Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Horoskopi, 9 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Elva
8 February 2026 at 23:00

DASHI Është një ditë ripërtëritjeje. Pas një periudhe disi nervoze, po rifitoni energjinë dhe dëshirën për të kryer gjërat. Ka diçka për të sqaruar në punë: bëjeni sot, pa vonesë. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë, ndoshta shumë të drejtpërdrejtë: pasioni është i mirë, por kini kujdes me fjalët tuaja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox […]

The post Horoskopi, 9 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës

By: M C
8 February 2026 at 23:44

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

“Los Blancos” e nisën takimin me qetësi dhe kontroll të lojës, duke krijuar rastet e para serioze, ndërsa në minutën e 19-të Kylian Mbappe u ndal nga një pritje e sigurtë e portierit Stole Dimitrievski.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.

Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.

Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion.

The post Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës appeared first on Albeu.com.

Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit

8 February 2026 at 23:22


Liria e Prizrenit e ka nisur mjaftë keq sezonin pranveror duke u mposhtur thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me rezultat 1-4.

Si pasojë e rezultateve negative, skuadra prizrenase ka bërë ndryshime të menjëhershme, duke e ndryshuar trajnerin.

Pra, Liria e ka shkarkuar Liridon Lecin, i cili u emërua në krye vetëm katër muaj më parë.

Leci gjatë kësaj periudhe drejtoi Lirinë në 11 ndeshje, ku mori 7 fitore, 3 barazim dhe 1 humbje, kjo e fundit.


Siç raporton “Gazeta Blic”, Liria nuk ka humbur kohë pasi e ka gjetur menjëherë edhe pasuesin, bëhet fjalë për trajnerin e njohur kosovar Ismet Munishi, i cili së fundmi ishte te Dukagjini i Klinës.

Dy palët kanë gjetur marrëveshje të plotë, kësisoj në ditët e ardhshme Munishi pritet të emërohet zyrtarisht në vendin e Lecit.

Liria e ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, megjithatë ka mbetur pak mbrapa – për t’u renditur në pozitën e gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria.

Munishi telegrafi.com

Kujtojmë, aktualisht kanë përfunduar 19 xhiro në Ligën e Parë, ndërsa kanë mbetur edhe 15 për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit./Telegrafi

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

By: e xh
8 February 2026 at 22:41

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa nga figurat më të njohura. Fotoja tregon një darkë të vitit 2015, ku në të njëjtën tavolinë shihen themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, si dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel. Vetë Epstein, më vonë, u mburr se kjo mbledhje kishte qenë “e çmendur”.

Fotografia është publikuar si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave britanike, imazhi ishte dërguar me email nga Epstein dret vetvetes më 3 gusht 2015, vetëm një ditë pasi ai kishte marrë pjesë në këtë darkë luksoze me titanët e teknologjisë. Po ashtu, Epstein kishte edhe një kopje të fotografisë të vendosur në kornizë në apartamentin e tij në Manhattan, çka tregon rëndësinë që ai i jepte këtij takimi.

Nga emailet e përfshira në dosje rezulton se darka ishte zhvilluar më 2 gusht 2015. Disa javë më vonë, në një email të datës 20 gusht 2015 drejtuar miliarderit Tom Pritzker, Epstein e përshkroi këtë takim si “të çmendur”. Ky përshkrim është rikthyer tani në qendër të vëmendjes, teksa rritet shqyrtimi publik mbi marrëdhëniet që financieri i diskredituar kishte me figura shumë të fuqishme nga bota e biznesit dhe teknologjisë.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, personat që përmenden në dosje kanë filluar të minimizojnë çdo lidhje me Epstein. Kjo ndodh ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka bërë publikimin e më shumë se tre milionë dokumenteve që lidhen me rrjetin shoqëror dhe aktivitetet e tij, duke hedhur dritë mbi kontaktet e shumta që ai kishte me politikanë, biznesmenë dhe figura publike.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shfaqja në fotografi apo dokumente nuk përbën provë të ndonjë shkeljeje apo përfshirjeje në veprimtari të paligjshme. Rasti i Elon Musk është një nga më të përfolurit, pasi emri i tij shfaqet disa herë në dosje, përfshirë edhe shkëmbime të mëparshme email-esh që sugjerojnë një marrëdhënie miqësore mes tij dhe Epstein disa vite para darkës së vitit 2015.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, Musk, sot njeriu më i pasur në botë, ka mohuar vazhdimisht të ketë qenë i afërt me Epstein. Në një intervistë për Vanity Fair, ai deklaroi se nuk e njihte aq mire financiarin e ndjerë.

“Nuk më kujtohet ta kem prezantuar Epstein me askënd, sepse nuk e njoh aq mirë sa ta bëja këtë. Epstein është padyshim një njeri i çuditshëm dhe Zuckerberg nuk është një mik i imi”. Gjithashtu, më 31 janar, Musk reagoi edhe në platformën X, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte marrë pjesë në tubime apo festa të Epstein. Ai shkroi se nuk ka qenë kurrë në asnjë festë të Epstein dhe se ka kërkuar vazhdimisht që ata që kanë kryer krime në bashkëpunim me të, të ndiqen penalisht.

