Normal view

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon heqjen e “non gratës” për Sali Berishën

By: M C
11 June 2026 at 19:17

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar heqjen e përcaktimit “non grata” për ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Departamenti i Shtetit, i cili në një reagim për “News24” ka sqaruar se janë lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme.

Sipas reagimit zyrtar, këto përjashtime janë dhënë pasi, siç thuhet, “shërbejnë një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c) që ishin vendosur nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet nga reagim.

The post Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon heqjen e “non gratës” për Sali Berishën appeared first on Albeu.com.

PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik

By: M C
11 June 2026 at 16:13

Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndalonte hyrjen në territorin amerikan kreut të kësaj partie, Sali Berisha. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi është marrë, por ende nuk është shpallur zyrtarisht nga institucionet amerikane. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar DASH-it për të konfirmuar pohimin e PD-së lidhur me çështjen e Berishës.

Më 19 maj të 2021, DASH-i ia ndaloi hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken, tha se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha hyri në sallën e Kuvendit të enjten duke deklaruar “Unë erdha, u krye”. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se ka pasur komunikim zyrtar nga autoritetet amerikane, por nuk tha se kush ia ka komunikuar.

“Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata [person i padëshiruar]. Ka pasur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk është se e kundërshtova”, tha Berisha ndërsa nuk iu përgjigj gazetarëve nëse sanksionimi është hequr edhe për familjarët e tij.

Sipas DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, përdori pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Për këtë arsye iu ndalua hyrja në SHBA Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

Pas deklaratave nga Berisha dhe Partia Demokratike, reagoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Statusi ‘non grata’ është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH-i ose nga Ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale”, tha Balla.

Menjëherë pas vendimit të DASH-it për Berishën, drejtuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, deklaruan se çdo material apo indicie që do të vihej në dispozicion do të hetohej.

Në vitin 2023, SPAK kërkoi masë sigurie ndaj Berishës në dosjen e njohur si çështja “Partizani”, ku kishte dyshime se kishte përdorur ndikimin e tij si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në privatizimin dhe zhvillimin e një prone në Tiranë.

Berisha u detyrua fillimisht të paraqitej periodikisht para autoriteteve dhe të mos largohej nga vendi. Në fund të vitit 2023, pasi nuk zbatoi detyrimin e paraqitjes, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Në shtator 2024, SPAK-u e mori zyrtarisht të pandehur për korrupsion pasiv dhe dosja kaloi për gjykim. Në nëntor 2024, arresti shtëpiak u hoq, por procesi gjyqësor vazhdoi. Në korrik 2025 nisi gjykimi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Vendimi i DASH-it pati ndikim edhe në aspektin politik. Në shtator të vitit 2021, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, duke argumentuar se ky ishte një vendim për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Berisha nisi “Foltoren” – takime me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në të gjithë Shqipërinë, duke sfiduar drejtimin e Bashës. Në fund të vitit 2021, përplasja solli ndarjen e PD-së në dy kampe dhe zhvillimin e dy kuvendeve të ndryshme.

Gjatë vitit 2022, Basha dha dorëheqjen dhe Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke fituar zgjedhjet për kryetar. Edhe gjatë kohës kur ishte nën hetim dhe më pas në arrest shtëpie, Berisha vazhdoi të drejtonte PD-në.

Sali Berisha është presidenti i parë i Shqipërisë pas rrëzimit të totalitarizmit 50-vjeçar të Shqipërisë. Ardhja e tij në krye të vendit në vitin 1992 shënoi hapjen e parë të Shqipërisë drejt demokratizimit dhe një epokë të re në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën, përfshirë SHBA-në. Berisha ishte presidenti i parë i Shqipërisë që pas gjysmë shekulli u prit për herë të parë nga një president amerikan në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë nga George Bush.

Në kohën sa Berisha ishte kryeministër, më 2007, Shqipërinë e vizitoi presidenti amerikan, George W. Bush, prej ku dhe shprehu përkrahjen për pavarësinë e Kosovës. Tetë muaj pas vizitës së Bushit në Shqipëri, Kosova shpalli pavarësinë. Në mandatin e parë si president i vendit, Berisha mbikëqyri ndryshimet e mëdha shoqërore – nga një shoqëri e mbyllur në kalimin drejt një shoqërie me treg të hapur dhe reforma demokratike.

Ai mbikëqyri krijimin e institucioneve, hartimin e Kushtetutën e Shqipërisë si Republikë demokratike dhe u përball me sfidat e tranzicionit që pa një numër të madh të shqiptarëve që migronin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për t’i ikur varfërisë.

Pika më kundërthënëse e qeverisjes së tij në mandatin e dytë si president ishte lejimi i funksionimit të skemave piramidale, kolapsimi i të cilave e çoi Shqipërinë në luftë civile, pasi një numër i madh i qytetarëve humbën kursimet jetësore me vlerë 1.2 miliard dollarë.

