Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Lajme Shqiperi

Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë

By: V K
2 January 2026 at 14:41

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh u gjet pa shenja jete në banesën e tyre.

Policia ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro., 40-vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro., 50-vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten (EMRAT)

By: V K
2 January 2026 at 14:24

Këtë të premte 2 janar 2026, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Viktima, Sose Xhebro, rreth 40-vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro, ka vrarë edhe veten.

Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

By: A R
2 January 2026 at 15:00

Rusia ka njoftuar se u ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të dhënat e fluturimit të një droni, për të cilin thotë se ishte drejtuar drejt rezidencës së presidentit Vladimir Putin. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, këto të dhëna janë marrë nga pajisjet e navigimit të dronit dhe janë analizuar nga shërbimet sekrete ruse.

Igor Kostyukov, një nga drejtuesit më të lartë ushtarakë rusë, deklaroi se analizimi i memories së dronit tregon qartë se objektivi i sulmit ishte kompleksi presidencial ku qëndron Putin. Ai tha se dorëzimi i këtyre informacioneve tek SHBA-të synon të provojë pretendimet e Rusisë dhe të sqarojë situatën ndërkombëtare.

Ndërkohë, inteligjenca e Ukrainës ka dalë me një paralajmërim serioz. Sipas saj, Kremlini po përgatit një provokacion të madh, me viktima të shumta, për të prishur bisedimet e paqes që po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara. Shërbimet sekrete ukrainase thonë se pas akuzave për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Rusia po përhap informacione të rreme për të përgatitur opinionin publik për një përshkallëzim të ri të luftës. Sipas tyre, ngjarja e planifikuar mund të ndodhë rreth datës 7 janar.

Sipas këtyre burimeve, vendi i mundshëm i provokacionit mund të jetë një objekt fetar ose një ndërtesë me rëndësi të madhe simbolike, si në Rusi ashtu edhe në zonat e pushtuara të Ukrainës. Për të fajësuar Ukrainën, Rusia, sipas inteligjencës së Kievit, mund të përdorë mbetje dronësh të prodhimit perëndimor, të cilat do të hidheshin në vendin e ngjarjes për të krijuar prova të rreme.

“Përdorimi i frikës dhe kryerja e sulmeve me viktima civile, duke ia faturuar fajin palës tjetër, është një metodë e njohur e shërbimeve sekrete ruse”, thuhet në deklaratën e inteligjencës ukrainase.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon që prej vitit 2022 dhe tensionet mbeten shumë të larta. Akuzat për sulme me dronë, provokacione dhe manipulim informacioni janë shtuar kohët e fundit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të rikthejë palët në tryezën e bisedimeve për paqe. Frika për një përshkallëzim të ri të konfliktit mbetet e madhe.

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

By: A R
2 January 2026 at 14:51

Superstrada Milot–Lezhë po përballet me fluks të lartë automjetesh në ditën e dytë të Vitit të Ri, duke shkaktuar trafik të rënduar. Më problematike paraqitet situata në degëzimin e Fushë-Milotit si edhe në hyrje të qytetit të Lezhës, ku qarkullimi i mjeteve është i ngadalësuar dhe në disa momente ka pasur ndalesa të gjata.

Në rëndimin e trafikut ka ndikuar ndjeshëm edhe moti i paqëndrueshëm me reshje shiu, i cili ka përfshirë zonën e Lezhës gjatë gjithë ditës së sotme, duke vështirësuar kushtet e lëvizjes dhe duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. Fluksi i automjeteve lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve pas festave të fundvitit, si dhe me lëvizjet drejt zonave malore dhe Malit të Zi.

Për menaxhimin e situatës, Policia Rrugore ka shtuar praninë në terren, duke u vendosur në disa pika përgjatë superstradës Milot–Lezhë. Efektivët po punojnë për orientimin e qarkullimit, disiplinimin e trafikut dhe lehtësimin sadopak të lëvizjes së mjeteve, ndërkohë që u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike.

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

By: A R
2 January 2026 at 14:42

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për tragjedinë e rëndë ku 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një bar në Crans Montana, Zvicër natën e ndërrimit të viteve.

Ambasada ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa e konsideron atë si një prej tragjedive më të këqija që ka përjetuar vendi.

Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.

Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.

Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre”, thuhet në reagim.

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

By: A R
2 January 2026 at 14:33

Fermerët grekë kanë rinisur sërish protesta në fillim të këtij viti. Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

By: A R
2 January 2026 at 14:24

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen.

