Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Gazeta Si

TID në Durrës, banorët flasin në Komision: Nuk jemi pyetur. Na kanë dhënë çmime qesharake për pronën

28 January 2026 at 16:31

Nga Gazeta ‘SI’ – Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot seancë dëgjimore për diskutimin e projektit TID (Durrës) me përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe një grup përfaqësuesish të komunitetit të banorëve të Durrësit.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, AADF që është zhvilluese e këtij projekti, ka refuzuar të jetë i pranishëm dhe të japë llogari publike para Kuvendit të Shqipërisë, për menaxhimin e një prone publike dhe interesit publik.

“Sot jemi përballë faktit që Kuvendi i Shqipërisë nuk detyron dot një institucion privat që t’i vijë në dëgjesë dhe kjo tregon atë që ka thënë opozita që kur AADF-ja filloi të fuste duart, këmbët dhe kokën në pasuritë publike shqiptare: te koncesioni i Butrintit, te Piramida, Elbasani, Gjirokastra, Ohri”, tha Zhupa.

Në komision, Zhupa ngriti shqetësimi se interesi publik i është lënë privatit për ta mbrojtur dhe s’ka më asnjë mekanizëm që privati të detyrohet që minimalisht të përgjigjet në komision.

Entela Koja, arkitekte dhe urbaniste, një nga pronaret e banesave të prekura nga projekti TID Durrës, tha se projekti ka shkelje të rënda në të drejtat qytetare, në të drejtat e pronësisë dhe në mënyrën se si është bërë.

“Deri në daljen e VKM-së së shpronësimit, në muajin gusht, ne nuk jemi pyetur”, tha Entela Koja, e cila përmendi ligjin 169 të vitit 2020, i përmendur edhe në Planin e Menaxhimit, i cili thotë se konsultimet bëhen me listëprezencë dhe marrje mendimesh nga banorët të cilat merren në konsideratë nga grupi i projektimit.

Banoret thanë se, janë bërë projekte mbi objektet e tyre, pa i vënë kush në dijeni. Banorët u shprehën se, nuk janë kundër projektit por në fakt po mbrojnë shtëpitë e tyre.

 “Do prishet shtëpia ime për dy stola. Ky është turp. Në këtë zonë do të shkatërrohen 18 banesa. Dhe nuk ka lidhje fare me amfiteatrin. Është larg amfiteatrit. Shpronësimi i banesës është bërë 47 mln lekë të vjetra. E turpshme dhe qesharake. Ndërsa një vlerësuese gjykate e vlerësoi 420 mijë euro pronën ku prindërit e mi banojnë. Nuk e di si e ka blerë. Prindërit e mi janë 76 – 74 vjec. Vlerësimi është shumë qesharak”, tha njëra nga banoret e pranishme në komision.

Projekti TID Durrës parashikon të rijetëzojë bulevardin Epidman dhe ta zgjerojë atë, duke prekur 74 banesa të zonës më të populluar të qytetit.

The post TID në Durrës, banorët flasin në Komision: Nuk jemi pyetur. Na kanë dhënë çmime qesharake për pronën appeared first on Gazeta Si.

Qyteti që po shembet në Itali, çfarë po ndodh dhe cilat janë rreziqet?

28 January 2026 at 16:10

Gazeta Si – Pas disa ditësh me shira të rrëmbyeshëm, një rrëshqitje dheu goditi Niscemi-n, një komunë siciliane në provincën e Caltanissettës në Itali, duke ringjallur shqetësimet në lidhje me paqëndrueshmërinë hidrogeologjike. Nga shkaqet te rreziku për qytetin, te roli i ciklonit “Harry”: çfarë duhet të dini.

Çfarë ndodhi në Niscemi? – Një rrëshqitje toke preku zonën e Niscemi-t (Caltanissetta), duke shkaktuar rrëshqitje dhe duke aktivizuar një alarm sigurie për disa zona banimi dhe rrugë.

Ku ndodhi rrëshqitja e tokës? – Rrëshqitja e tokës goditi një zonë të klasifikuar tashmë si hidrogjeologjikisht të brishtë, e karakterizuar nga toka argjilore dhe shpate të ndjeshme ndaj reshjeve.

A pati lëndime ose vdekje? – Nuk pati viktima në Niscemi dhe nuk u raportuan lëndime.

A pati evakuime? – Si masë paraprake, disa shtëpi u evakuuan ose u shpallën përkohësisht të pabanueshme dhe disa pjesë të rrugës u mbyllën. Gati 1,500 njerëz u evakuuan.

Çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e dheut? – Ndër faktorët kryesorë ishin reshjet e dendura të shiut që ngopi tokën, duke përkeqësuar një situatë para-ekzistuese të paqëndrueshmërisë.

A kishte lidhje cikloni “Harry”? – Po, kalimi i ciklonit mesdhetar “Harry”, me reshje të dendura dhe të vazhdueshme, konsiderohet një faktor përcaktues në shkaktimin ose përkeqësimin e rrëshqitjes së dheut.

A ka pasur rrëshqitje dheu në Niscemi më parë? –  Po. Zona e Niscemi-t është e njohur për episode të mëparshme të paqëndrueshmërisë hidrogjeologjike dhe rrëshqitjeve të dheut, të lidhura me natyrën e tokës dhe kushtet e pafavorshme të motit. Janë regjistruar dy rrëshqitje dheu: një nga viti 1790 dhe ajo më e fundit nga viti 1997.

A mund të shembet i gjithë qyteti i Niscemi-t? – Jo. Aktualisht, nuk ka indikacione se i gjithë qyteti është në rrezik. Rreziku ka të bëjë me zona dhe shpate specifike, të cilat monitorohen vazhdimisht.

A është situata nën kontroll? – Mbrojtja Civile, Bashkia dhe teknikët po monitorojnë zonën për të vlerësuar evolucionin e rrëshqitjes së dheut dhe për të parandaluar shembje të mëtejshme.

Cilat janë rreziqet tani? – Rreziku kryesor lidhet me rrëshqitje të mëtejshme të dheut, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme, me ndërprerje të mundshme për banorët dhe lidhjet rrugore.

A janë planifikuar ndërhyrje? – Masat e sigurisë po studiohen dhe disa prej tyre tashmë kanë filluar, siç është konsolidimi i shpateve dhe restaurimi i infrastrukturës së dëmtuar.

Sa banorë ka Niscemi? – Bashkia e Niscemi-t ka afërsisht 25,000 banorë, disa prej të cilëve jetojnë në zonat e prekura ose potencialisht të rrezikshme.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Qyteti që po shembet në Itali, çfarë po ndodh dhe cilat janë rreziqet? appeared first on Gazeta Si.

Rama: Mbështetje për produktet ‘Made in Albania’, bizneset të fokusohen te cilësia, jo sasia

28 January 2026 at 15:27

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e re ExportOn, një nismë e fokusuar në mbështetjen e eksporteve dhe produkteve “Made in Albania”.

Sipas tij, këto prodhime janë markë cilësie dhe një pasaportë për rrugën e integrimit në BE dhe tha se qeveria do të mbështesë bizneset që do të synojnë marrjen e kësaj ‘pasaporte’.