Në vitin 1997 shteti i Shqipërisë kolapsoi ekonomikisht dhe politikisht dhe vendi u zhyt në anarki, me qytetarët që thyen depot e armëve për t’i përdorur ato kundër fraksioneve të ndryshme komunitare. Konflikti civil në Shqipëri la mbi 2 mijë persona të vdekur.

Kjo çoi në dorëheqjen Berishës si president në vitin 1997, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimit të një qeverie teknike, e cila kishte për qëllim stabilizimin e Shqipërisë.

Në këtë periudhë, Berisha vazhdoi të luajë rol të rëndësishëm në politikën shqiptare, si kreu i opozitës deri në vitin 2005, kur partia e tij fitoi zgjedhjet dhe ai u bë kryeministër. Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Berisha synoi ta bëjë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe më 2009, Shqipëria iu bashkua Aleancës Veria-Atlantike.

Në mes të mandatit të tij si kryeministër, në periudhën 2005-2013 kur Partia Demokratike ishte rikthyer për ta qeverisur Shqipërinë, Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur teksa po përpunonin armatimin e vjetër të periudhës komuniste, si pjesë e një kontrate me një kompani private që po furnizonte këtë lloj armatimi për ushtrinë afgane, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan.

Hulumtime të shumta e kanë nxjerrë Berishën, familjarët dhe persona tjerë të afërt në qendër të këtij incidenti me përmasa ndërkombëtare, me djalin e tij që besohet të ketë qenë pjesë e kësaj kontrate.

Në vitin 2013, Berisha dha dorëheqje si kryetar i Partisë Demokratike, pasi partia e tij humbi zgjedhjet. Qeverisja e Berishës, sikurse edhe e rivalëve të tij politikë, është përcjellë me tensione të cilat shpeshherë, është vlerësuar se kanë minuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave demokratike, në veçanti rreth sundimit të ligjit.

Përgjatë karrierës së tij, Sali Berisha ka pasur përplasje me faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje në drejtësi – në vitin 1995 kur shkarkoi gjyqtarin Zef Brozi nga Gjykata e Lartë dhe arrestimin e liderëve të minoritetit grek në Tiranë. Përplasja u thellua në maj 1996 ku SHBA-ja nuk njohu zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat u përdor dhunë mbi opozitën dhe ku komisionerët e saj u larguan nga qendrat e votimit.

Më pas në 21 janar 2011, SHBA-ja angazhoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për të kryer verifikimet shkencore të plumbave që vranë katër persona në protestat e Partisë Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë. Një përplasje tjetër ishte mbi reformën në drejtësi – ku ambasadori amerikan i asaj kohe bëri përpjekje për të bindur palët për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Berisha kishte thënë se ambasadorët me misione në Shqipëri, po silleshin si guvernatorë./REL

The post PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik appeared first on Albeu.com.

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

By: M C
2 May 2026 at 21:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj. Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional. Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj. Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike. Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind./REL

The post DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave të DASH për dhënien e vizave: Preken ata që punojnë në emër të kundërshtarëve tanë

By: M C
23 April 2026 at 16:47

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një postim në rrjete sociale, ku njofton shtrëngimin e masave ndaj lëshimit të vizave.

Sipas njoftimit, thuhet se Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që sipas tyre ‘punojnë në emër të kundërshtarëve të SHBA-së”.

The post Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave të DASH për dhënien e vizave: Preken ata që punojnë në emër të kundërshtarëve tanë appeared first on Albeu.com.

Raporti/ DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria e Kosova në Nivelin 2!

27 March 2026 at 15:12

Në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Irani, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përditësuar këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë në mbarë botën.

Sipas autoriteteve amerikane, këto udhëzime synojnë të ndihmojnë qytetarët të planifikojnë udhëtimet duke pasur një pasqyrë më të qartë të rreziqeve të sigurisë dhe për të marrë masa mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë vendit. Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria dhe Kosova janë klasifikuar në Nivelin 2, që nënkupton “ushtroni kujdes të shtuar”. Në të njëjtin nivel renditet edhe Serbia. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në Nivelin 1, niveli më i ulët i rrezikut, ku rekomandohet vetëm ndjekja e masave të zakonshme të sigurisë.

Ndër vendet me rrezik më të lartë, Irani klasifikohet në Nivelin 4, me rekomandimin “Mos udhëtoni”. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, rreziqet përfshijnë terrorizëm, trazira civile, rrëmbime, arrestime arbitrare të qytetarëve amerikanë dhe ndalime të padrejta.

Ndërkohë, disa vende të tjera të rajonit si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini janë renditur në nivelet 2 dhe 3, që variojnë nga “ushtroni kujdes të shtuar” deri te “rishikoni udhëtimin”. Përditësimi i fundit reflekton shqetësimet në rritje për sigurinë globale, ndërsa autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen mirë përpara çdo udhëtimi ndërkombëtar.

