Normal view

Received — 7 April 2025 Sot News | Lajme

‘Divorci nuk e pengon’/ Kryemadhi fushatë për Metën: Do të trokas ‘derë më derë’ për votën që do të sjellë ndryshimin

7 April 2025 at 09:45

Teksa ka reduktuar ndjeshëm daljet publike, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi bën fushatë në rrjete sociale. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shfaqet duke hapur një derë, teksa shprehet se do të trokasë derë më derë, për të marrë votat që sipas saj do të sjellin ndryshimin.

Megjithëse janë në proces divorci, Kryemadhi bën thirrje për të votuar ish bashkëshortin Ilir Meta, i cili gjithashtu është i angazhuar në fushatë nga qelia ku ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar.

“Ju uroj një të dielë të mbarë.

Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët.

Voto Nr 1

Voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë që të shtunën, Kryemadhi postoi edhe një foto në mbështetje të djalit të saj, Besarit, i cili mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

The post ‘Divorci nuk e pengon’/ Kryemadhi fushatë për Metën: Do të trokas ‘derë më derë’ për votën që do të sjellë ndryshimin appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 5 April 2025 Sot News | Lajme

Djali i Ilir Metës bën fushatë për të atin, Monika Kryemadhi: Ti po tregon burrëri

5 April 2025 at 19:39

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, edhe pse në burg po kandidon në listat e hapura në qarkun e Tiranës.

Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale një foto të të birit, Besar Metaj dhe bën thirrje që të votohet Ilir Meta.

“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt ,por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj!”,shkruan Kryemadhi.

The post Djali i Ilir Metës bën fushatë për të atin, Monika Kryemadhi: Ti po tregon burrëri appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 April 2025 Sot News | Lajme

‘Meta në burg nuk e pengon fushatën tonë’, Haxhinasto: Do të jetë më i votuari, komunikojmë me letra

4 April 2025 at 20:45

Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet e saj për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke intensifikuar punën dhe organizimin brenda strukturave të partisë. Edmond Haxhinasto, kryetar i komitetit drejtues kombëtar të PL-së, shprehu synimin e partisë për të arritur maksimumin e mundshëm në aleancën me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, në kuadër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në një intervistë televizive, Haxhinasto theksoi se mungesa e kryetarit të partisë, Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024, e cila ndihet, nuk do të dëmtojë fushatën e Partisë së Lirisë. Ai siguroi se puna e partisë vazhdon pa ndërprerje dhe se Meta do të marrë më shumë vota se të gjithë të tjerët në listën e hapur.

Haxhinasto njoftoi gjithashtu objektivin e PL-së për të siguruar 7 mandate në qarkun e Elbasanit, ku ai vetë është pjesë e listës për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se qëllimi është të përmirësohet rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 dhe të arrihen më shumë fitore nëpërmjet një programi të fuqishëm dhe konkret. Haxhinasto përmendi disa nga masat që partia propozon, si taksa e sheshtë 10%, lehtësira fiskale për fermerët dhe bujqësinë, rritja e pensioneve dhe pagave, si dhe ndihmat ekonomike për qytetarët. Ai theksoi gjithashtu se paga minimale do të jetë 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro.

Në lidhje me fushatën dhe paraburgimin e Ilir Metës, Haxhinasto e quajti këtë një situatë të pashembullt, por që nuk do të ndalojë angazhimin e partisë. Ai tha se, përkundër vështirësive, Meta do të jetë më i votuari në listën e hapur dhe ka mbështetje të fortë nga strukturat e partisë dhe qytetarët.

“Synojmë 7 mandate në Elbasan. Objektiv është marrja e një rezultati më të mirë nga viti 2021, por edhe fushata nëpërmjet programit. Ka varfërim masiv të qytetarëve të vendit, Elbasani më i prekuri, kjo ka detyruar 1 milion të largohen nga vendi. Kemi propozuar taksën e sheshtë 10%, lehtësira fiskale, fermerët, bujqësinë, pensionet, rrogat dhe ndihmat ekonomike, sikurse paga minimale 500 euro e mesatare 1200 euro.

Komunikojmë me letra, por me disa telefonata, puna vijon e pandërprerë me strukturat dhe komunikimet me të. Ilir Meta do marrë më shumë vota. Nuk ndikon në fushatën e PL. Do jetë më i votuari në listën e hapur. Vizioni, përzgjedhja që ka bërë, ndjehen te strukturat e partisë dhe qytetarët. Pavarësisht situatës juridike, prezenca e tij në fushatën elektorale të 11 majit është e fuqishme”, tha Haxhinasto.

The post ‘Meta në burg nuk e pengon fushatën tonë’, Haxhinasto: Do të jetë më i votuari, komunikojmë me letra appeared first on Sot News | Lajme.

“Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani

4 April 2025 at 09:52

Avokati Idajet Beqiri denoncoi në studio televizive një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. E jo vetëm, por edhe me disa pasuri në vila e shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilat tha se i ka kallëzuar në SPAK, ua ka bërë gati të kopsitura dhe madje me lokacione, por “ata flenë mbi dosjet e tyre”.

Beqiri denoncoi edhe me fotografi rastin që ka të bëjë me një lagje luksi me 12 kulla të ndërtuara në Rumani, një kompleks gjigant i quajtur “Dielli”, 12 km larg Bukureshtit dhe shumë të tjera në proces, që e cilësoi si të ngjashme me modelin “Komuna e Parisit” në Tiranë.

“Janë 210 mln euro të pastruara në Rumani. Po bëhet si Parisi i Vogël. Kompleksi ‘Dimri’ e ka. 12 km larg Bukureshtit. Janë miliona euro këto në fotografi. Firma prestigjoze, pishina, rezidenca, dyqane me qira. Këto janë të ish-presidentit Ilir Meta.

SPAK le të vejë te vajza e tezes së Ilir Metës dhe burri i saj, të verifikojë, SPAK i jap provat me hetimin e parë që kam bërë vetë. Le të shkojë dhe ta verifikojë, ta gjejë, por besoj se do veprojë njëlloj si me të tjerat. Janë 12 kulla të ngjashme, si me Komunën e Parisit në Tiranë, një pjesë kanë mbaruar”, tha avokati. Më tej ai theksoi se prokurorët flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të Berishës, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen.

“Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli etj., ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, shprehet avokati

Ai mori për referencë rast të ngjashëm ku prokurorët i anashkalojnë qëllimisht hetimet për dosjet e denoncuara, duke e krahasuar me çështjen “Haklaj”.

“Edhe dosjen e Haklajve prokuroria e mbylli, e harroi njëlloj si të tjerat. Dhe prokurori ishte Besim Hajdarmataj, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, emri i tij ishte atje. Ia çuam edhe me emrin e autorit, Lumneshit, ia kemi dhënë. Ai vetëm kaq duhet të verifikonte, por nuk e ka bërë. Bënte udhëtime me avion dhe flinte në hotel me 5 yje. Tani është i kallëzuar për organizatë kriminale, e kjo nuk është mirë”, kujton avokati rastin në fjalë.

The post “Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 30 March 2025 Sot News | Lajme

Meta urim besimtarëve myslimanë për Fitër Bajramin: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo..

29 March 2025 at 21:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, i cili shënon mbylljen e agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Meta foton besimtarët të bashkohen në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!

 

Meta ka përmendur dhe një varg nga libri i shenjtë i Kuranit, ndërsa  shkruan se Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”

“Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!”, ka përfunduar ai.

Urimi i Ilir Metës

Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! 🤲🇦🇱

Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!

Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide! Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”

Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë! Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të) na mëson: “Nuk ka begati pa sakrifica!”

Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!

The post Meta urim besimtarëve myslimanë për Fitër Bajramin: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo.. appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 28 March 2025 Sot News | Lajme

“Jam duke realizuar një film artistik”, Kryemadhi: Kam disa projekte në dorë, me një grup të rinjsh…

27 March 2025 at 22:52

Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete e Partisë së Lirisë. Konflikti politik me Ilir Metën brenda partisë dhe divorci bashkëshortor me të, duket se ka bërë Kryemadhin të gjejë pasione të tjera në jetë.

E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi deklaroi se aktualisht është e përfshirë në disa projekte. Kryemadhi bëri të ditur se një ndër to është edhe kinematografia. Ajo theksoi se aktualisht po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të Verës.

“Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive,” tha Kryemadhi.

The post “Jam duke realizuar një film artistik”, Kryemadhi: Kam disa projekte në dorë, me një grup të rinjsh… appeared first on Sot News | Lajme.

Uroi apo jo Metën? Kryemadhi flet për videon e bujshme: Nuk kishte lidhje me…

27 March 2025 at 22:30

Deputetja Monika Kryemadhi ka sqaruar një video që ka qarkulluar ku u nënkuptua si një urim ditëlindje për ish-Presidentin Ilir Meta. Kryemadhi e ftuar në një studio televiziveqaroi se ai urim nuk ishte për Metën, por për bashkëshorten e një mikut të tij. Ndërkohë ndër të tjera Kryemadhi shton se e ka uruar Ilir Metën si politikan dhe si babain e fëmijëve të tij teksa nuk ka kursyer edhe meritat ndaj tij për atë që ajo është sot.