Ai theksoi rëndësinë e përshtatjes së bizneseve me standardet europiane dhe rritjen e vlerës së ekonomisë përmes cilësisë dhe jo sasisë.

“‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për BE.

Ne do të mbështesim fuqimisht ata që do e synojnë marrjen e kësaj pasaporte, duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund t’i çojë larg dhe duke u fokusuar me standarde të certifikuara nga BE, për të synuar fitim përmes vlerës së krijuar, në cilësi dhe jo sasisë. Mbështetja direkte që do të japim për certifikimet ndërkombëtare, ne e shohim si investim strategjik të shtetit, jo për t’i kursyer disa lekë, por për ta ndihmuar biznesin të integrohet më shpejt BE-së. Ashtu sikundër, edhe për të mbrojtur markën dhe pronësinë intelektuale të çdo prodhimi. Besojmë shumë tek manifaktura, te ata që po ecin në rrugën e transformimit dhe krijimin e vlerës së shtuar, duhet të bëjmë më shumë në ndihmë të sipërmarrjeve që do përfaqojnë transformimin.”, theksoi ai.

Rama shtoi se një nga sfidat kryesore janë barrierat dhe problemet logjistike që ngadalësojnë eksportuesit, duke rritur kostot e transportit.

“Duhet të shkojmë përpara pa humbur kohë me burokracinë e doganave, duke mbështetur çdo proces te digjitalizimi,” theksoi ai.

Rama gjithashtu vuri në dukje se agro-përpunimi është prioritet i qeverisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një rrjet të mirë-organizuar të agro-përpunimit.

“Kush i beson inovacionit dhe teknologjisë, ka fituar. Besojmë shumë tek manifraktura dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar, do bëjmë më shumë për sipërmarrjet, që përqafojnë sfidën e transformimit. Agro-përpunimi është diçka që e kemi vendosur si prioritet në listën tonë të punëve. Kemi në fokus edhe agro-përpunimin, sepse duam rrjet të konsiliduar të agro-përpunimit. Duhet të investojmë në burime njerëzore, sepse në burime njerëzore investohet sot, por ka shumë vlerë në të ardhmen”, deklaroi Rama.

The post Rama: Mbështetje për produktet ‘Made in Albania’, bizneset të fokusohen te cilësia, jo sasia appeared first on Gazeta Si.

‘Nata e të mundurve’/ Pse ‘komunizmi’ i Antonio Caiazzas vjen ndryshe?

28 January 2026 at 15:10

Nga Liridon Mulaj- Nga Kadri Hazbiu, Petrit Dume, Hito Çako, Mehmet Shehu e deri te Beqir Balluku, kupola drejtuese e Shqipërisë komuniste nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkim individësh ku i gjithëpushtetshmi, Enver Hoxha, shënjestronte për eliminim “prenë” e radhës , për t’ia hedhur më pas popullit si “kockë” se pushteti nuk i fal tradhtarët, por i ndëshkon ata me forcën brutale të një ligji po aq brutal dhe absurd.

Dhe, në fakt, pikërisht te Beqir Balluku do të ndalemi, i cili është edhe personazhi kryesor në romanin “Nata e të mundurve” të autorit italian Antonio Caiazza, botuar së fundmi nga Botimet Toena e përkthyer nga Diana Çuli.

Çfarë ndodhte brenda kupolës drejtuese, ndërkohë që poshtë, në popull, jeta vazhdonte? Kush ishte i sigurt në Shqipërinë e ngërthyer nga tmerri dhe diktati, dhe a përbënte fakti që të ishe pjesë e kupolës një garanci se jeta shkonte vaj? Në fakt, nuk ka qenë krejt kështu.  Eliminimi i herëpashershëm i miqve të tij, njëkohësisht edhe anëtarë të Komitetit Qendror apo të qeverisë së Enver Hoxhës, na dëshmon se ata ishin vërtet në majë të Olimpit, por edhe të ekspozuar ndaj rrufeve.

Ngjarjet në roman vendosen në vitet ’70, në Shqipërinë komuniste. Romani nis me përshkrime të kthjellëta të Tiranës, ku jeta e përditshme shfaqet thuajse si një sfumaturë e këndshme, me diell dhe plot biçikleta.

Beqir Balluku ndodhet në muajt e fundit të tij si ministër i Mbrojtjes dhe tezat e përgatitura për strategjinë e mbrojtjes janë stërkëmbëshi mbi të cilin do të përfundojë më vonë. Blloku përshkruhet i qetë dhe në harmoni, jo vetëm arkitektonike, me vila dhe rrugë plot gjelbërim, por edhe njerëzore, ku gratë e udhëheqësve shpesh paraqiten si mikesha, e më shpesh si partnere.

Beqir Balluku dhe Hito Çako në sallën e gjyqit

Ngjarjet mandej rrokullisen shpejt, herë në formë retrospektive, me të cilën autori e nis romanin, e herë duke u zhvendosur në vitet ’70, sërish në zemër të turbullirave që sollën tronditjen e madhe.

Të gjithë personazhet paraqiten si profile psikologjike, mendimtarë në një rrëfim që vjen nga brendia, atë përmasë që, në fakt, ende nuk e njohim. Shkrimtari hyn këtu fuqishëm në lojë, duke na dhënë herë profile të qarta, e herë  të turbullta, ashtu si vetë koha.

Pushteti dhe frika, një binom i pandashëm i asaj kohe, mbeten gjatë gjithë romanit një lajtmotiv i pashmangshëm. Paradoksalisht, ata që kishin pushtetin kishin edhe frikën, mbase në të njëjtin vëllim force dhe madhështie.

Ritmi i rrëfimit është i ngadaltë dhe krejt i veçantë. Sepse, pavarësisht përshkrimeve të gjata e shpesh të zymta që të kujtojnë Kadarenë (ndikim i pashmangshëm), autori na paraqet një tjetër lloj proze detajiste, e ndryshme nga ajo që jëmi mësuar të lexojmë , së paku në lidhje me ngjarje si kjo, që përbën një nga shpërfytyrimet më të forta të pushtetit komunist të kohës. Kjo ndodh sepse ngjarjet e përshkruara nuk kanë peshë emocionale për autorin, një italian i ardhur në Shqipëri në fillim të viteve ’90, për të cilin jeta e shqiptarëve nën komunizëm merr më tepër trajta ekzotizmi sesa përjetimi.

Dhe kjo është krejtësisht normale për Antonion, një gazetar dhe shkrimtar italian, i lindur në Trieste dhe që punon për RAI-n, i cili prej më shumë se tre dekadash ka ndjekur nga afër Ballkanin, veçanërisht Shqipërinë dhe periudhën e komunizmit.

Por pikërisht kjo është përmasa që e bën romanin të domosdoshëm: objektiviteti dhe natyra rrëfimtare i japin gjithë ngjarjes dhe kohës një tjetër këndvështrim, më të ftohtë, më racional dhe të zhveshur nga ngarkesat emocionale  diçka që prej kohësh e kam pritur dhe, sigurisht, kërkuar.

Përtej kësaj distance emocionale, e cila shpesh më shumë hiperbolizon sesa rrëfen, në roman gjithçka vjen me saktësi mbresëlënëse. Fshatrat, qytetet, rrugët, malet e deri te skutat e Vranishtit apo Rrëshenit dëshmojnë një punë kërkimore kolosale nga ana e autorit, por edhe vokacionin për ta përthithur fillimisht ngjarjen e më pas për ta rrëfyer, me bindjen se lexuesi shqiptar, më shumë sesa stilin, do ta gjykojë për faktet dhe koherencën e tyre.

