Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Lajme Shqiperi

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

By: gi ada
31 December 2025 at 16:47
Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka kaluar së fundmi një situatë të ndërlikuar shëndetësore, vetëm pak kohë përpara startit të edicionit të ri të spektaklit. Problemet serioze të shkaktuara nga gurët në kanalin urinar e vendosën atë përballë dhimbjeve të forta dhe një vendimi të vështirë: ndërhyrjen mjekësore. Vetë Hamiti e ka […]

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

By: e xh
31 December 2025 at 16:58

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në urimin e tij për Vitin e Ri, su shpreh se 2026 “është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama”.

Sipas tij, “viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin”.

“Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta”, tha Berisha.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë!
Sonte ne presim vitin e ri 2026!
Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale,
Gëzuar vitin e ri 2026.
Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese.
Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij.
Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin.
Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë.
Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta.
Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë.
Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë.
Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë.
Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë.
Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare.
Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit.
Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet.
Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi.
Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës.
Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete.
Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro.
AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës.
AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë.
Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit.
AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave.
Kaloi kadastra e shtetit.
Kaloi çdo e dhënë.
Dhe akoma më keq, të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë, u eksportuan në kartel e drogës dhe tek armiqtë e saj, armiqtë e NATO-s.
Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë.
Pra u bënë kartelet më të fuqishme.
Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin.
Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe.
Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit.
Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit.
Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale.
Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz.
Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.
Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama.
Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë.
Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen.
Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe.
Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar.
Ndaj dhe unë dua sonte t’ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni.
Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja.
Gëzuar!

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

By: e xh
31 December 2025 at 16:15

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet.

Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Ukrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjetorin e ngritjes në pushtet të Putinit.

Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen.

16:52 Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

By: EL
31 December 2025 at 16:52

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Jakin Morena

Albin Kurti ka fituar bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti, dhe pas numërimit dhe të votave me zarf e atyre të diasporës shanset janë që të kalojë mbi 50 përqind të votave!

Eshtë pikërisht diaspora ajo që i vuri vulën e rezultatit të zgjedhjeve në favor të Vetëvendosjes, pasi caktimi i datës 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani përkonte me fluksin e ardhjes në Kosovë, për shkak të festave. Dhe sipas informaciuoneve të mediave në Prishtinë, rreth 200 mijë emigrantë kanë mbërritur dhe e kanë hedhur votën në kutitë e votimit në Kosovë, përpos mbi 80 mijë votave të tjera që janë hedhur nëpër përfaqësitë diplomatike!

Praktikisht, rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë e kanë vulosur të ardhurit mërgimtarë nga diaspora, të cilët mbështesin kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në të gjitha rastet, duke lënë dhe njëherë fatin e qeverisjes për këto katër vite në duart e Lëvizjes Vetëvendosje!

Kurti e ka të sigurtë mandatin e tretë si kryeministër, pasi deri në këto momente ka plot 56 vota plus 10 votat e pakicës joserbe, pa përjashtuar rritjen që mund të pësojë VV me numërimin e votave të diasporës dhe ato me zarf etj., që mund të mbërrijë deri afër numrit 61 të mandateve të deputetit, duke shënuar kështu një rritje prej 8-13 mandatesh nga zgjedhjet e shkurtit 2025!

Më e dëmtuara në këto zgjedhje ka qënë LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, e cila humbi plot pesë deputetë, e pasuar nga PDK e Bedri Hamzës që humbi një deputet, Nisma e Limajt që mbeti fare jashtë Parlamentit pasi nuk kapi pragun! Pa përjashtuar rëniet e tjera!

Në fushatë Kurti luajti me emocionet, sidomos të emigrantëve si dhe me ‘lëmoshët’ që shpërndau tre ditë para zgjedhjeve për të moshuarit dhe kalamajtë, pasi fitoi zgjedhjet pa program, ndërkohë që e kishte bllokuar qeverisjen e vendit për gati një vit me radhë pa arritur të ngrejë institucionet teksa dështoi për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe kryeministrit pasi nuk kishte as numrat dhe as aleancat, kishte ngritur çmimin e energjisë trefish, asaj energjie që hidhej për qytetarët, të cilët vijojnë të përballen me ndërprerjen e rrymës për shkak të prodhimit zero në Kosovë por dhe marrjen në dorë të transportit të energjisë, nga ana e kompanisë serbe të Hamovjiçit që luan si të dojë me Ћmimin! “Rrymë patriotike” apo ‘Vukvendosja’ sipas emerit të Vuk Hamoviçit, quhet nga kritikët në Kosovë, referuar dhe strategjisë së Albin Kurtit për të luajtur me emocionet e diaporës kryesisht, për shtrirjen e sovranitetit dhe në Veri të vendit, deri në abstraksionin e sonduar për vite me radhë se është pikërisht Albini ai që ka çliruar Kosovën! Pavarësisht se kur ishte koha për të luftuar në vitet 1998-1999 ai ‘nuk e kapte dot armën kundër serbit okupues për çështje parimi dhe ishte në favor të zgjidhjeve paqësore”, pra pa qëlluar asnjëherë në luftë!

