Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një Indeks matës për siguri, ku sipas postimit në faqen e tyre, Kosova zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për qëndrueshmëri ndaj kërcënimeve dhe sigurisë.
Këtë postim Lëvizja Vetëvendosje e ka ndryshuar dy herë. Në postimin e parë, ata duke e komentuar raportin shkruanin se Kosova nuk perceptohet më vetëm si një vend i brishtë, post-konflikti.
Vetëvendosje, ndryshoi pastaj postimin, por sërish në të shkruante fjalia e njëjtë, “post-konflikti”.
Në postimin final, të edituar dy herë, subjekti më i madh në vend, më në fund iu referua Kosovës si, “vend i dalur nga lufta”.
Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij, raporton “Reuters“.
Ai u pensionua në vitin 2008.
“Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit.
Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës.
Funerali është caktuar për të premten në Romë.
Valentino u rendit përkrah Giorgio Armanit dhe Karl Lagerfeldit si një nga stilistët e fundit të mëdhenj të një epoke përpara se moda të bëhej një industri globale.
Lagerfeld vdiq në vitin 2019, ndërsa Armani vdiq në shtator 2025.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prizren, ku një grua ka kërkuar ndihmë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Në njoftim thuhet se pas mbërritjes në vendngjarje, patrullat policore janë përballur me një situatë të rëndë, ku bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën.
“Gjatë konfrontimit, policia është sulmuar fizikisht dhe me gurë, ndërsa viktima është kërcënuar dhe rrezikuar seriozisht. Për të parandaluar sulmin dhe për të mbrojtur jetën e viktimës, policët kanë ndërhyrë me forcë, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll”, theksohet në njoftim.
Lidhur me rastin, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor.
Gjatë përleshjes, disa policë thuhet se kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Hetimet rajonale janë njoftuar dhe po e trajtojnë rastin.
“Ekipi i kujdestarisë nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është angazhuar në rast. Të dyshuarit kanë shfrytëzuar të drejtën e heshtjes gjatë deklarimeve. Njëri prej tyre ka marrë ndihmë mjekësore për lëndime të pësuara gjatë arrestimit.
Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orë për tre të dyshuarit.
Ngjarja në burgun e Greqisë ka vënë në lëvizje autoritetet, të cilat kanë ndaluar personin e dyshuar si autor.
Dyshohet se viktimë është Jani Aliaj, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços. Për këtë vepër, ai kishte masën e dënimit burgim të përjetshëm.
Në qershor të vitit 2015, Aliaj arriti të arratisej, për t’u kapur sërish në dhjetor të vitit 2024 dhe për t’u rikthyer në burg. Mediat shkruajnë se gjatë arratisjes ai ishte kthyer në Shqipëri, ku duket se ka qëndruar për disa vite.
Në fakt, ishte vendosur që ai të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve dhe përdorim armësh.
Ai ishte dënuar për vrasje në vitin 2002.
Aliaj u akuzua si autor i Vrasjes në vitin 2016. Në atë kohë autori i fut në lokal me syze dhe me kapele për të mos u dalluar dhe i armatosur me dy pistoleta (një në dorë dhe një brez). Menjëherë ai u afru te tavolina ku ndodhej viktima i ulur me tre persona të tjerë. Mësohet se agresori i ka thirrur në emër dhe më pas e ka qëlluar dy herë në kokë për vdekje.
Në Liqenin e Ujmanit, është shënuar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin.
Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish.
Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse.
Po ashtu janë parë të veshura bluza me fytyrat e terroristëve të Banjskës.
Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një deklaratë publike, duke bërë të ditur se për arsye sigurie dhe për shkak të kushteve të motit, nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje, ndonëse manifestimi është mbajtur sipas traditës së viteve të kaluara.
Të pranishëm gjatë kësaj feste kanë qenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë monitoruar situatën dhe janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit.
Notimi për Kryqin në Liqenin e Ujmanit organizohet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në një distancë simbolike prej 33 metrash nga bregu, distancë kjo që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit.
Sipas traditës, pjesëmarrësi që arrin i pari te kryqi shpërblehet duke e marrë atë si simbol të besimit dhe festës së Bogojavlenjes.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ky subjekt politik “po hyn në një fazë të re riorganizimi”.
Bedri Hamza njoftoi për një takim në parti me kryetarët e degëve të PDK-së, me të cilët tha se diskutoi për zgjedhjet e brendshme.
“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë”, shkroi ai.
“Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, shtoi Hamza.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se do të bllokojë për shitje në tregun e Kosovës qumështin për foshnje “Nestle” e pastaj do ta asgjësoj, për shkak të pranisë së substancës të quajtur “Cereluide”.
