Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

17:50 Edison Ypi: Ju vidhni

By: Klara
26 December 2025 at 17:50

Nga Edison Ypi

Ju duruat pushtimet, vuajtjet, nënshtrimet, turpërimet, etjen, urinë, shijuat pavarësinë, mirëpritët Mbretërinë, i thatë peqe-lepe Diktaturës, kalitët me duart tuaja prangat, duartrokitët demokracinë, pluralizmin, provuat kurbetin, arratinë, trafiqet, piramidat, zbrazët tunelet e armëve, mbushët shtëpitë me kalashnikova, bomba, granata, mortaja, eksploziva, tritola, dinamita. S’latë të bardhë pa nxirë, s’latë të zezë pa bërë. Por kurrë, kurrkund, për asnjë çast, për asnjë arësye apo rrethanë, nuk hoqët dorë nga qefi i kahershëm, orgazma e preferuar, zanati shekullor, vjedhja, grabitja, xhvatja, hajnia.

Jo flisni e bërtisni për Besën që nuk e mbani, për Moralin që nuk e keni, për Traditën që nuk e respektoni, për Kulturën dhe Artin që s’ja keni haberin. Por e vetmja gjë që dini të bëni, është vjedhja.

Juve perfeksionistat e hajdutllëkut që vjedhjen e keni si ajrin që thithni, si ujin që pini, si bukën që hani, si mishi që kafshoni, të gjithëve ju një nga një; Kolera ju hëngërt, zgjebja ju përpiftë, sytë ju dalçin, veshët ju shurdhofshin, gjuha ju thaftë, dheri ju mbuloftë, zjarri i Xhehenemit ju djegtë.

Sharjet dhe mallkimet si; Jeta ju sterroftë, nata ju shkretoftë, mëngjezi mos ju gjet’ë, dielli ju djegtë, acari ju ngriftë, janë komplimenta për ju që vidhni.

Juve që vidhni, sytë ju nxjerrshin me gozhdë, gishtat ju prefshin me gërshërë, krahët ju thefshin me sqepar, këmbët u mpifshin me gjilpërë, sepse ju hajdutëve që vidhni këto nuk ju duhen për asgjë tjetër, veçse për të vjedhur.

Juve që vidhni, e mira është, shtigjet ua zënshin ferrat dhe gurët, rrugët jua shembtë shiu, Benzi ju përplastë ju bëftë copa pas shkëmbit, rënshi bashkë me furgon në humnerë, ju martë lumi me gjithë autobuz ju çoftë në det, kali, mushka, gomari ju ngordhtë, trenat ju dalçin nga shinat, biçikletat ju çpofshin, aeroplanat u rrëxofshin, tragetat u mbytshin, se ju kudo ku shkoni, shkoni për të vjedhur.

Ju që vidhni, se keni problem të vidhni, jo vetëm sendet, paret, punën, djersën, pronat. Ju që vidhni, vidhni edhe  jetët, fatin, fatkeqësinë, vuajtjet, peripecitë, dhe gjithçka që s’është e juaja, por e tjetrit.

Ju hajdutat që vidhni, s’ndaleni së vjedhuri as para turpit të turpeve, turpit më të madh që ekziston; të paguheni me pare të vjedhura.

Ju që vidhni, vidhni edhe të vjedhurën e vjedhur shumë herë më parë se ta vidhni ju që vidhni.

Ju vidhni edhe shokun, mikun, kolegun, eprorin, inferiorin. Edhe nonën dhe babën, motrën, vëllain, çunin, gocën, nipin, mbesën. Morpo edhe veten e vidhni ju që vidhni. Askend nuk e lini pa e vjedh ju qelbësirët që hiqeni të pastër, ju gropat e haleve që mbaheni të ndershëm.

Ju mor legena, ju mor burracakë, ju mor rrugaçë të pa Dine e pa Iman, ju që vidhni gjithçka që ju sheh syri, ua nuhat hunda, ua prek dora, ua ka ënda, u vete mendja, ju vidhni edhe atë që villni, ju edhe vjedhjen e vidhni.

Turpi, turpërimi, dënimi, pushkatimi, varja, burgu, rrahja, internimi, vuajtja, tortura, asgjë e tillë s’ju ndal me vjedh ju o faqezinj që vjedhjen s’e keni aspak problem, por veçse zbavitje, veçse dëfrim.

Ju hajduta, ju hajna, ju plehra, me j’u shajt me libër shpie, me ju pështy në surrat, me ju hedh në gropë zifti të nxehtë, në furrë të gëlqeres së pashuar, në kazan të valuar, me j’u kavërdis pa vaj në tigan, kokën te trungu i kasapit me ua vu, mbi turrë drush me j’u shkrumu, me ju myt në det, me ju braktis në një ishull të shkretë, i keni pak.

Çfarë meritoni ju o legena me ju largu, me ju bo përgjithmonë sikter që të mos ktheheni kurrë, është me ju hedh jashtë orbitës së sistemit diellit. Por ju që vidhni jeni aq të pasionuar me vjedh dhe aq të vendosur me xhvat, sa edhe nga Kozmosi vini, ktheheni për me ushtru zanatin e pamoralshëm, të turpshëm dhe të dënueshëm, të hajdutit.

O burra të kalitim durimin mos na mbarojë, të forcojmë nervat mos na këputen, të kursejmë lotët mos na shterrin. S’ka mënyrë tjetër me mbetë gjallë në këtë vend hajdutash të pakurueshëm./K.M

Jemi dhe nuk jemi në krizë…!?

By: Monika
26 December 2025 at 17:36

Last Updated on 26/12/2025 by Monika

Nga Fejzo Subashi

Nëse dikush do të na pyeste sot: “A është Shqipëria në krizë?”. “Përgjigjja nuk do të ishte as “po” e prerë, as “jo” bindëse. Shqipëria ndodhet në një gjendje paradoksale, ku zhvillimi dhe degradimi ecin paralelisht, ku progresi shihet me sy, por nuk ndihet me shpirt.
Nga njëra anë, realiteti flet për; ndërtime, rrugë, autostrada, tunele, projekte madhore infrastrukturore dhe një shtet që formalisht duket se funksionon. Statistikat flasin dhe raportojn për ekonomi me rritje të qëndrueshme për vitin 2025, ndërsa buxheti për vitin 2026 parashikohet me theks social dhe me rritje të ndjeshme, në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian janë hapur dhe avancojnë me ritme të kënaqshme, duke e vendosur Shqipërinë më afër familjes europiane sesa kurrë më parë.
Por nga ana tjetër; përditshmëria e qytetarit tregon një tablo krejt tjetër.
Korrupsioni është shndërruar në një fenomen horizontal dhe vertikal: nga qeliza më e vogël e administratës, deri në majat e pushtetit dhe “trurin” e shtetit. Ligji ekziston, por drejtësia perceptohet si selektive dhe vështirë ta arrish atë. Institucionet funksionojnë, por besimi tek ato është i ulët, për të thënë që nuk ekziston fare.
Në këtë realitet, ajo që lë më shumë për të dëshiruar dhe shuan çdo shpresë është roli i opozitës. Ky është ndoshta dështimi më i madh politik i këtyre viteve tranzicion, apo në shtetin pluralist. Opozita shqiptare fatëmirësisht ekziston de jure dhe de facto, por fatëkqësishtë mungon si alternativë reale, apo si mundësi dhe shpresë për ndryshim. Ajo është e fragmentuar, pa objektiva të qarta dhe pa vizion.
Premtimet e saj për protesta madhështore, për rrëzim pushteti, për “shporrje me kuç e maç” të Qeverisë Rama dhe mazhorancës më jetëgjatë, përsëriten vazhdimisht, por mbeten vetëm fjalë. Realiteti i premtimeve dhe veprimi praktik i saj, shpesh i ngjan fabulës së Mezhgorallinjve: Të cilët në darkë bëjnë shkopinjtë gati, se do vrasin e presin Peshtanakëto, në mëngjes i thyejnë vetë.
Shoqëria shqiptare dhe biznesi janë po aq kontradiktorë. Shajnë qeverinë, ankohen për sistemin, por nuk identifikohen realisht me asnjë alternativë. Një pjesë nuk ikën plotësisht, por as nuk qëndron me bindje. Ikën në Europë, por shpesh as atje nuk gjejnë qetësi.
Kjo nuk është krizë urie dhe as krizë mbijetese. Është një krizë besimi, përfaqësimi dhe kuptimi. Shqipëria nuk është një vend që po shembet, por një vend që po ngec. Ajo të jep përshtypjen e një shoferi që mbanë këmbën në gaz, por gomat e makinës xhirojnë në baltë. Fatëkeqsisht për një vend ngecja është, jo vetëm më e keqija, por më e rrezikshme se kriza.
Prandaj, përgjigjja është e qartë: Ne jemi në krizë sepse kemi mësuar të jetojmë me të. Ne nuk bëjmë dot pa kriza. Më e keqja është se ne pa ndërkombëtarët, jo vetëm që nuk e zgjidhim dot krizën, por mbetemi mot e jetë me krizën. Në këtë far feje dhe ferexhe ku gjendemi dhe jemi katandisur vështirë të pranojmë , e pa mundur të themi me plot bindje se jemi në krizë, ashtu si mund të themi me po aq krenari dhe siguri se ne nuk jemi në krizë… Hajde merre vesh dhe pastaj bëji derman dhe jepi dum …

Before yesterdayMain stream

21:13 2025, anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

By: EL
25 December 2025 at 21:13

Last Updated on 25/12/2025 by EL

Ylli Pata

Sipas figurës stilistike të Edi Ramës që e ka përdorur rëndom prej dy vitesh tashmë, drejtësia e re, fëmija I ri I shtetit të lindur prej vullnetit të mazhorancës e ka plagosur në shumë vende mazhorancën.