Vendet e Nivelit 1 përfshijnë:

Niveli 1 është niveli më i ulët i alarmeve të udhëtimit, dhe amerikanët që nxiten të “praktikojnë masat paraprake të zakonshme”.

Andorra
Anguilla
Antigua dhe Barbuda
Argjentinë
Aruba
Australi
Austri
Barbados
Bermuda
Butani
Bonaire
Ishujt e Virgjër Britanikë
Brunei
Bullgaria
Kepi ​​i Gjelbër
Kanada
Ishujt Kajman
Kroacia
Kuraçao
Qipro
Çekia
Dominikë
El Salvador
Estonia
Shtetet Federale të Mikronezisë
Fixhi
Finlanda
Guiana Franceze
Polinezia Franceze
Inditë Perëndimore Franceze
Gjeorgji
Greqi
Guadelupë
Hungaria
Islanda
Irlandë
Japoni
Kazakistani
Kiribati
Kuvajt
Kirgistani
Letonia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksemburg
Malajzi
Maltë
Ishujt Marshall
Martinikë
Mongolia
Mali i Zi
Montserrat
Nauru
Zelanda e Re
Norvegji
Palau
Paraguai
Polonia
Portugali
Republika e Maqedonisë së Veriut
Rumania
Saba
Shën Bartolemi (Indet Perëndimore Franceze)
Shën Kits dhe Nevis
Shën Luçia
Shën Martini (Indet Perëndimore Franceze)
Shën Vincent dhe Grenadinet
Samoa
Senegali
Sejshellet
Singapor
Shën Eustatius
Shën Martin
Sllovakia
Slloveni
Koreja e Jugut
Surinam
Zvicër
Tajvan
Tonga
Turkmenistani
Tuvalu
Uzbekistani
Vanuatu
Vietnami
Zambia

Vendet e Nivelit 2 përfshijnë:

Në destinacionet e Nivelit 2, amerikanëve u këshillohet të “ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Shqipëria
Algjeri
Angola
Antarktida
Armenia
Bahamas
Belgjikë
Belize
Benin
Bolivi
Bosnjë dhe Hercegovinë
Botsvana
Brazili
Kamboxhia
Kamerun
Kili
Kinë
Komore
Kosta Rika
Kuba
Bregu i Fildishtë (Bregu i Fildishtë)
Danimarka
Xhibuti
Republika Dominikane
Ekuador
Egjipti
Guinea Ekuatoriale
Eritrea
Eswatini
Ishujt Falkland
Francë
Gabon
Gjermania
Ganë
Gjibraltar
Groenlandë
Grenada
Guinea
Hong Kong
India
Indonezi
Ishulli i Manit
Italia
Xhamajka
Kenia
Kosovë
Laosi
Lesoto
Liberia
Makao
Madagaskar
Malavi
Maldive
Mauritius
Meksikë
Moldavia
Monako
Marok
Mozambik
Namibia
Holanda
Panama
Peru
Filipinet
Republika e Kongos
Ruanda
San Marino
Sao Tome dhe Principe
Serbia
Sierra Leone
Ishujt Solomon
Afrika e Jugut
Spanjë
Sri Lanka
Suedi
Taxhikistan
Tajlandë
Gambia
Timori Lindor
Togo
Tunizia
Turqi
Ishujt Turks dhe Kaikos
Mbretëria e Bashkuar
Uruguai
Qyteti i Vatikanit
Zimbabve
Vendet e Nivelit 3 përfshijnë:

Në vendet e Nivelit 3, amerikanëve u këshillohet të “rishqyrtojnë udhëtimin”, me qeverinë që vëren rreziqe të tilla si krimi në rritje, rrëmbimi, terrorizmi ose problemet e shërbimit shëndetësor.

Azerbajxhani
Bahrein
Bangladesh
Burundi
Çad
Kolumbia
Qipro
Republika Demokratike e Kongos
Etiopia
Guatemalë
Guinea-Bissau
Guajana
Hondurasi
Izrael
Jerusalem
Jordania
Kuvajt
Mauritani
Nepal
Kaledonia e Re
Nikaragua
Nigeria
Oman
Pakistani
Papua Guinea e Re
Katar
Arabia Saudite
Tanzania
Trinidad dhe Tobago
Uganda
Emiratet e Bashkuara Arabe
Venezuela
Vendet e Nivelit 4 përfshijnë:

Për vende si Irani, të cilat janë nën këshillën më të lartë të Nivelit 4, amerikanëve u është udhëzuar të shmangin udhëtimet krejtësisht.

