Normal view

Zvërneci në “besë” të Ramës/ Minxhozi: Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri

By: Rovena
25 July 2026 at 19:37

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë për “Tirana Live” se protesta e fundit në bulevard nxori në shesh “elektoratin gri”, një masë njerëzish që zakonisht bojkoton edhe votimet.

Sipas tij, lëvizja mori shpejt trajtë politike, e nxitur jo thjesht nga një incident i izoluar, por nga konsumimi i qeverisë në mandatin e saj të katërt. Minxhozi theksoi se fitorja e 11 majit krijoi një mazhorancë arrogante, ndërsa vendi po vuan kryesisht nga pabarazia sociale dhe kriza e inflacionit.

Megjithatë, ai vlerësoi se me vetëm disa qindra protestues qeveria nuk mund të rrëzohet. Në fund, analisti vuri në dukje se partitë politike pa dyshim u përpoqën ta shfrytëzonin dhe ta futnin këtë revoltë nën kontrollin e tyre.

“U krijua një masë njerëzisht që deri dje nuk kishin dalë, madje as për votime, kur ditën e zgjedhjeve zgjedhin plazhin. Është një lëvizje e rrezikshme për qeverinë, e cila kërkon në burg jo vetëm kryeministrin, dhe kreun e partisë.

Elektorati gri në bulevard solli reagimin në qeveri. Unë mendoj që protesta rrëshqiti në kërkesa politike, sepse mllefi i kësaj nuk daton nga tërheqja zvarrë e atij personi, por kjo ndodhet për faktin që qeveria ndodhet në mandatin e saj të katërt, është harxhuar gjatë rrugës. Fitorja e 11 majit sanksionoi fundit e opozitës dhe krijoi kësisoj një mazhorancë shumë hijerëndë, arrogante dhe jo shumë empatike.

Ky lloj raporti i shprishur i një qeverie dhe një mazhorance të palëkundur. Ky nuk është një shtet i varfër, që vuan për bukën e gojës, por është një shtet që vuan nga pabarazia dhe një krizë inflacioni. Me 300 vetë nuk e rrëzon dot qeverinë. Që partitë futin duart në protestë as që nuk diskutohet. Që tre partitë e vogla u përpoqën, as që nuk diskutohet”, tha Minxhozi.

“Protestuesit, sa një lagje në Memaliaj”, Beqiri: Nuk do ia dalin të dëmtojnë imazhin e vendit!

23 July 2026 at 15:27

Në studion e ABC News, avokat Idajet Beqiri u shpreh se me protestat po mundohet të prishet imazhi i Shqipërisë, por sic tha ai nuk do të kenë sukses.

“Po përpiqen shumë ta ulin imazhin e Shqipërisë, të sfumojnë gjitha ato suksese që arriti Shqipëria në një kohë relativisht të shkurtër.

Turizmi ka ecur si duhet ata po mundohen po nuk do arrijnë sukses, progresi duket nga ata që vijnë. Sot sa ishin para parlamentit, i pash të huaj të xhamia në shesh.

Nuk do i vijë e keqja Shqipërisë, nga këta protestues, që janë një lagje e Memaliajt, dhe ne nuk mund t’i nënshtrohemi këtyre horrave, kurrën e kurrës” tha ai.

 

Një grup njerëzish jashtë parlamentit/ Pamjet me dron, pjesëmarrje e ulët në tubimin e thirrur në mëngjes

23 July 2026 at 11:30

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, aty ku po zhvillojnë tubimin e tyre të radhës.

Policia vendosi një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar u lejua të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.

Megjithatë, protesta e thirrur këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me pjesëmarrje të ulët.

Siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga ABC News, në këtë tubim marrin pjesë rreth 150 deri në 200 protestues, të cilët janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit e cila është përforcuar gjithashtu me masa sigurie.

Në protestë nuk munguan as aktet e dhunës, ku Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe spraj me piper ndaj protestuesve, të cilët i qëlluan me vezë e domate./abcnews.al

“Protesta ka kaluar në radikalizëm”/ Albatros Rexhaj: Opozita nuk ka qenë kurrë më larg pushtetit se tani

21 July 2026 at 18:26

Analisti Albatros Rexhaj thotë se protesta e qytetarëve në fillim ishte me pjesëmarrje të madhe e paqësore, por tani ka kaluar në radikalizëm dhe nuk janë të besueshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Rexhaj u shpreh se shqiptarët e kanë refuzuar gjithmonë radikalizmin dhe dhunën.

