Normal view

Netanyahu: Hamasi nuk ka dhënë një listë me emrat e pengjeve

5 January 2025 at 21:05

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se grupi militant palestinez Hamas nuk ka dhënë një listë me emrat e pengjeve “deri në këtë kohë”.

Një zyrtar i Hamasit i tha Reuters këtë të diel se grupi kishte miratuar një listë me 34 pengje që do të shkëmbeheshin në një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Të enjten Netanyahu i kërkoi delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës./abcnews.al

Netanyahu: Duhet të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve

2 January 2025 at 23:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Netanyahu ka “autorizuar” Mossad, Shin Bet dhe delegacionin e ushtrisë për të vazhduar negociatat në Doha”, njoftoi zyra e kryeministrit.

Njoftimi për shtyp u raportua pas akuzave të fundit ndaj Izraelit dhe Hamasit për vonesën në finalizimin e marrëveshjes.

/abcnews.al/

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

24 December 2024 at 14:52

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.

Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.

Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.

Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.

Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t’i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban./voa

 

Netanyahu: Bisedimet për lirimin e pengjeve kanë arritur progres

24 December 2024 at 07:40

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ka pasur progres në negociatat që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Bisedimet indirekte të javës së kaluar në Katar midis qeverisë izraelite dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga Emirati dhe Egjipti, rritën shpresat se mund të arrihet një armëpushim dhe lirimi i pengjeve të mbetur në enklavën palestineze.

“Po veprojmë për t’i sjellë sërish në shtëpi. Dua të them se është bërë progres dhe nuk do të ndalemi derisa të gjithë të kthehen”, tha kreu i qeverisë izraelite.

Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar

17 December 2024 at 21:47

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë neutrale në anën siriane të kufirit, më konkretisht në majën e malit Hermon, “derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”.

Kryeministri Netanyahu njoftoi për këtë të martën nga maja e malit e mbuluar nga bora, më e larta në rajon, e cila ndodhet në anën siriane të kufirit. Kjo me gjasë është hera e parë që një udhëheqës izraelit hyn në territorin sirian.

Kryeministri Netanyahu tha se qëndroi në majën e malit Hermon para 53 vjetësh si ushtar, por rëndësia e kësaj zone për sigurinë e Izraelit është rritur duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.

Izraeli mori nën kontroll një pjesë të Sirisë jugore përgjatë kufirit me Lartësitë Golan, të aneksuar më parë nga shteti hebre, duke e quajtur atë një zonë neutrale, pak ditë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti Presidentin sirian Bashar Assad. Marrja nën kontroll e zonës është dënuar me kritikët që akuzojnë Izraelin për shkelje të armëpushimit të vitit 1974 dhe për shfrytëzimin e kaosit në Siri për rrëmbim të territorit.

Kryeministri Netanyau vizitoi zonën neutrale me Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëzoi ushtrinë izraelite që të vendosej aty duke krijuar fortifikime, që tregon për një qëndrim afatgjatë në zonë.

“Maja e Hermonit është sytë e shtetit të Izraelit për të identifikuar armiqtë tanë që janë afër dhe larg”, tha ministri Katz.

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Armëpushimi nuk do të thotë fundi i luftës

4 December 2024 at 08:25

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli është i përkushtuar për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se lufta ka përfunduar.

Duke folur në fillim të një takimi të kabinetit në qytetin kufitar verior të Nahariya, Netanyahu paralajmëroi se Hezbollahu kishte shkelur seriozisht marrëveshjen e së hënës dhe se Izraeli që atëherë kishte sulmuar më shumë se 20 objektiva në të gjithë Libanin si hakmarrje.

“Aktualisht jemi në një armëpushim dhe e vërej se është një armëpushim, jo fundi i luftës”, tha ai.

Franca: Netanyahu ka imunitet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

27 November 2024 at 21:18

Franca beson se Benjamin Netanyahu ka imunitet ndaj veprimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila po kërkon arrestimin e kryeministri izraelit për krime lufte të dyshuara në Gaza, duke qenë se Izraeli nuk ka nënshkruar statutet e kësaj gjykate.