Afganistan
Bjellorusia
Burkina Faso
Republika Qendrore Afrikane
Haiti
Irani
Iraku
Liban
Libia
Mali
Mianmar
Niger
Koreja e Veriut
Rusia
Somali
Sudani i Jugut
Sudan
Siria
Ukrainë
Jemen

The post Raporti/ DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria e Kosova në Nivelin 2! appeared first on Albeu.com.

Rikthehet Lotaria Amerikane/ DASH forcon rregullat, ja kriteret e reja që duhet që të plotësohen

By: V K
25 March 2026 at 13:23

Pas pezullimit në janar, SHBA ka finalizuar rregullat e reja për Programin e Vizave të Emigrantëve të Diversitetit, e njohur si Lotaria Amerikane, duke vendosur kërkesa më të rrepta për verifikimin e identiteti të aplikantëve.

Departamenti i Shtetit, publikoi rregulloren përfundimtare në Regjistrin Federal nën titullin “Vizat:  Përmirësimi i Verifikimit dhe Luftimi i Mashtrimit në Programin e Vizave të Emigrantëve të Diversitetit”.

Rregulli do të hyjë në fuqi më 10 prill 2026 dhe kërkon që çdo aplikant të paraqesë të dhëna të detajuara nga pasaporta e tij, si pjesë e formularit elektronik të regjistrimit.

Aplikantët do të duhet të ngarkojnë gjithashtu, një skanim të faqeve biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës.

Qëllimi, sipas zyrtarëve, është të forcohet verifikimi i identitetit dhe të zvogëlohet përdorimi i mashtrimeve, aplikimeve të dyfishta dhe paraqitjeve nga palë të treta pa dijeninë e individëve të përfshirë.

Çdo vit, deri në 55,000 viza emigrantësh jepen përmes një procesi të kompjuterizuar të përzgjedhjes së rastësishme.

Sipas Departamentit të Shtetit, kërkesa për dokumentacionin e pasaportës do të sigurojë që pjesëmarrja në Lotari të lidhet me individë të vërtetë dhe do ta bëjë më të vështirë përdorimin e informacionit nga ndërmjetës ose agjentë të paligjshëm.

Informacioni i kërkuar përfshin numrin e pasaportës, vendin ose autoritetin që e ka lëshuar, datën e skadimit dhe një kopje të skanuar të faqes biografike dhe të nënshkrimit.

Regjistrimet që nuk plotësojnë këto kërkesa mund të skualifikohen.

Përjashtime të kufizuara mund të aplikohen për individë pa shtetësi ose ata që nuk mund të marrin pasaportë për arsye qeveritare.

Rregullorja gjithashtu përfshin përditësime teknike, duke zëvendësuar termin “gjini” me “seks” dhe “moshën” me “datën e lindjes”, për të përmirësuar saktësinë e mbledhjes së të dhënave.

Këto ndryshime do të zbatohen duke filluar me Lotarinë DV të vitit 2027, dhe aplikantët duhet të kenë pasaportën gati gjatë plotësimit të aplikimit, pasi verifikimi i saj do të jetë një pjesë kyçe e procesit.

Informacioni i kërkuar përfshin:

Numri i pasaportës

Vendi ose autoriteti që ka lëshuar pasaportën

Data e skadimit të pasaportës

Një kopje e skanuar e faqes biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës

The post Rikthehet Lotaria Amerikane/ DASH forcon rregullat, ja kriteret e reja që duhet që të plotësohen appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA ndan thirrjen e DASH për qytetarët amerikanë: Bëni kujdes

By: V K
21 March 2026 at 11:33

Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në botë, që të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa konflikti mes Iranit, SHBA dhe Izraelit përshkallëzohet dhe sulmet intensifikohen.

Ambasada amerikane në Tiranë iu drejtohet amerikanëve që jetojnë në Shqipëri, teksa ka ndarë thirrjen e DASH, në të cilën theksohet se amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara.

“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në mesazh.

Njoftimi i plotë:

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të SHBA-së në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet më të fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimit për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Kur planifikoni udhëtime jashtë Shqipërisë, lexoni me kujdes Këshillat tona për Udhëtime, informacionin mbi vendin dhe çdo njoftim të fundit në https://travel.state.gov/en/international-travel.html  .

Regjistrohuni në  step.state.gov  për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së me anë të email-it.

Amerikanët në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet më të fundit nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së dhe të kontaktojnë Task Forcën tonë 24/7 për të marrë informacion dhe ndihmë me opsionet e udhëtimit për t’u kthyer në shtëpi të sigurt.

+1-202-501-4444 (nga jashtë shtetit)

+1-888-407-4747 (nga SHBA-ja dhe Kanadaja)

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada e SHBA ndan thirrjen e DASH për qytetarët amerikanë: Bëni kujdes appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

By: V K
13 March 2026 at 11:54

Në raportin e zyrës ligjore Kasowitz LLP që mbron kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkohet angazhim i qeverisë amerikane, e cila, sipas avokatit mbrojtës ka ofruar asistencë për krijimin dhe këshillimin e SPAK, për të hetuar dhe monitoruar situatën me kryebashkiakun.

