Normal view

Received — 24 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vengu: Rritja e buxhetit të mbrojtjes, nxitje interesit të të rinjve për t’iu bashkuar FA

24 March 2025 at 18:58

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Rritja e buxhetit të mbrojtjes, e reflektuar edhe në trajtimin financiar të ushtarakëve, ka nxitur interesin e të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura, të cilët mund t’i shërbejnë atdheut në misionet e sigurisë dhe Mbrojtjen Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet në një postim sot në rrjetet sociale se, investimi në kapacitete njerëzore, infrastrukturë dhe modernizimin e forcave të luftimit, përfshirë fuqinë e zjarrit, helikopterët dhe dronët luftarakë, ka pesëfishuar kërkesën për rekrutime në 12 vitet e fundit.

“Kjo reflektohet edhe në nivelin e lartë të interesit për trajnimet për ekuipazhet e rinj të helikopterëve Black Hawk”, thekson Vengu, i cili shton se, “me ndihmën e aleatëve amerikanë dhe në bashkëpunim me trupat Komando, pilotët dhe teknikët e helikopterëve Black Hawk po trajnohen për t’u angazhuar në operacione ushtarake, me qëllim që në vitin 2026 të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare të drejtuara nga NATO”.

“Ekuipazhet po aftësohen për përdorimin shumërolësh të helikopterëve, nga infiltrimi ajror në zona të banuara dhe imbarkimi në anije, e deri te operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve”, nënvizon Vengu.

/r.e/

The post Vengu: Rritja e buxhetit të mbrojtjes, nxitje interesit të të rinjve për t’iu bashkuar FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 18 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Scholz kërkon armëpushim të plotë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

18 March 2025 at 22:45

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/-  Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vlerësuar pauzën e planifikuar në sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës si një hap të parë të rëndësishëm në rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme.

“Kjo vlen edhe për përgatitjet për një armëpushim në Detin e Zi”, tha Scholz pas bisedimeve me presidentin francez,  Emmanuel Macron në Berlin.

“Hapi tjetër duhet të jetë një armëpushim i plotë për Ukrainën dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin ra dakord me një propozim të SHBA-së për të ndaluar të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për 30 ditë, gjatë bisedës telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Qëllimi i të gjitha përpjekjeve duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën”, tha Scholz.

Pikëpamja e kancelarit gjerman në largim u pasqyrua nga Macron.

Presidenti francez tha se qëllimi ishte të arrihej një armëpushim i matshëm dhe i verifikueshëm që respektohej plotësisht, për të nisur bisedimet e detajuara dhe të plota të paqes që do të bënin të mundur një paqe solide dhe të qëndrueshme dhe garancitë. //a.i/

 

The post BERLIN – Scholz kërkon armëpushim të plotë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 16 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë

PRAGË, 16 mars /ATSH-DPA/ – Transmetuesi i Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) po përballet me mbyllje për shkak të shkurtimeve të buxhetit nga presidenti amerikan Donald Trump, tha stacioni me bazë në Pragë.

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), kompania mëmë e Radios Evropa e Lirë, ka njoftuar transmetuesin se marrëveshja që siguron financimin e operacioneve globale të Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.

Trump urdhëroi shkurtime masive të USAGM, e cila mbikëqyr të gjitha programet e huaja transmetuese të financuara nga shteti në Shtetet e Bashkuara që nuk drejtohen nga ushtria dhe tashmë kishte shkurtuar fondet për transmetuesin e huaj amerikan ”Zëri i Amerikës”.

Shefi ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus e kritikoi vendimin, duke thënë se do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.

Ai shtoi se ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festojnë fundin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh.

Capus theksoi mbështetjen dypartiake për transmetuesin si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët e SHBA.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky shprehu gjithashtu opinionin e tij, duke deklaruar dje  në mbrëmje se Radio Evropa e Lirë dhe ”Zëri i Amerikës” janë ndër të paktat burime falas të informacionit për njerëzit që jetojnë nën shtypje nga Bjellorusia në Iran dhe nga Rusia në Afganistan.

