Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Lajme Kosove

Xhaka kujton momentin e vështirë te Arsenali: I thashë Artetas se nuk mund ta vesh më këtë fanellë

27 December 2025 at 08:50

Mesfushori Granit Xhaka ka folur sërish për periudhën e tij te Arsenali, veçanërisht për incidentin e vitit 2019, kur u fishkëllye nga tifozët vendas dhe hodhi fanellën në tokë, duke qenë pranë largimit nga klubi.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta ia ndryshoi vendimin dhe u bë një nga personat më të rëndësishëm në karrierën e tij atje.

Në një intervistë të fundit, Xhaka konfirmoi se ai dhe babai i tij, Ragipi, kishin konsideruar largimin nga Arsenali.

“Valixhet ishin gati. Babai im, që gjithmonë ka qenë kritikues gjatë karrierës dhe thoshte: ‘Sapo të ikësh njëherë, do të ikësh gjithnjë’, por në këtë situatë më këshilloi: ‘Duhet të largohesh nga aty. Kur tifozët janë kundër teje është gjëja më e keqe në futboll. Nuk ke asnjë shans’”, tregoi Xhaka.

Por vendimi për të qëndruar erdhi falë trajnerit: “Pse qëndrove? Shkaku i trajnerit. E njihja Mikel Artetan vetëm nga emri, jo si person. Kur mori drejtimin në Krishtlindje, menjëherë kërkonte ta dëgjonte pjesën time të historisë. Pastaj i thashë: ‘Mikel me gjithë respektin për ty, nuk mund ta mbaj më këtë fanellë’.

“Ai erdhi ditën tjetër sërish dhe më tha: ‘Granit, më nevojitesh. Më jep gjashtë muaj që të të bind se je personi i duhur. Nuk mund të të bëj më kapiten, por do ta ndërtojë skuadrën përreth teje. Nëse dështojë, atëherë do të jem i pari që të ndihmoj të largohesh’.

“Kurrë nuk do ta harroj atë bisedë, ende më jep dridhje trupi kur e mendoj. Fjalët e tij ishin shumë të fuqishme. E shikova, e përqafova dhe thashë: ‘Në rregull, do të qëndroj’. Ishte vendimi i vetëm që e mora pa familjen”, shtoi mesfushori.

Kur u pyet për kalimin te Bayer Leverkuseni, Xhaka pranoi se vendimi kishte të bënte me kontratën afatgjatë që ia kishte ofruar klubi gjerman.

“Bayer Leverkuseni më ofroi kontratë të gjatë, doja të rikthehesha në Gjermani dhe u ndjeva se ishte koha perfekte për t’u larguar. Doja gjithashtu të bëja hapësirë për lojtarët e rinj te Arsenali. Me Declan Rice, klubi kishte gjetur pasuesin adekuat”, përfundoi Xhaka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka kujton momentin e vështirë te Arsenali: I thashë Artetas se nuk mund ta vesh më këtë fanellë appeared first on Sinjali.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 December 2025 at 08:45

Dashi

Një ditë e favorshme për vendime praktike. Fokusohu te puna dhe organizimi, pasi përpjekjet e tua do të vihen re. Në mbrëmje, gjej kohë për pushim.

Demi

Qetësia dhe durimi do të jenë çelësi i suksesit sot. Marrëdhëniet familjare përmirësohen dhe mund të marrësh një lajm të mirë financiar.

Binjakët

Komunikimi do të jetë pika jote e fortë. Është ditë e mirë për biseda të rëndësishme dhe sqarime. Kujdes me lodhjen mendore.

Gaforrja

Emocionet janë më të theksuara sot, por arrin t’i menaxhosh mirë. Një takim i këndshëm ose një kujtim i bukur do të ta zbukurojë ditën.

Luani

Energjia jote është në rritje. Mund të marrësh iniciativa të reja, sidomos në punë ose studime. Mos e tepro me kërkesat ndaj të tjerëve.

Virgjëresha

Dita kërkon përqendrim dhe kujdes ndaj detajeve. Rezultatet do të jenë pozitive nëse vepron me qetësi. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje.

Peshorja

Balanca dhe harmonia dominojnë ditën. Marrëdhëniet shoqërore janë të favorshme dhe mund të lindë një ide interesante për të ardhmen.