Kurti, ndonëse e izoloi totalisht Kosovën, duke e vendosur nën sanksionet e BE, tashmë janë hequr 50 përqind e tyre, si dhe prishi marrëdhëniet me SHBA duke dalë nga partneriteti strategjik me mbështetësin më të fuqishëm botëror, që e çliroi, e bëri shtet dhe tani po mbron kufijtë e Kosovës përmes trupave të KFOR, pavarësisht se thuajse zeroi njohjet si shtet apo bllokoi integrimin në KiE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, për shkak të inxhinierimit perfekt që i bëri emocioneve të diaporës, për fat të keq ora e tyre ka mbetur në vitet ’90 kur janë larguar nga Kosova, dhe që janë bindur tashmë se çliruesi është Albini, i cili nuk lëshon pe as ndaj Amerikës, as ndaj BE dhe as ndaj Shqipërisë, me të cilët i ka ftohur marrëdhëniet, VV fitoi dhe më thellë se gati një vit më parë!

Për më tepër Kurti inxhinieroi dhe paaftësinë proverbiale të opozitës në Kosovë, e cila për shkak të mungesës së lidershipit, Rugova është nën tokë ndërsa Thaçi e Veseli janë në paraburgim në Hagë nën akuza absurde këtu e 5 vite, nuk arriti të bënte numrat për të marrë në dorë qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti pavarësisht se i kishte numrat me pak guxim dhe me pak bonsens, për t’i hequr mundësinë kryeministrit në detyrë dhe Presidencës që të kalkulonin bllokimin e konstituimit të institucioneve deri sa të vendosnin një datë të përshtatshme, ngjitur me festat e fundvitit, për të sjellë votuesin nga diaspora dhe për të përmbysur rezultatin, gjë që e arritën me sukses të plotë! Pasi votat e  shqiptarëve që jetojnë në Kosovë janë dhënë për partitë e opozitës, ishte diaspora ajo që e përmbysi rezultatin! Ndoshta dhe me pak ndihmë nga ‘kibernetika’ ruse!

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti, është një fitore e mbështjellë me flamuj kombëtarë, dyndje mërgimtarësh me simbolika teksa tërhiqin valixhet nëpër aeroporte, simbolika e të cilëve ka përshkruar tërë ‘sagën’ e fitores së Vetëvendosjes të dielën, por dhe do të fokusohet pas festave po me valixhe mërgimtarësh të cilët do të largohen në vendet ku punojnë dhe jetojnë në perëndim, duke lënë pas qytetarët e Kosovës të përballen me terrin nga mungesa e energjisë, me mungesën e produkteve bazë nga rritja galopante e çmimeve, me zhvendosjen e bizneseve në Shqipëri dhe uljen e punësimeve, me pasojë rritjen e varfërisë si dhe me izolimin e thellë ku e ka futur vendin Kurti apo Albin Baba sikurse e quajnë rëndom mbështetësit dhe ithtarët e tij në Kosovë dhe jashtë saj!

Kjo fitore e Albin ‘Babës’ po festohet si një triumf mbi ata të cilët bënë luftën çlirimtare, duke i quajtur deri Ramush Haradinaj si ‘serb-dashës’ dhe tradhëtarë, duke bërë që të harrohen aleancat me listën serbe përmes ‘kallauzes’ Mimoza Kusari, bashkëpunimin e nëndheshëm të Kurtit me Vuçiç për të mbajtur njëri tjetrin në pushtet, boshatisjen e arkës së shtetit në Kosovë përmes abuzimeve me paratë e shqiptarëve dhe ndëshkimit nga sanksionet e BE dhe sherrit me SHBA, rritjes së çmimeve në stratosferë dhe largimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit!

Por dhe rikthimit të serbëve të Listës Serbe në qeverisjen e komunave të Veriut të Kosovës, duke i dhënë fund pretendimit të Kurtit se i ka ‘disiplinuar’ serbët e Veriut e shtrirë ‘sovranitetin cep më cep’, çka e bën aksionin politik të para 2 viteve që solli dhe sanksionet e BE dhe acarimin e marrëdhënieve me SHBA, një lëvizje boshe e thjeshtë për të ‘shplarë trurin’ e diasporës dhe të atyre që e mbështesin në Kosovë, përmes fiksimit të idesë se Albini është çlirimtari!

Por fitorja e panatyrshme e Albin Kurtit njëherësh i hap rrugë edhe një pushteti pa frena e një demokracie që nis të mbyllet në heshtje, për të cilën kanë vendosur ata që jetojnë jashtë vendit, dhe që jo vetëm mbajnë familjarët e tyre me para sa për të jetuar duke promovuar dembelizmin klasik dhe ‘populluar’ kafenetë në Kosovë, por dhe shfokusojnë vëmendjen ndaj keqqeverisjes së Kurtit, i cili tashmë është kthyer në një keqbërës në Kosovë!

Dhe meqë jemi tek festimet e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre, i shohim rëndshëm në rrjetet sociale dhe në mediat e Kosovës, ajo që bën “Krak’ është etiketimi i Albin Kurtit si ‘Altin Baba”! Deri më tani shqiptarët shkojnë deri tek fjala “Bacë’ që për ta është roli i xhaxhait të fortë, të mençur apo dominues! Nuk e kanë përdorur as në kohën e Enverit në Shqipëri dhe as në kohën e Titos dhe Fadil Hoxhës në Kosovë termin ‘babë’ për udhëheqësit! Nuk kemi arritur deri këtu, pavarësisht se ishin vërtetë kohë shumë të vështira atëherë!