Por letërsia shqipe rrallë është marrë me udhëheqjen, aq sa është marrë me proletarët, të cilët kanë qenë personazhet dhe identikitet e parapëlqyera të shkrimtarëve shqiptarë, duke iu kundërvënë këtyre të fundit përbindëshat e poshtëm në hierarki: zbatuesit e së keqes, sigurimsat, ushtarët apo hetuesit.

Kështu, duke e lënë në një lloj amullie të gjithë hierarkinë e pushtetit komunist, kjo e fundit ka gjetur trajtim kryesisht vetëm në libra studimorë dhe historikë.

Petrit Dume

E siç dihet tashmë, ngjarjet rrokullisen shpejt: mbledhja e Këshillit të Ministrave, autokritika e Ballukut dhe akuzat e kolegëve, të ashpra ashtu siç duheshin dhe siç i donte udhëheqësi, vijnë thuajse në mënyrë identike me ato të shënuara në procesverbalet zyrtare. Një zgjedhje e vetëdijshme e autorit për të mos ndërhyrë në çaste dhe momente delikate, të cilat, në fund të fundit, po vendosnin jo vetëm për fatin e personazhit të tij, por edhe për atë të një kombi.

Pjesën më të madhe të romanit e zënë edhe personazhet në zonat e internimeve, jo ata që degdiseshin atje, por ata që jetonin aty jetën e përditshme. Dhe pyetja që lind me të drejtë nga autori është: po ata që jetuan në zonat e internimeve gjithë jetën e tyre, sepse ishin pikërisht banorë të atyre zonave, çfarë jete patën? A patën ata një fat të cilin askush nuk e kuptoi dhe as nuk e dëshmoi? A ishte kupola thjesht një grup njerëzish me pushtet që vendoste për gjithçka, apo etja e tyre për pushtet dhe gjak ushqehej nga mijëra e miliona individë të kapërthyer në analet e një sistemi të poshtër?

Romani ngre shumë pikëpyetje, por nuk jep asnjë përgjigje, atë çfarë, në fakt, një roman i mirë duhet të bëjë.

Antonio Caiazza

Kapërcimi nga vitet ’70 në vitet 2010, retrospektiva dhe lidhja e personazheve në dy kohë ,  njëherë si ekzekutues, më pas si të penduar e, në fund, edhe si dëshmues,  mbart në thelb fatin e individit që përshkoi të dyja epokat dhe mbeti gjallë në një sistem tjetër, ku diktatura nuk ekziston më, por gjurmët e saj janë ende të ngulitura thellë në shpirt.

Romani është 332 faqe, por mënyra e rrëfimit dhe ndarja e kapitujve në periudha të shtyn ta lexosh deri në fund sa më shpejt. Jo sepse ngjarja është e panjohur për ne, por sepse mënyra e rrëfimit dhe ndjesia e përjetimit vijnë krejt ndryshe, nga syri i një italiani, i cili, krahas interesit, sjell edhe vërtetësinë e një mendjeje të skalitur dhe një rrëfimtari të sprovuar.

The post ‘Nata e të mundurve’/ Pse ‘komunizmi’ i Antonio Caiazzas vjen ndryshe? appeared first on Gazeta Si.

Berisha denoncon nga Strasburgu: Rama dhe Peleshi kanë bllokuar drejtësinë

28 January 2026 at 15:09

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar nga Strasburgu atë që e cilësoi si bllokim politik të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Niko Peleshi për çështjen ‘Balluku’.

Berisha pretendon se pengesat vijnë për shkak se emri i Ramës është i pranishëm në dokumentet e dosjes dhe se institucionet po veprojnë në të mirë të pushtetit, jo të ligjit.

“Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.

Me këtë akt, ai u thotë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur dhe do të vazhdojmë t’ju vjedhim.

Por ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën, zemërimin e tyre, të ngrihen në revoltë dhe zemërim për të larguar një minutë e më parë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.

Shqiptarët në këtë betejë kanë me vete, kanë mbështetje, kanë aleatë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mbarë qytetarët e lirë në Europë dhe në botë, të cilët shohin tashmë qartë tek narkodiktatori i Tiranës një kopje siameze të Noriegës apo Maduros së Venezuelës”, tha Berisha nga Strasburgu.

SPAK ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut në Kuvend, duke kërkuar autorizimin për arrestim, por procesi ka hasur vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve dhe vonesave në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe në shqyrtim të çështjes nga organet kompetente.

Opozita akuzon Peleshin se ka bllokuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke penguar trajtimin e kërkesës së SPAK.

Ndërsa Berisha e ka kthyer çështjen edhe drejt akuzave më të gjera, duke folur për një perceptim të kapjes së drejtësisë dhe influencës së politikës në proceset ligjore.

The post Berisha denoncon nga Strasburgu: Rama dhe Peleshi kanë bllokuar drejtësinë appeared first on Gazeta Si.

Mbipopullim dhe mbipeshkim- a është e dëmshme për mjedisin ngrënia e salmonit

28 January 2026 at 15:06

Nga Gazeta Si- Salmoni është një nga peshqit më të njohur që hahet në Europë. Megjithatë, popullatat e egra janë zvogëluar dhe salmoni i kultivuar shpesh vjen me probleme të tilla si kimikatet, infektimi ose mbipopullimi, duke bërë që OJQ-të dhe organizatat e mirëqenies së kafshëve të bëjnë thirrje për ndryshime në zakonet tona të të ngrënit.

Salmoni është një nga peshqit më të konsumuar në Europë, menjëherë pas tonit. Vitin e kaluar, një europian mesatar hëngri 2.39 kilogramë salmon, sipas raportit të Tregut të Peshkut të BE-së për vitin 2025.

Megjithatë, pjesa më e madhe e atij salmoni nuk vjen nga natyra e egër. Megjithëse përpjekjet e përqendruara në nivel lokal në disa vende kanë parë kohët e fundit rikthimin e salmonit në lumenj dhe përrenj, popullatat e egra në Europë mbeten të dobësuara nga vitet e mbipeshkimit. Kjo do të thotë që shumica e salmonit që zbarkohet në pjatat tona importohet nga vende të tjera: Në vitin 2024, 80% e salmonit të konsumuar në BE u importua nga Norvegjia, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Ishujt Faroe, Islanda, Kina dhe Kili.

Dhe shumica dërrmuese e salmonit që hamë vjen nga fermat e peshkut. Ndërsa kjo ndihmon në shmangien e mbipeshkimit të popullatave të egra, mund të sjellë probleme të tjera. John Murphy, drejtor i OJQ-së Salmon Ëatch Ireland, shpjegoi se ka pasur një numër incidentesh ndotjeje në lidhje me fermat e salmonit.

“Siç e dini, ato janë me teknologji kafaze të hapura, kështu që i gjithë ushqimi i pangrënë, fekalet dhe kimikatet lirohen në mjedisin më të gjerë të oqeanit.”