Akrepi

Intuita jote është shumë e fortë sot. Dëgjo ndjesitë e brendshme për të marrë vendime të rëndësishme. Një sekret mund të zbulohet.

Shigjetari

Optimizmi të shoqëron gjatë gjithë ditës. Është moment i mirë për plane udhëtimi ose projekte personale. Kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Përgjegjësitë janë në plan të parë. Puna dhe angazhimet do të japin fryte konkrete. Në mbrëmje, lejoje veten të çlodhesh.

Ujori

Ide të reja dhe mendime kreative do të të frymëzojnë. Dita është e mirë për bashkëpunime dhe aktivitete shoqërore.

Peshqit

Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të theksuara. Një ditë e përshtatshme për art, reflektim dhe biseda të qeta me persona të afërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që kanosi me sëpatë punonjësit e Komunës në Shtime

27 December 2025 at 08:29

Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në ambientet e Komunës së Shtimes, ku një person dyshohet se ka kanosur punonjësit komunalë dhe ka dëmtuar pasurinë publike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën “Tahir Sinani”, brenda objektit të KK Shtime.

Burime të sigurta bëjnë me dije se i dyshuari është Halit Hoxha, i cili ka hyrë në objekt duke mbajtur një sëpatë, me të cilën ka kanosur punonjësit se do t’i sulmonte, ndërsa më pas ka goditur kornizën e dritares së sportelit, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas incidentit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e veprave penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari që kanosi me sëpatë punonjësit e Komunës në Shtime appeared first on Sinjali.

Ia panë sherrin TikTok-ut: Babë e bir në Malishevë përfundojnë në Polici pasi shtinë me armë në aheng familjar

27 December 2025 at 08:24

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok ka çuar në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe inicimin e një rasti penal në fshatin Damanek të Malishevës.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 22:30, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Malishevë, pas informatave operative dhe materialeve të publikuara në rrjete sociale, ka ndërhyrë në një rast ku dyshohet për përdorim të armës gjatë një ahengu familjar.

Sipas burimeve, i dyshuari Feim Krasniqi, rreth 46-vjeçar ka pranuar se për rreth dy vite kishte mbajtur pa leje një pistoletë me gaz, ndërsa djali i tij, Rilind Krasniqi, rreth 24-vjeçar, ka pranuar se gjatë ahengut kishte shtënë pesë herë në ajër, nën tingujt e muzikës.

Arma e përdorur është sekuestruar dhe është deponuar në dhomën e dëshmive të Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit, të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ia panë sherrin TikTok-ut: Babë e bir në Malishevë përfundojnë në Polici pasi shtinë me armë në aheng familjar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Gjendet arma e përdorur në tentim-vrasjen në Ferizaj, bastiset shtëpia e të dyshuarit (EMRI)

27 December 2025 at 08:19

Hetimet për tentim-vrasjen e ndodhur më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Vesli Klark” në Ferizaj kanë shënuar zhvillim të rëndësishëm, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se pas një pune intensive hetimore, hetuesit rajonalë kanë arritur të sigurojnë informata se arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale gjendej në shtëpinë e të dyshuarit Argjent Rama.

Në koordinim me Prokurorin kujdestar, hetuesit rajonalë së bashku me njësinë e forenzikës kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit Crvena Zastava, kalibër 7.65 mm.

Arma është konfiskuar me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit balistik për të verifikuar lidhjen e saj direkte me rastin e tentim-vrasjes, ku mbeti i plagosur A.D..

Ndërkohë, i dyshuari Argjent Rama vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga njësitë relevante policore, ndërsa hetimet janë duke vazhduar deri në arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Gjendet arma e përdorur në tentim-vrasjen në Ferizaj, bastiset shtëpia e të dyshuarit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetura ishte vjedhur pa e ditur pronari – FIAT Punto gjendet në Mitrovicë, policia njofton pronarin

27 December 2025 at 08:18

Një rast i pazakontë është zbardhur në Mitrovicë, ku pronari i një veture ka mësuar se automjeti i tij ishte vjedhur vetëm pasi u kontaktua nga Policia.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 25.12.2025 rreth orës 10:00, Policia ka kontaktuar L. T., rreth 44-vjeçar, pronar i një FIAT Punto ngjyrë e kuqe, me vlerë rreth 2 mijë euro, pasi automjeti dyshohej për përfshirje në një vepër penale. L.T është paraqitur në Stacionin Policor të Jugut në Mitrovicë, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni se vetura e tij ishte vjedhur.

