Normal view

“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

18 December 2025 at 18:36

TIRANË- Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”

By: Rovena
18 December 2025 at 08:37

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të enjte, 18 dhjetor, qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Asokohe Ilir Meta ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.

Meta kërkoi vetë që të deklarojë për dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

Hetimet per kete dosje jane intensifikuar nga organi akuzes me marrjen ne pyetje te personave te perfshire ne kete ngjarje. Vetem disa dite me pare SPAK mori ne pyetje ish-presidentin Bamir Topi per 1 ore e 30 minuta nderkohe me pare jane marre ne pyetje dhe dy figurat kryesore në atë ngjarje ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues mbeten te vrare dhe te tjere u plagosen ndodhi pas publikimit të një video skandali mes ish-presidentit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Nga protesta e 21 janarit në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe protestues e tjere në bulevardin dëshmorët e kombit mbeten te plagosur./abcnews.al

Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes

By: Rovena
15 December 2025 at 10:54

Sot më 15dhjetor 2025 është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes.

Çështja penale përfshin Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”. SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

Instagram po vendos një kufizim për postime?

By: Rovena
4 December 2025 at 14:14

Instagram po teston një veçori të re që mund të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje.

Disa përdorues kanë raportuar se aplikacioni u shfaq një njoftim sipas të cilit ata lejohen të përdorin maksimumi tre hashtagë në çdo postim.

Kufizimi i ri nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Meta, kompania mëmë e Instagramit, dhe aktualisht nuk shfaqet tek të gjithë përdoruesit.

Për këtë arsye, ekspertët e teknologjisë besojnë se bëhet fjalë për një test të kufizuar, të cilin platforma po e përdor për të vlerësuar reagimet dhe efektet në mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes.

Deri më tani, përdoruesit kanë pasur mundësinë të përdorin deri në 30 hashtagë për postim, veçori që influencerët dhe bizneset e kanë shfrytëzuar për rritjen e shikueshmërisë.

Ndryshimi i mundshëm në vetëm tre hashtagë mund të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e marketingut, në promovimin e llogarive dhe në mënyrën se si përmbajtja shpërndahet në platformë.

Instagram nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse ky kufizim do të bëhet i përhershëm, apo nëse është vetëm një test afatshkurtër. Pritet që kompania të publikojë një deklaratë zyrtare në ditët në vijim.

Ndërkohë, përdoruesit vazhdojnë të ndajnë përvoja të ndryshme, ndërsa komuniteti i krijuesve të përmbajtjes shpreh shqetësimin se kufizimi mund t’i dëmtojë në arritjen e audiencave të reja.

“Meta s’ka asnjë provë”/ ’21 Janari’, Petraj: Kërkon të fajësojë Bashën dhe të mbrojë Berishën

By: Rovena
27 November 2025 at 18:30

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, tha se ish-presidenti Ilir Meta “nuk ka asnjë provë” në pretendimet e tij lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa theksoi se çështja tashmë është fokusuar te “zinxhiri komandues” i Gardës së Republikës.

Sipas Petraj, protestuesit e asaj dite “ishin pa armë e pa mjete ushtarake”, ndërsa situata mund t’i ketë dalë nga kontrolli strukturave të Gardës. Ai akuzoi Metën se po përpiqet të fajësojë Lulzim Bashën dhe të mbrojë Sali Berishën, ndërsa shtoi se për rolin e Gardës “do të ketë ndëshkime”.

Petraj përmendi edhe zërat e kohës për një grup të ardhur nga Maqedonia që supozohej se do të mbështeste Berishën, duke theksuar se këto mbeten vetëm në kuadrin e raportimeve të asaj periudhe. Sipas tij, lëvizjet e Metës janë politike dhe synojnë të ndikojnë proceset e drejtësisë.

“Meta nuk ka asnjë provë. Çështja është fokusuar te pjesa e zinxhirit komandues. Në ‘21 Janar’, protestuesit ishin pa tank, pa armë, kam përshtypjen që zinxhirit të Gardës i doli nga kontrolli kjo situatë. Meta po përpiqet që të bëjë fajtor Bashën dhe të mbrojë Berishën. Nuk ka më se çfarë ofron Meta. Zinxhiri i Gardës është pjesa e përgjegjëse dhe do të ndëshkohet. Berisha do ia hedhë ’21 Janar’, do t’ia hedhë, është mjeshtër i rrëshqitjeve.