“Mbështetja e SPAK-ut në lobim të ligjshëm për të justifikuar ndalimin e vazhdueshëm të paligjshëm të Kryebashkiakut Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese”, tha Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj.

“T’i drejtohesh qeverive dhe të flasësh publikisht për rastin tënd është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgim ose ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgimi dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në rastin e Kryebashkiakut Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane, e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut, të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Departamentit të Drejtësisë, kjo është pikërisht ajo që po u kërkojmë atyre të bëjnë”.

Raporti thekson dy çështje kyçe në procesin e Kryetarit Veliaj. E para bllokimi i qasjes në provat gjyqësore, ku theksohet se SPAK ka penguar Veliajn të ketë qasje dhe të rishikojë rreth 60,000 faqe provash, duke e vështirësuar përgatitjen e mbrojtjes së tij”.

Gjykata e Shkallës së Parë, e përbërë nga një panel prej tre gjyqtarësh, e ka kritikuar këtë praktikë, duke urdhëruar SPAK-un të dërgojë dosjen e provave dhe duke shtyrë fillimin e gjyqit me dy javë.

Megjithatë, sfida mbetet që Veliaj të përpunojë një volum kaq të madh materialesh brenda një periudhe të shkurtër.

“Për më tepër, SPAK ka kufizuar mënyrën dhe mjetet me anë të të cilave avokati i caktuar nga shteti i Kryebashkiakut Veliaj mund të flasë me të në lidhje me provat dhe të përgatisë mbrojtjen e tij. Gjykata e Shkallës së Parë e përbërë nga një panel prej tre gjyqtarësh hodhi poshtë sjelljen e SPAK-ut, duke udhëzuar SPAK-un që t’ia dërgonte dosjen e tij të provave Kryebashkiakut Veliaj për shqyrtim dhe duke e shtyrë gjyqin me dy javë. Ndërsa ky vendim përfaqëson një hap në drejtimin e duhur, mbetet për t’u parë nëse Kryebashkiaku Veliaj mund të shqyrtojë dhe përpunojë realisht një vëllim të konsiderueshëm provash brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thuhet në raport.

Së dyti, justifikime të paarsyeshme për mbajtjen në paraburgim rë kryebashkiakut Veliaj.

“Kohët e fundit, SPAK përmendi aktivitetet lobuese të kryetarit Veliaj si bazë për të zgjatur paraburgimin e tij. Lobimi, megjithatë, nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar paraburgimin e një të pandehuri. Ekziston vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për ta bërë këtë: për të ndëshkuar dhe hakmarrë ndaj kryetarit Veliaj për shprehjen e të drejtës së tij demokratike për të kërkuar peticion, gjë që në fakt ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në rastin e tij”, thekson raporti.

The post Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën appeared first on Albeu.com.

DASH do të pezullojë lëshimin e vizave për 75 vende nisur nga java e ardhshme

By: M C
14 January 2026 at 17:29

Administrata e Trump-it po pezullon të gjitha proceset e vizave për vizitorët nga 75 vende duke filluar nga 21 janari, raportoi Fox News të mërkurën, duke cituar një memorandum nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Reuters shkruan se Somaalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria, Tajlanda janë ndër vendet e prekura, sipas raportit.

Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi memorandumet e raportuara, të cilat Fox News tha se udhëzojnë ambasadat e SHBA-së të refuzojnë vizat nën ligjin ekzistues ndërsa departamenti rishikon procedurat e tij. Nuk u dha ndonjë afat kohor.

Ky pezullim i raportuar vjen ndërsa po zhvillohet një goditje e gjerë ndaj imigracionit që po ndjek Presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.

Në nëntor, Trump kishte premtuar se do të pezullonte përkohësisht migrimin nga të gjitha “Vendet e Tretë Botë”, pas një të shteneje pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare.

The post DASH do të pezullojë lëshimin e vizave për 75 vende nisur nga java e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Dita e Pavarësisë, DASH uron popullin shqiptar: Mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë

28 November 2025 at 10:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar në këtë 113-vjetor të shpalljes së Pavarësisë.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DASH uron popullin e Shqipërisë ndërsa feston sot Ditën e Pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë dhe ne mirëpresim investimet në rritje të Shqipërisë në sigurinë tonë kolektive.

Përveç kësaj, partneriteti ynë me zbatimin e ligjit në Shqipëri i bën qytetarët tanë më të sigurt, ndërsa përballemi me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to.

Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj të rëndësishëm në sigurinë kibernetike.

Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë të sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e DASH-it.