Përveç ndotjes, mirëqenia është një tjetër shqetësim kryesor i shprehur nga OJQ-të kur bëhet fjalë për këto ferma. Kafazet e fermave të salmonit shpesh janë të mbipopulluara dhe mund të preken nga infektimet me morra. Këta parazitë ushqehen me gjakun dhe lëkurën e salmonit. Për salmonin e rritur që noton lirshëm, ky nuk është domosdoshmërisht një problem, pasi ata kanë hapësirë ​​të mjaftueshme për të mbijetuar në nivele normale të infektimeve me morra. Por në kafazet e fermave të mbushura fort, morrat shumohen me shpejtësi dhe mund të vrasin një numër të madh salmonësh, veçanërisht nëse peshqit janë të vegjël. Shumicën e kohës, infektimet me morra trajtohen me kimikate agresive.

“Ajo që ndodh në ferma është e gjitha nën ujë. Askush nuk e sheh. Nëse të njëjtat praktika do të kryheshin në tokë, do të kishte trazirë. Nuk do të kishte mbështetje për të ngrënë këtë produkt”, thotë John Murphy.

Megjithatë, jo të gjitha fermat përballen me këto probleme. Disa gjithashtu punojnë me standarde organike dhe bëjnë përpjekje për të përmirësuar mirëqenien e salmonit.

Për të identifikuar peshq më të rritur në mënyrë të qëndrueshme, konsumatorët mund të kërkojnë etiketa si etiketa e Këshillit të Administrimit të Akuakulturës (ASC). Kjo etiketë supozohet të certifikojë produktet e peshkut që janë “të gjurmueshme” dhe janë kultivuar “me kujdes”, sipas faqes së internetit të ASC.

Por kjo etiketë dhe të tjerat mund të mos jenë gjithmonë një garanci për bujqësi të qëndrueshme, siç paralajmërojnë disa OJQ.

“Të qenit i certifikuar nga ASC nuk garanton zero shkelje. Certifikimi bazohet në auditime, por nuk parandalon të gjitha format e raportimit të gabuar, mosrespektimit ose ndikimit mjedisor”, shpjegoi Bruno Nicostrate, zyrtar i politikave të peshkimit në  Seas at Risk, shoqatë e organizatave europiane mjedisore që kërkojnë të mbrojnë detet dhe oqeanet.

“Firmat e mëdha të salmonit që janë gjobitur për dëmtime në shtratin e detit dhe mbiprodhim vazhdojnë të raportojnë certifikime ASC për vëllime të konsiderueshme të peshkimit. Kjo për shkak se certifikimi ASC është vend për vend. Një kompani mund të gjobitet në një fermë, ndërsa fermat e tjera i mbajnë certifikatat e tyre”, tha ai.

The post Mbipopullim dhe mbipeshkim- a është e dëmshme për mjedisin ngrënia e salmonit appeared first on Gazeta Si.

Kryeministri sllovak, Fico: Jam i shqetësuar për gjendjen psikologjike të Trump!

28 January 2026 at 15:01

Gazeta Si – Kryeministri sllovak, Robert Fico u tha udhëheqësve europianë gjatë një takimi joformal në punimet e Këshillit Europian të javës së kaluar se ishte i tronditur nga një takim me Donald Trump. Sipas asaj që 5 diplomatë europianë të informuar mbi bisedën, i thanë “Politico Europe”.

Fico, një nga të paktët udhëheqës të BE-së që mbështet shpesh qëndrimin e Trump mbi dobësitë e Europës, thuhet se shprehu shqetësim për “gjendjen psikologjike” të presidentit amerikan.

Në veçanti, sipas dy diplomatëve, Fico përdori termin “i rrezikshëm” për të përshkruar qëndrimin e presidentit amerikan gjatë takimit të tyre ballë për ballë në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida më 17 janar.

Takimi midis Ficos – i cili ishte viktimë e një sulmi më 15 maj 2024, duke i rrezikuar jetën për disa ditë – dhe homologëve të tij europianë, u zhvillua në Bruksel më 22 janar, në punimet e samitit të BE-së të organizuar për të diskutuar marrëdhëniet transatlantike pas kërcënimeve të Trump në lidhje me Groenlandën.

Burimet e “Politico”-s janë katër diplomatë nga katër vende europiane dhe një përfaqësues i lartë i një organi të Bashkimit Evropian.

Të gjithë folën në mënyrë anonime. Asnjë nga këta diplomatë nuk ishte i pranishëm kur foli Fico. Megjithatë, të gjithë u informuan për përmbajtjen e bisedës nga eprorët e tyre, të cilët ishin të pranishëm. Dhe rrëfimet e tyre janë konsistente.

Fico, tha një nga burimet, dukej i “traumatizuar” nga takimi i tij me Trumpin, të cilin e përshkroi si “të çmendur”.

Këto janë fjalët e sakta që përdori diplomati që mori pjesë në takimin midis kryeministrit sllovak dhe udhëheqësve të tjerë evropianë.

Komentet e Ficos janë veçanërisht të rëndësishme sepse, midis politikanëve evropianë, ai është mes atyre që e mbështesin Trumpin.

Edhe pse “Politico” konfirmoi versionin e raportuar nga burime diplomatike nga disa vende, udhëheqësi sllovak e mohoi lajmin dhe shkroi në X: “Duhet të hedh poshtë me vendosmëri gënjeshtrat e portalit ‘Politico’ se si e vlerësova takimin tim me Presidentin e SHBA-ve, D.Trump gjatë një samiti informal në Bruksel. Askush nuk dëgjoi asgjë, askush nuk pa asgjë, nuk ka dëshmitarë, por asgjë nuk e ndaloi portalin të shpikte gënjeshtra”.

Fico shtoi: “Pajtohem me shumë nga strategjitë e presidentit amerikan, por jo me disa. Sinqerisht prisja që, pas deklaratës sime të ashpër për Venezuelën, vizita ime në Shtetet e Bashkuara të anulohej. Kjo nuk ndodhi, gjë që më bën ta vlerësoj edhe më shumë takimin me presidentin amerikan”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha: “Ky është një lajm absolutisht i rremë, i përhapur nga diplomatë anonimë europianë që përpiqen të duken të rëndësishëm. Takimi në Mar-a-Lago ishte pozitiv dhe produktiv”.

The post Kryeministri sllovak, Fico: Jam i shqetësuar për gjendjen psikologjike të Trump! appeared first on Gazeta Si.

Kallas: Europa duhet të forcojë mbrojtjen ndërsa SHBA nuk na ka më në fokus

28 January 2026 at 14:59

Nga Gazeta ‘Si’- ‘Fokusi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është më Europa dhe ky ndryshim është strukturor dhe jo i përkohshëm.’

Kjo ishte deklarata që beri shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas ndërsa Brukseli po meson të përshtatet me mënyrën sesi Presidenti Amerikan Donald Trump ka riformësuar marrdhëniet transatlantike.

Kallas theksoi se, ndonëse Bashkimi Europian vazhdon të synojë lidhje të forta transatlantike dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten aleat, Europa duhet të përshtatet me realitete të reja.

Ajo nënvizoi se “NATO duhet të bëhet më europiane për të ruajtur forcën e saj”.

