Normal view

Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon

4 January 2025 at 17:52

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.

“Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të”, tha një protestues kundër presdientit Yeol.

“Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë”, tha një tjetër.

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra.

Po ashtu mbështetës të Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.

“Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte”, deklaroi një protestues pro presdientit Yeol.

“Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi një tjetër mbështetës i presdientit Yeol.

Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./ VOA

The post Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon appeared first on Lapsi.al.

Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën detyrim paraqitje për të arrestuarit

By: user7
26 December 2024 at 12:16

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për 7 të arrestuarit nga protesta e opozitës e zhvilluar tre ditë më parë. Bëhet me dije se para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Po ashtu mësohet se në mbështetje të protestuesve të arrestuar pranë ambienteve të gjykatës ishin familjarë të tyre dhe koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu.

Peronat në fjalë u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

The post Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën detyrim paraqitje për të arrestuarit appeared first on Lapsi.al.

Veliaj në SPAK, jashtë e presin mbështetës të PD-së

By: user 4
26 December 2024 at 11:55

Disa qytetarë të thirrur nga Partia Demokratike kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit këtë të enjte në SPAK.

Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e quajnë hajdut dhe mashtrues. Mes qytetarëve është edhe Klevis Balliu.

Kryebashkiaku Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga SPAK, për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

BKH me urdhër të SPAK, ditë më parë i sekuestroi celularin gruas së Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e Apelit dy ditë më parë, refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.

Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrën e agjentëve të BKH.

The post Veliaj në SPAK, jashtë e presin mbështetës të PD-së appeared first on Lapsi.al.

Djegia e pemës së Krishtlindjeve ndez sërish Sirinë (VIDEO)

By: user 8
24 December 2024 at 16:03

Në Siri kanë shpërthyer për djegien e një peme të Krishtlindjes, duke prodhuar thirrje që autoritetet e reja islamike të ndërmarrin hapa për të mbrojtur pakicat.

Një video e postuar në mediat sociale tregoi pemën e Krishtlindjeve në zjarr në sheshin kryesor të Suqaylabiyah, një qytet me shumicë të krishterë në Sirinë qendrore, me njerëz të maskuar përreth.

Hayat Tahrir al-Sham (HTS), fraksioni kryesor islamik që udhëhoqi kryengritjen që rrëzoi presidentin Bashar al-Assad, tha se luftëtarët e huaj ishin arrestuar për incidentin.

Lexo më tej: Pas 50 vitesh sundim, shembet regjimi Assad në Siri 

Përfaqësuesit e HTS kanë premtuar të mbrojnë të drejtat dhe liritë e pakicave fetare dhe etnike në Siri.

Mijëra demonstrues dolën në rrugë në të gjithë vendin, përmes Damaskut dhe Suqaylabiyah në provincën Hama.

Dy luftëtarë të maskuar u shfaqën në një video në mediat sociale duke i vënë zjarrin pemës së Krishtlindjes një natë përpara se të krishterët në Siri të përgatiteshin për të festuar natën e Krishtlindjes.

Pamjet e pasojave treguan një figurë fetare nga grupi rebel qeverisës HTS që siguronte turmat që ishin mbledhur në Suqaylabiyah se pema do të riparohej para mëngjesit.

Burri më pas mbajti një kryq në shenjë solidariteti, diçka që konservatorët islamikë nuk do ta bënin.

(Pamje nga protesta për djegien e pemës)

Të martën më shumë protestues dolën në rrugë për sulmin ndaj pemës.

Disa në lagjen Kassa të Damaskut kënduan kundër luftëtarëve të huaj në Siri.

“Siria është e lirë, ata që nuk janë sirianë duhet të largohen,” thanë ata, duke iu referuar luftëtarëve të huaj që HTS thanë se qëndronin pas sulmit.

Në lagjen Bab Touma të Damaskut, protestuesit mbanin një kryq dhe flamuj sirianë, duke brohoritur “ne do të sakrifikojmë shpirtrat tanë për kryqin tonë”. 

“Nëse nuk na lejohet të jetojmë besimin tonë të krishterë në vendin tonë, si dikur, atëherë nuk i përkasim më këtu,” tha një demonstrues i quajtur Georges për agjencinë e lajmeve AFP.