Rexhaj shtoi se opozita nuk ka qenë asnjëherë më larg pushtetit se këtë kohë.

“Protesta dhe opozita nuk janë e njëjta gjë. Kjo nuk ka të bëjë me opozitën. Opozita duhet të dalë me alternativa më të mira, nuk duhet të jetë politika e mohimit dhe e refuzimit, e vetmja gjë. Njerëzit, ajo pjesa që dolën në rrugë, që u deklaruan kundër qeverisë, tani te qeveria, ose te kryeministri Rama shohin njeriun racional ose të keqen më të vogël. Protesta nuk ishte opozitarizëm, por e një pakënaqësie dhe mllefi, që nuk e kishte një mekanizëm politik, ata njerëz ishin shumë paqësorë. Kjo që po shohim ditët e fundit, kjo ka përmasa të anarkisë dhe të radikalizimi politik, që shqiptarët në zgjedhje e kanë refuzuar. Kjo për mua është shqetësuese.

Ata janë të vetëdijshëm që nuk janë të besueshëm, nuk ka vetëm rëndësi se çfarë thua, por edhe se kush e thotë. Unë mendoj që protesta të ndihmon në artikulim politik, por jo në marrje të pushtetit, nëse nuk ka instrument politik. Jo nuk mendoj se është më afër pushtetit opozita, nuk ka qenë më larg se kaq pushtetit. Berishizimi është ngulitur thellë në opozitën shqiptare. Do duhen edhe dy dekada derisa opozita shqiptare të çlirohet nga berishizmi. Mungon një figurë e besueshme”, theksoi ai./abcnews.al

Futboll, jo protestë. Tirana para ekranit, jo para Kryeministrisë. Ja pamjet!

By: Rovena
19 July 2026 at 21:02

Në kryeqytet po mbahet protesta e 50 e qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 20:05.

Sipas pamjeve të siguruara nga ABC News shihet që edhe në orën 21:00 nurmi i protestuesve është tejet i ulët.

Protesta në ditën e 49, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 21:00. ABC News sjell pamjet reale

18 July 2026 at 21:19

Në kryeqytet po mbahet protesta e 49 e qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 20:00.

Kët0 janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 21:00.

/abcnews.al

“Protesta, e stisur”/ Spaho: Qeveri tranzitore? Nuk mund t’i vëmë kryqin integrimit në BE

17 July 2026 at 15:42

Ish deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se protesta është e gabuar dhe e stisur nga grupe brenda e jashtë vendit.

Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Spaho u shpreh se qëllimi është që Shqipëria të sabotohet për investime të tilla si në Zvërnec dhe të dëmtohet procesi europian.

Sipas Spahos, nuk mund të ketë qeveri tranzitore kur në 2027 pritet të përfundojë mbyllja e të gjitha grupkapitujve.

“Për mua është protesta më e gabuar. Kjo është një protestë e stisur, e nisur nga grupe brenda dhe jashtë vendit, që të sabotojnë investimin në Zvërnec. Vendet rrotull nesh, kanë me dhjetëra resorte të tilla. Dhe së dyti, për të dëmtuar procesin europian të Shqipërisë. Ose anëtarësohet këtë radhë, ose nuk anëtarësohet më. Të kërkosh që deri në fund të 2027 të kemi qeveri tranzitore, të zgjedhur me short në Facebook, do të thotë t’i vësh kryqin integrimit në BE”, theksoi ai./abcnews.al

“Shqipëria nuk është në shitje”, Minxhozi për protestën: Është krijuar një tymnajë patriotike, thelbi është te…

16 July 2026 at 20:13

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar protestën që vijon prej më shumë se 40 ditësh, duke thënë se sipas tij ajo është shoqëruar me një retorikë patriotike që nuk përputhet me thelbin e saj.

Sipas tij, slogani “Albania is not for sale”, i lidhur me kundërshtimin ndaj projekteve turistike, është zgjeruar në një narrativë më të gjerë patriotike, që sipas tij krijon një perceptim të gabuar.

Minxhozi theksoi se protesta, sipas tij, lidhet më shumë me një çështje të qeverisjes dhe pushtetit politik sesa me çështje kombëtare.

Duke folur për përfshirjen e shqiptarëve nga rajoni në protestë, Minxhozi tha se çështjet e qeverisjes së Shqipërisë duhet të vendosen nga qytetarët që jetojnë dhe votojnë në këtë shtet.