Po sipas Ramës, kjo ka qenë kosto e një procesi shtetformues, një lloj modeli për të treguar se eksperimentet I bjënë në trupin e vet.

Megjithatë, realiteti është përtej metaforave apo edhe stilistikës. Drejtësia e re, përkatësisht SPAK, ka një eskortë politike luxuru, që do të thotë SHBA dhe BE, që I k lejuar të lëvizë fort për ta bërë plagosjen e mazhorancës letale-vdekjeprurëse.

Në shkurt, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare arrestoi në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e ka mbyllur brenda në paraburgim, duke e trajtuar si peng, e pas 11 majit hodhi bombën tjetër të madhe, ku ka hapur një gropë të madhe në mazhorancë. Atë të shpalljes si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën ka tentuar ta shkarkojë nga funksioni, ka kërkuar të arrestojë, e në publik ka hedhur një sasi masive municioni për ta denigruar.

Në 2025-n, ajo që Edi Rama e quan fëmija më europian I socialistëve-drejtësia e re, e ka qëlluar dy herë fër zemrës trupin e mazhorancës. Synimi nuk ka dyshim që është rrëzimi I trupit të këtij “përbindshi” politik, për të cilin është I shokuar çdo faktor ndërkombëtar që ka lidhje me Shqipërinë, apo merret me të.

Nëse dikush e mban mend Samitin e BE-së në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit, përkatësisht më 15 maj, skena më epike është kur kancelari I ri gjerman, Friedrich Merz, I drejtoj katër gishtat Edi Ramës, si përkthim i mandatit të katërt.

Pas asaj katërshe të njeriut më të fuqishëm të Europës, shpërthyen teoritë e fantazitë: Katër mandate tiii? Ore si ja bën? Je në metro ti, me katër mandate, ku të çon mushka? Edhe në qofshin thjeshte prodhim fantazie, pyetjet për katrën, Edi Ramës ja kanë bërë të gjithë mediat e rëndësishme që e kanë intervistuar.

Përgjigja ka qenë pikërisht drejtësia, reforma që ka sjellë një revolucion real dhe të vërtetë pas rrëzimit të komunizmit, të cilin edhe pjesëmarrësit e idealeve të dhjetorit e quajnë një lojë pallati.

Nuk ka një rast tjetër ku një institucion shtetformues të godasë kaq fort krijuesin e vet. E kjo goditje nuk ka qenë hapje hetimesh, procese të hapura e një odise gjyqesh, ku politikanët e mazhorancës të përballen me akuzat zyrtare të SPAK.

Jo, kanë qenë masa ekstreme, arreste me burg, regjim I fortë dhe i mbyllur në paraburgosje, situatë jo e barabartë në aksesin e dokumenteve, e mbi të gjitha një process publik denigrimi.

Jemi prej shkurtit të këtij viti e deri më sot, kur mazhoranca është nën rrethim nga SPAK-u i Altin Dumanit.

Përballë kësaj situate, mazhoranca ka fituar zgjedhjet parlamentare pa hedhur asnjë katapultë me zift të nxehtë kundër organit që e lindi, përveç disa shigjetave të shkurtëra në kohë të caktuara.

Ndërkohë që pas sulmit të fundit, përkatësisht rastit Balluku, mazhoranca hapo betejën me SPAK, duke e dërguar në kushtetuese. Por SPAK tentoi t mbyllë betejën brenda vitit, duke hapur fantazmagorinë e AKSH-it, ku bashkë me ramet e kompkjuterave llogariten edhe milionët e çokollatave, apo me tenderat e sfotwereve, qindra mijëra eurot e verave të shtrenjta. Ku apartamentet pësojnë një lëvizje numrash më keq se në krizën e 2008 në Wall Street dhe paratë në bankat e huaja lëvrisin si ari i John Mçgow në vitin 1992.

Së paku deri në ditën e Krishtlindjeve, nga kjo betejë palët mbahen në këmbë, por beteja e fortë pritet pas gjelit t detit.

Ta mendosh, nuk ishte kot ai deliri në panelet e panumërta që thonin se Rama nuk e ha dot gjelin e detit. Betejë që u kthye në epike, po në 2026 ka gjasa të marrë përmasa dramatike.

18:37 Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

By: EL
25 December 2025 at 18:37

Last Updated on 25/12/2025 by EL

Eduard Zaloshnja

Vetëm 3 ditë para Kërshndellave, situata ishte e trazuar në Tiranë. Flakadanë dhe bomba molotovë u hodhën para Kryeministrisë, teksa një kryeopozitar 81-vjeçar tundte me furi një flamur shqiptar.

Por situata është qetësuar sot në ditën e Kërshndellave, kur 2025 vjet më parë, sipas legjendës, lindi Biri i Zotit. Dhe sipas asaj legjende, që vlerësohet statistikisht se e besojnë sot mbi 2.4 miliardë njerëz në botë, Jezui, Biri i Zotit, erdhi në Tokë për të sjellë paqe. Dhe paqja në këtë ditë të sotme sundon, të paktën përkohësisht. Këtu në Shqipëri, por edhe përtej…

Në Shqipëri, njerëzit po e shijojnë ditëlindjen e Krishtit, pavarësisht se vetëm 17.2% e banorëve të rritur besojnë vërtet në të – siç rezultoi nga një sondazh që kreva vjet për fondacionin gjerman KAS. Sidoqoftë, mesazhi paqësor i Jezuit, që rezonon tek 2.4 miliardë njerëz në botë, duket se ka rezonuar edhe tek 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë. Paqja mbizotëron sot në ditën e Kërshndellave në mëmëdheun tonë.

Dhe paqja duket se po mbizotëron edhe kudo në botë. Zot na ruaj nga ndonjë tragjedi të orëve të fundit, diku afër apo larg!

“Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave…”

By: Monika
25 December 2025 at 16:56

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Nga Ben Blushi

Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve.

Të gjjtha fetë por sidomos Krishtërimi dhe Islami, janë përdorur nga burrat për të nënshtruar gratë.

Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim.

Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj deshirës së trupit atëherë sic mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave.

Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin nje grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave.

Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë.

Edhe Krishtërimi dhe Islami i kanë të gjjthë profetët meshkuj dhe asnjë profet i madh nuk është grua.

Këta profetë merrnin më shumë se një grua dhe shumë shpesh i trajtonin ato si skllave pavaresisht nga mosha e tyre.

Kjo praktikë ndiqet dhe sot në shumë vende sic ndodh edhe në romanin tim Jam Mysliman që tregon se si një burrë 70 vjec u martua me një vajzë 12 vjece.

Në këtë linjë mashkullore ka ecur edhe caktimi i njerëzve që duhet të rregullonin marrëdhënien mes Zotit dhe njerëzve.

Klerikët janë të gjithë burra.

Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua.

Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave.

Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore.

Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Burrat kanë mbajtur monopolin e punëve të Zotit duke përdorur Perëndinë për të dominuar familjen e tyre.

Ky aspekt mashkullor i feve është pa dyshim një nga më të errëtit.

Mjafton kaq për të kuptuar sesi fetë janë orientuar nga interesat e ngushta tokësore dhe aspak nga interesat e shoqërive ku kanë lindur.

Vetë Zoti është vizatuar si një misogjen që i ka dhënë më shumë të drejta burrave se grave dhe kjo është pranuar për fat të keq nga vetë gratë.

Që ditën e parë kur ka krijuar gruan nga një brinjë e burrit, Zoti ka vendosur të mbajë anën e burrave.

Mjafton kaq për të kuptuar se edhe vetë Zoti është krijesë e imagjinatës së burrave.

Zotin e kanë krijuar burrat duke i dhënë atij tiparet e tyre të ashpra dhe pandjeshmërinë e tyre.

Që herët në lashtësi burrat i janë përveshur skalitjes së imazhit të Zotit që ka jo vetëm tipare mashkullore por edhe mendësi mashkullore.

Zoti që krijon një grua nga brinja e një burri në të vërtetë shkon në drejtim të kundërt me ligjet e natyrës e cila ka vendosur se burri krijohet pra lind nga një grua.

Gjatë debatit në Korcë një nga të ftuarat më tha se në fenë e krishterë ka shenjtore.

Është e vërtetë.

Por ato bëhen të tilla vetëm pas vdekjes.

Nëse nuk vdesin gratë nuk i shërbejnë Kishës si model.

AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…!

By: Elva
25 December 2025 at 13:47

Nga Boldnews.al AKSHI në letra ngjan bukur (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), që kryeministri ynë na e shiti si “Shqipëria Digjitale”. Ky institucion sot ka ndryshuar emër dhe vendosësi i këtij emri është vetë ai Edi Rama, ose babai i kësaj krijese të frikshme. Që nga krijimi i saj, plot 780 milionë euro janë […]

The post AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…! appeared first on BoldNews.al.

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

By: Elva
25 December 2025 at 09:58

Nga Andi Bushati Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtjej bujës së  ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet e shumë mediave të mëdha të botës, fshihej një plan meskin për të vjedhur. Duke prezantuar të parën anëtare të kabinetit, jo prej mishi […]

The post Diella, krijesa që po përvëlon të atin appeared first on BoldNews.al.