Radio Evropa e Lirë, e themeluar në vitin 1949 në kulmin e Luftës së Ftohtë, prodhon programin radiofonik në gjuhën ruse Radio Svoboda (Radio Liberty) dhe kanalin televiziv të lajmeve ”Current Time”.

Në vitin 1981, selia e saj në Mynih u bombardua dhe Radio Evropa e Lirë u zhvendos në Pragë në 1995 me ftesë të presidentit të atëhershëm çek, Vaclav Havel./  a.jor.

The post SHBA – Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 7 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kurti: Rrezikun e një agresioni ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë

PRISHTINE, 6 mars/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk mund të harrojë Epopenë e UÇK-së dhe luftën çlirimtare, në mënyrë që të ardhmen ta ketë më të sigurt.                                    Në akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti tha se s’mund të ketë pajtim me Serbinë derisa ajo, jo vetëm që nuk kërkon falje, mirëpo zotohet se do të përsërisë gjenocidin ndaj Kosovës porsa t’i vije rasti.

“Ndonjë herë na thuhet të mos shikojmë pas por vetëm përpara, drejt së ardhmes së përbashkët, si ajo shprehja ‘të shkuara, të harruara’, që e thonë ata që duhen të pajtohen. Mirëpo si mund të ketë pajtim pa pranim të fajit? Si mund të ketë falje nga ana e viktimës kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje por zotohet se do të përsërisë krimin në rastin më të parë që do t’i jepet“, tha Kurti.

“Serbia nuk është shëruar le ta quajmë kompleksit të Kosovës që e ka çuar atë t’i shkaktojë disa gjenocide, jo vetëm në tokën tonë por edhe vende të tjera të Ballkanit. Serbia është shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë që Kosovën e quan sepse dëshiron pjesë të territorit të saj shtetëror. Mban baza të përparme ofensive të ushtrisë pranë kufirit me vendin tonë. Ajo ndërmerr sulme terroriste, sabotime, teksa strukturat paralele ilegale në Kosovë ia kemi mbyllur ose shporrur. Ne kemi detyrë të kujtojmë. Ne nuk mund të harrojmë luftën çlirimtare, as viktimat civile dhe posaçërisht Epopenë e UÇK-së pikërisht për të mos u kthyer në të kaluarën. Duke mos harruar të kaluarën, ne kemi të ardhmen e sigurt”, shtoi ai.

Ai shtoi se rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe flijimi i anëtarëve të familjes Jashari në mars të vitit 1998, mobilizoi shqiptarët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Adem Jashari dhe UÇK-ja janë të pashkëputura nga njeri-tjetri.

Megjithatë, Kurti tha se fatkeqësisht luftërat nuk i takojnë vetëm të kaluarës, pasi ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian. Andaj, kreu qeveritar theksoi nevojën e fuqizimit të FSK-së pasi rreziku i një agresioni ushtarak është jo larg kufijve të vendit. /KosovaPress/

The post Kurti: Rrezikun e një agresioni ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 3 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 3 mars 2025

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kryesisht në jug, ku vranësirat parashikohen shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e mesditës pritet ndërprerje graduale e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të ftojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/6 Diell pak re
Kukës 7/14 Diell pak re
Lezhë 7/13 Diell pak re
Dibër 2/5 Diell pak re
Durrës 8/15 Diell pak re
Tiranë 8/15 Diell pak re
Elbasan 6/16 Diell pak re
Berat 5/15 Diell pak re
Vlorë 7/16 Diell re shi
Korçë 1/8 Diell re shi
Gjirokastër 3/15 Diell re shi
Sarandë 7/16 Diell re shi

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 3 mars 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 24 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Kryeministri preku elefantin në dhomë”, Rama në Samitin e Kievit: Evropa të mos e shpërfillë realitetin e ri

24 February 2025 at 15:29

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/- Kryeministri Edi Rama tha në samitin për përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia se “është koha për një reflektim më të thellë në lidhje me mbështetjen apo shpenzimet ushtarake për Kievin”, sipas transmetuesit britanik “Sky News”.

Kryeministri i Shqipërisë guxoi të ngrinte faktin se klima diplomatike për Ukrainën kishte ndryshuar rrënjësisht duke pasur parasysh dialogun e Donald Trump me Rusinë ndërsa u kërkoi liderëve perëndimorë të mos e shpërfillnin realitetin e ri.