Në fund, ai bëri dallimin mes gjuhës dhe politikës, duke theksuar se gjuha është një element bashkues për shqiptarët, ndërsa qeverisja është një çështje që lidhet me territorin dhe institucionet e shtetit shqiptar.

“U parashtruan disa situata që nuk ngjajnë mes tyre, personat vijnë nga drejtime shumë të ndryshme. Ata me kombësi shqiptare por me shtetësi tjetër mendoj janë diçka tjetër nga europarlamentarët. Është krijuar një tymnajë e madhe me nota patriotike dhe mbarë kombëtare, ajo parulla që duhet analizuar në kontekstin shqiptar ‘Albania is not for sale’ që ka të bëjë me këto lloj resortesh, por kur kjo zgjerohet me shqiptarët e rajonit dhe ata e marrin si një sipërmarrje patriotike që të vish në Tiranë se po na marrin tokën, po na vjedhin të huajt, etj dhe akte të tilla ku sublimohet qenia shqiptare dhe ku duhet të mblidhemi të gjithë, se po na ikën atdheu, mendoj se është një tymnajë dhe një propagandë që ka një qëllim shumë më pak fisnik dhe më banal se ambalazhi me të cilin është i veshur.

Nëse je një person me kombësi shqiptare por nuk banon në Shqipëri, pra nëse nuk banon në një shtet, nuk paguan taksa dhe nuk ke të drejtë vote në një shtet, nuk mendoj se ke të drejtë të futesh në lojën e pushtetit të atij shteti. Nuk po shitet Shqipëria. Asnjë prej kërkesave në protestë nuk ka të bëjë me shtetformimin në optikën më patriotike dhe më klasike që kemi ne, por ka të bëjë me organizimin e shtetit shqiptar dhe më së shumti me një çështje pushteti brenda Shqipërisë politike.

Kërkohet të rrëzohet një qeveri që nuk konsiderohet e mirë nga një pjesë e popullit. Ç’punë ka një banor i Gostivarit, i Pejës, të vij në Tiranë dhe të thotë: qeveria Rama nuk më pëlqen. Gjuha nuk ka parti, është një tipar që na bashkon të gjithëve. Në Shqipëri, protesta luhet për një çështje pushteti, një çështje qeverisjeje. Nuk është për një gjë kaq sublime dhe madhore dhe përbashkuese siç është gjuha. Qeveria Rama nuk i identifikon sot shqiptarët, gjuha Po. Qeveria Rama e ka territorin shumë të përcaktuar”, tha ai.

 

“Sulmet ndaj bizneseve duhen hetuar”, Qefalia: Protestat nuk ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

14 July 2026 at 18:47

TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, foli për protestat e zhvilluara ditët e fundit, procesin e integrimit evropian dhe shqetësimet që lidhen me ndikimin e mundshëm në turizëm.

Qefalia u shpreh se e drejta e protestës dhe liria e fjalës janë të garantuara në një shtet demokratik, ndërsa theksoi se protestat nuk ndikojnë në rrugën që Shqipëria po ndjek drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur për sulmet ndaj bizneseve dhe sipërmarrjeve, zëvendësministri tha se nëse një gjë e tillë do të provohej  se sulmi është i koordinuara, do të ishte shqetësuese për imazhin e vendit dhe sektorin e turizmit.

Më tej, Qefalia theksoi se Shqipëria ndodhet në një garë me vendet e rajonit për të tërhequr sa më shumë turistë, duke përmendur edhe zhvillimin e infrastrukturës ajrore.

Sipas zëvendësministrit, u takon organeve shtetërore që të përcaktojnë nëse ka pasur sulme të organizuara dhe të koordinuara. Ai shtoi se protesta nisi fillimisht si një shqetësim për mbrojtjen e mjedisit në Zvërnec, por sipas tij, në të janë përfshirë edhe elementë që synojnë përfitime politike.

“E drejta e protestës dhe liria e fjalës janë të garantuara në një shtet demokratik. Është më se normale që në një vend demokratik të ketë protesta dhe të ketë mospajtime. Protestat kanë nisur prej më shumë se 40 ditësh, por ato nuk ndikojnë aspak në rrugën që po ndjek Shqipëria drejt Bashkimit Evropian. Nëse do të rezultojë se ka pasur një sulm të organizuar nga persona që kanë abuzuar për të ulur imazhin e një resorti apo të një sipërmarrjeje, kjo është shqetësuese, pasi ndikon edhe te turizmi.