Publikimi i kësaj fotografie dhe dokumenteve shoqëruese ka rihapur debatin mbi mënyrën sesi Jeffrey Epstein arriti të krijojë dhe ruajë lidhje me njerëz jashtëzakonisht të fuqishëm, edhe pas dënimeve dhe skandaleve që shoqëruan emrin e tij. Ndërkohë, opinioni publik vazhdon të kërkojë transparencë dhe sqarime më të plota mbi këto marrëdhënie, pa paragjykuar, por duke kërkuar përgjegjësi aty ku ka fakte.

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

By: e xh
8 February 2026 at 21:03

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani.

Kryedemokrati shprehu se ngjarja ishte një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”, dhe theksoi se Cakrani është goditur pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.

Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën totale të naftës

8 February 2026 at 22:47

Kuba ka hyrë në një gjendje emergjente të quajtur “opción cero” për të përballuar mungesën e thellë të karburantit, një krizë e shkaktuar nga ndërprerja e furnizimeve nga Venezuela dhe Meksika pas presionit të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Miguel Díaz-Canel njoftoi se qeveria do të ndërmarrë masa drastike për të kursyer naftën dhe energjinë, duke garantuar funksionimin minimal të vendit dhe duke ruajtur aktivitetet më të rëndësishme për ekonominë. Masa të tilla përfshijnë reduktimin e javës së punës dhe të mësimit në katër ditë për të ulur konsumin e karburantit, kufizimin e transportit me autobusë dhe trena mes qyteteve, shtyrjen ose anulimin e operacioneve jo urgjente në spitale dhe mbylljen e disa hoteleve dhe resorteve turistike.

Shitja e benzinës dhe naftës është e kufizuar dhe do të përdoret kryesisht për prodhimin e ushqimit, furnizimin me energji elektrike dhe aktivitete, që sjellin të ardhura nga jashtë vendit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh për popullsinë dhe ekonominë, pasi Kuba importon rreth dy të tretat e energjisë që i duhet, ndërsa turizmi, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj, ka rënë ndjeshëm, duke sjellë mbyllje të strukturave turistike dhe humbje vendesh pune.

Qeveria ka bërë të ditur se është e gatshme të dialogojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse nuk ushtrohet presion mbi vendin, ndërkohë që organizatat humanitare paralajmërojnë për rrezikun e një krize humanitare që mund të prekë furnizimin me ushqim dhe shërbimet bazë për qytetarët.

Me këtë vendim, bëhet një plan jetik për mbijetesën e vendit, që synon të ruajë funksionimin e shërbimeve kryesore dhe stabilitetin e vendit, edhe pse me kosto të lartë për jetën e përditshme të kubanëve dhe ekonominë në tërësi.

Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur

8 February 2026 at 22:27

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën kur një ndërtesë e vjetër banimi u shemb në qytetin verior të Libanit, Tripoli, të dielën. Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi për “shembjen e një ndërtese të vjetër” në lagjen Bab al-Tabbaneh, një nga më të varfërat e qytetit. Autoritetet siguruan evakuimin e ndërtesave përreth, nga frika se mund të shemben edhe ato.

“Derisa janë shpëtuar tetë persona, pesë viktima janë nxjerrë nga rrënojat, përfshirë një fëmijë dhe një grua të moshuar”, tha agjencia. Shefi i mbrojtjes civile, Imad Khreish, i tha mediave lokale se ndërtesa përbëhej nga dy blloqe, secili me gjashtë apartamente. Mediat lokale treguan imazhe ku banorët dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë përpiqeshin të hiqnin rrënojat me mjete të thjeshta dhe me duar.

Ngjarja ndodhi pas një shembjeje tjetër të ndërteseve në Tripoli muajin e kaluar. Presidenti Joseph Aoun urdhëroi që të gjitha shërbimet e emergjencës të mobilizoheshin për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe për të ofruar strehim për banorët e ndërtesës dhe ata të ndërtesave fqinje që u evakuuan si masë paraprake.

Libani është i mbushur me ndërtesa të shkatërruara dhe shumë nga ndërtesat e banuara janë në gjendje të përkeqësuar. Shumë ndërtesa janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, sidomos gjatë luftës civile 1975-1990, ndërsa disa pronarë kanë shtuar kate të reja pa leje.

Në vitin 2024, grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” njoftoi se mijëra njerëz jetonin ende në ndërtesa të pasigurt në Tripoli, më shumë se një vit pas tërmetit të madh që goditi Turqinë dhe Sirinë fqinje. Qytetarët e Tripolit kishin paralajmëruar edhe më parë për situatën e tyre të rëndë me strehimin, e shkaktuar nga dekada neglizhence dhe mungesa e respektimit të rregullave të sigurisë nga ndërtuesit.