Siria është shtëpia e shumë grupeve etnike dhe fetare, duke përfshirë kurdët, armenët, asirianët, të krishterët, druzët, shiitë alevitë dhe sunitët arabë, të fundit prej të cilëve përbëjnë shumicën e popullsisë muslimane.

Pak më shumë se dy javë më parë, presidenca e Bashar al-Assad ra në duart e forcave rebele, duke i dhënë fund sundimit më shumë se 50-vjeçar të familjes Assad.

Se si grupi HTS do të qeverisë Sirinë mbetet për t’u parë.

HTS filloi si një grup xhihadist, duke përkrahur dhunën për të arritur qëllimin e tij për krijimin e një shteti të qeverisur nga ligji islamik (Sheriati), por në vitet e fundit miratoi një qasje më pragmatike, më pak pa kompromis.

Ndërsa luftëtarët marshuan për në Damask në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e saj folën për ndërtimin e një Sirie për të gjithë sirianët.

Të martën, autoritetet e reja njoftuan se udhëheqësi Ahmed al-Sharaa (Al Xholani) kishte arritur një marrëveshje me “fraksionet revolucionare… për të shpërndarë të gjitha fraksionet dhe për t’i bashkuar ato nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes”, sipas agjencisë së lajmeve Sana.

Kryeministri Mohammed al-Bashir tha se ministria do të ristrukturohet për të përfshirë luftëtarët rebelë.

Megjithëse deklarata përmendte “të gjitha fraksionet”, nuk ishte e qartë saktësisht se cilat grupe përfshihen në bashkim.

Ka shumë grupe të armatosura në Siri, duke përfshirë disa që janë kundër HTS dhe të tjerë me marrëdhënie të paqarta me të në rastin më të mirë.

(Protestues të tjerë organizuan një protestë brenda kishës Mariamite të Damaskut)

HTS mbetet e cilësuar si një organizatë terroriste nga OKB-ja, SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe, megjithëse ka shenja se një ndryshim diplomatik mund të jetë duke u zhvilluar.

Të premten, SHBA hoqi një shpërblim prej 10 milion dollarësh për kokën e udhëheqësit të HTS Ahmed al-Sharaa, pas takimeve midis diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve nga grupi.

SHBA po vazhdon praninë e saj ushtarake në Siri. Ajo tha të premten se kreu një sulm ajror në qytetin verior të Deir Ezzor, duke vrarë dy anëtarë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS).

Prania e luftëtarëve të huaj, ekstremistëve islamikë, apo edhe mbështetësve të regjimit, të cilët kanë interes të shkaktojnë pasiguri dhe të sulmojnë pakicat për të tronditur stabilitetin e vendit, janë sfida e madhe me të cilën do të përballet lidershipi i ri islamik.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Djegia e pemës së Krishtlindjeve ndez sërish Sirinë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar:U arrestuan 7 persona 

24 December 2024 at 10:42

Policia e Tiranës ka njoftuar se 7 protestues janë arrestuar, ndërsa janë proceduar penalisht 40 të tjerë deputetë e përfaqësues të partive politike pjesëmarrëse në protestën e së hënës (23 Dhjetor), ku u bllokuan rrugët e Tiranës.

Njoftimi policisë:

Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:

-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

The post Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar:U arrestuan 7 persona  appeared first on Lapsi.al.

Meta: Banditët me uniformë që shkelin ligjin do ta kenë personale me opozitën

By: user 5
23 December 2024 at 21:17

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për protestën e opozitës.

Në një postim në “Facebook”, Ilir Meta deklaroi se kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe u shprehu mirënjohje qytetarëve për pjesëmarrjen.

Në shkrimin e tij, Meta dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve, ku u shpreh se këto veprime janë tregues të panikut të Edi Ramës.

“Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën. Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!”

The post Meta: Banditët me uniformë që shkelin ligjin do ta kenë personale me opozitën appeared first on Lapsi.al.

Protesta, Associated Press: Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun

By: user 5
23 December 2024 at 20:53

Anëtarët e partisë kryesore opozitare të Shqipërisë, bllokuan të hënën kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, Tiranës, në një protestë antiqeveritare duke bërë thirrje për një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në tubimin e parë pasi udhëheqësi i tyre u lirua nga arresti shtëpiak, aktivistët e lidhur me Partinë Demokratike, sfiduan të ftohtin dhe shiun për të bllokuar trafikun në pesë kryqëzime kryesore.