Siç kemi raportuar, udhëheqësit po diskutojnë luftën në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Rusisë.

Samiti po organizohet në Kiev, ndërsa liderë të tjerë kanë marrë pjesë përmes lidhjes me video.

Në kontrast me përsëritjen e premtimeve për ndihmën e ardhshme ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën që Kievi të anëtarësohet në BE dhe NATO, kryeministri Rama tha se ndërsa ai mbështet të gjitha këto synime – ishte jetike të trajtohej fakti që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bisedonin veçmas.

Rama tha se udhëheqësit dukej se po vazhdonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur – kur në fakt nën drejtimin e administratës së re në Shtëpinë e Bardhë gjithçka ishte ndryshe.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç e dini të gjithë – dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Rama.

“BE si kontinent duhet të ketë një llogore të gjatë diplomacie, duke përfishirë Britaninë e Madhe, Turqinë dhe BE-në dhe sigurisht duhet të dali me një pozicion. Me një pozicion, sepse kam frikë se nuk do jetë e qëndrueshme me opinionin publik veçanërisht në pjesën perëndimore të kontinentit të vazhdojë dhe të thotë çfarë po themi ne këtu”, tha Rama.

“Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim”, shtoi ai.

Ai preku “elefantin në dhomë”- faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe të imponohet një rezultat i padrejtë ndaj saj.

“Është e padrejtë të shohim që SHBA dhe Rusia po arrijnë një marrëveshje, ndërkohë që Ukraina po lihet jashtë kësaj dhe po i imponohet diçka. Ne kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin amerikan, tani mesa po duket ai është fikur, asnjë nuk e di për sa kohë do të qëndrojë i fikur dhe unë besoj se ka ardhur koha për një reflektim të thellë në vend të asaj se çfarë duhet bërë në aspektin e mbështetjes ushtarake, shpenzimeve ushtarake”, tha kryeministri Rama.

“Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme”, tha ai.

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pranë Ukrainës dhe aleatëve të saj.

“Sigurisht që kjo është shumë e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Po e përsëris qëndrimin, që ne e mbështësim plotësisht Ukrainën, pa dyshim që mbështesim çdo vendim që do marrin të mëdhenjtë në këtë hapësirë”, tha ai.

Por, Rama tha se kishte disa dyshime për faktin se samiti po trajtonte vetëm gjysmën e problemit – anën ushtarake – dhe jo realitetin e ri politik dhe diplomatik. //a.i/sm/

 

 

 

 

The post “Kryeministri preku elefantin në dhomë”, Rama në Samitin e Kievit: Evropa të mos e shpërfillë realitetin e ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 22 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

22 February 2025 at 18:35

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në rubrikën “Çkemi ndonjë ë re”. Rama u shpreh se, presidenti i EBA është një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një mik shumë i dashur i tij personalisht.

“Ai ka zbritur në Shqipëri më parë në vitin 1999 me aeroplanin e tij mbi pistën e aeroportit të Kukësit që u shtrua nga i ati Sheiku Zayed, themeluesi i EBA, në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulura me dhunë nga Kosova”, tha Rama.

“Asokohe Emiratet nën porosinë e Sheikut Zayed sollën sasi shumë të mëdha ndihmash përmes asaj piste të shtruar enkas. Dhe presidenti që na nderon nesër me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit së bashku me zv/presidentin dhe sundimtarin aktual të Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Që të dy ishin djem të rinj në forcat ushtarake emiratase” tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se, vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohen tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.

“Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re shembullore e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij”, tha Rama.

Po ashtu, shtoi Rama, “ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin”.

Rama shtoi se “me mbështetjen e pakursyer të Presidentit Bin Zayed, KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës Masdar Group kanë hyrë në rrugën e bashkimit me një plan tejet ambicioz në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbër”.

“Një tjetër vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi strategjik është programi i monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë si dhe krijimi i ndërmarrjes së përbashkët të letrave me vlerë”, tha Rama.

