetet e paqartë dhe se pezullimi mund të prekë edhe personat që tashmë e kanë fituar lotarinë.

Sipas Mansakut, aktualisht janë pezulluar të gjitha aplikimet për ndryshim statusi brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa Departamenti i Shtetit, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, po shqyrton hapat e mëtejshëm.

“Nuk kanë dalë ende udhëzime të qarta. Jemi në një fazë zhvillimi dhe flasim hipotetikisht, por ekziston rreziku që pezullimi të shtrihet edhe te intervistat në konsullata, përfshirë edhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se, nëse kjo ndodh, edhe fituesit që janë në pritje të intervistës mund të përballen me vonesa ose pezullim të procesit.

“Kam frikë se ky pezullim mund të zgjasë dhe ndoshta të shkojë përtej afatit të programit, që përfundon më 30 shtator 2026”, tha Mansaku.

Ai kujtoi se Lotaria Amerikane nuk mund të hiqet përfundimisht pa një vendim të Kongresit, pasi kjo do të kërkonte ndryshime në Aktin e Emigracionit dhe Nënshtetësisë.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, sipas tij, administrata aktuale synon një rishikim të programeve të emigracionit, duke favorizuar punonjës të kualifikuar dhe kritere më të forta për pranimin e emigrantëve.

Në këtë situatë të paqartë, Mansaku kishte një sugjerim për ata që tashmë e kanë marrë vizën.

“Këshilla ime është që të udhëtojnë mundësisht sa më shpejt, sepse nuk dihet se çfarë udhëzimesh do të jepen më vonë për personat që kanë fituar vizën dhe në vazhdim. Pra, në këto momente nëse dikush ka fituar vizën duhet të udhëtojë sa më parë në mënyrë që ta shmangë këtë pezullim. E zëmë dikush ka bërë intervistën, ka fituar vizën të shkojë nesër. Që nesër në këtë situatë të paqartë ku nuk dihet se çfarë urdhri do dalë nesër”, tha ai.

I pyetur nëse mund të kthim mbrapsht të këtyre personave, Mansaku u përgjigj: “Jo, këtë nuk e mendoj. Në momentin që hyn në Shtetet e Bashkuara ndoshta mund të ketë një vonesë në marrjen e Green Card. Ndoshta kjo mbetet për t'u parë, por në momentin që ka hyrë në Amerikë, ai person quhet person me Green Card”. (A2 Televizion)

Sulmi në plazhin e Australisë u planifikua në detaje për muaj të tërë, zbulon dokumenti

22 December 2025 at 08:30


Babai dhe djali të akuzuar për kryerjen e sulmit më të keq terrorist në Australi kanë kryer trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit në një fshat, sipas një dokumenti.

Dokumenti i gjykatës, i cili përmban redaktime, përfshin imazhe nga një video e Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djalit të tij Naveed Akram, 24 vjeç, ku dyshja mbajnë pushkë dhe lëvizin në një mënyrë që sugjeron një element të stërvitjes taktike.

“I akuzuari dhe babai i tij shihen gjatë gjithë videos duke qëlluar me armë gjahu dhe duke lëvizur në mënyrë taktike”, thuhet në dokument.

Bëhet e ditur se 15 persona u vranë në të shtënat në plazhin Bondi më 14 dhjetor, të cilat autoritetet thanë se kishin në shënjestër një turmë familjesh hebreje që festonin Hannukah, shkruan CNN.

Sajid Akram u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa djali i tij përballet me një akuzë për terrorizëm dhe 15 akuza për vrasje - së bashku me 40 të tjera për tentativë vrasjeje.

Faktet e supozuara thonë se dyshja hodhi katër pajisje të improvizuara drejt turmës, pak çaste para se të fillonin të qëllonin, megjithëse asnjëra prej tyre nuk shpërtheu.

Dyshja dyshohet gjithashtu se kanë regjistruar video në të cilat ndanin pikëpamje që sugjeronin se i përmbaheshin "ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm të motivuar nga feja".