Pas kësaj deklarate, njësia e hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Vjedhje”.

Më 26.12.2025, automjeti i vjedhur është gjetur në rrugën “Adem Voca”, në afërsi të pishinës Aquapark. Hetimet për identifikimin e personave të dyshuar janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetura ishte vjedhur pa e ditur pronari – FIAT Punto gjendet në Mitrovicë, policia njofton pronarin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje për jetë në Zubin Potok, qytetari kërcënohet nga numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

27 December 2025 at 08:13

Një rast serioz i kanosjes është raportuar në Zubin Potok, ku një qytetar ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes telefonit, nga një person i panjohur, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informacioneve, më 25.12.2025 rreth orës 12:00, ankuesi M.J., rreth 54-vjeçar, është paraqitur në Stacionin Policor në Zubin Potok, duke deklaruar se ndjehet i rrezikuar pas një telefonate kërcënuese që kishte pranuar një ditë më parë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 24.12.2025 rreth orës 20:13, kur ankuesi është telefonuar nga një numër telefoni i Bosnje dhe Hercegovinës.

Personi që e kishte kontaktuar, i prezantuar vetëm me nofkën “PIGI”, e kishte kërcënuar seriozisht me jetë, për shkak të hapjes së një pompe të derivateve pranë një pompe ekzistuese në atë zonë.

Ankuesi ka deklaruar se nuk e njeh personin që e ka telefonuar dhe se kërcënimi ka qenë i drejtpërdrejtë dhe shqetësues.

Lidhur me rastin, më 26.12.2025 është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet mbeten në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosje për jetë në Zubin Potok, qytetari kërcënohet nga numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë

27 December 2025 at 08:12

Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në Shtime, ku një qytetar ka kanosur punonjësit e Komunës dhe ka shkaktuar dëme materiale brenda objektit zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur, më 26.12.2025, rreth orës 08:10, në rrugën “Tahir Sinani”, përkatësisht në hapësirat e Komunës së Shtimes. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari H. H, ka hyrë në objekt duke mbajtur një sëpatë, me të cilën ka kanosur punonjësit e komunës, duke u thënë se do t’i presë me sëpatë.

Po ashtu, i njëjti ka goditur me sëpatë kornizën e dritares së sportelit, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas incidentit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime. Megjithatë, për shkak të problemeve shëndetësore që dyshohet se i ka, intervistimi i tij nuk ka qenë i mundur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit janë iniciuar veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë appeared first on Sinjali.

I zhduket arma e gjuetisë nga depoja në një objekt banesor në Prishtinë, Policia nis hetimet

27 December 2025 at 08:09

Një rast i pazakontë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetari i është zhdukur arma e gjuetisë nga depoja e tij, pa shenja të dukshme të thyerjes apo përdorimit të forcës.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Pacolli”, konkretisht në objektin VA-Residence, në katin -2 të garazhit.

Ankuesi, M. G, ka deklaruar se më 19 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, kishte lënë armën e gjuetisë me leje – të modelit Impala Plus 12-GA – në depo për ta pastruar.

Sipas tij, depoja nuk ishte kontrolluar deri më 24 dhjetor 2025, kur ka vërejtur se arma mungonte. Pas raportimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë këqyrjes nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo hapjes me forcë të depos.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti për momentin nuk është iniciuar, ndërsa autoritetet i kanë bërë të ditur denoncuesit se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së armës.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I zhduket arma e gjuetisë nga depoja në një objekt banesor në Prishtinë, Policia nis hetimet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I mituri i dyshuar për therjen me thikë në Vushtrri dërgohet në paraburgim 30-ditor

27 December 2025 at 08:08

Një i mitur është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimin se është i përfshirë në therjen me thikë që ndodhi më 24 dhjetor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja u raportua fillimisht nga reparti i Emergjencës në Vushtrri, ku dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Sipas mjekëve, njëra viktimë kishte pësuar lëndime në kraharorin e djathtë, ndërsa tjetra në dorën e majtë. Të dy u transferuan në QKUK për trajtim të mëtejmë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, policia lokalizoi tre të mitur të dyshuar, të cilët u intervistuan në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, ndaj tyre u caktua masa e ndalimit policor për 24 orë, shkruan Sinjali.