Shqipëria tashmë është një vend atraktiv dhe të huajt vijnë për të pushuar. Ata informohen edhe përmes vlerësimeve (reviews), por kjo mbetet për t’u hetuar në mënyrë të plotë”, theksoi ai. Ka vende që ia duan të mirën Shqipërisë, por ka edhe vende të tjera, të cilave nuk u intereson zhvillimi i saj.

Ekziston edhe një garë me vendet e rajonit për të tërhequr sa më shumë turistë. Aeroporti i Rinasit është shndërruar në një qendër të rëndësishme, duke lënë pas edhe aeroportet e vendeve të rajonit. Janë organet shtetërore ato që do të përcaktojnë nëse ka pasur sulme të organizuara dhe të koordinuara. Protesta nisi si një pakënaqësi për mbrojtjen e mjedisit në Zvërnec. Në protestë ka elementë që duan të përfitojnë politikisht.”, tha ndër të tjera, zv.ministri i Brendshëm/abcnews.al 

Dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec/ Lirohet një prej rojeve private, lihet në arrest shtëpiak

14 July 2026 at 14:29

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm liron nga burgu një prej rojeve private të arrestuara për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec më 31 maj.

Për Gazmend Vathin, i cili u la në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli zbuti masën në arrest shtëpie, ndërsa për Artur Granin u la në fuqi arresti në burg.

Ndërkohë, prej orës 14:00 po shqyrtohet ankimi i pronarit të Major Security, Geraldo Biba.

Gjatë përplasjeve, një qytetar u tërhoq zvarrë, ndërsa situata solli shkarkimin nga detyra të kryepolicit të Vlorës, Elidon Çela, dhe më pas vendi u përfshi në një valë protestash që vijojnë edhe sot./abcnews.al

Dita 43 e protestës, pamjet me dron: Ja pjesëmarrja e qytetarëve në Bulevard

12 July 2026 at 21:25

Në kryeqytet po mbahet protesta e 43 e qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Këti janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 19:55.

Pamjet që shihni më poshtë janë të protestës, të fiksuara nga ekipi i ABC News, në orën 21:00 të kësaj të diele./abcnews.al

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë”/ Rama: Kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës

12 July 2026 at 16:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po dëgjon shqetësimet e protestuesve paqësore.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama tha se tufa sorrash dhe laraskash e kanë akuzuar se po sulmon njerëzit që kanë dalë në protestë.

Por kreu i qeverisë nënvizoi se ai e ka bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës.

“Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash se po më akuzojnë mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar e me radhë. Absolutisht, jo. Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës. Nuk kam paragjykuar ata qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, se duan një mjedis më të mbrojtur. Nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Shoqëria kërkon gjithmonë e më shumë. Po dëgjojmë me shumë vëmendje, një grup i mbledhur enkas po mban çdo shënim. Hap pas hapi, do t’i komunikojmë me njerëz të zakonshëm e të ndershëm të këtij vendi”, theksoi ai./abcnews.al

Dita 42 e protestës, pamjet me dron: Ja pjesëmarrja e qytetarëve në Bulevard

11 July 2026 at 20:40

TIRANË- Në kryeqytet po mbahet protesta e 42 e qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, në orën 19:30.

Pamjet që shihni më poshtë janë të protestës, të fiksuara nga ekipi i ABC News, në orën 20:40 minuta të kësaj të shtune.

Pjesëmarrja reale në orën 21:00:

/abcnews.al

 

Pamjet me dron, ja pjesëmarrja në protestën e 41 në bulevard rreth orës 22:00

By: Rovena
10 July 2026 at 21:37

U mbajt në Tiranë protesta e 41 qytetarëve. Protestuesit u mblodhën në nisje në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, të orës 19:50.

ABC News sjell pamjet minute pas minute të protestës, video më poshtë përcjell situatën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në orën 20:10.

Videoja më poshtë përcjell ecurinë e tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke pasqyruar zhvillimet deri në orën 20:50.

Videoja më poshtë përcjell ecurinë e tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke pasqyruar zhvillimet deri në orën 22:00.

Protesta e 40 në Tiranë/ Protestuesit në shesh, ABC sjell pamjet reale

9 July 2026 at 23:19

U mbajt në Tiranë protesta e 40 qytetarëve. Protestuesit u mblodhën në nisje në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.

Këto janë pamjet reale të protestës, të siguruara nga ABC News, të orës 19:50.

Kjo është pamja përpara Kryeministrisë në orën 20:30 e protestuesve.