Flitej në atë kohë shumë për një grup të ardhur nga Maqedoni për të mbështetur Berishën, për ta mbrojtur nga ’21 Janarit’. Mendohet që ka pasur personazhe të ardhur, që donin të mbronin Berishën. Kjo ngelet gjithmonë në kuadrin e lajmit. Meta nuk ka gjë për të dorëzuar. Është lëvizje politike për të mbrojtur Berishën nga drejtësia”, tha Petraj./abcnews.al

Meta: Prova të reja për 21 janarin/ Avokati: Ish Presidenti disponon dokumente të klasifikuara

27 November 2025 at 15:16

Ilir Meta, i cili ka kërkuar vullnetarisht të dëshmojë në procesin për 21 janarin në Gjykatën e Posaçme, thotë se ka prova të reja dhe dokumenta të klasifikuara.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, në një prononcim për mediat, në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO.

Berisha ‘mbron’ Bashën për 21 janarin/ Hetimet “bashkojnë” armiqtë: Nuk di të ketë urdhër

26 November 2025 at 15:13

Basha përgjegjes për 21 janarin? Meta thotë po, Berisha thotë jo.

“Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.”

Por atëherë, kush po i fshihet 21 janarit?

“Se çfarë di Meta, atë e di Meta. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.”

Se çfarë kishte video e Dritan Priftit, e çfarë ndodhi më pas, e di vetëm Meta dhe Berisha por, e vërteta shpesh del kur mbaron romanca e shpallet divorci.

“Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, herën e dytë jo. Për ty doktor, bëj çdo gjë. Se të vinte Dritan Prifti të kërcënonte me videon e Shkëlzenit skam faj unë. A më the shih çfarë më ka bërë ky budallai im” ( 5 mars 2015)

Por tani në romancën opozitare, doktori e bëri një hap pas. Tha se si ai edhe Ilir Meta, për 21 janarin janë bashkë pa faj.

“Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me copy-paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Pra, ky ishte skenar i dhunës. Mua Ilir Meta më ka ardhur më 14-15 janar për të ofruar dorëheqjen, sepse më tha nuk shkoj si zv.kryeministër të hetohem, por si qytetar. Ishin standarde të tjera ato”

Sa për Bashën, doktori ka të drejtë. Ai ende dhe sot e ka kompleks te pranojë pavarësinë e tij në opozitë, jo më në qeveri.

Por sa për vete Berishën dhe djalin e tij, Meta ka premtuar se bën çdo gjë për doktorin, vetëm se kësaj radhe, nuk dihet çfarë do i falë, koalicionin e lirise, apo të burgut./abcnews.al

Meta: Dua të dëshmoj për ’21 Janarin’/ Një vit më parë fajësoi Bashën për vrasjet e 4 protestuesve

By: Rovena
25 November 2025 at 18:04

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kërkuar SPAK-ut ta thërrasë për të dëshmuar për “21 janarin”. Partia e Lirisë njofton se Meta i ka kërkuar avokatit të tij t’i çojë kërkesën prokurorit të dosjes, Alfred Shehu, për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011.

Në fakt, Ilir Meta ishte “molla e sherrit” të 21 janarit. Për shkak të një videopërgjimi të tij si zv.kryeministër me ish-bashkëpunëtorin Dritan Prifti, për një ryshfet 700 mijë euro, në kohën kur bashkëqeveriste me “doktorin” në qeverinë Berisha 2, Partia Socialiste, asokohe në opozitë, thirri protestën e 21 janarit kundër kryeministrit Sali Berisha.

Pasi e quajti Ramën “fundërrinë” dhe protestuesit “kokëpalarë”, Meta mbajti një traditë: çdo 21 janar jo vetëm heshtte, por largohej jashtë vendit.
Por, herën e fundit kur Meta në liri komentoi këtë çështje, në vitin 2024, ai nuk fajësoi Sali Berishën për vrasjet, por Lulzim Bashën.

“Nëse ka një përgjegjësi në 21 janar, kjo është përgjegjësia direkte e Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të asaj kohe, që është paralajmëruar edhe zyrtarisht për gjakderdhjen që parashikohej të bëhej nga banditët e Edi Ramës, dhe e ka pasur edhe me letër, edhe me shkresë gjithë skenarin, ndaj të cilit nuk kishte marrë asnjë masë, as nga policia, as nga Garda, për të parandaluar ato vrasje të shëmtuara që ndodhën në bulevard.”

