Normal view

Ngërçi i bisedimeve për armëpushimin, Netanyahu paralajmëron Hamasin: Do ketë pasoja, nëse nuk lirohen pengjet

4 March 2025 at 08:34

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hamasin se do të përballet me pasoja “të paimagjinueshme” nëse nuk liron pengjet që ende mbahen në Rripin e Gazës.

Këto deklarata vijnë pas tensioneve të krijuara lidhur me ngecjen e negociatave për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit.

“Është koha për t’i dhënë popullit të Gazës lirinë për t’u larguar”, shtoi kryeministri izraelit.

Një samit urgjent arab po mbahet sot në Kajro për të shqyrtuar një plan për të ardhmen e Gazës, një alternativë ndaj atij të presidentit amerikan, i cili shkaktoi një protestë ndërkombëtare.

Netanyahu: Izraeli kërkon demilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

26 February 2025 at 08:45

Izraeli kërkon demilitarizimin e plotë të Sirisë jugore dhe nuk do të tolerojë “asnjë kërcënim” për popullatën Druze në këtë rajon, ka deklaruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) “do të qëndrojnë në sektorin Hermon dhe në zonën tampon [në Golanin sirian] për kohë të pacaktuar për të mbrojtur komunitetet tona dhe për të parandaluar çdo kërcënim”, ka thënë udhëheqësi izraelit para oficerëve të rinj në një ceremoni diplomimi në IDF.

“Është më mirë të dëgjoni”, ka paralajmëruar ai, “nuk do të lejojmë që forcat e HTS-së ose ushtria e re siriane të hyjnë në territorin jugor të Dimaaskut”.

Netanyahu ka theksuar tri qëndrime kyçe të politikës izraelite ndaj Sirisë jugore, shkruan AP.

IDF do të qëndrojë në malin Hermon dhe në zonën tampon në Golan për kohë të pacaktuar, duke siguruar sigurinë e komunitetit izraelit; Ushtrisë siriane nuk do t’i lejohet të përparojë në jug të Dimaaskut, duke kufizuar në mënyrë efektive kontrollin e Damaskut mbi këtë rajon; Izraeli do të sigurojë mbrojtjen e Druzëve në Siri, duke parandaluar çdo kërcënim për komunitetin e tyre.

Me këto veprime, Izraeli po krijon një zonë tampon në Sirinë jugore, duke u fokusuar në mbrojtjen e popullatës lokale Druze. Kjo politikë mund të çojë në një ri-definim afatgjatë të kontrollit mbi rajonin dhe gjithashtu mund të shkaktojë reagime nga qeveria siriane dhe aktorët e tjerë rajonalë.

Netanyahu reagon pasi eshtrat e kthyera nga Hamasi nuk janë të izraelites Shiri Bibas

21 February 2025 at 18:03

Analist Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për kundërpërgjigje sot (të premten) pasi grupi militant palestinez Hamas nuk dorëzoi eshtrat e shtetases izraelite Shiri Bibas, siç kishin rënë dakord. Deklarata e Kryeministrit Netanyahu erdhi pasi specialistët izraelitë thanë se një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi dje (të enjten) ishte i një gruaje të paidentifikuar. Hamasi më pas njoftoi se do ta shqyrtojë këtë pretendim dhe do t’i shpallë rezultatet. Këto zhvillime ndodhën ndërsa Shtetet e Bashkuara po nxisin palët të vazhdojnë përpjekjet për fazën e dytë të amrëpushimit.

Nga katër arkivolet e kthyera nga Hamasi të enjten, autoritetet izraelite identifikuan vetëm tre trupa: eshtrat e Oded Lifshitzit, i cili ishte 83 vjeç kur u rrëmbye, dhe dy fëmijë të familjes Bibas.

Trupi i tretë nuk ishte i izraelites Shiri Bibas, nënës së dy fëmijëve të identifikuar ashtu siç pretendoi Hamasi. Izraeli akuzoi grupin terrorist palestinez për shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit, që përfshinë shkëmbimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gazë me palestinezë të burgosur nga Izraeli.

“Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirinin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur. Ne do të sigurohemi që Hamasi do të paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore të marrëveshjes”, tha ndër të tjera Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Grupi palestinez tha sot (të premten) përmes një deklarate se do të shqyrtojë mundësinë e një gabimi pas akuzave nga Izraeli se dorëzoi eshtrat e një personi që nuk i përkasin asnjërit prej atyre që mbahen peng nga Hamasi.

Dhjetra pengje ende mbahen në Gazë, përfshirë Guy Gilboa-Dalal.

Zëri i Amerikës foli me vëllain e tij, Gal.

“Gjithçka që bëjmë është për vëllain tim. Gjithçka që bëjmë është ta kthejmë atë. Gjithçka që na intereson është ta shohim përsëri. Na mungon shumë”, thotë ai.

Tridhjetë e tre pengje u liruan në fazën e parë të armëpushimit. Kthimi i tyre rriti trysninë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të negociuar fazën e dytë.

Megjithatë, përfaqësues të të djathtës së skajshme në qeverinë izraelite duan që lufta për të shkatërruar përfundimisht Hamasin të vazhdojë.

Edhe Uashingtoni bëri trysni për vazhdimin e negociatave. Sekretari i Shtetit Marco Rubio ishte në Izrael në fillim të javës, duke u përpjekur për të siguruar fazën e dytë të armëpushimit. Analistët thonë se kjo nuk do të jetë e lehtë.

Është e mundur që të bien dakord të zgjasin fazën e parë ndërsa negocojnë fazën e dytë. Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje formale nga të dyja palët se si do të duket saktësisht faza e dytë, mendoj se është mjaft e ndërlikuar”, thotë Ellen Laipson nga Universiteti “George Mason”.

Presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë nën kontroll Gazën dhe ta rindërtojë atë në, siç e quajti ai, ‘Rivierën e Lindjes së Mesme’.

Të enjten, këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, tha se Rripi i Gazës është një “ferr”.

“Në Gazë ka shumë mjete të pashpërthyera, mbeturina kudo, nuk ka sistem kanalizimi, nuk ka ujë. Presidenti Trump ka paraqitur një plan që trajton situatën në mënyrë praktike prej të cilit po vuajnë 1.8 milionë banorë të Gazës”, thotë zoti Waltz.

Udhëheqësit arabë kanë refuzuar planin e Presidentit Trump. Ata i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Presidenti Trump kërkoi së fundmi ndihmën e princit saudit për bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Disa analistë thonë se kërkesa e Presidentit Trump për Gazën mund të jetë një përpjekje për të ndryshuar status quo-në.

“Sa e suksesshme ishte kjo përpjekje mbetet për t’u parë. Deri më tani, e vetmja gjë që kemi parë është shtimi i përpjekjeve nga Egjipti dhe në një farë mase nga qeveria saudite për të rindërtuar Gazën, pa larguar popullin palestinez nga atje”, thotë Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli Atlantik.

Propozimi egjiptian parashikon mbledhjen e një fondi prej 20 miliardë dollarësh për tre vjet nga shtetet arabe dhe të Gjirit për rindërtimin e Gazës. Ai përjashton Hamasin nga një komision qeverisës palestinez në Gazë, të cilin grupi militant thotë se mund ta pranojë. Megjithatë, është e paqartë nëse atë do e pranojnë Izraeli apo Presidenti Trump.

“Nuk e kam parë. Sapo ta shoh planin, do t’ju njoftoj”, tha së fundmi Presidenti Trump./voa

Netanyahu: Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën

12 February 2025 at 11:51

Një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës hyri në fuqi në janar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hamasin të martën se Izraeli do t’i jepte fund armëpushimit në Gaza nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk do të ktheheshin, siç ishte planifikuar deri të shtunën.

“Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të përfundojë dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive deri në një fitore përfundimtare ndaj Hamasit”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se kishte urdhëruar trupat izraelite të grumbulloheshin brenda dhe rreth Gazës, në përgjigje të njoftimit të Hamasit se do të shtynte lirimin e pengjeve deri në një njoftim tjetër.

