Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit



Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Prokuroria konfirmoi më 24 dhjetor 2025 se konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International”, duke dokumentuar me gjasë krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të […]
The post Nga Kurum te porti i Durrësit: 33 urdhër-arreste për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme appeared first on Reporter.al.
Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit […]
The post Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit appeared first on Reporter.al.
Nga korridoret e një aktiviteti për Inteligjencën Artificiale në Berlin, kryeministri Edi Rama “kafshoi gjuhën’ të shtunën kur u pyet mbi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndaj numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, […]
The post Rama flet për prezumim pafajësie ndaj hetimit të SPAK për Belinda Ballukun appeared first on Reporter.al.
Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”. “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë […]
The post ‘Investimi historik’ i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat appeared first on Reporter.al.
“Bulevardi u degradua totalisht, nuk kishte rrugë tjetër,” thotë një specialist i zyrës së Urbanistikës në Dibër për të justifikuar ribërjen nga e para të bulevardit “Elez Isufi” në qendër të qytetit të Peshkopisë. “Ndërhyrja ishte e detyruar,” shton ai, ndërsa kërkon të mos citohet me emër. Bulevardi “Elez Isufi” – një pedonale rreth 700 […]
The post Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës, sipas një vendimi për sigurim padie që BIRN e disponon. Në vlerësimin e saj, Gjykata […]
The post “Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve appeared first on Reporter.al.
Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc […]
The post Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë appeared first on Reporter.al.
Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]
The post Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia appeared first on Reporter.al.
Në zyrën elektorale të Partisë Socialiste, dikur lokal bastesh sportive në katin e dytë të një servisi makinash në Rrashbull të Durrësit, një grup mbështetësish po bëjnë llogaritë e fundit mesditën e së shtunës – një javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Origjina e tyre përfaqëson përbërjen sociale të periferisë: koordinatori i PS për […]
The post Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë çeli të enjten më 17 prill shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, si dhe ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka, ndërsa […]
The post “Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve appeared first on Reporter.al.
Kompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është një ndër projektet më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet me gati 1200 apartamente në total. Me emrin e huazuar nga lagja historike e Beratit, kompleksi dallon nga kontrasti i fortë i ngjyrave, që sipas studios holandeze të arkitekurës, OMA, është frymëzuar nga nisma […]
The post Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit appeared first on Reporter.al.
Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, Adela Kondakçiu i shpenzoi në takime instruktazhi me shefen e saj, Ajola Xoxa dhe avokatë. Kondakçiu punonte si financiere e Xoxës prej vitit 2018 dhe takimet kishin për qëllim që ta udhëzonin se çfarë duhej të thoshte në SPAK. Adela […]
The post Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë appeared first on Reporter.al.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim. Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri […]
The post Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni appeared first on Reporter.al.
Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Namibias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës. […]
The post Anija e ngarkuar ‘me eksplozivë për Izraelin’ ankorohet në fshehtësi në Porto Romano appeared first on Reporter.al.