Sipas njoftimit të AUV-it, qumështi për foshnje “Nestle – Nidina Optipro 600g”, është me origjinë nga Holanda dhe importohet në Kosovë nga kompania Nestle Nederland BV.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, lot 52860346BB, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës. AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Kompania Reload SH.P.K. ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është realizuar një vizitë nga hetuesit e Policisë së Kosovës, në kuadër të një rasti që po trajtohet nga organet e drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, vizita ka pasur për qëllim trajtimin e dyshimeve që lidhen me persona të caktuar dhe nuk ndërlidhet me aktivitetin apo funksionimin e Reload SH.P.K. si subjekt juridik.
Reload SH.P.K. ka bërë të ditur se ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë qasje të plotë në të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e kërkuar, duke garantuar bashkëpunim të plotë dhe transparent me institucionet kompetente, me synim ndriçimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e çdo dyshimi të mundshëm.
Në deklaratën e saj, kompania distancohet qartë nga çdo veprim individual apo i grupeve të caktuara që mund të jenë objekt i hetimeve, duke theksuar se këto veprime nuk përfaqësojnë qëndrime, vendime apo veprime zyrtare të kompanisë.
Reload SH.P.K. ka ritheksuar gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet shtetërore në çdo fazë të procedurave, në përputhje me kërkesat ligjore.
Po ashtu, kompania ka riafirmuar përkushtimin e saj që të gjitha aktivitetet të zhvillohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke respektuar standardet më të larta të integritetit, ligjshmërisë dhe transparencës.
Reload gjatë ditë e ka mohuar se hetuesit policorë kane zbarkuar në kompaninë e tyre.
Kompania Reload SH.P.K. konfirmon se gjatë ditës është realizuar një vizitë nga hetuesit e Policisë së Kosovës, e cila ka pasur për qëllim trajtimin e dyshimeve që lidhen me persona të caktuar, dhe jo me aktivitetin apo funksionimin e kompanisë si subjekt juridik, në kuadër të një rasti që është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.
Në këtë kontekst, kompania jonë ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë qasje të plotë në të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e kërkuar, duke garantuar bashkëpunim të plotë dhe transparent me institucionet kompetente, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe sqarimit të çdo dyshimi të mundshëm.
Me këtë deklaratë, Reload SH.P.K. distancohet qartë nga çdo veprim individual apo i grupeve të caktuara, të cilat mund të jenë objekt i dyshimeve apo hetimeve dhe të cilat nuk përbëjnë veprime zyrtare, vendime apo qëndrime të kompanisë.
Kompania rithekson gatishmërinë e saj për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet shtetërore, në çdo formë dhe në çdo fazë të procedurave, ashtu siç kërkohet nga ligji.
Reload SH.P.K. mbetet e përkushtuar që të gjitha aktivitetet e saj të zhvillohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke respektuar standardet më të larta të integritetit, ligjshmërisë dhe transparencës.
Trajneri Xabi Alonso po përgatitet të bëjë një hap pas nga futbolli pas largimit nga Real Madridi, por e ardhmja e tij pritet të lidhet me një aventurë të madhe në Ligën Premier.
Tekniku spanjoll u shkarkua nga stoli i “Los Blancos” pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës, një disfatë që vulosi fundin e projektit të tij në Madrid. Përveç rezultateve zhgënjyese në fushë, raportet nga Spanja flasin edhe për vështirësi serioze në marrëdhëniet me një pjesë të madhe të dhomës së zhveshjes.
Megjithatë, emri i Alonsos vazhdon të jetë shumë i përfolur në tregun e trajnerëve. Situata në Angli e ka rikthyer atë menjëherë në qendër të vëmendjes, sidomos pas largimit të Ruben Amorim nga Manchester United dhe pasigurisë që rrethon Thomas Frank te Tottenham.
Sipas “The Times”, Alonso është shumë i interesuar të provojë veten në futbollin anglez, por jo menjëherë. Prioriteti i tij është të pushojë për disa muaj dhe të rikthehet vetëm në fund të sezonit për të shqyrtuar ofertat.
Koha duket perfekte për një hyrje të tij në Liga Premier.
Manchester United do të jetë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe Alonso konsiderohet një profil ideal për një projekt rindërtimi. Edhe Tottenham mund të mbetet pa trajner në verë nëse Frank nuk arrin të bindë drejtuesit.
Një tjetër pistë shumë e fortë mbetet Liverpool. Alonso ishte zgjedhja e parë e drejtuesve anglezë në verën e vitit 2024 përpara se klubi të vendoste për Arne Slot.
