Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Lajme Shqiperi

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

By: man jola
9 January 2026 at 12:40
Bora Zemani feston sot ditëlindjen, ndërsa një nga urimet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i partnerit të saj, Donald Veshaj. Përmes një “story” në Instagram, Donaldi ka shkruar një dedikim plot dashuri, duke i uruar realizimin e të gjitha ëndrrave dhe duke theksuar se kjo është një ditë shumë e veçantë […]

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

By: man jola
9 January 2026 at 11:02
Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në rrjetet sociale në mbrojtje të Mirit, pas komenteve dhe akuzave të forta që ai ka marrë nga publiku dhe rrjetet sociale. Në një mesazh të gjatë, ajo shprehet se është e shqetësuar nga mënyra se si gjykohen dhe etiketohen njerëzit, duke theksuar se Miri është një njeri me […]

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

By: e xh
9 January 2026 at 12:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria është kthyer sot në një rrezik për Europën për shkak të narkoshtetit që ka ndërtuar Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë Dëgjesës Publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë, Berisha shtoi se vendi ynë po renditet sot krah Kolumbisë sa i përket trafikut të drogës.

“Sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi. Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri. Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme. Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve”, tha Berisha.

“Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para. Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën. Duhet të njohim një meritë historike presidentit Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Sepse në fakt për fuqinë e tyre shkatërrimtare, ato krahasohen dhe tejkalojnë organizatat më të fuqishme terroriste. Në këtë kuadër të karteleve organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë. Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye. Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE. Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë. Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë. Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju.

Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare. Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë. Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës”.

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

By: e xh
9 January 2026 at 11:17

Ushtria ruse tha se kishte lëshuar raketën hipersonike Oreshnik ndaj një objektivi në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar me dronë kundër një prej rezidencave të Putinit muajin e kaluar.
Kjo është hera e dytë që Rusia përdor raketën me rreze të mesme Oreshnik, për të cilën shefi i Kremlinit ka thënë se është e pamundur të interceptohet dhe se ka shpejtësi dhjetë herë më të madhe se ajo e zërit. Raketa është në gjendje të mbajë testata bërthamore dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, është përdorur për të goditur infrastrukturë kritike në Ukrainë.

“Ministria e Mbrojtjes raportoi se kishte përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, me precizion të lartë, si dhe sistemin më të fundit Oreshnik. Objektet u shënjestruan gjithashtu nga dronë luftarakë. U goditën fabrikat që kishin prodhuar dronët e përdorur kundër rezidencës së presidentit rus. Për më tepër, u shkatërruan objektet energjetike që punonin për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes paralajmëron se asnjë sulm terrorist nga regjimi i Kievit nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Ukraina e konfirmoi sulmin, duke thënë se ai kishte ndodhur në perëndim të vendit, pranë kufirit me Bashkimin Europian. Sipas ministrit të Jashtëm në Kiev, raketa Oreshnik, e cila iu afrua shumë kufirit me BE-në dhe NATO-n, ka kërcënuar rëndë sigurinë europiane dhe u kërkoi partnerëve të shtojnë presionin ndaj Moskës.

Ukraina hodhi sërish poshtë pretendimet se kishte shënjestruar rezidencën e Putinit, duke i cilësuar ato si justifikime absurde. Guvernatori i rajonit të Lvivit, në Ukrainën perëndimore, tha se sulmet e fundit kishin dëmtuar infrastrukturë kritike, ndërsa raportime të paverifikuara sugjerojnë se objekt i sulmit me raketën Oreshnik mund të ketë qenë një strukturë nëntokësore për depozitimin e gazit.

Ndërkohë, një tjetër sulm rus në Kiev, gjatë ditës së premte, u mori jetën të paktën 4 personave, plagosi rreth 20 të tjerë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

13:00 Përmbytjet/ rritet niveli i ujit në Kurbin, mos mbyllja e argjinaturës së Lumit Droje ka rënduar situatën në Adriatik, Patok dhe Golem

By: Klara
9 January 2026 at 13:00

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, kryesisht në Bashkinë e Kurbinit.

Burime bëjnë me dije se argjinatura e Lumit Drojë vijon të jetë e çarë, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok të Njesisë Administrative Fushë-Kuqe.

Një nga zonat e prekura masivisht nga përmbytjet është edhe Sanxhaku, ku uji ka depërtuar edhe në disa banesa. Banorët thonë se prej katër ditësh situata është mjaft e vështirë, duke ju sjellë dëme të shumta krysisht në bujqësi dhe blektori.

Emergjente për ta është baza ushqimore për gjënë e gjallë, e cila është dëmtuar nga prezenca e ujit.

Gjatë natës mësohet se ka patur dhe mungesë të energjisë elektrike në hidrovoret e Drojës, Shellinza dhe Tale, duke ndikuar negativisht në evadimin e ujërave.