Për hir të së vërtetës, shqiptarët kanë një filozofi të vetën për emërtimin e dikujt si babë! Baba në terminologjinë botërore është burri i nënës, ai që në bashkëpunim me nënën ka ngjizur fëmijën! Ai ka të drejtën ta quhet baba! Ndërsa në terminologjinë shqiptare, ku shqiptarët kanë vuajtur nën sundimin osman apo nën regjimet respektive të komunizmit në Shqipëri dhe të okupuesve serbë nën ish-Jugosllavi apo nën Serbi deri në vitin 1999 kur UÇK dhe aleatët çliruan Kosovën, ‘baba’ ka një konatacion tjetër!

Këndej dhe andej kufirit, shqiptarët babë jashtë familjes i thonë atij që i ka punuar qindin, i ka nxirë jetën apo e thënë më shqip shqip, sipas postulatit ‘bëju nënën, që të të thonë baba”! Kjo ka ndodhur në kohën e pushtimit turk, në komunizëm dhe po ndodh dhe tani në Kosovë! Por tani me vullnet të plotë, pa asnjë presion! “Duam babën” është transformuar në duam ‘Albin Ba’ën’! I cili, pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, si dhe po qeveris me të ardhurit si këshilltarë nga jashtë Kosovës, po qeveris edhe me votën e diasporës, që e ka humbur lidhjen me realitetin, vijon të quhet Albin Baba! Mbetemi ende në dilemë, nëse e dinë shqiptarët e Kosovës se kujt i thonë ‘babë’, apo janë koshientë për këtë e vijojnë festat me goma e tenxhere, nën thirrjet “Altin Baba”, i cili pritet ta thellojë më tej izolimin ndërkombëtar të Kosovës! Si një maerksist-leninist i vërtetë që është Albini! Dhe Enverin kështu e donin në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi ‘siguroi sovranitetin’ e Shqipërisë, nuk pyeti për Amerikën, Evropë dhe Anglinë, por që e rrënoi Shqipërinë për 45 vite! Albin ‘Babës” i duhen më pak vite ta arrijë nivelin e rrënimit të Enver Hoxhës! Ndërsa urimi që na del nga zemra në prag të vitit të ri për Kosovën është “Ta gëzoni Albin Kurtin, e meritoni dhe një mandat tjetër si kryeministër”!

16:44 Zgjedhjet që do të përcaktojnë Evropën në 2026

By: EL
31 December 2025 at 16:44

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Votuesit në të gjithë kontinentin kanë zgjedhje të mëdha për të bërë në kutitë e votimit vitin e ardhshëm. Euronews hedh një vështrim mbi testet kryesore zgjedhore që e presin BE-në – dhe më gjerë – vitin e ardhshëm.

Viti 2025 doli të ishte një vit vendimtar për zgjedhje me rrezik të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian.
Rumania e gjeti veten në qendër të fushatave të koordinuara të ndërhyrjes së huaj në mediat sociale, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dështoi të konsolidonte pozicionin e partisë së tij kundër konservatorëve në garën presidenciale.

Dhe ndërsa Kristian Demokratët u rikthyen në pushtet në Gjermani, miliarderi i krahut të djathtë Andrej Babiš u rizgjodh në Republikën Çeke.

Tani, BE-ja po hyn në vitin 2026 me luftën e Rusisë në Ukrainë që vazhdon në krahun e saj lindor. Me shtetet anëtare të ndara se si ta mbështesin më mirë Kievin dhe tensionet në rritje midis bllokut dhe SHBA-së, zgjedhjet e mëdha të vitit mund të transformojnë përsëri pozicionin politik dhe gjeopolitik të Evropës.

Euronews hedh një vështrim mbi testet kryesore zgjedhore që e presin BE-në vitin e ardhshëm.

Hungaria: Fundi i epokës së Orbanit?

Viti 2026 mund të shënojë fundin e periudhës më të gjatë të vazhdueshme në pushtet në BE.

Viktor Orbán shërbeu për herë të parë si kryeministër i Hungarisë midis viteve 1998 dhe 2002 dhe ka mbretëruar që nga rizgjedhja e tij në vitin 2010. Në garën për mandatin e tij të gjashtë në detyrë, ai përballet me një sfidues serioz: Péter Magyar, një ish-anëtar i Fidesz-it i cili u shndërrua në udhëheqës të opozitës.

Partia e Orbán-it, Fidesz, dhe partia Tisza e Hungarisë nuk ndryshojnë ndjeshëm në çështjet shoqërore, siç janë të drejtat LGBTQ+ ose migracioni, por Hungaria po argumenton fuqishëm për përmirësimin e fuqisë blerëse të hungarezëve, aktualisht një nga më të ulëtat në Evropë, dhe për marrëdhënie më të mira me Brukselin, i cili ende kushtëzon pagesat multi-milionëshe të fondit të kohezionit me respektimin e sundimit të ligjit.

Fushata e tij duket se po prek një tel të rëndësishëm: sondazhet e fundit e vendosin Tisën 13 pikë përpara. Por, cilido qoftë rezultati, votimi do të ketë pasoja shumë përtej kufijve të Hungarisë.

