Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Sinjali

TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE

16 January 2026 at 23:45

TikToku do të fillojë të lansojë metodë të re të verifikimit të moshës në të gjithë BE-në në javët e ardhshme, ndërsa rriten thirrjet për një ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç në shtetet e bllokut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

TikTok, në pronësi të ByteDance, dhe platforma të tjera të mëdha të njohura për të rinjtë, si YouTube, po vihen nën presion në rritje për të identifikuar dhe hequr më mirë llogaritë që u përkasin fëmijëve.

Sistemi, i cili është pilotuar në heshtje në BE gjatë vitit të kaluar, analizon informacionin e profilit, videot e postuara dhe sinjalet e sjelljes për të parashikuar nëse një llogari mund t’i përkasë një përdoruesi nën moshën 13 vjeç.

Përveç analizimit të informacionit që mbajtësi i llogarisë ofron për veten e tij, teknologjia e re shqyrton sjellje të tilla si videot që një përdorues publikon dhe “sjellje të tjera në platformë”.

TikTok ka njoftuar se llogaritë që kapen nga sistemi do të vihen nën shqyrtim nga mbikëqyrës specialë para se automatikisht t’ua mbyllë llogarinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE appeared first on Sinjali.

Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

16 January 2026 at 23:34

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër ndaj banores Dolce gjatë diskutimeve në shtëpi, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Reagimi i Jakupit erdhi pas situatës së krijuar mes Limit dhe Dolces, si dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës. Ajo e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj Albës, e cila po përballej me faktin se ish-partneri i saj kishte krijuar një lidhje të re brenda shtëpisë, para syve të saj.

Leonora Jakupi theksoi përgjegjësinë emocionale që, sipas saj, banorët duhet ta kenë ndaj njëri-tjetrit në një ambient të mbyllur si BBVK. Megjithatë, deklaratat e saj u bënë edhe më të forta kur u shpreh me ironi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.

Kjo deklaratë nxiti menjëherë reagimin e Dolces, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste, duke theksuar se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Situata shkaktoi debat të gjerë mes banorëve dhe reagime të shumta nga publiku, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuara të javës në Big Brother VIP Kosova 4.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi appeared first on Sinjali.

Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulon studimi i ri

16 January 2026 at 23:25

Nuk keni nevojë për një dietë të re strikte apo për anëtarësim në palestër për të përmirësuar shëndetin tuaj në vitin 2026. Një studim i ri tregon se ndryshime shumë të vogla të përditshme, si pak më shumë gjumë, pak më shumë lëvizje dhe ushqyerje disi më e shëndetshme, mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe të plakeni më shëndetshëm.

Studiues nga Universiteti i Sidneit analizuan të dhënat e mbi 59,000 të moshuarve, duke përdorur informacion nga baza e të dhënave “UK Biobank”. Për një javë, pjesëmarrësit mbanin pajisje në kyçin e dorës që matnin gjumin dhe aktivitetin fizik, ndërsa dieta e tyre u vlerësua nga 0 në 100 sipas zakoneve ushqimore të raportuara, shkruan burimi Health Day.

Rezultatet, të publikuara më 13 janar në revistën “eClinicalMedicine”, treguan se personat me zakonet më pak të shëndetshme mund t’i shtonin rreth një vit jetëgjatësisë së tyre duke bërë tre ndryshime të vogla njëkohësisht: 5 minuta më shumë gjumë çdo natë, 1.9 minuta më shumë aktivitet fizik në ditë dhe një përmirësim prej 5 pikësh në cilësinë e dietës, si për shembull konsumimi i më shumë perimeve ose drithërave integrale.

Edhe për ata që nuk arritën të përmirësonin të tre fushat, përfitimet ishin të dukshme. Rritja e gjumit, aktivitetit fizik ose cilësisë së dietës veçmas u shoqërua gjithashtu me përmirësim të jetëgjatësisë.

Sipas autorit kryesor Nicholas Koemel, këto ndryshime të vogla, kur bëhen në mënyrë të qëndrueshme, grumbullohen me kalimin e kohës dhe sjellin ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi. Studiuesit theksojnë se hapat e vegjël dhe realistë janë mënyra më e mirë për të nisur një jetë më të shëndetshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulon studimi i ri appeared first on Sinjali.

Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri që u raportua i zhdukur nga Policia në Gjilan

16 January 2026 at 23:16

Është gjetur Xhengiz Hyzeiri, 17-vjeçari i raportuar i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar Policia përmes një njoftimi, ku bëri të ditur se i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

I njëjti ishte zhdukur nga 2 janari.

Njoftimi i Policisë:

Gjendet personi i shpallur i humbur

Gjilan, 16 janar 2026

Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri që u raportua i zhdukur nga Policia në Gjilan appeared first on Sinjali.

Politikanët norvegjezë thonë se dhënia e medaljes Nobel për Paqen për Trumpin është ‘absurde’

16 January 2026 at 23:09

Udhëheqës politikë në Norvegji e kanë dënuar vendimin “absurd” të udhëheqëses së opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, për t’ia dhuruar Çmimin e saj Nobel për Paqe Donald Trumpit, duke e akuzuar presidentin amerikan se po tregohet “mburravec klasik” që i merr meritat e veprave të të tjerëve.

Laureatja e Nobelit ia dha medaljen e saj Trumpit të enjten në Shtëpinë e Bardhë “në njohje të përkushtimit të tij unik ndaj lirisë sonë”. Disa orë më vonë, Trumpi shkroi në rrjetin “Truth Social”, duke thënë se Machado “ma prezantoi mua Çmimin e saj Nobel për punën që e kam bërë. Një gjest aq i mrekullueshëm i respektit të ndërsjellë”, raporton gazeta “The Guardian”.

Qendra e Nobelit për Paqe tha në rrjetet sociale se “një medalje mund t’i ndërrojë pronarët, por titulli i laureatit të çmimit Nobel për paqe nuk mundet”. Organizatorët e çmimit, Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe Instituti Norvegjez i Nobelit, tashmë kishin thënë se çmimi “nuk mund të tërhiqet, të ndahet ose të transferohet”, kur Machado fillimisht e kishte zbuluar planin e saj.

Kirsti Bergsto, kryetare e partisë E Majta Socialiste në Norvegji dhe zëdhënëse e saj për politikë të jashtme, tha: “Kjo është, mbi të gjitha, absurd. Çmimi për paqe nuk mund të dhurohet.”

Trygve Slagsvold Vedum, kryetar i partisë Qendra, tha: “Kushdo që e ka marrë çmimin, e ka marrë. Fakti që Trumpi e pranoi medaljen thotë diçka për të si tip i personit: mburravec klasik që dëshiron ta zbukurojë veten me nderet dhe punën e njerëzve të tjerë.”

Raymond Johansen, ish-kryetar i Oslos nga radhët e Laburistëve, i cili tani është sekretar i përgjithshëm i Ndihmës së Popullit Norvegjez, tha se kjo situatë është “e turpshme dhe e dëmshme në mënyrë të pabesueshme”.

Ai tha se veprimet e Machado-s mund ta dëmtojnë reputacionin e Çmimit Nobel për Paqe dhe të Komitetit të Nobelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Politikanët norvegjezë thonë se dhënia e medaljes Nobel për Paqen për Trumpin është ‘absurde’ appeared first on Sinjali.

ShBA-ja thotë se Kanadaja do të pendohet për lejimin e veturave elektrike kineze në tregun e saj

16 January 2026 at 23:09

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, thanë të premten se Kanadaja do të pendohet për vendimin e saj që ta lejojë Kinën të importojë deri në 49 mijë vetura elektrike kineze dhe se këto vetura nuk do të lejohen që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se ata do ta kthejnë kokën nga ky vendim dhe sigurisht se do të pendohen për sjelljen e veturave kineze në tregun e tyre” – tha sekretari i Transportit i Shteteve të Bashkuara, Sean Duffy, në një ngjarje bashkë me zyrtarë të tjerë qeveritarë në një fabrikë të prodhuesit “Ford” në Ohio, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kanadaja në vitin 2024 u vendosi taksë prej 100 për qind veturave elektrike kineze pas masave të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, vendimi i ri për të lejuar vetura elektrike nga shteti aziatik ka nxitur alarm në Shtetet e Bashkuara për shkak të mundësisë që kjo masë mund t’ia dhurojë Kinës për t’u shtrirë më gjerësisht në Amerikën e Veriut, në kohën kur Uashingtoni po merr pozicion gjithnjë më të ashpër edhe ndaj automjeteve kanadeze dhe pjesëve të tyre.