Me rihapjen e dosjes 21 janari, janë thirrur vetëm dy persona: Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Aleanca e dikurshme qeverisëse Berisha–Meta vijon edhe sot, në opozitë, ndonëse njëri është në liri e tjetri në burg.

Kjo lëvizje e Metës nuk e ndihmon as të lirohet dhe as të lehtësojë akuzat ndaj tij për korrupsion.
Por a është ky një skenar i aleancës, që Meta të shpëtojë Berishën, për të çuar përgjegjësinë te djali plangprishës, Lulzim Basha?

Telenovela vijon.

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në qeli Ilir Metën

14 November 2025 at 09:52

TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Ish-kreu i shtetit akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Seanca paraprake në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë disa herë./abcnews.al

 

 

Meta do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA

By: Rovena
8 November 2025 at 22:43

Meta tha se do të investojë 600 miliardë dollarë në infrastrukturën dhe vendet e punës në SHBA gjatë tre viteve të ardhshme, duke përfshirë qendrat e të dhënave të Al, ndërsa gjigandi nxiton të ndërtojë infrastrukturë për të fuqizuar ambiciet e Al.

Meta ka dyfishuar përqendrimin në Al, me objektiv arritjen e superinteligjencës, një moment teorik ku makinat i tejkalojnë njerëzit.

Është zotuar të investojë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar disa qendra të mëdha të të dhënave të Al dhe planifikon shpenzime më të mëdha për të përmbushur nevojat kompjuterike.

Drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg tha presidentit të SHBA-së Donald Trump se Meta do të investojë “të paktën 600 miliardë dollarë” në SHBA gjatë disa viteve të ardhshme në një darkë në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

Meta ka parashikuar shpenzime kapitale ” dukshëm më të mëdha ” vitin e ardhshëm falë investimeve në Al, duke përfshirë ndërtimin e qendrave të të dhënave për të fuqizuar shtytjen e saj drejt Al.

Muajin e kaluar, kompania nënshkroi një marrëveshje financimi prej 27 miliardë dollarësh me Blue Owl Capital për të financuar qendrën e të dhënave në Luiziana, projektin e saj më të madh globalisht.Ndryshe, Meta njoftoi në tetor se do të investonte 1.5 miliardë dollarë në një qendër të dhënash në Teksas, duke hedhur themelet për objektin e 29-të të tillë në nivel global.

Kushtetuesja pranon me kushte Metën/ Avokati: Ilir Meta kërcënon dëshmitarët dhe provat

5 November 2025 at 23:48

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtoje në themel edhe kërkesën e Ilir Metës për masën e tij të sigurisë. Por Ilir Meta nuk do të gëzojë privilegjet e kryebashkiakut të rikthyer të Tiranës.

Seanca nuk do të transmetohet live, ai nuk do të ketë mundësi as të flasë e as të jetë prezent. As avokatët e tij nuk do lejohet të flasin, por në salle të mbyllur do dorëzojnë vetëm dokumente.

Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara tha se Ilir Meta kërcënon dëshmitarët dhe provat.

Ndërsa theksoi se është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata.

“Besoj do të shihet ligjshmëria dhe proporcionaliteti. Ka vend për t’u verifikuar a qëndron kjo masë, apo kemi pasur gjithmonë të nevojshme prishjen e provave, apo kërcënimin e dëshmitarëve. Duke e parë në të gjitha shkallët nëse është e justifikuar kjo masë. Besoj që në përfundim gjykata do të shprehet dhe besoj mund të përdoret, pasi edhe pala vetë e ka shprehur mund të përdoret për Strasburg. Unë kam bindje se kërcënon edhe gjithë organin e akuzës. Ai dhe Berisha. Është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata. Kjo është evidente dhe e njohur. Mund të ketë edhe argumente të tjera”, tha ai, duke shtuar: “Po të ishte vetëm një rrugëtim gjykata kushtetuese do ta refuzonte për momentin duke thënë që Gjykata e Lartë të shprehet dhe më pas të shprehemi ne”, tha ai.