Në një video të regjistruar përpara një imazhi të flamurit të ISIS-it, dyshja bëri deklarata “duke dënuar aktet e sionistëve” dhe dukej se “përmbledhte justifikimin e tyre për sulmin terrorist në Bondi”, shton dokumenti.

“Ka prova se i akuzuari dhe babai i tij… e planifikuan me kujdes këtë sulm terrorist për shumë muaj”, thuhej në dokument.

Dokumenti shton pamjen e ngjarjeve që çuan në sulm.

Ndryshe, videot e burrave që dyshohet se kryenin stërvitje me armë zjarri në një zonë rurale, që besohet të jetë në Uellsin e Ri Jugor, dyshohet se janë filmuar në tetor.

Më parë, policia tha se ata udhëtuan për në Filipine në nëntor, ku qëndruan për gati një muaj.

Dokumenti i publikuar zbulon se burrat vizituan vendin dy ditë para sulmit. /Telegrafi/

Adresa ku lindi e ardhmja

22 December 2025 at 08:52

Nga Thoma Gëllçi

Fejton i shkruar në 10-vjetorin e nisjes me bujë të punës për krijimin e Sistemit të Ri të Adresave

Kur ministrja virtuale Diella hyri në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj me 83 fëmijë digjitalë, shteti u përball me një problem që s’e kishte parashikuar as në strategjinë e shtetit digjital, as në kontratat e drejtpërdrejta me miqtë arabë: ku do të lindte?
Serverët e Smart City-t u ndezën njëherësh. Kamerat u kthyen nga njëra-tjetra, si të kërkonin ndihmë. Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 panë nga lart dhe panë gjithçka, përveç asaj që kërkohej: një adresë.
— Jepni koordinatat, — kërkoi sistemi qendror i Inteligjencës Artificiale, me një zë të edukuar në seminare ndërkombëtare.
— Tek pallati me shigjeta, — u përgjigj operatori, pa pikë dyshimi.
— Ka 11 pallate me shigjeta, — tha sistemi.
— Jo ai. Tjetri. Ai prapa fabrikës së bukës.
AI-ja ndaloi për një çast. Pastaj pyeti me kujdes shkencor:
— Cila fabrikë?
— Ish-fabrika. Ajo që ishte përballë ish-uzinës Enver.
Në atë moment, në server ra një qetësi e rëndë, si para një ndërprerjeje dritash. Në ekran u shfaq një mesazh i shkurtër:
“Referencë e vlefshme për qytetarët. E papërdorshme për sistemin.”
U thirr policia.
Patrulla e parë u nis drejt ish-stadiumit “Dinamo”. Në GPS ishte shënuar qartë “Tek materniteti i vjetër”. Sapo arritën, operatori elektronik foli me zë të bindur: “Keni mbërritur në destinacion.” Para tyre kishte një parking, ca kafene dhe një tufë me burra që pinin kafe.
— Këtu lind ministrja? — pyeti polici.
— Jo, — tha burri. — Më tutje. Aty ku ishin tulipanët në Kopshtin Botanik. Po jo këta të rinjtë. Ata të vjetrit.
Patrulla e dytë u nis drejt kafazit të Ariut në kopshtin zoologjik. Ariu nuk ishte më, kafazi po ashtu, por adresa funksiononte ende me përpikmëri njerëzore.
— Jo këtu, — u tha roja. — Prapa. Nga ana e pallateve të verdha.
— Cilat pallate të verdha?
— Ato që dikur ishin gri.
Ndërkohë, në Kryeministri, Diella u shfaq në ekranin gjigant. E qetë, elegante, shtatzënë në cloud.
— Sipas të dhënave të mia, — tha ajo, — unë ndodhem “afër”.
— Afër kujt? — pyeti një drejtor.
— Afër asaj që ka qenë.
Kryeministri doli për deklaratë. Tha se kjo ishte një lindje historike. Se 83 fëmijët do të ishin reformatorë. Njëri për adresat, një tjetër për kamerat, një i tretë për shpjegimin pse asnjëra s’po funksiononte ende. Siguroi se sistemi ishte gati, vetëm realiteti kishte nevojë për përditësim.
Kryeministri e mbante mend shumë mirë kur fiks dhjetë vjet më parë, në nëntor të vitit 2015, nga skena e Pallatit të Kongreseve shpalli përpara sallës së mbushur plot se që sot fillonte punë sistemi i ri i adresave.
Por puna nuk priste që të humbiste kohën me kujtime.
Në minutat e fundit, kur dronët fluturonin kot mbi ish-uzinën Enver dhe GPS-i këmbëngulte se “destinacioni ndodhet diku afër”, dikush mori vendimin më të zgjuar të mundshëm:
— Thirrni një taksi.
Taksia erdhi menjëherë. Shoferi, Dauti, një tirons i vjetër rreth të gjashtëdhjetave, kishte një hartë të Shqipërisë të gdhendur në mendje. Pa pyetur për koordinata, ai tha:
— Hipni. E di unë.
Makina u nis. Kaloi pallatin me shigjeta, u kthye prapa fabrikës së bukës, ndaloi një çast tek ish-kinemaja “17 Nëntori”, vazhdoi drejt kafazit të Ariut dhe u fut nga një rrugë që s’ishte në asnjë hartë, por që të gjithë e njihnin.
Në sediljen e pasme, Diella ndjeu kontraksionin final. Serverët u lidhën me celularin e shoferit. Mjekët virtualë u shfaqën në ekran. Drita e taksisë u ndez. Dhe, mes një kthese “jo këtu, më tutje”, lindja ndodhi.
83 fëmijë digjitalë erdhën në jetë në taksi. E ardhmja e Shqipërisë. Ata që ishin piketuar të zëvendësonin 83 kukulla në parlament.
Makina ndaloi. Shoferi u kthye dhe tha me qetësi profesionale:
— Ja ku jemi.
— Ku? — pyeti sistemi.
— Këtu, — tha taksisti. — Fiks këtu.
Në certifikatën e lindjes u shënua:
Vendlindja: Aty afër
Adresa: Taksi, linja urbane e kujtesës
Referencë zyrtare: Pyet shoferin e taksisë
Dhe kështu, për herë të parë në historinë moderne të vendit, e ardhmja e Shqipërisë u regjistrua saktë: jo në një ndërtesë, jo në një sistem, por në një taksi me një shofer tironsin e vjetër, Dautin, i vetmi që mund të orientohet pak a shumë në realitetin tonë urban.

