Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Sinjali

Trump thotë se SHBA-të ruajnë të drejtën për të “siguruar ushtarakisht” bazën ajrore të Chagos

5 February 2026 at 23:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se ai e rezervon të drejtën për ta “siguruar ushtarakisht” bazën ajrore “Diego Garcia”, nëse marrëveshjet apo rregullimet në të ardhmen do ta kërcënonin qasjen amerikane në të, pas bisedimeve “produktive” me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Muajin e kaluar, Trumpi e kritikoi marrëveshjen që Britania e bëri më 2025 për ta dorëzuar sovranitetin e Arkipelagut Chagos – përfshirë një ishull ku ndodhet baza e përbashkët ShBA – Britani “Diego Garcia” – duke e quajtur akt të “dobësisë së plotë” dhe “budallallëkut të madh”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, në një shkrim të publikuar të enjten në rrjetin “Truth Social”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se e kupton që marrëveshja e bërë nga kryeministri Starmer ishte “më e mira që ai mund ta bënte”.

Me marrëveshjen e vitit të kaluar u transferuar sovraniteti i Ishujve Chagos te Mauritiusi, ndërsa baza “Diego Garcia” u mbajt nën kontrollin britanik përmes një huaje 99-vjeçare që i ruajti operacionet amerikane në bazë.

“Megjithatë, nëse marrëveshja për hua, në një pikë në të ardhmen, ndonjëherë shembet, ose nëse ndokush i kërcënon apo i rrezikon operacionet dhe forcat e ShBA-së në bazën tonë, unë e ruaj të drejtën për ta siguruar ushtarakisht dhe për ta përforcuar praninë amerikane në Diego Garcia” – tha Trumpi.

Një zëdhënëse e qeverisë britanike tha se Starmeri dhe Trumpi “u pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për ta siguruar bazën e përbashkët Britani – ShBA në Diego Garcia, e cila mbetet jetike për interesat e përbashkëta të sigurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se SHBA-të ruajnë të drejtën për të “siguruar ushtarakisht” bazën ajrore të Chagos appeared first on Sinjali.

U pezulla për sjellje jo profesionale nga Autoriteti i Konkurrencës, reagon inspektorja Latifi

5 February 2026 at 23:46

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të Gresa Latifit, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.

Pas këtij vendimi, Latifi ka dhënë një reagim zyrtar për publikun, duke shpjeguar situatën dhe përvojën e saj gjatë dy viteve të fundit në institucion.

Latifi shton se gjatë kësaj kohe është përballur me presion, shpifje dhe kërcënime, përfshirë edhe 7 masa disiplinore, të gjitha të fituara nga ana e saj:

Ajo shpjegon se qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe integritetit profesional.

Reagimi i plotë:

REAGIM PUBLIK,

Rruga qe kam zgjedhur, kam qene plotësisht e vetëdishme qe nga fillimi, qe nuk është e lehtë, me shumë sfida, ballafaqime e rreziqe, por nuk jam zbrapsur në asnjë moment.

Dje u bë publik pezullimi im nga puna si Inspektore Hetuese, pas një periudhe mbi dyvjeçare duke luftuar brenda dhe jashtë institucionit kundër paligjshmërise dhe bllokimit institucional nga disa zyrtarë, si me kallzime në Polici, Krime Ekonomike, KPMShCK, AIP, Avokati i Popullit, Prokurori, Gjykate.

Dhe si hakmarrje, frikësim dhe tentim të më mbyllin gojen, kam marr 7 masa disiplinore(të gjitha të fituara nga ana ime) e së fundmi edhe pezullim nga vendi i punës. Pra, këto dy vite jam ballafaquar me, presion, shpifje, kërcënime dhe përpjekje për diskreditim.

Gjatë kësaj kohe kam zgjedhur me qenë e sulmuar, sesa pjesë e tavolinave të rretheve të interesit. Kam qëndruar e palëkundur në vlerat e mia, duke e ushtruar detyrën me integritet, ndershmëri dhe përgjegjësi, dhe duke mos pranuar të hesht para shkeljeve ligjore, pavarësisht kostos personale.

Mosbërja kompromis përballë veprimeve të paligjshme dhe qëndrimi im stoik në mbrojtje të ligjshmërisë dhe korrektësisë institucionale kanë qenë dhe do të mbeten parime jetësore për mua, jo vetem sot dhe jo vetem në këtë institucion.

