Normal view

Hawai/ Fëmija rrezikon të bjerë në kraterin e vullkanit, parku ndërmerr masa të rrepta për vizitorët

29 December 2024 at 12:56

Një incident i rëndë ka ndodhurr një park kombëtar në Hawai ku një fëmijë i vogël vrapoi drejt greminës së vullkanit Kilauea. Fëmija u shpëtua në minutë të fundit nga rrëzimi fatal, pasi ishte larguar papritur nga nëna e tij.

Ndëkohë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të forta për të gjithë turistët që vizitojnë parkun për të mos pasur incidente të tjera. Parku tha se incidenti ndodhi në Ditën e Krishtlindjeve, në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet kishin ardhur për të parë llavën.

Autoritetet kujtuan vizitorët që të qëndrojnë në shtigje, të shmangin zonat e mbyllura dhe t’i mbajnë fëmijët afër.

Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë përtej shenjave të mbylljes, humbasin gjurmët dhe futen fshehurazi në zona të mbyllura për të parë nga afër, po e bëjnë këtë me rrezik të madh“- thanë ata.

Kilauea, në Ishullin e Madh të Hawai, është një nga vullkanet më aktive të botës.

Ai shpërthen rregullisht, madje shpërthimi i fundit nisi më 23 Dhjetor. Shpërthimi vijon të jetë aktiv në një nivel të ulët brenda një zone të mbyllur të parkut kombëtar, sipas përditësimit më të fundit të Observatorit të Vullkaneve të Hawai të USGS. / abcnews.al

Masat e policisë për festat/ Mullai: Agjentët kriminalë në terren, bashkëpunim edhe me policinë bashkiake

26 December 2024 at 13:17

Genti Mullai specialist komunikimi në Policinë e Shtetit në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për masat e Policisë së Shtetit të ndërmarra për festat e fundvitit.

Gjatë intervistës, Mullai sqaroi se ka pasur një bashkëpunim të lartë me policinë bashkiake. Gjithashtu nënvizoi se agjentët kriminale gjithashtu do të jenë në terren.

“Janë marrë masa edhe për shtim të monitorimit të kufirit detar. Policia është e angazhuar në sheshe për të marra masa gjatë festimeve. Në planin e masave janë përfshirë të gjitha strukturat pa asnjë përjashtim. E gjitha kjo është bërë për të shmangur çdo incident të mundshëm. Është studiuar e gjithë dinamike e situatës kriminale përgjatë vitit dhe është punuar për hartimin e planit të masave. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe objekteve të rëndësisë së veçantë. Gjatë gjithë këtyre ditëve e gjithë policia kriminale deri në 3 janar janë në terren dhe sidomos gjatë natës, për të siguruar që të parandalojnë vjedhjet”, u shpreh Genti Mullai.

Sa i përket fishekzjarrëve, tha se janë informuar administratorët dhe dyqanet e marketeve për masat e marra për shmangur ndonjë incident, duke shtuar se nuk lejohet që të përdoren nga minorenë.

“Administratorët dhe dyqanet e marketeve janë të informuar që nuk lejohet shitja. Qytetarët nuk mund të hedhin fishekzjarrë në mënyrë të pakontrolluara. Le t’ja lënë institucioneve përkatëse këtë pjesë dhe qytetarët të festojnë me familje”, shtoi më tej ai.

/abcnews.al/

Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi

12 December 2024 at 12:28

Studiuesit në Universitetin e Sidneit kanë krijuar SwagBot, një robot me inteligjencë artificiale (AI) që ata thonë se është në rrugën e duhur për ta bërë blegtorinë më efikase dhe miqësore me mjedisin duke parandaluar degradimin e tokës.

SwagBot u lançua për herë të parë në vitin 2016 si një robot i thjeshtë blegtoral i aftë për të përshkuar një terren të ashpër dhe tani është i pajisur me sensorë, inteligjencë artificiale dhe sisteme të mësimit të makinerive.

Një robot në formë lope që punon me bateri tani mund të përcaktojë cilësinë e kullotave dhe të monitorojë shëndetin e bagëtive, më pas ta përdorë atë informacion për të zhvendosur tufën në kullotat më të mira përpara se toka ku ndodhet të shkatërrohet, raportoi Reuters.

“Sapo tufa të mësohet me robotin, ajo do ta ndjekë atë nëpër kullota”, tha profesoresha e robotikës në Universitetin e Sidneit, Sala Sukarije, ekipi i së cilës krijoi SwagBot.

Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të viçit dhe ka rreth 30 milionë krerë bagëti. Përdorimi i robotëve në blegtorinë në Australi është veçanërisht i përshtatshëm për vende të largëta ku puna është e vështirë për t’u gjetur./abcnews.al

“Jam kërcënuar me jetë”/ Arben Fetai: Deklarova që të hiqet kufiri prej 20 për qind të gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV

25 November 2024 at 20:27

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai thotë se është kërcënuar me jetë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fetai u shpreh se kërcënimi në adresë të tij, në gjuhë maqedonase, erdhi pasi deklaroi që të hiqet kufiri prej 20 për qind të gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV.

Sipas tij, kjo ishte fyese.

“Ishte në gjuhën maqedonas kërcënimi. Dhashë një deklaratë në lidhje me heqjen e definicionit 20 për qind të gjuhës shqipe, që nënkuptohet, në kushtetutën e vendit, sepse kemi thënë në vazhdimësi, para fushatës, për vite me radhë, por edhe tani në qeverisje, në momentin që hapet kushtetuta, ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të mënjanuar këtë definicion që është fyes, i gjuhës sonë. Menjëherë, mbrapa mora një email kërcënues në emalin tim zyrtar, si zv.kryeministër i vendit, ku përveçse kërcënohem me plumb në kokë, marr edhe disa fyerje në bazë kombëtare, shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur e kështu me radhë. Është serioze, kërcënim me jetë, gjuhë e urrejtjes. Kam paraqitur rastin. Do i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund, të ketë përgjegjësi”, theksoi ai./abcnews.al

“Mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raport të shkëlqyer”/ Fetai: Një parti pro-ruse më cilësoi spiun të Albin Kurtit

25 November 2024 at 20:19

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai thotë se mes këtij shteti dhe Kosovës ka një raport të shkëlqyer në nivelin bilateral.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fetai u shpreh se një parti pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, e ka cilësuar atë spiun të Albin Kurtit dhe Kosovës.

“Nuk dua të shoh komentet e deklaratave të para disa viteve të zotit Kurti. Unë, këtu nuk pashë që i drejtohet drejtpërsëdrejti Hristijan Mickoskit. Opozita maqedonase është e shumëllojshme, kemi Levica, që është parti pro-ruse, ka realizuar vizitë edhe në Tiranë, te varri i diktatorit Enver Hoxha. Realisht, forca destruktive, forca polarizuese e shoqërisë sonë multietnike, është Levica. Levica ushqen narrativin pro-rus në Maqedoninë e Veriut, Levica merret me bazat ditore edhe me ne individualisht. Levica, ditën kur u votuam në Parlament, më cilësoi mua si spiun i Albin Kurtit dhe i Kosovës në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe unë nuk besoj se kryeministri Kurti, i është drejtuar këtu me këto cilësime, kryetarit të VRMRO DPMNE, në atë kohë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Unë shoh që midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka një raport të shkëlqyer në nivel bilateral.

E tha kryetari Taravari, vizita e parë ishte nga kryeministri Kurti, me ekip, ku u shtruan shumë çështje të nivelit të bashkëpunimit bilateral, që nuk ishin adresuar paraprakisht nga qeverisja e BDI, edhe pse kishin pushtet pafund. Kryeministri Talat Xhaferi ka ecur ligj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar nisma legjislative për mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës maqedonase. Të njëjtit, sot na sulmojnë për ulje të statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ulje të statutit të shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Premier League/ “Faraoni” shpëton “Të Kuqtë”, Liverpool fiton me përmbysje transfertën e Southampton

24 November 2024 at 17:16

Duhej një fitore për t’u shkëputur 8 pikë nga vendi i dytë dhe ajo u arrit.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur një tjetër triumf të madh të elitën e futbollit anglez, me djemtë e teknikut Arne Slot, të cilët mesditën e kësaj të diele fituan me përmbysje, me shifrat 3-2, në tranfertën e “Shenjtorëve” të Southampton.

Protagonist absolut ishte sërish “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili realizoi një dopietë në minutat 65’ e 83’, për të vulosur rezultatin e përgjithshëm, teksa më herët për vendasit kishin shënuar Adam Armstrong e Mateus Fernandes, ndërsa për të “Të Kuqtë”, miq, goli erdhi nga “fantazisti” hungarez, Dominik Szoboszlai.