‘Petrit Florini, djali i tezes time me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne! U prehshi në paqe Petrit dhe Elona‘, shkruan Ndreu.

E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

By: A R
2 January 2026 at 14:17

Nje ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin, ku një grua 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, me shenja dhune.

Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre dhe më herët kishin qenë drejt divorcit. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ndërsa mësohet se ata janë prindër të dy djemve të rritur.

Policia njofton se rreth orës 13:30 është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore për rastin, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, Sose Xhebroj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën përreth banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në ambientin e garazhit trupin e pajetë të bashkëshortit, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pas ngjarjes. Arma e përdorur, një pistoletë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

By: A R
2 January 2026 at 14:08

“Tre minilidhjet” festuan 25-vjetorin e tyre të premten, duke arritur një moment historik me shifra rekord udhëtimesh, që nxjerrin në pah lidhjet e thella midis dy anëve të Ngushticës së Tajvanit.

Shërbimet e drejtpërdrejta të udhëtarëve të vendosura sipas këtyre tre lidhjeve, përkatësisht tregtia në shkallë të vogël, transporti detar dhe shërbimi postar midis provincës Fujian në Kinën kontinentale dhe Kinmen e Matsu, ishuj të administruar nga Tajvani, u vunë në funksionim zyrtarisht më 2 janar 2001.

Në vitin 2025 u regjistruan mbi 1.43 milion udhëtime hyrëse dhe dalëse nga banorët e Tajvanit, duke tejkaluar të gjitha vëllimet e mëparshme vjetore në historinë 25-vjeçare të këtyre lidhjeve, sipas të dhënave të publikuara nga Stacioni i Përgjithshëm i Kontrollit Kufitar të Hyrje-Daljeve në Xiamen të mërkurën.

Gjatë pushimeve treditore të Vitit të Ri 2026 që filluan të enjten, në këto lidhje do të bëhen mbi 20 000 udhëtime individuale, tha stacioni.

Lidhjet shërbejnë si një urë zemrash e jetese, duke lehtësuar jo vetëm ribashkimin familjar dhe shkëmbimet kulturore, por edhe duke zgjeruar mundësitë e biznesit në të dy brigjet e Ngushticës.

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

By: A R
2 January 2026 at 14:00

Paga e plotë e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, është 50 për qind më e lartë se paga e saj e deklaruar. Kështu bëjnë me dije burime ekskluzive për prestigjiozen analize të Financial Times.

Kreu i autoritetit monetar të Evropës fitoi gjithsej rreth 726,000 euro në vitin 2024, sipas llogaritjeve të FT, rreth 56 për qind më e lartë se paga “bazë” prej 466,000 eurosh e zbuluar nga BQE në raportin e saj vjetor.

Kjo do të thotë që znj. Lagarde fiton gati katër herë më shumë se kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Poëell, paga e të cilit përcaktohet nga ligji federal i SHBA-së dhe aktualisht është e kufizuar në 203,000 dollarë (172,720 euro).

Ndërsa paga e plotë e znj. Lagarde është modeste krahasuar me drejtuesit ekzekutivë të kompanive të mëdha të BE-së, analiza ekspozon se sa i kufizuar mbetet zbulimi i pagave në BQE. Banka qendrore nuk i nënshtrohet të njëjtave rregullave të rrepta si kompanitë e listuara në bllok, të cilat diktojnë se ato duhet të japin një “pamje të plotë dhe të besueshme të shpërblimit” të secilit prej drejtorëve të tyre.

Fabio De Masi, eurodeputet dhe kryetar i partisë së majtë populiste gjermane BSË, tha se ishte “skandaloze” që drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Seëing, “i ofron publikut informacion më të detajuar në lidhje me pagën e tij sesa Madame Lagarde”. Seëing fitoi 9.8 milionë euro në vitin 2024.

De Masi i kërkoi BQE-së të miratojë një standard të ngjashëm me ligjet evropiane të deklarimit të pagave për kompanitë e listuara në bursë. “Presidenti i BQE-së dhe zyrtari më i paguar i BE-së duhet të përfaqësojë standardin e artë të llogaridhënies”, tha ai. Vetëm paga bazë e znj. Lagarde e bën atë zyrtaren më të paguar në BE. Paga bazë vjetore e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është 21 përqind më e ulët.