Ndërkohë vemendja më e madhe e strukturave është përqëndruar në zonën e Fushë-Kuqes, ku në terren janë edhe forcat e ushtrisë me mjete të rënda dhe lundruese, për të evakuar banorët në rast nevoje, për shkak të nivelit të ujit i cili ka ardhur gjithnjë në rritje./ K.M

12:50 Moti i keq/ Në Dibër vazhdojnë reshjet e dëborës, zonat malore vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave

By: Klara
9 January 2026 at 12:50

Moti i keq vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin tonë. Në zonën e Dibrës vazhdojnë reshjet e dëborës, duke shkaktuar problematika në zonat e thella malore, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe kanë shkaktuar ngrica, nga të cilat ka vështirësi në akset rurale, ku prezenca e akullit krijon vështirësi në lëvizje.

Gjithashtu probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit.

Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Ndërsa situata më problematike paraqitet në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar dhe të përdorin gomat dimërore në akset me rrezikshmëri të lartë./K.M

12:40 Zjarri te tregu i “5 Majit”, Blushi: Nëse ka qenë i qëllimshëm për të ndërtuar kulla, do të padis Edi Ramën si zjarrvënës

By: Klara
9 January 2026 at 12:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe njëherazi Kryetar i Grupit të saj Parlamentar, Tedi Blushi, ka reaguar nga tregu i shkrumbuar te “5 Maji” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si apokaliptike dhe duke akuzuar institucionet shtetërore për reagim të vonuar dhe mungesë koordinimi.

Blushi tha se operacioni për shuarjen e zjarrit ishte i vonuar dhe se kjo ngjarje mund dhe duhej të ishte parandaluar. Sipas tij, infrastruktura e zonës dhe kaosi urban janë pasojë e një “masakre urbane” të kryer nga Bashkia e Tiranës, pasojat e së cilës po i vuajnë sipërmarrësit e vegjël që humbën gjithçka në flakë.

Ai kritikoi ashpër atë që e quajti “show propagandistik” të Ministres së Brendshme dhe mungesën e shpjegimeve nga Bashkia e Tiranës për mosfunksionimin e infrastrukturës së nevojshme, veçanërisht furnizimin me ujë për mjetet zjarrfikëse. Blushi theksoi se forcat në terren ishin të pakoordinuara, duke përmendur edhe raste ku është hedhur ujë në objekte të pabanuara, ndërkohë që bizneset digjeshin.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë ngriti dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, duke iu referuar precedentëve të mëparshëm në Tiranë, ku sipas tij, zjarret janë përdorur për t’i hapur rrugë ndërtimeve. Ai deklaroi se disa sipërmarrës dyshojnë se insistimi i tyre për të mos liruar ambientet ka sjellë si pasojë zjarrvënien.

 

Blushi e vendosi këtë ngjarje në kontekstin e një situate më të gjerë emergjente në vend, duke përmendur përmbytjet dhe katastrofat natyrore në disa qytete si Vlora, Durrësi dhe Gjirokastra. Ai shprehu solidaritetin e plotë me tregtarët e prekur dhe u zotua se Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në përfundim, Blushi paralajmëroi kallëzim penal në rast se në këtë zonë do të jepet leje ndërtimi, duke theksuar se përgjegjësinë direkte e mban Kryeministri Edi Rama, si autoriteti që sipas tij miraton lejet e ndërtimit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të përfitojë mbi sakrificat dhe pasurinë e sipërmarrësve të vegjël, të cilët kanë respektuar detyrimet ndaj shtetit./K.M

12:35 Evropa përballet me një sulm me darë nga ideologët e Shtëpisë së Bardhë

By: Leonard
9 January 2026 at 12:35

Armida van Rij

SHBA po avancon një rend të ri global. Gjatë tetë dekadave të fundit, Uashingtoni ka ndjekur – kur i ka shërbyer interesave amerikane – një rend të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, liberalizëm, multilateralizëm dhe vlera demokratike. Rendi i ri, përkundrazi, bazohet në autokraci dhe përdorimin e forcës, dhe mbështetet nga nacionalizmi ksenofob.

Për marrëdhënien transatlantike, kjo përbën një ndryshim rrënjësor: do të thotë se veprimi shtrëngues tani drejton ndryshimin e politikave. Varësia e Evropës nga SHBA për sigurinë kthehet në një levë që mund të shfrytëzohet pa mëshirë. Interesat e biznesit të kompanive teknologjike të Silicon Valley-t përputhen me ato të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa SHBA instrumentalizon politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë për të arritur objektivat e saj të politikës së jashtme.

