Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Albeu

Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit

By: M C
18 January 2026 at 17:56

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në kuadrin e emigrimit ligjor, me qëllim zgjidhjen e problemeve në lëshimin dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, uljen e burokracisë dhe përmbushjen e nevojave të ekonomisë greke për fuqi punëtore.

Projektligji pritet të dorëzohet së shpejti në Komisionin përkatës Parlamentar dhe vjen në një kohë kur çështja e emigracionit po rikthehet fuqishëm në qendër të debatit, si në nivel kombëtar ashtu edhe europian.

Qeveria synon të bëjë një ndarje të qartë mes emigrimit ligjor dhe atij të paligjshëm. Siç deklaroi ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris.

“Me projektligjin e ri për migrimin ligjor, po i japim fund vonesave kronike dhe bllokimeve burokratike që kanë dëmtuar punëtorët dhe bizneset”, tha ai.

Aktualisht, në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë me dokumente të rregullta, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje.

Vonesat kanë krijuar pasiguri për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pas skadimit, duke sjellë vështirësi në punësim dhe integrim shoqëror. Me rregullat e reja, pritet që rreth 90 mijë leje të zgjidhen menjëherë dhe 90 mijë të tjera brenda dy viteve të ardhshme.

Projektligji përfshin masa që lehtësojnë emigrantët që ndodhen tashmë ligjërisht në vend. Parashikohet rinovimi automatik i disa kategorive të lejeve të qëndrimit, veçanërisht kur emigranti vazhdon të punojë për të njëjtin punëdhënës, duke shmangur dorëzimin e panevojshëm të dokumenteve.

Gjithashtu, çdo leje e re qëndrimi do të ketë një kohëzgjatje minimale prej dy vitesh, në mënyrë që vonesat administrative të mos i dëmtojnë emigrantët dhe të mos çojnë në humbje formale të statusit ligjor.

Një dispozitë e veçantë u jep mundësi emigrantëve që kanë jetuar ligjërisht në Greqi për pesë vjet ose më shumë, të riaplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrimi, pasi të korrigjohen mangësitë procedurale.

Ministria do të forcojë gjithashtu administratat që shqyrtojnë aplikimet dhe do të lejojë transferimin e dosjeve mes rajoneve, për të lehtësuar ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Një tjetër masë ka të bëjë me emigrantët mbi 65 vjeç, të cilët kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet. Ata do të mund të qëndrojnë në vend pa detyrimin për të punuar, me kusht që të kenë sigurim shëndetësor dhe pensione private.

Një risi në projektligj është mundësia për të ndryshuar punëdhënës pa humbur statusin ligjor të qëndrimit, çka rrit lëvizshmërinë në tregun e punës dhe ul rrezikun e shfrytëzimit.

The post Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit appeared first on Albeu.com.

Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

By: M C
18 January 2026 at 17:41

Qeveria siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë arritur një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet, pas disa ditësh përleshjesh në verilindje të vendit, ku ushtria kishte avancuar në zona të kontrolluara nga kurdët. Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore siriane.

Sipas marrëveshjes, ndalen të gjitha armiqësitë, ndërsa Damasku rimerr kontrollin e plotë të fushave strategjike të naftës. Një pikë kyçe e marrëveshjes është edhe shpërbërja e SDF si milici autonome, me integrimin e tyre në strukturën zyrtare të ushtrisë siriane.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa dhe kreu i SDF, Mazloum Abdi, duke shënuar rikthimin e autoritetit qendror të Damaskut në zona që kishin qenë nën autonomi kurde për më shumë se një dekadë.

Pikat kryesore të marrëveshjes:

Unifikim administrativ: Institucionet shtetërore do të rikthehen në provincat Raka, Deir ez-Zor dhe Al-Hasaka.

Kontroll i infrastrukturës: Shteti merr nën administrim kufijtë, aeroportet dhe digat strategjike, përfshirë digën e Tabkës.