Gjithashtu, avokati Romeo Kara foli edhe për çështjen e 21 janarit, duke thënë se zjarr u hap kur protesta po mbyllej.

Ndërsa theksoi se nëse kjo konstatohet është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Gjatë intervistës u tregua i ashpër ndaj kreut të PD, Sali Berisha duke e cilësuar atë ‘gjakatar’.

“Mënyra se si grupi i zjarrit të Gardës nuk u lejua të arrestohej, tregon që ka marrë edhe garanci. Për mua ka qenë një gjykim i turpshëm. Kemi një ish-prokuror që thotë janë shkatërruar provat. Kjo ngjarje është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Dhe duhet të zbardhet. Ajo vijë gjaku nuk duhet kaluar. Ne nuk duhet të harrojmë, ajo që ndodhi me ’97, çfarë ka ndodhur mijëra të vrarë me pasojë të ligjit 7051 e them me vetëdije që ky person është gjakatar dhe është e frikshme që një gjakatar i tillë vazhdon të jetë në politikën shqiptare”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Meta: Kush pagoi, të përgjigjet! “Nëse dikush autorizoi Adrian Shatkun, të përgjigjet”

29 October 2025 at 23:13

Një dite pasi SPAK paraqiti në gjykaten e Posacme letërporosine nga Shtete e Bashkuara të Amerikës si provë të re kundër Ilir Metës, për lobimin e LSI, ky i fundit nga qelia ka tha se nuk ka asnje lidhje me personin që ka bërë pagesat.

Edhe pse pranon marrëveshjen me kompaninë GSIS, ish Presidenti Ilir Meta, shfajeson veten dhe ekspozon shtetasin shqiptaro-amerikan kur thote nuk ka patur dijeni për pagesa që supozohet të jenë bërë nga biznesmeni Adrian Shatku, kushëri i ish bashkeshortes së tij, Monika Kryemadhit.

“Nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë. Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin Adrian Shatkun të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.”

Për lobimin e LSI në Shba, SPAK dyshon se Ilir Meta, si ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 – 2017, lidhi një kontratë lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në SHBA.

Sipas SPAK, për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017, LSI i ka paguar kompanisë GSIS, për qëllime konsulence dhe lobimi 463 mijë dollare dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara me shumën prej rreth 93 mijë dollarëve.

Hetimet për ilir meten u mbyllen hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Meta hetohet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ai dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku./abcnews.al

“Meta rrezikon 12 vjet burg”, Kara: Gjykata nuk e ka ndërmend t’i lehtësojë masën e sigurisë, sepse ka…

23 October 2025 at 23:51

TIRANË– Apeli rrëzoi për të disatën herë kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar nga qelia. Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa një vit pas arrestimit të ish presidentit Meta, dosja e tij është dërguar nga SPAK në gjykatë, ku ende nuk ka nisur gjykimi.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se fakti që Gjykata nuk ka pranuar t’i lehtësojë masën e sigurisë, kjo do të thotë se asnjë nga kushtet për të cilat është dhënë ajo nuk ka ndryshuar.

Ai theksoi se veprat për të cilat akuzohet Ilir Meta janë të rënda dhe nëse shpallet fajtor, ish-presidenti rrezikon deri në 12 vjet burg.

“Nuk ka ndryshuar asnjë nga kushte për të cilët është dhënë kjo masë. Ai mund të largohet nga vendi, mund të dëmtojë procesin dhe të gjithë elementët si dhe mund të bëjë tjetër vepër penale. Gjykata e ka parë me vend që mos t’i ndryshojë masën.

Kemi të bëjmë me një proces shumë kompleks, janë tre apo katër vepra penale të rënda, por që kërkojnë hetime të thelluar, korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, të kryer në bashkëpunim.

Ai që e ka kryer veprën simbolizon një pushtet absolut në këtë periudhë paskomuniste. Minimumi do të jetë 12 vjet burg. Veprat janë të rënda në parashikim. Unë mendoj se ai do të marrë dënim.”, tha ai./abcnews.al

Nuk ka liri për Ilir Metën, GJKKO i rrëzon kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë

22 October 2025 at 13:57

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta, për shuarjen e masës së sigurisë.