Duke mbështetur rizgjedhjen e Donald Trump dhe zëvendëspresidentit të tij, JD Vance, libertarianët radikalë kanë siguruar që disa nga bindjet e tyre të ndikojnë drejtpërdrejt në kthesën ideologjike që po formëson mandatin e dytë të Trump-it dhe rendin e ri global. Ide të përhapura mes drejtuesve radikalë libertarianë të Silicon Valley-t – si pronatalizmi, mbështetja për eugjenikën dhe madje zëvendësimi i demokracisë me një “monarki” të drejtuar nga CEO-t – po shkrihen me nativizmin MAGA.

Siç e parashikova në qershor, bashkimi i këtyre forcave do të thotë se kjo administratë do të kërkojë të sjellë një revolucion kulturor transatlantik të bazuar në vlera nativiste, i mirëpritur nga disa segmente të ekstremit të djathtë evropian, me një objektiv dytësor: fragmentimin dhe shkatërrimin e institucioneve të BE-së.

Ndërsa partitë e ekstremit të djathtë në të dy anët e Atlantikut kanë kohë që i përqafojnë idetë nativiste, sot qeveria amerikane po kërkon aktivisht ta eksportojë këtë ideologji në Evropë si pjesë e rendit të ri që imagjinon.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare (NSS) e SHBA-së, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar, është formulimi më i qartë deri më tani i këtij objektivi. Ajo ofron një kornizë për ndërhyrje politike dhe ideologjike në Evropë, duke u mbështetur në mendimin e Vance-it dhe të mbështetësve të tij libertarianë radikalë.

Kapja e paligjshme e presidentit të Venezuelës tregon se deri ku është e gatshme të shkojë SHBA për të siguruar “interesat” e saj dhe për të zbatuar NSS-në në ndjekje të këtij rendi të ri.

Në rastin e Evropës, strategjia në praktikë do të thotë që financimet e Departamentit të Shtetit për ambasadat amerikane dhe aktivitete të tjera mund të orientohen posaçërisht drejt promovimit të partive të ekstremit të djathtë. Kjo mund të nisë me ato në katër vende – Austri, Hungari, Itali dhe Poloni – që një version jozyrtar dhe i rrjedhur i dokumentit strategjik i identifikoi si kandidatë të mirë për t’u “shkëputur” nga BE-ja.

Financime private, përfshirë nga think tank-e të djathta me fonde të mëdha, mund të kanalizohen gjithashtu drejt të ashtuquajturave OJQ të organizuara nga qeveria – shumë prej të cilave janë krijuar nga regjimi i Viktor Orbán në Hungari për të avancuar objektiva nativiste. Think tank-u amerikan Heritage Foundation, arkitekti i Project 2025, një agjendë e ekstremit të djathtë për presidencën Trump, raportohet se po kërkon aktivisht lidhje me think tank-e evropiane.

Në të njëjtën kohë, miliarderët e teknologjisë amerikane kanë financuar prej kohësh nisma për të avancuar ide nativiste në Evropë dhe për të dobësuar e përçarë BE-në. Së fundmi, Elon Musk ka përdorur platformën e tij sociale, X, për të mbështetur hapur partinë Alternative für Deutschland (AfD) në Gjermani.

Rezultati është një përzierje toksike, ku dëshira e kompanive teknologjike amerikane për ta shtyrë BE-në drejt çrregullimit të rrjeteve sociale bashkohet me kthesën nativiste të Shtëpisë së Bardhë. Algoritmet e platformave si X dhe Instagram (në pronësi të Meta-s) lulëzojnë mbi pikëpamje ekstreme, përfshirë ato që shpesh artikulohen nga e djathta ekstreme. Sulmet ndaj BE-së synojnë të dobësojnë vendosmërinë e saj për të rregulluar bizneset e gjigantëve amerikanë të teknologjisë. Sanksionimi i fundit nga SHBA i liderëve të shoqërisë civile evropiane ilustron qartë konvergjencën mes interesave të Silicon Valley-t dhe atyre të Shtëpisë së Bardhë. Synimi është të krijohet një efekt frikësues ndaj organizatave pro-demokraci që punojnë për të kundërshtuar dezinformimin online.

Ndërsa SHBA po përpiqet ta ndryshojë njëanshëm rendin botëror, normat dhe ligjet që përfaqësojnë demokracitë evropiane – demokracia, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës – tashmë të tendosura pas vitesh ndikimi të ekstremit të djathtë, po vihen nën presion edhe më të madh.

Demokracitë evropiane po përballen me një sulm me darë: nga jashtë, goditen nga administrata amerikane dhe kompanitë e Silicon Valley-t; nga brenda, nga e djathta ekstreme evropiane – mbi të gjitha, nën hijen e një varësie paralizuese nga SHBA për sigurinë.