07:15 Oda e sinkronitetit shekullor, kur data bëhet lajm dhe numrat marrin kuptim poetike

By: Leonard
25 December 2025 at 07:15

Nga Leonard Veizi

Krishtlindja e këtij viti nuk mbërrin thjesht si një datë kalendarike, por si një ngjarje kozmike e shkallës njerëzore, e mbushur me një detaj të rrallë, gati mistik: 25.12.2025. Për herë të parë pas plot një shekulli, dita e kremtimit dhe viti bashkohen në një simetri të përsosur vizuale, duke formuar të njëjtin model numrash – “25”. Kjo nuk është vetëm një përputhje; është një varg i veçantë kohor që nuk ka shkëlqyer që prej Krishtlindjes së vitit 1925 dhe që nuk do të rikthehet deri më 2125. Plot njëqind vjet pritje për disa sekonda simbolikë, që na ftojnë të ndalemi.

Pëshpëritja e harmonizuar e kohës

Pse një rastësi kaq e thjeshtë dhe, në thelb, e parëndësishme, zgjon kaq shumë vëmendje dhe krijon lajm? Sepse, sado që pretendojmë se jemi modernë dhe të çliruar nga besëtytnitë, ne njerëzit kemi një dobësi të pashmangshme për modelet dhe sinkronitetet. Kjo është një lloj kënaqësie instinktive, gati arketipale, për ato çaste të shkurtra kur universi duket sikur merr frymë thellë dhe “vendoset në rresht” përpara syve tanë.

Kjo lojë e numrave, përtej vlerës së saj matematike zero, merr një ngarkesë estetike të vetën, pothuajse poetike. Numrat ndërpresin funksionin e tyre utilitar dhe shndërrohen në një vepër arti vizuale, duke krijuar një ndjesi thellësisht të këndshme rendi dhe harmonia. Dhe kur kjo simetri lidhet me Krishtlindjen – një festë që është gur themeli i kulturës dhe ritualeve tona – ajo fiton një rezonancë emocionale të veçantë.

Magjia e zgjedhur, roli i njerëzor i vrojtuesit

Për dikë, kjo mund të jetë thjesht një kuriozitet kalendarik, një detaj i lehtë për t’u shpërndarë në epokën e viralitetit digjital. Por për shumë të tjerë, ajo është një “magji” e vogël vizuale që i shton një nuancë të papërsëritshme ditës së madhe.

Në një botë ku vëmendja jonë rrëmbehet nga kaosi i përditshëm, është e natyrshme që një datë kaq e rrallë të bëhet një pikë referimi kolektive. Ajo kthehet në fije të bisedave, në subjekt postimesh, në detajin e veçantë të urimeve – një moment i vogël, por unik, që bashkon trashëgiminë e thellë të traditës me lojën e thjeshtë të përkohshmërisë.

Thelbi i palëkundur përballë ritmit misterioz

Megjithatë, le të mos harrojmë thelbin: Krishtlindja mbetet e njëjtë. 25 dhjetori është dhe do të jetë gjithmonë festë, rit, kujtesë, besim dhe bashkim familjar, pavarësisht nga formati numerik i vitit. Këto vlera janë të ngulitura dhe të palëkundura.

Por viti 2025 i jep këtyre festimeve një arsye shtesë, delikate, për t’u ndalur pak, për të shkëmbyer një buzëqeshje kuptimplotë, për të kujtuar se edhe në rrëmujën dhe shpejtësinë e kohës, ka çaste që na rikujtojnë ritmin misterioz dhe të fshehtë të universit.

Ndoshta nuk ka magji objektive në vetë shifrat, as ndonjë parashikim të madh. Por ka diçka thellësisht njerëzore, poetike dhe të çmuar në mënyrën sesi ne zgjedhim t’i shohim ato; në aftësinë tonë për të gjetur bukurinë në rendin e rastësishëm. Dhe ndonjëherë, për të festuar, mjafton pikërisht kaq.

10:00 Zjarri që djeg dijen, kur neglizhenca bëhet krim ndaj historisë

By: Leonard
24 December 2025 at 10:00

Më 24 dhjetor të vitit 1851, në Uashington DC u dogj Biblioteka e Kongresit

Nga Leonard Veizi

Në muzgun e ftohtë të 24 dhjetorit 1851, ndërsa Uashingtoni përgatitej për festën e dritave, një hije e zezë po gëlltiste dritën e vërtetë të kombit dijen. Brenda mureve të Kapitolit, aty ku rrihte zemra ligjvënëse e një republike të re, po zhvillohej një tragjedi që asnjë dramë klasike nuk mund ta përshkruante me gjithë peshën e saj. Ishte nata kur Biblioteka e Kongresit u dorëzua para flakëve, duke shndërruar në hi mijëra faqe të historisë njerëzore…

…Një shkëndijë e vetme, e shkëputur nga një sobë e thjeshtë ngrohjeje, u bë xhelati i memories. Në atë kohë, zjarri shihej si rrezik i zakonshëm. Sot, i parë nga distanca e historisë, ky incident merr një kuptim tjetër. Kur një shoqëri lejon që thesari i saj intelektual të bashkëjetojë me pasigurinë, nuk kemi më të bëjmë me aksident, por me neglizhencë që kufizohet me krimin ndaj trashëgimisë.

Shkatërrimi

Zjarri i vitit 1851 nuk dogji thjesht objekte. Ai fshiu dy të tretat e koleksionit prej rreth 55 mijë vëllimesh. Mes tyre humbën dorëshkrime origjinale dhe një pjesë e konsiderueshme e bibliotekës personale të Tomas Xhefersonit. Çdo libër i djegur nga pakujdesia është një dritare e mbyllur përgjithmonë për brezat që vijnë. Një komb pa kujtesë është një komb që endet pa orientim dhe amnezia kolektive është një nga format më të rënda të varfërisë kulturore.

Reflektimi teklologjik

Pas tragjedisë erdhi reflektimi. Arkitekti Tomas Uolltër nuk u mjaftua me rindërtimin formal. Ai projektoi dhomën e parë metalike për ruajtjen e librave, një risi radikale për kohën, rezistente ndaj nxehtësisë dhe zjarrit. Ishte një akt pendese teknologjike dhe një pranim i heshtur se dija kërkon mbrojtje të veçantë. Kjo dhomë shërbeu për 46 vjet, duke u kthyer në një fortesë të kujtesës.

Në vitin 1897, Biblioteka e Kongresit u zhvendos në godinën që sot njihet si “Thomas Jefferson Building”. Ajo nuk ishte thjesht një ndërtesë e re, por një deklaratë. Amerika po thoshte se dija nuk mund të mbetet më peng i improvizimit, i pakujdesisë apo i rastësisë.

Kohët moderne

Sot, kjo histori nuk është thjesht një episod i largët. Ajo është një paralajmërim. Aksidentet që shkatërrojnë kulturën, qoftë zjarr në muze, lagështi në arkiva apo neglizhencë burokratike, janë forma moderne të së njëjtës dhunë. Janë krime të heshtura ndaj së shkuarës dhe ndaj së ardhmes.

Dija është e brishtë. Ajo jeton mbi letër, në serverë apo në gur, por mbijeton vetëm përmes vullnetit për ta ruajtur. Mënyra se si një shoqëri reagon pasi humbet kujtesën e saj tregon nëse ajo meriton ta ketë atë. Uashingtoni, në vitin 1851, zgjodhi të ringrihej me çelik dhe vizion. Ne sot duhet të zgjedhim të mos lejojmë asnjë shkëndijë neglizhence të na djegë rrënjët. Sepse, në fund, çdo libër i humbur dhe çdo monument i rrënuar nga indiferenca nuk është thjesht një fatkeqësi. Është një faqe e grisur dhunshëm nga libri i jetës sonë të përbashkët. Ruajtja e kulturës nuk është luks. Është detyrimi ynë më i lartë moral ndaj së nesërmes.

08:15 Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

By: Kesjana
24 December 2025 at 08:15

Nga Ben Andoni

Një nga adresimet më interesante dhe të kuptueshme të OSBE-ODHIR i drejtohej publikut shqiptar, sipas të cilës duhet të emancipohej për të votuar demokratikisht. Për fat të keq, në këtë kohë, ku korrupsioni ka marrë përpara çdo lloj narracioni të mbrojtjes dhe justifikimit të maxhorancës, është pikërisht indiferenca e publikut që të trondit. Mobilizimi i pakët për të protestuar ka nxjerrë një antropologji të tërë kombëtare flegmatike për ta kërkuar të drejtën. Opozitës i duhet të bëjë përpjekje titanike të nxjerrë njerëz në protesta, kurse maxhorancës thjesht ‘të heshtë’ në mënyrë që ta mbajë të fjetur publikun pas skandaleve të njëpasnjëshme, të cilat nuk duan të ndalojnë. Fenomeni është më i gjerë dhe këtë e shikon në angazhimin qytetar për të ndryshuar përditmërinë por edhe për ta prekur bashkëkohësinë. Shqipëria nuk ka bashkëkohësi në asnjë nga fushat e saj të zhvillimit, paçka se konjukturat mund ta integrojnë brenda harkut të dy viteve në BE.