Kjo pikëpamje e re e Francës, e cila erdhi një ditë pas njoftimit për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut. Shtete të tjera, përfshirë Italinë, gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e mandatit, shkruan Reuters.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Francës tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Netanyahun.

Parisi ka marrë një qëndrim të qartë pasi gjykata në Hagë lëshoi urdhra arresti më 21 nëntor për Netanyahun dhe një lider të grupit militant palestinez Hamas./abcnews.al

Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin për Netanyahun

23 November 2024 at 23:05

Vendimi i gjykatës penale ndërkombëtare për të lëshuar urdhërarreste për liderët izraelitë për luftën në Gaza është mirëpritur nga palestinezët si një moment historik në luftën e tyre dhjetëvjeçare për të sfiduar pushtimin izraelit përmes institucioneve ndërkombëtare.

Njoftimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për urdhërarrestin ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shkaktuar tronditje në sistemin juridik ndërkombëtar, shkruan  The Guardian.

Si hera e parë që zyrtarët e një shteti demokratik janë akuzuar për krime lufte, ai shihet gjerësisht si veprimi më domethënës i ndërmarrë nga gjykata që kur u krijua në fund të shekullit.

“Nuk kishim iluzione se sa e vështirë do të ishte kjo rrugë. Çdo hap që çonte në këtë moment ishte i vështirë, por Palestina qëndroi në rrugën e duhur”, tha Ammar Hijazi, i cili drejton delegacionin e Autoritetit Palestinez në Hagë.

Diana Buttu, një avokate e të drejtave të njeriut dhe ish-negociatore palestineze për paqen, tha: “Ditët në vazhdim për Palestinën nuk janë të mira. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të luftojë për të hequr njollën e këtyre urdhërarresteve. Kur vende si Kanada dhe Holanda thonë se do të zbatojnë vendimin e gjykatës, kjo vë në pikëpyetje shitjet e armëve dhe nivelin e mbështetjes politike për Izraelin”.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi në maj se zyra e tij do të kërkonte urdhërarreste për dy izraelitët, si dhe liderët e Hamasit Ismail Haniyeh, Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Matteo Salvini: Netanyahu i mirëpritur në Itali, është mungesë respekti ta quash kriminel lufte

22 November 2024 at 13:49

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahu, tha se kryeministri i Izraelit është i mirëpritur nëse viziton Italinë, duke shtuar se është mosrespektim ta etiketosh si kriminel lufte. “Kam në plan të takohem së shpejti me anëtarët e qeverisë izraelite dhe nëse Netanyahu do të vinte në Itali, ai do të ishte i mirëpritur. Kriminelët e luftës janë tjetër gjë”, tha Salvini, shkruan Ansa.

Sipas tij, është shprehje e mosrespektimit të cilësosh si kriminel lufte kryeministrin e një prej vendeve të pakta demokratike në Lindjen e Mesme.

“Unë nuk hyj në sferën e dinamikës ndërkombëtare. Izraeli ka qenë objektiv i sulmeve për dekada të tëra dhe qytetarët e tij jetojnë me frikën e raketave, ndërsa nën shtëpitë e tyre ka bunkerë.

Të thuash tani që kryeministri i një prej vendeve të pakta demokratike në Lindjen e Mesme është një kriminel lufte që duhet arrestuar më duket mungesë respekti, gjë që është e rrezikshme sepse Izraeli nuk po mbron vetëm veten, por edhe lirinë, demokracinë dhe vlerat perëndimore”, përfundoi Salvini.

Sipas tij, është një zgjedhje politike e diktuar nga disa vende islame që janë shumicë në institucione të caktuara ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi ​​të enjten urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Galant dhe zyrtarë të lëvizjes palestineze Hamas.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Gaza dhe sulmet e tetorit 2023 që shkaktuan ofensivën izraelite në territoret palestineze./abcnews.al

Urdhër arresti ndaj Netanyahut, Orban: Do ta ftoj kryeministrin izraelit në Hungari

22 November 2024 at 10:05

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”.

GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë.

Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së për Netanyahun është “gabim” dhe shtoi se lideri izraelit do të jetë në gjendje të mbajë bisedime në Hungari “me siguri adekuate”.
“Sot, do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, Netanyahun, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, do ta siguroj atë se, nëse vjen, vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari. Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij”, tha Orban.

Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta politike me Netanyahun prej se ai dhe partia nacionaliste, Fidesz, e morën pushtetin në Hungari më 2010.

Netanyahu e vizitoi Budapestin në vitin 2017.

Liderët e Izraelit dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar fuqishëm vendimin e GJNP-së, por shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fletarrestimet nuk janë politike dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

Brenda BE-së, Hungaria dhe Republika e Çekisë janë përkrahës të fuqishëm të Izraelit, derisa vende si Spanja dhe Irlanda theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Ministria e Jashtme e Çekisë, duke iu përgjigjur vendimit të GJNP-së, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e quajti të “pavend” vendimin e GJNP-së, duke thënë në X të enjten vonë se “vendimi minon autoritetin e gjykatës në rastet e tjera, kur i barazon përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti demokratik me liderët e një organizate islamiste terroriste”./REL

Gjykata e Hagës lëshoi urdhërarrest/ Benjamin Netanyahu reagon ashpër: Nuk do të përkulemi para presionit

21 November 2024 at 17:27

Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e përshkroi vendimin si “gënjeshtra absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”.

Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha se vendi “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha, të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.

Gjithashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant mori gjithashtu një urdhër arresti, raporton aljazeera.

Trupi gjykues, i përbërë prej tre anëtarësh, në vendimin unanim për dhënien e urdhrit thotë se

“paneli zbuloi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se të dy individët me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”.

Në tetor të vitit 2023, dy ditë pas një sulmi të befasishëm nga Hamasi në Izraelin jugor që vrau rreth 1200 njerëz dhe çoi në kapjen dhe marrjen peng të rreth 250 njerëzve, Gallant tha “kam urdhëruar një rrethim të plotë të Rripit të Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, ujë, karburant, gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”.

Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza ende besohet se mbajnë peng e rreth 100 personave, të paktën disa prej të cilëve janë vrarë. Autoritetet në Gaza, të udhëhequra nga Hamasi, thanë se numri i të vdekurve në fushatën ushtarake 13-mujore të Izraelit ishte më shumë se 40 mijë njerëz, megjithëse nuk ishte e mundur që gazetarët të verifikonin numrin e të vdekurve.

Netanyahu akuzohet për krime lufte/ “Haga duhet të zbatojë urdhrin”, Jasini: Gjykatat ndërkombëtare veprojnë në bashkëpunim me autoritetet vendase

21 November 2024 at 16:21

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News, Rudina Jasini, studiuese e të drejtës ndërkombëtare penale, komentoi këtë vendim të fundit që vjen nga Gjykata Penale e drejtësisë, duke theksuar se Haga duhet të zbatojë urdhrin e Gjykatës.

“Është lëshuar urdhër arresti ndaj kryeministrit aktual të Izraelit dhe ministrit të mbrojtjes. Sot këta dy individë janë të pandehur dhe të kërkuar ndërkombëtarisht. Traktatin e Romës e kanë nënshkruar një numër i konsideruar shtetesh. Në gjithë BE pothuajse të gjitha vendet e Europës e njohin juridiksionin e kësaj gjykate. Pra autoritetet vendase kanë detyrim ligjor të zbatojnë vendimet që ka marrë kjo gjykatë. Kjo aktakuzë qëndron sa kohë ka baza për vepra penale. Gjykatat ndërkombëtarë operojnë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë të vendeve. Varet edhe kush drejton shtetet në një kohë dhe epokë të caktuar. Kur bëhet fjalë për krimet e luftë, apo gjenocid imuniteti që gëzon drejtuesi i një shteti nuk funksionin. Pra kjo gjykatë ka argumentuar që ka prova të besueshme që këta individë i kanë mohuar popullsisë civile gjërat e domosdoshme për të mbijetuar dhe kjo përben bazën e krimit të luftës dhe krimit kundër njerëzimit”, tha ndër të tjera Jasini.