Shtëpia e Bardhë as që ka nevojë ta përdorë këtë levë, pasi udhëheqësit evropianë tashmë vetëcensurohen, nga frika se mos komprometojnë sigurinë e tyre ose të Ukrainës. Për aq kohë sa Evropa kufizohet nga kapacitetet ushtarake që mund të përdorë në mënyrë të pavarur nga SHBA, varësia e sigurisë do të errësojë çdo kurs veprimi ose reagimi ndaj politikave amerikane që udhëheqësit evropianë mund të marrin në konsideratë. Operacioni në Venezuelë rrit seriozitetin e kërcënimeve të administratës Trump për aneksimin e Groenlandës, duke demonstruar rreziqe shumë reale për sovranitetin dhe sigurinë përtej ideologjisë.

Orientimi i rolit të Evropës në një rend që promovon ide kundër raison d’être-it të saj do të jetë kompleks. Izolimi i kontinentit nga ideologjia nativiste është i pamundur, dhe ndërtimi i autonomisë strategjike do të kërkojë kohë që Evropa nuk e ka. Ndërsa administrata amerikane bashkon kërcënimet ndaj sovranitetit me promovimin e forcave të ekstremit të djathtë që përbëjnë kërcënim për demokracinë, dhe shtyn drejt çrregullimit të teknologjisë, Evropës i mbeten pak mjete në arsenalin e saj për t’u përballur me këtë sfidë shumëdimensionale.

Ajo që i nevojitet janë aleatë të vërtetë që mund të ndihmojnë në kundërvënien ndaj rendit alternativ që SHBA po hedh në tryezë. Ata gjenden në Australi, Kanada, Japoni, Kore të Jugut dhe demokraci të tjera liberale që kanë mbetur. Baza industriale e mbrojtjes e Koresë së Jugut mbështet përpjekjet evropiane për riarmatimin. Australia zotëron depozita të mineraleve kritike, thelbësore për zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes.

Evropa nuk mund t’i bëjë ballë SHBA-së e vetme; e vetmja rrugë është të thellojë dhe forcojë urgjentisht partneritetet me vendet që ndajnë vlerat dhe interesat e saj në një rend të bazuar në rregulla, për të ndërtuar një mburojë politike dhe ushtarake të qëndrueshme kundër rendit të ri amerikan.

*Armida van Rij është studiuese e lartë kërkimore në Centre for European Reform.

Përgatiti për botim: L.Veizi

12:34 Opozita do zgjedhje të parakohshme?

By: Kesjana
9 January 2026 at 12:34

Last Updated on 09/01/2026 by Kesjana

Nga ARTUR  AJAZI

Një opozitë e përgjegjshme, konstruktive, e moralshme, e denjë, e aftë dhe frymëzuese, gjithmonëkërkon zgjedhje parakohshme. Gjithmonë ndjehet e gatshme për tu përballur politikisht me pushtetin, pasiajo është gjithmonë kërkim pushtetit. Kjo ndodhvazhdimisht vendet e lira, demokratike, ku opozitabën betejat e saj institucione, madje edhe rrugë, por kur nuk ka “damkanga pas. Dua  them, kur nukakuzohet lideri i saj, dhe jo vetëm,  për korrupsion apo dhe vepra tjera penale. Shqipëri, opozita aktualepo lufton maksimalisht mos ketërivalë llogoren e saj, dhe shtyn dhe injoron çdo parti vjeter dhe re opozitare, qaset apo rreket ti japë asaj, mendime dheleksione elektorale. Shqipëri, nuk dihet akoma dhesot, pse PD-ja ka marrë rolin dhe stafetën e “kryesimit opozitës”, edhe pse ka humbur nja 10 palë zgjedhjepas 2013, edhe pse shumë nga drejtuesit e saj përfshiedhe kreun e PD, janë sot me dosje SPAK dheGJKKO. Ka paktën 4 vjet Partia Demokratikekërkonqeveri teknike, zgjedhje parakohshme”. parën, qeverinë teknike, e provuam, dhe dihet se “sivajti ajo punë”. U bënë ministra njerëz pa kurrëfarëCV-je, ardhur nga selia blu, për qenë titullarëdikasteresh, duke bërë fushatë edhe zyrat e shtetit. Dihet pastaj humbja e thellë pësoi opozita, edhe psekishte deri ditën e fundit fushatës ministrat e saj atë atë qeveri. Dhe ngrihet sërish tani, dhe kërkon (me sebepin e problemit ka Belinda Balluku) sërishqeveri teknike”. Po mirë, le ta provojë edhe njëherë, le ti plotësohet edhe njëherë kërkesa e saj, por kambindjen e plotë se, humbja do jetë edhe e thellëse e 11 Majit. Një opozitë e paqartëzuar mbi problemete veta, një opozitë e shkërrmoqur strukturalisht prej 10 vitesh, një opozitë nuk arrin mbledhë sheshedhe bulevarde as 10 per qind, elektoratit saj kurproteston, apo dhe një opozitë nuk ka arritur sigurojë deri sot mbështetjen e duhur nderkombetare, nuk mund besosh se fiton zgjedhjet. Qeveri teknike, zgjedhje parakohshme ? Me këto 2 kerkesa stërpërsëritura, Sali Berisha po mundohet mbajëpranë vehtes dhe partisë tij, edhe ata dhjetra mbështetës besojnë akoma se “ai është dielli, hëna, dhe njeriu do ti çojë ata drejt pushtetit”. Por a mjafton kjo ?Natyrisht jo. shkosh drejt pushtetit, do duhet forcosh partinë, strukturat, programin, idetë dhemendimet e çdo anëtari,  do duhet ftosh dhe pranosh rreth vehtes, edhe ata kanë mendiminndryshe nga ty, do duhet sigurosh mbështetjemaksimale nderkombetare, do duhet pastroshpartinë nga akuzuarit dhe hetuarit për korrupsion, do duhet ringjallësh shpresën dhe besimin tek baza e zhgënjyer, etj. Pra do duhet punë e madhe, dhe vepra mëdha, larg propogandës bajate, larg makinacionevedhe mashtrimeve janë provuar dhe kanë sjellëdështime fushata elektorale. Ndaj them, opozita tregohet e kujdesshme kur kërkon, kur dikton, kurofron, pasi realiteti terren është krejt ndryshe nga sapërpiqet ta paraqesë para nesh Doktori i PD./kb

