Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Lajme Kosove

Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991

30 December 2025 at 12:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar luftëtarët e lirisë dhe duke rikujtuar ngjarjet historike që shënuan fillimet e rezistencës së armatosur kundër regjimit serb.

Në një postim publik, Kurti theksoi se Dita e Veteranëve shënohet më 30 dhjetor për shkak të aksionit të parë policor serb ndaj familjes Jashari në Prekaz, i cili ndodhi në këtë datë në vitin 1991. Sipas tij, aksioni u ndërmor vetëm tre javë pasi Adem Jashari dhe një pjesë e vullnetarëve të stërvitur në Shqipëri ishin kthyer në Kosovë.

Kurti rikujtoi se forcat policore serbe kishin shkuar për ta arrestuar Adem Jasharin, por hasën në rezistencë të armatosur nga ai dhe vëllezërit e tij, Rifati dhe Hamza, si dhe nga familjarë, bashkëfshatarë dhe luftëtarë të tjerë. Gjatë asaj dite, Prekazi u shndërrua në zonë përballjeje, ku u plagosën dy persona, u bastisën 14 familje dhe u ndaluan dhjetëra qytetarë, ndërsa 27 prej tyre u arrestuan, përfshirë edhe Shaban Jasharin.

Sipas Kurtit, tre vëllezërit Jashari arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e vazhduar rezistencën që më vonë do të kulmonte me luftën çlirimtare. Ai përmendi edhe sulmin e radhës ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998 dhe betejën finale të marsit 1998, ku Adem dhe Hamza Jashari ranë dëshmorë.

Në mesazhin e tij, Kurti vlerësoi veteranët e UÇK-së si bashkëluftëtarë dhe dëshmitarë të sakrificës së dëshmorëve, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.

“Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës”, thuhet në mesazhin e kryeministrit drejtuar veteranëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991 appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

30 December 2025 at 12:29

Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Asamblistja Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Ajo ka  shtuar se dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave, krijon hapësirë për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

Asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri ka thënë se shpreson që lista e pronave t’i përmbajë të gjitha elementet që kërkohen me ligj.

Besa Shahini nga PSD-ja ka thënë se ka keqmenaxhim të përmasave të mëdha të pronës publike në Prishtinë. Ka thënë se dëmi që i është shkaktuar komunës është mbi 200 mijë euro.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim.

Sipas tij, me sjell një listë me mbi 5288 prona në një seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë nga asambleja të votojë pa plotësim të dokumentacionit, nuk është  në rregull.

Ka thënë se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë  ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona appeared first on Sinjali.

Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan

30 December 2025 at 12:08

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër S.A. për “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

“Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e  trembëdhjetë (13) civilëve dhe në plagosjen e katër (4) personave të tjerë. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një.”

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i  pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë.”

AKTAKUZA E PLOTË

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan appeared first on Sinjali.

Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave

30 December 2025 at 12:01

Një avokat nga Los Angeles dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij gjatë një debati në fundjavën e Krishtlindjeve, sipas policisë dhe një miku të ngushtë.

Krikor Kouyoumdjian, një avokat 33-vjeçar për të drejtat civile, u qëllua në shtëpinë e tij në zonën North Hills rreth orës 13:45 të së shtunës, njoftoi policia.

Oficerët u nisën me urgjencë drejt shtëpisë në bllokun 9000 të rrugës Noble Ave. pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë

30 December 2025 at 11:58

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarët, foli për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese që i kanë dhuratë nga Italia si dhe radarë falë bashkëpunimit me Francën.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake”,  tha Rama para gazetarëve.

“Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi ai tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje

30 December 2025 at 11:54

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka ulur çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

“Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë

30 December 2025 at 11:52

Ish-kryeministri i Suedisë dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Carl Bildt, tha se pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të formojë një qeveri të rregullt, por e akuzoi atë për mospërparim në dialogun me Serbinë dhe moszbatimin e marrëveshjes.

“Me 49% të votave në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti duhet të jetë në gjendje të formojë një qeveri të rregullt. Megjithatë, perspektivat për përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duken të zymta, pasi Kurti po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi ai në X.

Kësaj deklarate i reagoi ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili tha se Serbia është pengesa për moszbatimin e kësaj marrëveshje.