Me “Reds” që kanë zhgënjyer këtë sezon, një fund negativ i kampionatit mund të çojë në një ndryshim në stol dhe rikthimi te Alonso shihet si një opsion shumë serioz, sidomos për shkak të lidhjes së tij të fortë me klubin nga koha si lojtar.
Manchester City gjithashtu e admiron Alonson dhe mund të hapë derën nëse Pep Guardiola vendos të largohet në fund të sezonit – një skenar që për momentin mbetet vetëm në nivel spekulimesh, por që po qarkullon gjerësisht në Angli./Telegrafi
Gjetja e 350 mijë eurove të padeklaruara, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve, është një nga provat materiale për dyshimin e përfshirjes së tij në korrupsion të gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov.
Ky rast ndërlidhet me arrestimin e avokatit Fehmi Stafa nga mesi i dhjetorit i kapur me ryshfet 50 mijë euro.
Gjetja e 350 mijë eurove të padeklaruara, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve, është një nga provat materiale për dyshimin e përfshirjes së tij në korrupsion të gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov.
Ky rast ndërlidhet me arrestimin e avokatit Fehmi Stafa nga mesi i dhjetorit i kapur me ryshfet 50 mijë euro.
“Në kuadër të një hetimi të gjerë, i filluar pasi një avokat u dyshua për një vepër penale më 14 dhjetor – Marrja e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm, po ndërmerren veprime intensive vazhdimisht, të cilat rezultuan në zgjerimin e procedurës ndaj një gjykatësi nga Gjykata e Apelit në Shkup, i dyshuar për Përvetësim dhe Fshehje të Paligjshme të Pronës për të cilën ka dyshime se është fituar, ndër të tjera, përmes akteve të korrupsionit dhe tregtisë së ndikimit”, tha Prokuroria për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Autoritet thonë se ky është një nga hetimet më të gjera për dyshime për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë deri më sot, i mbështetur nga informacione dhe raporte nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Veprimet e koordinuara nga Prokuroria po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare. (Tv21)
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, Ulutaş dhe Sveçla kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe në rajonin më të gjerë.
KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
Po ashtu, është theksuar se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë./Telegrafi/
Mateo Borri ka sqaruar edhe një herë ndarjen nga banorja e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani.
Ndërsa flet me Selin Bollatin, banori tregon se pse u prek nga nominimi i modeles dhe se nuk e priste një gjë të tillë.
Ai thotë se është ndarë për të pasi dikush nga ana e saj ka ndërhyrë në këtë raport.
Foto: TikTok
"Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Unë kam pasur një kontakt. Një rob që ti ke folur je shprehr me ndjenja me ta fut këtu. Sidomos kur je ndarë për arsye të caktuara", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Ne jemi ndarë se kanë ndërhyrë njerëz tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vet se nuk po i ndërhyj unë".
Brikena nga ana tjetër ka sqaruar situatën në një formë ndryshe nga Mateo.
Ajo thotë se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe asgjë më shumë. /Telegrafi/
Skuadra bullgare, CSKA Sofja, po punon për të bindur qendërmbrojtësin kosovar, Lumbardh Dellova, që të nënshkruajë një kontratë afatgjate me klubin.
Aktualisht, kontrata e Dellovës përfshin një klauzolë të ulët lirimi, gjë që e bën atë lojtar mjaft tërheqës në tregun e transferimeve. Për shkak të interesimit të shprehur nga klubet e Arabisë Saudite, statusi i mbrojtësit mund të mbetet i paqartë deri në fund të afatit kalimtar të verës, por te CSKA shpresojnë ta bindin atë të qëndrojë.
Qendërmbrojtësi kosovar ka kontratë me skuadrën bullgare deri në vitin 2027 dhe është pjesë e ekipit që nga viti 2024, kur iu bashkua nga Ballkani.
Drejtori sportiv i CSKA Sofjes, Boyko Velichkov
Drejtori sportiv i CSKA Sofjes, Boyko Velichkov, foli për situatën e 27-vjeçarit, duke thënë se gjiganti bullgar e vlerëson tej mase mbrojtësin.
“Lumbardh Dellova është lojtari ynë. Guxoj të them se ai luan në një nivel të shkëlqyer dhe vlerësohet shumë nga ne. Jemi të kënaqur me mënyrën se si stërvitet dhe i kryen detyrat e tij. Në këtë fazë ai është lojtari ynë dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Velichkov.