12:30 ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

By: Klara
9 January 2026 at 12:30

ICE (Immigration and Customs Enforcement) u krijua si përgjigje ndaj terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, agjentët federalë të imigracionit janë kthyer në mbrojtësit e tij personalë, të armatosur deri në dhëmbë dhe mirë të paguar, të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndjekur.

ICE konsiderohet tani si një “milici trumpiane”, e përbërë edhe nga individë me të kaluar të dyshimtë, shpesh me arsim të pamjaftueshëm dhe trajnim të përshpejtuar, por me paga më të larta se ato të mësuesve, dhe me kompetenca të plota.

Edhe pse pamjet video të vrasjes së një gruaje në Minneapolis tregonin një realitet tjetër, Trump mbrojti agjentin, duke thënë se viktima kishte “sulmuar me dhunë dhe brutalitet” dhe se agjenti ishte detyruar të mbrohej. “Duket një mrekulli që ai është ende gjallë, por po rikuperohet në spital”, shtoi presidenti.

Në të vërtetë, një video e xhiruar menjëherë pas ngjarjes tregon agjentin duke kaluar rrugën dhe duke udhëzuar kolegët të largojnë njerëzit nga zona. Sipas kritikëve, shtrimi në spital shpesh përdoret nga forcat e rendit për të lehtësuar përgjegjësinë e atyre që janë të përfshirë në abuzime. Mbrojtja e Trump ndaj agjentit duket të ketë motiv politik: të tregojë publikisht se agjentët e ICE do të mbrohen gjithmonë për çdo veprim në emër të tij.

Për shkak të nivelit të lartë të pandëshkueshmërisë që i është garantuar nga qeveria, ICE në muajt e fundit është shndërruar në një “ushtri” pa kufij: stafi ka kaluar 22 mijë persona dhe nuk merret më me hetime penale, por me arrestimin dhe dëbimin e personave që konsiderohen emigrantë të paligjshëm.

Edhe protestuesit, përfshirë qytetarë amerikanë, sulmohen me dhunë, dhe askush nuk përballet me pasoja. Kjo ka bërë që agjentët e ICE të krahasohen shpesh në rrjetet sociale me “këmishat e kaltër naziste”.

Ndërkohë, agjencia ka arritur të bëhet forca federale me financimet më të larta: buxheti vjetor është trefishuar, duke arritur 30 miliardë dollarë. Pak muaj më parë, faqja qeveritare për punësime, USA Jobs, ofroi vende pune të mirëpaguar për agjentë në Phoenix, Los Angeles, San Diego dhe San Francisco. Pagat fillestare variojnë nga 50 mijë deri në 89 mijë dollarë në vit (42–76 mijë euro), plus kompensime shërbimi dhe orë shtesë.

Agjentët do të marrin gjithashtu një bonus vjetor prej 10 mijë dollarësh për katër vitet e ardhshme, si dhe sigurim shëndetësor, plane pensioni dhe 26 ditë pushime të paguara. Në vitin 2025, shpenzimet federale për armatimin e agjentëve u rritën me 600%, duke kaluar 70 milionë dollarë.