Përfaqësuesi për Tregti i Shteteve të Bashkuara, Jamieson Greer, tha se numri i kufizuar i automjeteve kineze nuk do të ndikojë te kompanitë amerikane të veturave që eksportojnë automjete në Kanada.

“Unë nuk pres që kjo t’i pengojë dërgesat amerikane drejt Kanadasë. Ato vetura do të shkojnë në Kanada, nuk do të vijnë këtu” – shtoi ai.

Ambasada e Kanadasë në Uashington nuk komentoi menjëherë.

Greer në një intervistë e cilësoi si “problematik” vendimin e Kanadasë dhe shtoi: “Është një arsye pse ne nuk shesim shumë vetura kineze në Shtetet e Bashkuara. Është për shkak se kemi taksa për t’i mbrojtur punëtorët e auto-industrisë amerikane dhe amerikanët nga ato automjete.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA-ja thotë se Kanadaja do të pendohet për lejimin e veturave elektrike kineze në tregun e saj appeared first on Sinjali.

Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi, KEK-u: Situata është e përkohshme

16 January 2026 at 23:03

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 18:40, ka ndodhur ndalja e përkohshme e Njësisë A3 nga operimi, pasi ka vepruar releja mekanike e Buchholz-it të bllok-transformatorit energjetik 15.75/220 kV, 240 MVA.

Sipas KEK-ut, kjo ndalesë është realizuar në përputhje të plotë me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike.

Në njoftim thuhet se ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. kanë nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet e nevojshme për të identifikuar shkakun e kësaj ndalese, si dhe për të ndërmarrë masat përkatëse për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative.

KEK sh.a. ka sqaruar gjithashtu për opinionin publik se, pavarësisht ndaljes së Njësisë A3, operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar. Aktualisht, sistemi po operon me katër njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar.

Sipas njoftimit, njësia e pestë aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative të sistemit.

Në fund, KEK sh.a. ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në garantimin e operimit të sigurt dhe të besueshëm të kapaciteteve prodhuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi, KEK-u: Situata është e përkohshme appeared first on Sinjali.

Yesterday — 16 January 2026Sinjali

Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën

16 January 2026 at 22:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ka konfirmuar se diskutimet me NATO-n lidhur me këtë territor janë duke vazhduar.

“NATO ka pasur marrëdhënie me ne për çështjen e Grenlandës. Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha Trump.

Ai shtoi se mungesa e Grenlandës do të krijonte një boshllëk serioz në sigurinë amerikane. “Nëse nuk e kemi, kemi një boshllëk të madh në sigurinë kombëtare – veçanërisht kur bëhet fjalë për atë që po bëjmë në lidhje me Kupolën e Artë dhe të gjitha gjërat e tjera”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump nuk dha detaje konkrete rreth iniciativave ushtarake apo të sigurisë që përmendi, por theksoi se SHBA-të janë duke u angazhuar në mënyrë aktive me aleancën veri-atlantike për këtë çështje. “Po flasim me NATO-n”, tha ai shkurtimisht.

Më tej, Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e përdorimit të tarifave si mjet presioni ndaj vendeve që kundërshtojnë interesat e SHBA-së në lidhje me Grenlandën. “Mund ta bëj këtë edhe për Grenlandën”, tha ai, duke kujtuar një shkëmbim me presidentin francez Emmanuel Macron, ku kishte përdorur kërcënimin e një tarife gjithëpërfshirëse prej 25% për të nxitur rritjen e çmimeve të barnave në Francë.

Javën e kaluar, Trump kishte sugjeruar se SHBA-të duhet ta “blejnë” Grenlandën për të parandaluar që Rusia ose Kina të fitojnë kontroll mbi këtë territor autonom të Danimarkës.