/abcnews.al/

Hamasi: Asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve pa përfunduar lufta në Gazë

20 November 2024 at 22:19

Udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Khalil al-Hayya, tha në një intervistë për televizionin Al-Aqsa, të transmetuar të mërkurën, se nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë, nëse nuk përfundon lufta në Gazë.

“Pa përfundimin e luftës, nuk mund të ketë shkëmbim të të burgosurve”, tha zoti Hayya në një intervistë për kanalin televiziv të grupit Al-Aqsa, duke përsëritur qëndrimin e grupit për dhënien fund të luftës.

“Nëse nuk përfundon agresioni, pse rezistenca dhe në veçanti Hamasi do t’i kthejë të burgosurit (pengjet)?”, tha ai. “Si do ta humbiste një i shëndoshë apo një i çmendur një kartë të fortë që zotëron ndërsa lufta po vazhdon?”

Zoti Hayya, i cili udhëhoqi ekipin negociator të grupit në bisedimet me ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti, fajësoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mungesën e përparimeve. Zoti Netanyahu e mban përgjegjës grupin islamik për bisedimet e ngecura.

“Po vazhdojnë kontaktet me disa vende dhe ndërmjetës për të ringjallur negociatat. Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë përpjekjet, por është më e rëndësishme të shohim një vullnet të vërtetë nga ana e okupatorit për t’i dhënë fund agresionit”, tha zoti Hayya. “Realiteti dëshmon se Netanyahu është ai që i minon negociatat”, shtoi ai.

Duke folur gjatë një vizite në Gazë të martën, Kryeministri Netanyahu tha se Hamasi nuk do ta sundojë enklavën palestineze pas përfundimit të luftës dhe se Izraeli i kishte shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.

Shpërthimi i pajisjeve pager me dhjetëra viktima/ Netanyahu pranon përfshirjen e Izraelit në sulmin ndaj Hezbollahut

10 November 2024 at 19:37

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar për herë të parë ai autorizoi sulmin me bombë të Hezbollahut që shpërtheu në Liban në shtator, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Izraeli pranon përfshirjen e tij në sulm.n”Netanyahu konfirmoi të dielën se ai dha dritën jeshile për operacionin bombardues në Liban,” i tha AFP zëdhënësi i tij, Omer Dostri.

Grupi i Hezbollah kishte fajësuar më parë Izraelin për shpërthimet që i dhanë një goditje të madhe organizatës, e cila kishte thënë gjithashtu se do të hakmerrej.

Kujtojmë se më 17 shtator, qindra bomba që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut shpërthyen në të gjithë Libanin.

Pajisjet portative të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen për dy ditë radhazi në supermarkete, rrugë dhe shumë vende të tjera publike, duke vrarë 40 njerëz dhe duke plagosur rreth 3,000.

Netanyahu dhe Trump patën tre komunikime brenda pak ditësh/ Qëndrim i përbashkët për Iranin

10 November 2024 at 15:51

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në komunikim të hapur me Donald Trump, pasi ai zbuloi gjatë mbledhjes së kabinetit të së dielës se ata kanë folur tashmë tre herë në ditët e fundit.

Kryeministri izraelit tregoi gjithashtu se të dy ndajnë të njëjtin qëndrim për kërcënimin iranian.

Trump ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por nuk ka ofruar një plan të qartë se si të arrihet kjo.

Ndërsa, Netanyahu ishte ndër të parët që e uroi ish-presidentin për fitoren e tij këtë javë, duke shkruar në mediat sociale se fitorja “ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një ripërkushtim të fortë ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”.

Dov Waxman, një profesor i studimeve izraelite në UCLA, tha se presidenca e Trump mund të provojë të jetë një bekim i përzier për Netanyahun.

Nga njëra anë, Trump mund të jetë i hapur ndaj Shteteve të Bashkuara që të njohin një hartë të ndryshuar të Izraelit, me të paktën një pjesë të Bregut Perëndimor të aneksuar zyrtarisht në vetë Izraelin. Trump gjithashtu mund të jetë i hapur për të mbështetur një prani të vazhdueshme ushtarake izraelite në Gaza, tha ai.