Megjithatë, nuk është e qartë sa po tërheqin këto kushte kandidatë për t’iu bashkuar një strukture gjithnjë e më të pakënaqur publikisht. Identiteti dhe historitë e agjentëve mbeten të fshehta: ata lëvizin me fytyra të mbuluara dhe nuk deklarojnë emrin, për arsye sigurie sipas departamentit. Kritikat thonë se disa prej tyre mund të kenë të kaluar kriminale ose të jenë pjesëmarrës të rebelimit të 6 janarit, të falur nga Donald Trump./K.M

12:20 Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 persona të evakuuar, përmbyten dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë

By: Klara
9 January 2026 at 12:20

Situata në Qarkun Durrës vijon të mbetet kritike si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe daljes nga shtrati të disa lumenjve, kryesisht Erzenit. Sipas raportit të përditësuar të datës 08.09.2026, strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet qendrore janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë.

Bashkia Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës situata paraqitet e rënduar, veçanërisht pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe rritjes së nivelit të Kanalit të Tonës. Janë raportuar dëmtime të argjinaturës së Erzenit në rreth 500 metra linearë, në Katund të Ri dhe Sukth.

Në terren janë angazhuar 448 forca operacionale nga Bashkia, ndërmarrjet në varësi, UKD, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, OSHEE, mjekë të familjes, Rezervat e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete të rënda, gomone, pompa dhe personel.

 

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 667 banorë. Në Njësinë Administrative Sukth janë evakuuar 336 persona, ndërsa në Katund të Ri 53 persona. Të tjerë qytetarë janë akomoduar në Kavalishencë, Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Kompleksin “FAFA”.

Janë siguruar 700 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore, të shpërndara në zonat e prekura, ndërsa organizata humanitare si “Qatar Save the Children” dhe “Fundjava Ndryshe” kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihma shtesë.

Deri në orën 20:00 janë verifikuar 2645 banesa dhe janë mbajtur 699 akte konstatimi, ndërsa procesi i verifikimit vijon. Në Katund të Ri dhe Sukth janë përmbytur rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Rrashbull rreth 400 hektarë. Janë raportuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe zona të tëra ende të pakalueshme.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë situata paraqitet problematike kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë janë evakuuar 7 familje për shkak të prezencës së ujit në banesa. Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëmtime në argjinatura dhe përmbytje të rreth 600 hektarëve tokë bujqësore. Janë dëmtuar 50 banesa dhe janë evakuuar 30 persona.

Bashkia Shijak

Në Bashkinë Shijak situata mbetet problematike në zonat Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj dhe Fllakë. Janë përmbytur 75 banesa dhe rreth 180 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa akse rurale janë të bllokuara. Janë raportuar edhe dëmtime të argjinaturave në rreth 400 metra linearë./K.M

12:10 Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

By: Klara
9 January 2026 at 12:10

Ky vit i ri solli një ndryshim drastik në pamjen e Gigi Hadid dhe ju do ta adhuroni. Modelja ka vendosur të mos i qëndrojë më besnike bjondes dhe ka provuar një ngjyrë tërësisht të re, të zezën.

Më 8 janar, stilisti i saj Dimitris Giannetos postoi një foto të Hadid në Instagramin e tij, me mbishkrimin:

“‘Mini Bob i zi mat’ ngjyrë e re, prerje për bukuroshen time @gigihadid.

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Wow! Gigi Hadid bëhet brune dhe duket kaq yll

Në fotot e publikuara Gigi Hadid shfaqet duke pozuar me flokët e saj të prerë të zinj, të stiluar me efekt të lagur dhe me ndarje të thellë anësore. Duke qenë se kjo ishte për bashkëpunimin e saj me Maybelline, make-up-i ishte padyshim tërheqës, me sytë e errët, buzët ngjyrë rozë, highlighter të butë, vetulla të dendura dhe kontur të theksuar.

Ky make-up ka nxjerrë në pah më së miri sytë e kaltër të Gigi-t.

Ndjekësit e kanë pritur mjaft mirë këtë transformim të papritur të modeles. Aq sa, e kanë marrë këtë si shenjë se viti 2026 do jetë i gjithi mbi ngjyrat e errëta./K.M

12:00 Ana e panjohur e letërsisë europiane

By: Klara
9 January 2026 at 12:00

1. Romani më i gjatë europian

“Në kërkim të kohës së humbur” i Marcel Proust konsiderohet romani më i gjatë i shkruar ndonjëherë në Europë, me mbi 1.2 milion fjalë. Autori e shkroi pjesën më të madhe të veprës i izoluar, duke punuar natën dhe duke fjetur ditën.

2. Don Kishoti, libri që ndryshoi romanin

“Don Kishoti i Mançës” i Miguel de Cervantes konsiderohet romani i parë modern europian. Vepra përdor për herë të parë ironinë, lojën me realitetin dhe personazhe që janë të vetëdijshëm për historinë e tyre.

3. Dante dhe gjuha italiane

“Komedia Hyjnore” e Dante Alighierit u shkrua në italishten popullore dhe jo në latinisht, gjë që ndihmoi në formimin e gjuhës italiane moderne dhe e bëri veprën të aksesueshme për publikun e gjerë.