Përballja e brendshme me mua ka qenë e vështirë dhe e papritur, veçanërisht duke mos e pritur që një grua të tregojë kaq shumë guxim për të mos u nënshtruar. Për këtë arsye, pezullimi im u nxor publikisht, si tentativë për ta justifikuar veten.

Ky pezullim është pjesë nga çmimi i mos lëshimit pe ndaj KAPJES insitucionale nga disa zyrtar dhe le të fshihen sa të duan, s’shpëtojnë dot nga veprat e kryera e as nga ligji.

Përderisa unë shprehja shqetësim për mungesen e ligjshmërisë dhe kërkoja të mos veprohet kunderligjshem, ata kërkonin qe unë të heshtja dhe ne heshtje të aprovojë këtë kunderligjshmeri.

Të gjitha organet e rendit janë të informuar brenda këtyre dy viteve nga ana ime për shkeljet ligjore te disa individeve brenda institucionit.

Dhe pres që drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me ligjin.

Drejtësia do ta vërtetojë qartësisht pastërtinë dhe guximin e veprimeve që gjithmonë do t’i merrja pa hezitim!

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U pezulla për sjellje jo profesionale nga Autoriteti i Konkurrencës, reagon inspektorja Latifi appeared first on Sinjali.

Atalanta e eliminon Juventus dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

5 February 2026 at 23:33

Atalanta ka arritur një fitore të madhe ndaj Juventus, duke e mposhtur 3-0 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kjo është ndeshja e katërt radhazi që Atalanta nuk humb ndaj “Zonjës së Vjetër” në përballje zyrtare.

Juventus e ka nisur ndeshjen më mirë dhe ka krijuar disa raste të rrezikshme, por pa sukses.

Goli i parë erdhi në minutën e njëzet e shtatë, kur pas një rishikimi me VAR është akorduar penallti për Atalanta, të cilën Gianluca Scamacca e ka shndërruar në gol.

Në pjesën e dytë, Juventus ka tentuar barazimin, por mbrojtja e Atalanta ka qenë e sigurt. Dy zëvendësime rezultuan vendimtare për vendasit: Kamaldeen Sulemana ka shënuar golin e dytë, ndërsa Mario Pasalic e ka vulosur fitoren 3-0 pak minuta më vonë.

Me këtë fitore, Atalanta kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit Bologna – Lazio, ndërsa Juventus eliminohet në çerekfinale për sezonin e dytë radhazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atalanta e eliminon Juventus dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë appeared first on Sinjali.

Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen nga amerikanët për incidente me municione

5 February 2026 at 23:24

Specialistë të fushës së menaxhimit të municioneve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfunduan me sukses kursin “Investigimi i incidenteve me municione dhe trajnimi për ruajtjen e përkohshme”.

Sipas njoftimit të Ushtrisë Shqiptare në Facebook, ky kurs u zhvillua në Shkollën e Trupës së Komandës Mbështetëse, nën asistencën e instruktorëve nga Komanda Amerikane për Evropën.

“Ky trajnim kontribuon në rritjen profesionale të efektivave tanë me njohuri bashkëkohore praktike dhe teorike mbi zbatimin e procedurave standarde, për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së municioneve”, thuhet në njoftim.

Trajnimi është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë së municioneve dhe menaxhimit të incidenteve të lidhura me to.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen nga amerikanët për incidente me municione appeared first on Sinjali.

Rrëzohet helikopteri i policisë në Arizona, humbin jetën dy persona

5 February 2026 at 23:12

Dy anëtarë të forcave të rendit humbën jetën gjatë një aksidenti fatal, pasi një helikopter i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës u rrëzua gjatë një operacioni për t’iu përgjigjur një situate me sulmues aktiv.

Sipas ABC News, ekuipazhi i helikopterit tip Ranger ishte nisur për të ndihmuar Policinë e Flagstaff-it dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të mërkurën në mbrëmje, më 4 shkurt 2026. Zëdhënësi i departamentit, rreshteri Kameron Lee, konfirmoi se gjatë operacionit ndodhi aksidenti.

“Fatkeqësisht, gjatë incidentit helikopteri u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të efektivit të policisë, i cili shërbente edhe si paramedik”, deklaroi Lee. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e viktimave.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) bëri të ditur se helikopteri Bell 407 u rrëzua rreth orës 22:15 pranë qytetit Flagstaff. Pas rrëzimit u raportua edhe një zjarr. Mjeti ajror ishte prodhuar në vitin 2004.