Pjesë nga intervista në studio:

Gazetari: Zoti Meta ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ju e keni uruar me gjithë divorcin që e keni marrë vesh mediatikisht me gjithë sherret, problemet dhe akuzat ju e keni uruar.

Monika Kryemadhi: Jo nuk është urimi për zotin Meta. Zoti Meta e kam thënë edhe një herë tjetër mos e ngatëroni me Erion Veliajn që morri telefonin e Alqi Bllkos dhe s’la ambasador pa marrë në telefon me kongresmen e senator nga burgu. Zoti Meta nuk përdor telefon në dijeninë time. Mund të përdori Skype, por nëse përdor Skype i digjet takimi me fëmijët dhe familjarët e tij. Këtu është intervista e Denisës, bashkëshortes së Bruno Liços një mikut tim e cila edhe ajo kishte ditëlindjen. Ka shumë njerëz që e kanë ditëlindjen me 24 Mars.

Gazetari: Pra paska qenë me dy kuptime. I paske çuar një mesaz edhe Metës edhe…

Monika Kryemadhi: Jo më ka ardhur mirë që kjo video ka vajtur me miliona shikime dhe janë bërë shumë lajme.

Gazetari: Pra nuk ka qenë urim për Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë urim për Ilir Metën. Urimi ka qenë për Denisën.

The post Uroi apo jo Metën? Kryemadhi flet për videon e bujshme: Nuk kishte lidhje me… appeared first on Sot News | Lajme.

Meta duket në formë, ai shfaqet brenda burgut “313”, shikoni çfarë bën gjatë ajrosjes (Video)

20 January 2025 at 19:25

Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve.

Ai është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.

Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

The post Meta duket në formë, ai shfaqet brenda burgut “313”, shikoni çfarë bën gjatë ajrosjes (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre

18 January 2025 at 13:51

Për kreun e PL-së Ilir Meta, heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës është jo vetëm dënim për qytetarët, por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre. Nga qelia e burgut, Meta ka reaguar duke thënë se kjo është një strategji e “Rilindjes” për të larguar nga qytetarët shërbimet bazë. Partia e Lirisë, -shkruan Meta -që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve.

“Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia shumë e rëndësishme e Kavajës është jo vetëm dënim për mosnënshtrimin e qytetarëve të saj në zgjedhjet e fundit vendore por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre të çmuara dhe të lakmuara.

Largimi nga qytetarët i shumë shërbimeve bazë është vijim i strategjisë së “Rilindjes” për të centralizuar bashkë me to edhe korrupsionin. Heqja e drejtorive të rëndësishme të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ujësjellësve, sistemit elektro-energjitik, prokurorive e gjykatave është dështim i Reformës së Decentralizimit dhe sukses i Reformës së Patronazhimit, në dëm të qytetarëve dhe në funksion edhe të axhendës antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë.
Partia e Lirisë, që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve“, shkruan Meta.

The post Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Ilir Meta në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, arresti në burg sfidohet me rekurs

17 January 2025 at 17:06

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, e zhvendosi në Gjykatën e Lartë betejën e tij gjyqësore për të fituar lirinë e humbur më 21 tetor. Përmes avokatit, Genci Gjokutaj, Meta depozitoi një rekurs kundër vendimit të 19 nëntorit 2024 të Apelit të Posaçme, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët ndaj tij.

Avokati Gjokutaj tha se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e dhënë nga dy shkallët më të ulëta, me pretendimin se ish-presidenti i Republikës po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.

“I kemi paraqitur të gjitha argumentet, që nga ndalimi kriminal që i është bërë. Pastaj për secilin episod, si për lobimin në SHBA, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë të z. Meta, që e ka bërë atë nominalisht, si person. Pastaj edhe për CEZ DIA, çështje e bazuar në kallëzues të rremë, dëshmitarë të rremë dhe mbi prova të marra në kundërshtim me ligjin.”

Sipas avokatit, mes argumenteve për lirimin e Metës ishte listuar edhe nevoja për të qenë pjesëmarrës në fushatën elektorale të para 11majit.

“Ai nuk ka asnjë kusht dhe asnjë kriter për të qenë në ‘arrest në burg’, në kushtet e liderit të dytë të opozitës dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.”

Gjokutaj tha se Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet, që sipas tij nuk e ka treguar deri më sot dhe se pas shterimit të gjykatave të brendshme, nëse është e nevojshme do të trokasin edhe në Strasburg.

Ish-presidenti i Republikës po hetohet nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.

The post Ilir Meta në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, arresti në burg sfidohet me rekurs appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin Isuf Hasa

17 January 2025 at 11:12

Gjykata ka lënë në burg, Isuf Hasën, autorin i cili vrau me çekiç 81-vjeçarin Xhemal Meta me pretendimin se i ngacmonte gruan. Ngjarja ndodhi më 13 janar, ku fillimisht u raportua se i moshuari u gjet i pajetë, por më pas policia zbardhi ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për vrasje.