Integrim shoqëror: Një dekret shoqërues njeh gjuhën kurde si gjuhë kombëtare dhe rikthen shtetësinë siriane për mijëra kurdë që e kishin humbur prej dekadash.

Marrëveshja konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik dhe ushtarak për stabilitetin e Sirisë dhe për të ardhmen e rajoneve verilindore të vendit.

The post Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital

By: M C
18 January 2026 at 17:22

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Laç në afërsi të Milotit.

Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Disa orë pas kërcënimeve të Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet me nxitim nga Grenlanda

By: M C
18 January 2026 at 17:10

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti. Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas mediave të huaja, vendimi u mor sot, të dielën, në mëngjes pa i dhënë asnjë shpjegim ushtrisë. Urdhri ishte i thjeshtë “kthehu”, shkruan Bild, duke shtuar se të gjitha takimet e gjermanëve të planifikuara për sot në Grenlandë u anuluan me nxitim.

Tani për tani, megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendimi i Berlinit lidhet me kërcënimet e Trump të shtunën për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë që dërguan trupa në Grenlandë apo nëse lidhet me arsye të tjera.

The post Disa orë pas kërcënimeve të Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet me nxitim nga Grenlanda appeared first on Albeu.com.

“Është në gjendje të rënduar”/ Mamaja e Inës kundër Keijsit? E zbulon miku i saj i ngushtë

By: M C
18 January 2026 at 16:51

Miku i ngushtë i Inës, i ftuar në “Fan Club” ka folur për gjendjen emocionale të mamasë së banores dhe opinionin që ajo ka në lidhje me lojën e Inës brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai ka treguar se mamaja është në gjendje të rënduar emocionale për shkak të “gjykimit që i është bërë vajzës së saj”. Megjithatë nuk ka shprehur asnjë opinion kundër marrëdhënies së saj me Keijsin.

“Mamaja është në gjendje të rënduar. Ajo nuk do që Ina të dalë. Po kush është ai prind që do ndihej mirë që vajza e saj të gjykohej në mënyrë kaq masive kur në fund të ditës në çdo edicion Big Brotheri ose Përputhen, trekëndëshat kanë ekzistuar.

Unë mendoj që meraku prindëror të bën ta duash vajzën tënde larg çdo lloj personi që deri diku mund të rrezikojë imazhin. Sidomos për faktin që prindërit tek vajzat e shohin si gjë më delikate dhe mashkullin si rrezik për fëmijën e tyre. Po megjithatë nuk më ka shprehur asnjë opinion kundër Keijsit”, u shpreh shoku i ngushtë i Inës.

The post “Është në gjendje të rënduar”/ Mamaja e Inës kundër Keijsit? E zbulon miku i saj i ngushtë appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm/ Mandatet e përkohshme do jenë 3-vjeçare, vendimet merren me shumicë votash

By: M C
18 January 2026 at 16:31

Administrata e Donald Trump ka kërkuar që vendet që duan të sigurojnë një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes për Rripin e Gazës të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë, sipas projekt-statutit të këshillit që ka siguruar Bloomberg.

Sipas dokumentit, Trump do të jetë presidenti i parë i këshillit dhe do të vendosë se cilët shtete ftohen si anëtarë. Vendimet do të merren me shumicë votash, ku çdo vend ka një votë, por gjithçka do të jetë nën miratimin e presidentit.

“Çdo vend-anëtar do të ketë një mandat jo më shumë se tre vjet, me mundësi rinovimi nga Presidenti. Afati trevjeçar nuk do të zbatohet për vendet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë në vitin e parë të funksionimit,” thuhet në projekt-statutin.

Kritikët e këtij projekti shprehin shqetësim se Trump po tenton të krijojë një alternativë apo version konkurrues të OKB-së, të cilën e ka kritikuar për vite me radhë.

Këshilli përshkruhet si “organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikte”. Ai do të marrë statusin zyrtar kur tre shtete-anëtare të bien dakord mbi statutin, sipas Bloomberg.