Hamasi tha të hënën se do të shtyjë lirimin e planifikuar të tre pengjeve izraelitë të shtunën, duke përmendur pretendimet se Izraeli kishte shkelur kushtet e një marrëveshjeje të brishtë të armëpushimit midis dyshes.

Në përgjigje të komenteve të Netanyahut, Hamasi tha se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se Izraeli ishte përgjegjës për “çdo ndërlikim dhe vonesë”.

Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë, nëse pengjet nuk lirohet të shtunën

11 February 2025 at 22:14

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar të martën se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës dhe do ta rifillojë luftën kundër Hamasit, nëse grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirohen grupin e radhës së pengjeve të shtunën.

Hamasi tha të hënën dhe e përsëriti të martën se synon ta shtyjë lirimin e tri pengjeve të tjera, duke e akuzuar Izraelin se nuk i ka plotësuar kushtet e armëpushimit.

Sipas Hamasit, Izraeli nuk ka lejuar futjen e më shumë tendave dhe ndihmave të tjera humanitare në Gazë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka inkurajuar Izraelin të kërkojë lirimin e edhe më shumë pengjeve të shtunën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse kërcënimi i Netanyahut i referohej lirimit të të gjitha pengjeve të mbetur në Gazë, apo vetëm të tri pengjeve të planifikuara për t’u liruar të shtunën.

Më herët të martën, një zyrtar izraelit tha se Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të dërgojë më shumë trupa brenda dhe rreth Rripit të Gazës.

Netanyahu gjithashtu urdhëroi zyrtarët “të përgatiten për çdo skenar, nëse Hamas nuk i liron pengjet tona këtë të shtunë”, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti, raporton Associated Press.

Netanyahu kthehet në gjyq, zbulon se po përballet me sfida shëndetësore

10 February 2025 at 11:32

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të hënë në rifillimin e gjyqit të tij për korrupsion se ai po përballet me “sfida shëndetësore”.

Netanyahu nuk u paraqit në gjykatë javën e kaluar për shkak se ishte në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një javë më parë seanca u shty për shkak se një nga gjyqtarët ishte me grip.

Në fillim të seancës së sotme,  Netanyahu tha se po përballej me “sfida shëndetësore” dhe se po merrte doza të forta antibiotikësh.

Netanyahu zbuloi se ai tani duhet të marrë 1500 miligramë antibiotikë në ditë.

Gjyqi i kryeministrit izraelit filloi në vitin 2020 dhe ai akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Netanyahu u deklarua i pafajshëm për të tre pikat./abcnews.al

Netanyahu: Izraeli do t’i përgjigjet keqtrajtimit të pengjeve

8 February 2025 at 12:26

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi këtë të shtunë se Izraeli do t’i përgjigjet keqtrajtimit të tre pengjeve izraelitë të liruar, të cilët duken të kequshqyer dhe të dobët në fotografi.

 “Imazhet tronditëse që pamë sot nuk do të mbeten pa përgjigje. Qeveria së bashku me zyrtarët e sigurisë do t’i mbështesë atyre dhe familjet e tyre. Izraeli është i përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve dhe personave të zhdukur”, tha Netanyahu.

Ushtria izraelite tha se tre pengjet, Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levi, të cilët u liruan nga Hamasi në Deir el-Balah në Gazën qendrore, kaluan në territorin izraelit të shoqëruar nga zyrtarë ushtarakë dhe të inteligjencës izraelite.

Izraeli pritet të lirojë 183 të burgosur palestinezë gjatë ditës, duke përfshirë 18 me burgim të përjetshëm, 54 me dënime të gjata dhe 111 të burgosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës./abcnews.al

Netanyahu mbështet idenë e Trump/ “Gaza amerikane”, Hamas: Qesharake dhe absurde

5 February 2025 at 13:51

Donald Trump ia del sërish të trondisë mbarë botën. Teksa priti në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahyn Presidenti Amerikan u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe do ta kthejnë atë në një rivierë të bukur që do të sjellë punësim dhe prosperitet.

Teksa tha se Shtetet e Bashkuara do të zotërojnë këtë tokë duke mos përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave ushtarak atje, Trump insistoi sërisht se popullsia prej 2,1 milionë banorësh e rripit të Gazës duhet të zhvendoset në vende të tjera.