“Miku ynë i çmuar vjen nesër me një delegacion të nivelit më të lartë për të vendosur të tjera piketa në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta dhe ushqehet nga një miqësi shumë e sinqertë shtetërore po edhe personale”, u shpreh Rama.

“Jam shumë krenar që Shqipëria sot mikpret miq si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan diçka që disa vite më parë as mund të imagjinohej”, tha Rama.  /j.p/

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 19 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 19 shkurt 2025

19 February 2025 at 07:30

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mëngjesit dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Në zonat luginore mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/10 Diell
Kukës -7/3 Diell
Lezhë 2/10 Diell
Dibër -6/5 Diell
Durrës 3/13 Diell
Tiranë 3/13 Diell
Elbasan 2/14 Diell
Berat 4/13 Diell
Vlorë 5/11 Diell
Korçë -3/4 Diell
Gjirokastër 2/12 Diell
Sarandë 5/14 Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e mërkurë, 19 shkurt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 17 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Berisha do të paraqitet sot në SPAK

17 February 2025 at 07:55

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Kryedemokrati do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Kreu i Partisë Demokratike është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

/a.f/

The post Berisha do të paraqitet sot në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 12 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 12 shkurt 2025

12 February 2025 at 07:30

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë (sot), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpashershme shiu të karakterit lokal, me intensitet të ulët.

Në njoftimin për mediat të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, bëhet me dije se gjatë ditës së sotme nuk do të mungojnë shtrëngatat afatshkurtra të izoluara. “Në relievet e larta malore në veri dhe lindje të territorit priten reshje dëbore me intensitet të ulët”, lexohet në njoftim.

“Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 2-8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë. Po ashtu pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur dhe lokale dhe mjegullinës në momentin e reshjeve, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngricë përgjatë akseve rrugore në relievet malore, kryesisht lindje”, përfundon njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak .

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/9 Diell re shi
Kukës -3/6 Diell re shi/borë
Lezhë 4/9 Diell re shi
Dibër -1/7 Diell re shi/borë
Durrës 5/14 Diell re shi
Tiranë 4/12 Diell re shi
Elbasan 3/10 Diell re shi
Berat 5/12 Diell re shi
Vlorë 6/12 Diell re shi
Korçë -2/5 Diell re shi/borë
Gjirokastër 3/8 Diell re shi
Sarandë 5/14 Diell re shi

 

 

The post Parashikimi i motit, e mërkurë, 12 shkurt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 9 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 9 shkurt 2025

9 February 2025 at 06:55

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht në verilindje të vendit nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1ballë.

Parashikohet po ashtu dhe prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/15 Diell
Kukës -6/8 Diell pak re
Lezhë 5/14 Diell
Dibër -4/11 Diell
Durrës 4/14 Diell pak re
Tiranë 4/15 Diell
Elbasan 3/14 Diell
Berat 1/15 Diell
Vlorë 4/14 Diell pak re
Korçë -4/5 Diell pak re
Gjirokastër -3/15 Diell
Sarandë 6/14 Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 9 shkurt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 8 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e shtunë, 8 shkurt 2025

8 February 2025 at 07:30

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga pothuajse të njëjtat kushte sinoptike, me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash të mesme dhe të larta të përqendruara në relievet malore të vendit.

Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Diell re
Kukës -4/6 Diell re
Lezhë 6/15 Diell re
Dibër -4/8 Diell re
Durrës 4/16 Diell re
Tiranë 4/17 Diell re
Elbasan 4/14 Diell re
Berat                3/17 Diell re
Vlorë 5/15 Diell re
Korçë -4/6 Diell re
Gjirokastër -1/15 Diell re
Sarandë 5/16 Diell re

 

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 8 shkurt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 31 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

MEKSIKË – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është për diskutim

31 January 2025 at 10:51

MEKSIKO SITI, 31 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti panamez, Jose Raul Mulino përjashtoi çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kanalin e Panamasë, pasi presidenti Donald Trump tha se SHBA do të rimerrte rrugën ujore.

“Unë nuk mund të negocioj, aq më pak të filloj një negociatë për kanalin”, tha Mulino në konferencën e tij javore për shtyp.

“Kjo çështje është e mbyllur. Kanali është i Panamasë”, theksoi ai.