4. Shekspiri dhe fjalët e reja

William Shakespeare futi në përdorim mbi 1.700 fjalë të reja në gjuhën angleze. Shumë prej tyre, si lonely, fashionable apo critic, përdoren ende sot.

5. Kafka dhe fama pas vdekjes

Franz Kafka i kërkoi mikut të tij që të digjte të gjitha dorëshkrimet pas vdekjes. Për fat të letërsisë europiane, kjo dëshirë nuk u respektua dhe veprat e tij u bënë themel i letërsisë moderne.

6. Letërsia franceze dhe kafenetë

Shumë vepra të mëdha franceze u shkruan në kafene të Parisit. Autorë si Sartre, Simone de Beauvoir dhe Camus i përdornin këto hapësira si zyra pune dhe vende debati intelektual./KM

11:50 Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

By: Klara
9 January 2026 at 11:50

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një 18-vjeçari në 23 nëntor të vitit të kaluar është arrestuar nga policia e Tiranës. Plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.M

Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

By: 27
9 January 2026 at 12:34

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimit me perfaqësues të opozitës dhe intelektualë tha se, “na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi!”.

“Ramën nuk e largojnë as të huajt dhe as drejtësia, por populli”, tha Berisha.

“Ndaj dhe ne në këtë moment kritik për vendin, ndër më kritikët, mendoj se duhet të ngrihemi, duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetare për të larguar nga pushteti këtë bandë, këtë organizatë kriminale, me në krye Edi Ramën.
Ideja se mund të vijnë të na e heqin nga jashtë është e gabuar.
Ideja se mund të hiqet me procese gjyqësore është po kaq e gabuar, sepse ai bllokon.
Ai do përdorë pushtetin me të gjitha forcat për të mbrojtur krimet e tij.
I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi popull.
Ndaj dhe mendoj se në frymën e përgjegjësisë më të lartë ne duhet të dalim me një forum opozitar të zgjeruar.
Forca politike, shoqëri civile, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë.
Ne kërkojmë një qeveri teknike thjesht me dy objektiva.
Së pari përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ato nuk ekzistojnë më. Ne jemi forca politike opozitare, nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jo, ne vijmë në pushtet me votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre. Por ne jemi të sigurt në mënyrë absolute se ne i fitojmë zgjedhjet.
Se Edi Rrama nuk i fitonte kurrë ato zgjedhje në qoftë se nuk do organizonte me paratë e taksapaguesve 4500 aktivitete për të mashtruar qytetarët.
Në qoftë se nuk do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve.
Në qoftë se nuk do shpërndante 100 euro në mes të fushatës për 760 mijë votues.
Në qoftë se nuk do shndërronte administratën në polici politike terroriste të votës. Etj, etj.
Ne kërkojmë të votojmë të qetë, të votojmë të lirë.
Kërkojmë që krimi elektoral të shpallet krim i rëndë.
Kërkojmë që ata që rrinë duarkryq ndaj krimit elektoral të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë.
Ndryshe Shqipëria të ardhme nuk ka.
Historia ka provuar se zgjedhjet e lira, demokracia janë i vetmi regjim dhe sistem që krijon dhe ndërton të ardhme”, u shpreh Berisha.

Gjuajini me vezë dhe domate… –

By: 27
9 January 2026 at 12:14

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa komentoi shfaqjen e Belinda Ballukut ditën e djeshme në urën e Mifolit, i bëri thirrje qytetarëve që kudo që të shohin ministrat e kabinetit qeveritar Rama, t’i godasin ata me vezë dhe domate. Sipas Berishës, ata janë shkaktarët kryesorë të përmbytjeve.

Nga tryeza e opozitës me forca politike dhe shoqërinë civile, Berisha tha se Rama po shkel drejtësinë për rastin Balluku.

“Ata që falimentojnë nisen drejt Europës, për një kafshatë, për një punë. Me mijëra punëtarë, intelektualë, sot kanë ikur. Shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë më të vogël në botë. Rama ka përqendruar çdo gjë në duart e tij. Ka përvetësuar taksat e qytetarëve. Ky ka zgjedhur Troplinët që të përfitojnë pa taksa.

Nuk ka një kryeministër në botë që të ketë bërë këto që thotë ky. Rezultatin kërkon që të marrë peng në Lozanë të Zvicrës dhe ta sjellë këtu. Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka mercenar të vetin. Nuk heq imunitetet! Do i lutem çdo shqiptari, të rikthhet pak në vitet 2005-2013.

Çdo kërkesë e paraqitur nga prokuroria, është zbatuar pa asnjë lloj komenti. Çdo ministër, që u kërkua të hetohej, ka dorëzuar vetë imunitetin. Ja ku është Fatmir Mediu, apo Meta. Apo ai tjetri, dy herë, Lulzim Basha. Ky përdor drejtësinë, segmente të saj për të bllokuar drejtësinë. Ështe grusht shteti.