“NATO  duhet të bëhet më europiane për të ruajtur forcën e saj dhe për këtë duhet të ketë një veprim të menjëhershëm nga ana e Bashkimit Europian. Ne duhet të sigurohemi që të gjitha iniciativat tona të sigurisë dhe mbrojtjes të mbeten pjesë plotësuese për NATO.  E thënë shkurt Bashkimi Europian duhet të sinkronizojë përpjekjet sëbashku me NATO-n për të garantuar një mbrojtje më të mirë. Më lejoni të jem e qartë, ne i duam marrëdhëniet e forta transatlantike, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë, por Europa nuk është më qendra kryesore e Gravitetit për Washingtonin.”

Kaja Kallas deklaroi  se Bashkimi Europian duhet të veprojë me urgjencë për të forcuar mbrojtjen e Unionit duke theksuar se Administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump nuk ka nguruar të vendosë në pikëpyetje marrdhëniet transatlantike pavarësisht një aleance historike.

Kaja Kallas e konsideroi Rusinë kërcënimin më të madhe për sigurinë europiane, Kinën një sfidë afatgjatë ndërsa shtoi se Lindja e Mesme mbetej një rajon krejtësisht i paparashikueshëm.

The post Kallas: Europa duhet të forcojë mbrojtjen ndërsa SHBA nuk na ka më në fokus appeared first on Gazeta Si.

Britani/ Fëmijët parashkollorë po përpiqen të bëjnë ‘swipe’ edhe librat

28 January 2026 at 14:32

Nga Gazeta Si- Mes gjithë shqetësimeve për përdorimin e telefonave nga fëmijët, një studim i fundit ka dalë në përfundime alarmante. Fëmijët që fillojnë parashkollorin në Britani po përpiqen të bëjnë “swipe” në libra, njësoj siç bëjnë në telefona.

Në një anketë të të kryer nga organizata bamirëse britanike Kindred Squared, ku u pyetën mësues, ato thanë se gati një e treta e nxënësve nuk dinin si t’i përdornin siç duhet librat. Madje nxënësit përpiqeshin të bënin ‘swipe’ ose të preknin faqet njësoj siç bëjnë me një telefon inteligjent.

Rreth një në katër nuk ishin të trajnuar për përdorimin e tualetit, mes paralajmërimeve se gjithnjë e më shumë fëmijë po përballen me vështirësi në aftësitë themelore jetësore.

Në anketë, mësuesit vlerësuan se 26% e fëmijëve në klasën e tyre këtë vit kishin incidente të shpeshta në tualet.

Stafi raporton gjithashtu se rreth 28% e fëmijëve nuk hanin dhe pinin në mënyrë të pavarur.

Më shumë se gjysma e stafit thanë se koha e tepërt para ekranit e fëmijëve dhe prindërve ishte një faktor kyç në mosgatishmërinë e fëmijëve për shkollë.

Anketa e Kindred me 1000 punonjës të shkollave fillore zbuloi se ata vlerësuan se mbi një në tre (37%) fëmijë filluan parashkollorin pa qenë gati për shkollë, një rritje nga 33% në vitin 2024.

Drejtoresha e Kindred Squared, Felicity Gillespie, tha se kjo nuk është më vetëm një çështje e klasës por është një krizë sistemike.

The post Britani/ Fëmijët parashkollorë po përpiqen të bëjnë ‘swipe’ edhe librat appeared first on Gazeta Si.

Paketa e Maleve/ Si mund të merret pronësia e tokës në shfrytëzim, me apo pa investim

28 January 2026 at 13:45

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, në një dalje për mediat, sqaroi se cilat janë dy kategoritë që lehtësohen dhe shmangin konfliktet e pronës me anë të Paketës së Maleve.

Sipas ministrit, Paketa do të sheshojë çdo lloj konflikti mbi pronësinë teksa do të tërheqë dhe investime madhore në zonat malore të vendit.

“Paketa e Maleve, nëse i referohemi ligjit, është e qartë për kategoritë që përfitojnë nëpërmjet saj. Nëse i referohemi dy kategorive,ata banorë që disponojnë një pronë të caktuar dhe e kanë përdorur për më shumë se 10 vjet, por nuk kanë dokumentacion, e kanë të pamundur të bëjnë investime.

Për këto raste, ata kanë të drejtë të aplikojnë, duke garantuar se ata nuk kanë konflikte sa i përket pronësisë. Procesi në vetvete është shumë transparent sepse ndiqet në nivel vendor.

Kategoria e dytë janë rastet kur banorët brenda vetes së tyre kanë ndarë ose u janë referuar pronave në bazë të pronësive të vjetra të familjeve të tyre, përshembull “kjo kodra këtu i takon banorit x” dhe banorët e kanë respektuar. Por ata nuk kane letra, edhe në këto raste u jepet e drejta të investojnë në territor”, sqaroi Demo.

Ministri tregoi se pasi bëhen aplikimet nëpër bashki, kryhet verifikimi, bëhet shpallja publike për 45 ditë dhe nëse nuk ka asnjë konflikt, merret vendimi nga qeveria.

Më tej ai theksoi se deri më tani janë miratuar 69 zona prioritare në 13 bashki; Vau i Dejës, Klos, Mat, Shkodër, Shijak, Kukës, Skrapar, Elbasan, Përmet, Belsh, Memaliaj, Tepelenë dhe Dibër.

“Fluksi më i lartë i aplikimeve lidhet me bashkitë që kanë territore më të mëdha. Bashkia Shkodër ka shfaqur interes shumë të lartë, po ashtu edhe Kukësi, por edhe bashkitë e tjera po ndjekin procesin me vëmendje. Do të kemi 1 mijë raste në nivel vendi të aplikantëve ku duhet përmendur se 500 aplikantët e parë marrin përfitime, përjashtohen nga taska e infrastrukturës, më pas nga tatim-fitimi për një periudhë 10-vjeçare” u shpreh Demo.

The post Paketa e Maleve/ Si mund të merret pronësia e tokës në shfrytëzim, me apo pa investim appeared first on Gazeta Si.

“Elite 4” në Australian Open 2026

28 January 2026 at 13:45

Nga Gazeta “Si” – “Grand Slam-i” i parë sezonal po i afrohet graduasht fundit dhe në konkurim kanë mbetur 4 më të mirët për meshkuj dhe femra.

Gjysëmfinalja e parë do të luhet mes Alcaraz dhe Zverev. Spanjolli luan për herë të parë në këtë nivel në Australi. Ndërsa gjermani mbërriti për të 3-in sezon rradhazi në ½ finale.

E njëjta gjë vlen për italianin Sinner që do të luajë në të 3 sezon rradhazi në ½ finale, përballë 10 herë fituesit Djokovic që shfaqet për të 13 edicion në këtë raund.

Sinner barazoi rekordin e Federer për fitore rradhazi në “Australian Open”

Jannik Sinner arriti fitoren e 19 rradhazi në “Australian Open” duke lënë pas Jim Courier dhe barazuar Roger Federer.

Tek femrat, Nr.1 Sabalenka do të përballet me rivalen Svitolina ndërsa Pegula do luajë ndaj Rybakina-s.

Gjysëmfinalet e femrave do të zhvillohen të enjten ndërsa ato të meshkujve të premten për t’iu lënë vendin Finaleve të shtunën (femra) dhe të dielën (meshkuj).