“Sa i përket Gazës ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Ne do ta marrim atë cope toke dhe do të sjellim zhvillim atje, do të krijojmë mijëra vende pune dhe kjo do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme do të jetë krenare. Nuk mund të lëmë të vazhdojë e njëjta gjë ku njerëzit vriten dhe vriten dhe terroriszmi vijon. Me stabilitetin që forcën që kanë Shtetet e Bashkuara do ta zotërojnë këtë territor për një kohë të gjatë pvr të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme. Te gjithe me te cilet kam folur e peqejne idene qe Shtetet e Bashkuara ta zoterojne ate cope toke. Riviera e Lindjes se Mesme mund te kthehet ne dicka madheshtore dhe e gjithe bota do te jete atje perfshire dhe palestienzet.”

Ideja e Donald Trump që Rripi I Gazës të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara u pëlqye edhe nga Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu I cili deklaroi se ky është një hap që mund të ndryshojë historinë.

“Une permenda tri qellimet tona dhe qellimi I trete ishte qe te sigurohemi qe Gaza te mos perbeje me kurre kercenim per Izrelin. Por zgjidhja e presidentit Trump shkon shume me lart se kaq. Ai sheh nje te ardhme per ate cope toke qe ka qene ne fokur per terrorizmin e saj dhe sulmeve kunder nesh. Une mendoj se ia vlen te flasim per kete ide.”

Pergjate pritjes se Benjamin Netanyahu, Presidenti Amerikan Donald Trump dha nje pergjigje te paqarte nese mbeshteste zgjidhjen me dy shtete duke thene se plani I tij per te zhvendosur palestinezet eshte qe ti jape atij vendi jete. Sa i perket Bregut te Pushtuar Perendimor kreu i Shtepise se bardhe deklaroi se do ndoshta do te shpallte nje qendrim mbi sovranitetin e Izraelit mbi kete territory pergjate javeve ne vijim, megjithate sipas ligjit nderkombetar Bregu i pushtuar perendimor eshte nje territory Palestine.

Deri me tani Jordania dhe Egjipit kane kundershtuar planin e Donald Trump qe popullsiaa e Enklaves Palestineze te zhvendoset ne keto dy shtete ndersa pas konferences se te martes Hamas, grupi militant qe qeveris Gazen u shpreh se deklaratat e Trump mbi marrjne e kontrollit te Shteteve te Bashkuara ne Gaza ishin qesharake dhe absurde./abcnews.al

Izrael/ Hetim penal kundër gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu

2 February 2025 at 17:09

Një hetim penal “ka nisur kundër Sara Netanyahu”, gruaja e kryeministrit izraelit, njoftoi prokuroria izraelite në një letër dërguar një deputeti të opozitës që kishte kërkuar ndjekje penale.

Prokuroria nuk specifikon natyrën e çështjes ndaj Netanyahut, i cili aktualisht ndodhet në SHBA.

Megjithatë, kjo deputete e Partisë së Punës, Naama Lazimi, po e akuzon atë për tentativë për të korruptuar një dëshmitare në gjyqin për korrupsion të bashkëshortit të saj, pas një investigimi gazetaresk të transmetuar në dhjetor nga një rrjet televiziv privat.

“Ky zbulim është i rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit”, shkroi Lazimi në një mesazh për X.

“Nuk do të hesht, nuk do të përkulem dhe nuk do të lejoj që ky rast të varroset. Drejtësia do të vendoset, ne do të sigurohemi që të ndodhë”.

Deputetja e bëri letrën e saj drejtuar organeve të drejtësisë pas një hetimi nga emisioni investigativ Ouvda në Channel 12, i cili konfirmoi se gruaja e Benjamin Netanyahu kishte tentuar të frikësonte një dëshmitar në rastin e bashkëshortit të saj.

Në këtë emision u prezantuan pamjet audio në të cilat thuhet se Netanyahu i kërkon ndihmësit të bashkëshortit të saj, i cili më pas ka vdekur, të ngacmojë dhe të kryejë një fushatë negative në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve të bashkëshortit të saj dhe kryesisht kundër Klein, një prej tyre dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër kryeministrit izraelit.