Përveç pagës së saj bazë, znj. Lagarde merr rreth 135,000 euro përfitime shtesë për strehim dhe çështje të tjera, sipas analizës së FT. Raporti vjetor i BQE-së nuk ofron deklarim individual të përfitimeve shtesë të anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Znj. Lagarde gjithashtu fiton rreth 125,000 euro për pozicionin e saj si një nga 18 anëtarët e bordit të drejtorëve të Bankës për Zgjidhje Ndërkombëtare – e njohur si “banka për bankat qendrore”. Raporti vjetor i BQE-së nuk i referohet pagës së Lagarde në BIS. Vetë BIS zbulon vetëm pagat totale për të gjithë anëtarët e bordit të saj.

Krim në familje: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten – EMRAT

By: Uesli
2 January 2026 at 14:31

Krim në familje në Orikum: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten   Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Orikum, ku një krim i rëndë në familje ka përfunduar me dy viktima. Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar […]

The post Krim në familje: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten – EMRAT appeared first on Saranda Web.

Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur

By: Uesli
2 January 2026 at 13:23

Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur   Një arrestim është shënuar që në ditën e parë të vitit 2026 nga Policia Rrugore në Delvinë. Policia njofton se specialistët e Seksionit të Trafikut Urban Sarandë kanë arrestuar shtetasin D. M., 52 vjeç, pasi u konstatua në Delvinë duke […]

The post Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur appeared first on Saranda Web.

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

By: e xh
2 January 2026 at 13:54

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës të tregohen shumë të kujdesshëm, për shkak të prezencës së akullit në rrugë, i cili rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Autoritetet apelojnë që të minimizohen lëvizjet drejt zonave malore ku ka akull, me qëllim shmangien e incidenteve të mundshme. Po ashtu, drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të pajisur me zinxhirë dhe mjete të tjera ndihmëse për qarkullim në kushte dimërore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për një udhëtim sa më të sigurt.

14:45 Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

By: Kesjana
2 January 2026 at 14:45

Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë regjistruar tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit.

Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit./kb

 

14:30 Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

By: Kesjana
2 January 2026 at 14:30

Paga e plotë e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, është 50 për qind më e lartë se paga e saj e deklaruar. Kështu bëjnë me dije burime ekskluzive për prestigjiozen analize të Financial Times.

Kreu i autoritetit monetar të Evropës fitoi gjithsej rreth 726,000 euro në vitin 2024, sipas llogaritjeve të FT, rreth 56 për qind më e lartë se paga “bazë” prej 466,000 eurosh e zbuluar nga BQE në raportin e saj vjetor.

Kjo do të thotë që znj. Lagarde fiton gati katër herë më shumë se kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Poëell, paga e të cilit përcaktohet nga ligji federal i SHBA-së dhe aktualisht është e kufizuar në 203,000 dollarë (172,720 euro).

Ndërsa paga e plotë e znj. Lagarde është modeste krahasuar me drejtuesit ekzekutivë të kompanive të mëdha të BE-së, analiza ekspozon se sa i kufizuar mbetet zbulimi i pagave në BQE. Banka qendrore nuk i nënshtrohet të njëjtave rregullave të rrepta si kompanitë e listuara në bllok, të cilat diktojnë se ato duhet të japin një “pamje të plotë dhe të besueshme të shpërblimit” të secilit prej drejtorëve të tyre.

Fabio De Masi, eurodeputet dhe kryetar i partisë së majtë populiste gjermane BSË, tha se ishte “skandaloze” që drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Seëing, “i ofron publikut informacion më të detajuar në lidhje me pagën e tij sesa Madame Lagarde”. Seëing fitoi 9.8 milionë euro në vitin 2024.

De Masi i kërkoi BQE-së të miratojë një standard të ngjashëm me ligjet evropiane të deklarimit të pagave për kompanitë e listuara në bursë. “Presidenti i BQE-së dhe zyrtari më i paguar i BE-së duhet të përfaqësojë standardin e artë të llogaridhënies”, tha ai. Vetëm paga bazë e znj. Lagarde e bën atë zyrtaren më të paguar në BE. Paga bazë vjetore e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është 21 përqind më e ulët.