Klubi bullgar duket i vendosur që të ruajë një nga mbrojtësit e tij më të rëndësishëm, ndërsa negociatat për një kontratë afatgjate do të jenë çelësi për të stabilizuar skuadrën për sezonet e ardhshme.
Dellova ka treguar një performancë të qëndrueshme që nga ardhja në Sofje, duke u bërë një element kyç i mbrojtjes së CSKA dhe duke fituar respektin e stafit dhe tifozëve. /Telegrafi/
Një shofer në Greqi thuhet se filmoi veten duke arritur 304 km/h me një Audi të modifikuar në një rrugë të Selanikut, ku kufiri i lejuar është vetëm 90 km/h.
Ai drejtonte me një dorë, ndërsa me dorën tjetër mbante telefonin për të xhiruar shpejtësinë ekstreme.
Video u përhap shpejt në TikTok dhe tërhoqi vëmendjen e policisë greke, e cila identifikoi shoferin dhe nisi procedurat ligjore.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se duhet bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët në rrjete sociale pas skandalit të Grok AI të Elon Musk që prodhonte imazhe seksuale pa pëlqim.
"Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur fëmijët, dhe kjo është arsyeja pse po shqyrtojmë një sërë opsionesh dhe po themi se asnjë opsion nuk është i përjashtuar", tha Starmer.
xAI i Musk javën e kaluar tha se kishte zbatuar disa ndryshime për të parandaluar që Grok "të lejonte redaktimin e imazheve të njerëzve të vërtetë me veshje siç janë bikinit".
Gjithashtu tha se kishte bllokuar përdoruesit, bazuar në vendndodhjen e tyre, nga gjenerimi i imazheve të njerëzve me veshje si bikini në "juridiksione ku kjo është e paligjshme".
Nuk i identifikoi ato juridiksione.
Ndryshe, Britania ka miratuar një ligj të ri që do ta bëjë të paligjshëm prodhimin e imazheve seksuale pa pëlqimin e të tjerëve, përveç ndarjes së tyre. /Telegrafi/
Në mes të trazirave në Minnesota, një video satirike është bërë virale.
Siç edhe shihet në videon e publikuar në mediat sociale, një burrë në kostum vikingu “po ngiste një vaskë banje me rrota” nëpër rrugët e Minneapolis.
Dhe pas tij, kishte dhjetëra agjentë ICE që e ndiqnin.
I don't really have anything to talk about today. But here is some police chasing a viking in a bathtub pic.twitter.com/6nj57xU37t — Premier Elliott (@elliottbower) January 18, 2026
Shumë njerëz filluan ta shpërndanin me shaka, derisa komentuesit vunë re se videoja ishte krejtësisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe jo një ngjarje reale në terren.
“Nuk është reale, por do të doja ta shikoja një të vërtetë të tillë!”, ka thënë njëri nga komentuesit. /Telegrafi/
Ministrat e Financave gjermanë dhe francezë thanë të hënën se fuqitë evropiane nuk do të shantazhohen dhe se do të ketë një përgjigje të qartë dhe të bashkuar ndaj kërcënimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tarifa më të larta mbi Grenlandën.
Trump u zotua të shtunën të zbatojë një valë tarifash në rritje mbi importet nga aleatët evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën, duke intensifikuar një mosmarrëveshje mbi të ardhmen e ishullit të madh Arktik të Danimarkës.
"Gjermania dhe Franca bien dakord: Ne nuk do të lejojmë veten të shantazhohemi", tha Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil në ministrinë e tij, ku u takua me homologun e tij francez.
"Shantazhet midis aleatëve prej 250 vitesh, shantazhet midis miqve, janë padyshim të papranueshme", tha ministri francez i Financave, Roland Lescure në të njëjtin aktivitet.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë opsionet në një samit emergjent në Bruksel të enjten. Një opsion është një paketë tarifash mbi 93 miliardë euro (107.7 miliardë dollarë) të importeve amerikane, që mund të hyjnë automatikisht në fuqi më 6 shkurt pas një pezullimi gjashtëmujor.
"Ne evropianët duhet ta bëjmë të qartë: Kufiri është arritur. Dora jonë është shtrirë, por nuk jemi të përgatitur të shantazhohemi", tha Klingbeil.
Opsioni tjetër është "Instrumenti Kundër-Shtrëngimit", i patestuar deri më tani, i cili mund të kufizojë qasjen në tenderët publikë, investimet ose aktivitetin bankar ose të kufizojë tregtinë e shërbimeve, në të cilat SHBA-të kanë një suficit me bllokun, duke përfshirë shërbimet digjitale.