Ndërsa tani shikojmë protestuesit në orën 21:30.

Në vazhdim pati edhe një marshim në rrugët e kryeqytetit./abcnews.al

Protesta e 39, pjesëmarrje modeste në shesh/ ABC News sjell pamjet reale

8 July 2026 at 23:05

Në Tiranë u zhvillua protesta e 38 qytetarëve. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” e më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.

ABC News ka siguruar pamjet reale të protestës, ku shihet se rreth orës 19:00 kishte një numër shumë të pakët protestuesish.

Kjo është pamja përpara Kryeministrisë në orën 21:20 e protestuesve.

Në vijim pati edhe një marshim në rrugët e kryeqytetit.

Protesta e 4 korrikut dhe incidentet e dhunshme në komisariatin 3/ Arrestohet 1 person, procedohen 7 të tjerë

7 July 2026 at 13:50

Vijojnë hetimet për tubimin e zhvilluar më 4 korrik 2026 pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, është arrestuar një person, janë proceduar penalisht shtatë të tjerë dhe janë shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme.

Sipas Policisë, gjatë protestës u ushtrua dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit. Si rezultat i hetimeve janë identifikuar gjithsej 12 persona të dyshuar të përfshirë në këto veprime.
Në vijim të procedurave:
• është ndaluar me iniciativë shtetasi 33 vjeç;
• janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me iniciale K.M., V.K., E.L., Sh.B., V.D., E.N. dhe B.K.;
• janë shpallur në kërkim katër shtetas, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik për shkak të vijimit të hetimeve.
Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në aktet e dhunshme dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale: “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Kurti në mënyrë direkte organizator i protestave në Tiranë”/ Kryeziu: Kryekëput njeri i Serbisë. Është njëri i paguar nga Irani

By: Rovena
6 July 2026 at 17:37

Qëndrim Kryeziu nga Qëndrim Kryeziu ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për politika që, sipas tij, dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e Kosovës.

Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, Kryeziu deklaroi se qeveria po bllokon qëllimisht sektorin privat dhe po favorizon produktet serbe.

Ai ngriti gjithashtu akuza të rënda ndaj Kurtit për lidhje me Serbinë dhe Iranin, si edhe për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë. Kryeziu tha se këto veprime, sipas tij, kanë izoluar Kosovën ekonomikisht dhe po dëmtojnë interesat e vendit. Deklaratat e tij nuk u shoqëruan me prova për të mbështetur këto pretendime.

Qeveria Kurti nuk është hera e parë që po u bën bllokada të bizneseve të vendit tonë. Qeveria Kurti u ka shpallur luftë të gjitha bizneseve në vendin tonë. Të gjitha vijnë direkte nga Serbia. Ne kemi një kryeministër që është kryekëput njeri i Serbisë. Po mbyll një nga fabrikat më të mëdha, vetëm e vetëm që Kosova të furnizohet me produkte serbe.

Albin Kurti është direkte dorë e Irani dhe nuk kas sesi ai të distancohet nga protestat që organizon në Tiranë. Qëllimi i tij është për të shkatërruar shqiptarinë, është njëri i paguar nga Irani. Kosovën e ka shkatërruar edhe për ekonominë, prej 6 vitesh ne jemi të distancuar nga ekonomia ndërkombëtare. Ai është përbetuar që të shkatërrojë Kosovën. Ai është direkte organizator i të gjitha protestave në Tiranë. Protesta ndërkombëtare e paralajmëruar më 4 korrik, ishte kundër Pavarësisë së SHBA. Kosova nuk ka përse të përfshihet në protestat në Shqipëri”, tha Kryeziu.

Degradimi i simboleve të protestës/ Nga flamingo në arkivol, Demo: Ne do komunikojmë me qytetarët

6 July 2026 at 15:21

Nga “flamingo” në “arkivol”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka komentuar protestën, e cila sipas tij ka pësuar një “metamorfozë” në simbolikën e saj, duke iu referuar figurave dhe mesazheve të përcjella gjatë saj ditëve të fundit.

Për kërkesat e tyre, Demo tha se ato konsiderohen të qenësishme dhe po shqyrtohen nga qeveria.