The post “Elite 4” në Australian Open 2026 appeared first on Gazeta Si.

Pas 5 vitesh drejtor i Doganave, shkarkohet Genti Gazheli. Kush e zëvendëson

28 January 2026 at 13:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas pesë vitesh në detyrë, Genti Gazheli është shkarkuar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Doganave.

Gazheli është përfolur disa herë si subjekt nën hetim nga Struktura e Posaçme, por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Së fundmi, emri i Gazhelit doli në skandalin e Bankers Petroleum, e cila u gjobit 130 mln euro, por gjoba rezulton e paprocesuar nga Dogana.

Gazheli tashmë do të shërbejë si zv.ministër në ministrinë e Mjedisit dhe vendin e tij tek Dogana do ta zërë, Besmir Beja.

Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Në vendin e Bejës në MF, si Sekretar i Përgjithshëm, është emëruar Gentian Kerri.

The post Pas 5 vitesh drejtor i Doganave, shkarkohet Genti Gazheli. Kush e zëvendëson appeared first on Gazeta Si.

Ushqimi jo i shëndetshëm në shkollat shqiptare -masa ka, mbrojtje jo

28 January 2026 at 13:33

Nga Gazeta Si- Shqipëria ka masa për kufizimin e marketingut të ushqimeve në shkolla por nuk ka marrë masa të zgjeruara jo në zonat përreth shkollave.

Kjo, sipas udhëzuesit të fundit të OBSH-së, e pozicionon Shqipërinë në një nivel të ndërmjetëm, krahas vendeve që kanë marrë masa por pas shteteve që kanë vendosur rregulla më të rrepta dhe gjithëpërfshirëse.

Udhëzuesi “Politikat dhe ndërhyrjet për të krijuar mjedise të shëndetshme ushqimore në shkolla” nuk jep detaje të hollësishme për zbatimin konkret të këtyre masave në Shqipëri, duke sugjeruar se politikat ekzistuese nuk janë domosdoshmërisht të plota, të unifikuara apo të monitoruara rregullisht.

Për ekspertët e shëndetit publik, kjo tregon se megjithëse Shqipëria ka ndërmarrë hapa fillestarë, mbetet ende hapësirë për forcimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen më efektive të fëmijëve nga marketingu i ushqimeve jo të shëndetshme.

“Është e rëndësishme të theksohet se asnjë ndërhyrje e vetme nuk mund të sigurojë që të gjithë elementët e mjedisit ushqimor shkollor të promovojnë dhe mbështesin dietat e shëndetshme. Përkundrazi, kërkohet një grup i koordinuar dhe gjithëpërfshirës veprimesh politike”, thuhet në udhëzues.

OBSH thotë se pavarësisht njëfarë përparimi në zbatimin e politikave për të promovuar dieta të shëndetshme në dhe përreth mjedisit shkollor, qeveritë vazhdojnë të përballen me sfida në përpjekjet e tyre për të zhvilluar dhe zbatuar politika mbështetëse, të cilat shpesh rezultojnë në politika të dobësuara, të vonuara ose të dështuara.

The post Ushqimi jo i shëndetshëm në shkollat shqiptare -masa ka, mbrojtje jo appeared first on Gazeta Si.

Ngrirja e rrallë në lumin Hudson në Nju Jork!

28 January 2026 at 13:29

Gazeta Si – Stuhia e jashtëzakonshme që solli temperatura të ulëta dhe borë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi gjithashtu një fenomen mjaft të rrallë në Nju Jork: ngrirjen e pjesshme të lumit Hudson, i cili ndan Manhatanin nga Nju Xhersi dhe që u mbush me blloqe të mëdha akulli lundrues.

I

Qyteti është i njohur për ftohtësinë në dimër dhe reshjet e borës janë të shpeshta (në ditët e fundit, rreth 30 centimetra borë kanë rënë në disa lagje), por ngrirja e lumit Hudson është në fakt mjaft e pazakontë, kryesisht për shkak të kripësisë së lumit, i cili derdhet në det pak më vonë. Në dekadat e fundit, ai nuk është ngrirë kurrë plotësisht.

Megjithatë, në shekujt e kaluar, ka pasur raste të ngjashme: gazetat lokale kanë regjistruar disa, përfshirë një në vitin 1821, në të cilin një burrë hapi një tavernë mbi akull që u shiste ushqim dhe pije njerëzve që udhëtonin në këmbë midis Manhatanit dhe Nju Xhersit.

Edhe në vitet 1930, akulli ndonjëherë ishte aq i trashë sa të lejonte kalimin e njerëzve, dhe midis viteve 1917 dhe 1918, dukej aq i trashë sa edhe për makinat.

The post Ngrirja e rrallë në lumin Hudson në Nju Jork! appeared first on Gazeta Si.

PD akuzon: Kuvendi dhe Kushtetuesja në mbrojtje politike të Ballukut

28 January 2026 at 13:07

Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kuvendit për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas PD-së, kjo shtyrje përbën një strategji të qëllimshme për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur zyrtarë të lartë të qeverisë.

Në reagimin e saj, PD shkruan se zvarritja e çështjes Balluku, si në Kuvend ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, sipas saj nuk është e rastësishme, por pjesë e një operacioni të koordinuar politik, i dirigjuar nga kryeministri Edi Rama, për të penguar veprimtarinë e SPAK-ut.

Sipas demokratëve, mazhoranca socialiste ka zgjedhur vonesën si mekanizëm mbrojtës për Ballukun, ndërsa edhe Gjykata Kushtetuese ka ndjekur të njëjtën linjë, duke shtyrë pa afat vendimmarrjen lidhur me çështjen e saj.

PD vëren se sot Kuvendi ka vijuar këtë praktikë, duke shtyrë pa arsye ligjore mbledhjen e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Kushtetueses, edhe pse kërkesa e SPAK për një masë të re sigurie nuk lidhet me çështjen e pezullimit nga detyra.

Sipas PD Kuvendi, ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, janë shndërruar në hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës politik, të komanduar nga Edi Rama.

Sipas PD-së, Gjykata Kushtetuese, pasi ka pezulluar vendimin e GJKKO-së, ka detyrimin ligjor ta shqyrtojë çështjen me përparësi dhe të marrë një vendim që të mos pengojë hetimet e SPAK-ut.

Çdo vonesë, sipas opozitës, i shërben drejtpërdrejt kryeministrit për të blerë kohë përballë drejtësisë dhe i krijon hapësirë Belinda Ballukut për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijimin e aferave korruptive me vlerë miliona euro.

The post PD akuzon: Kuvendi dhe Kushtetuesja në mbrojtje politike të Ballukut appeared first on Gazeta Si.

Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021-shin

28 January 2026 at 13:05

Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar sot lidhur me situatën e krijuar në Kadastrën e Vlorës.

Në njoftimin zyrtar, ASHK thekson se prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Sipas ASHK-së, procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë dhe Vlorë.

“Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës”, sqarohet në njoftimin për shtyp.

Gjithashtu, në njoftim nënvizohet se “falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi”.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron banorët e Vlorës se “jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës”.

Në njoftimin për shtyp, Kadastra sjell në vëmendje se  “të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues. Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës përfundon reagimin zyrtar se mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore.