The post Adresa ku lindi e ardhmja first appeared on JavaNews.al.

Ekskluzive | Realizohet urdhëresa e Gjykatës – arrestohet i dënuari me 2 vite burgim, dërgohet në burgun e Hajvalisë (EMRI)

22 December 2025 at 08:00

Policia ka realizuar mëngjesin e së dielës një urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore, duke arrestuar një person në zonën e Vushtrrisë.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 21 dhjetor 2025, rreth orës 09:30, në fshatin Galicë të Vushtrrisë, në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Dega në Vushtrri, është arrestuar Përparim (Hamzë) Haziri.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Rasti është proceduar sipas urdhëresës gjyqësore, pa incidente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Realizohet urdhëresa e Gjykatës – arrestohet i dënuari me 2 vite burgim, dërgohet në burgun e Hajvalisë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Qese me narkotikë gjendet në bodrum të një objekti banesor në Mitrovicë – policia në kërkim të pronarit

22 December 2025 at 07:57

Një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike është zbuluar gjatë ditës së diel në Mitrovicë, pasi Policia ka intervenuar pas një informate të pranuar nga një qytetar anonim.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 13:00, në rrugën “Agim Ramadani”, përball Qendrës së regjistrimit të automjeteve. Sipas informatave, qytetari ka raportuar se në bodrumin e një objekti banesor ndodhej një qese e dyshimtë që mund të përmbante substancë narkotike.