Lescure tha se megjithëse instrumenti kundër-shtrëngimit i BE-së ishte mbi të gjitha një pengesë, ai duhet të merret në konsideratë në rrethanat aktuale.
"Franca dëshiron që ne ta shqyrtojmë këtë mundësi, duke shpresuar sigurisht që parandalimi do të mbizotërojë", tha Lescure.
Ai shtoi se shpresonte që marrëdhënia transatlantike të rikthehet në "miqësore dhe të bazuar në negociata dhe jo në një marrëdhënie të bazuar në kërcënime dhe shantazh".
Klingbeil tha se nuk ishte i interesuar për përshkallëzim, pasi kjo do të vinte në kurriz të ekonomive në të dy anët e Atlantikut.
Klingbeil dhe homologu amerikan i Lescure, Scott Bessent, thanë të dielën se "dobësia" evropiane e bëri të domosdoshme kontrollin amerikan të Grenlandës për stabilitetin global.
"Objektivi ynë në ditët, javët, tremujorët dhe vitet në vijim është ta bindim me mirësjellje, por me vendosmëri Scott Bessent se ai gabon", tha Lescure.
Lescure tha se Evropa duhej të miratonte reforma për të rritur avantazhin dhe produktivitetin e saj teknologjik, në mënyrë që të provonte se Evropa ishte vërtet e fortë.
Klingbeil tha se me 27 vende evropiane dhe 450 milionë qytetarë, BE duhet të zhvillojë forcë - ekonomikisht, në politikën e sigurisë dhe politikisht - në mënyrë që askush të mos dyshojë se Evropa është e dobët.
"Ajo që pres nga ne si evropianë është që për një çështje që ka të bëjë me integritetin dhe sovranitetin e një vendi, ne të vendosim shumë qartë një shenjë ndalimi dhe të themi: Ne nuk do të ndjekim këtë rrugë", tha Klingbeil. /Telegrafi/
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet ma pengesa dhe në rrugë të thata.
"Trafiku në mjediset jashtë urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) njofton se ka pranuar sot një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian lidhur me Letrën e Hapur të dërguar më 20 tetor të vitit të kaluar, përmes së cilës një grup organizatash të shoqërisë civile kishin kërkuar heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës.
Në letrën drejtuar krerëve të institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian, organizatat e shoqërisë civile kishin theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë pasur ndikim negativ në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe mbështetjen për qytetarët, duke bërë thirrje për heqjen e tyre sa më të shpejtë.
Sipas GLPS-së, në përgjigjen e pranuar sot, Komisioni Evropian ka ritheksuar se hapat e parë për heqjen e masave tashmë kanë filluar. Në këtë kuadër, janë liruar 216 milionë euro, ndërsa së shpejti pritet të lirohen edhe 205 milionë euro të tjera.
Po ashtu, nga masat politike, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se kanë rifilluar takimet e nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit. Këto veprime, sipas përgjigjes, janë paralajmëruar edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian të datës 16 dhjetor 2025.
Në përgjigjen e tij, Bashkimi Evropian ka theksuar gjithashtu se e vlerëson komunikimin e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.
GLPS, në fund, ka shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për përgjigjen ndaj letrës së dërguar dhe për hapat e ndërmarrë drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës./Telegrafi/
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka dhënë vlerësimin e tij për nivelin aktual të futbollit në Evropë, teksa skuadra italiane përgatitet për fazën vendimtare të Ligës së Kampionëve.
Tekniku rumun veçoi dy skuadra që sipas tij po dominojnë totalisht sezonin 2025/26 për nga cilësia dhe stabiliteti në lojë.
“Besoj se Arsenal dhe Bayern janë dy skuadrat më të mira në Evropë për momentin”, deklaroi Chivu.
Arsenali, lider në Ligën Premier, ka shkëlqyer këtë sezon me futboll ofensiv të organizuar, intensitet të lartë dhe një mbrojtje shumë të disiplinuar, duke marrë rezultate mbresëlënëse si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane.
Nga ana tjetër, Bayern Munich vazhdon të tregojë ADN-në e zakonshme të klubit gjerman: efikasitet maksimal, dominim taktik dhe përvojë në menaxhimin e ndeshjeve të mëdha, duke mbetur një nga favoritët kryesorë për çdo trofe.
Komentet e Chivut vijnë në prag të përballjeve të rëndësishme të Interit në Ligën e Kampionëve, duke theksuar nivelin e lartë të konkurrencës dhe standardin që kanë vendosur aktualisht klubet elitare të Evropës.
Kujtojmë përballja mes Interit dhe Arsenalit do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/