Por Trump dhe rrethi i tij i ngushtë, shkruan Washington Post, kanë gjithashtu shumë më shumë gjasa se presidentët e mëparshëm për të shkurtuar ndihmën ushtarake për Izraelin, e cila ka qenë në miliarda çdo vit për dekada.

“Trump ka deklaruar prej kohësh një neveri ndaj ndihmës së huaj amerikane,” shtoi Waxman.

“Dikush mund të pyesë veten nëse Shtetet e Bashkuara po marrin pjesën më të mirë të marrëveshjes,” përfundoi ai./abcnews.al

Netanyahu kërkon që djali i tij Avner të shtyjë dasmën për arsye sigurie

30 October 2024 at 14:02

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dëshiron që djali i tij Avner të shtyjë dasmën e tij për arsye sigurie, për shkak të luftës në disa fronte dhe kërcënimeve nga dronët, njoftoi shërbimi publik izraelit Khan.

Dasma e Avner Netanyahu është planifikuar për 26 nëntor në rajonin Sharon, në veri të Tel Avivit. Khan citon fjalët e kryeministrit të Izraelit, i cili u tha bashkëpunëtorëve se ngjarja mund të përbëjë rrezik për festën e dasmës.

Zyra e Kryeministrit izraelit nuk iu përgjigj raportit. Një dron që i përkiste militantit Hezbollah goditi një dhomë gjumi në shtëpinë e Netanyahut në Cezare në fillim të këtij muaji dhe shkaktoi dëme, ndërsa familja e tij nuk ishte aty në atë kohë./abcnews.al

Netanyahu: Ndihma humanitare duhet të vijojë në Gaza pavarësisht ndalimit të UNRWA

28 October 2024 at 23:13

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se “ndihma e qëndrueshme humanitare” duhet të vazhdojë të rrjedhë në Gaza, pavarësisht se parlamenti izraelit miratoi dy ligje të hënën që ndalojnë operacionet e UNRWA-së në vend dhe kufizojnë ashpër aftësinë e saj për të punuar në enklavë.

Në një seri postimesh në mediat sociale, zyra e Kryeministrit (PMO) akuzoi stafin e UNRWA-së si “të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit” për të cilat ata duhet të mbahen përgjegjës, shkruan CNN.

“Meqenëse shmangia e një krize humanitare është gjithashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare duhet të mbetet e disponueshme në Gaza tani dhe në të ardhmen”, shtoi PMO.

UNRWA ka hedhur poshtë me forcë akuzat e Izraelit, duke theksuar në maj se nuk kishte “absolutisht” arsye për të përshkruar “institucionin në tërësi” si “totalisht të infiltruar” nga militantët.

Agjencia mbështet rreth gjashtë milionë palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani dhe gjetkë në Lindjen e Mesme, duke u ofruar atyre ushqim, arsim dhe shërbime mjekësore./abcnews.al

Netanyahu: Izraeli dëshiron më shumë marrëveshje paqeje me vendet arabe pas luftës

28 October 2024 at 18:26

Kryeministri i Izraelit tha se ai shpreson të arrijë marrëveshje paqeje me më shumë vende arabe pasi të përfundojë lufta në Gaza dhe Liban.

“Unë aspiroj të vazhdoj procesin që drejtova disa vite më parë të nënshkrimit të Marrëveshjes historike të Abrahamit dhe të arrij paqen me vende të tjera arabe”, tha Netanyahu në një fjalim në parlament.

Përveç sulmit të Gazës, Libanit dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, Izraeli ka bombarduar gjithashtu vende në Irak, Siri dhe Iran në javët e fundit./abcnews.al

“Arritëm qëllimin ndaj Iranit”, Netanyahu: Sulmi ndaj bazave ushtarake, hakmarrje

27 October 2024 at 14:52

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu komentoi për here të parë hakmarrjen e Tel Avivit ndaj Iranit në sulmet që goditën Teheranin në orët e para të së shtunës. Kreu i qeverisë izraelite deklaroi se ata arritën synimin e tyre duke dëmtuar aftësitë luftarake të Teheranit ndërsa shtoi se kushdo që lëndon qytetarët Izraelitë do të lëndohet.