The post Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021-shin appeared first on Gazeta Si.

Çfarë duhet të dini për raundin e 8 në “Europa League”

28 January 2026 at 12:58

Nga Gazeta “Si” – Edhe 5 ekipe të tjera do të sigurojnë fazën me eliminim direkt, ndërsa 6 vende mes 8 më të mirave janë ende në lojë në javën e 8 të “UEFA Europa League”.

E thënë ndryshe, ka ende për t’u luajtur, mgjs faza e Ligës së “UEFA Europa League 2025/26” po shkon drejt një përfundimi dramatic ku 11 ekipe garojnë për 5 vendet e fundit në fazën me eliminim direkt.

Aston Villa vs Salzburg
Kjo është përballja e parë mes këtyre skuadrave në kompeticionet e UEFA-s; Salzburg nuk ka fituar asnjëherë kundër ekipeve angleze në Europë pas 8 ndeshjesh (2 barazime, 6 humbje).

– Panathinaikos vs Roma
Panathinaikos fitoi si në shtëpi ashtu edhe në transfertë kur këto dy skuadra u përballën në fazën e 1/16-ave të “Europa League 2009/10” – sfidat e vetme mes tyre në kompeticionet e UEFA-s.

– Nottingham Forest vs Ferencváros
Ferencváros u përball me një ekip anglez në fazën e Ligës 2024/25, duke humbur 2-1 në Budapest ndaj Tottenham Hotspur, që më pas fitoi trofeun.

– Real Betis vs Feyenoord
Feyenoord ka shënuar nga 3 gola në secilën prej 2 ndeshjeve të fundit të fazës së Ligës.

  • Të tjera highlights-e
    Viktoria Plzeň ka barazuar 4 ndeshjet e fundit të fazës së Ligës – për ndeshjen e rradhës udhëton drejt Bazelit.
  • Lyon, një nga dy skuadrat e vetme që kanë siguruar kualifikimin direkt në 1/16-at, synon vendin e parë në sfidën ndaj PAOK-ut.
  • Përveç Salzburg dhe Feyenoord të përmendur më sipër, edhe 9 ekipe të tjera janë në garë për 5 vendet e mbetura të fazës me eliminim direkt: GNK Dinamo, Lille, Brann, Young Boys, Celtic, Ludogorets, Basel, FCSB dhe Go Ahead Eagles.

The post Çfarë duhet të dini për raundin e 8 në “Europa League” appeared first on Gazeta Si.

Trump po fillon të bëhet problem për Melonin

28 January 2026 at 12:51

Gazeta Si – Në harkun kohor prej 18 ditësh, midis 6 dhe 24 janarit, Giorgia Meloni e gjeti veten të detyruar të distancohej nga Donald Trump më shpesh sesa në 14 muajt e mëparshëm.

Kryeministrja italiane e kritikoi Trumpin pak a shumë në mënyrë të qartë për kërcënimet e tij për hakmarrje tregtare kundër vendeve evropiane që kërkonin të mbronin Groenlandën, për Bordin e Paqes në Gaza dhe për vlerësimin e tij të sjelljes ushtarake të NATO-s gjatë luftës në Afganistan. Të paktën në këtë rast, ajo mbajti një qëndrim të vendosur.

Qëndrimi i Melonit është gjithmonë i paqartë: nga njëra anë, ajo pretendon një marrëdhënie gjoja të privilegjuar me Trumpin; nga ana tjetër, ajo pranon se ky pozicion deri më tani i ka dhënë pak, nëse ka, përfitime Italisë.

Kërkimi për ekuilibër ndërlikohet më tej nga paqëndrueshmëria dhe paparashikueshmëria e Trumpit, dhe e gjithë kjo po e bën gjithnjë e më të vështirë për qeverinë italiane të ndërveprojë me të.

Gjatë një interviste me Fox News më 22 janar, Trump përdori përsëri një ton përçmues ndaj NATO-s, duke thënë se kontingjentet jo-amerikane të Aleancës Atlantike kishin “qenë pak prapa, pak larg vijave të frontit” gjatë luftës në Afganistan.

We will never forget the sacrifices of those who served in Afghanistan. pic.twitter.com/kueDIF1KOu

— Keir Starmer (@Keir_Starmer) January 23, 2026

Më i vendosuri në reagimin ndaj këtyre deklaratave të nesërmen ishte kryeministri britanik Keir Starmer, i cili, në një video i quajti fjalët e Trump “fyese dhe sinqerisht të tmerrshme”.

Trump më pas u detyrua të shkruante një kërkim-falje, në mënyrën e tij, për të “Truth Social”. Por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar udhëheqësit e tjerë evropianë të shprehnin zemërimin e tyre.

Kryeministri polak, Donald Tusk e bëri këtë disa minuta pas Starmer, në “X”. Të shtunën, presidenti francez, Emmanuel Macron, në deklarata anonime nga bashkëpunëtorët e tij, i quajti gjithashtu fjalët e Trump “të papranueshme”, deri në atë pikë sa “nuk meritojnë asnjë koment”. Dhe në të njëjtat orë, edhe Meloni dha mendimin e saj.

Ajo e bëri këtë në fund të dy ditëve gjatë të cilave qeveria e saj ishte ndjerë disi në siklet. Sepse, pikërisht kur Starmer po i përgjigjej ashpër fjalëve të Trump, Meloni i kishte bërë një gjest bujar mbështetjeje presidentit amerikan.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit të saj me kancelarin gjerman, Friedrich Merz në Romë, ajo shprehu shpresën se më në fund mund ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen, nëse ai mund të nxiste paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Opozita, e udhëhequr nga Matteo Renzi, kishte filluar të bënte presion mbi Melonin. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani ndërhynë më pas, secili duke shprehur qëndrimin e tyre.

Por në fund, pak pas orës 7 të mbrëmjes të së shtunës, Meloni lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë mjaft të ashpër, duke thënë, ndër të tjera, se “deklaratat që minimizojnë kontributin e vendeve të NATO-s në Afganistan, janë të papranueshme”.

Në realitet, viti 2026 kishte filluar me qëndrimin domethënës të Melonit në favor të Trump, pas sulmit amerikan ndaj Venezuelës.

Ndërsa asnjë udhëheqës i vendeve themeluese të Bashkimit Evropian nuk kishte guxuar ta dënonte pa mëdyshje operacionin amerikan, askush nuk e kishte justifikuar atë aq qartë sa Meloni, e cila kishte thënë se qeveria e konsideron “një ndërhyrje mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së saj, siç është në rastin e subjekteve shtetërore që nxisin dhe lehtësojnë trafikimin e drogës, të jetë legjitime” (një tezë që vetë Trump më pas e reduktoi në javët pas sulmit).

Tre ditë më vonë, Meloni kishte hequr dorë nga pikëpamjet e ndryshme mbi Groenlandën. Ajo kishte vendosur të nënshkruante një deklaratë të përbashkët me Macron, Merz, Starmer, Tusk, Pedro Sánchez të Spanjës dhe Mette Frederiksen të Danimarkës për ta bindur Trumpin të mos merrte përsipër çdo iniciativë armiqësore në Groenlandë.