Trump gjithashtu do të ketë kompetencën për të miratuar stemën zyrtare të organizatës dhe ka ftuar disa liderë botërorë, përfshirë presidentin e Argjentinës, Javier Milei, dhe kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, për të marrë pjesë në Këshillin e Paqes për Gazën.

Ky projekt ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se nuk ka pasur “bashkëpunim” me vendin e tij për detajet.

Burime të informuara thanë se disa vende evropiane janë ftuar gjithashtu, por kontrolli që Trump ka mbi paratë është një problem i madh për shumicën e tyre. Disa shtete po punojnë kolektivisht për të kundërshtuar projektin.

Një zyrtar amerikan tha për Bloomberg se, edhe pse anëtarësimi është falas, 1 miliard dollarë do të sigurojë pjesëmarrje të përhershme. Paratë do të përdoren për të zbatuar menjëherë detyrat e Këshillit të Paqes për rindërtimin e Gazës.

Statuti parashikon se këshilli do të mblidhet të paktën një herë në vit për votime dhe sipas nevojës, me agjendën e miratuar nga presidenti. Ai do të mund të largojë anëtarë dhe të caktojë pasardhës të presidentit sipas dëshirës.

Së fundmi, Shtëpia e Bardhë njoftoi krijimin e Komitetit Ekzekutiv të parë të këshillit, i cili përfshin sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, përpara formimit të këshillit të plotë.

The post Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm/ Mandatet e përkohshme do jenë 3-vjeçare, vendimet merren me shumicë votash appeared first on Albeu.com.

FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende të hyjnë në SHBA

By: M C
18 January 2026 at 16:29

Pas vendimit të Donald Trump për të vendosur ndalime udhëtimi për 15 vende pjesëmarrëse në Kupën e Botës, FIFA ka lëshuar një deklaratë.

SHBA-të janë bashkë-organizatorë të Kupës së Botës të ardhshme FIFA, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, dhe ndalimi i udhëtimit hyn në fuqi vetëm disa muaj para fillimit të turneut.

FIFA tani i ka paralajmëruar tifozët dhe njerëzit e interesuar se një biletë ndeshjeje nuk ju garanton hyrjen në SHBA.

“Një biletë ndeshjeje nuk garanton hyrjen në vendin pritës dhe tifozët duhet të vizitojnë sot faqen e internetit të qeverisë së secilit vend për kërkesat e hyrjes në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të FIFA-s.

“Duke pasur parasysh kohën e përpunimit, FIFA rekomandon dorëzimin e aplikimit për vizë sa më shpejt të jetë e mundur.”

The post FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende të hyjnë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Rangimi i universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë

By: M C
18 January 2026 at 16:10

Ahmed QAZIMI, PhD i Shkencave të edukimit

Rangimet e universiteteve janë bërë pjesë e pandashme e diskursit publik për arsimin e lartë. Çdo publikim i listave ndërkombëtare sjell reagime, krahasime dhe pritshmëri të reja, si nga institucionet akademike ashtu edhe nga studentët dhe prindërit. Në thelb, këto renditje ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi pozicionimin global të universiteteve dhe mbi kapacitetet e tyre kërkimore dhe institucionale.

Sistemet e njohura të rangimit bazohen në indikatorë të matshëm dhe të krahasueshëm: prodhimi shkencor, citimet akademike, reputacioni ndërkombëtar, raporti staf–student, ndërkombëtarizimi dhe burimet financiare. Këta tregues janë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për të kuptuar forcën akademike dhe kërkimore të një universiteti, veçanërisht në kontekstin e studimeve të avancuara dhe konkurrencës globale.

Por arsimi i lartë nuk është vetëm çështje pozicioni në lista. Cilësia e një universiteti ndërtohet dhe dëshmohet çdo ditë në procesin mësimor, në auditorë, në laboratorë dhe në përgatitjen reale të studentëve për jetën profesionale. Prandaj, krahas treguesve të rangimit, është e domosdoshme të marrim parasysh edhe parametra të tjerë që e plotësojnë vlerësimin e përgjithshëm të cilësisë.