Në dhjetor, kreu i qeverisë izraelite dëshmoi për herë të parë gjatë gjyqit të tij për korrupsion dhe i quajti akuzat kundër tij “qesharake”./abcnews.al

Trump dhe Netanyahu më 4 shkurt përballë njëri-tjetrit, çfarë pritet nga ky takim?

2 February 2025 at 07:54

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është planifikuar të niset të dielën për në Uashington, për të marrë pjesë në një seri takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

Edhe pse zyrtarisht Netanyahu është planifikuar të qëndrojë në Uashington deri të enjten, vizita pritet të zgjatet.

Ndërsa takimi me Trumpin do të zhvillohet të martën, me diskutimet që pritet të fokusohen në negociatat e vazhdueshme, lirimin e pengjeve, kërcënimin iranian, normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe situatën në Siri dhe Liban.

Bëhet e ditur se zyrtarët izraelitë që u takuan këtë javë me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit në Lindjen e Mesme, morën përshtypjen se presidenti i SHBA-së po shtynte për një fazë të dytë në marrëveshjen e pengjeve.

Sipas kësaj faze, më shumë pengje do të liroheshin në këmbim të zgjatjes së armëpushimit dhe lirimit të të burgosurve palestinezë.

Hamasi, megjithatë, po kërkon një ndalim të plotë të luftës si kusht për avancimin e marrëveshjes.

Netanyahu e ka bërë të qartë se nuk do ta pranojë një kërkesë të tillë, shkruajnë mediat e huaja.

Për shkak të boshllëqeve të konsiderueshme mes palëve, një nga opsionet në diskutim është një zgjatje e fazës aktuale, e cila aktualisht shtrihet në 42 ditë.

Negociatat e marrëveshjes së pengjeve

“Ideja është që mund të ketë raunde shtesë lirimesh pengjesh në këmbim të një armëpushimi të zgjatur”, tha një zyrtar izraelit i njohur me negociatat.

“Por supozimi është se në një moment, edhe nëse bisedimet për një fazë ndërmjetëse – nganjëherë e quajtur  – janë të suksesshme, Hamasi përfundimisht do të ndalojë negociatat sepse lufta nuk do të ndalet dhe Izraeli do të rifillojë luftimet”, shtoi ai.

“Vendimet në lidhje me negociatat do të merren vetëm pasi të kthehem nga Uashingtoni”, tha Netanyahu.

Irani dhe bashkëpunimi ushtarak

Irani pritet të jetë një tjetër temë qendrore e diskutimit mes Netanyahut dhe Trumpit.

Kryeministri po kërkon mbështetjen e Trumpit për veprime të mundshme ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit, duke përfshirë sigurimin e bombave bunker-buster të furnizuara nga SHBA, të cilat janë kritike për goditjen e vendeve të fortifikuara nëntokësore.

Trump, megjithatë, kohët e fundit ka folur për ndjekjen e përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur tensionet me Teheranin.

Por, ka një skepticizëm të thellë nëse diplomacia mund ta zgjidhë vërtet çështjen.

Normalizimi me Arabinë Saudite

Një tjetër pikë kyçe e rendit të ditës është shtytja për normalizim midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, një qëllim diplomatik që Trump ndoqi gjatë mandatit të tij të parë, por nuk e arriti plotësisht.

Të martën, Witkoff zhvilloi bisedime në Arabinë Saudite, ku u informua se Riadi po kërkon ende një armëpushim në Gaza dhe një vizion të qartë diplomatik nga Netanyahu si parakusht për përparimin në bisedimet e normalizimit.

Të dyja këto kërkesa janë aktualisht politikisht të parealizueshme për Netanyahun, kanë treguar zyrtarët izraelitë.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri izraelit është planifikuar të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe me anëtarë të lartë të Senatit dhe Dhomës.

Takimet do të fokusohen në bashkëpunimin strategjik midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, sfidat e vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe politikën e administratës amerikane ndaj Izraelit dhe Lindjes së Mesme.