Më 25 dhjetor 2025, rreth orës 15:50, gjykata kompetente i ka caktuar njërit prej të miturve të dyshuar, A.H., masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. I njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I mituri i dyshuar për therjen me thikë në Vushtrri dërgohet në paraburgim 30-ditor appeared first on Sinjali.

Një tjetër aktor akuzon Tyler Perryn për ngacmim dhe sulm seksual

27 December 2025 at 08:52


Regjisori dhe aktori amerikan Tyler Perry është përballur me një tjetër padi të re për sulm seksual. Padia është ngritur nga aktori Mario Rodriguez, i cili ka qenë pjesë e filmit Boo! A Madea Halloween, dhe nga Perry kërkon dëmshpërblim në vlerë minimale prej 77 milionë dollarësh.

Sipas pretendimeve të Rodriguezit, Tyler Perry e ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht për vite me radhë, duke shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij në industrinë e filmit. Mediat e huaja raportojnë se kjo është padia e dytë ndaj Perry-t brenda vetëm pak muajsh, ku ai akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij në Hollywood për të përfituar nga kolegë më të rinj.

Në qershor të këtij viti, edhe aktori Derek Dixon kishte ngritur një padi për ngacmim seksual ndaj Tyler Perry-t, duke e akuzuar se e kishte prekur dhe shqetësuar gjatë punës në serialet The Oval dhe Ruthless. Kjo padi fillimisht ishte dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, por më pas raportohet se është transferuar në një gjykatë federale në shtetin e Georgias, aty ku ndodhet edhe studioja e Perry-t.

Padia e Mario Rodriguezit është dorëzuar të enjten në Kaliforni dhe në të thuhet se Perry e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve të përsëritura seksuale të padëshiruara për disa vite me radhë. Sipas dokumenteve gjyqësore, një nga incidentet më të rënda dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e Perry-t në Los Angeles, ku Rodriguez pretendon se ka përjetuar sulm dhe abuzim seksual.

Përveç Tyler Perry-t, Rodriguez ka paditur edhe studion Lionsgate, distributoren e filmit të vitit 2016, duke pretenduar se kompania ka mbyllur sytë përballë sjelljeve të dyshuara të regjisorit. Avokati i Tyler Perry-t, në një deklaratë publike, ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat.

Sipas padisë, ngjarjet kanë nisur që në vitin 2014, kur Rodriguez pretendon se një trajner në palestrën Equinox në Los Angeles i është afruar dhe i ka thënë se Tyler Perry kërkonte numrin e tij të telefonit, gjoja për të diskutuar një rol të mundshëm aktrimi. Më pas, Perry e ka inkurajuar të paraqitej në audicion për filmin “Boo! A Madea Halloween”, duke i thënë se nuk ishte “njeri i keq” dhe se duhej ta njihte më mirë.

Rodriguez pohon se pasi mori rolin, u ftua në shtëpinë e Perry-t, ku ky i fundit dyshohet se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë shikimit të një filmi. Padia përshkruan edhe incidente të tjera të ndodhura në vitet 2016, 2018 dhe 2019, përfshirë tentativa për t’ia zbërthyer pantallonat dhe një rast tjetër ku Perry dyshohet se i ka vendosur dorën mbi organet gjenitale. Rodriguez gjithashtu pretendon se pas këtyre takimeve, Perry i ka dhënë disa herë nga 5 mijë dollarë.

Aktori deklaron se i ka rezistuar këtyre veprimeve dhe se ka vendosur të ngrejë padi vetëm pasi është informuar për akuzat e ngjashme të bëra nga Derek Dixon. Në dokumentet gjyqësore, Rodriguez thekson se ka përjetuar sulm seksual, abuzim seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të dhimbjes emocionale, për çka kërkon dëmshpërblim minimal prej 77 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I thashë Artetas se nuk mund ta vesh më këtë fanellë

27 December 2025 at 08:36


Mesfushori Granit Xhaka është rikthyer të flet për kohën kur ishte te Arsenali, më saktësisht për incidentin në vitin 2019.