Një prej tyre është cilësia e mësimdhënies. Aftësia pedagogjike e stafit akademik, përkushtimi ndaj studentëve, qasja interaktive dhe përditësimi i programeve studimore janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e studentit. Universitetet më të suksesshme janë ato që arrijnë të ruajnë ekuilibrin mes kërkimit shkencor dhe mësimdhënies cilësore.

Po aq i rëndësishëm është edhe profili profesional i mësimdhënësve. Përvoja e tyre praktike, angazhimi në projekte reale, lidhja me sektorin publik dhe privat, si dhe njohja e zhvillimeve bashkëkohore të profesionit, e bëjnë mësimdhënien më të aplikueshme dhe më relevante për tregun e punës. Ky dimension i cilësisë nuk pasqyrohet gjithmonë drejtpërdrejt në renditje, por ka ndikim të madh në rezultatet afatgjata të arsimit.

Një tregues gjithnjë e më i rëndësishëm i cilësisë është punësimi i shpejtë i të diplomuarve dhe kërkesa e tregut për kuadrot e prodhuar nga universiteti. Kur absolventët integrohen shpejt në tregun e punës, kur profesionet e tyre janë të kërkuara dhe kur punëdhënësit shprehin besim në formimin e tyre, kjo është dëshmi e qartë se universiteti po përmbush misionin e tij shoqëror dhe ekonomik.

Në këtë kontekst, lidhja e universiteteve me nevojat reale të shoqërisë, zhvillimi i praktikave profesionale, bashkëpunimi me biznesin dhe institucionet publike janë elemente që rrisin cilësinë e arsimit të lartë dhe e bëjnë atë funksional dhe të qëndrueshëm.

Prandaj, rangimet universitare dhe parametrat e tjerë të cilësisë nuk duhen parë si alternativa, por si pjesë të së njëjtës tablo. Renditjet ofrojnë orientim dhe krahasueshmëri, ndërsa mësimdhënia cilësore, punësimi i të diplomuarve dhe ndikimi shoqëror japin përmbajtjen reale të arsimit të lartë.

Një debat serioz mbi universitetet kërkon pikërisht këtë qasje të balancuar: të vlerësojmë pozicionimin ndërkombëtar, por edhe rezultatet konkrete; të lexojmë renditjet, por edhe realitetin që prodhojnë universitetet në shoqëri.

The post Rangimi i universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë appeared first on Albeu.com.

Motra e Keijsit përplaset me Françeskën në studio: Vëllai im ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma

By: M C
18 January 2026 at 16:04

Mes tensioneve, akuzave dhe ngritjeve të zërit, kështu është shoqëruar kjo puntantën e Fun Club, ku e ftuar ka qenë motra e Keijsit, Sara.

Ajo është përplasur me opinionisten e këtij formati, Françeskën, e cila iu drejtua me termat “mashtrues, gënjeshtar” për vëllain e saj. Këto komente nuk u pranuan nga motra e Keijsit e cila e ka kundërshtuar Françeskën, teksa më tej ka shtuar se vëllai i saj është një person i dashur, me shoqëri të mirë dhe shumë pasione.

Sipas Sarës, mënyra si po e bën lojën është në kundërpërgjigje të sulmeve që atij po i bëhen dhe se deri më tani në asnjë moment nuk ka ofenduar asnjë nga vajzat atyre brenda.

“Keijsi ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma. Ai është rritur me shokë të mirë.

Nuk mendoj se Keijsi ka ofenduar një vajzë aty. E ka pasur me meshkujt e shtëpisë jo me vajzat. Është i përkëdhelur, qoftë dhe unë dhe Keijsi jemi të përkëdhelur në familje dhe në shoqëri. Nuk arrin ta kuptojë 100% që gjërat që thotë marrin tjetër kuptim. Nuk është një emision siç është Big Brother. Nuk e kupton që gjërat që bën jashtë mund të duken gabim.