Zona ku u rrëzua helikopteri ndodhet në verilindje të vendit, aty ku po zhvillohej operacioni ndaj një të dyshuari për të shtëna me armë. I dyshuari pësoi plagë të lehta nga arma e zjarrit dhe u arrestua nga policia. Sipas autoriteteve, nga incidenti nuk pati persona të tjerë të lënduar.

FAA njoftoi se do të bashkëpunojë me Bordin Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) për hetimin e shkaqeve të aksidentit, dhe autoritetet federale pritet të zhvillojnë një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëzohet helikopteri i policisë në Arizona, humbin jetën dy persona appeared first on Sinjali.

Veterani i UÇK-së ndalohet për 48 orë në Serbi, akuzohet për krime lufte

5 February 2026 at 23:05

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, ka dhënë një version për arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhani, i cili sipas OVL UÇK u ndalua atje veç pse iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Daçiq ka deklaruar se autoritetet serbe “në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980) nga Peja, për shkak të dyshimit te bazuar se ai ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, sipas versionit të ministrit serb.

“I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, tha Daçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veterani i UÇK-së ndalohet për 48 orë në Serbi, akuzohet për krime lufte appeared first on Sinjali.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme ende pa certifikim, KQZ pret përfundimin e ankesave 

5 February 2026 at 23:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po pret përfundimin e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura më 31 janar 2026, para se të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot”, tha Elezi.

Ai shtoi se Komisioni do të presë derisa të gjitha vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe vetëm pas kësaj do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme ende pa certifikim, KQZ pret përfundimin e ankesave  appeared first on Sinjali.

Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

5 February 2026 at 22:53

Nesër parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve. Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën juglindore, ku mund të shoqërohen edhe me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 7 deri në 9°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu appeared first on Sinjali.

Biçikletat zhduken në Zvicër: Kosovari dhe maqedonasi kapen duke “përvetësuar” 60 të tilla

5 February 2026 at 22:50

Pas një serie vjedhjesh biçikletash në Murten gjatë qershorit 2025, Policia Kantonale e Fribourgut arrestoi dy persona: një shofer 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe qiramarrësin e njësisë së magazinimit, një 44-vjeçar nga Kosova.

Hetimi çoi në sekuestrimin e rreth 60 biçikletave me vlerë mbi 250,000 franga zvicerane, të cilat dyshohet se furnizonin një rrjet kriminal që transportonte mallrat e vjedhura në Ballkan.

Pesë të dyshuarit do të raportohen për vjedhje të organizuar dhe pranim të mallrave të vjedhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Biçikletat zhduken në Zvicër: Kosovari dhe maqedonasi kapen duke “përvetësuar” 60 të tilla appeared first on Sinjali.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

5 February 2026 at 22:46

Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it së fundmi kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar për Sistemet e Mjeteve Ajrore Pa Pilot, me qëllim të përmirësimit të aftësive për zbulimin dhe ndjekjen e këtyre sistemeve.

Në njoftim bëhet e ditur se ushtrimi u fokusua në përdorimin e sistemeve më të avancuara teknologjike, duke përforcuar koordinimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë e trupave.

“Aktiviteti u përqendrua në përdorimin e sistemeve të teknologjisë së fundit, duke përmirësuar aftësitë teknike në aftësitë kundër dronëve, duke përforcuar koordinimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, KFOR thekson se trajnimi i vazhdueshëm ndihmon në forcimin e gatishmërisë së përgjithshme dhe efektivitetit operacional të trupave në mbështetje të mandatit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Përmes trajnimit të vazhdueshëm, KFOR forcon gatishmërinë e tij të përgjithshme dhe efektivitetin operacional në mbështetje të mandatit të tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi i misionit të NATO-s në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë appeared first on Sinjali.

Yesterday — 5 February 2026Sinjali

Ish-banori i Big Brother, dyshohet për mashtrime: Merr tre iPhone dhe premton reklamim

5 February 2026 at 21:52

Elton Tozaj, ish-banor i Big Brother Albania, dyshohet se ka mashtruar disa biznese duke u paraqitur si punonjës i televizionit Top Channel.