Përveç pagës së saj bazë, znj. Lagarde merr rreth 135,000 euro përfitime shtesë për strehim dhe çështje të tjera, sipas analizës së FT. Raporti vjetor i BQE-së nuk ofron deklarim individual të përfitimeve shtesë të anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Znj. Lagarde gjithashtu fiton rreth 125,000 euro për pozicionin e saj si një nga 18 anëtarët e bordit të drejtorëve të Bankës për Zgjidhje Ndërkombëtare – e njohur si “banka për bankat qendrore”. Raporti vjetor i BQE-së nuk i referohet pagës së Lagarde në BIS. Vetë BIS zbulon vetëm pagat totale për të gjithë anëtarët e bordit të saj./kb

14:15 Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

By: Kesjana
2 January 2026 at 14:15

Për të pestën ditë radhazi, protesta masive kanë shpërthyer në Iran kundër regjimit autoritar, mes një krize të thellë ekonomike që po godet vendin. Turma njerëzish kanë dalë në rrugë në disa qytete, ndërsa dëshmitarë raportojnë prani të shtuar të forcave të sigurisë. Shteti është përpjekur të shtypë demonstratat, veçanërisht në zonat rurale, ku përleshjet kanë qenë më të ashpra.

Deri tani raportohet për të paktën shtatë viktima gjatë protestave. Protesta dhe përleshje janë shënuar edhe në provincat Fars, Kermanshah dhe Chahar Mahal, ku qytetarët u përballën me njësi paraushtarake dhe mjete të blinduara. Demonstratat nisën pas rënies së fortë të monedhës, fillimisht nga tregtarët në Teheran dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin, të mbështetura edhe nga studentët. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë nëse Irani qëllon dhe vret protestuesit që demonstrojnë kundër përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.
“Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë. Jemi të armatosur dhe gati për të filluar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J.TRUMP”, tha ai./kb

14:00 Mbi 60 vepra të Henri Matisse dhurohen në Paris, një pasuri e madhe për publikun

By: Kesjana
2 January 2026 at 14:00

Musée d’Art Moderne (MAM) në Paris ka marrë një dhuratë shumë të rrallë dhe me vlerë të jashtëzakonshme: 61 vepra origjinale të piktorit të famshëm Henri Matisse. Këto vepra janë mbajtur për shumë vite nga familja e artistit dhe tani do të jenë të hapura për publikun e gjerë.

Në këtë koleksion përfshihen piktura, vizatime, gravura, litografi dhe një skulpturë. Shumica e veprave paraqesin vajzën e Matisse, Marguerite, e cila ishte personi më i afërt me të dhe modeli i tij i preferuar gjatë gjithë jetës.

Dhurimi u bë nga Barbara Dauphin Duthuit, bashkëshortja e nipit të Matisse, Claude Duthuit, i cili vdiq në vitin 2011 në Nju Jork. Një pjesë e këtyre veprave ishte ekspozuar vitin e kaluar në MAM, në ekspozitën “Matisse dhe Marguerite”. Megjithatë, vendimi që veprat të mbeteshin përgjithmonë në muze ishte një surprizë e madhe për drejtuesit e institucionit.

Familja e Matisse ka dhuruar edhe më parë vepra të rëndësishme. Në vitin 2013, Barbara Dauphin Duthuit i dhuroi Qendrës Pompidou portretin e njohur “Marguerite me një mace të zezë”, një nga veprat më të famshme të artistit.

Marguerite Matisse ka pasur një jetë të vështirë, por shumë të guximshme. Ajo lindi nga një lidhje e Matisse me një modele, por artisti e njohu si vajzën e tij dhe e rriti së bashku me familjen. Që e vogël u sëmur rëndë nga difteria dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent, i cili i la një shenjë në qafë. Për shumë vite, ajo e fshihte këtë shenjë me rroba me jakë të lartë ose me fjongo, siç shihet edhe në portretet e babait të saj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse me shëndet të dobët, Marguerite iu bashkua Rezistencës Franceze. Ajo u arrestua, u torturua nga Gestapoja dhe rrezikoi të dërgohej në kampet naziste të përqendrimit, por arriti të mbijetojë.

Pas luftës, Marguerite hoqi dorë nga piktura për t’ju përkushtuar plotësisht babait të saj. Ajo u bë ndihmësja dhe përfaqësuesja e tij, duke qëndruar pranë tij deri në vdekjen e Matisse në vitin 1954. Edhe më pas, ajo vazhdoi të merrej me dokumentimin dhe ruajtjen e veprave të tij deri në vdekjen e saj në Paris, në vitin 1982.