“Jo Carl Bildt, është një fakt i njohur publikisht që presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen/aneksin. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi varet kryesisht nga pranimi i realitetit nga Serbia me fqinjët e saj, zgjedhja e rrugës europiane dhe demokratike, në vend që të veprojë si pengues i stabilitetit rajonal”.

Edhe Bild shfaqi pajtim për pjesën e fajit të Serbisë, por thotë se edhe Kosova ka përgjegjësinë e saj për respektim.

“Kjo është sigurisht e vërtetë sa i përket mangësive të Serbisë – por edhe Kosova duhet të respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike

30 December 2025 at 11:41

Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Lexoni të plotë postimin:

30 DHJETOR 1991

Në këtë ditë të shënuar për vendin kujtojmë e nderojmë luftën tonë shekullore, sakrificën e popullit tonë për Liri, luftën e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

34 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike appeared first on Sinjali.

Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë

30 December 2025 at 11:17

Një burrë 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.

Viktima, i identifikuar si Preng Perjaku, është konstatuar me dëmtime trupore, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se rasti ka ndodhur në rrethana vetjake.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për veprime të mëtejme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 10:05, në banesën e tij në fshatin Spiten, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë appeared first on Sinjali.

E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren

30 December 2025 at 11:07

Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit”.

“Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Në prag të festës së Vitit të Ri kapacitetet hotelierike në Ohër e Strugë pothuajse janë mbushur

30 December 2025 at 12:54


Mysafirët e parë, të cilët do ta presin Vitin e Ri në Strugë dhe Ohër, kanë filluar të mbërrijnë. Më të shumtë do të jenë mysafirët nga vendet fqinje. Hotelet dhe akomodimet private do të jenë të mbushura nga 80 deri në 100%. Çmimet lëvizin nga 280 euro e lart, në varësi të ofertës. Në disa nga kapacitetet hotelierike do të ketë edhe pritje të organizuar të natës së ndërrimit të motmoteve.

“Në Ohër, por edhe në të gjithë vendin, do të jenë të pranishëm turistët nga vendet fqinje. Këtu janë mysafirët tradicional nga Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, pra nga vendet fqinje, e ndoshta edhe nga Kroacia. Parashikimet janë që kapacitetet të jenë të zëna rreth 80%”, deklaroi Klement Naumoski – Punonjës turistik.

Por disa prej hotelierëve thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, sepse pjesa më e madhe e mysafirëve do të qëndrojnë vetëm dy deri në tre ditë. Në Strugë kanë ardhur edhe një numër i madh i mërgimtarëve nga jashtë. Hotelierët e Strugës shpresojnë se që nga viti i ardhshëm, me një organizim të mirë, Struga do të jetë më tërheqëse për vizitorët.

Këtë Vit të Ri, turistët do të paguajnë rreth 20% më shtrenjtë për prenotimet, ndërsa çmimet në restorante dhe kafene, sidomos në Ohër, janë të ngjashme me ato të metropoleve evropiane. Në Ohër, më 31 dhjetor do të ketë pritje të organizuar në sheshin e qytetit, ndërsa festë në ambient të hapur do të ketë edhe më 1 janar.

Në Strugë edhe këtë Vit të Ri nuk do të ketë festë në ambient të hapur, por më 1 janar, në të ashtuquajturën “plazha e meshkujve”, do të organizohet drekë mjellmash, ku do të shërbehen specialitete tradicionale për mysafirët. Të parët që nisën festën ishin zhytësit e Qendrës së Zhytjes ‘Amfora’ nga Ohri, të cilët vendosën pemën e Vitit të Ri nën ujë në Liqenin e Ohrit. Këtë aksion festiv ata ia kushtuan fëmijëve me sëmundje të rralla. /Alsat/

Atdhe Nuhiu pritet t'i bashkohet kampionëve të Austrisë si ndihmës trajner

30 December 2025 at 12:51


Fabio Ingolitsch është emëruar trajner i kampionit në fuqi të Austrisë, Sturm Graz.

Sipas mediave austriake, Ingolitsch pritet të marrë me vete edhe ndihmëstrajnerin e tij nga Altachu, Atdhe Nuhiun.