Protestuesit akuzojnë qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe uzurpim të pushteteve të drejtësisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, 80 vjeç, u lirua muajin e kaluar nga arresti shtëpiak i vendosur pasi kishte shkelur një urdhër gjykate. Berisha akuzohet për korrupsion.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje. Me Ramën ka vetëm një betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk do të bojkotohen kurrë”, tha Berisha. “Beteja jonë është e pandalshme deri në rrëzimin e tij (Rama)”, shtoi ai.

Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të lehtësuar trafikun. Pas 90 minutash, autoritetet nisën t’i largonin protestuesit nga kryqëzimet, gjë që rriti tensionin dhe çoi në disa përplasje.

Në fillim të këtij viti, Partia Demokratike dhe mbështetësit e koalicionit të saj opozitar zhvilluan protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-Presidentit Ilir Meta, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës që të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në BE.

Tirana ka hyrë në bisedime me BE-në për përafrimin për çështjet përfshirë sundimin e ligjit, trajtimin e korrupsionit, sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria synon të anëtarësohet në bllok deri në vitin 2030, sipas Ramës.

protesta e opozites, tirane, AP, berisha, policia (3)

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, kur votuesit që jetojnë jashtë, për herë të parë do të mund të votojnë nga atje ku jetojnë.

Zgjedhjet postkomuniste në Shqipëri janë dëmtuar shpesh nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e numërimit të votave./Associated Press

The post Protesta, Associated Press: Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun appeared first on Lapsi.al.

Gjekmarkaj: Një polic më shtyu me duar dhe më gjuajti me shkelma

By: user 5
23 December 2024 at 19:21

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj pretendon se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai shprehet se edhe pse i është prezantuar si deputet, përsëri ndaj tij është ushtruar dhunë.

Deputeti demokrat shprehet se e kanë shtyrë dhe e kanë gjuajtur me shkelma.

Veprimet e policisë, deputeti i PD-së i konsideron si provokim, ndërsa thekson se qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.

E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë.

Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj per mediat.

The post Gjekmarkaj: Një polic më shtyu me duar dhe më gjuajti me shkelma appeared first on Lapsi.al.

Gjekmarkaj humb ndjenjat, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë

By: user 5
23 December 2024 at 19:14

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas situatës me Agron Gjekmarkajn i cili është rrëzuar në tokë, pasi nuk u ndje mirë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha pretendon se ‘kriminelët’ me uniformë e kanë goditur ndërsa e quan një akt kriminal të porositur nga Rama.

“Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e kuvendit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj. Ky është një aktet kriminale i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin dhe interesat e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do të qëndrojë dhe t’i tregojë vendin siç e meriton. Dënoj këtë aks të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Agron Gjekmarkajt në mosbindje civile”, tha Berisha.

The post Gjekmarkaj humb ndjenjat, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë appeared first on Lapsi.al.

Falmur Noka përplaset me shefin e komisariatit: M’u zhduk, nuk pyes fare kush je…

By: user 5
23 December 2024 at 19:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 Incidenti ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, një nga nyejt që opozita e bllokoi.

Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.

Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka efektivë policie që janë të armatosur.

“Kushtetuta.. thotë diçka… as me rruhet farë për kushtetutën. Mu zhduk, as të pyes fare kush je dhe ca je”, dëgjohet ti thotë Noka, shefit të komisariatit nr 1.

The post Falmur Noka përplaset me shefin e komisariatit: M’u zhduk, nuk pyes fare kush je… appeared first on Lapsi.al.

Policia ndërhyn tek Zogu i Zi, përpiqet të shpërndajë protestuesit

By: user 5
23 December 2024 at 18:48

Partia Demokratike po mban protestën e radhës, në pesë pika kryesore të Tiranës.

Policia fillimisht kishte bërë thirrje që protestuesit të mos bllokojnë makinat, duke krijuar kështu trafik të rënduar.

Ndërsa, mësohet se policia po ndërhyn te Zogu i Zi, për të shpërndarë protestuesit.