Argumenti ‘i fundit të qytetarit demokratik’ e kalon rastin shqiptar, ku apatia demokratike ka kohë që është shkas për shumë nga ankimimet e opozitës. Në një studim evropian pohohet se: popullsia e gjerë (ose të paktën një pjesë e konsiderueshme) ka mangësi sa i përket përvetësimit të vlerave, por edhe të gjithë elementet, të cilat lidhen me qytetarinë demokratike qoftë atë aktive por dhe të pavarur. Në konceptin real: Një “qytetar i vërtetë demokratik” duhet të jetë racional, i informuar mirë (kjo nuk mungon tek ne, por cilësia është pjesë debati) dhe duhet të përfshihet aktivisht në politikë, me të gjithë arsyen dhe dëshirën e nevojshme për ta përmirësuar komunitetin, në vend të interesave thjesht private. Dëshira e individit shqiptar dhe slogani i Dhjetorit ’90: “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Evropa”, mund të ishte motoja e zhvillimit tonë, por ai i la vend anarkisë dhe përfitimit në çdo gjë të mundshme në kurriz të të tjerëve. Në ish-Jugosllavi, ky koncept u harrua sepse përballja ishte për mbijetesën ndaj barbarisë së makinerisë së Millosheviqit që nuk e parashikoi sëmundjen, simptomat e të cilës ishin të dukshme qysh në fundvitet ’80. Në Greqi ka shenjë që qytetaria është ende me kanonet demokratike, ndoshta prej trashëgimisë, që tek ata është e përcjellë në ADN-në historike.

Koncepti i qytetarit demokratik përfshin pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin civil (ka pak kauza, veç asaj të armëve kimike tek ne) për të prishur status quo të lodhshme si kjo e fundit tek ne. Një qytetar demokratik është një mendimtar kritik, i cili falë kulturës, mendje-hapjes përball propagandën dhe në mjediset ku mund të shprehë fjalën e artikulon pastër mendimin e tij\saj. Kurse njerëzit e medias, në këtë rast, duhet të shohin interesin publik mbi konjukturat. Si edhe të jenë avokatë të përhershëm për të Drejtat Civile. Në këtë të fundit, ndarja në shoqërinë tonë është fatale, madje edhe në çështjet më të rëndësishme, si p.sh. kur flitet për të drejtat bazike të individëve.

Për t’i dhënë një dorë shkallmimit të institucionit të “qytetarit demokratik” ka dhënë një ndihmesë jo të pakët qeverisja e tanishme e Z.Rama dhe para tij dhe paraardhësi Berisha. Ku dëgjesat publike bëhen sa për sy e faqe, kurse respekti për të marrë mendimin e qytetarëve është limituar deri në indiferencë cinike. Prej ditësh, Erion Braçe, deputet i mazhorancës, mundohet të apelojë për plehrat e Njësisë 5, por përgjigja është indiferenca, ashtu si për çdo shqetësim tjetër. Përballja e individit shqiptar demokratik tashmë ka mbetur vetëm te monologu, sepse ekziston liria në letër, por nuk ka dëgjim; llogaridhënia e zyrtarëve mungon për të mos thënë që është harbute (komunikimi i zv\kryeministres Balluku është shembull i freskët); transparenca është limituar frikshëm dhe bash për këtë në Kombinat zyrtarët e Bashkisë së kryeqytetit guxuan prekën dhe pallatet e banimit me justifikimin e tërmetit! Por sfida shqiptare shkon dhe më tej me kundërshtimin e ideve antiliberale, ku ndërsa të Djathtët e Berishës i identifikojnë Liberalët me SOROS, të Majtët e shfaqin me cinizmin e nivelit të qeverisjes së tyre që nuk respekton median, shoqërinë civile, por edhe vetë përballjen gjyqësore. Lidhur me të Drejtën, argumentet janë të shumta që nga fjalori mbushur me mallkime i Berishës dhe banalitetet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, deri tek përballja e ashpër e Ramës. “Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, u shpreh së fundi në podcastin e tij. Paradoksi është se ka të vërteta në këtë argument, po t’i qëmtosh fyerjet e Berishës; ashtu si ka realitete në ato që thotë kryeministri i vendit. Në këtë rast e pëson qytetari shqiptar dhe besimi i tij për ndryshim. Shqipëria në sensin e saj të ashpër përballë qytetarit e ka shkallmuar demokracinë. Të mendosh, vetëm për një vit pranë ILD u depozituan ankesa nga 8451 shtetas ndaj gjyqtarëve të të gjitha shkallëve dhe prokurorëve. Të mendosh se pas një procesi të tërë të Vetting-ut, që nxori një armatë të tërë të njerëzve të Drejtësisë jashtë sistemi dhe, që sërish paradoksalisht po e bën qytetarin shqiptar të mos ketë besim!

Vuajtja shtohet kur kujton se kjo trashëgimi është shtruar nga regjimi komunist, e cila la një masë të asaj që njihet si koncepti i “pafuqisë së mësuar” dhe mungesën e instrumenteve qytetare të ankimimit. Ndaj, njësoj dhe sot, qytetarët vazhdojnë të mos u besojnë qeverive të tyre, ashtu si politika, shihet e zënë nga një klasë që krijon mekanizma për t’u udhëhequr nga zgjedhjet e saj. Në rastin shqiptar shqetësim mbetet përçarja politike, gati njësoj si në L2B që e bën të vështirë debatin racional dhe të informuar, e cila mund të bëjë udhë për një demokraci të shëndetshme. Ky mjedis ka përcjellë një polaritet, pa të cilin duket se nuk mund të jetojmë “normalisht”. Por, goditja më e madhe është për votën, ku publiku nuk ndihet i përfaqësuar falë një sistemi që zakonisht përcjell individë shumë poshtë nivelit mesatar publik në parlament. E për më tepër, kur nuk beson se vota jote sjell ndryshim atëherë pse duhet që qytetari të angazhohet. Së fundmi, një nga apatitë më të mëdha demokratike lidhet me këtë fakt. Ndoshta në fund, por më e rëndësishmja është fakti se qytetarin demokratik e ka vrarë ekonomia dhe pabarazia e madhe, si edhe privilegjet ndaj atyre që janë afër pushtetit. Shqiptari i thjeshtë e ka parë syve këtë realitet për çdo ditë, sa të hidhur aq dhe brutal.

Duke u kthyer në histori: Koncepti i qytetarit demokratik është mbajtur nga një sërë individualitetesh të mëdhenj deri në kohën e filozofëve të Iluminizmit. Soloni (shek. VI para Krishtit) në Atikë e shtroi udhën që qytetarët të merrnin pjesë në Eklezi. Pastaj Kleistheni “babai i demokracisë athinase” dhe Perikliu më i shquari i Athinës (shek. V para Krishtit), i cili kërkoi që në postet publike të ishin edhe qytetarët më të varfër. Për të vazhduar në kohët moderne me Xhon Lok (shek. XVII) që argumentoi se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Zhan-Zhak Ruso (shek. XVIII), i cili në “Kontratën Sociale”, artikuloi parimin e sovranitetit popullor dhe e përcaktoi “qytetarin” si një anëtar të një organi kolektiv, e duke vazhduar me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut.

Këto zhvillime historike, nga modeli i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në Athinën e lashtë deri te teoritë e të Drejtave Universale të Iluminizmit, krijuan së bashku konceptin e qytetarit modern demokratik. Bash atë koncept që në kohën e kibernetikës dhe Inteligjencës artificiale po merr goditje nga të gjitha anët, kurse në Shqipëri dhe në një sërë vendesh të Lindjes, ka ardhur fundi…i konceptit të “qytetarit demokratik”. Kriza e madhe sociale, kulturore, ekonomike dhe politike po e shpërfaq këtë shpesh në Shqipëri. A ka më shpresë? Vaclav Havel, filozofi i demokracive lindore e dha një koncept që qytetari demokratik të mbijetonte: “Pa qytetarë të lirë, që respektojnë veten dhe autonomë, nuk mund të ketë kombe të lira dhe të pavarura. Pa paqe të brendshme, domethënë paqe midis qytetarëve dhe midis qytetarëve dhe shtetit, nuk mund të ketë garanci për paqe të jashtme”. Kurse OSBE-ODHIR në relacionet e saj të vazhdueshme dhe të ngrira…për demokracinë.  (Homo Albanicus)/kb

08:10 Pse meriton duartrokitje, Buxheti i Mbrojtjes – 2026?

By: Kesjana
24 December 2025 at 08:10

Last Updated on 24/12/2025 by Kesjana

Nga  Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Para një muaji, bashkë me paketën në tërësi u miratua edhe Buxheti iMbrojtjes– 2026.statusin e ekspertit për çështjet e reformësmbrojtjes dhe NATO-s, përfshi planifikimin strategjik, në vijim gjeni5 gjetje/arsye strategjike pse meriton duartrokitet ky buxhet(?):  

pari, përtej paragjykimeve politike por për peshën strategjike qëmbart, këtë buxhet e gjej jo vetëm më madhin në 35 vitet e fundit, por dhe si histori suksesi, për cilin meritojnë duartrokitje Ministri sidhe stafi i MM. Shifrat flasin fortë se dhjetra fjalime dhe mijrafjalë, kështu: “58,9 miliardë lekë ose mbi 600 Milion; rreth 2.12% PBB, 12% +plus se 2025; pesë fishin e 2015 si dhe 10 herë shumëse 2001!

Përtej shifrave historikevetëvete, buxhet meriton po ashtu duartokitet pasi i gjej shumë mirë integruara dhe mbështetura me buxhet: “Vizionin, Objektivat, Projektet, Përkushtimin si dheDomosdoshmërinë kritike ka Transformimi/Modernizimi iSistemitm (fuqisë ushtarake) Mbrojtjes Kombëtare”!

dytibuxheti mbrojtjes 2026 meriton të përshëndetet, pasi çmoj se mirë-adreson kërcënimet dhe ndryshimet radikale ka pësuar mjedisii sigurisëvitet e fundit, si pasojë e: “e luftës përgjakshme Rusisë-Putiniste, kundër sovranitetit Ukrainë, njëherësh ndaj renditglobal si dhe fuqisë ushtarake Aleancës (USA/NATO/BE)”;përballjen me shtetet dhe organizatat terroriste, rikthimin e frikshëm tegara e armatimeve; si dhe ri-konfirmimin e qasjes PresidentitTrump-2: “paqe nëpërmjet forcës”, deri te mirënjohja për nënëshkrimne ligjit mbrojtjes kombëtare (NDAA) ku specifikisht: “konfirmohetmbështetja e ShBA për integrimin e Kosovës në NATO/BE si dhedialogun me Serbinë bazuarnjohje reciproke, pa ndryshim kufijshapo shkëmbim territoresh!