Do i thoja që të ulë tonet e tija në mënyrën se si i drejtohet njerëzve. Kur ofendohet nga të tjerët, të jetë pak i moderuar. Ne disa veprime themi që duhet ti marrë pak më qetësisht gjërat. Ne e dimë që Keijsi nuk është `100% siç është aty”, tha ajo.

The post Motra e Keijsit përplaset me Françeskën në studio: Vëllai im ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma appeared first on Albeu.com.

Zarfi i zi Big në Brother? Lot dhe emocione që prekën Kiara Titon (VIDEO)

By: V K
18 January 2026 at 15:57

Në kufje, moderatorja Kiara Tito, u njoftua se në shtëpinë e “Big Brother”, kishte mbërritur një “zarf i zi” dhe se momenti do të shfaqej në “Fan Club”.

Por, në të vërtetë, klipi ishte një surprizë e veçantë për të.

Në video u shfaqën momentet më të bukura të Kiarës, ndërsa mesazhi i urimit i kujtoi sa e dashur dhe e vlerësuar është nga fansat dhe të afërmit e saj.

Emocionet ishin të forta, dhe Kiara nuk mundi t’i mbante dot lotët, duke treguar një reagim të sinqertë dhe prekës që magjepsi të gjithë.

 

The post Zarfi i zi Big në Brother? Lot dhe emocione që prekën Kiara Titon (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

By: V K
18 January 2026 at 15:31

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

The post Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki…

By: V K
18 January 2026 at 14:45

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania.

Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit për të hyrë në Big Brother, duke theksuar se ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ta mbajë jetën private jashtë syrit të publikut.

Ajo tregoi se kjo ka qenë arsyeja pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në format, duke përmendur edhe temperamentin e këngëtarit, të cilin e përshkroi si gjaknxehtë dhe impulsiv.

“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”,-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.

The post Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki… appeared first on Albeu.com.

Operacioni kundër Call Center/ 8 të arrestuar, SPAK: Personat e kapur në flagrancë transportuan gjatë natës materiale në ambient tjetër, tentuan të… (EMRAT)

By: V K
18 January 2026 at 14:16

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë hetimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Në pranga janë vënë 8 persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Personat e arrestuar:

Remir Gjoligaj

Endri Gjata

David Qerimi

Elis Merkaj

Rentjan Peposhi

Odeas Kuqi

Gjashtë prej 8 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që u zhvillua në Tiranë për goditjen e Call Center-ave që mashtronin qytetarë italianë për investime në kriptovaluta të ndryshme.

“Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime.

Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar”, thuhet në reagim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas tw tjerw, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

The post Operacioni kundër Call Center/ 8 të arrestuar, SPAK: Personat e kapur në flagrancë transportuan gjatë natës materiale në ambient tjetër, tentuan të… (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

By: V K
18 January 2026 at 14:09

Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari i njohur italian Nikolo Skira, ka raportuar sot se klubi i Seria A ka aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës deri në vitin 2027.

Ramadani do të mbetej pa ekip në përfundimin e këtij sezoni, kur edhe i mbaronte kontrata. Palët nuk duket se do të vazhdonin bashkëpunimin, pas edicionit të kaluar ku mesfushori i Kombëtares humbi vendin e titullarit te Leçe.

Gjithçka ndryshoi gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Ramadani dallon si lojtari me më tepër kilometra të përshkuara në Seria A, ndërsa besimi te klubi është rikthyer.

29-vjeçari transferohej nga Aberden te Leçe në vitin 2023. Klubi italian e konsideron si një nga lëvizjet e zgjuara në vitet e fundit për mesfushën.

 

The post Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes çiftit

By: V K
18 January 2026 at 13:50

Mbrëmjen e djeshme, spektakli i “Big Brother VIP Albania 5”, u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej shprehjeve të Ledionit.

Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit, nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.

Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.

Kjo, nuk është hera e parë që dyshja konfirmon zërat që qarkullojnë rreth tyre. Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços.