Edhe në këtë pikë, si në të tjerat, protestuesit kanë bërë që trafiku të rëndohet në kryeqytet.

The post Policia ndërhyn tek Zogu i Zi, përpiqet të shpërndajë protestuesit appeared first on Lapsi.al.

Protesta, Berisha zhvendoset te Bashkia e Tiranës

By: user 5
23 December 2024 at 18:19

Lideri i PD Sali Berisha është zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës. Më herët ishte paralajmëruar se Berisha mund të lëvizte nga Rruga e Elbasanit, në vende të tjera, ku po zhvillohet tubimi. Mosbindja civile do të vijojë, me kërkesën kryesore për të pasur qeveri teknike. Tubime protestuesish ka edhe ne pika te tjera te Tiranes.

The post Protesta, Berisha zhvendoset te Bashkia e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do ketë pasoja për bllokimin e akseve

23 December 2024 at 10:45

Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme (23 Dhjetor), ku paralajmëron organizatorët se do të përballen me pasoja ligjore për bllokimin e akseve rrugore.

PD ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:

Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

“Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni”, njofton policia.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, blutë informojnë se janë ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apeloi për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:

Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

The post Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do ketë pasoja për bllokimin e akseve appeared first on Lapsi.al.

Sulmi në Gjermani, nisin protestat për riatdhesimin e emigrantëve

By: user 4
22 December 2024 at 13:45

Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat për dëbimin e refugjatëve.

Protestuesit kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes, më 20 dhjetor.

Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të mbushur plot në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz, shkruan Daily Mail.

Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “Remigrimi Tani”. Po ashtu nuk munguan përleshjet me policinë.

“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë këto disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar. Madje disa prej protestuesve u përleshën me policinë.

Shumë komentues pas ngjarjes tragjike shpërthyen në rrjete sociale duke u shprehur se al-Abdulmohsen ishte një terrorist islamik, por ministri i brendshëm gjerman më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob.

The post Sulmi në Gjermani, nisin protestat për riatdhesimin e emigrantëve appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit

By: user 4
18 December 2024 at 14:18

Një muaj pasi i biri humbi jetën në hyrjen e shkollës Fan Noli, nëna e Martin Canit tha se nuk kishte marrë asnjë telefonatë ngushëllimi nga mësuesit e shkollës dhe se askush nuk ka treguar një shenjë përgjegjësie për ngjarjen tragjike. Por ajo ka folur edhe për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit, duke thënë se ata duhet të kishin reaguar dhe të pranon se ndjenin të njëjtën dhimbje me të, për vdekjen e 14 vjeçarit.

“Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime.
Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. NE NUK NA NJOFTUAN KURRË. Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim.

Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë.

Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit i cili humbi jetën një muaj më parë në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”” tha Florinda Cani.

Një muaj pas vrasjes së Martin Canit në derën e shkollës Fan Noli, familjarët thonë se ka një tentativë për të manipuluar procesi e ndëshkimit të autorëve. Deri më tani është arrestuar një 14 vjeçar, nxënës i shkollës Fan Noli, ndërsa shoku i Martin Canit që u plagos në të njëjtin sherr thotë se në krim morën pjesë edhe adoleshentë të tjerë.

The post Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit: Dua drejtësi! Ogerta Manastirliu të dorëhiqet!

By: user 4
18 December 2024 at 14:03

Në protestën për vrasjen e Martin Canit, nëna e tij ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit dhe dorëheqjen e ministres së arsimit Ogerta Manastirliut dhe të gjithë stafit të shkollës Fan Noli, të cilët i bën përgjegjës për ngjarjen e rëndë. Në fjalën e saj, ajo tha se asnjë telefonatë nuk iu bë nga mësuesit e shkollës, për ta njoftuar për atë që ndodhi.

“E kam rritur me vuajte, kam ndenjur pa punë që ta rris e ta edukoj Martinin. Më morën shpresën e jetën, gjithçka që kisha. Kërkoj të japin dorëheqjen, kush është ai që s’e mbrojti Martinin nga dera e shkollës, te minmistria te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti, ishte një fëmijë që s’kam fjaë ta përshkruaj. Martini ishte i veçantë dhe me ëndrra të mëdha.