Në dëshminë e tij para autoriteteve autori Hasa u shpreh se shkak i vrasjes ka qenë pasi viktima i ngacmonte gruan. Hasa tregon se ai punonte roje nate dhe kishte raste që nuk shkonte për disa netë në shtëpi. Sipas tij, Xhemali e merrte në telefon dhe i thoshte që ‘si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde’. Ai tregon se nuk e ka duruar dot më, duke kryer edhe vrasjen.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, tregoi 64-vjeçari Hasa.

The post Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin Isuf Hasa appeared first on Sot News | Lajme.

“I uroj sukses në betejën e tij ligjore”, Çollaku kundërshton Metën në listat e PD: Futja e PL ka shkaktuar humbje…

16 January 2025 at 19:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD dhe PL nuk duhet të garojnë me lista të përbashkëta zgjedhore në 11 maj, që rrjedhimisht do të thotë se edhe kreu i PL, Ilir Meta, nuk duhet të jetë në listën e sigurt të PD-së.

Komentet Çollaku në një studio televiziv tha se PD dhe PL janë parti me ideologji dhe qëndrime të ndryshme dhe futja me një listë të përbashkët nuk sjell shtim të votive, por pakësim të tyre.

Ai tha gjithashtu se futja me lista të përbashkëta e PD dhe PL ka bërë që të majtët të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos shkojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë.

“Mendoj se Ilir Meta pavarësisht se në gjendjen në të cilën ai ndodhet, pavarësisht burgosjes, pavarësisht goditjes totalisht të paligjshme e të padenjë, unë mendoj që PD dhe PL janë dy parti të ndara, kanë dy elektorate të ndarë, kanë dy qasje të ndara dhe kanë dy qëndrime të ndara.

Unë do të isha në favor të tolerimit dhe të akomodimit në listat e PD të aleatëve historikë të djathtë që na bashkojnë programet politike.

I uroj shumë sukses Metës në betejën e tij ligjore, i uroj shumë sukses PL në garën elektorale, por unë mendoj që ne jemi dy parti të ndara dhe futja në lista të përbashkëta nuk ka prodhuar në asnjë rast histori suksesi. Ka bërë që vota të majta të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos votojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë”, tha Çollaku.

The post “I uroj sukses në betejën e tij ligjore”, Çollaku kundërshton Metën në listat e PD: Futja e PL ka shkaktuar humbje… appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas…

16 January 2025 at 09:45

Isuf Hasa, autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar me detaje vrasjen, shprehet se shkak ka qenë, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan. 64-vjeçari thotë se fillimisht kanë pirë kafe në shtëpinë e 81-vjeçarit, më pas do të shkonin në lokalin e fshatit, por sapo kanë dalë ai tregon se ka parë një çekiç në oborrin e shtëpisë, të cilin e ka marrë dhe e ka qëlluar.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde.

Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, ka treguar Isuf Hasa.

The post “Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Takimi që u shndërrua në tragjedi/Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë,por..

15 January 2025 at 19:29

Gazetari Igli Çelmeta zbulon se viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Ata e kishin lënë që në orën 9.00 do të niseshin bashkë, por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur.

Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Xhemal Meta, sipas gazetarit Çelmeta, kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet.

Shoferi e ka telefonuar disa herë 81 vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

The post Takimi që u shndërrua në tragjedi/Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë,por.. appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati Petraj flet për dosjet e Berishës dhe Metës: Ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e 20 janarit?

14 January 2025 at 18:58

Seanca paraprake e 20 Janarit ndaj Sali Berishës, që akuzohet nga SPAK prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani”, 21 Janari, fati i çështjeve të tjera dhe detajet surprizë nga hetimi i vrasjes së 4 protestuesve të opozitës para kryeministrisë, sepse FBI nuk i ka sjellë të gjitha provat, ishin disa nga pikat e trajtuara dhe analizuara sot në një emision televiziv.

I ftuar ka qenë avokati Edmond Petraj, i cili deklaroi fakte interesante nga hetimi i dosjeve dhe proceset paraprake ndaj Sali Berishës, familjarëve të tij, por edhe akuzat ndaj kryetarit të arrestuar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai bëri një analizë juridike të faës aktuale të çështjeve, hapave dhe procedurave.