Ndërsa dekadën e fundit janë përshkallëzuar përpjekjet dëshpëruese Kremlinit për interesa gjeopolitike (përfshi hapjen e një front rilufte) në Ballkan, cilat mbeten ndër rreziqet për paqen si dheardhmërinë Euroatlantike 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.Gjithësesi kërcënimi Nr.1 për Rajonin përfshi RSh dhe Kosovënmbeten demokracia fasadë dhe rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve, cilën e kryeson Serbia me mbi 3 miliardshpenzimevjetore për armatime, Avion, Raketa, Dronë gjeneratës se fundit, duke kërcënuar tërësinë territoriale Kosovës, njëherësh interesatjetike RSh, prezencën ushtarake KFOR-it si dhe interesatgjeopolitike USA/NATO në Rajon! 

tretirritja e shpenzimeve mbrojtjes për 2026, meriton duartrokutet pasi prioriteti thelbësor i tij, janë modernizimikapaciteteve te FA dhe rritja e fuqisë ushtarake RSh. Kështu përherë parë në 35 vite, 29 miliardë lekë (ose 50 % e buxhetit vjetor) janë shpenzime për: programet e modernizimit armatimeve, mbrojtjes kibernetike dhe dixhitalizimin e njësive luftimit; industrisë dhe infrastrukturave ushtarake; për helikopterët, anijet, stërvitjen si dhe projektet e përbashkëta me partnerëtstrategjikë”.  

Po ashtu edhe projekti/ambicjaMade in Albania”, pra prodhimmunicionesh, dronë e sisteme anti-dron, pajime personale, mjete blinduara, etj zënë peshë arsyetuarkëtë buxhet:4,3 miliardëlekë janë parashikuar për emergjencat civilembrojtje jetës se qytetarëve, pronës se çdo familje dheçdo skaj RSh, ngritja e dyqëndravve rajonale për menaxhimin e emergjencave, dy avionëzjarrfikës për përballimin e zjarreve si dhe investimeparandalimdhe reagim shpejtë”.

katërti, edhe pse paketa e negociatave anëtarësimit RSh në BE nuk ka një kapitull posaçëm për fuqinë ushtarake, në buxhetin 2026, konsiderohet zhvillimi i kapaciteteve operacionale për reagimin ndajemergjencave civile, menaxhimin e krizave, sigurinë e infrastrukturave kritike dhe energjisë; sundimi i ligjit dhe monitorimine kufijve, duke e shndërruar dhe integruar RShkontribues aktiv përsigurinë, stabilitetin demokratik si dhe mbrojtjen e përbashkëtEuropiane 

pesti, ndër prioritetet e buxhetit 2026 janë planizuar edhe masatshtetërore r përmirësimin e besimit e shqiptarëve te Institucionet, Strukturat dhe Agjensite shtetërore sigurisë. “zemër këtijbuxheti janë njerëzit me uniformëtheksoi Ministri Pirro Vengu. Konkretisht, 13 miliardë (25%, shifër dinjitoze me standartet e NATO-s) do shkojnë për paga larta, kushte mira jetese, standartet moderne rekrutimit, karierës dhe menazhimit te burimevenjerëzore pra për shumë dinjitet për personelin e FA

vijim gjeni 5 gjetje dhe këshilla strategjike për Reformën,përshfshi Buxhetin e Mbrojtjes

1) Fillimisht, nga ekperienca (dijeni zyrtare nga kolegët), konfirmojse në 31 vendet e tjera NATO-s, strategjia, buxhetimbrojtjesprogramet t e modernizimit, etj janë produkt idiskutimeve dhe miratimit me konsensus në kuvend (Kongres &Senat në USA), çka i jep jo vetëm peshë vendimarrëse balancavedemokratike pushteteve por edhe legjitimitet sistemit prokurimeve/shpenzimeve për rritjen e fuqisë mbrojtjesKombëtare

Kështu, përtej fatëkeqësisht këtij udhëkryqi hibrid: “shtetit kapurnga korrupsioni endemik si dhe opozita e refuzuar/diskretituar ngariciklimi i listave neveritura në 4 zgjedhje radhas, rikthimin e besimit  te vlerat e demokracisë funksionale si dhe harmonia e balancave të pushtetetitçështjet e Sigurisë dhe MbrojtjesKombëtare (përfshi diskutimet dhe miratiminseanca posaçmeparlamentare buxhetit, projekteve modernizimit, investi(met)torët strategjike, etj), etj e çmoj dhe e sugjeroj ndërsfidat dhe misionin jetike të mbarë-shqiparëve

2) Duke parë buxhetin 2026 në kontekstin e Strategjisë Trump2025, duhet ta përseris se Epoka e garancive strategjike ngaShBA ka përfunduar. Për më konkretisht: “një Rend Ri, kuinteresatmbeten vetmet karta”, nuk mjafton kesh Aleatë, por duhet zhvillojmë kapacitetet afta për ushtruarpërgjegjësitëfushën e mbrojtjes dhe zhvillimit interesavembarë-Kombëtare.
3) Gjithëses, duke përsëritur  duartrokitjet e merituara për rritjene buxhetit mbrojtjes – 2026”objektivin drejt 5 % GDP(mbi 1.2 miliard) përveçse presion/kërkesë Presidentit Trump e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE) poredhe oportunitet historik për zhvilluar dhe ekspozuar fuqinëushtarake, perfshi kapacitete deterrence (pra shkurajuese, oseshpaguese) ndaj çdo vendi ose aleance sllave kërcënonsovranitetin territorial dhe interesat gjeopolitike RSh dheKosovës.
4) E çmoj po ashtu emergjencë fisnike si dhe këshilloj ngritjen e njëGrupi mënçurish/Wise Group”, me personalitete/elita gjerësisht pranuara, përtej tallavase dhe pazareve part-iakepërulen para flamurit, interesave Kombëtare dhe përgjegjësiveshtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb ivetëm”, e cila kontribuon edhe si balancë racionale përbashkëjetesën paqësore si dhe integrimin Euroatlantik Rajonit.
5) Duke përsëritur mirënjohjen dhe respektin ndaj komunitetit Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëatare, do sugjeroja por dhembetem shpresëplotë : “sakrificat sublime, përkushtimi dalluar, Integriteti spikatur si dhe përulësia fisnike e ushtarakëve, Policisë Shtetit, Emergjencave Civile, inteligjencës, shëndetësisë, etj, do trajtohen me dinjitetin ato/ata meritojnë!

*AutoriGjeneral ® Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për Reformën e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare sidhe marrëdhëniet me USA/NATO.

 

“Zoti Kryeministër, dinjitet përpara lëmoshësh!”

By: Monika
23 December 2025 at 22:51

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Nga Ervin Baku

Zoti Kryeministër,

Mësova që keni akorduar një bonus prej 150 € për personat me aftësi të kufizuar… Dhe njerëzit tuaj e shesin këtë për arritje të madhe??? Për drejtësi??? Turpi ju mbuloftë! Jetoni dot ju të mjerë me kaq Lekë??? Hë mo, më thoni??? Jetoni dot ju me kaq Lekë??? Por mirë mo, turp nuk keni??? Turp, turp, turp!!!

Zoti Kryeministër,
Po ju, si kontrollor i këtyre më lart☝, jetoni dot ju me kaq Lekë???

Dëgjo, bëni një të mirë për këtë vend… Dhe fillojeni nga kjo shtresë… Pse??? Po sepse, nesër, secili prej jush, secili prej nesh, mund të jetë nesër në vendin e tyre. Vëreni veten tuaj në vendin e tyre! Vetëm 5 minuta, dhe jo më shumë! Ata/o meritojnë të jetojnë sot me të paktën 1 % të luksit që jetoni ju…

Do pyesni ju këta vartësit tuaj, “kush është ky që ka shkruajtur këtë status”?
Po mirë, kaq shpejt më harruat… Jam Ervin Baku. I Strasburgut dhe Brukselit… Jam Ai që më thonit, “sa bukur i realizon këto inervistat me Doris Pakun”… Kemi bërë shumë intervista edhe bashkë, në Strasburg dhe Bruksel, por tani ju jeni bërë Mbret dhe keni harruar nga vini.

Dëgjo Mbret, bëj diçka për këta që bota i quan me aftësi të kufizuar… Fiiloje nga këta, vije veten vetëm 5 minuta në vend të tyre.

Mos më keqkupto të lutem… Të gjithë këtë që ngrita më lart, e bëra për ata, për ato… Që ju i perbuzni dhe nuk i jepni atë që vërtet meritojnë.

Nuk e ngrita këtë problem për vete… Mos iu refero fotografisë… Unë vërtet eci me 2 paterica, por jam më i fortë se 10 veta bashkë… Nuk kam marrë asnjë qindarkë nga Shteti. Më kanë mbajtur shpatullat e mia të çelikta!

Mbret, jepi të drejtën! Jepi të drejtën atyre që ju i quani “ndryshe”! Ju lutem!