“Vetë protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë shumë interesante sepse zgjodhi simbolet për të komunikuar disa mesazhe, ku i pari ishte flamingo. Pas 36 ditësh, nga flamingo na u shfaq një arkivol. Ky është një rrugëtim interesant. Nëpërmjet vdekjes s’mund të perceptohet zhvillim. Duket sikur flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Detyra jonë është që flamingot të ndihen si në shtëpinë e tyre kudo. Referuar kërkesave, jemi duke marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që janë të qenësishme. Mendoj që kjo protestë sjell energji dhe karburant të shtuar sa u përket reformave. Do ta kemi vëmendjen e duhur që jo thjesht t’i dëgjojmë e lexojmë, por edhe të flasim me këdo që është i prirur drejt një komunikimi që ofron produkt real”, tha Demo.

Ministri Demo u ndal edhe te reforma territoriale. Ai tha se java në vijim pritet të jetë vendimtare për vijimësinë e saj.

Sa i përket situatës së zjarreve, Demo tha se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh, ndërsa bonusi i zjarrfikësve do të përfshijë mbështetje për të gjithë ata që luftojnë me zjarret.

““20 mln euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 mln eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim”, theksoi ai.

Shuplaka gjermane/ “S’mund të presësh qytetari nga haxhiqamilët”, Leka: Dhuna në protestë u dënua nga ndërkombëtarët! Pushteti s’merret me dhunë

6 July 2026 at 13:36

Analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi zhvillimet pas protestës në vend, duke deklaruar se aktet e dhunës që pasuan tubimin kanë dëmtuar mesazhin e protestës dhe janë dënuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Duke iu referuar reagimit të përfaqësuesit të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Leka tha se deklarata përbën një sinjal të qartë se partnerët ndërkombëtarë nuk mbështesin përdorimin e dhunës në protesta.

Sipas tij, protesta kishte mundësinë të zhvillohej në mënyrë qytetare, por organizatorët nuk arritën ta ruanin këtë standard. Ai u shpreh se, në momentin kur nisën aktet e dhunshme, protesta humbi misionin dhe fokusin e saj.

Leka kritikoi gjithashtu simbolikat dhe incidentet që, sipas tij, shoqëruan protestën, duke theksuar se pushteti nuk merret përmes dhunës, por përmes procesit zgjedhor.

“Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit”, u shpreh ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në protestë ishin mbështetës të Sali Berishës.

Ai shtoi se, pavarësisht protestave apo akteve të dhunshme, një qeveri nuk largohet nga pushteti në këtë mënyrë.

“Sinjali i parë që vjen nga ndërkombëtarët. Protesta degjenerojë në dhunë në akte force. Ajo deklaratë e ambasadorit gjerman është sipari i një fortune ndërkombëtare ndaj të gjithë atyre, jo vetëm që janë pjesëmarrës drejtpërdrejtë në aktet e dhunës, por edhe atyre që i ideojnë dhe përkrahin. Është sinjali që ndërkombëtarët nuk do përkrahin aktet e dhunës.. Protesta kishte shansin të ishte protestë qytetarë, por ideatorët grupi nismëtar nuk arriti dot të mbante atë shkallë të lartë qytetarie. Por nuk mund të presësh protestë qytetare nga haxhiqamilët që e përkrahin apo sponsorizojnë një protestë të tillë. Mendoj që e ka ezauruar pjesën e qytetarisë së vet. Në këtë konglomeratin e madh të pjesëtarëve që bëjnë marshime dhe kanë një fjalor me tre fjalë, nuk mund të ketë protestë paqësore me arkivol. Protesta e ka mbyllur misionin që në momentin kur nisën aktet e dhunës. Degjenerojë në ide me arkivole në bulevard, apo lincimin e këngëtarëve apo artistëve. Nuk mund të lincosh dikë, pushteti nuk mund të merret me dhunë, me fjalime, apo duke numëruar sa njerëz ke në Bulevard. Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit. Ata që dalin në bulevard janë një konglomerat ku pjesën më të madhe e zënë mbështetësit e Sali Berisha”, tha Leka.

Gjithashtu ai theksoi se Berisha ishte ai që nxiti dhunën.

“Nuk e kuptoj përse kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Një shqiptar i Maqedonisë, një intelektual, Kim Mehmeti bashkë me Fatos Lubonjës. Se çfarë ka të ngjashëm Fatos Lubonja me Kim Mehmetin, apo me enturazhin e një llumi që flet për çfarëdo , vetëm për demokraci nuk flet. Dalëngadalë do formatohet grupi i famshëm i zjarrit. Kushdo duhet ta dijë, se edhe me akte dhunë, apo sado protesta të bëhen, qeveria nuk ikën nëse nuk do të ikë vetë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

❌