Orbán qëndron në qendër të kampit nacional-konservator të Evropës, duke u përafruar ngushtë me botëkuptimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe duke sfiduar hapur qëndrimet kryesore të

BE-së mbi migracionin, standardet demokratike dhe në veçanti luftën në Ukrainë.

Ngurrimi i Budapestit për të sanksionuar Moskën ose për të mbështetur Kievin ka thelluar përçarjet brenda bllokut. Një ndryshim i lidershipit mund të riorganizojë dinamikën e pushtetit brenda Këshillit Evropian në një moment vendimtar për të ardhmen e Ukrainës.

Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia: Llogaritjet lokale për qeveritë kombëtare

Katër nga fuqitë më të mëdha të BE-së po përgatiten për zgjedhje rajonale dhe bashkiake që do të konfirmojnë se sa shumë vrull ka e djathta ekstreme dhe do të ofrojnë një kontroll mbi mosbesimin në rritje ndaj autoriteteve në Madrid, Berlin, Paris dhe Romë.

Në Spanjë, partia socialiste PSOE e kryeministrit Pedro Sánchez po përjeton humbjen në zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit në Extremadura, duke shënuar rezultatin e saj më të keq ndonjëherë në atë që ishte një bastion tradicional.

Ndërkohë, në Madrid, koalicioni qeverisës i Sánchez është nën presion pas disa skandaleve të korrupsionit dhe po përpiqet të miratojë një buxhet për të tretin vit radhazi.

Zgjedhjet e ardhshme rajonale në Aragon më 8 shkurt, Castilla y León më 15 mars dhe Andaluzi, rajoni më i madh i Spanjës për nga madhësia dhe popullsia, më së voni më 30 qershor, do të jenë të gjitha teste vendimtare jo vetëm për PSOE-në, por edhe për Partinë Popullore (PP) të opozitës së qendrës së djathtë.

Pyetja është nëse PP mund të sigurojë shumicën përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2027 pa u mbështetur në mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Gjithashtu më 15 dhe 22 mars, francezët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive në të gjithë vendin – dhe ashtu si në Spanjë, këto zgjedhje lokale do të shërbejnë si një matës përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Franca po përballet aktualisht me një krizë politike të paqëndrueshmërisë së zgjatur qeveritare, vlerësimeve rekord të ulëta të miratimit për Presidentin Emmanuel Macron dhe rritjes së vazhdueshme të Tubimit Kombëtar (RN) të ekstremit të djathtë, pavarësisht se udhëheqëses së saj Marine Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste zyrtare.

Në Itali, zgjedhjet bashkiake në qytetet kryesore të Romës, Milanos, Bolonjës dhe Torinos u shtynë gjatë pandemisë dhe u riprogramuan për pranverën e vitit 2027. Në vend të kësaj, votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit në vitin 2026 vetëm në një numër më të vogël qytetesh si Venecia, Reggio Calabria, Arezzo, Andria dhe Pistoia.

Italianët do të votojnë gjithashtu për një referendum mbi një reformë kushtetuese të sistemit të drejtësisë. Ai do të dorëzohet pranverën e ardhshme, por data ende nuk është përcaktuar. Do të shihet si një provë e mbështetjes publike për koalicionin e Melonit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2027.

Së fundmi, disa shtete gjermane po përgatiten për zgjedhje rajonale: Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz në mars, dhe Saksonia-Anhalt, Berlini dhe Mecklenburg-Vorpommern në shtator.
Këto zgjedhje shtetërore do të vënë në provë popullaritetin e Kancelarit Friedrich Merz, i cili ka mbajtur detyrën që nga maji, dhe gjithashtu do të matin rritjen e së djathtës ekstreme jo vetëm në ish-Gjermaninë Lindore të deindustrializuar, por edhe në Perëndimin më të pasur.

Suedia: Hija e ndërhyrjes së huaj

Duke pritur me padurim zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, kryeministri Ulf Kristersson shkroi në X se “kur Suedia të shkojë në zgjedhje vitin e ardhshëm, ne do ta bëjmë këtë në një situatë serioze sigurie që duhet ta marrim parasysh”.

Kristersson po qeveris një koalicion të qendrësve, socialistëve, liberalëve dhe demokratëve të krishterë, i cili aktualisht po ka rezultate në sondazhe të ngjashme me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023.

Që atëherë, Suedia është përballur me një rritje të krimit të dhunshëm, duke nxitur retorikën e krahut të djathtë të dëgjuar në të gjithë Evropën, në të cilën fenomeni shpesh theksohet për të siguruar ushqim për argumente anti-migrim.

Por “situata serioze e sigurisë” që e shqetëson kryeministrin është kërcënimi i ndërhyrjes së huaj.
Në nëntor, ministria e mbrojtjes tha se kishte rritur aftësitë e saj të sigurisë kibernetike dhe ishte në gatishmëri për ndërhyrje në zgjedhje, të tilla si ajo e parë në Gjermani , e cila këmbënguli këtë vit se

Rusia do të “paguajë një çmim” për “sulmet e saj hibride” ndaj infrastrukturës zgjedhore.