Ingolitsch do të fillojë zyrtarisht punën te Graz të premten dhe debutimi i tij si trajner i klubit do të jetë më 22 janar, në ndeshjen e fazës së Ligës së Evropës kundër Feyenoordit.

36-vjeçari Nuhiu ka filluar karrierën si ndihmëstrajner te Altachu në vitin 2024 dhe aktualisht është gjithashtu ndihmës i selektorit të Kosovës, Franco Foda.

Si lojtar, Nuhiu ka përfaqësuar Kosovën në 19 ndeshje, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Për Nuhiun do të ishte një hap para në karrierë duke punuar si ndihmës te një klub i madh në Austri. /Telegrafi/

Dita e Veteranit, Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së

30 December 2025 at 12:51


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Ditën e Veteranit ka thënë se veteranët me veprën dhe luftën e tyre kanë bërë historinë e çlirimit të Kosovës.

Kurti në një postim në Facebook ka uruar luftëtarët e lirisë për Ditën e Veteranit, ndërkaq ka kujtuar rezistencën e familjes Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Urime Dita e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë, atyre që me armë në duar dhe me guxim në shpirt, vullnetin për çlirimin e Kosovës e jetësuan në realitet historik.

Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zuri vend në ditën e parafundit të vitit kalendarik, sepse në një ditë si kjo, më 30 dhjetor 1991, forcat policore serbe e kryen aksionin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Kishin kaluar vetëm tre javë prej kur Adem Jashari dhe gjysma e grupit të dytë të vullnetarëve që ishin stërvitur në Shqipëri, ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Të dekonspiruar ndërkohë, policia shkoi ta arrestonte komandantin e togut të dytë të atij grupi vullnetarësh, Adem Jasharin, atë kohë 36 vjeçar.

Por policia nuk e kishte parashikuar që do të haste në rezistencë të armatosur nga tre bijtë e Shaban Jasharit, Rifati, Hamza dhe Ademi, të cilëve iu bashkuan në luftime kushërinjë e bashkëfshatarë, si dhe miq, shokë e luftëtarë të tjerë të organizuar bashkë me ta. Gjatë ditës së hënë të 30 dhjetorit 1991, Prekazi u shndërrua në arenë të përballjeve të shumëfishta dhe presioneve mes policisë serbe dhe mbi 200 personave nga Prekazi e fshatrat përreth që u mobilizuan ta ndihmonin familjen Jashari. Dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 50 persona u ndaluan gjithë ditën kurse 27 prej tyre u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari.

Rifati, Hamza dhe Ademi arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e nxjerrë jashtë tij edhe projektin e kahmotshëm kombëtar për çlirimin e Kosovës. Shpirti lëvizës i familjes Jashari, baci Rifat, arriti të kthehej në Gjermani, kurse Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet duke jetuar mes aksionesh e organizimesh luftarake gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Familja Jashari do të vihej sërish para një sprove të këtillë mëngjesin e 22 janarit 1998, kur u sulmua sërish nga policia serbe dhe kur rezistoi sërish me luftë të armatosur. Kjo ngjau vetëm gjashtë javë para aktit final të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur pas një rezistence të paepur bashkë me dhjetëra të tjerë, Ademi dhe Hamza ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

Veteranët e luftës çlirimtare, janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës, rrugë kjo në të cilën udhëtojnë të gjithë ata që angazhohen për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe faktorizimin e kombit tonë. /Telegrafi/


Wenger bllokoi ëndrrën e sulmuesit për transferimin e tij te Arsenali për shkak të kërkesave për pagë të lartë

30 December 2025 at 12:51


Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Wilfried Bony, ka zbuluar se Arsene Wenger e refuzoi mundësinë për ta transferuar te Arsenali në vitin 2015, sepse kërkesat e tij për pagë ishin “shumë të larta”.

Duke folur për Ladbrokes, Bony zbuloi situatën e tij të transferimit nga Swansea te Manchester City, edhe pse ëndërronte Arsenalin.

“City bëri ofertën e tyre në minutën e fundit - doja të bashkohesha me Arsenalin. Por në atë kohë, paratë që City vuri në tavolinë ishin diçka që askush nuk mund ta krahasonte, veçanërisht për sa i përket pagës. Kur Arsene Wenger dëgjoi për pagën, ai tha: 'Kjo është shumë e madhe për ne!'”, zbuloi Bony.

