Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Sinjali

Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur

22 January 2026 at 23:54

Gjashtë persona u plagosën me thikë, teksa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, gjatë një demonstrate të komunitetit kurd në qytetin e Antwerpit në Belgjikë, mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ndodhi pranë sheshit ‘Opera’, ku rreth 50 protestues ishin mbledhur për të kërkuar mbrojtje për kurdët që jetojnë në verilindje të Sirisë. Sipas policisë, protesta kishte qenë fillimisht paqësore.

Demonstrata nisi rreth orës 18:00 (me orën lokale) dhe po i afrohej fundit, kur situata u përshkallëzua rreth orës 19:20. Katër nga të plagosurit u gjetën pranë sheshit Opera, ndërsa dy të tjerë u lokalizuan në zona të afërta, përkatësisht në Rooseveltplaats dhe në rrugën Sint-Elisabethstraat. Të gjashtë personat kishin plagë të shkaktuara nga thika.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur oficerët e policisë neutralizojnë një të dyshuar, ndërsa në vendngjarje shihen flamuj kurdë dhe të PKK-së. Zëdhënësi i Policisë së Zonës së Antwerp-it, Wouter Bruyns, bëri të ditur për median belge ‘De Morgen’ se dy persona janë arrestuar. Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit ishin përzier mes protestuesve gjatë tubimit.

Forcat e policisë ndodhen tashmë në vendngjarje për të monitoruar demonstratën dhe arritën të ofrojnë ndihmën e parë menjëherë pas incidentit, deri në mbërritjen e ambulancave. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi identitetin apo motivet e mundshme të të dyshuarve.

“Një hetim i plotë po zhvillohet në vendngjarje, përfshirë analiza forenzike. Policia po u kërkon me këmbëngulje kalimtarëve të largohen nga zona”, deklaroi Bruyns, duke shtuar se për momentin nuk mund të ndahen detaje të tjera.

Organizatorët e protestës thanë se tubimi kishte qenë paqësor deri në momentin kur shpërtheu dhuna. Orhan Kilic, zëdhënës i organizatës kurde NavBel, e cilësoi sulmin si të motivuar politikisht. “Kjo lidhet drejtpërdrejt me çështjen kurde dhe me sulmet xhihadiste ndaj kurdëve në Siri. Është qartësisht e motivuar politikisht”, tha Kilic për DeMorgen. “Prej kohësh shohim organizata dhe individë me frymëzim islamik që na sulmojnë verbalisht, dhe tani duket se kjo ka kaluar edhe në dhunë fizike”.

Ndërkohë, tensionet në verilindje të Sirisë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët dhe aleate kryesore të SHBA-së në luftën kundër ISIS-it, po përballen me sulme të intensifikuara nga forcat e qeverisë siriane. SDF kontrollon territore të rëndësishme dhe të pasura me naftë, gjë që e bën rajonin strategjik dhe konfliktin edhe më të ndërlikuar.

Autoritetet belge kanë deklaruar se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse sulmi ka qenë i organizuar apo i lidhur me tensionet politike dhe etnike ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur appeared first on Sinjali.

Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë

22 January 2026 at 23:46

Bashkimi Evropian ka dhënë kontributin e parë financiar prej 10 milionë eurosh për të mbështetur Tribunalin Special, i cili po krijohet për të hetuar dhe gjykuar krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ky tribunal po ngrihet nën kujdesin e Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e njoftoi financimin mbrëmjen e sotme gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Këshillin e Evropës.

“BE-ja ka dhënë 10 milionë euro të parat për një Tribunal të ri Special për të ndjekur penalisht udhëheqësit rusë për rolin e tyre në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Udhëheqësit e Rusisë janë përgjegjës për këtë luftë dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri,” tha Kallas.

Ky njoftim vjen pas kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai qortoi partnerët ndërkombëtarë për ritmin e ngadaltë në drejtimin e drejtësisë ndaj Vladimir Putin dhe për dënimin e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës.

Tribunali Special u krijua përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në qershor 2025 mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës në Strasburg. Ai synon të sigurojë që udhëheqësit rusë të mbajnë përgjegjësi për agresionin dhe krimet e kryera gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar

22 January 2026 at 23:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, ndërsa sipas mediave italiane, shkak u bë një përplasje midis një kamioni dhe një veture tip “Audi” që po drejtohej nga i riu shqiptar, raporton Tch.