Petraj shprehet se masa ndaj Metës edhe mund të zbutet, por çështja e hetimit pasuror është më kritikja për fatin juridik ndaj tij. Avokati jep edhe informacione se si SPAK po heton sekretarin e PD-së, Flamur Noka, po për pasurinë, por theksoi se edhe Gazment Bardhi rrezikon shumë me rastin e kallëzimit penal që SPAK pushoi ndaj Olsi Ramës, pasi mund të merret i pandehur për kallëzim të rremë dhe të dënohet deri në 5 vite burg. Pra në thelb të rrezikojë një “Salianj”, edhe pse për këtë vepër Ligji i Dekriminalizimit nuk e kap.
Petraj shprehet se me interes hetimor është edhe kallëzimi ndaj Zv/kryeministres Belinda Balluku dhe funksionarëve të tjerë, si dhe dosja e Bashkisë së Tiranës.
Por çfarë pritet të ndodhë në seancën paraprake të 20 janarit në GJKKO për dosjen “Partizani”?

“Pritet vendimi i gjyqtarit për seancën paraprake. Ngelet enigmë si vendimmarrje, por janë të trija pistat në lojë. Meqë janë kërkuar elementët e pavlefshmërisë së provave, akteve, që i ka kërkuar avokati i Berishës dhe pjesën e Malltezit, dy të tjerët kanë ikur me gjykim të shkurtuar. Është pranuar gjykimi i zakonshëm për Malltezin dhe Berishës dhe ka kaluar për seancë paraprake. Nëse aprovohet atëherë do shkojë me personazhe që do pyeten, mund të shkojë gjatë me dëshmi personazhesh. Por mund të kemi edhe rënien e dosjes ndaj Berishës, të mos pranohet, por do jetë një rënie e madhe e kredibilitetit, dhe SPAK të sfumohet në seancë paraprake në punën e saj.

Por kemi edhe një tjetër që të rikthehet për plotësim të akteve të dosjes. Të trija mundësitë mbeten”, shpjegon avokati.

Ai shton se seanca nuk parashikon shtyrje tjetër, sepse si SPAK, ashtu edhe pala mbrojtëse, i kanë dhënë pretendimet e tyre, tani mbetet vendimmarrja e gjyqtarit të seancës paraprake.

Por Petraj thekson se kjo nuk është e vetmja dosje ndaj kreut të PD-së dhe se sipas tij, FBI ka dosje tjetër për 21 Janarin, sepse nuk e ka sjellë të plotë të parën, nga frika e prishjes së provave.

“Kjo seancë vendos fatin e dosjes së Berishës. Por Berisha ka edhe çështje të tjera, se kjo nuk është e vetmja. Berisha implikohet edhe te 21 Janari dhe nëse dosja merr drejtim si krim shtetëror, nëse ai faktohet nga veprimet dhe mosveprimet e asaj dite, atëherë do të kemi një tjetër proces për të. Kemi edhe veprimet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në atë kohë, veprimet e Berishës që jepte të kuptohej sikur ishte ai dhe vendoste ai, për urdhër-arrestet. Janë duke u shqyrtuar elementet e dosjes së parë dhe aktet e ekspertizës së FBI-së në atë kohë. Mendoj se do të kemi një element surprizë. FBI nuk e ka sjellë dosjen e plotë, se kishte frikë mos konsumoheshin elementet dhe provat ndaj çështjes”, nënvizon ai në studio.

The post Avokati Petraj flet për dosjet e Berishës dhe Metës: Ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e 20 janarit? appeared first on Sot News | Lajme.

U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, ja ku po heton policia

14 January 2025 at 12:21

81-vjeçari Xhemal Meta që u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet se është vrarë.

Mësohet se policia po heton dhe pistën vrasjes për 81-vjeçarin ndërkohë që pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Dyshimet kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81-vjeçarit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.*

The post U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, ja ku po heton policia appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 January 2025 Sot News | Lajme

Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje

8 January 2025 at 20:14

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë nga qelia nr. 5, për televizionin e familjes Berisha, ku ka folur për arrestimin e tij më 21 Tetor, seancën e djeshme ku u pyet për dy orë në SPAK në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA, akuzat e ngritura pse e cilëson procesin si politik.

Meta ka këmbëngulur se seanca e djeshme nisi me pyetjet e tij ndaj SPAK dhe jo e kundërta, duke kërkuar shpjegime se çfarë bëhej me denoncimet që ka depozituar për çështje të ndryshme. Vetëm pas kësaj, shton ai, unë iu përgjigja pyetjeve të tyre.

Teksa e cilëson arrestimin ‘një rrëmbim mafioz dhe banditesk’, presidenti i PL akuzon Edi Ramën si ideatorin politik dhe SPAK-un se veproi në mënyrë të padrejtë.
Meta shprehet se edhe pse ndodhet i izoluar në një qeli prej 12 metrash katrorë, kjo nuk e pengon që të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të kandidojë.