Sara Hoxha, u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj.

Në verën e këtij viti, filluan të qarkullojnë lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço, po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Në shtator, Ledioni postoi një foto bardh e zi të vetes, duke i shtyrë komentuesit të mendojnë se pasqyronte gjendjen e tij emocionale pas aludimeve për një ndarje nga Sara.

Puna krah njëri-tjetrit gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 5”, mbase nuk e ka përmirësuar marrëdhënien mes tyre.

Historia e dashurisë së Sarës e Ledionit daton që 11 vite më parë, me një martesë të kurorëzuar në vitin 2018 me një dasmë në Itali. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.

The post Çfarë po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes çiftit appeared first on Albeu.com.

Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar

By: V K
18 January 2026 at 13:36

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve.

Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i.

Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas tw tjerw, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

The post Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Milani “ndan” Italinë në dy pjesë, nis ndjekja për kreun

By: V K
18 January 2026 at 13:24

Pas fitores 3-1 në Komo, Milani i Maks Alegrit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve, gazetarëve dhe ekspertëve të futbollit italian.

Rezultati ka nxitur diskutime mbi filozofinë e lojës së kuqezinjve, ku disa lavdërojnë pragmatizmin dhe aftësinë për të marrë pikët, ndërsa të tjerë kritikojnë mungesën e spektaklit dhe kreativitetit në mesfushë dhe sulm.

Fjalët e trajnerit pas ndeshjes, që u shpreh:Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 10 herë, do të fitonim 8”, tregojnë qartazi një fokus të madh tek rezultati dhe efikasiteti, një qasje që disa e quajnë “rezultatizëm” dhe të tjerët e shohin si menaxhim të duhur të situatës.

Në sezonin e kaluar, dhe veçanërisht në këto 20 ndeshjet e para të këtij kampionati, Milani ka treguar shpesh karakter të jashtëzakonshëm duke fituar pikë në momentet vendimtare.

Gola në sekondat e fundit, penallti të fituara nga kundërshtarët dhe vendime taktike që kanë ndryshuar fatin e ndeshjes janë pjesë e këtij imazhi që tifozët e quajnë “Monstre Rossonere”.

Analistët dhe komentatorët ndajnë mendimet: disa i atribuojnë sukseset Milani vetëm rastësisë, ndërsa të tjerët theksojnë rëndësinë e rezistencës së skuadrës dhe aftësinë e trajnerit për të menaxhuar çdo situatë kritike.

Një element i rëndësishëm është edhe mënyra se si skuadra përballon mungesat e lojtarëve kryesorë për shkak të lëndimeve. Madje edhe me disa elementë të rëndësishëm jashtë fushës, kuqezinjtë arrijnë të marrin rezultate që ndonjëherë duken të pamundura. Karakteri, disiplinimi taktikostrategjik dhe mentaliteti i fituesit kanë qenë faktorë vendimtarë në shumë ndeshje. Milani ka treguar se mund të fitojë jo vetëm me lojë të bukur, por edhe duke menaxhuar situata të vështira.

Kjo ka bërë që skuadra të fitojë respektin e të gjithë futbollit italian dhe të krijojë një ndjenjë frike tek rivalët kryesorë, përfshirë Interin, që shohin kuqezinjtë si kundërshtar të fortë për titull dhe vendet e Champions League. Pavarësisht kritikave për mungesën e spektaklit, Milani ka arritur të krijojë një kombinim të mirë mes rezultatit dhe mbrojtjes së fortë, duke i dhënë besim skuadrës dhe tifozëve. Rezultatet dhe mënyra si trajtohen momentet e vështira flasin shumë për kulturën e fituesit që klubi ka krijuar gjatë viteve të fundit. Debati në Itali vazhdon: a duhet Milani të fokusohet vetëm te rezultati apo të ndërtojë një futboll më të bukur dhe kreativ?