Henri Matisse ishte një artist që preferonte t’i mbante veprat brenda familjes dhe jo t’i shiste. Për këtë arsye, ky dhurim konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe i rrallë. Me këtë dhuratë, 61 veprat e reja do t’i shtohen 20 veprave të Matisse që muzeu kishte tashmë në koleksionin e tij.

Drejtori i Musée d’Art Moderne, Fabrice Hergott, tha se portretet e Marguerite janë “shumë të bukura dhe prekëse”, duke shtuar se ky gjest bujar e kthen muzeun në “shtëpinë e re të Marguerite-s për shumë breza në të ardhmen”.

Henri Matisse (1869–1954) ishte një nga piktorët më të mëdhenj të artit modern dhe një figurë kryesore e fovizmit. Vajza e tij, Marguerite Matisse, ishte muza dhe bashkëpunëtorja e tij më e afërt, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë së tij artistike./kb

13:45 Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

By: Kesjana
2 January 2026 at 13:45

Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së duke ecur me një ritëm të shpejtë se më parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, me hapjen e të gjashtë grup kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit.

Në muajin prill u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare.

“Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë. Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda vitit 2027”, u shpreh Rama.

“Është vërtet inkurajuese të shikosh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot ne po çelim një tjetër grup kapitull dhe ambicia jonë është që të hapim edhe grup kapituj të tjerë që janë për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar të qartë dhe unë mendoj se do ta realizojmë sepse kjo është diçka e rëndësishme për Shqipërinë. Por, mendoj se kjo është një shenjë e mirë edhe për rajonin sepse mënyra më e mirë për mirëqënie, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është me BE dhe integrimi në të”, tha Antonio Costa.

Në maj u mbajt konferenca e pestë.

“Jam shumë krenar sepse ky është një nga ato gurë themele që mund t’i mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si momente të shtet-bërjes. Patjetër që nuk jam i kënaqur, jam shumë krenar, ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit dhe aleanca me BE është një garanci absolute për këtë”, tha Rama.

“Unë e kuptoj se qytetarët shqiptarë e kanë dhënë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e vendit në BE. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri. Duhen jo thjesht reforma, por edhe zbatimi i tyre në praktikë, gjë që kërkon mbështetje të plotë edhe të partive politike”, u shpreh Kaja Kallas.

Në muajin shtator të këtij viti u mbajt konferenca e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Shpejtësia e Shqipërisë me reformat është mbresëlënëse. Ky është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reforma”, u shpreh Marta Kos.

Në progres-raportin e këtij viti, Komisioni i drejtuar nga Ursula Von Der Leyen e konsideroi qëllimin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian në vitin 2030 si një objektiv ambicioz, nëse ky shtet ballkanik e ruan vrullin e reformave.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë rrugë të gjatë, progres, por unë dua të theksoj se është një progres i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtimi i vërtetë në tre vitet e fundit. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027. Na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm me ju në çdo hap”, u shpreh Von Der Leyen.

“Unë, jo e besoj, por e kam bindje absolute që është në dorën tonë që ne të arrijmë objektivin e 2027-ës sepse kam bindjen absolute që Presidentja nuk lëviz nga pozicioni i saj, që nuk është pozicioni i sotëm, por është pozicioni i ditës 1 që kur është zgjedhur herën e parë dhe në twitt-in e parë që ka bërë si Presidente e Komisionit e sapozgjedhur, ka shkruar ‘Ky është një komision gjeopolitik’”, tha Rama.

Më 16 maj të këtij viti, Tirana u bë mikpritëse e mbledhjes së komunitetit politik evropian, një shtysë kjo drejt integrimit të plotë në familjen evropiane të shteteve kandidate.

“Me rëndësi të veçantë që ne kemi për herë të parë këtë samit të komunitetit politik evropian këtu në Tiranë, për të dëshmuar se zgjerimi është një proces win-win, si për shtetet ballkanike, edhe për ato anëtare të BE-së”, u shpreh Roberta Metsola.

“Shqipëria 2030 në BE” ishte slogani i partisë së Ramës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat ai i fitoi bindshëm. Pas konfirmimit të Qeverisë së re më 18 shtator në Kuvend, Rama deklaroi se ky slogan do të mbetet kryefjala e mandatit të tij të katërt radhazi.

“Unë nuk jam këtu sot për të kryer një formalitet votëbesimi të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në sallë, e dua t’i them pikërisht shumicës se jo një mandat po vite të tëra politike nuk mund të mjaftojnë për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë”, tha Rama.