Presidenti Mulino e tha këtë në prag të vizitës së sekretarit të ri të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Amerikën Qendrore.

Javën e kaluar, një zëdhënëse konfirmoi udhëtimin, megjithatë pa përmendur vendet që Rubio do të vizitonte në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në këtë rol.

Sipas medias amerikane, nga fundi i kësaj jave janë planifikuar vizita në Panama, Guatemalë, Salvador, Kosta Rika dhe Republikën Domenikane.

Në fjalimin e tij të betimit më 20 janar, Trump pretendoi për Kanalin e Panamasë.

Që atëherë ai ka deklaruar qartë në disa raste se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kontrolle në rrugën e rëndësishme ujore, pretendime që Mulino i ka hedhur poshtë me vendosmëri.

Kanali prej 82 kilometrash lidh Atlantikun me Paqësorin në Amerikën Qendrore.

Ai u ndërtua në fillim të shekullit XX nga korpusi inxhinierik i ushtrisë amerikane.

Më 31 dhjetor 1999, SHBA ia dorëzoi administrimin e kanalit Panamasë.

Transaksioni u negociua nga presidenti i ndjerë, Jimmy Carter./ a.jor.

The post MEKSIKË – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është për diskutim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 28 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Vatikani paralajmëron “hijen e së keqes” nga IA

28 January 2025 at 19:02

VATIKAN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Vatikani publikoi të martën udhëzime të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar për ndikimet negative të teknologjisë.

Inteligjenca artificiale mund të japë në thelb një kontribut pozitiv dhe të nxjerrë në pah mundësitë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, sipas punimit të sapobotuar.

“Megjithatë, si në të gjitha fushat ku njerëzit thirren për të marrë vendime, edhe këtu shfaqet hija e së keqes”, shtojnë ata.

Gazeta thekson se IA paraqet rreziqe të konsiderueshme dhe potencial për abuzim: “IA gjithashtu paraqet një rrezik serioz të gjenerimit të përmbajtjes së manipuluar dhe informacionit të rremë, i cili lehtë mund t’i mashtrojë njerëzit për shkak të ngjashmërisë së tyre me të vërtetën”, thuhet në komunikatë.

”Kjo mund të përdoret për të mashtruar ose shkaktuar dëm”, thonë udhëzimet, duke shtuar se “mediat e rreme të krijuara nga IA mund të minojnë gradualisht themelet e shoqërisë”. /os/

The post FOKUS – Vatikani paralajmëron “hijen e së keqes” nga IA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 25 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Duka në festimet për 125-vjetorin e Federatës Gjermane të Futbollit

25 January 2025 at 16:50

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Federata Gjermane e Futbollit (DFB) festoi mbrëmjen e së premtes 125-vjetorin e themelimit.

Ceremonia u mbajt në Leipzig në një mbrëmje gala madhështore, ku morën pjesë personalitete të shumta nga futbolli europian dhe botëror.

Mes të ftuarve ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i shprehu urimet më të përzemërta homologut të tij, Presidentit të DFB-së, Bernd Neuendorf, për këtë jubile të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Duka e uroi edhe një herë DFB-në për këtë përvjetor, duke vlerësuar rolin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në zhvillimin e futbollit ndërkombëtar.

“Urime të përzemërta Federatës Gjermane të Futbollit për 125-vjetorin e themelimit!

Pata kënaqësinë të marr pjesë në festimet e këtij përvjetori historik, ku u nderua tradita dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Federatës Gjermane për zhvillimin e futbollit.

Një urim i veçantë për Presidentin Bernd Neuendorf dhe të gjithë ekipin e tij për punën e palodhur dhe vizionin për të ardhmen. Jam i bindur se Federata Gjermane do të vazhdojë të jetë një shembull frymëzues për komunitetin ndërkombëtar të futbollit.

Suksese të mëtejshme në vitet që vijnë!”, shkruan Presidenti Duka. /j.p/

The post Duka në festimet për 125-vjetorin e Federatës Gjermane të Futbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump urdhëron shkarkimin e personelit anti-diskriminacion

25 January 2025 at 11:13

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Administrata Trump ka urdhëruar agjencitë federale të mbyllin të gjitha zyrat që promovojnë diversitetin dhe drejtësinë mjedisore dhe të pushojnë punonjësit që punojnë atje brenda dy muajsh.