18:31 Gërdeci dhe ‘zbulimi’ i ri për Shkëlzenin

By: EL
23 December 2025 at 18:31

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se kafkiane kur thotë Erion Veliaj, në epokën e sotme të hetimeve të nivelit të lartë në SPAK dhe atë të gjykimeve në GJKKO.

Publiku shikon vetëm pasarelën e vipave në rrugën e famshme pranë “Stacionit të Trenit”, si dhe frenezinë e materialeve “me burime” për hetime, ku nuk merret vesh në realitet linja kronologjike, apo edhe sensi i logjikës së gjërave.

Ku siç tha avokati Maks Haxhia, klienti i tij nuk kishte marrë tendera nga AKSH, por që ne na u referua ndryshe. Megjithatë, kjo i takon hetimit, e mjegulla do të mbizotërojë mbi qartësinë, edhe si taktikë për të trembur personat nën hetim. E kjo nuk është as e re as e papërdorur në homologimet hetimore në përvojën europiane.

Plus që po jetojmë në një epokë ku më shumë sesa faktet vlen zhurma, siç po e shikojmë në dosjet Epstein, ku si në Shqipërinë tonë, edhe atje duken të implikuar të dy palët e politikës. Megjithëse deri tani më shumë se implikim kemi mjegull pishinash, jacuzzi e gjëra të tjera bizzarre, a thua se kemi zbuluar Atlantidën dhe trimëritë e Herkulit në qytetin imagjinar.

E meqë ra fjala te Atlantida dhe zbulimet e vjetra, një lajm rrodhi sot nga reporterët që ndjekin procesin e Gërdecit, se SPAK ka zbuluar një shkresë të vjetër ku dilte emri i Shkëlzen Berishës. Është interesante fakti se e gjitha kjo na u servir, sikur kemi të bëjmë me një zbulim arkeologjik të një qytetërimi që ka jetuar mbi 4 mijë vjet më parë.

Kur vetëm në gazetën Tema, ky dokument është publikuar vazhdimisht dhe ndërkohë ka qenë pjesë e hetimit të parë mbi Gërdecin, por asnjëherë nuk është marrë në pyetje personi të cilit i dedikohet shikimi.

E absurdi i gjithë këtij teatri kafkian është se askush nuk di gjë se çcfarë ndodh brenda në procesin e Gërdecit, si dhe askush nuk di përse gjyqi nuk zhvillohet i hapur për mediat.

Dhe tjetra, përse SPAK nuk e shpërndau në media këtë dokument siç ndodh me dhjetëra mijëra faqet e përgjimeve të tjera? Mbyllja e sallave të gjyqeve për publikun ka sjellë në realitet një mosdije të plotë, pasi edhe reporterët pa kamera nuk marrin dot pjesë dhe gjithçka thonë, i marrin nga palët.

Dhe ironia më e madhe e deri sotme e gjyqit të Gërdecit është se gjithçka çfarë ndodh atje merret vesh nga deklaratat e deputetit Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në proces./e.t

14:56 Protestë apo fresk për Edi Ramën?!

By: EL
23 December 2025 at 14:56

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Nga Fejzo Subashi.
Realisht, Opozita Shqiptare ka jo vetëm mundësin, por shansin dhe fatin më të madh se kushdo opozitë tjetër në mjaftë vende, në situatën që ndodhet mazhoranca , për ta kthyer në favor të saj besimi e qyteyarëve. Absolutisht që protesta është një rrugë pasqyrimi i pakënaqësisë së qyteyarëve, ndaj mazhorancës, por edhe mundësi që ngjall shpresën dhe besimin te Opozita. Por a e kanë këtë meshirimin protestat në shqipëri? Absolutisht jo, sidomos këto të Sali Berishës…

Vështi të arrish në një përfundim; nëse janë protestë, apo fresk për Edi Ramën dhe qeverinë e tij?
Protesta e djeshme e Sali Berishës, me shumë sinqeritet, nuk arriti as nivelin minimal që duhet të ketë një protestë opozitare, e jo më forcën e mesazhit që pretendoi të japë.

Të thuash se je në krye të pakënaqësisë popullore dhe ta katandisësh protestën në një shëtitje në bulevard, nuk është as përfaqësim i revoltës qytetare, as presion politik, si dhe aq më pak një shpresëe besim për qytetarët te Opozita. Protesta dje ishtë thjesht një paradë e kontrolluar, një shëtitje mbrëmjeje që nuk i prish gjumin askujt në mazhorancë, aq më pak qeveris, oligatkëve dhe bandave . Vështirë të mendosh se me këtë formë revolte përmbysësh mazhoranc .

Një protestë pa ide, pa filozofi, pa objektiv të qartë, pa nerv qytetar, tregon qartë një gjë: opozita nuk ka forcë reale dhe as mbështetje popullore. Dhe një opozitë e tillë nuk i çon as një lloj mesazhi qeverisë, aq më pak ti ngjallësh frikë, përkundrazi e qetëson atë në rehatinë e monotonis së saj.

Në këtë model proteste, që si ide dhe si veprim praktik, janë njësoj me ato të Lul Bashës, madje ato të Bashës kishin më shumë pjesëmarrje dhe më shumë nerv , Sali Berisha me këtë format dhe qasje, se gjoja përfaqëson indinjatën dhe revoltën qytetare, të jep më shumë përshtypjen e përgatitjes për një pazar të radhës politik, sesa të ndjekjes së një objektivi real opozitar. Aq më pak të pritshmërive të demokratëve, qytetarëve dhe vendit.
Unë nuk jam për dhunë në protesta. Por ta shndërrosh protestën në një shëtitje parade, si ato të kohës së Enverit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nuk është protestë. Është një shëtitje pensionisti, me pankarta dhe fjalime të ricikluara. Të katandiset protesta në këtë far feje, pas gjithë asaj propagande dhe premtimeve para fillimit, më shumë është një tallje me filozofin e opozitës, demokratët dhe qytetarët e këtij vendi.

Të thuash në rrjete sociale dhe konferenca shtypi se “më datën 22 largohet Rama nga pushteti” dhe se “nuk ikim nga sheshi”, e pastaj të shkosh atje dhe të përsërisësh foltoren e përditshme, apo të kopjosh daljen në ballkon, nuk i fut as dridhërimën më të vogël Ramës. Përkundrazi, i bën fresk në mbretërinë e tij.
Ka apo nuk ka nevojë Rama për këtë fresk, kjo ka pak rëndësi. Por të mashtrosh demokratët dhe qytetarët me lugë bosh është një nga gjërat më të pështira të politikës.

Po, Rama ka përgjegjësi të plotë për gjendjen e vendit. Kjo nuk diskutohet. Por të mos pranosh se mungesa e një opozite reale prej më shumë se një dekade është jo vetëm shfajësim indirekt për Ramën, por edhe përgjegjësi e rëndë e klasës politike në opozitë, është hipokrizi.

Rama nuk bie nga pushteti me këtë opozitë.
Ai nuk largohet sepse vjen, apo don të vijë Berisha.
Rama nuk duhet të iki që të bëhet Berisha kryeministër.
Rama dhe qeveria e tij, duhet të iki sepse nuk qeveris dot më. Nuk ka çfarë të jap më shumë, mbas këtij konsumi.
Sepse korrupsioni është bërë sistem.

Sepse zullumi ka kaluar çdo kufi.
Por ideja që “Rama duhet të iki se duhet rotacion” nuk mjafton. Nuk bind askënd.
Ramën nuk e largon opozita. E largon populli.
Dhe që populli të ngrihet, duhet të besojë te një alternativë tjetër. Duhet të shohë shpresë, risi, ndryshim real. Një lider që nuk i kujton të shkuarën, por i hap rrugë së ardhmes.
Me thirrje boshe si “ik o Ram se je i keq, i korruptuar, i lidhur me bandat”, nuk fitohet pushtet. Sepse kur qytetarëve nuk u jep shpresë, ata zgjedhin të keqen që njohin, sesa të keqen që u premtohet.
Të këqijat e mëdha të Shqipërisë kanë themele në pazaret e pista të politikës. Dhe pikërisht për këtë arsye, qytetarët sot nuk dalin në shesh. Ata rrinë në shtëpi, me sytë nga Zoti, sepse kanë frikë jo nga Rama, por nga pazari i radhës i klasës politike…

Një copë foto që zbuloi “aktorin e madh” të oborrit qeveritar

By: armand
22 December 2025 at 15:51

Nga Boldnews.al Një artist i atij përmasave, ose të paktën të madh e cilësojmë ne si vend i vogël, u bë (me),  (pa) dashje skenë e një filmi të trishtë, duke të kujtuar frikën nga partia, pasojat nga regjimi dhe keqinterpretimet që mund t’i japin ata, të pushtetshmit, apo fejsbukistat e Rilindjes. Aktori Viktor Zhusti, […]

The post Një copë foto që zbuloi “aktorin e madh” të oborrit qeveritar appeared first on BoldNews.al.

14:34 In Memoriam- Ismet Bellova/ U shua zëri që i kthente fjalët në emocion

By: EL
22 December 2025 at 14:34

Last Updated on 22/12/2025 by EL

Nga Eduard Dervishaj (Federata e Futbollit të Mbretërisë së Spanjës, kryetar i komitetit organizator të Kupës së Botës 2030)

Fillimisht ishte radioja. Televizorët në Shqipëri pothuajse nuk ekzistonin dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve ishte një luks i rrallë, jo vetëm në vendin tonë. Radioja mbeti për vite me radhë i vetmi mjet që u mundësonte shqiptarëve, në çdo skaj të vendit, të emocionoheshin, të gëzoheshin dhe të përjetonin sportin e veçanërisht futbollin.