Ndërkohë, si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë kategorikisht çdo propozim për shitjen e territorit, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën appeared first on Sinjali.

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 January 2026 at 22:51

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po flasim sinqerisht me partnerët tanë për raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore që na nevojiten kaq shumë.” Furnizimi nuk është i mjaftueshëm. Po përpiqemi të përshpejtojmë dhe është e rëndësishme që partnerët tanë të na dëgjojnë. Shumë gjëra po bëhen tani në nivelin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të rregullt në mbrëmje, raporton Ukrinform.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë paralajmërimet për sulme ajrore. Sipas tij, qeveria po punon me kompanitë e energjisë dhe partnerët për të pasur më shumë pajisje dhe më shumë rezerva.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se delegacioni ukrainas është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për të forcuar përparimin e vendit.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se dokumentet mbi këto çështje mund të nënshkruhen në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme.Në një konferencë për shtyp në Kiev, Zelensky tha gjithashtu se delegacioni ukrainas shpreson të marrë sqarime nga SHBA-të mbi qëndrimin e Rusisë ndaj përpjekjeve diplomatike të mbështetura nga Amerika për t’i dhënë fund luftës.

Të hënën, duke njoftuar takimin, Zelensky tha se dëgjoi raportin e detajuar të ekipit negociator mbi kontaktet me palën amerikane dhe urdhëroi finalizimin e dokumentit mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës appeared first on Sinjali.

Aksident në Prizren, vetura dyshohet se goditi një këmbësore

16 January 2026 at 22:40

Një këmbësore dyshohet se është goditur nga vetura në mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në Komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të siguruar nga Gazeta Sinjali, në vend të ngjarjes është Policia e Kosovës dhe Automabulaca.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Polciinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk ka konfirmim zyrtarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Prizren, vetura dyshohet se goditi një këmbësore appeared first on Sinjali.

Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë

16 January 2026 at 22:37

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për rastin e një të mituri i cili është goditur nga vetura në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.

Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet.Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale. Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

.

The post Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë appeared first on Sinjali.

Para të falsifikuara në Prizren, “Raiffeisen Banka” raporton deponimin e 500 eurove fals

16 January 2026 at 22:18

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dyshuar është raportuar në Prizren, pasi nga klientë të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 16.01.2026 rreth orës 10:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur ankuesi, përfaqësues i bankës Raiffeisen, i cili ka raportuar se gjatë periudhës 31.12.2025 deri më 08.01.2026, nga klientë të ndryshëm janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas informatave, shuma e dyshuar prej 500 euro është sekuestruar dhe është dërguar për trajtim në njësinë e krim-teknikës, me qëllim të verifikimit dhe ekzaminimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe njësia e hetuesisë, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe qarkullimin e këtyre kartëmonedhave të dyshuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Para të falsifikuara në Prizren, “Raiffeisen Banka” raporton deponimin e 500 eurove fals appeared first on Sinjali.

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, përfundon në spital

16 January 2026 at 22:03

Një person është goditur nga vetura në mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

“Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, përfundon në spital appeared first on Sinjali.

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

16 January 2026 at 21:56

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, i cili me 23 janara të vitit të kaluar doli nga shtëpia për të shkuar në një tubim elektoral dhe nuk u kthye më.

Djali i tij, Isuf Tejeci në një rrëfim për Nacionalen tha se më nuk ka asnjë informacion nga Policia e Kosovës.

I dëshpëruar, z.Tejeci i ka bërë thirrje institucioneve të shtetit për të ndërmarrur masa lidhur me rastin që sipas tij të kenë të paktën një informacion.

Për më shumë ndiqeni videon

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij appeared first on Sinjali.

Beshiktashi nderon Rashicën pas arritjes së 100 paraqitjeve me klubin

16 January 2026 at 21:49

Milot Rashica ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e klubit turk Beshiktash.

Para ndeshjes së Kupës së Turqisë ndaj Keçiögrengucu, klubi i ka dhurar Rashicës një fanellë të veçantë me numrin 100 që simbolizon numrin e ndeshjeve me skuadrën bardhë e zi.