Prej një viti, ish presidenti Meta , mbahet në paraburgim, pas arrestimit nga SPAK si i dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Organi i akuzës, mbylli hetimet, për Ilir Metën bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të lidhur me ta, më 28 korrik të këtij viti, për tre cështje, atë të aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Sipas SPAK, Monika Kryemadhi ashtu si Ilir Meta dyshohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Coku akuzohen për pastrim parash./abcnews.al

Risia/ Meta u jep prindërve më shumë kontroll mbi ndërveprimet e adoleshentëve me Inteligjencën Artificiale

18 October 2025 at 19:17

Meta po shton kontrolle prindërore për ndërveprimet e fëmijëve me chatbot-ët e inteligjencës artificiale (IA), duke përfshirë mundësinë për të fikur plotësisht bisedat individuale me personazhe të IA-së, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Megjithatë, prindërit nuk do të jenë në gjendje të çaktivizojnë asistentin e IA-së të Metës, i cili, sipas kompanisë, “do të mbetet i disponueshëm për të ofruar informacion të dobishëm dhe mundësi edukative, me mbrojtje të përshtatura për moshën e adoleshentëve.”

Prindërit që nuk duan të fiknin të gjitha bisedat me të gjithë chatbot-ët do të kenë gjithashtu mundësi të bllokojnë vetëm disa prej tyre.

Meta njoftoi sot se prindërit do të mund të marrin “përmbledhje” mbi atë se për çfarë fëmijët e tyre po bisedojnë me personazhet e IA-së ,megjithëse ata nuk do të kenë qasje në përmbajtjen e plotë të bisedave.

Këto ndryshime vijnë ndërsa gjiganti i mediave sociale përballet me kritika të vazhdueshme për dëmet që platformat e tij mund t’u shkaktojnë fëmijëve.

Chatbot-ët me IA janë gjithashtu nën vëzhgim për mënyrën si ndërveprojnë me fëmijët, pasi disa padi pretendojnë se këto ndërveprime kanë çuar disa të rinj drejt vetëvrasjes.

Megjithatë, më shumë se 70 për qind e adoleshentëve kanë përdorur shokë virtualë të bazuar në IA dhe gjysma i përdorin rregullisht, sipas një studimi të fundit nga organizata jofitimprurëse “Common Sense Media”, e cila promovon përdorimin e arsyeshëm të ekraneve dhe mediave dixhitale.

Meta njoftoi se llogaritë e adoleshentëve në Instagram do të kufizohen automatikisht në përmbajtje të nivelit ”PG-13” dhe nuk do të mund të ndryshojnë këto cilësime pa lejen e prindërve.

Kjo do të thotë se fëmijët që përdorin llogari për adoleshentë do të shohin foto dhe video në Instagram të ngjashme me ato që do të shihnin në një film me vlerësim “PG-13” — pa seks, drogë apo skena të rrezikshme.

Meta tha se këto kufizime “PG-13” do të zbatohen gjithashtu edhe për bisedat me IA-në.

Berisha, ‘avokat’ i Veliajt/ Kryetari i PD përshëndet ankimimin e tij në Kushtetuese

29 September 2025 at 15:24

Lutja e doktorit në vesh të Erionit. Berisha përshëndeti vendimin e Veliajt për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

“Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.”

Por pse kaq i çliruar doktori, a i dha kohë për të gjetur kandidatin?

“S’ka asnjë problem në këtë drejtim, te garantoj se ne kemi jo 1 po disa kandidatë të shkelqyer përballë Korbes se Covidit”

Veliaj e bëri detyrën, fani radhën e ka vetë doktori. 7 minuta pa shkuar ora 1, i bëri presionin Presidentit.

“Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 13:00 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve.”

Berisha vërtet doli bllof me orën, por qëllimit po ia arrin, zgjedhjet e Tiranës nuk kane ende as datë as orë.

Në të njëjtën linjë janë dhe aleatët që po diskuton kandidatin. Blushi i PL tha se me apo pa Veliajn, njesoj është, vetëm përmendi kriteret se kush nga opozita s’duhet të kandidojë.

“Njësoj është, edhe më parë Tirana s’ka patur kryebashkiak, se nuk e kemi konsideruar Veliajn kryebashkiak ndonjëherë. Kandidati ynë sduhet të jetë i përfolur, me të shkuar të errët, të jetë marrë me korrupsion”

Por kur rendiste kriteret, harroi se veç Veliajt, ne burg eshte dhe Presidenti i tij, Ilir Meta.