Operacione të tilla ndërhyrjeje të huaja ka të ngjarë t’u sjellin dobi partive që janë kritike ndaj imigracionit, skeptike ndaj integrimit në BE dhe më të paqarta në qëndrimin e tyre ndaj Moskës, një tendencë e ilustruar nga Demokratët e Suedisë.

Zgjedhjet e Suedisë pritet të jenë një provë e qëndrueshmërisë demokratike në BE pas zbatimit të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili trajton ndërhyrjen në zgjedhje në mediat sociale, dhe Mburojës së Demokracisë të propozuar nga blloku.

Danimarka: Nën presion, brenda dhe jashtë vendit

Pasi humbën Kopenhagenin për herë të parë që nga viti 1938, Mette Frederiksen dhe socialdemokratët e saj tani do të përballen me një votim kombëtar.

Analistët thonë se qëndrimi i ashpër i Frederiksen ndaj imigracionit nuk dha fryte. Sondazhet tregojnë se kryeministrja, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2019, mund ta humbasë pozicionin e saj, me koalicionin qeverisës që përfshin parti nga qendra e majtë deri te qendra e djathtë që duket gjithnjë e më i brishtë.

Danimarka është gjithashtu e shqetësuar për integritetin e saj territorial. Më herët këtë muaj, Trump përsëriti qëllimet e tij ekspansioniste në lidhje me Groenlandën, një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Votimi duhet të zhvillohet para tetorit 2026, por data nuk është konfirmuar ende.

Bullgaria: Pa qeveri, por euro po vjen së shpejti

Që nga 1 janari 2026, Bullgaria do të miratojë zyrtarisht euron si monedhën e saj. Megjithatë, vendi ka përjetuar paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike që nga nëntori, pas dorëheqjes së qeverisë mes protestave të mëdha në rrugë për korrupsion dhe ndikim oligarkik.

Letonia dhe Sllovenia: Krerë të rinj të mundshëm shtetesh

Sllovenia dhe Letonia do të zhvillojnë zgjedhje parlamentare përkatësisht në mars dhe tetor.
Në Slloveni, sondazhet tregojnë se Partia Demokratike e opozitës së qendrës së djathtë është pak më përpara se Lëvizja për Liri, partia aktuale në pushtet, një parti e qendrës së majtë e udhëhequr nga kryeministri Robert Golob. Analistët vlerësojnë se formimi i një qeverie pas zgjedhjeve mund të jetë i vështirë, pasi disa parti të reja dhe më të vogla po hyjnë në garë.

Në Letoni, zgjedhjet do të përcaktojnë se kush do të pasojë koalicionin aktual të qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministrja Evika Siliņa. Partia e saj është aktualisht në vendin e dytë në sondazhe, menjëherë pas Aleancës Kombëtare konservatore.

Më herët në vitin 2025, zgjedhjet lokale zbuluan dobësi në sistemin e IT-së së votimit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Letonisë thotë se i ka zgjidhur ato përpara votimeve të tetorit.
SHBA, Brazili, Izraeli dhe Rusia: Zgjedhjet globale me implikime në BE
BE-ja nuk është vetëm në mëshirën e votuesve të vet./e.t

16:35 “‘Balluku’dhe ‘Veliaj’, dy dosjet më pikante të 2025”/ Klodiana Lala: SPAK, kryefjalë edhe në 2026

By: EL
31 December 2025 at 16:35

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një përmbledhje të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme dhe politikanëve që janë nën lupën e drejtësisë.

Ajo u shpreh se dy dosjet më pikante dhe më të rëndësishme që SPAK hetoi gjatë 2025, ishin ajko e kryebashkiakt të Tiranës Erion Veliaj dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Shqiptarët të etur për të parë ndëshkim të zyrtarët e nivelit të lartë.
SPAK bëri dy lëvizje të guximshme këtë vit: arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i pari zyrtar që arrestohet teksa ushtronte detyrën, dhe lëvizja më e fortë që kapi në befas edhe mazhorancën është marrja e pandehure zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Kishte zyrtarë të tjerë të besuar të Ballukut që ishin marrë nën akuzë, por në fakt për zonjën Balluku nuk ishte folur thuajse fare. Tre muajt e fundit media dhe politika janë vërtitur rreth emrit të Ballukut.
Grupi kriminal brenda AKSHI dhe shpallja në kërkim e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, Karçanaj nën masën e arrestit në shtëpi, është gjithashtu një ngjarje shumë e rëndë. Berisha gjithashtu ka vijuar përballjen me drejtësinë, Meta dhe Xhaçka gjithashtu. 21 Janari ka çuar gjithashtu ish zyrtarë të lartë në dyert e SPK. I vetmi që nuk e ka kapërcyer pragun e SPAK deri tani është kryeministri Edi Rama.
Mendoj që SPAK do të jetë kryefjalë edhe për 2026, poër shkak kjo edhe të dosjeve që ka në dorë”, tha ajo./e.t

16:35 Ritet e veçanta të ndërrimit të viteve në Shqipëri dhe botë (Lifestyle)

By: EL
31 December 2025 at 16:35

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë botën dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.

Në shumë vende, festimet e Vitit të Ri fillojnë në mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe vazhdojnë në orët e para të 1 janarit. Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Festimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

 

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik .

Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete të tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale, e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme plot me specialitete të rralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe sipas mësimeve religjioze, konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar – solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtet një tryezë të pasur, por në dallim me popujt e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

Në shumë vende dhe shtete të botës është tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të mot moteve masivisht dalin në qendër të qytetit.

Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New York, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.

-Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri në vende të ndryshme të botës

Natën e ndërrimit të motmoteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues. Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë.
Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtimit, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve. Ky veprim do t’ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’ju përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Ritet, besimet dhe traditat në ditën e pritjes së Vitit të Ri në Shqipëri

1. Pastrimi i shtëpisë

Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot. Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.

2. Mish, mish, mish

Ka gjel deti në tryezë, por mishit nuk i shmangeni dot. Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.

3. Leku në byrek ose bakllava

Leku nuk duhet të mungojë sepse ikën fati. Po nëse nuk ka bie leku çfarë të bëjmë? Shohim vitin tjetër.

4.Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet./e.t

16:20 “Washington Post”: Shqipëria, në 10 destinacionet më të mira të 2025

By: EL
31 December 2025 at 16:20

Last Updated on 31/12/2025 by EL

E përditshmja amerikane Washington Post ka renditur Shqipërinë në 10 destinacionet më të mira të udhëtimeve për 2025-ën.

Në një renditje të publikuar në ditën e fundit të vitit thuhet se, me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt Italisë ose Greqisë.

Në shkrimin e gazetares Natalie Compton citohen turistë që e kanë vizituar vendin. Sipas tyre, Shqipëria ofron gjithçka: ushqimin, natyrën, jetën e natës, me një kosto shumë më të ulët dhe pa turma vizitorësh.

Vetë gazetarja bëri një udhëtim me familjen, duke e nisur nga Shkodra, që sipas saj është një rajon i famshëm për malet, liqenet, akomodimet në ferma dhe ecjet në natyrë, si dhe historinë e tij.

Më pas ajo veçon rivierën shqiptare, me një udhëtim drejt qytetit të Himarës. Ajo nënvizon se shpenzimet për ushqimin ishin shumë herë më të lira se në Pulia të Italisë, Majorka të Spanjës apo edhe në Maltë. Gazetarja e Washington Post veçon edhe Beratin dhe Tiranën.

“Ajo që zbuluam në Shqipëri ishte më shumë se sa një ‘kopje’ e vendeve të saj fqinje”, thotë gazetarja amerikane. Krahas Shqipërisë, Washington Post rendit edhe destinacione të njohura në Spanjë, Afrikë dhe deri në El Salvador./e.t

16:11 Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

By: EL
31 December 2025 at 16:11

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Prej dy ditësh, qarkullimi në aksin rrugor Strugë-Qafë Thanë është plotësisht i paralizuar, duke mos lejuar kalimin e asnjë mjeti në të dy drejtimet.

Shkak i bllokimit është rrëzimi i një autoboti të mbushur me gaz, ngjarje që ka detyruar autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë totalisht lëvizjen, për të shmangur rreziqe serioze për sigurinë e mjeteve dhe qytetarëve.

Gjatë ditës së sotme është ndërhyrë me mjete të rënda dhe vinç, me qëllim largimin e autobotit nga rruga, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Sipas burimeve zyrtare, puna pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa nuk ka ende një afat të qartë nëse rruga do të hapet më 1 janar apo jo.

Bllokimi ka sjellë pasoja të edhe në pikat doganore, duke ndalur totalisht punën në të dyja palët, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Situata ka penguar gjithashtu qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve, pavarësisht interesit të lartë për festat.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të ri.

Duhet theksuar se çdo ditë në këtë pikë kalimi kufitar në periudhë festash hyjnë dhe dalin më shumë se 6 mijë shtetas vendas dhe të huaj. /e.t

15:58 “Nipër për ditë”, nisma e veçantë e të rinjve të Elbasanit që gëzuan zemrat e gjyshërve që jetojnë vetëm

By: EL
31 December 2025 at 15:58

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Ditët e fundit të vitit, duket se kanë qenë ndryshe për të moshuarit që jetojnë vetëm në fshatrat e Elbasanit.

Në Bradashesh, Papër, Gracen, Funar, Labinot Fushë dhe Labinot Mal, dhjetëra të moshuar u vizituan nga të rinjtë e këtyre zonave në ditët e fundit të vitit duke përçuar një atmosferë krejt ndryshe dhe të veçantë, që surprizuan dhe gëzuan këtë shtresë që vuan ikjen dhe largimin e të rinjve në emigracion.

Nismës së të rinjve të PS-së Shkumbinit të Sipërm, iu bashkua edhe deputetja e zonës Sara Mila, e cila është mjaft aktive në zonë duke mbështetur dhe treguar vëmendje të veçantë për idetë dhe nismat e të rinjve.

Disa momentet nga kjo nismë, ajo i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale, ku shkruan:

“Kam përqafuar dhjetëra gjyshe e gjyshër të vetmuar. Në skaje të largëta, ku ndoshta rrallë shkon zëri i festës, por ku emocioni është gjithmonë i vërtetë. Bashkë me të rinj të mrekullueshëm, vendosëm t’ua çonim festën. Por ajo që morëm ishte shumë më tepër: sy që ndriçonin, duar që dridheshin nga gëzimi, dhe një ndjenjë e fortë se prania jonë kishte peshë. Se dikush kishte ardhur posaçërisht për ta”, shprehet deputetja Mila.