“U organizua një ceremoni për futbollistin tonë Milot Rashica i cili arriti shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën tonë të lavdishme. Rashicës fanellën për ndeshjen e 100-të ia dorëzuan legjendat tona Kadir Akbulut dhe Ulvi Güveneroğlu”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Rashica po luan sezonin e tretë me Beshiktashin ku ka arritur të shënojë 12 gola dhe të fitojë një Kupë dhe Superkupë të Turqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Beshiktashi nderon Rashicën pas arritjes së 100 paraqitjeve me klubin appeared first on Sinjali.

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Albës 

16 January 2026 at 21:33

Alba dhe Limi po përballen me njëri-tjetrin në këtë prime të Big Brother Vip Kosova 4.

“Për mua nuk është bashkëjetesë kur dikush bën crush në shtëpinë time, kur dikush vjen pe a ftu”, tha Limi.

“Po çka je t’u thënë, si mund ta përdorësh fjalën crush se po më çudit fare, ti vet ke thënë Alba rri me mu”, tha Alba.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Albës  appeared first on Sinjali.

Trump i thotë “faleminderit” Iranit që nuk i vari protestuesit

16 January 2026 at 21:30

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përshëndetur anulimin e ekzekutimeve masive në Iran, të cilat ishin planifikuar të kryheshin dje, duke theksuar se vendimi është një lajm i mirë për protestuesit dhe të drejtat e njeriut.

“Unë e respektoj shumë faktin që të gjitha ekzekutimet me varje, të cilat do të kryheshin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”, shkroi Trump këtë të premte në rrjetin e tij Truth Social.

Gjatë dy javëve të fundit, Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur me veprime ushtarake kundër Iranit për të mbështetur protestuesit, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se forcat iraniane kanë vrarë mijëra persona. Shifrat konkrete nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Megjithatë, tani presidenti amerikan po heziton të ndërhyjë. Të mërkurën, ai deklaroi se i kishin thënë se vrasjet në Iran kishin ndaluar.

Trump hodhi poshtë gjithashtu komentet e disa zyrtarëve të Gjirit, sipas të cilëve Arabia Saudite, Katari dhe Omani kishin ndihmuar në bindjen e tij për të hequr dorë nga një sulm. Ai theksoi se vendimi i Iranit ishte vendimtar.

“Asnjë nuk më bindi, unë binda veten time,” u tha Trump gazetarëve të premten më vonë, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të shkuar në Floridë për fundjavën.

“Ata nuk varën askënd. Ata i anuluan varjet. Kjo pati një ndikim të madh.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump i thotë “faleminderit” Iranit që nuk i vari protestuesit appeared first on Sinjali.

NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

16 January 2026 at 20:49

NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një fazë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Dassault Rafale.

Sipas njoftimit të Aleancës, aeroplanët kroatë do të integrohen në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, duke forcuar aftësitë e Kroacisë, por edhe duke kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Kalimi nga MiG-21 në Dassault Rafale përfaqëson një hap të madh teknologjik dhe operacional, thekson NATO. Aeroplanët e rinj sjellin sensorë modernë, ofrojnë ndërveprim të plotë me aleatët dhe integrim të drejtpërdrejtë në sistemet e komandës dhe kontrollit të NATO-s.

Gjatë periudhës kalimtare, Italia dhe Hungaria siguruan mbrojtje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kroate, një shembull që NATO e përshkroi si solidaritet të qartë aleat.

Sipas njoftimit të Aleancës, ekuipazhet kroate janë tashmë plotësisht të trajnuara, ndërsa aeroplanët Rafale janë në detyrë të vazhdueshme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke forcuar sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale appeared first on Sinjali.

5 ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes, për t’i dhënë energji trurit

16 January 2026 at 20:32

Duke qenë se mëngjesi aktivizon metabolizmin, njerëzit që hanë mëngjes priren të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Por a e dini se mëngjesi gjithashtu aktivizon trurin tuaj? Natyrisht flasim për një mëngjes të mirë, i cili nuk është një tenxhere plot me drithëra me sheqer dhe pa kalori.