Në vend të kësaj, lojtari nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Manchester Cityt për 25 milionë funte, duke e bërë atë lojtarin afrikan më të shtrenjtë në atë kohë.

Bony fitonte rreth 100,000 funte në javë te City, por pati vështirësi të afirmohej, duke shënuar 11 gola në 46 paraqitje përpara se lëndimet dhe konkurrenca nga Sergio Aguero të kufizonin ndikimin e tij.

Te Swansea, ai kishte qenë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Ligës Premier, duke shënuar 39 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat.

Bony u tërhoq nga futbolli në vitin 2023 pas periudhave të mëvonshme në Katar, Arabinë Saudite, Holandë dhe Bolivi. /Telegrafi/

Spitali i Prizrenit konfirmon: Tre fëmijët e shpëtuar nga zjarri janë në gjendje stabile

30 December 2025 at 12:49


Një tragjedi ka ndodhur sot në Prizren, ku një shtëpi u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije njëvjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur fëmija dyshohet se humbi jetën si pasojë e thithjes së tymit. Mjeku i emergjencës konstatoi vdekjen e tij.

Nga i njëjti incident, tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, janë dërguar gjithashtu në repartin e pediatrisë si pasojë e intoksikimit nga tymi.

Sipas spitalit, gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024.

Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, thuhet në përgjigjen e spitalit për Telegrafin.

Spitali apelon për kujdes dhe ndihmë ndaj familjeve që mund të përballen me pasoja nga zjarret dhe ngjarjet e ngjashme.

Ndryshe policia ka njoftuar se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore. /Telegrafi/

Pezullimi i Ballukut, Rama: Kërkesë skandaloze e pandodhur në historinë e botës

30 December 2025 at 12:42


Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.

Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, raporton euronews.al.

“16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje të shohësh. USB-ja e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë ato.

Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur sepse rasti vjen ne Parlament. Përpara se të vinte në Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër se duam ne. Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qëndrim.

Shqipëria ka shumë gjera të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxhere mediatike dhe politike që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës.

E thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e torturës në Këshillin e Evropës, dhe flasim për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq”, tha ai.

Shkurta Haxhiut nuk i hiqet ‘mllefi’ me Elijonën: E preferuara e publikut është false

30 December 2025 at 12:30


Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhia, ka folur për realitetin brenda këtij formati.

E ftuar në “Ora Shtatë”, ajo hodhi akuza ndaj Elijonës, duke e quajtur njeri false.

“E preferuara e publikut po ec me badigarda, ka avokatë si jashtë ashtu edhe brenda.

Foto: YouTube

Njëra prej tyre, Leonora”, u shpreh mes tjerash ajo.

E njëjta u eliminua nga ky format të premten, pas një zarfi të zi që erdhi në BBVK.

Ajo ishte në nominim bashkë me Alba Pollozhanin, Benita Zenën, Dolcen dhe Labinot Rexhën.

Pas daljes, ish-konkurrentja pati pakënaqësi të mëdha ndaj produksionit dhe opinionisteve.

- YouTube www.youtube.com

U shpreh se i është bërë një padrejtësi e madhe dhe se nuk e meritoi të dilte. /Telegrafi/

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike, ndalohet një person nga Struga

30 December 2025 at 12:28


Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë.

Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 23.838 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

Shkëlqeu në fitoren e Comos, Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

30 December 2025 at 12:20


Është mbyllur xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij.

Como ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Lecce, derisa ylli kosovar ishte protagonist absolut.

Vojvoda bëri dy asistime në këtë sfidë duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të Comos.

Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 7,8.

Përveç Vojvodës, në formacionin e javës janë edhe portieri Caprile (Cagliari), mbrojtësit Kalulu (Juventus), Ziolkowski (Roma) dhe Valenti (Parma.

Në mesfushë janë Moro (Bologna), Nico Paz (Como), Kenan Yildiz (Juventus) dhe Christopher Nkunku (Milan. Derisa në sulm është dyshja Douvikas (Como) dhe Rasmus Hojlund (Napoli). /Telegrafi/


Aktakuzë për krime lufte ndaj S.A, dyshohet për vrasjen e 13 civilëve në komunën e Gjilanit

30 December 2025 at 12:14


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri S.A., akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër personave të tjerë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

❌
❌