 

 

Trump dhe Netanyahu do të takohen më 4 shkurt

28 January 2025 at 22:21

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, njoftoi Kryeministria e Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se Trump e ka ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratë thuhet se Netanyahu është lideri i parë i huaj që Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi mori presidencën për herë të dytë.

Sipas mediave izraelite, në takimin mes Trumpit dhe Netanyahut pritet të diskutohen çështjet rajonale, veçanërisht armëpushimi në Gaza.

Vonesa në dorëzimin e listës së pengjeve, Netanyahu pohon se nuk do ta zbatojë armëpushimin

19 January 2025 at 09:07

Një armëpushim në Gaza që do të hyjë në fuqi këtë mëngjes nuk do të ndodhë nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve për lirim, ka deklaruar zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Një armëpushim i kërkuar prej kohësh për Gazën, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake gjatë 15 muajve të fundit, do të fillonte sot në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Por vetëm një orë para fillimit të saj, Netanyahu përsëriti një paralajmërim të lëshuar fillimisht dje se marrëveshja nuk do të realizohej pa një listë me tre pengje femra që do të liroheshin të dielën.

Bëhet e ditur se Hamasi pritet të lirojë pengjet më vonë në këmbim të shumë palestinezëve të burgosur nga Izraeli, hapi i parë në një proces të gjatë që synon përfundimin e luftës.

Ai fajësoi vonesën në dorëzimin e emrave për “arsye teknike në terren” dhe tha në një deklaratë se ishte i vendosur ndaj marrëveshjes së armëpushimit, shkruan skynews

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria do të vazhdojë të sulmojë “brenda arenës së Gazës” derisa Hamasi të përmbushë marrëveshjen dhe të përmbushë detyrimet e tij.

Raportohet se forcat izraelite goditën “objektivat terroriste” në Gazën veriore dhe qendrore të dielën në mëngjes, ndërsa mosmarrëveshja me Hamasin vonoi fillimin e armëpushimit.

“Kryeministri udhëzoi IDF-në që armëpushimi, i cili supozohej të hynte në fuqi, nuk do të zbatohet derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë”, tha zyra e Netanyahut.

Për marrëveshjen ranë dakord të premten mbrëma, pasi një përparim në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti u njoftua të mërkurën.

Në fazën e parë, marrëveshja do të bënte që 33 nga 98 pengjet të liroheshin gjatë gjashtë javëve – gjysma e të cilëve besohet se janë ende gjallë.

Pjesa tjetër do të lirohet në një fazë të dytë që do të negociohet gjatë së parës.

Nga 990 deri në 1650 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë do të lirohen në këmbim, në varësi të numrit të pengjeve të liruara.

Marrëveshja gjithashtu do të bëjë që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej pozicioneve të tyre në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në Gazën veriore do të lejohen të kthehen.

Netanyahu: Do të rifillojmë luftën në Gaza nëse negociatat nuk përparojnë

18 January 2025 at 21:03

Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli nuk do të zmbrapset derisa të gjithë pengjet të lirohen.

Ai nuk tha asgjë për paralajmërimin e tij të bërë pak orë më parë se marrëveshja e armëpushimit nuk do të zbatohet nëse Hamasi nuk jep një listë të pengjeve që do të lirohen, shkruan Sky News.

Por ai e përshkroi atë armëpushim si “të përkohshëm”, duke shtuar se ka mbështetjen e presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump për të rifilluar luftimet nëse negociatat nuk përparojnë.

“Nëse ne duhet t’i kthehemi luftimeve, ne do ta bëjmë këtë në mënyra të reja, të fuqishme”, deklaroi kryeministri izraelit./abcnews.al

Netanyahu: Hamasi nuk ka dhënë një listë me emrat e pengjeve

5 January 2025 at 21:05

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se grupi militant palestinez Hamas nuk ka dhënë një listë me emrat e pengjeve “deri në këtë kohë”.