Tërshërë

Kur zgjoheni, truri juaj ka nevojë për një furnizim të shëndetshëm të sheqerit në gjak ose glukozës. Edhe pse një mëngjes me sheqer do të rrisë shpejt nivelin e sheqerit në gjak, një rënie në glukozë do të ndodhë disa orë më vonë. Bollguri integral (si drithërat), nga ana tjetër, absorbohet ngadalë nga trupi. Në vend që të marrë shumë sheqer, niveli i sheqerit në gjak do të rritet me një ritëm të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm.

Vezë

Vezët janë një opsion tradicional për në mëngjes. Ata janë të pasura me proteina dhe për shkak se proteina do shumë kohë që të tretet nga trupi ynë, ne ndjehemi të ngopur për më shumë kohë. Kjo do të thotë se jo vetëm që ndihmon në kontrollin e peshës, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gjak dhe vigjilencën mendore në nivele të shëndetshme. E bardha e vezës është ajo që përmban kryesisht formën më të pastër të proteinave në përbërjen e saj. Cilësia e lartë e proteinave të vezëve ndihmon trupin t’i përthithë më mirë. Jo vetëm kaq, vezët janë plot me vitamina dhe minerale, të cilët janë përbërës të tjerë të nevojshëm për të mbajtur në punë trupin dhe mendjen së bashku.

Bukë integrale me gjalpë kikiriku

Përveç të qenit i shijshëm, ky mëngjes është një trajtim i vërtetë. Me gjalpë kikiriku, ju merrni përfitimet e proteinave (gjë që ju bën të ndiheni më të ngopur). Me bukë integrale ju merrni cilësinë integrale që mban nivelin e sheqerit në gjak dhe përshtatet gjatë gjithë mëngjesit.

Kos grek

Konsumimi i kosit grek për mëngjes nuk është asgjë e re, pasi kohët e fundit kosi grek është globalizuar. Ky lloj kosi nuk ka vetëm dy herë më shumë proteina se kosi normal, por është më i pasur dhe më i fortë se kosi tradicional. Proteinat ekstra do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur gjatë mëngjesit.

Darka për mëngjes

Pse të mos i ndryshoni gjërat dhe të përgatitni darkë për mëngjes? Sigurisht që nuk ka rregulla që thonë se nuk mundesh. Dhe nëse ju mërziteni duke ngrënë të njëjtin ushqim çdo mëngjes, ngrënia e darkës në mëngjes mund të thyej monotoninë.

Natyrisht ne nuk po flasim për një pizza të ftohtë. Mendoni për një patate të pjekura me një kos grek të spërkatur me chives ose një supë me perime dhe bukë integrale. Në realitet, kreativiteti nuk ka kufizime dhe ju mund të krijoni një mori ushqimesh ushqyese që do t’ju ndihmojnë të ndiheni mirë gjatë ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 5 ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes, për t’i dhënë energji trurit appeared first on Sinjali.

Mbrojtësi kosovar në ‘radarin’ e Barcelonës

16 January 2026 at 20:15

Barcelona ka intensifikuar kërkimet në treg për një qendërmbrojtës. Lajmi i bujshëm është se një nga emrat që po ndiqet nga afër është Ron Raçi, mbrojtësi kosovar që luan tek Hajduk Split.

Sipsa ‘Football Transfer News’, Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit.

Megjithatë, Raçi nuk është i vetmi emër në listën e Barcelonës. Klubi blaugrana po monitoron gjithashtu mbrojtës të afirmuar si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Ven, teksa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi objektivin kryesor.

Barça are monitoring Ron Raçi — the young CB of Hajduk Split

Barça are actively scanning the market for a left-footed centre-back ahead of next season. Among the names being closely monitored: Ron Raçi — the highly-rated young defender of Hajduk Split, who has impressed with top… pic.twitter.com/MzjAsvnfxu

— Football Transfer News (@FTransferNews) January 16, 2026

Vendimi pritet të varet nga situata financiare e klubit dhe strategjia sportive për sezonin e ardhshëm, por është e qartë se Barcelona po planifikon me kujdes përforcimin e repartit defensiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbrojtësi kosovar në ‘radarin’ e Barcelonës appeared first on Sinjali.

❌
❌