Ai u fishkëllye nga tërë tifozët vendas e pastaj zhveshi edhe fanellën duke e gjuajtur në tokë, ku ishte pranë largimit por Mikel Arteta ia ndryshoi mendjen, me këtë të fundit që u bë ndër të preferuarit pak vite më vonë.

Xhaka në një intervistë të fundit konfirmoi se donte largimin, si dhe babai i tij, Ragipi – gjithashtu e këshilloi të përshëndetet me “Emirates”.

“Valixhet ishin gati. Babai im, që gjithnjë ka qenë kritikues gjatë karrierës dhe thoshte “Sapo të ikësh njëherë, do të ikësh gjithnjë”, por në këtë situatë më këshilloi: “Duhet të largohesh nga aty. Kur tifozët janë kundër teje është gjëja më e keqe në futboll. Nuk ke asnjë shans”.

“Pse qëndrove? Shkaku i trajnerit. E njihja Mikel Artetan vetëm nga emri, jo si person. Kur mori drejtimin në Krishtlindje, menjëherë kërkonte ta dëgjonte pjesën time të historisë. Pastaj i thashë: “Mikel me gjithë respektin për ty, nuk mund ta mbaj më këtë fanellë”.

“Ai erdhi ditën tjetër sërish dhe më tha “Granit më nevojitesh. Më jep gjashtë muaj që të të bindi se je personi i duhur. Nuk mund të të bëj më kapiten, por do ta ndërtojë skuadrën përreth teje. Nëse dështojë, atëherë do të jem i pari që të ndihmon të largohesh”.

“Kurrë nuk do ta harroj atë bisedë, ende më jep dridhje trupi kur e mendoj. Fjalët e tij ishin shumë të fuqishme. E shikova, e përqafova dhe thashë “Në rregull, do të qëndroj”. Ishte vendimi i vetëm që e mora pa familjen”.

I pyetur pastaj pse kaloi te Leverkuseni, Xhaka e pranoi se kishte të bënte me kontratën afatgjatë që ia kishte ofruar gjiganti gjerman.

“Bayer Leverkuseni më ofroi kontratë të gjatë, doja të rikthehesha në gjermani dhe u ndjeva se ishte koha perfekte për t’u larguar. Doja gjithashtu të bëja hapësirë për lojtarët e rinj te Arsenali. Me Declan Rice, klubi kishte gjetur pasuesin adekuat”./Telegrafi

Macaulay Culkin përgjigjet njërës prej pyetjeve më të shpeshta rreth filmit "Home Alone"

27 December 2025 at 08:32


Pas më shumë se tre dekadash spekulimesh, Macaulay Culkin iu përgjigj njërës prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me filmin "I vetëm në shtëpi" - punën misterioze të babait të Kevinit.

Në një intervistë të kohëve të fundit, 45-vjeçari ndau perspektivën e tij mbi atë që bënë Peter dhe Kate McCallister, babai dhe nëna e tij, për të përballuar jetesën e tyre luksoze.

Që kur filmi i parë "Home Alone" doli në kinema në vitin 1990, 35 vjet më parë, fansat e këtij seriali janë përfshirë në spekulime të përhapura dhe madje edhe në teori konspiracioni rreth asaj se si saktësisht familja McCallisters ishin në gjendje të përballonin një stil jetese luksoz.

Pjesa më e madhe e diskutimit u nxit nga përshkrimi i një familjeje që jetonte në një rezidencë të madhe jashtë Çikagos, ndërsa në të njëjtën kohë kishte mundësinë që e gjithë familja të fluturonte për në Francë për Krishtlindje, siç u pa në episodin e parë.

Jo vetëm kaq, por vila ishte mjaftueshëm e madhe për të akomoduar rehat 15 anëtarë të familjes natën para udhëtimit dhe me sa duket ndodhej në një zonë të pasur, mjaftueshëm tërheqëse për të tërhequr hajdutët që planifikonin të grabisnin shtëpitë në lagje para Krishtlindjeve.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Postmedia, Culkin ndau hamendësimin e tij se me çfarë punonin prindërit e Kevinit.

"Mendoj se babai i tij ishte avokat korporatash, prandaj ata mund të përballonin gjëra kaq të mira dhe të jetonin në një lagje të mirë", tha ai.