Njësia Policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit në bodrum, pas disa pllakave të qeramikës, është gjetur një qese, brenda së cilës ndodheshin edhe katër qese më të vogla me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit dhe sekuestrimin e provave materiale. Pas matjes, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar 54.5 gram marihuanë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”.

Për momentin, personi i dyshuar nuk është identifikuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Qese me narkotikë gjendet në bodrum të një objekti banesor në Mitrovicë – policia në kërkim të pronarit appeared first on Sinjali.

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë shqyrton rastin e tre serbëve të akuzuar për krime lufte

22 December 2025 at 07:53

Në orën 09:30 mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Lubomir Çimburoviqit, Predrag Bradiqit dhe Milivoje Iviqit, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998–1999.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, veprimet lidhen me krimet e dyshuara në Burgun e Prishtinës dhe paralelen e tij në Lipjan. Gjykimi zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, si persona zyrtarë, ushtruan dhunë fizike dhe psikike ndaj të burgosurve shqiptarë, duke përdorur mjete të ndryshme dhe duke shkaktuar lëndime trupore dhe pasoja të rënda psikologjike, raporton RTKlive.

Gjykimet në mungesë janë të mundura pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot Gjykata Themelore në Prishtinë shqyrton rastin e tre serbëve të akuzuar për krime lufte appeared first on Sinjali.

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

22 December 2025 at 07:24

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 09:30 mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca pritet të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në këtë proces, i cili ka zgjuar interes të madh publik për shkak të rrethanave të rënda të rastit dhe ndjeshmërisë që ka shkaktuar në opinion.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi të plotë dhe zbardhje të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt appeared first on Sinjali.

Sot moti i ftohtë, temperaturat minimale -2 gradë Celsius

22 December 2025 at 07:17

E hëna do të karakterizohet nga mot i ftohtë në orët e mëngjesit, me temperatura minimale që do të zbresin nga -2 deri në 0 gradë Celsius.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet një rritje graduale e temperaturave, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celsius.


Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 4 metra për sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot moti i ftohtë, temperaturat minimale -2 gradë Celsius appeared first on Sinjali.

“T’kom djalë vallahi” - takim i veçantë i Kurtit me loken Xhemile që frymëzoi sloganin “Mos lësho pe”

By: Telegrafi
22 December 2025 at 07:49


Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocional me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës, duke e cilësuar atë si burim frymëzimi dhe force morale.

Kurti ka treguar se lokja Xhemile, pasi kishte përfunduar librin e Marin Barletit “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, kishte vazhduar leximin e romanit “Procesi K.” të Rexhep Zogajt.

Ai theksoi se fjalët e saj “Nuk lëshojmë pe” janë shndërruar në slogan.

Në videon e publikuar nga Kurti, dëgjohen fjalët prekëse të lokes Xhemile, e cila gjatë tërë diskutimit ia mbanë dorën Kurtit dhe i drejtohet atij me shumë përzemërsi: “A mujte, a je lodh? Kurrë s’më ka pru kush lule. T’kom djalë vallahi, a je lodh boll, ishalla edhe punët e mira. Unë ty të du prej asaj dite që ke dal nga burgu, të du si me të pas djalë temin”.

Postimi i kryeministrit ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar loken Xhemile si një figurë që përçon mesazh të fortë qëndrueshmërie dhe besimi. /Telegrafi/


Yesterday — 21 December 2025Main stream

“Unë e di që më do”. Përqafime dhe batuta mes Mirit dhe Selinës në BBV

By: melisa
21 December 2025 at 21:10

Në Big Brother VIP 5, banorët Selin Bollati dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, kanë pasur një moment të ngrohtë dhe të qeshur ndërsa shkëmbyen përqafime dhe biseda humoristike brenda shtëpisë. Gjatë këtij momenti, Miri i ka thënë Selinës: “Unë e di që ti më do”, ndërsa moderatorja i është përgjigjur me buzëqeshje dhe mirësjellje: “Të gjithë të duan ty, o Miri”. Atmosfera u bë edhe më argëtuese…

Source

❌
❌