Në qytetin e Korçës, ai i mori një dyqani 3 telefona “iPhone 17 Pro Max” me vlerë rreth 5.200 euro, ndërsa në Kavajë premtoi reklamim për një restorant kundrejt pagesës.

Rastet janë nën hetim nga autoritetet, ndërsa Elton Tozaj ka qenë i proceduar edhe më parë për mashtrime të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-banori i Big Brother, dyshohet për mashtrime: Merr tre iPhone dhe premton reklamim appeared first on Sinjali.

Hajnat i hynë në shtëpi Leonora Jakupit

5 February 2026 at 21:50

Një ngjarje e pakëndshme ka prekur jetën private të këngëtares Leonora Jakupi.

Burime për Prive-së bëjnë të ditur se shtëpia e saj ka qenë cak i personave të paautorizuar disa javë më parë.

Incidenti ka shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për artisten, megjithatë ajo ka vazhduar angazhimet e saj televizive pa e bërë publike situatën.

Rasti tashmë është nën hetim nga organet e rendit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat i hynë në shtëpi Leonora Jakupit appeared first on Sinjali.

Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit

5 February 2026 at 21:49

Një programer i njohur, Neal Wu, ka punuar moti në heshtje për Thinking Machines Lab, startup-in e Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati.

Wu është fitues tre herë i medaljes së artë në një Olimpiadë Ndërkombëtare të Programimit dhe një nga anëtarët themelues të startup-it të kodimit Al Cognition, i cili vlerësohet në 10 miliardë dollarë. Ai është gjithashtu vëllai i madh i Scott Wu, CEO dhe bashkëthemelues i Cognition, shkruan Business Insider.

Ky veprim tregon se Thinking Machines Lab, me një vlerë mbi 10 miliardë dollarë, vazhdon të tërheqë talente të shquara.

Nuk është e qartë cili është pozicioni i saktë i Neal Wu në startup, por profili i tij në LinkedIn tregon se ai ka punuar si bashkëthemelues dhe këshilltar për “diçka të re” që nga janari i vitit 2025, afërsisht në kohën kur u lansua startup-i i Muratit.

Ndërkohë, stafi i lartë i Thinking Machines Lab ka pësuar ndryshime gjatë muajve të fundit. Në janar, drejtori teknologjik, Barret Zoph, së bashku me dy anëtarë të tjerë themelues, u rikthyen papritur te OpenAI.

Raportohet se Thinking Machines Lab ka një staf të fortë, me punonjës që vijnë nga laboratorë të njohur të AI, si OpenAI dhe Meta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit appeared first on Sinjali.

Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet hajdut

5 February 2026 at 21:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë foltores në degën 7 në Tiranë, kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI e kanë zhveshur atë nga çdo moralitet.

Berisha theksoi se Rama “edhe po të shkojë në hënë, mbetet hajdut dhe narko-diktator” dhe u shpreh se opozita do të vazhdojë denoncimin e tij për narko-shtetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet hajdut appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë

5 February 2026 at 21:33

Një tjetër zhvillim serioz është shënuar në rastin e të riut nga Kaçaniku, Lirim Tusha, i cili tashmë ishte arrestuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më 05.02.2026, rreth orës 09:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Ferizaj është njoftuar nga Njësiti i Forenzikës Rajonale të DRP Ferizaj se gjatë ekzaminimit të provave materiale në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Soponicë të Kaçanikut, janë hasur mbetje të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë.

Kontrolli është vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku nën stufë në sallonin e shtëpisë është gjetur një kavanoz qelqi i mbushur me marihuanë.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është iniciuar rast i veçantë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, ndërsa i dyshuari është intervistuar edhe për këtë pjesë të rastit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një sasi marihuane me peshë 4.6 gram, një kavanoz qelqi me marihuanë, me peshë totale 37.4 gram, një peshore (markë Gorenje), me kapacitet matës nga 0 deri në 10 kilogramë

Lirim Tusha tashmë ndodhet në ndalim për rastet paraprake që lidhen me armëmbajtje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave.

Burimet janë të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë appeared first on Sinjali.

Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA

5 February 2026 at 21:30

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë mbrëmjen e sotme (5 shkurt) sinjale të forta për një zhvendosje të mundshme të qendrës së negociatave të paqes. Në fjalimin e tij të përnatshëm drejtuar kombit, Zelensky bëri me dije se raundi tjetër i takimeve diplomatike ka shumë gjasa të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky njoftim vjen menjëherë pas përfundimit të një raundi intensiv bisedimesh që u mbajt gjatë dy ditëve të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në tryezë u ulën delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe ndërmjetësuesit nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i shtetit ukrainas konfirmoi se ka marrë informacionet e para nga ekipi negociator, por theksoi se natyra e bisedimeve është tepër sensitive për t’u diskutuar përmes linjave telefonike.

“Sot mora një raport nga ekipi ynë negociator pas dy ditësh takimesh. Megjithatë, pres që ekipi të kthehet në Kiev për të më ofruar një raport gjithëpërfshirës personalisht, pasi shumë aspekte nuk mund të diskutohen në mënyrë të mjaftueshme ose të sigurt në telefon,” u shpreh Zelensky.

Hapi i radhës, Uashingtoni?

Pavarësisht rezervave për detajet specifike, Zelensky konfirmoi se procesi diplomatik nuk është ndalur.

“Ajo që mund të thuhet tashmë është se takime të mëtejshme janë planifikuar në të ardhmen e afërt, dhe ndoshta vendtakimi do të jetë në Shtetet e Bashkuara,” përfundoi ai, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA appeared first on Sinjali.

UEFA uron Agim Ademin për mandatin e tretë në krye të FFK-së

5 February 2026 at 21:21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar urime Agim Ademit pas rizgjedhjes në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke vlerësuar progresin e futbollit kosovar dhe momentin historik të Kombëtares.

Po ashtu, FIFA i ka dërguar letër urimi për mandatin e tij të tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post UEFA uron Agim Ademin për mandatin e tretë në krye të FFK-së appeared first on Sinjali.

Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore

5 February 2026 at 21:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë ka parandaluar shpërthimin e tre luftërave bërthamore dhe u lavdërua për rindërtimin e fuqisë ushtarake dhe arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në botë. Gjatë mandatit tim të parë, unë kam rindërtuar plotësisht ushtrinë tonë, përfshirë kryesisht kokat e reja dhe të rinovuara bërthamore. Kam themeluar gjithashtu Forcat Hapësinore dhe tani po vazhdojmë të rindërtojmë ushtrinë në nivele që nuk janë parë më parë. Po i shtojmë ushtrisë edhe anije luftarake, të cilat janë 100 herë më të fuqishme se ato që kanë lundruar në detet gjatë Luftës së Dytë Botërore – Iowa, Missouri, Alabama dhe të tjera”, shkroi 79-vjeçari.

Ai shtoi se ka parandaluar shpërthimin e luftërave bërthamore midis Pakistanit dhe Indisë, Iranit dhe Izraelit, si dhe Rusisë dhe Ukrainës.

“Në vend të zgjatjes së marrëveshjes New START, e cila është negociuar keq nga Shtetet e Bashkuara dhe, mbi të gjitha, po shkelet në mënyrë të egër, ne duhet të angazhojmë ekspertët tanë bërthamorë për të punuar në një marrëveshje të re, të përmirësuar dhe të modernizuar që mund të zgjasë gjatë në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shtoi Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ka skaduar marrëveshja “New START” midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila ishte e fundit në fuqi që kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të të dyja vendeve. Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike të vendosura dhe parashikon inspektime dhe shkëmbim të të dhënave. Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Sipas analistëve, mbetet e pasigurt nëse Uashingtoni dhe Moska do të arrijnë të bien dakord për një kornizë të re për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të marrëveshjes “New START”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore appeared first on Sinjali.

Vuçiq: SHBA dhe vendet e rajonit po mbështesin protestat në Serbi

5 February 2026 at 21:09

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi SHBA-në, USAID, NED dhe disa vende të rajonit, përfshirë Kroacinë, Prishtinën dhe Tiranën, se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij.

Ai pretendoi se disa protestues kanë marrë trajnime dhe mbështetje financiare nga këto struktura, ndërsa problemi i brendshëm po shfrytëzohet për të destabilizuar vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq: SHBA dhe vendet e rajonit po mbështesin protestat në Serbi appeared first on Sinjali.

Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan

5 February 2026 at 21:09

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur me sëpatë babanë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit në Isniq të Deçanit, i cili dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij.

Lidhur me rastin ka folur për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Ai shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan appeared first on Sinjali.

❌
❌