Një zyrtar i Hamasit i tha Reuters këtë të diel se grupi kishte miratuar një listë me 34 pengje që do të shkëmbeheshin në një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Të enjten Netanyahu i kërkoi delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës./abcnews.al

Netanyahu: Duhet të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve

2 January 2025 at 23:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Netanyahu ka “autorizuar” Mossad, Shin Bet dhe delegacionin e ushtrisë për të vazhduar negociatat në Doha”, njoftoi zyra e kryeministrit.

Njoftimi për shtyp u raportua pas akuzave të fundit ndaj Izraelit dhe Hamasit për vonesën në finalizimin e marrëveshjes.

/abcnews.al/

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

24 December 2024 at 14:52

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.

Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.

Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.

Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t’i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban./voa

 

Netanyahu: Bisedimet për lirimin e pengjeve kanë arritur progres

24 December 2024 at 07:40

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ka pasur progres në negociatat që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Bisedimet indirekte të javës së kaluar në Katar midis qeverisë izraelite dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga Emirati dhe Egjipti, rritën shpresat se mund të arrihet një armëpushim dhe lirimi i pengjeve të mbetur në enklavën palestineze.

“Po veprojmë për t’i sjellë sërish në shtëpi. Dua të them se është bërë progres dhe nuk do të ndalemi derisa të gjithë të kthehen”, tha kreu i qeverisë izraelite.

Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar

17 December 2024 at 21:47

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë neutrale në anën siriane të kufirit, më konkretisht në majën e malit Hermon, “derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”.

Kryeministri Netanyahu njoftoi për këtë të martën nga maja e malit e mbuluar nga bora, më e larta në rajon, e cila ndodhet në anën siriane të kufirit. Kjo me gjasë është hera e parë që një udhëheqës izraelit hyn në territorin sirian.

Kryeministri Netanyahu tha se qëndroi në majën e malit Hermon para 53 vjetësh si ushtar, por rëndësia e kësaj zone për sigurinë e Izraelit është rritur duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.

Izraeli mori nën kontroll një pjesë të Sirisë jugore përgjatë kufirit me Lartësitë Golan, të aneksuar më parë nga shteti hebre, duke e quajtur atë një zonë neutrale, pak ditë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti Presidentin sirian Bashar Assad. Marrja nën kontroll e zonës është dënuar me kritikët që akuzojnë Izraelin për shkelje të armëpushimit të vitit 1974 dhe për shfrytëzimin e kaosit në Siri për rrëmbim të territorit.

Kryeministri Netanyau vizitoi zonën neutrale me Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëzoi ushtrinë izraelite që të vendosej aty duke krijuar fortifikime, që tregon për një qëndrim afatgjatë në zonë.

“Maja e Hermonit është sytë e shtetit të Izraelit për të identifikuar armiqtë tanë që janë afër dhe larg”, tha ministri Katz.

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Armëpushimi nuk do të thotë fundi i luftës

4 December 2024 at 08:25

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli është i përkushtuar për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se lufta ka përfunduar.

Duke folur në fillim të një takimi të kabinetit në qytetin kufitar verior të Nahariya, Netanyahu paralajmëroi se Hezbollahu kishte shkelur seriozisht marrëveshjen e së hënës dhe se Izraeli që atëherë kishte sulmuar më shumë se 20 objektiva në të gjithë Libanin si hakmarrje.

“Aktualisht jemi në një armëpushim dhe e vërej se është një armëpushim, jo fundi i luftës”, tha ai.

Franca: Netanyahu ka imunitet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

27 November 2024 at 21:18

Franca beson se Benjamin Netanyahu ka imunitet ndaj veprimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila po kërkon arrestimin e kryeministri izraelit për krime lufte të dyshuara në Gaza, duke qenë se Izraeli nuk ka nënshkruar statutet e kësaj gjykate.

Kjo pikëpamje e re e Francës, e cila erdhi një ditë pas njoftimit për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut. Shtete të tjera, përfshirë Italinë, gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e mandatit, shkruan Reuters.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Francës tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Netanyahun.

Parisi ka marrë një qëndrim të qartë pasi gjykata në Hagë lëshoi urdhra arresti më 21 nëntor për Netanyahun dhe një lider të grupit militant palestinez Hamas./abcnews.al

❌