Normal view

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë

By: armand
13 May 2026 at 12:56

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit, ku më shumë se gjysma e emrave janë prurje të reja. Kryetari Bedri Hamza, i cili prin listën i ndjekur nga Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku, i ka vlerësuar kandidatët si profesionistë të dëshmuar në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë appeared first on BoldNews.al.

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

By: armand
25 April 2026 at 10:14

Partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), njoftoi të shtunën herët se u ka kërkuar dy partive më të mëdha opozitare në vend, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, në mënyrë që të shmangen […]

The post Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Tahiri: PDK e gatshme të nxjerrë emër për kandidat!

By: armand
26 February 2026 at 15:23

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij është i gatshëm të nxjerrë emër për president, nëse i kërkohet, por theksoi se nuk mbështet asnjë kandidat “të njëanshëm”. Gjatë një prononcimi për media, Tahiri tha se PDK-ja, subjekti më i madh opozitar që ka 22 deputetë, voton […]

The post Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Tahiri: PDK e gatshme të nxjerrë emër për kandidat! appeared first on BoldNews.al.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes

By: armand
9 January 2026 at 19:42

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi të premten vonë se e ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. DK e cila doli e dyta në zgjedhje kërkoi […]

The post PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes appeared first on BoldNews.al.

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

By: Brisi
17 November 2025 at 14:40

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet ta zgjedhë udhëheqësin e ri të partisë gjatë një Konvente që do të mbahet sot pasdite. Drejtimin e partisë pritet ta marrë Bedri Hamza, ish-kandidati për kryeministër, i cili nuk duket të ketë ndonjë kundërshtar dhe e mori mbështetjen publike të kryetarit të deritanishëm, Memli Krasniqi. Hamza, 62 vjeç, […]

The post PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

By: Ela
14 November 2025 at 18:11

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe […]

The post Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? appeared first on BoldNews.al.

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

By: Elva
13 November 2025 at 19:27

Një ditë pas dorëheqjes së kryetarit aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Bedri Hamza njoftoi se do të garojë për drejtimin e partisë në Konventën e saj më 17 nëntor. Hamza, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit doli i dyti për kryeministër, tha se do të punojë për unifikimin dhe reformimin e […]

The post Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit appeared first on BoldNews.al.

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

By: Elva
12 November 2025 at 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti që mbante prej katër vitesh në krye të partisë. Lajmin ai e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u shpreh se vendimi vjen pas një reflektimi të gjatë mbi të ardhmen e […]

The post Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

By: Elva
19 August 2025 at 14:36

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës. Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së […]

The post Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

By: Elva
18 August 2025 at 16:18

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, […]

The post Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

By: Elva
8 August 2025 at 15:37

Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit. Këto ishin reagimet e para ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta […]

The post Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

By: Ela
21 June 2025 at 15:43

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në […]

The post Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së appeared first on BoldNews.al.

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

13 May 2025 at 12:20

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan këtë të martë për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – […]

The post Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti takohet me Memli Krasniqin e PDK

By: Ardit
1 May 2025 at 09:23

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës. Siç […]

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti takohet me Memli Krasniqin e PDK appeared first on BoldNews.al.

Vetëvendosje hesht, PDK nuk e voton nesër Haxhiun, LDK nuk shkon në konsultime

By: Mirgen
22 April 2025 at 21:59

Kuvendi i Kosovës konfirmon vazhdimin e seancës konstituive për të mërkurën në orën 10:00, por partitë politike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre. Nga Lëvizja Vetëvendosje është heshtje e plotë dhe nuk ka asnjë njoftim nëse kanë arritur marrëveshje politike për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare e kuvendit. Ministri në detyrë i Punëve […]

The post Vetëvendosje hesht, PDK nuk e voton nesër Haxhiun, LDK nuk shkon në konsultime appeared first on BoldNews.al.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës në vendnumëro/ REL: A po shkohet drejt krizës institucionale?

16 April 2025 at 10:19

Vazhdimi eventual i mbajtjes së qëndrimeve të kundërta dhe të ngurta politike të Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë, si dhe të tri partive që deri tani kanë qenë në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK) në anën tjetër, mund ta bllokojnë procesin e […]

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës në vendnumëro/ REL: A po shkohet drejt krizës institucionale? appeared first on BoldNews.al.

❌