Për momentin, klubi vazhdon të fitojë pikë dhe të qëndrojë në krye, ndërsa tifozët mbeten të ndarë mes adhurimit dhe kritikave. Një gjë është e qartë: Milani nuk është vetëm një skuadër, është një forcë që mund të bëjë diferencën në kampionat. Në fund, indiferent ndaj kritikave apo komenteve, Milani vazhdon të tregojë forcë dhe qëndresë. Rezultatet flasin vetë, dhe kjo është ajo që ndan skuadrën nga shumë të tjerë. Rivalët, përfshirë Interin, duhet të kenë kujdes, pasi Milani duket i aftë të surprizojë në çdo moment. Mentaliteti, aftësia për të përballuar presionin dhe vendosmëria për të fituar janë elementë që e bëjnë këtë skuadër të veçantë dhe të frikshme për çdo kundërshtar.

The post Milani “ndan” Italinë në dy pjesë, nis ndjekja për kreun appeared first on Albeu.com.

Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive

By: V K
18 January 2026 at 12:49

Ekonomistja Romina Radonshiq, teksa ishte e ftuar në “News24 Fundjavë”, foli për kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Gjatë intervistës, ajo shpjegoi se kush përjashtohet, duke u ndalur gjithashtu edhe tek vendimi i datës 30 dhjetor.

“Flitet shpesh jo vetëm për bonusin e fundvitit, por edhe për atë bonusin që u tha se ishte rritje, por që në fakt është një shtesë fikse në pension e marrë nga buxheti i shtetit. Ndërkohë shtesën do ta përfitonin të gjithë pensionistët sipas kategorive në vlera të ndryshme. Por u pa që nuk e përfituan sepse në muajin janar pjesa më e madhe e pensionistëve i kanë tërhequr pensionet e tyre”, tha ajo.

Por kush përfiton dhe kush janë kufizimet?

“Për ato pensionistë që kanë një pension të plotë dhe do të merrnin një shtesë mujore fikse dhe jo rritje, duhet ta përfitojnë, pra janë përfitues vetëm nëse pensioni i tyre është 40 mijë lekë të vjetra, nëse pensioni i tyre është mbi 40 mijë lekë të vjetra ato nuk e përfitojnë këtë shtesën mujore. Për ato që janë pension rural, shtesa do të ishte 1 mijë lekë çdo muaj. E përfitojnë të gjithë ata pensionistë që kanë një pension jo më të lartë se 18 mijë lekë. Nuk e përfitojnë nëse kanë një pension mbi 18 mijë lekë në muaj. Ndërsa për pensionet e pjesshme, do të përfitohet një shtesë mujore prej 800 lekësh, vetëm nëse pensioni i tyre i pjesshëm nuk e kalon vlerën 22 mijë lekë. Pensionet e invaliditetit kanë një shtesë prej 700 lekësh, e përfitojnë ata pensionistë nëse pensioni i tyre është deri në 30 mijë lekë të reja. Nëse kalon 30 mijë lekë të reja nuk e përfitojnë këtë shtesën. Ndërsa për pensionet familjare, përfitojnë shtesën prej 600 lekë, të gjithë ata që marrin pension familjarë nëse nuk kalojnë vlerën prej 18 mijë lekë”, shpjegoi ajo.

The post Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike

By: V K
18 January 2026 at 12:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), duke i cilësuar krahasimet me modelin italian si të pasakta dhe të pjesshme.

Sipas Tabakut, ndryshe nga Italia, ku institucionet publike të investimeve funksionojnë si banka zhvillimi që menaxhojnë rrezikun financiar dhe financojnë projekte strategjike, në Shqipëri AIC po përdoret për të marrë prona publike dhe për t’ua kaluar ato subjekteve private, pa garë dhe pa transparencë.

Reagimi i plotë:

Mbi Korporatën e Investimeve: Gjysmë të vërtetat mbi Italinë dhe e vërteta e Shqipërisë

Së fundmi, Kryeministri denjoi të bëjë disa komente mbi Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Me një vetëbesim që synon të bindë publikun përmes retorikës, ai deklaroi se kjo korporatë qenka një kopje e suksesshme e modelit italian të investimeve.