Falë këtij triumfi, Liverpool ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë shkëputet plot 8 pikë nga Manchester City i vendit të 2-të, ndërsa Southampton mbetet në vendin e fundit me 4 pikë. /i.m /abcnews.al

Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe kreu marrëdhënie seksuale me të, arrestohet babai në Kurbin

20 November 2024 at 14:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Mësohet se një 53-vjeçar ka dhunuar vajzën e tij të mitur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Si pasojë, babai ka përfunduar në prangat e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

“Shpresat” nuk “llogariten”, katër prej “Kuqezinjve” shkojnë në tribunë për sfidën ndaj Çekisë

16 November 2024 at 17:36

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet mbrëmjen e kësaj të shtune, në orën 20:45, me Çekinë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të dhe të parafundit të xhiros së grupeve të UEFA Nations League.

Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë do të mungojnë katër lojtarë, mungesa që janë nga porta në sulm.

Kështu, tekniku Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e tre lojtarë të Kombëtares U21, Simon Simoni, Jon Mersinaj e Feta Fetait, si dhe Mirlind Dakut të pezulluar.

Këta katër lojtarë tashmë janë të detyruar të ndjekin ndeshjen në tribunën e stadiumit “Arena Kombëtare”, kjo për shkak edhe se lista me emrat e përzgjedhur nga tekniku brazilian ishte me 4 lojtarë më shumë se ç’është e lejuar. /i.m /abcnews.al

“Na presin dy finale”, Strakosha dhe Fetai flasin nga grumbullimi me Kombëtaren: Sfida të veshtira, por objektivi nuk ndryshon

11 November 2024 at 12:34

Në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar që nis sot, për dy ndeshjet e vlefshme për Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor ora 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor 20:45), portieri Thomas Strakosha dhe mesfushori Feta Fetai dolën këtë të hënë në një konferencë për media nga stadiumi ‘Air Albania’.

Feta Fetai, mesfushori i afruar për herë të dytë në ekipin kombëtar nga trajneri Silvinjo foli për mediat në konferencë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Fetai u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin teknik.

Mendon se do të kesh minuta? – A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje.

Sa i gatshëm je për t’u futur në lojë? – Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje.

Si është marrëdhënia me pjesën tjetër të ekipit? – Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nese do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre.

Grumbullimi i dytë me Kombëtaren, na trego pak emocionet – Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik.

Si e shikon të ardhmen tënde brenda Kombëtares? – Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren.

Krahasimi me Luka Modriç dhe idhulli shqiptar – Modriçin e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani.

Ndaj Çekisë, do të donit të shënonit si Modriç apo të shënonit si ai? – Do të doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston.

Portieri Thomas Strakosha i vlerëson si dy finale ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa u shpreh se vetëm të përqëndruar ekipi mund t’ia dalë dhe të sigurojë vendin e parë në grup. Strakosha theksoi gjithashtu se mbështetja e tifozëve shqiptarë do të jetë një motiv shtesë për ta.

Çekia? – Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqëndrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para. Kemi dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Kemi mungesa apo jo, do të japim maksimumin dhe do tja dalim.

Çfarë duhet të bëjmë ndaj Çekisë për të fituar? – Duhet të jemi të përqendruar pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim. Ekipi është me më shumë eksperiencë. Vijmë nga një Europian i mirë. Kemi dy finale në shtëpi dhe kemi tifozët tanë. Duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top.

Stadiumi “sold out”? – Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Na jep zemër për të luajtur mirë. Është diçka shumë e bukur për ne dhe çdo shqiptar.

Sulmuesi Chory i Çekisë? – Ne nuk shikojmë çdo lojtar ndryshe, luajmë si ekip dhe mbrojmë e sulmojmë bashkë. Kemi pësuar dy gola nga ai, duhet të kishim bërë më mirë. Tani duhet të japim maksimumin të gjithë bashkë. Do të jemi të përqëndruar këtu, të mbrojmë dhe sulmojmë mirë.

Konkurrenca në portë? – Duhet të pyesim trajnerin për portierët. Unë bëj maksimumin për vete. Konkurrenca është e mirë për ne dhe për lojtarët, pasi ka pasur vite që nuk kishim.