Meta ndër të tjera rrëzon sondazhin se mbi 70% të shqiptarëve mbështesin SPAK-un, duke theksuar se ky besim ka rënë që në ditën që Rama e zgjodhi kreun e Prokurorisë së Posaçme me 69 vota, nga 84 që kërkonte Kushtetuta.

“Ata 70% që pëlqejnë SPAK-un votojnë Ramën, sepse ai e tha vetë se është ideatori i tij dhe e votoi me 69 vota. pse SPAK nuk arreston Ramën?”, shprehet Meta ndër të tjera.

Ai i qëndron mendimit se arrestimi i tij është pa prova dhe se nuk ka asnjë fakt që e implikon në afera, pasuri të padeklaruar dhe abuzime të tjera.

Intervista e Ilir Metës:

-Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?

-Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje. E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media. Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK-ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK.

Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se ç’bëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër. Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje. Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqenëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

Së pari: Çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit të FBI të dënuar me burg edhe për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve që ende është Kryeministër dhe i pa pyetur për këtë çështje?

Së dyti: Çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan është dënuar në SHBA?

Dhe natyrisht në fund fare, përsëri si President i Partisë së Lirisë që ka bërë denoncime të shumta për kryeaferën e inceneratorëve, u vura në dispozicion 3 shkresa zyrtare që janë edhe fakte e prova penale të depozituara të cilat ngarkojnë me përgjegjësi penale individuale nga 3 herë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin dhe një herë Kryebashkiakun e Tiranës, të cilat i bëra publike edhe në rrjetet sociale, këto shkresa zyrtare janë të vitit 2014 dhe 2017.

Përgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetentë për këtë çështje, ndaj Partia e Lirisë do t’i drejtohet përsëri zyrtarisht SPAK-ut për të 5 këto çështje që përbëjnë përgjegjësi individuale dhe penale për Edi Ramën.

-Z. Meta, a është normale që ju t’i bëni pyetje SPAK- ut?

-Unë vazhdoj të jetoj në një sistem demokratik edhe pse jam në qeli, por vetëm fizikisht. E di që shumë të tjerë që janë jashtë, janë futur me dëshirë “në qeli”, duke hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe liritë që ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me këtë qafëpërkulje autokracinë që i vjedh dhe i bullizon çdo ditë. Ashtu siç kam qenë gjithmonë shembull për të përmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetutës, ligjit, shoqërisë dhe sidomos drejtësisë, padiskutim që kurrë nuk mund t’i braktis të drejtat edhe liritë e mia për më shumë që jam President i forcës së dytë opozitare në vend.

Është detyra ime për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë dhe kurrë nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonjë çështje me procedurë (edhe kur këto janë shkelur qëllimisht), por jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e Partisë së Lirisë dhe të gjithë shqiptarët i paguajnë në mënyrë speciale (6 – 7 mijë euro në muaj) këta prokurorë specialë për të mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre që grabiten pa maska, si në rastin e inceneratorëve e dhjetëra raste të tjera.

-Ndërkohë që ju u treguat bashkëpunues me SPAK, ish- bashkëshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i përgjigjet më SPAK-ut por do të fliste vetëm në Gjykatë. Si e komentoni ju këtë për më tepër që media e evidentoi këtë dallim?

-Asnjë koment, sepse nuk shoh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje. Natyrisht që SPAK, që qëllimisht nuk i bashkoi në një çështjen e tre inceneratorëve, ka “ lidhur” çështje që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën, pasi z. Dumani nisi hetimet për çështjen CEZ – DIA që në Dhjetor 2019 dhe në pamundësi për të gjetur një provë apo fakt penal për këtë çështje (të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh Vjenë 2014) në bashkëpunim me regjimin hapën edhe nja 5 çështje të tjera me qëllim që të gjenin një fakt apo provë për mua apo edhe njerëz të afërt me mua me qëllim goditjen time politike e sidomos Partinë e Lirisë.

Ndaj jemi në një situatë tragjike për sa i takon degradimit të shtetit të së drejtës që nga rrëmbimi im banditesk, që do të jetë precedenti më skandaloz për Gjykatën e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se unë paskam ndërhyrë si Kryetar Kuvendi për të bërë një ndryshim ligjor në interes të një biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vetë dosja e SPAK provohet se amendamenti është bërë nga deputetja e Edi Ramës në atë kohë, se ligji është mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, ndërsa LSI vetëm 16 vota. Nuk dua t’ju marr kohën edhe më shumë me marrëzira të tjera që tronditën edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen që SPAK-u e nxori qëllimisht në media.

-E megjithatë z. Meta, ju jeni brenda, i dënuar me paraburgim dhe zgjedhjet erdhën, kur jemi vetëm 4 muaj para tyre. A nuk është ky dënim dhe mungesë lirie e juaja një problem për Partinë e Lirisë dhe për ju vetë personalisht dhe më konkretisht a do të kandidoni ju për deputet?