Nuk është hera e parë që Kryeministri përdor fjali të gjata dhe gjuhë të spërdredhur për të paraqitur gjysmë-të-vërteta si fakte të plota. Por në këtë rast, mjafton një krahasim i thjeshtë për të kuptuar se pretendimi nuk qëndron.

Në fakt, nga deklaratat e tij nuk është e qartë as se cilit institucion italian i referohet, sepse një “Korporatë Italiane Investimesh” me funksionet e AIC nuk ekziston.

Nëse Kryeministri e ka fjalën për Cassa Depositi e Prestiti (CDP), atëherë krahasimi bie menjëherë. CDP është bankë publike zhvillimi, e krijuar rreth 170 vite më parë, që menaxhon kursimet e qytetarëve italianë dhe vepron nën mbikëqyrje të rreptë bankare, rregulla strikte të prokurimit publik dhe kontroll të plotë institucional. Ajo financon projekte, por nuk administron, nuk tjetërson dhe nuk zhvillon pronë publike.

Nëse, nga ana tjetër, Kryeministri i referohet Agenzia del Demanio, institucionit që menaxhon pronat e shtetit italian, edhe ky krahasim nuk qëndron. Demanio administron dhe rikonstrukton pronën publike për funksione institucionale, sociale apo kulturore, por nuk hyn në pazare ndërtimi, nuk negocion përqindje me privatë dhe nuk e shndërron pronën publike në biznes spekulativ.

Pra, cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.

Dallimet janë thelbësore. Në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë. Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i shtetit. Në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon – për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike. AIC bën të kundërtën, duke ndërhyrë aty ku tregu funksionon më së miri dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme të sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë, qeveria shqiptare është njëkohësisht edhe lojtari që ndërton, edhe arbitri që firmos për veten, ndërsa rreziku financiar i kësaj skeme nuk shfaqet sot në buxhet, por u lihet shqiptarëve si faturë për nesër.

Ky dallim nuk është teorik. Ai është konkret dhe ka emër.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ia kaloi godinën e ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” Korporatës Shqiptare të Investimeve. Një pronë publike me funksion social iu hoq fëmijëve jetimë përmes një firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencë. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetëror, por si një pronar i keq: hoqi fëmijët nga godina, i zhvendosi në periferi dhe e nxori pronën nga funksioni i saj social.

Në një shtet europian, një veprim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm. Prona publike do të rikonstruktohej, jo të shkatërrohej; funksioni social do të ruhej; fëmijët do të ishin prioritet, jo pengesë për një projekt ndërtimi.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Fëmijët u larguan. Funksioni social u zhduk. Dhe prona publike u fut në logjikën e zhvillimit imobiliar, ku sot flitet për ndërtimin e një godine të madhe, me shumë gjasa një kullë tjetër, në shërbim të interesave të një pakice.

Kjo është diferenca thelbësore. Në Itali, prona publike ruhet dhe i shërben interesit publik. Në Shqipëri, përmes Korporatës së Investimeve, shteti po reduktohet në një biznes ordiner ndërtimi.

Dhe Italia, kësaj radhe, nuk mund të jetë as justifikimi dhe as alibia.

The post Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike appeared first on Albeu.com.

Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Reagon Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB, gënjeshtër që do paguajmë 1 miliardë euro

By: V K
18 January 2026 at 12:02

Në postim në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump, për ftesën për Bordin e Paqes për Gazën.

Kryeministri Rama, nënvizon se Shqipëria është e ftuar në Bordin e Paqes për Gazën dhe se jo të gjitha shtetet e OKB e kanë marrë një ftesë të tillë.

Më tej, ai nënvizoi se ka një fakt të tillë se “Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë”, duke sqaruar se kjo është e pavërtetë.

Reagimi:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

 

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

🌪️Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR

🌪️Shqipëria do të paguajë 1…

— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2026

The post Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Reagon Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB, gënjeshtër që do paguajmë 1 miliardë euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