Alen Sherri? – Kam komplimente dhe urime për Alen Sherrin dhe deri në fund mund të jetë titullar i Cagliari. E kam ndjekur që kur ishim bashkë te Kombëtarja U-21. E ka merituar shansin. Këshilla nuk mund të jap pasi ka nivel dhe aftësi shumë të mira  Duhet ta shijojë sa më shumë dhe të japë maksimumin.

Ndeshja më e vështirë? – Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme. Finalja e parë është me Çekinë. Është ndeshje që duhet marrë me shumë seriozitet dhe të shohim se si do të dalim.

Etrit Berisha? – Më mungon Etrit Berisha, pasi lojtarët më të vjetër japin gjithmonë eksperiencë. Kush nuk thirret na mungon, Etritin e njoh prej 12 vitesh dhe na mungon si lojtar dhe si njeri.

Drogë në valixhe/ Si u pikas i riu që trafikoi kanabis nga Dubai në Shqipëri: E dija që kishte rroba

11 November 2024 at 11:46

TIRANË- I riu me banim në Luksemburg, që u prangos në Rinas, Brice Tchantchou udhëtonte nga Bankoku drejt Shqipërisë. Ai ka përdorur Dubain si Tranzit, dhe ka mbërritur mbrëmje ne djeshme në Rinas.

Aty pas informacioneve të marrë një grup agjentësh të Antidorgës kanë pritur për destinacionin se ku do të dorëzohej droga, por dyshohet se pritësit kanë kuptuar se po vëzhgohet dhe nuk kanë takuar me 21-vjecarin.

Më pas kanë ndërhyrë për të arrestuar të riun. Në dëshminë e tij, i riu pretendon se valixhen ia ka dhënë një shtetas tajlandez për ta çuar në Shqipëri.

21-vjeçari ka deklaruar qe e dinte se valixhja kishte rroba dhe se në Rinas do e priste dikush që ta merrte valixhen./ abcnews.al

EMRI/ Trafikoi nga Dubai në Tiranë 26.7 kilogramë kanabis, pranga 21-vjeçarit

11 November 2024 at 11:21

TIRANË- Trafikoi nga Dubai në Tiranë, 26.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis që e kishte fshehur në bagazhet e tij, kapet në Rinas dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Sipas policisë, i arrestuari është Brice Tchantchou, banues në Luksemburg.

Autoritetet kanë sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të përfshirë./abcnews.al

Albi Mall Superliga/ Drita mund Ferizajin për kreun e tabelës, Llapi e Prishtina ndajnë pikët në Podujevë

10 November 2024 at 18:46

Skuadra e Dritës arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ndaj Ferizajt, duke siguruar vendin e parë në tabelë, së paku për 24 orë.

Drita shfaqi “shpirtin luftarak” në sfidën e javës së 13-të të Albi Mall Superliga, duke triumfuar me shifrat 2-1, pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme, teksa ishte fillimisht Betim Haxhimusa, që shënoi për vendasit në minutën e 60’-të e më pas Besnik Krasniqi dhe Egson Bejtullai siguruar fitoren e madhe në minutat 68’ e 72’.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në krye të tabelës me 25 pikë, duke kaluar Ballkanin, që nesër zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Malishevës, nërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit të tabelës me 14 pikë.

Në krahun tjetër, në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë, Prishtina ia doli të marrë një pikë ndaj Llapit, teksa edhe këtu do të ishin vendasit që kalojnë të parët në avantazh falë golit të Ilir Blakqorit në minutën e 32’-të, gol që do të barazohej vetëm në sekondat e fundit të shtesës, falë sulmuesit Ardian Limani.

Ky barazim e lë Llapin në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në vendin e katërt me 21 pikë, duke mbajtur ritmin e kryesusve për garën e titullit kampion. /i.m /abcnews.al

Durim Bami kërkesë autoriteteve në Dubai: Mos më dërgoni në Shqipëri, 16 banda duan të më eliminojnë

29 October 2024 at 12:57

Durim Bami, mësohet se ka bërë kërkesë autoriteteve në Dubai të mos ekstradohet në Shqipëri. Me arsyen se i rrezikohet jeta.

Mësohet se Bami ka pretenduar se në Shqipëri janë rreth 16 banda që tentojnë ta eliminojnë fizikisht dhe nëse sillet në Shqipëri rrezikon të ekzekutohet.