-Dua t’ju siguroj se nuk ndihem i dënuar, por ndihem si kurrë më parë në detyrë dhe lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare. Musine Kokalari thoshte se lirinë e kërkojmë shpesh jashtë vetes, por në radhë të parë liria është e brendshme dhe ju siguroj që unë gëzoj liri të plotë, jo vetëm për të qenë vetvetja këtu në qelinë Nr.5, në 12 m2, por mbi të gjitha për të qëndruar e luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve që vetëm fizikisht nuk ndodhen në qeli të tilla, por që vetëm të lirë në vendin e tyre nuk ndihen.

Fakti që armiqtë e lirisë të të gjithë shqiptarëve e jo vetëm të Ilir Metës u detyruan të inskenojnë një rrëmbim mafioz e të paprecedentë tregon dobësinë dhe dekompozimin e tyre total politik e moral dhe tmerrin që kanë nga prania aktive e Ilir Metës në jetën publike dhe ballafaqimet mediatike, si edhe shpresën e tyre të mjerë për të rrëmbyer Partinë e Lirisë dhe shndërruar atë në një fake- opozitë si shumë 0.99 të reja që kanë shpikur këto kohë.

Situata ku jemi nuk ka qenë e paparashikueshme nga unë, përkundrazi. Ndaj edhe thirra Konventën historike të 27 Prillit ku u bënë ndryshime rrënjësore në statut, duke çrrënjosur nepotizmin dhe krahinalizmin. E sidomos duke miratuar një program të shkëlqyer, konkret e konciz atë të: 5 Prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus. Dhe Partia e Lirisë duhet të vazhdojë me intensitet të shpalosë e argumentojë realizimin e 5 Prioriteteve.

Jam shumë i kënaqur që tani shoh që të gjithë flasin për rëndësinë e rritjes së pensioneve, por Partia e Lirisë ishte e para që e çimentoi si prioritet madhor, pasi nëpërkëmbja e tyre e qëllimshme nga “Rilindja” për 12 vjet, ka sjellë pasoja të tmerrshme sociale e sidomos shëndetësore për ta. Po kështu programi ynë nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Parë dhe kulmon me shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajonin tonë.

Njëkohësisht ky është mbi të gjitha një program tërësisht i financueshëm dhe i certifikuar nga shumë ekspertë të nivelit më të lartë të financave ku do të veçoja Prof. Petraq Milon, Sekretari i Partisë së Lirisë për Çështjet e Ekonomisë dhe të Financave. Po kështu ne bazohemi te përvojat më të mira të vendeve të Rajonit tonë. Ndërkohë është detyrë e lidershipit të PL të shumëfishojë forcat dhe të rrisë përqendrimin për tua kthyer këtë maskaradë armiqve të zgjedhjeve të lira në bumerang.

Lidhur me kandidimin tim, si mund t’ju shkojë mendja se unë mund t’i vendos vetes kufizime në kundërshtim me Kushtetutën, aq më tepër që risitë më shtojnë adrenalinën.
Kur vendosa për themelimin e LSI, 2 ditë më parë nuk ishin të paktë ata që parashikonin se LSI do merrte 1-2 %. Unë me shumë kënaqësi vendosa një “bast” historik duke kandiduar vetëm në mazhoritar (Skrapar) e duke mos e vendosur veten time të parin dhe fare në listën proporcionale të LSI. Sigurisht që kjo kishte rrezik të lartë pasi LSI ishte në opozitë dhe e gjithë Qeveria dhe Kryeministri i asaj kohe gjithë tërbim u turrën drejt Skraparit ku unë vajta vetëm 2 herë gjatë fushatës.

Fitorja ishte gati me 2/3 e votave dhe pa u lodhur atje pasi ata njerëz e dinin shumë mirë se kush isha unë që u kisha shërbyer si deputet disa herë duke i mbajtur të gjitha premtimet e mia e mbi të gjitha përfaqësuar vlerat e tyre më të mira. Edhe tani, jo vetëm Partia e Lirisë, por të gjithë shqiptarët e dinë se unë jam rrëmbyer në mënyrë banditeske, në mënyrë që jo unë por ata të mos jetojnë të lirë, por të frikësuar e bullizuar nga një regjim që jo vetëm i vjedh çdo ditë, por edhe u kërkon ta duartrokasin në mënyrë që ata të mos e “pësojnë” si Ilir Meta. Ndaj vota për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën do të jetë masive, sepse shqiptarët do votojnë për lirinë e tyre në rradhë të parë.