The post Dita e Pavarësisë, DASH uron popullin shqiptar: Mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH: Kosova bëri përpjekje kundër trafikimit me njerëz, por jo mjaftueshëm

30 September 2025 at 14:12

Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit lidhur me Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Sipas raportit të DASH-it kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar trafikimin me njerëz, por ende nuk arrijnë të përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në përgjithësi në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; prandaj, Kosova mbeti në Nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë trafikantëve të dyshuar dhe identifikimin e më shumë viktimave”, thuhet në raport.
Tutje siç thuhet në raport Qeveria rriti fondet për ndihmën ndaj viktimave, duke përfshirë strehimoren e drejtuar nga qeveria dhe një strehimore të drejtuar nga OJQ-ja.

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria rriti fondet për fondin e kompensimit të viktimave, i cili pagoi kompensim për më shumë viktima. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria dënoi më pak trafikantë dhe gjykatat liruan shumicën e trafikantëve të dyshuar dhe vazhduan të jepnin dënime nën dënimin minimal të përcaktuar sipas ligjit të trafikimit”.

Siç bëhet e ditur në raport “Autoritetet hetuan dhe ndoqën penalisht lypjen e detyruar nga prindërit nga fëmijët, si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe, për shkak të procedurave të pamjaftueshme të identifikimit për lypjen e detyruar, qeveria nuk mori masa efektive për të parandaluar penalizimin e papërshtatshëm të viktimave të mundshme vetëm për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit. Qeveria nuk kishte kapacitet për të ofruar ndihmë afatgjatë dhe ndau më pak fonde për fushata ndërgjegjësimi”.

The post Raporti i DASH: Kosova bëri përpjekje kundër trafikimit me njerëz, por jo mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama

By: V K
28 September 2025 at 13:01

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, “Investment Climate 2025”, duke e cilësuar atë si një skenar realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare.

Këlliçi theksoi se raporti pasqyron një realitet që Partia Demokratike, e ka denoncuar prej vitesh: pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit me vendet europiane.

Ai nënvizoi se përtej propagandës dhe statistikave të mbivlerësuara, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me varfërinë më të lartë në rajon, ndërsa reforma strukturore dhe vizioni qeveritar mungojnë, duke lënë pas një ekonomi të kapur nga korrupsioni, narko-trafiku dhe klientelizmi politik.

Këlliçi ritheksoi se Partia Demokratike beson tek liria e biznesit, investimet e huaja dhe mundësitë për qytetarët, dhe theksoi urgjencën e largimit të një qeverie që, mandat pas mandati, pengon zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) “Investment Climate 2025”, është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare!

Raporti i fundit i DASH [] pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane.

Në raport specifikohet niveli i ulët i ekonomisë, ku PBB-ja arrin në vetëm një të katërtën e mesatares së BE-së.

Përtej propagandës së 10 milionë turistëve dhe “përpjekjeve të mëdha për të mbyllur kapitujt”, ky është realiteti faktik i përditshmërisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët fatkeqësisht mbeten me varfërinë më të lartë në rajon dhe shumë larg sigurisë ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.
Reformat strukturore për të zvogëluar këtë hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejnë në qeverinë shqiptare as aftësinë, as vizionin dhe as vullnetin për t’u ndërmarrë.

Një ekonomi shqiptare konkurruese do duhej të kishte një klimë të mirë biznesi, një hapje drejt teknologjive të reja dhe mundësive industriale të kohës, një diversifikim të burimeve dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, për të mundësuar që çdo i ri të ketë mundësinë të ndërtojë të ardhmen me të ardhura dinjitoze në shtëpinë e tij.

Përkundrazi, problemet kronike me korrupsionin galopant, si në nivel qëndror, po ashtu edhe në nivel lokal dhe të shtrirë në mënyrë kapilare, pengojnë iniciativën e lirë dhe besimin tek ekonomia.

Vizioni qeveritar është dëshmuar në vazhdimësi i njëjti, injektim i flukseve të stërmëdha të parasë së pistë, braktisje totale e sektorit industrial dhe fermerëve, pengesa burokratike dhe zhvatëse ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, dhurim i tokave të bregdetit tek klientët personalë të kryeministrit apo “investitorët strategjikë” me CV të pasur kriminale vendase dhe ndërkombëtare!

Raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare, e jo vetëm temë e diskursit publik opozitar.

Korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejtë dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat në të drejtën pronësore, zbatimi i dobët i kontratave, janë të gjitha përgjegjësi direkte e një qeverisje të mbrapshtë dhe të dështuar 12 vjeçare, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.

Në raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.

E drejta pronësorë, sipas raportit, vijon të jetë një sfidë në Shqipëri, ku është vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës dhe kompensimi për tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm!
Garantimi i të drejtës pronësore do duhej të ishte baza e çdo politike qeveritare që synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve të huaja direkte, të besimit të investitorëve tek Shqipëria.
Përkundrazi, prona është trajtuar si plaçkë elektorale, nga zyrtarë të babëzitur me orientim qeveritar, për të deformuar vullnetin elektoral të votuesve dhe pamundësuar pasurimin e shqiptarëve në pronën e tyre të pavarur nga qeveria.