Zjarrfikësit e Saluzzos, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë e quan “të çmendur” ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith

22 January 2026 at 23:25

Të enjten, Shtëpia e Bardhë ka vazhduar gjuhën e ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Në një lëvizje të pazakontë, zyra e presidentit publikoi në llogarinë zyrtare në Facebook një fotografi të Smithit pa ngjyra, shoqëruar vetëm me një fjalë të shkruar me të kuqe: “I ÇMENDUR”,

Jack Smith, i cili ka ndjekur pa sukses penalisht ish-presidentin Donald Trump, u shpreh të enjten para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtëpia e Bardhë “po kërkonte mënyra për të qëndruar në pushtet” pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë e quan “të çmendur” ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith appeared first on Sinjali.

Putini në Moskë i pret në takim tre emisarët amerikanë, pritet të bisedojnë rreth Ukrainës

22 January 2026 at 23:20

Presidenti rus, Vladimir Putin, filloi të enjten vonë një takim me tre emisarët amerikanë për të diskutuar një plan rreth përfundimit të luftës në Ukrainë, tha Kremlini.

Amerikanët Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishin të shoqëruar edhe nga Josh Gruenbaum, i emëruar rishtazi nga presidenti Donald Trump si këshilltar i lartë në Bordin e Paqes, i cili e ka për detyrë ndaljen e konflikteve ndërkombëtare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Putini u përshëndet me emisarët amerikanë pak para mesnatës në Moskë, pasi Trumpi tha se një marrëveshje ishte “afër në masë të arsyeshme” dhe emisari Witkoff tha se bisedimet kanë arritur deri te një pikë e fundit.

Disa minuta pas fillimit të këtyre bisedimeve, Rusia tha se kishte kryer një patrullim të aeroplanëve bombardues strategjikë – diçka që e bën rregullisht si shfaqje e fuqisë.

Kremlini tha se Putini, njësoj si në takime të mëparshme me palën amerikane, u shoqërua nga ndihmësi i tij për politikë të jashtme, Yuri Ushakov, dhe emisari i posaçëm, Kirill Dmitriev.

Të mërkurën, presidenti amerikan tha se homologët e tij nga Rusia e Ukraina, Putini e Volodymyr Zelensky, do të ishin “budallenj”, nëse dështojnë që të bashkohen e të arrijnë një marrëveshje./

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putini në Moskë i pret në takim tre emisarët amerikanë, pritet të bisedojnë rreth Ukrainës appeared first on Sinjali.

Macron: Uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trump

22 January 2026 at 23:14

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se uniteti i Evropës ka funksionuar kundër kërcënimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, raporton “The Guardian”.

Ai ka theksuar se takimi i liderëve evropianë i të enjtes, në mbështetje të Danimarkës, demonstron fuqinë e bashkimit të kontinentit.

“Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në normalitet dhe qetësi”, tha Macron.

Megjithatë, ai ka shtuar se Evropa duhet të qëndrojë “vigjilente” dhe të veprojë në “mënyrë të bashkuar”, duke theksuar se BE-ja ka “instrumente në dispozicion” në rast të kërcënimeve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Franca është e hapur të marrë pjesë në më shumë misione të NATO-s, përfshirë edhe në Arktik.

Këto komente vijnë pas kërcënimeve të presidentit Trump ndaj tetë shteteve evropiane, përfshirë Francën, lidhur me çështjen e Grenlandës. Ai kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave prej 10% nga 1 shkurti dhe rritjen e tyre në 25% nga 1 qershori ndaj Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Finlandës. Megjithatë, të mërkurën Trump hoqi dorë nga këto tarifa.

Në këtë kontekst, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se marrëdhëniet transatlantike kanë marrë goditje të rëndë javën e fundit, por ka nënvizuar se Evropa nuk është e gatshme të heqë dorë nga dekada partneritet me SHBA-në. Ajo ka folur gjatë takimit joformal të liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron: Uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trump appeared first on Sinjali.

Shqetësuese: Nxënësi kapet me shufër metali në shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan, Policia konfiskon mjetin

22 January 2026 at 23:02

Një incident shqetësues është raportuar sot në Lipjan, ku një nxënës është kapur me një shufër metalike brenda ambientit shkollor.

Burime policore bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 22.01.2026, rreth orës 08:30, në rrugën “Avdi Kelmendi”, kur Drejtori i SHMP “Adem Gllavica” ka njoftuar Policinë se te nxënësi E.B., rreth 15-vjeçar, gjatë kontrollit nga kujdestari i tij, është gjetur një shufër metali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të prindit (babait).