-Sondazhet nuk janë kaq optimiste z.Meta për Partinë e Lirisë dhe opozitën?

-Kur sondazhet i kanë dhënë LSI më shumë se 2% apo 3%? Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet në burg Ilir Meta dhe rrëmbehet në mënyrë kriminale? Po çfarë i gjetën këta në 30 vite hetime Ilir Metës dhe 300 letër porosi anembanë botës? I gjetën ndonjë numër llogarie të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë pronë të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë video duke luajtur në kazino?

I gjetën ndonjë shkresë zyrtare apo vendim në kundërshtim me ligjin e interesin publik? I gjetën pushime luksoze të padeklaruara? A nuk e çuan këta tre herë Ilir Metën në Komisionin e Venecias që të justifikonin shkarkimin dhe të treja herët u diskredituan si mos më keq?

A nuk shpikën këta që ditën e parë pasi unë mora drejtimin e Partisë së Lirisë “Dosjen I.M”? Po të ishin kaq të fortë pse do detyroheshin të mbanin arrest shtëpie liderin e Partisë Demokratike, z.Berisha për 333 ditë? Akoma më tepër të merrnin tani edhe këtë masën e turpshme të detyrim paraqitjes kur hetimet kanë mbaruar? Apo të vidhnin vulën e PD për dy vite? Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush. Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë, por aspak populli ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.

-Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?

Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma s’e ka arrestuar apo marrë të pandehur Edi Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar. Po kështu ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut. Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota, nga 84 që e ka Kushtetuta. Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës, se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte.

The post Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 January 2025 Sot News | Lajme

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për të vazhdojnë të vijnë

7 January 2025 at 21:35

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA ka një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar gjithçka.

Ai u shpreh se hetimet ndaj Metës vazhdojnë, ndaj SPAK në çdo thirrje, si kjo e sotmja i paraqet atij prova të reja mbi bazën e të cilave duhet të reagohet nga ana e mbrojtjes.

“Hetimet i përkasin një prej çështjeve që është lobimi në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me një dokument por me disa; për njërin dihet që ka firmosur Meta, për dy të tjerat eksponentë të LSI.

SPAK ka ndjekur paratë, letër porositë janë me SHBA, se të gjitha lobimet aty regjistrohen. Di që për këtë rast ka edhe një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar saktë, dhe nga kjo kemi mbërritur deri te masa. Nga paraqitja në paraqitje e Metës, e njeh atë edhe me më shumë prova të tjera që ka mbledhur SPAK dhe mbrojtja mbi bazë të tyre do bëhet mbrojtja. Vazhdojnë vijnë dokumente, hetimet vijojnë, nuk janë mbyllur”, tha Karamuço.

The post Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për të vazhdojnë të vijnë appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

7 January 2025 at 21:18

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

The post Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së appeared first on Sot News | Lajme.

‘PD, parti autokrate’, Elezi: Berisha- Meta, paterica të Ramës

7 January 2025 at 18:54

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër dyshen Berisha-Meta, duke i quajtur ata “paterica të Ramës”, ndërsa theksoi se të tre politikanët aktualisht janë të fokusuar në ruajtjen e pasurive, lirisë dhe pushtetit të tyre.

Ai e argumenton këtë në kontekstin e hetimeve të SPAK, që kanë krijuar probleme për figurat e larta politike në Shqipëri.

Elezi ka komentuar se Berisha, Rama dhe Meta po përdorin një retorikë që duket se është kundër njëri-tjetrit, por që në thelb ka një qëllim të përbashkët: mbijetesa politike. Ai theksoi se Berisha e ka parti që tani udhëhiqet nga figura të paqëndrueshme dhe të paafta, dhe përmendi autokracinë që është përhapur në strukturat e PD-së, ku vendimmarrja është në duar të një grushti të ngushtë.

Për sa i përket Ramës, Elezi e kritikoi për ndërtimin e një kupole politike dhe ekonomike, ku të dy figurat e opozitës, Berisha dhe Meta, janë të përfshirë, duke u zhytur në marrëdhënie të ndërlikuara që mund të pengojnë çdo përpjekje për transparencë dhe hetim. Ai gjithashtu nënvizoi se shumica e parave të pastruar nga oligarkët mund të ndodhen në bankat e nivelit të dytë dhe se edhe SPAK-i ka vështirësi të zbulojë këtë skemë komplekse të korrupsionit.

Elezi i bëri thirrje opozitës që të mos e fshehë realitetin, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e saj mund të sjellin më shumë dritë në problemet që po ndodhin në Shqipëri, përfshirë korrupsionin e lartë dhe lidhjet mes pushtetit dhe oligarkëve.

“Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.

The post ‘PD, parti autokrate’, Elezi: Berisha- Meta, paterica të Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

❌