Doktorin nuk e nxjerrin zbuluar, as Veliaj dhe as Meta. Por të vetët. Si superstari i fushatës së tij, Ilir Vrenozi që me naivitetin e një demokrati të thjeshtë e sheh situatën siç është.

“Lali në radhë të parë me këtë ankimim na shpëtoi ne, se nuk po gjenim dot kandidat. tani vazhdon ankimimi i Lalit deri në janar, deri në janar e kemi gjetur ne kandidatin”/abcnews.al

Meta prezanton përkthimin automatik në WhatsApp për të lehtësuar komunikimin ndërgjuhësor

By: Rovena
24 September 2025 at 09:57

Kompania Meta Platforms njoftoi të martën se po prezanton një veçori të re përkthimi në aplikacionin e saj të mesazheve, WhatsApp, me qëllim lehtësimin e komunikimit mes përdoruesve që flasin gjuhë të ndryshme. Ky funksion i ri vjen në ndihmë më shumë se 3 miliardë përdoruesve aktivë të platformës në mbarë botën.

Fillimisht, përkthimet do të jenë të disponueshme në gjashtë gjuhë për pajisjet Android dhe në 19 gjuhë për iPhone, ndërsa Meta ka paralajmëruar se do të shtohen edhe gjuhë të tjera në të ardhmen.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë në blogun e saj, “Përkthimet e mesazheve janë krijuar për të mbrojtur privatësinë e bisedave tuaja. Për këtë arsye, përkthimi kryhet në pajisjen tuaj dhe WhatsApp nuk ka akses në përmbajtjen e tyre.”

Përdoruesit mund të përkthejnë një mesazh duke shtypur gjatë mbi të dhe më pas duke zgjedhur opsionin “Përkthe”. Ky funksion është i vlefshëm si për bisedat personale dhe grupore, ashtu edhe për përditësimet nga kanalet.

Përveç kësaj, përdoruesit e Android-it kanë mundësinë të aktivizojnë përkthimin automatik të gjithë bisedës, në mënyrë që mesazhet e ardhshme të përkthehen automatikisht./abcnews.al

Meta prezanton syzet me Inteligjencë Artificiale

By: Rovena
18 September 2025 at 15:07

Kompania teknologjike Meta ka prezantuar linjën e re të syzeve me Inteligjencë Artificiale. Në konferencën vjetore për zhvilluesit “Meta Connect”, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi një sërë pajisjesh të reja në bashkëpunim me markat e njohura të syzeve, Ray-Ban dhe Oakley.

Ndër të tjera, Meta prezantoi edhe një byzylyk nervor që lidhet me syzet Meta Ray-Ban Display, duke u mundësuar përdoruesve të kryejnë funksione të tilla si dërgimi i mesazheve përmes lëvizjeve të vogla të dorës.

Kjo risi vjen në një kohë kur Meta, pronare e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, përballet me kritika të vazhdueshme për ndikimin e produkteve të saj, veçanërisht tek fëmijët. Para audiencës, Zuckerberg e cilësoi teknologjinë si një “arritje shkencore të jashtëzakonshme”.

Syzet e reja Meta Ray-Ban Display janë të pajisura me një ekran me rezolucion të lartë dhe me ngjyra të plota në njërën lente, që mundëson thirrje me video dhe lexim mesazhesh. Ato gjithashtu përmbajnë një kamerë 12 megapiksel.

Zuckerberg shpreson që linja e re e aksesorëve inteligjentë të Metës do të shërbejë si platformë kryesore për integrimin e mjetit të saj të inteligjencës artificiale, Meta AI, në jetën e përditshme të njerëzve.

Analistët parashikojnë se syzet inteligjente mund të kenë më shumë sukses sesa projekti shumë miliardë dollarësh i Metës për krijimin e Metaverse, bota virtuale që synojnë të lidhin përdoruesit në një mjedis dixhital të përbashkët.

Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, kërkesë në GJKKO për revokim të masës së sigurisë

17 September 2025 at 10:50

Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar sërish kërkesë në GJKKO për revokim të masës së sigurisë. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet në datë 19 shtator, ditë e premte ora 14.00.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024.

/abcnews.al/

❌