Roli i radios në masivizimin e futbollit në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm. Dhe ky rol nuk do të ishte i tillë pa disa zëra të veçantë, të cilët arritën të shndërronin fjalën në ndjesi dhe ndeshjen në rrëfim.

Eduard Dervishaj (Federata e Futbollit të Mbretërisë së Spanjës, kryetar i komitetit organizator të Kupës së Botës 2030)
Eduard Dervishaj (Federata e Futbollit të Mbretërisë së Spanjës, kryetar i komitetit organizator të Kupës së Botës 2030)

Kujtoj një radio të vogël të markës “Figaro”. Përmes saj, bashkë me motrën time, ndiqnim rezultatet e Dinamos dhe të Flamurtarit. Të dielave në mbrëmje uleshim pranë radios për të dëgjuar rubrikën sportive e cila kishte një magji të veçantë. Një mbrëmje pranvere më është gdhendur në kujtesë: po ktheheshim nga një shëtitje me prindërit, pranë shtëpisë, duke vrapuar pas xixëllonjave, dhe kishim harruar se ishte ora e rubrikës sportive. Nga një dritare e hapur, valët e radios përhapnin marshin e bukur të Fizkulturistëve, vepër e kompozitorit të shquar Prenk Jakova, muzika që hapte çdo transmetim sportiv. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe, pa folur, u kuptuam. Ia mbathëm vrapit për të qenë sa më shpejt pranë radios.

Pas marshit, vinte zëri i radiokronistit. Një zë i kthjellët, i ngrohtë, ftesë e parefuzueshme. I pangatërrueshëm. Ishte zëri i Ismet Bellovës. Ai na e sillte ndeshjen brenda mureve të shtëpisë dhe na krijonte ndjesinë se nuk po e dëgjonim por po e jetonim.

Kujtoj veten të zhytur në kolltuk, me kokën pranë radios, ndërsa zëri i tij përhapej në dhomë:
“Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa është mbushur plot e përplot… mijëra sportdashës kanë zënë vend në tribunat e tyre…”

Dhe më pas, me të njëjtën elegancë rrëfimi: “Është një ditë e bukur; dielli shkëlqen mbi tapetin e blertë… Të dyja skuadrat kanë dalë në fushë me këto formacione… ‘17 Nëntori’ ka zgjedhur portën në drejtim të shtëpive të kryeqytetit… Partizani në drejtim të kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës…”

Në atë çast, imagjinata ime merrte udhë. Derbi i kryeqytetit shfaqej para syve të mi mbi një tapet të gjelbër, më i bukur se kurrë. Nuk e di pse, por pas atij komenti Tirana më dukej edhe më madhështore. I përpirë nga ndeshja, ndihesha sikur isha në stadium dhe as nuk e dëgjoja mamanë që më kujtonte detyrat e shkollës.

Me zërin e tij, Bellova u dha ndeshjeve të futbollit dimensionin që ato meritonin. Pak profesionistë kanë ditur ta kthejnë futbollin në rrëfim. Me një stil të veçantë, ku bashkoheshin pasioni, dija dhe respekti për gjuhën, ai nuk transmetonte thjesht ndeshjen, ai e tregonte atë. Ritmi ishte i saktë, fjala e matur, boshti gjithmonë ndeshja. Ai shmangte përroin e fjalëve të tepërta që shpërqendrojnë dëgjuesin.

Në transmetimet e tij nuk kishte vend për huazime të panevojshme. Bellova ishte mjeshtër i shqipes së bukur, i frazës së pastër dhe i artikulimit të qartë.

Ai nuk ishte vetëm radiokronist dhe gazetar; ishte edhe mbrojtës dhe pasurues i gjuhës shqipe.
Këtë rrugë e kishte nisur shumë herët, vetëm 16 vjeç, kur Anton Mazreku, një nga figurat më të ndritura të sportit shqiptar, i dha mundësinë të ulej për pak minuta përpara mikrofonit. Që nga ajo ditë e largët e vitit 1950, për rreth 65 vite, ai nuk u nda kurrë nga radioja dhe nga i njëjti pasion. Mund të thuhet pa hezitim se zëri i tij ka shoqëruar dy breza sportdashësish. Një jetë e tërë kushtuar mikrofonit. Një rast i rrallë në historinë e futbollit shqiptar.

Ismet Bellova nuk ishte vetëm gazetar dhe radiokronist. Ai ishte sportist, mësues i respektuar i edukimit fizik, i nderuar me titullin “Mësues i Popullit”, drejtues institucionesh sportive, autor librash dhe i shumë shkrimeve, reportazheve e analizave në shtypin sportiv.

Dje, zëri i futbollit shqiptar u shua. Por jehona e tij do të jetojë gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta dëgjonin. Largimi i kësaj embleme të mikrofonit sportiv është një lajm i trishtë, por trashëgimia që ai la pas është frymëzuese dhe e paharrueshme. Detyra jonë është ta kujtojmë. Dhe ta nderojmë.
Lamtumire Profesor!

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

By: Brisi
22 December 2025 at 10:32

Nga Boldnews.al Zëvendëskryeministres dhe ministres më të pushtetshme të Ramës i është prerë bileta me nisje Tiranën dhe mbërritjen Pojskë (IEVP e grave), por një tjetër qeli, e arreduar bukur edhe me shije artistike tek reparti 313, mund të bëhet gati, në pritje të bujtësit më të famshëm në vend. Fundi dihet, por koha nuk […]

The post Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

22:03 “Veç SPAK, asgjë më pak”

By: MB
21 December 2025 at 22:03

Last Updated on 21/12/2025 by MB

Nga Klevis Bakillari

Shqipëria sot nuk ka krizë drejtësie. Ka krizë paniku.
Sepse për herë të parë drejtësia nuk është në gjumë. Është zgjuar. Dhe ka filluar të trokasë në dyer që për 30 vjet ishin të blinduara.
SPAK-u po bën atë që politika shqiptare nuk pati kurrë guximin ta bënte: po ua prish rehatinë të gjithëve. Dhe kur në Shqipëri prishet rehatia, nuk dëgjon debat por dëgjon ulërimë.
Qeveria betohet se e mbështet drejtësinë.
Opozita betohet se po shuhet nga drejtësia.
Të gjithë janë për drejtësi.
Por vetëm për drejtësinë që godet tjetrin.
Kur Berisha shpallet i pandehur, është “persekutim politik”.
Kur Meta përfundon pas hekurave, është “hakmarrje personale”.
Kur Veliaj shkon në burg, është “sulm ndaj PS-së”.
Dhe tani, kur qershia mbi tortë bëhet kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut, Shqipëria paska rënë në diktaturë.
Ironike, apo jo?
Për 30 vite askush nuk pa prokuror në sy. Sot, prokurori shihet si armik kombëtar.
SPAK-u nuk po shemb demokracinë.
SPAK-u po shemb mitin e paprekshmërisë.
Dhe kjo i tremb më shumë se çdo revolucion.
Ata që e kthyen shtetin në pronë familjare sot flasin për “standard europian”.
Ata që firmosnin ligje si fatura kafeje sot flasin për “shtet ligjor”.
Ata që e përdorën drejtësinë si çekiç kundër kundërshtarit sot qajnë për “të drejtat e njeriut”.
Po, është e vërtetë: SPAK-u godet edhe brenda PS-së.
Dhe pikërisht këtu është dallimi thelbësor.
Sepse një forcë politike që pranon të pastrohet nga brenda, edhe me kosto, është forcë që mendon për shtetin, jo për klanin.
Kjo nuk është luftë PS–PD.
Kjo është luftë shtet kundër pandëshkueshmërisë.
Dhe kush e kupton këtë, e ka kuptuar edhe pse rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon nga flamujt, por nga dosjet.
Në Shqipëri nuk ka krizë opozite. Ka krizë dosjesh.
Nuk ka krizë qeverisjeje. Ka krizë përgjegjësie.
Shqipëria ka krizë Drejtësinë.Sepse po funksionon!
Dhe SPAK-u është pasqyra ku askush nuk do të shohë fytyrën!
Prandaj thirrja është e thjeshtë, pa retorikë patriotike e pa lot krokodili:
Jo drejtësi selektive.
Jo ligj me porosi.
Jo reformë për fasadë.
Jo shtet gjysmak.
Veç SPAK.
Asgjë më pak!

20:44 Franc Nuri: Pushteti është i gatshëm të shkatërrojë çdo gjë!

By: MB
21 December 2025 at 20:44

Nga Franci Nuri

Këshilltar i Grupit Parlamentar të PD

Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD

Skandali i verërave ultra luksoze që dyshohet se konsumohen në rrethin më të ngushtë të pushtetit të Ramës, nuk është një episod periferik dhe as një kuriozitet mondan për rubrikat rozë të medias.

Ai është një simptomë politike. Një shenjë e qartë e një pushteti që prej kohësh ka humbur kontaktin me realitetin shoqëror, moral dhe ligjor të Shqipërisë.

Deklaratat publike të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat në kohën kur u bënë u trajtuan nga shumëkush si ekzagjerime apo retorikë hakmarrëse, sot marrin një kuptim krejt tjetër.

Kur flitet për kantina të bllokuara me shishe vere që në tregun ndërkombëtar vlejnë miliona euro të sekuestruara (që më pas çuditërisht i shpëtojnë doganave/policisë), nuk kemi më të bëjmë me hamendësime, por me një tablo që flet për krime serioze shtetërore.