Prezenca, koha e kaluar së bashku me të rinjtë në këto familje nuk sollën vetëm atmosferën e fundvitit, por rikthyen ndjesinë e të kujtuarit për këdo.

“Ata kanë nevojë më shumë për prezencë sesa për dhurata. Për kohë. Për vëmendje. Këto ditë më mësuan se festa e vërtetë nuk është kalendari, as dritat, as zhurma. Festa është prania. Është koha që i fal dikujt. Është dashuria që nuk pret asgjë mbrapsht. Këto përqafime do të më shoqërojnë shumë gjatë” shkruan më tej deputetja e cila ka mbështetur idenë dhe realizimin e kësaj ideje.

Një nismë që më shumë se gjithçka kërkon të kthejë vëmendjen tek komuniteti dhe mbajtja gjallë e lidhjeve mes tij, por edhe afrimit të brezave. Dhe për të na kujtuar të gjithëve si shoqëri, se përveç gotave që torkasim me njëri-tjetrin në festa të tilla, një kujtesë sado simbolike për ata që kemi afër, nuk është kurrë tepër./e.t

Australia mirëpret vitin 2026, shfaqe ikonike me fishekzjarrë në Sidney

By: EL
31 December 2025 at 15:39

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Akrepat në Australi shënuan 00:00 dhe viti i ri 2026 sapo ka trokitur në derë dhe viti i ri 2026 sapo ka trokitur në derë shoqëruar me shfaqen spektakolare të fishekzjarrëve në qytetin e Sydneyt.

Vitin e Ri e kanë pritur edhe Vanuatu, Ishujt Solomon dhe Bougainville, një rajon autonom i Papua Guinesë së Re, si dhe pjesë të Rusisë./e.y

15:37 Saga hakmarrjesh, vrasje e të miturve, atentati në Rinas dhe…/ Klodiana Lala bën bilancin e ngjarjeve kriminale të 2025

By: EL
31 December 2025 at 15:37

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një bilanc të ngjarjeve kriminale dhe dosjeve të hetuara gjatë 2025, që bënë bujë.

“2025 ka shënjuar disa ngjarje kriminale. Nisën në Shkodër dhe vrasja e Kristian Markut, nipi i Martin Bardhit ishte më e rënda nga mënyra e organizimit. Famija Bardhi dhe ajo Reçi kishin një sagë hakmarrjeje.

Gjatë vitit kemi ngjarje të tjera të rënda, ngjarja në Lundër ku u qëllua në automjetin e fëmijëve të një biznesmeni. Ngjarje ku krimi nuk kursen as të miturve. Masakra e Shkodrës gjithashtu ishte shumë rëndë.
4
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte për mua edhe më e rënda sepse u prek tempulli i sistemit, drejtësia. Ajo që ihste edhe më e rëndë sipas meje është
Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shaljani) ishte gjithashtu shumë e rënë.
Sherret e të miturve kanë qenë gjithashtu prezente gjatë 2025-ës”, tha ajo./e.t

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

By: 27
31 December 2025 at 16:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lamë pas si një nga më të vështirat për shqiptarët. Ai ka denoncuar vjedhjen e votës gjatë farsës elektorale të 11 majit, korrupsionin e qeverisë dhe konsolidimin e narkoshtetit, duke theksuar varfërinë rekord të qytetarëve krahas pasurisë marramendëse të pushtetarëve.

Gjatë mesazhit të tij, kryedemokrati Sali Berisha jep një mesazh shprese për 2026-ën, duke e cilësuar këtë vit si momentin e bashkimit kombëtar për të rrëzuar bandën kriminale në pushtet që quhet ‘Rilindje’ e drejtuar nga Edi Rama dhe rikthimit të demokracisë dhe votës së lirë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale, Gëzuar vitin e ri 2026. Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese. Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij. Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin.
Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë. Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë. Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë.

Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare. Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet. Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi. Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës. Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro. AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës.

AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë. Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit. AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave. Kaloi kadastra e shtetit.
Kaloi çdo e dhënë. Dhe akoma më keq, të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë, u eksportuan në kartel e drogës dhe tek armiqtë e saj, armiqtë e NATO-s. Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë. Pra u bënë kartelet më të fuqishme.

Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin. Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe. Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit. Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit. Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale. Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz.
Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë.
Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen. Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar. Ndaj dhe unë dua sonte t’ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni. Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja. Gëzuar!

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

By: 27
31 December 2025 at 16:28

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes.

Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë.

Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat për orë të tëra.

Kjo situatë e përditshme vjen për shkak të mungesës së investimeve nga ana e qeverisë si dhe zvarritjeve të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjatë kësaj periudhe festive, vendi është kthyer në një kaos të vërtetë sa i përket trafikut.

Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra në rrugë, ndërsa prania e policisë në terren shpeshherë nuk e lehtëson situatën, por përkundrazi e përkeqëson atë, për shkak të mungesës së një menaxhimi të qartë dhe koordinimi të duhur të qarkullimit.

 

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

By: 27
31 December 2025 at 16:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazh.