Martini s’ishte ashtu si shkoi dhe u bë kjo histori. 30 ditë sot, qaj e rënkoj. Të mbrohen fëmijët tanë, të mbrohen gjithë Martinat shqiptarë, se Martini im iku… Dua dorëhqejes e ministres, me çdo kusht, dr.e shkollës, mësuesja e Martinit, që s’më telefonoi asnjëherë.

Këeto janë fjalë zemre nga mua. Drejtësin për Martinin dhe Luisin, është djali im tani. Drejtësi edhe për Luisin”, tha ajo.

Letra e familjes dhe pushteti që po ndikon hetimet për Martinin e vrarë

The post Nëna e Martin Canit: Dua drejtësi! Ogerta Manastirliu të dorëhiqet! appeared first on Lapsi.al.

Gazeta gjermane: Për herë të parë, Vuçiç nuk di ç’të bëjë

By: user 6
11 December 2024 at 23:56

Protestat në Serbi pas aksidentit në Novi Sad kanë tronditur autokracinë”; shkruan gazeta gjermane “Tageszeitung” Autori i artikullit, Andrej Ivanji, e hap tekstin në të përditshmen berlineze tageszeitung me një citim të presidentit serb Aleksandar Vuçiç nga profili i tij në Instagram: “Edhe pse mendoni se jam si Asadi, që do të arratisem – nuk jam”.

Kjo deklaratë “dramatike”, sipas Ivanjit, është rezultat i protestave të studentëve. Studentët në Serbi kanë bllokuar mësimin në 33 fakultete në katër qytete universitare të Serbisë. “Numri i tyre është dyfishuar që nga java e kaluar, kur Vuçiçi i tallte dhe i akuzonte studentët se marrin para nga kriminelë vendas dhe të huaj, me qëllimin e vetëm për ta larguar atë nga pushteti”.

Gazeta berlineze shkruan se “autokracia pseudostabile e Serbisë, një vend kandidat për anëtarësim në BE, është tronditur befazi, sepse kanë ngritur zërin të rinjtë që më parë konsideroheshin apolitikë”.

Sipas artikullit, “për autokratin serb Aleksandar Vuçiç gjithçka ka shkuar mirë për 12 vite. Ai ka shkelur hap pas hapi Kushtetutën dhe ligjet, ka vënë nën kontroll institucionet shtetërore dhe median, dhe ka tentuar t’i mbyllë gojën shoqërisë civile. Me lehtësi ka mposhtur opozitën e ndarë. Protestat sporadike, madje edhe ato masive, i ka neutralizuar me përdorim minimal të forcës. Vuçiç dukej i paprekshëm”.

Por, më 1 nëntor ndodhi shembja e çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit – ku humbën jetën 15 njerëz. “Pas shokut dhe trishtimit, pasoi zemërimi i shumë qytetarëve. Dy ministra dhanë dorëheqjen, ndërsa 13 persona u arrestuan. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Motoja “Gjak në duart tuaja” po dëgjohet si thirrje për betejë në të gjithë vendin”.

“Vuçiç për herë të parë nuk di çfarë të bëjë”

Demonstratat në Beograd po zhvillohen me moton “15 minuta për 15 viktima”, gjatë të cilave u ndërpre qarkullimi. Gjatë njërës prej këtyre aksioneve, disa studentë të Fakultetit të Arteve Dramatike u rrahën nga persona të njohur si anëtarë të SNS, partisë qeverisëse. Si reagim, studentët bllokuan fakultetin e tyre dhe kërkuan arrestimin e sulmuesve. Më pas, bllokada u zgjerua në fakultete të tjera, duke sjellë edhe kërkesa të reja.

Situata ngjan me protestat studentore në Serbi të viteve 1996/1997, që çuan në rënien e Slobodan Millosheviçit, shkruan Ivanji. Ai thekson se mbi një mijë profesorë dhe shkencëtarë kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të studentëve, të cilët po mbështeten gjithashtu nga shumë aktorë dhe punonjës të arsimit, ndërsa paralelisht edhe fermerët kanë organizuar protesta sociale.