/vijon…

Arrestohet sërish në Dubai Durim Bami

27 October 2024 at 12:45

Durim Bami, është shoqëruar sërish nga policia e Dubait. Mësohet se ndalimi i tij është bërë me 21 tetor, dhe po mbahet nga policia e Dubait.

Durim Bami, ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër arresti, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024.

Pas ndalimit në muajin qershor ai u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht.

Për sa i përket policisë shqiptare, këta të fundit janë në kontakt me autoritetet e Dubait, lidhur me ndalimin që i është bërë Durim Bamit më 21 tetor./abcnews.al

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

22 October 2024 at 16:16

Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë nxjerrë në pah edhe trajnerin dhe 11-shen më të mirë të kësaj jave.

Portieri më i mirë i kësaj jave është përzgjedhur Razak Abalora, gardiani i Elbasanit. Në repartin e mbrojtjes janë zgjedhur Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi).

Mesfusha më e mirë e  kësaj jave është përzgjedhur: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia).

Tre sulmuesit e javës janë: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi).

Ndërkaq, i ulur për herë të parë në pankinën e Laçit, Francesco Moreiro është përzgjedhur nga teknikët e ekipeve kombëtare si trajneri i javës. /FSHF

Formacioni i javës:

Porta: Razak Abalora (Elbasani)

Mbrojtja: Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi)

Mesfusha: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia)

Sulmi: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi)

Trajneri i javës së 9-të: Francesco Moreiro

 

Fetai në kërkim të debutimit, talenti i mesfushës në stol për sfidën ndaj Gjeorgjisë

14 October 2024 at 17:56

Fatit nuk i dihet kurrë, ndoshta mund të regjistrojë edhe debutimin e tij.

Pasi qëndroi në tribunë në transfertën çeke, për shkak të tejkalimit të numrit të lojtarëve të grumbulluar, talenti 19-vjeçar i mesfushës, Feta Fetai është i gatshëm për sfidën e Kombëtaren e Shqipërisë ndaj “Kryqtarëve” të Gjeorgjisë.Gjeorgji.

Largimi i Adrion Pajazitit, për shkak pezullimi, i ka hapur rrugë tashmë për një vend te lojtarët e gatshëm për të luajtur, me të riun që shpreson të ketë edhe dista minuta në fushë.

Ndërkaq, kutjojmë se Fetai është dhe lojtari me moshën më të re në këtë ndeshje duke qenë vetëm 19-vjeç. /i.m /abcnews.al

Pas “Demollarit” edhe “Modric”/ Sylvinho shton listën fton për herë të parë Feta Fetain, mesfushori i ekipit U21 bashkohet me kombëtaren e parë

8 October 2024 at 22:16

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për dy sfidat e tetorit në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, në program më 11 dhe 14 tetor, të dyja në transfertë.

Në ditën e dytë të grumbullimit, trajneri Silvinjo ka ndryshuar sërish listën e futbollistëve, duke ftuar për herë të parë Feta Fetain.

Pjesë e përfaqësueses U21, mesfushori që luan me Lokomotivën e Zagrebit ndiqej prej kohësh me interes nga tekniku kuqezi, I cili është bindur për kualitetin e tij, pas seancës stërvitore të së hënës, ku një pjesë e lojtarëve të ekipit shpresa u bashkuan me skuadrën e parë.

Feta Fetai thirret me nofkën “Modriç”, jo vetëm për rolin në fushë, por edhe për ngjashmërinë e tij me yllin kroat.

Ai është debutuesi i dytë në këtë grumbullim të kombëtares, pas Adrion Pajazitit, që gjithashtu mori për herë të parë një ftesë nga Silvinjo.

Të dy ishin pjesë e seancës stërvitore, ku trajneri kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi të hënën në mbrëmje u bashkuan në grumbullim Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Por, tre ditë nga sfidae parë e tetorit, Silvinjo duhet të shqetësohet për gjendjen e dy futbollistëve të rëndësishëm, si Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni, që u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve muskulare.

Ata pritet të bashkohen me grupin në seancën e së mërkurës, por do të monitorohen nga stafi mjeksor i kombëtares.

Pjesa tjetër e futbollistëve vijoi normalisht programin stërvitor që nisi me punën në palestër e më pas në fushë, ku u provuan disa situata të ndryshme loje.

Skuadra kuqezi do të vijojë përgatitjet deri në enjten, ditë kur është në program edhe nisja drejt Pragës, ku do të luhet sfida e parë kundër Çekisë. /abcnews.al

❌