The post Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë appeared first on 27.

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

By: 27
31 December 2025 at 15:54

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie. Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Denoncimi 1:

Përshëndetje. Një tjetër tallje po ndodh me pasagjerët e Wizz Air nga Londra për Tiran. Pasi u ulëm në sendile dhe ishim gati për nisje na zbresin përsëri me arsyen se ka ndez një llamb konteri i avijonit. Kjo ësht një tallje kronike me pasagjerët Shqitar.

Denoncimi 2:

Pershendetje perseri wizzair “probleme teknike “ nga londra kemi kaq ore presim nuk i i dihet kur do marim fluturimin tjeter …. Gezuar vitin e ri

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

By: 27
31 December 2025 at 15:32

Ndërsa 2025 është në orët e fundit të tij, sytë e admiruesve janë hedhur tashmë nga viti 2026 gjatë të cilit do të përjetojmë emocione të shumta nga eventet më të rëndësishme sportive. Nga Lojërat Dimërore të Milano Cortina, Botëori i futbollit e deri te turnetë e mëdhenj Grand Slam e Botërori i Formula 1, kalendari i 12 muajve të ardhshëm do të jetë i pasur me ngjarje që padyshim do të na argëtojne e që do t’i përjetojmë me entuziazëm.

Një vëmendje të madhe do të kenë Lojërat Olimpike Dimërore në Milano Cortina. Edhe në Shqipëri interesi do të jetë i madh për eventin më të rëndësishëm të sporteve dimërore teksa sytë do të jenë më shumë te Lara Colturi, 19 vjeçarja që ka zgjedhur të garojë për flamurin kuqezi në skitë Alpine.  Lojërat Olimpike Dimërore do të nisin në 6 shkurt me ceremoninë e hapjes në San Siro. Në total do të garohet në 16 disiplina sportive në 18 impiante të vendosura në një sipërfaqe mbi 22 mijë km2  dhe ku do të përfshihen 3000 sportistë nga 90 vende të ndryshme të botës. Ceremonia e mbylljes do të jetë në 22 shkurt në Arena të Veronës dhe pak javë më vonë do të mbahen Lojërat Paralimipike Dimërore.

Por eventi që do të ketë sytë e miliarda banorëve në planetin Tokë do të jetë padyshim Kampionati Botëror i Futbollit, një eveniment që vazhdon ta ëndërrojnë edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova që në mars do të luajnë ndeshjet e playoffit. SHBA, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori-19  korrik do të presin evenimentin më të jashtëzakonshëm të futbollit, në një edicion ku për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra për të luajtur 104 ndeshje. Botërori i vitit të ardhshëm do të hapet me sfidën mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin mitik Azteca. Pas fazës së grupeve, në 28 qershor do të nisë faza me eliminim direkt, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Metlife Stadium të Neë Jersey, në 19 korrik, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet në Hard Rock Stadium të Miamit

Një tjetër event i programuar për vitin 2026 është edicioni i radhës i Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Taranto në 21 gusht-3 shtator. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 4500 sportistë nga 26 vende që do të garojnë në 30 disiplina sportive. Ashtu sic do vit, tenisi ka vendin e tij të rëndësishëm në kalendarin sportiv teksa e gjithë vëmendje do jetë te dyshja Alcaraz-Sinner, që kane vendosur diktatin e tyre teksa në 2025 ishin dy lojtarët që kanë fituar turnetë Grand Slam. Australian Open, Roland Garros, ëimbledon dhe US Open janë eventet tenistike që do të kenë padyshim vëmendjen më të madhe ku sytë janë pikërisht nga dy numrat e parë të botës teksa pritet me kureshtje se si do të vijojë rivaliteti mes tyre

Kalendari sportiv 2026 nuk mund të quhet i plotë pa sportet me dorë teksa këtë vit do të zhvillohet Botërori i Basketbollit të vajzave si dhe evropianët e volejbollit për djem e vajza. Nuk do të mungojë as Botërori i Formula 1 që do të ketë ndryshime rrënjësore në rregullore me Lando Norris që do të jetë piloti për t’u mundur, ndërkohë që edhe MotoGP do të ketë hapësirën e vet me Marc Marquez që do të vijë si kampioni në fuqi me synimin për të triumfuar sërish për ta cuar në 10 numrin e titujve botëror në karrierën e tij. Me fjalë të tjera na pret një vit i jashtëzakonshëm sportiv me evente për t’u shijuar në maksimum nga të gjithë.

 

Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –

By: 27
31 December 2025 at 14:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë.

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi – në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë.

Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

By: 27
31 December 2025 at 14:40

Pas një Dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta.

Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar,  futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan. Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia.

Urimi i ambasadës së SHBA për Vitin e Ri: Partneriteti ynë forcohet përmes vlerave të përbashkëta

31 December 2025 at 16:32

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot qytetarët për Vitin e Ri.

Përmes një videomesazhi, Ambasada amerikane nënvizoi se “ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026!”.

Ambasada e SHBA theksoi se partneriteti mes dy vendeve vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta.

“Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta! Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, shkroi Ambasada amerikane.

/m.q/a.f/r.e/

The post Urimi i ambasadës së SHBA për Vitin e Ri: Partneriteti ynë forcohet përmes vlerave të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