Pushimi në shkallë të gjerë i punonjësve federalë të ngarkuar me luftimin e diskriminimit brenda aparatit shtetëror vjen në ditën e pestë të mandatit të dytë të Donald Trump.

Urdhri zbatohet për të gjithë punonjësit federalë të përfshirë në programet DEIA (Diversiteti, Barazia, Përfshirja dhe Aksesueshmëria), një term që i referohet përpjekjeve për të rekrutuar njerëz nga pakicat racore ose seksuale. /os/

The post SHBA – Trump urdhëron shkarkimin e personelit anti-diskriminacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me 6 kandidatë për anëtar bordi të AMF

21 January 2025 at 17:49

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Në drejtimin e kryetarit, Eduard Shalsi, komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e parë për sesionin e ri parlamentar zhvilloi seanca dëgjimore me gjashtë kandidatët e vetofruar për vakancën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit.

Në nisje të mbledhjes Shalsi informoi se kandidatët e vetofruar plotësojnë kriteret për të qenë kandidatë për plotësimin e vakancës së krijuar në AMF.

Më pas Emis Çerava, Julian Naqellari, Artur Ribaj, Petrit Perhati, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari pasi bënë një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre të mëparshme, bënë një paraqitje të ideve dhe vizionit të tyre rreth funksionimit më mirë të këtij institucioni.

Më tej kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Në përfundim Shalsi bëri më dije se pas dëgjesave, komisioni do të vijojë procesin e shqyrtimit të kandidaturave. /j.p/

The post Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me 6 kandidatë për anëtar bordi të AMF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 20 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – Liderët e BE-së urojnë Trump për kthimin e tij në Shtepinë e Bardhë

20 January 2025 at 21:27

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së kanë uruar Donald Trump  për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa postuan sot urimet e tyre më të mira në X.

“BE pret të punojë ngushtë me ju për të trajtuar sfidat globale”, shkruan ata.

Postimi vazhdoi me një thirrje për administratën e re për të punuar ngushtë me BE-në.

“Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik”,  thuhet në deklaratën e BE-së.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/

The post BRUKSEL – Liderët e BE-së urojnë Trump për kthimin e tij në Shtepinë e Bardhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putini uron Trumpin për marrjen e detyrës si president i SHBA-së

20 January 2025 at 17:56

MOSKË, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin uroi sot Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

“I kam dëgjuar kërkesat e Trump për të rivendosur kontaktet e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Uashingtonit dhe për të bërë gjithçka për të parandaluar një luftë të tretë botërore”, tha sot Putini në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ne sigurisht e mirëpresim këtë qasje dhe përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara për marrjen e detyrës”, tha ai.

“Gjithashtu, jam i përgatitur për të rifilluar dialogun me administratën e re të SHBA-së për konfliktin në Ukrainë. Rusia është e interesuar për një paqe afatgjatë, jo për një armëpushim për t’u rigrupuar dhe për të rifilluar më vonë armiqësitë”, theksoi Putin.

Rusia ka zhvilluar një luftë brutale kundër Ukrainës për gati tre vjet. Ajo ka akuzuar vazhdimisht udhëheqjen në Kiev për shtypjen e popullatës rusisht-folëse në vend.

Përveç kësaj, Moska ndihet e kërcënuar nga përpjekjet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Prandaj, Kremlini kërkon që Kievi të heqë dorë nga territori dhe pranimi i tij në NATO dhe aleanca të tjera të përhershme ushtarake me Perëndimin. //a.i/

 

 

 

The post RUSI – Putini uron Trumpin për marrjen e detyrës si president i SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 19 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT, shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët

19 January 2025 at 18:17

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT.

Kreu i qeverisë shprehet se, në këtë kantier po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara.

Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.

Ndërkohë që kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë ndodhet bllokun operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale.

Në katin e tretë ndodhet shërbimi intensiv, apo reanimacioni, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim.

Godina ka një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katrorë. /j.p/

The post Rama: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT, shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