Por problemi nuk qëndron vetëm tek verërat dhe luksi. Luksi është vetëm maja e ajsbergut. Ajo që e bën këtë situatë të rrezikshme për demokracinë është mënyra se si pushteti i Edi Ramës sillet përballë drejtësisë, veçanërisht në momentin kur hetimet prekin PS dhe rrethin e tij më të afërt të bashkëpunëtorëve.

Reagimi i sotëm publik i Edi Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku është një pikë kthese e madhe.

Për herë të parë, presioni ndaj drejtësisë nuk fshihet më pas deklaratave të përgjithshme, por artikulohet hapur: shumica qeverisëse mund të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e prokurorëve. Ky nuk është më interpretim politik. Është deklarim force. Rama i ka hapur luftë Drejtësisë në momentin kur ajo po i afrohet më shumë se kurrë.

Në çdo shtet funksional, kërkesa e një prokurorie të posaçme për masa sigurie ndaj një zyrtari të lartë do të trajtohej me seriozitet maksimal dhe me respekt ndaj ndarjes së pushteteve. Në Shqipërinë e sotme, përkundrazi, Kryeministri del publikisht dhe vë në dyshim legjitimitetin e SPAK, motivet e prokurorëve dhe kohën e hetimit, duke e paraqitur drejtësinë si një aktor politik që “ngutet”.

Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Ajo tregon frikën e Edi Ramës. Tregon ndërgjegjësim se fijet e hetimit nuk ndalen te një emër i vetëm. Dhe mbi të gjitha, tregon se pushteti aktual është i gatshëm të shkojë deri në fund e të shkatërrojë çdo gjë, për të mbrojtur pushtetin dhe rrethin e tij të oborrtarëvr, edhe nëse kjo do të thotë shkelje e rregullave themelore të demokracisë.

Kjo situatë më kujton në mënyrë të pashmangshme Monarkinë Absolute në Francë, në vitet e fundit para rënies së regjimit, nga Revolucioni i 1789-ës. Edhe atëherë, pushteti jetonte në luks ekstrem, i shkëputur totalisht nga realiteti i popullit dhe qytetarëve, i rrethuar nga një oborr besnikësh, servilash dhe klientësh. Edhe atëherë, drejtësia dhe ligji ishin instrumente të vullnetit të sovranit, jo mekanizma të pavarur. Edhe atëherë, sundimtarët besonin se pushteti i tyre ishte i përjetshëm. Madje besonin se ishin të dërguarit e Zotit në tokë.

Anekdota e famshme e Mbretëreshës Marie Antoinette, e cila thuhet se u shpreh “atëherë le të hanë briosh”, kur u informua për zemërimin e popullit të uritur i cili nuk kishte bukë të hante, mbetet simboli më i qartë i kësaj shkëputjeje të pushtetit absolut nga realiteti i popullit të vet. Sot, “brioshi” nuk është më një ëmbëlsirë. Është vera « Romanee-Conti », vera « Petrus » dhe gjithë simbolika e një elite politike dhe kriminale që jeton në një botë tjetër, ndërsa qeveris një shtet që kërkon llogaridhënie.

Por ndryshimi thelbësor është ky: në një republikë moderne, askush nuk ka të drejtë të vendosë veten mbi ligjin. As Kryeministri. As zëvendëskryeministrja. Asnjë shumicë parlamentare. Refuzimi i miratimit të kërkesave të arrestit të SPAK nga kjo mazhorancë, do të ishte jo thjesht një akt politik, por një precedent i rrezikshëm që minon tashmë themelet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Sjellja e mazhorancës në Komisionin e Mandateve, përpjekjet për të bllokuar aksesin e opozitës në dosjen e SPAK, relativizimi publik i rrezikut për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh në rastin Balluku, të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit skenar: mbrojtja e pushtetit me çdo kusht dhe çdo çmim.

Por historia na mëson se pushtetet nuk bien sepse opozita i sulmon, por sepse humbin masën, arsyen dhe ndjenjën e kufirit. Kur pushteti fillon të sillet si pronar i institucioneve dhe jo si administrator i përkohshëm i tyre, fundi i tyre është vetëm çështje kohe.

Sot, 35 vite pas Dhjetorit ‘90, Shqipëria ndodhet përballë një tjetër prove serioze. Ose drejtësia do të lejohet të bëjë punën e saj ndaj krimeve të këtij pushteti dhe krimet e kësaj mazhorance, ose vendi do të largohet gjithnjë e më shumë nga Europa dhe SHBA, por do të rrëshqasë drejt një shteti autoritar, si Rusia apo Bjellorusia, ku ligji i nënshtrohet vullnetit të një njeriu dhe rrethit të tij të oborrtarëve!

Pikërisht për këtë arsye, reagimi qytetar është jo vetëm i ligjshëm, por i domosdoshëm. Demokracia nuk mbrohet vetëm në sallat e gjyqeve, por edhe në sheshe, me zë, me prani dhe me dinjitet.

Ndaj pjesëmarrja masive qytetare dhe protesta e qëndrueshme janë instrumente legjitime për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Ato janë vetë demokracia në veprim.

Sepse historia ka treguar se pushtetet që pijnë verë si mbretër dhe sfidojnë drejtësinë si sundimtarë, herët a vonë përballen me gjykimin e shoqërisë dhe të historisë. Dhe ky gjykim fillon gjithmonë me zërin e qytetarëve.

Ndaj të gjithë duhet të dalin nesër 22 Dhjetor, ora 18.00 përpara Kryeministrisë, t’i tregojmë Botës që edhe Shqiptarët dinë të protestojnë si Europianë të vërtetë! m.p.

10:00 21 dhjetori, lindja dhe rënia e një idhulli prej bronzi

By: Leonard
21 December 2025 at 10:00

Nga Leonard Veizi

Historia ka shpesh një mënyrë ironike, gati groteske, për të mbyllur ciklet e saj. Për Shqipërinë, data 21 dhjetor nuk është thjesht një ditë kalendari, por një udhëkryq simbolik ku përplasen dy epoka: lindja e njeriut që mishëroi diktaturën më të egër të shekullit XX dhe dita kur shoqëria shqiptare nisi më në fund të shkëputej nga hija e tij e rëndë ideologjike.

Njeriu prej “çeliku”

Më 21 dhjetor 1879 lindi Josif Visarionoviç Stalin. Nga viti 1922 deri në vdekjen e tij në vitin 1953, ai drejtoi Bashkimin Sovjetik me një dorë të hekurt, duke e shndërruar atë nga një shoqëri kryesisht agrare në një superfuqi industriale dhe bërthamore. Por ky transformim u pagua me një çmim njerëzor të pallogaritshëm.

Për dekada me radhë, emri i Stalinit u bë sinonim i gulagëve, spastrimeve masive, terrorit shtetëror dhe kultit absolut të individit. Miliona jetë u shtypën në emër të një ideologjie që kërkonte bindje totale dhe heshtje absolute.

Aplikimi në Shqipëri

Në Shqipëri, Stalini nuk ishte thjesht një figurë e largët historike apo një aleat politik. Ai u shndërrua në “shkëmbin” mbi të cilin Enver Hoxha ndërtoi dhe justifikoi diktaturën e tij. Edhe pasi pjesa më e madhe e botës komuniste u distancua nga krimet staliniste pas vitit 1956, Shqipëria mbeti ishulli i fundit që e ruajti me fanatizëm figurën e tij, duke mbushur sheshet, institucionet dhe tekstet shkollore me statuja dhe portrete të një tirani të huaj.

1990: çlirimi nga simbolet e dhunës

Saktësisht 111 vite pas lindjes së tij, më 21 dhjetor 1990, historia shqiptare shënoi një kthesë të vonuar, por vendimtare. Në një klimë tensioni politik dhe shoqëror, ku thirrjet për “Liri” dhe “Demokraci” po çanin themelet e regjimit, qeveria e asaj kohe, nën presionin e pandalshëm të lëvizjes studentore dhe qytetare, urdhëroi heqjen e të gjitha simboleve, busteve dhe përmendoreve të Stalinit. Ky nuk ishte një akt i thjeshtë administrativ. Ishte një akt politik dhe moral. Ishte fillimi i një eksorcizmi kombëtar, një përpjekje për të larguar nga hapësira publike ikonat e frikës që kishin sunduar për dekada.

Heqja e statujave të Stalinit shënoi njëkohësisht: fundin e izolimit ideologjik, duke pranuar se rruga staliniste shqiptare kishte dështuar; rrëzimin e miteve, sepse kur bronzi ra, bashkë me të u shemb edhe iluzioni i pathyeshmërisë së diktaturës; hapjen e rrugës drejt pluralizmit, një proces që pak muaj më vonë do të kulmonte me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

Një mësim për historinë

Kontrasti mes këtyre dy datave është tronditës. Nëse 21 dhjetori i vitit 1879 shënoi lindjen e një epoke terrori dhe shtypjeje për miliona njerëz, 21 dhjetori i vitit 1990 shënoi guximin e një shoqërie që vendosi të mos jetonte më nën hijen e një idhulli të rremë. Kjo datë na kujton se monumentet mund të jenë prej bronzi, por nuk i mbijetojnë dot vullnetit të një populli që zgjedh lirinë. Shqipëria e vitit 1990 nuk hoqi thjesht disa statuja nga sheshet; ajo filloi të heqë prangat mendore të një ideologjie që e kishte mbajtur peng për gati gjysmë shekulli.

Refleksion

Në retrospektivë, 21 dhjetori mbetet dita e përballjes me të shkuarën. Është dita që na kujton sa shumë vonuam për të parë të vërtetën dhe sa jetike është që simbolet e diktaturës të mbeten vetëm në arkivat e historisë. Jo për t’u harruar, por për të mos u përsëritur kurrë më.

❌
❌