Sipas informatave, mjeti i dyshuar është konfiskuar nga Policia, ndërkohë që është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqetësuese: Nxënësi kapet me shufër metali në shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan, Policia konfiskon mjetin appeared first on Sinjali.

Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën e Kosovës që të blejë kredite nga Trump

22 January 2026 at 23:00

Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University ka pasur fjalë të ashpra për Bordin e Paqes të inicuar nga Donald Trump, dhe aderimin e Kosovës në të që u materializua sot me nënshkrimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Serwer nuk i përshkruan vlerë kësaj iniciative të Donald Trump, për të cilin pati kualifikime të rënda, por tha se e kupton dëshirën e Kosovës “për të blerë kredite” nga presidenti amerikan.

“Bordi i Paqes do të jetë thjeshtë mundësi për të qëndruar në një dhomë ndërsa Trump flet për një orë. Ndoshta as kaq. Kosova s’mund të përballojë 1 miliardë dollarë…”, tha ai për AP.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën e Kosovës që të blejë kredite nga Trump appeared first on Sinjali.

Yesterday — 22 January 2026Sinjali

Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

22 January 2026 at 22:53

Sviatlana Tsikhanouskaya, opozitarja bjelloruse që vepron nga jashtë vendit, e ka marrë Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit.

Ajo ka bërë të ditur se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Në një postim në Twitter, Tsikhanouskaya ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës dhe mbështetjen e saj për popullin bjellorus.

“Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Kosovës tregon se si guximi, qëndrueshmëria dhe solidariteti ndërkombëtar mund të çojnë drejt lirisë dhe prosperitetit. Ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për popullin e Bjellorusisë”, ka shkruar ajo.

Tsikhanouskaya është figura kryesore e opozitës bjelloruse dhe udhëheqësja simbolike e rezistencës kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos. Ajo u bë e njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi bashkëshorti i saj, Siarhei Tsikhanouski, u arrestua dhe iu ndalua kandidimi.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet e asaj kohe u manipuluan në favor të Lukashenkos, çka u pasua me protesta të mëdha në mbarë Bjellorusinë. Pas zhvillimeve, Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi dhe që atëherë vepron si opozitare në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, Bjellorusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Sinjali.

Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike

22 January 2026 at 22:48

Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.

“I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese”, thotë Hilton në intervistë.

Tutje shtoi: “Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë”.

“Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t’i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to”, ka theksuar mes tjerash Paris për Ritën dhe Bebën në intervistën për Telegrafin.
Krahas kësaj, ikona globale e kulturës pop flet hapur për dokumentarin e saj të ri “Infinite Icon: A Visual Memoir”.

Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike appeared first on Sinjali.

Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug

22 January 2026 at 22:30

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

Në takimet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, u diskutua situata e përgjithshme e sigurisë dhe çështjet që prekin komunat.

Ulutash theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug appeared first on Sinjali.

Shoqata Mjekësore “Return Medical Association”: Nëse vazhdon kështu situata në Gazë, atëherë na pret katastrofa

22 January 2026 at 22:29

Drejtori i Programave Shëndetësore dhe Komunitare në Shoqatën Mjekësore të Kthimit (Return Medical Association), Ahmed Muhanna, paralajmëroi se vazhdimi i rrethimit mjekësor të imponuar ndaj Rripit të Gazës po sjell një katastrofë humanitare mes mungesës së rëndë dhe nevojës në rritje të ilaçeve esenciale dhe furnizimeve mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat Muhanna tha se Shoqata e Kthimit vazhdon punën me kapacitet të plotë dhe menaxhim efektiv për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pavarësisht sfidave në rritje që po përballet sektori shëndetësor.

Ai shpjegoi se shoqata kohët e fundit po vuan nga një mungesë e rëndë e shumë ilaçeve, materialeve harxhuese dhe furnizimeve mjekësore, duke theksuar se nëse politikat që pengojnë hyrjen e sasive të mjaftueshme të këtyre furnizimeve vazhdojnë në ditët në vijim, kjo mund të çojë në ndalim të pjesshëm të disa ndërhyrjeve mjekësore dhe operacioneve kirurgjikale.