Duke folur për atë që kishte bërë nëna e tij, ai shtoi: “Nëna e tij ishte dizajnere e brendshme, prandaj shtëpia ishte kaq e bukur.”

Në dhjetor 2024, gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podkastin "The Hollywood Reporter's Awards Chatter", regjisori Chris Columbus zbuloi se ai dhe skenaristi dhe producenti John Hughes kishin menduar se çfarë do të bënin personazhet.

Duke folur me prezantuesit e podkastit, Columbus shpjegoi: "Ne menduam se nëna, në atë kohë, meqenëse përdornim manekinët në bodrum, mbaj mend bisedën, ishte një stiliste shumë e suksesshme mode. Babai, bazuar në përvojën e vetë John Hughes, mund të kishte punuar në reklama, por nuk mbaj mend se çfarë bënte babai për të jetuar". /Telegrafi/

MPJD fton diasporën të dalin në votime: Vota juaj është e rëndësishme

27 December 2025 at 08:23



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

MPJD rikujton se votimi në përfaqësitë diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

“Sot, duke filluar nga ora 07:00, përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës janë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve tanë të regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës”, thuhet në njoftim.

“Vota juaj është e rëndësishme. Ju ftojmë të merrni pjesë në procesin e votimit”, thuhet tutje.

MPJD njofton diasporën me votimi mundësohet me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, pasaportë të Republikës së Kosovës ose edhe me leje vozitje të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, lejohet votimi edhe me dokument të skaduar. /Telegrafi/


Granit Xhaka i jep mbështetje Florian Wirtz: Është i pakrahasueshëm

27 December 2025 at 08:18


Në verën e vitit 2025, Granit Xhaka u largua nga Bayer Leverkusen dhe u transferua te Sunderland, skuadër që sapo ishte ngjitur në Ligën Premier. Mesfushori 33-vjeçar ka folur së fundmi për “Suddeutsche Zeitung”, ku është pyetur nëse i mungon bashkëpunimi me yllin e madh të futbollit gjerman, Florian Wirtz.

Xhaka nuk ka hezituar ta vlerësojë ish-bashkëlojtarin e tij, duke pranuar se bëhet fjalë për një futbollist të veçantë, por njëkohësisht ka theksuar se sot prioritetet janë krejtësisht të tjera, të lidhura më shumë me rolin udhëheqës dhe ndikimin që dëshiron të ketë te brezi i ri i lojtarëve në Sunderland.

“Florian Wirtz është i pakrahasueshëm, këtë duhet ta pranojmë”.

Megjithatë, kapiteni i kombëtares së Zvicrës ka sqaruar se nuk ndjen nostalgji për të kaluarën, duke nënvizuar se kënaqësia e tij aktuale buron nga zhvillimi i lojtarëve të rinj në ekipin e tij të ri.

“Aktualisht e gjej shumë më përmbushëse nëse pas disa vitesh del një lojtar i madh nga skuadra ime e Sunderlandit dhe unë kam mundur të jap një kontribut të vogël në këtë proces, sesa të shënoj vetë 50 gola ose të jem i rrethuar nga yje”.

Xhaka, i cili tashmë ndodhet në fazën e fundit të karrierës së tij si futbollist aktiv, ka theksuar se përvoja dhe mosha e kanë ndihmuar të shohë futbollin nga një këndvështrim tjetër, më i thjeshtë dhe më njerëzor.

“Në këtë moshë bëhet fjalë për të hequr dorë nga çdo lloj arrogance dhe për t’u rikthyer te kujtimet e kohës kur ishe vetë i ri – kur kishe nevojë për mbështetje nga të tjerët”./Telegrafi

Moti në Shqipëri

27 December 2025 at 08:11


Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, ndërkaq mjegull përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Po ashtu, do të ketë prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/




Satelitët zbulojnë sekretin rus - raketat supersonike po vendosen në një bazë të braktisur ushtarake në Bjellorusi

27 December 2025 at 08:00


Satelitët kanë kapur imazhe që tregojnë se Rusia mund të ketë vendosur sisteme raketash të reja hipersonike Oreshnik në një bazë ajrore të braktisur në pjesën lindore të Bjellorusisë, thanë dy studiues amerikanë që analizuan materialet nga satelitët.