Partia Demokratike beson tek sipërmarrja e lirë, tek rritja ekonomike e bazuar në lirinë e biznesit për qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj, pa vargonjtë korruptivë dhe gjobaxhinj të një administrate të kalbur.

Por PD njëkohësisht rithekson urgjencën kombëtare të largimit një orë e më parë të një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës.

 

The post Belind Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama appeared first on Albeu.com.

Klima e investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë kryesore paratë e drogës! PPP-të me mungesë të ekspertize

By: M C
27 September 2025 at 22:13

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Në këtë raport, theksohet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa ka shqetësime të vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në raport, Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit.

Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave, sidomos me burim nga trafiku i drogës.

Ekonomia informale ka ndikuar ndjeshëm në shtrembërimin e konkurrencës në treg. Për më tepër, bizneset raportojnë ndërhyrje të paligjshme, shantazhe dhe presion nga aktorë të administratës publike, media dhe grupe të organizuara kriminale.

“Komuniteti i biznesit raporton se hyrja masive e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni po shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë gjithashtu se mund të bëhen objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale”, thuhet në raport.

DASH evidenton korrupsionin e vazhdueshëm në procesin e prokurimeve shtetërore, ku kontratat shpesh jepen përmes procedurave të dyshimta dhe të mbyllura.

Përkundër përpjekjeve të qeverisë për të promovuar transparencë në tenderime, përmes platformës “Open Procurement” dhe dixhitalizimit të shërbimeve, raporti vëren se realiteti në terren mbetet problematik.

Kontratat e partneritetit publik-privat (PPP) përmenden si një tjetër burim shqetësimi, pasi, sipas raportit, ato shpesh janë hartuar pa analizë të thelluar dhe me mungesë të ekspertizës profesionale. Kjo ka kufizuar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj dhe ka krijuar terren për favorizime.

Sipas raportit, të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një çështje delikate. Të huajt dhe vendasit përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar tituj të qartë pronësie.

“Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar hapësirat për konkurrencë të ndershme, përfshirë edhe për investitorët e huaj, sidomos në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësime serioze.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të vështira tregtare, si me entitete publike, ashtu edhe me ato private, disa prej të cilave kanë përfunduar në arbitrazh ndërkombëtar”, thekson DASH.

Janë raportuar raste të abuzimeve me sistemin gjyqësor, ku individë të caktuar kanë manipuluar dokumentacionin për të përvetësuar prona në mënyrë të paligjshme. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një dukuri e përhapur dhe kompensimi për pronat e konfiskuara gjatë komunizmit vazhdon të jetë i ngadaltë dhe joefikas.

Raporti i DASH thekson se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta, përfshirë ndryshime kushtetuese dhe ngritjen e institucioneve të specializuara si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Megjithatë, zbatimi i reformës në drejtësi ka krijuar boshllëqe serioze për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, duke ngadalësuar proceset gjyqësore, veçanërisht në gjykatat e apelit.

Përkundër përparimeve të regjistruara, si përmirësimi në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International (nga 37 në 42 pikë), investitorët e huaj mbeten skeptikë për klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Ata theksojnë se mungesa e stabilitetit ligjor, ndryshimet e shpeshta në politikat fiskale dhe rreziku nga arbitrariteti i autoriteteve mbeten pengesa të mëdha.

Sipas raportit, investimet direkte nga SHBA në Shqipëri arritën në 382 milionë dollarë në fund të vitit 2024, një rritje krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, raporti vëren se ky nivel është ende modest dhe përfaqëson një pjesë të vogël të kapitalit të huaj në vend, për shkak të klimës së pasigurt për investime.

Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri shpesh zgjedhin të përfshijnë klauzola të arbitrazhit ndërkombëtar në kontrata, për të shmangur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes sistemit vendas të drejtësisë, të cilin e konsiderojnë të ngadaltë, joefektiv dhe të ndikuar politikisht.

The post Klima e investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë kryesore paratë e drogës! PPP-të me mungesë të ekspertize appeared first on Albeu.com.

DASH publikon raportin për transparencën fiskale: Shqipëria në mesin e 71 vendeve që përmbushën kërkesat minimale gjatë 2025

20 September 2025 at 18:10

Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, sipas Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Ky raport, i mandatuar nga Kongresi amerikan dhe i publikuar më 19 shtator, tregon se nga 140 qeveri dhe entitete të vlerësuara, 71 kanë përmbushur kriteret minimale të transparencës fiskale, ndërsa 69 nuk i kanë arritur ato. Megjithatë, nga grupi i fundit, 26 vende kanë shënuar përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së standardeve.
Në vlerësimin e tij, Departamenti i Shtetit thekson se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre.