Më pas, Meloni përsëriti bindjen e saj se Trump nuk kishte ndërmend të pushtonte ushtarakisht Groenlandën dhe madje kishte argumentuar se Trump ishte më i interesuar t’u dërgonte një mesazh vendosmërie Rusisë dhe Kinës, rivalëve të Shteteve të Bashkuara në Arktik.

Qeveria italiane, ndryshe nga të tjerët, vendosi menjëherë kundër dërgimit të trupave në Groenlandë, duke e konsideruar iniciativën të kotë.

Por në fund të fundit, kur Trump njoftoi tarifa të reja tregtare kundër vendeve evropiane që kishin dërguar trupa në ishull, Meloni e gjykoi gjithashtu kërcënimin e presidentit amerikan si të gabuar.

Përsëri, ajo shmangu përdorimin e një toni veçanërisht armiqësor dhe në vend të kësaj u shfaq pajtuese: ajo foli për një “gabim komunikimi”, shkurt, një keqkuptim, sipas të cilit Trump e kishte parë stërvitjen ushtarake evropiane në Groenlandë si një veprim armiqësor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo gjithashtu, në mënyrë më të paqartë, kritikoi ashpërsinë e tepërt të miratuar nga Starmer dhe Macron.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ndërsa mbante këtë qëndrim ndaj dialogut me Trump, asaj iu desh përsëri të distancohej, duke vendosur të mos i bashkohej Bordit të Paqes, organit të ri ndërkombëtar që do të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës.

Ajo e kishte bërë këtë pasi fillimisht shprehu entuziazëm për pjesëmarrjen dhe pas një konflikti me ministrin Tajani.

Në fund të fundit, qeveria gjeti një arsye për të justifikuar rishqyrtimin e saj, duke e konsideruar anëtarësimin në bord të papajtueshëm me Kushtetutën.

Megjithatë, e etur për të riafirmuar mbështetjen e saj për Trump, Meloni e siguroi menjëherë atë në telefon, duke i thënë se Italia mbetet e përkushtuar për të zgjidhur – megjithëse nuk është e qartë se si, duke pasur parasysh pengesën kushtetuese – çështjet që e pengojnë atë të marrë pjesë në iniciativë.

Deklarata e publikuar mbi Afganistanin është gjithashtu domethënëse në këtë kuptim: ndërsa Meloni gjithmonë kishte mbajtur një ton pajtues, edhe kur distancohej, këtë herë ajo ka përvetësuar një ton mjaft të ashpër.

Kjo sigurisht nuk sinjalizon një ndryshim përfundimtar të drejtimit, por sinjalizon se qeveria italiane po kalon një kohë gjithnjë e më të vështirë në menaxhimin e marrëdhënieve me presidentin e SHBA-ve. Dhe kjo po ndodh për disa arsye.

Giorgia Meloni dhe Donald Trump në Sharm el-Sheikh, gjatë samitit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, 13 tetor 2025

Ka arsye diplomatike: armiqësia e Trump ndaj Evropës po arrin nivele të tilla saqë, edhe nëse do të donte, bëhet e vështirë për një qeveri italiane, e cila pikërisht falë rolit të saj në Bashkimin Evropian mund të ruajë shumicën e interesave të saj, të injorojë këto kërcënime ose të akomodojë zgjedhjet e paparashikueshme të presidentit amerikan. Por ka edhe arsye politike të brendshme.

Viti 2025 filloi me udhëtimin e Melonit në Mar-a-Lago, e cila ndihmoi në lehtësimin e lirimit të gazetares Cecilia Sala.

Për shumë mbështetës të qëndrimit të Melonit, kjo ishte një shenjë se afërsia e kryeministres me presidentin e ri të Shtëpisë së Bardhë do t’i sillte dobi Italisë.

Megjithatë, një vit më vonë, ky argument është gjithnjë e më pak bindës. Meloni nuk ka marrë asnjë trajtim preferencial për tarifat, siç dukej e bindur se mund ta bënte.

Edhe për shpenzimet ushtarake, imponimi i Trump ndaj aleatëve evropianë e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë zgjidhje mjaft të ndërlikuara për të rritur pjesën e PBB-së të ndarë për mbrojtje pa kompromentuar një plan të virtytshëm për rimëkëmbjen e financave publike.

Në këtë kontekst, shumë nga iniciativat armiqësore të Trump ndaj Evropës prekin çështje ndaj të cilave votuesit e krahut të djathtë janë veçanërisht të ndjeshëm.

Kërkesa arrogante për kontrollin e Groenlandës shkel konceptin e integritetit territorial; pushtimi i një vendi dhe kapja e një diktatori, madje edhe të krahut të majtë, është e kundërta e lartësimit të sovranitetit kombëtar; fyerja e angazhimit dhe vdekjeve të ushtarëve në Afganistan, është një ofendim për kulturën patriotike.

Në të vërtetë, sondazhet po tregojnë gjithnjë e më shumë, mjaft qartë, se mendimi i italianëve për Trump është në thelb negativ.

Shfaqja në përputhje me zgjedhjet e tij rrezikon të jetë kundërproduktive për Melonin, e cila nuk mund të përballojë të vuajë pengesa në mbështetjen e saj personale, veçanërisht në mes të një fushate delikate përpara referendumit vendimtar për reformën në drejtësi.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Trump po fillon të bëhet problem për Melonin appeared first on Gazeta Si.

Kursimet e shqiptarëve u zvogëluan gjatë muajit nëntor

28 January 2026 at 12:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit nëntor, depozitat në bankat shqiptare vlerësohen 1.452 triliardë lekë, me nëj rënie prej 6 mld lekësh nga muaji tetor, ose -0.4%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore është 8.72%.

Kursimet raportohen në rënie për monedhën vendase, 2.7 mld lekë më pak në sistem. Po ashtu shifrat tregojnë se kursimet kanë rënë edhe në valutë, 9.2 mld lekë.  

Rënia e depozitave gjatë nëntorit duket si një fenomen sezonal që lidhet me festat e periudhës dhe nevojës për konsum më të lartë.

Përgjatë dy viteve të fundit, depozitat kanë rezultuar si investimi më tërheqës për shqiptarët përballë një tregu të dobët të titujve të borxhit dhe një tregu investimesh të pazhvilluar ende. Rënia graduale e normave të interesit mund të ndryshojë sërish balancat.

Pak muaj më parë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi se po shqyrtohet mundësia e rritjes së vlerës së kursimeve të siguara, nga 25 mln lekë (të vjetra) në 100 milionë.

The post Kursimet e shqiptarëve u zvogëluan gjatë muajit nëntor appeared first on Gazeta Si.

Me 34 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona te Ura e Kardhiqit

28 January 2026 at 11:26

Gazeta Si – Dy persona u arrestuan në Gjirokastër në operacionin antidrogë “Ura”, duke sekuestruar 34 kg kanabis sativa.

Policia thotë se E.M., 35 vjeç, nga Blerimas, Delvinë, dhe E.S., 37 vjeç, nga fshati Gjashtë, Sarandë, u kapën në flagrancë tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike të fshehura në shasinë e automjetit tip “Hyundai”, me qëllim trafikimin në Greqi.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe automjeti dhe 4 celularë. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Me 34 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona te Ura e Kardhiqit appeared first on Gazeta Si.

❌
❌