Sipas tij, shoqata ende nuk është detyruar të ndalojë shërbimet shëndetësore, përveç një rasti kur puna u reduktua për shkak të mbarimit të furnizimeve me naftë, gjë që u njoftua qartë në media në atë kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoqata Mjekësore “Return Medical Association”: Nëse vazhdon kështu situata në Gazë, atëherë na pret katastrofa appeared first on Sinjali.

Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen

22 January 2026 at 22:21

Kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në “Këshillin e Paqes” të krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Starmer theksoi se kjo është shqetësuese, duke pasur parasysh agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe bombardimet e vazhdueshme në vend.

Ai shtoi se ngjarjet e javës së kaluar nuk duhet të shpërqendrojnë përpjekjet për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

“Ai po zhvillon luftë kundër një vendi evropian. Bombat po bien pa pushim mbi Ukrainën, nuk duhet të lejojmë që ngjarjet e javës së kaluar të na shpërqendrojnë.” 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen appeared first on Sinjali.

Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit

22 January 2026 at 22:14

Në një moment të çuditshëm gjatë fitores 1-0 të Aston Villa ndaj Fenerbahce në Europa League, trajneri Unai Emery u kap duke shtyrë Youri Tielemans pas zëvendësimit të tij në minutën e 89-të.

Belgu kishte përqafuar shkurtimisht pasuesin e tij George Hemmings dhe tentoi të vendoste dorën mbi belin e trajnerit, por Emery, i irrituar, reagoi duke bërtitur dhe duke e shtyrë lojtarin drejt stolit. Incidenti nuk eskaloi, dhe Tielemans nuk u kthye për të reaguar fizikisht ndaj trajnerit.

Shkaqet e zemërimit të Emery mbeten të paqarta, me disa teori që lidhen me kartonin e verdhë të lojtarit ose mënyrën se si ai u largua nga fusha.

Pavarësisht tensionit në stol, Villa arriti të ruajë fitoren falë golit të Jadon Sancho në minutën e 25-të dhe tani është në 16-të më të mirët e Europa League, me 18 pikë dhe vetëm një humbje këtë sezon në Europë.

Ky episod u shpërnda masivisht në rrjetet sociale, ku tifozët shprehën habinë e tyre për sjelljen e trajnerit.

Aston Villa duket të jetë një nga favoritët për të fituar finalen e Europa League në maj, pavarësisht tensioneve në stol.

Unai emery has gone absolutely mental at tielemans wtf 😂😂 #AVFC pic.twitter.com/66GV5NW6Wr

— Matty H (@MH_HCAFC) January 22, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit appeared first on Sinjali.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

22 January 2026 at 22:08

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar.

Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje.

Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer.

Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha.

Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku.

Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë.

Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së, rel.

Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat.

Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë appeared first on Sinjali.

Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “flotës hije” ruse në Mesdhe

22 January 2026 at 21:58

Franca thotë se ka sekuestruar një cisternë nafte në Mesdhe që dyshohet se është pjesë e “flotës hije” të Rusisë, e cila përdoret për t’i anashkaluar sanksionet, raporton “BBC”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se cisterna, e quajtur Grinch, ishte “subjekt i sanksioneve ndërkombëtare dhe dyshohej se po lundronte me flamur të rremë”.

Marina franceze, me ndihmën e aleatëve përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, hipi në bord të anijes të enjten në mëngjes midis Spanjës dhe Marokut. Autoritetet detare franceze thanë se një kontroll i anijes kishte “konfirmuar dyshimet për parregullsi të flamurit”. 

Ambasada ruse në Paris tha se nuk ishte informuar për sekuestrimin.

E ashtuquajtura “flotë hije” e Moskës është një rrjet i fshehtë cisternash që përdoren për t’i shmangur sanksionet perëndimore ndaj eksporteve ruse të naftës, duke transportuar naftën me anije të vjetra me pronësi ose sigurim të paqartë.

Grinch po udhëtonte nga porti arktik i Murmanskut në veriun e Rusisë kur u ndalua, thanë autoritetet franceze. Anija po mbante flamurin e Komoreve, sipas faqeve të ndjekjes së anijeve marinetraffic dhe vesselfinder. Duke njoftuar sekuestrimin në X, Macron tha: “Ne jemi të vendosur të respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojmë zbatimin efektiv të sanksioneve.

“Veprimtaritë e ‘flotës hije’ kontribuojnë në financimin e luftës së agresionit kundër Ukrainës,” tha ai, duke shtuar se anija ishte “devijuar”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, tha se Marina e Mbretërisë së Bashkuar kishte ofruar mbështetje për “gjurmim dhe monitorim”, me HMS Dagger që monitoronte cisternën përmes Ngushticës së Gjibraltarit.