Jo vetëm meritat në reforma, por vullneti politik i shteteve anëtare, si dhe situata gjeostrategjike, kanë ndihmuar që Shqipëria të përparojë drejt BE-së.

Reforma në drejtësi, me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe disa goditje ndaj korrupsionit në nivel të lartë, kanë ripërcaktuar pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Kjo reformë, me ngritjen e SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së, ka sjellë si risi rënien e kulturës së mosndëshkimit në nivele të larta, me arrestimin e ish-presidentit Meta, ish-kryebashkiakut Veliaj, mbajtjen në disa muaj arrest shtëpie të ish-presidentit Berisha.

Në momentin kur SPAK-u do të ketë pengesa politike në punën e tij, do të ndalet edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së.

Shqipëria nuk përballet me çështje të mëdha rajonale ose fqinjësore të llojit që kanë penguar kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Besohet se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së është premtues, por i brishtë, pasi qëndrueshmëria e saj do të varet nga reformat e sinqerta, uniteti politik dhe menaxhimi i kujdesshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

“Është mirë që disa ligje në Parlament janë miratuar edhe nga opozita në bashkëpunim me qeverinë. Mendoj se kjo është ajo që Evropa dëshiron të shohë, konsensusin politik. Të gjithë duhet të jenë në një linjë në përmbushjen e reformave të integrimit, pavarësisht nëse janë socialistë apo demokratë, apo nga partitë e tjera, në mënyrë që vendi të anëtarësohet sa më shpejt në BE. Evropa nuk është e interesuar për thashetheme, por jemi të interesuar për diskutime konkrete konstruktive mes qeverisë dhe opozitës”, u shpreh Andreas Schieder, raporter për Shqipërinë në PE.

“Unë e di që ekziston një projekt për ta rishikuar ligjin zgjedhor me komisionin që është ngritur me votë unanime të Parlamentit dhe që duhet të shkojë në drejtimin e duhur, të zbatimit të rekomandimeve që vijnë nga OSBE-ODIHR dhe nga BE”, u shpreh Marco Tarquinio, kryetar i komitetit Shqipëri-PE.

“Opozita nuk ka qenë ndonjëherë kundërshtuese e procesit të integrimit. Çdo gjë që kemi pasur në dorë, në Parlament e kemi kaluar. Nëse ka një përgjegjës për ngecjen e këtij procesi, por edhe për mungesën e një debati publik, kjo është mazhoranca”, u shpreh Jorida Tabaku.

“Sigurisht që integrimi, kryesorja është objektivi strategjik i Shqipërisë dhe patjetër që dialogu mes pozitës dhe opozitës është thelbësor jo vetëm për të bindur partnerët tanë evropianë por edhe për veten tonë, për të arritur reformat”, u shpreh Romina Kuko.

Në muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria kërkon që të sigurojë një Raport pozitiv Vlerësimi të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) mbi kapitujt kryesorë themelorë – 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria).

Ky hap do të hapte rrugën për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave. Ky do të jetë gjithashtu testi i parë i aftësisë së qeverisë Rama për të përmbushur standarde të shumta dhe për të filluar zbatimin e reformave sektoriale./kb

13:30 Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

By: Kesjana
2 January 2026 at 13:30

Lura është një pikat turistike më të bukura në vend, por që prej kohësh ishte lënë në harresë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 2 janar 2025, pamje në rrjetet sociale, ku shihet se po bëhen punime për në rrugën turistike, që të dërgon në Lurë. Rama shprehet se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme, pasi po bëhet rruga turistike, që të dërgon në këtë destinacion.

Kreu i qeverisë thotë se është hedhur shtresa e parë e asfaltit në segmentin Peshkopi-Lurë dhe se po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen.
“Së shpejti edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë e asfaltit mbi segmentin Peshkopi – Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë- Rrëshen”, shkruan Rama./kb

13:15 Eksploziv në Shkodër, zbardhet ngjarja/ Reagon Proda: Rezultat i punës serioze dhe profesionale!

By: Kesjana
2 January 2026 at 13:15

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e vrasjes me lëndë eksplozive të komanduar në distancë dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës.

“Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distancë.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës.

Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale dhe forcojnë më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit, e cila do të vijojë të jetë e vendosur në misionin e saj për garantimin e rendit, sigurisë, jetës, dhe pronës së qytetarëve.”, tha Proda./kb

❌
❌