Ky raport nënvizon se transparenca fiskale është një komponent thelbësor i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, pasi rrit besimin e tregjeve dhe forcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.

The post DASH publikon raportin për transparencën fiskale: Shqipëria në mesin e 71 vendeve që përmbushën kërkesat minimale gjatë 2025 appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani në selinë e DASH, pritet nga zyrtari i Lartë i Byrosë! Çfarë do të diskutohet brenda takimit me dyer të mbyllura

By: M C
2 September 2025 at 16:30

Shefi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, pritet të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Në orën 16:30 me orën lokale, Dumani do të takohet me shefin PËR ÇËSHTJET EVROPIANE DHE EVRO-AZIATIKE ne Departamentin e Shtetit BRENDAN P. HANRAHAN.

Takimi do të mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë mbulim mediatik.

Ky takim i rëndësishëm vjen pak javë pasi KLP të zgjedh drejtuesi ne ri të BKH-së dhe të hapë zyrtarisht garën për kreun e ri të SPAK, ku mandati i Altin Dumanit mbaron në dhjetor të këtij viti.

Ky është takimi i nivelit më të lartë që ka pas një zyrtar shqiptar me administratën e Presidentit Trump

The post Altin Dumani në selinë e DASH, pritet nga zyrtari i Lartë i Byrosë! Çfarë do të diskutohet brenda takimit me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

“Qeveria mori masa për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem

By: M C
13 August 2025 at 21:39

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2024, në lidhje me të drejtat e njeriut, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sa i përket vendit tonë, në raport theksohet nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit.

Sipas raportit, qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut.

Por më tej theksohet se sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.

Sipas raportit, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm.

“Ligji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikonin të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij në gjykatë. Qeveria në përgjithësi i respektoi këto kërkesa. Ligji kërkon që shumica e hetimeve paraprake të përfundojnë brenda tre muajsh, por prokurori ka të drejtë të zgjasë këtë periudhë. Paraburgimi nuk duhet të zgjasë më shumë se tre vjet. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), nuk është raportuar asnjë rast ku personat të jenë mbajtur përtej afateve të parashikuara me ligj.

Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve vonoi procedurat penale. Burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapësirës, menaxhimi i dobët i kalendarit gjyqësor, stafi i pamjaftueshëm dhe mosparaqitja e avokatëve dhe dëshmitarëve gjithashtu e penguan sistemin gjyqësor të gjykonte çështjet në kohën e duhur. Sipas DPB-së, procesi i verifikimit të sistemit të drejtësisë e përkeqësoi situatën dhe çoi në vende të lira në gjykata dhe prokurori”, thuhet në raport.
Sa i përket mbrojtjes së refugjatëve, raporti i DASH shprehet: Qeveria bashkëpunoi me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe organizata të tjera humanitare në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, refugjatët e kthyer ose azilkërkuesit, si dhe persona të tjerë të shqetësuar. UNHCR, nëpërmjet partnerit të saj, Shërbimeve Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët, monitoroi intervistat personale me azilkërkuesit gjatë procesit të përcaktimit të statusit të refugjatit dhe mbështeti integrimin e tyre.

The post “Qeveria mori masa për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

By: M C
12 August 2025 at 23:16

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

“Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova ka shënuar rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, Kosova është renditur më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Qeveria në detyrë e Kosovës i pati hedhur poshtë gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij këtë vit, duke thënë se “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është përmendur edhe miratimi i ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Gjykata Kushtetueses e ka rrëzuar këtë ligj në prill të këtij viti, pasi ka gjetur se disa nene të tij nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është trup vetërregullues./ REL

The post Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut appeared first on Albeu.com.

Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

By: V K
7 August 2025 at 09:12

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi.

Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA, kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më.

Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.

Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj../Gazeta Panorama

The post Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane appeared first on Albeu.com.

DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

By: M C
4 August 2025 at 20:45

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”./REL/

The post DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës

12 June 2025 at 11:17

Kosova ka vendosur që të ofrojë strehim të përkohshëm për 50 persona nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga qeveria në detyrë.

“Personat subjekt të këtij vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, njoftoi ekzekutivi në detyrë, pasi mbajti një mbledhje elektronike më 11 qershor.

E ky vendim i qeverisë në detyrë u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se e mirëpresin këtë bashkëpunim.

“Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës. Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”, ka thënë për Telegrafin një zëdhënës i ambasadës.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu kanë mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën.

“Ne jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga SHBA-ja dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, ka thënë DASH-i në përgjigje përCBSNews.

DASH-i ditë më parë konfirmoi se shtetet e Ballkanit ishin përfshirë në kontaktet brenda një strategjie amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë, është shprehur e gatshme të diskutojë edhe me Mbretërinë e Bashkuar për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

The post Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës appeared first on Albeu.com.

❌