“Për herë të parë, duket se Aleksandar Vuçiç nuk di çfarë të bëjë”, përfundon Andrej Ivanji në artikullin e tij për Tageszeitung. /DW 

The post Gazeta gjermane: Për herë të parë, Vuçiç nuk di ç’të bëjë appeared first on Lapsi.al.

Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë

By: user7
9 December 2024 at 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se mosbindja civile e opozitës do të vijojë në datën 23 dhjetor në Tiranë. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e fuqishme mosbindje civile në kryeqytet.

Ai shtoi se modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile, sipas tij që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e shihni, kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet. Rezoluta lë mënjanë gjuhën me kuptime, por i thotë gjërat troç, shqip në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se IDU qëndron në anën e tyre, por edhe një damkosje e Edi Ramës, është Edi Rama në rreth të kuq para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë.

Rezoluta mbështet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, por përcakton se ky proces kalon në një seri kushtesh. Kjo është rezoluta e tretë në hark kohor nga data 16 nëntor gjer para dy ditësh. Kjo është unike. Çfarë do të thotë kjo? Si ka mundësi tre rezoluta në më pak se një muaj? Do të thotë se situata është jashtëzakonisht alarmante në Shqipëri. Pra, kemi të bëjmë me një situatë alarmante, të patolerueshme. Kurrë ndonjëherë nuk do votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend.

Por, janë ndërgjegjësuar partnerët tanë se kanë të bëjnë me një narkodiktator që nuk ndjek asnjë rregull përveç interesave të pushtetit të tij. Pra, të themi atë që është, Edi Rama është në rreth të kuq. Por këto rezoluta, ndonëse janë një ndihmë shumë e madhe për opozitën dhe popullin shqiptar, janë një detyrim madhor për opozitën shqiptare si forca e vetme politike për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë. Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile.

Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Duke e mbyllur çështjen e rezolutave, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër.

The post Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti

By: user 6
8 December 2024 at 17:53

Në Shqipëri sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë, e shpallur festë zyrtare që prej vitit 2009. Kjo datë përkujtohet çdo vit në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

34 vite më parë një grup studentësh dhe pedagogë i dhanë “grushtin” e parë diktaturës, duke përmbysur regjimin 50-vjeçar komunist, përmes disa protestave që organizuan nga zona e Qytet Studentit, në drejtim të sheshit të kryeqytetit.

Me postera “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

8 Dhjetori, dita e ëndrrave dhe e dyshimeve - Konica.al

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Natën e 8 dhjetorit , rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Shkak u bë fillimisht fikja e dritave në Qytetin Studenti. Të organizuar ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Atë natë, marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës, pa mundur të kryqëzohej me rrugën e asnjë prej intelektualëve apo pedagogëve. Rradhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë…

Reshat Kripa: 8 dhjetor 1990

Por në errësirë, policë me skafandra, sambistë (forcat speciale) dhe agjentë të shumtë të Sigurimit të Shtetit u shfaqën nga të gjithë anët. Ata përdorën çdo mjet për t’i thyer… Por studentët nuk u ndalën, as atë natë dhe as në ditët që pasuan.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan një kërkesë të qartë drejtuar Ramiz Alisë, e ndarë në disa pika, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! 32 vite nga Lëvizja  Studentore që solli demokracinë - Top Channel

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Albanian Profile - 30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Sot afro tre dekada më vonë, kemi një Shqipëri ende në tranzicion, një Shqipëri ndryshe nga ajo që ëndërruan mijëra studentë që protestonin shesheve në fund të 1990 e në fillim të 1991. Ata ëndërronin një “Shqipëri si gjithë Europa”. Por Shqipëria ende pret në dyert e Europës, edhe pse janë hedhur hapa mjaft të rëndësishëm integrimi. /LAPSI.al

The post Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti appeared first on Lapsi.al.

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

By: user7
6 December 2024 at 12:32

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e kësaj partie politike, Erisa Xhixho.

Siç shihet dhe nga foto protestuesit mbajnë pankarta dhe një banderolë ku shkruhet “Jo drejtësi me regji”. Sipas raportimeve në protestë pritet të lexohet edhe një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë.

Bëhet me dije se avokati i Metës, Genc Gjokutaj do të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan kreun e PL-së. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë.

The post Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK appeared first on Lapsi.al.

❌