Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën
Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave. Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth. Drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.
The post Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën appeared first on BoldNews.al.