Sipas ekspertëve, këto raketa janë të afta të mbajnë lëndë shpërthyese edhe bërthamore dhe kanë rreze veprimi të llogaritur deri në 5500 kilometra, gjë që do t’i mundësonte Moskës të arrinte objektiva në mbarë Evropën.

Vlerësimi i studiuesve përputhet në masë të madhe me vlerësimet e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së, thanë burime të paidentifikuara për Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur qartë synimin për të vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi, por deri tani vendndodhja e saktë nuk ishte bërë publike.

Analiza e imazheve satelitore nga kompania Planet Labs tregoi struktura që përputhen me një bazë strategjike raketash, dhe studiuesit thanë se janë rreth 90 për qind të sigurt se lëshuesit mobilë të sistemit Oreshnik janë vendosur në një bazë ajrore të vjetër pranë qytetit Krichev, rreth 307 km në lindje të Minskut.

Në nëntor të vitit 2024, Rusia testoi një version të armatosur me konvencionale të raketës Oreshnik kundër një objekti në Ukrainë, dhe Putini ka deklaruar se raketat janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të jashtëzakonshme.

Ekspertë të pavarur shohin vendosjen e këtyre raketave si një shtysë diplomatike dhe shtrënguese, duke rritur presionin mbi NATO-n, sidomos në mesin e diskutimeve për furnizime ushtarake për Ukrainën, ndërsa kjo lëvizje shihet më shumë si përpjekje politike sesa thjesht ushtarake. /Telegrafi/

Zgjedhjet e parakohshme, sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

27 December 2025 at 07:58


Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Vetëm 19.187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit 26 nëntor-6 dhjetor.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Verifikimi i statusit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses

Ftohtë në fundjavë, në viset e larta shi dhe borë

27 December 2025 at 07:52


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë në minus.

IHK thekson se të shtunën do të mbajë vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Lojtarët e PlayStation zgjodhën videolojërat më të mira të vitit 2025

27 December 2025 at 07:50


Në Blogun e PlayStation-it janë publikuar rezultatet e çmimeve PlayStation Blog Game of the Year për vitin 2025, të cilat u vendosën plotësisht nga lojtarët.

Në votim morën pjesë pothuajse 1.5 milion përdorues, dhe votat u shpërndanë në gjithsej 19 kategori, pa ndikimin e redaktorëve apo komisioneve profesionale.

Fituesi më i madh i këtyre çmimeve këtë vit është Ghost of Yōtei, i cili fitoi trofetë Platinum në kategoritë: loja më e mirë për PS5, personazhi më i mirë i ri, grafika më e mirë, drejtimi artistik më i mirë, dizajni më i mirë i audios, opsionet më të mira të aksesueshmërisë dhe përdorimi më i mirë i kontrolluesit DualSense.

Studiot e videolojës, Sucker Punch u vlerësua veçanërisht për performancën teknike, dizajnin e botës dhe përvojën në PlayStation 5.

Një sukses të madh pati edhe Clair Obscur: Expedition 33, e cila fitoi çmimet Platinum për historinë më të mirë, muzikën më të mirë dhe lojën më të mirë, ndërsa në disa kategori të tjera zuri pozicione të larta.

Videoloja u veçua veçanërisht për thellësinë narrative dhe identitetin origjinal audio-vizual.

Në kategorinë multiplayer, Battlefield 6 u shpall përvoja më e mirë për shumë lojtarë e vitit, ndërsa Genshin Impact fitoi në kategorinë e lojës më të mirë në zhvillim të vazhdueshëm, duke lënë pas Fortnite dhe Honkai: Star Rail.

Për Zgjerimin më të mirë, u nderua ekspanzioni Lies of P: Overture.

Titulli i Studios së Vitit iu dha Kojima Productions, falë suksesit të lojës Death Stranding 2: On the Beach dhe promovimit global të projektit, ndërsa loja më e mirë për PS4 e vitit u bë Hollow Knight: Silksong.

Në kategorinë lojë më e pritur e vitit 2026 dhe më pas, numrin më të madh të votave e mori Marvel’s Wolverine, duke lënë pas Resident Evil Requiem dhe lojën e re të James Bond, 007 First Light. /Telegrafi/

❌
❌