“Së bashku me aleatët tanë, po forcojmë reagimin tonë ndaj anijeve hije për të bllokuar fondet që ushqejnë pushtimin e paligjshëm të Putinit ndaj Ukrainës.”

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 544 anijeve të flotës hije ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti veprimin, duke thënë se ishte “pikërisht lloji i vendosmërisë që nevojitet për të siguruar që nafta ruse të mos financojë më luftën e Rusisë”.

“Anijet duhet të ndalohen. Dhe a nuk do të ishte e drejtë të konfiskohej dhe të shitej nafta që transportojnë këto cisterna?” – shkroi ai në X.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “flotës hije” ruse në Mesdhe appeared first on Sinjali.

Ivanka Trump pritet sërish nga Edi Rama – kësaj radhe në kryeministri

22 January 2026 at 21:58

Ivanka Trump ka shkuar në Kryeministri mbrëmjen e së enjtes.

E bija e Presidentit amerikan, Donald Trump, u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Të mërkurën në mbrëmje, Ivanka Trump zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës, shkruan A2.

Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump qëndruan disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.

Sot, Ivanka Trump zhvilloi një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ivanka Trump pritet sërish nga Edi Rama – kësaj radhe në kryeministri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 të dyshuar në Merdare, kapen 76.8 kg marihuanë dhe armë zjarri, bastisen shtëpi e sekuestrohen vetura e para

22 January 2026 at 21:38

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Bregdeti”, pas një hetimi tre mujor për trafikim të narkotikëve, ku në Pikëkalimin Kufitar Merdare është kapur një sasi e madhe e substancës së dyshuar narkotike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar nga Njësia Rajonale e DHTN-së në Prishtinë, e përkrahur nga njësitë mbështetëse të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas informacioneve, më 21.01.2026 rreth orës 23:00, është ndaluar i dyshuari:

Halil Stublla, rreth 47-vjeçar.

I njëjti ishte duke drejtuar një kamion me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura: 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

me peshë totale 76 kilogram e 800 gram.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe, në koordinim me të, është realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

Një armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm

2 vetura

1 kamion

1 telefon celular

2,950 euro para të gatshme

Aksioni ka vazhduar edhe më 22.01.2026 rreth orës 06:15, ku me asistencë të NJSO-së, janë bastisur edhe dy lokacione në fshatin Godishnjak – Podujevë, në shtëpitë e të dyshuarve:

Rafet Xhema, rreth 65-vjeçar

Albion Xhema, rreth 24-vjeçar

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

  4 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4 kilogram e 454 gram

2 vetura

2 telefona celularë

thasë najloni të zbrazët, ngjitës dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për paketim

Po ashtu, është gjetur edhe një armë me gas e modelit Signasauser, për të cilën është iniciuar rast i veçantë nga Stacioni Policor në Podujevë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë, e cila ka kryer fotografimin dhe konfiskimin e provave materiale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për procedura të mëtutjeshme dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas vlerësimeve, vlera e substancës së sekuestruar arrin rreth 160 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet edhe më tej.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 të dyshuar në Merdare, kapen 76.8 kg marihuanë dhe armë zjarri, bastisen shtëpi e sekuestrohen vetura e para appeared first on Sinjali.

260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë

22 January 2026 at 20:56

Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale.

Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro).

Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor Tv Klan.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin.

Çdo vit janë afro 1 000 vende vakante për punonjës shëndetësie në vend, kryesisht në zonat e thella malore.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni

22 January 2026 at 20:49

Një studim i fundit nga Surfshark zbulon se aplikacionet e njohura të fitnesit, si Fitbit dhe Strava, mbledhin sasi të mëdha të dhënash personale, edhe kur përdoruesit nuk janë duke ushtruar.

Fitbit rezulton më “etur” për të dhëna, duke mbledhur deri në 24 lloje të dhënash, nga të cilat shumica nuk janë të nevojshme për funksionimin e aplikacionit.

Shumica e këtyre aplikacioneve i ndajnë të dhënat me palë të treta për reklama dhe analiza.

Studimi paralajmëron përdoruesit të kontrollojnë opsionet e privatësisë dhe të lexojnë termat e përdorimit para instalimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni appeared first on Sinjali.

❌
❌