“Në orët e para të së shtunës ne mbajtëm premtimin tone, Forcat Ajrore të Izraelit sulmuan të gjithë Iranin dhe aftësinë e tyre për të prodhuar raketa që  përdoreshin për të goditur vendin tone. Sulmi në Iran ishte i saktë dhe I fuqishëm dhe I arrit të gjitha qëllimet e tij. Kushdo që na lëndon, ne e lëndojmë atë dhe ky është parimi që na ka udhëhequr deri më sot.”

Nga ana tjetër Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei duke folur për sulmin Izraelit ndaj vendit të tij u shpreh se Zyrtarët Iranianë do të vendosin se si të tregojnë më së miri fuqinë e tyre ushtarake. Lideri Suprem i Iranit shtoi se sulmi Izraelit nuk duhet as të mbivlerësohet dhe as të nënvlerësohet.

“Izraeli bëri diçka të gabuar, sigurisht që ata po e ekzagjerojnë me pretendimet e tyre. Ekzagjerimi I tyre është I gabuar por vini re se edhe nënvlerësimi I kësaj situate është I gabuar. Izraeli ka bvrë llogaritje të gabuar me Iranin. Ata nuk e dine fuqinë tone por ne do t’iua tregojmë.”

Në orët e para të së Shtunës mbi 100 avionë luftarakë të Izraelit sulmuan mbi 20 baza ushtarake të Iranit në Teheran duke shkatërruas sistemet e tyre të armatimeve dhe depo me rraketa të ndryshme. Hakmarrja e Tel Avivit erdhi pasi ne 1 tetor Irani sulmoi Izraelin me mbi 180 raketa Balistike. Teherani eshte mbeshtetesi kryesor i milicive ne Rajonin e Lindjes se Mesme duke perfshire ketu Hezbollah ne Liban dhe Hamas ne Rripin e Gazes, milici ndaj te cilave ushtria izraelite po lufton ne menyre aktive./abcnews.al

“Një 7 tetor i dytë”, Netanyahu: Hezbollah po përgatitej për sulm më të madh

24 October 2024 at 16:28

Kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu ka deklaruar  se Hezbollah po përgatiste një sulm terrorist ndaj Izraelit më të madh se ai i Hamasit në 7 Tetor të vitit të kaluar.

Në një intervistë për mediat Franceze, Kreu i Qeverisë Izraelite është shprehur se ushtria e vendit të tij kishte gjetur Tunele 100 metra larg kufirit dhe u shpreh se kishte sinjale të qarta se Hezbollah do të kryente një sulm që do të përfshinte hyrjen e trupave të tij në territorin Izraelit.

Sipas Netanyahut, Grupi militant i mbështetur nga Irani kishte si synim pushtimin e vendit të tij.

Kryeministri Izraelit ka deklaruar më herët për Le Figaro se ushtarët e Tel Avivit kishte gjetur në strehimoret e Hezbollah një sasi amrësh moderne Ruse në jug të Libanit.

Pas sumeve të ndërsjellta mes ushtrisë Izraeite dhe Hezbollah përgjatë kufirit, Ushtria Izraelite nisi hakmarrjen e saj ndaj grupit Militant të mbështetur nga Irani në 23 tetor me shpërthimin  e disa paisjeve të komunikimit si dhe me vrasjen e disa liderëve të ndryshëm të këtij grupi.

Vetëm një javë më vonë Izraeli nisi inkursionet ushtarake tokësore në Jug të Libanit me synimin kryesor Eleminimin e Hezbollah.

Tel Avivi zyrtar e ka bërë të qartë se synimi kryesor i kësaj lufte është eliminim i terroristëve të Hezbollah dhe jo cënimi i civilëve të pafajshëm Libanezë.

Udhëheqja e Lartë Izraelite thotë se do të bëjë gjithçka për të kthyer më shumë se 100 mijë banorë të këtij vendi në shtëpitë e tyre në veri, pasi ata janë larguar nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollah.

❌