E kishte dërguar dje Lubi Ballukun te ura e Mifolit. I bëj thirrje qytetarëve, kudo ku t’i shihni ministrat, i gjuani me vezë dhe domate. Këta janë shkaktarët kryesorë. I dëgjuat sot? Po shpifet! Dy hidrovorët, i Durrësit dhe i Hamallës, janë vjedhur pompat. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike, se aty ka qenë kënetë. Nëse ujërat nuk hiqen, përmbyten. Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi e detyron që t’u përgjigjet atyre qytetarëve. Fondet rezervë detyrohet ta çojnë drejt tyre. Dhe thotë: po na përçajnë”, tha Berisha.

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

By: 27
9 January 2026 at 12:06

Gjatë një takimi të Partisë Demokratike me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, kreu demokrat Berisha tha se, “narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Evropën!”.

“Shqipëria renditet sot krahas Kolumbisë”, tha kreu demokrat.

“Së pari, u falënderoj për ndërhyrjen, dhe u falënderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm sot në këtë takim, të cilin unë e konsideroj shumë të rëndësishëm, të mbledhur në një moment do të thosha përcaktues për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë tonë. Falënderoj me mirënjohje të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e forcave politike dhe shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këto momente para vendit dhe kombit tonë.

Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi.
Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri. Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme.

Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para. Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën. Duhet të njohim një meritë historike presidentit Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Sepse në fakt për fuqinë e tyre shkatërrimtare, ato krahasohen dhe tejkalojnë organizatat më të fuqishme terroriste. Në këtë kuadër të karteleve organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë. Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye.

Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE.
Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë. Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë. Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju. Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare. Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë. Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës,” tha Berisha.

Berisha thirri tryezën opozitare, ja cilat forca politike i refuzuan ftesën –

By: 27
9 January 2026 at 11:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka nisur këtë të premte bisedimet në tryezën e thirrur, për të gjitha partitë opozitare. Berisha ftoi të gjtihë aktorët politikë që të jenë pjesë e tryezës së sotme, por jo të gjithë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Ftesën e ka refuzuar “Shqipëria bëhet”, “Lëvizjes Bashkë”, “Mundësia”, dhe “PDIU”.  Ndërkohë të pranishëm janë:

Florjan Binaj
Ermal Hasimja
Aulon Kalaja
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Nikollaq Nerenaxi
Shpend Gashi
Nard Ndoka
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
Pbdnj (perfaqesues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi

Rama zhytet në verëra 33 mijë euro shishja, ndërsa qytetarët përmbyten nga uji! –

By: 27
9 January 2026 at 11:36

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim luksi dhe mungesë përgjegjësie përballë përmbytjeve që prekën vendin ditët e fundit.

Në një postim në FB, Këlliçi shkruan se arsyeja pse qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara nga keqmenaxhimi i infrastrukturës dhe, siç ai shprehet, nga vjedhjet e një grupi të strukturuar kriminal brenda qeverisë.

Ai thekson se, ndërsa për qytetarët nuk ka fonde, paratë publike shpenzohen për verëra luksoze, udhëtime private dhe ekspozita arti.

Postimi:

Qeveria zhytet në verëra të shtrenjta 33 mijë euro shishja ndërsa qytetarët përmbyten nga uji!

Për të gjithë ata që akoma pyesin pse Edi Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, arsyeja është krejt e thjeshtë.

Në atë rast atij do t’i duhej të dëmshpërblente çdo qindarkë nga dëmet të cilat keqmenaxhimi i tij në infrastrukturë dhe vjedhjet e grupit të strukturuar kriminal në qeveri, u kanë shkaktuar qytetarëve.

Mirëpo para për qytetarët nuk ka.

Para ka për verërat Romanée Conti, për charter privat, për jahte luksoze, për qindra apartamente, për ekspozita arti!

Nëse paratë do shkonin tek qytetarët atëherë si do e jetonin luksin politikanët si Edi Rama?

“Ti e ke fajin!” Sherr mes tregtarëve dhe përgjegjesit te “5 Maji”, ndërhyn policia –

By: 27
9 January 2026 at 11:28

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar, paraditen e kësaj të premte, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Një tregtar është konflitkuar me përgjegjësin e tregut të rrobave, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar miliona euro dëm.

Sipas raportimeve, tregtari e ka akuzuar përgjegjësin e tregut se ai është fajtor për zjarrin e madh.

Debati ka agravuar në përplasje fizike çfarë ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar tregtarin.

Ndërkohë pak më herët tregtarë të tjerë kanë shprehur revoltë kundrejt policisë dhe zjarrfikësve që sipas tyre ishin pa mjetet e duhura për të shuar flakët. Ata thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa kanë ngritur dyshime se në zonën ku ra zjarri është planifikuar të ndërtohet një pallat.

❌
❌