Situata është përkeqësuar nga kriza ekonomike e Libanit që vazhdon prej vitesh, e cila ka privuar banorët nga mundësia për riparime ose për të gjetur banesa alternative. Amnesty International ka kërkuar që autoritetet të vlerësojnë urgjentisht sigurinë e ndërtesave në të gjithë vendin.

Telashe për nobelisten iraniane, dënohet me mbi 7 vite burg

8 February 2026 at 22:16

Humanitarja dhe aktivistja për të drejtat e grave në Iran, Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar së fundmi me shtatë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në qytetin Mashhad, sipas avokatit të saj, Mostafa Nili.

Dënimi përmban dy vepra penale, teksa u dënua me gjashtë vjet për “protesta dhe bashkëpunim” dhe një vit e gjysmë për “veprimtari propagandistike”. Përveç kësaj, Mohammadi ka marrë një ndalim dyvjeçar për të lëvizur jashtë vendit dhe një dënim dyvjeçar me internim në rajonin Khusf, në lindje të Iranit.

Mohammadi u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një ceremonie përkujtimore për avokatin Khosrow Alikordi, i cili u gjet i vdekur në zyrën e tij. Familja e saj deklaroi se ajo ishte dërguar në spital pas rrahjes gjatë arrestimit. Narges Mohammadi ka nisur një grevë urie më 2 shkurt dhe është dërguar sërish në spital për shkak të gjendjes së saj të dobët fizike.

Avokati i nobelistes tha se Mohammadi nuk ka dhënë asnjë mbrojtje gjatë seancës gjyqësore, pasi besonte se gjykata në Iran “nuk ka legjitimitet” dhe procesi ishte vetëm një “shou me një përfundim të paracaktuar”. Burri i saj, Taghi Rahmani, e përshkroi vendimin si “të egër dhe shumë të padrejtë” dhe bëri thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mohammadi ka kaluar më shumë se 10 vjet të jetës së saj në burg. Sipas Fondacionit Narges, ky dënim i fundit e çon totalin e kohës së burgut që ajo duhet të vuajë në 44 vjet. Që nga viti 2021, ajo po kryen një dënim 13-vjeçar për “veprimtari propagandistike kundër shtetit” dhe “bashkëpunim kundër sigurisë së shtetit”, akuza të cilat ajo i mohon.

Arrestimi i fundit ndodhi ndërsa Mohammadi po merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore, ku sipas dëshmitarëve, ajo u sulmua nga rreth 15 agjentë civilë, të cilët e tërhoqën për flokësh dhe e rrahën me shkopinj. Prokurori i Mashhadit, Hasan Hematifar, deklaroi se Mohammadi kishte nxitur pjesëmarrësit të brohorisnin “slogane që shkelin normat” dhe “prishin qetësinë”.

Mohammadi ishte gjithashtu një nga nënshkrueset e një peticioni që kritikonte autoritetet iraniane dhe bënin përgjegjës Ajatollah Ali Khamenein për “krime kundër njerëzimit”, pas vrasjeve të protestuesve që filluan në dhjetor 2022. Që nga fillimi i protestave, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe mbi 6,500 të tjerë janë vrarë, sipas Agjencisë për Lajme të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në SHBA.

Familja e Mohammadit dhe Fondacioni Narges bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj dhe të gjithë të burgosurve politikë në Iran.

Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë

8 February 2026 at 21:48

Kryeministri hungarez Viktor Orban e shpalli Ukrainën “armik” të Hungarisë gjatë një fjalimi në një tubim më 7 shkurt.

Orban, i parë gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në Bashkimin Evropian, ka sulmuar vazhdimisht Kievin dhe Brukselin gjatë gjithë luftës së plotë të Rusisë kundër Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur në një tubim në qytetin hungarez Szombathely më 7 shkurt, Orban kritikoi Ukrainën për kërkesën që BE të ndalojë importet e energjisë së lirë ruse.

“Kushdo që thotë se ky është armik i Hungarisë, atëherë Ukraina është armiku ynë”, tha ai.

Deklaratat e tij vijnë menjëherë pasi Këshilli i BE-së miratoi planet për të ndaluar blerjet e gazit rus deri në vitin 2027.

Hungaria dhe Sllovakia – të dyja vende miqësore me Moskën që mbeten shumë të varura nga gazi rus – e kanë kundërshtuar vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Orban gjithashtu kundërshtoi aspiratat e Ukrainës për në BE, duke këmbëngulur përsëri se ndërsa Hungaria duhet të bashkëpunojë me Ukrainën si fqinje, Kievit nuk duhet t’i jepet kurrë anëtarësim në BE.

“Hungarezët nuk duhet të duan bashkëpunim ushtarak apo ekonomik me ukrainasit, sepse ata po na tërheqin në luftë”, citohet të ketë thënë ai.

Orban njoftoi gjithashtu se do të vizitonte Uashingtonin, D.C. për takimin inaugurues të “Bordit të Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.  / abcnews.al /

Çekia “pro” ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

8 February 2026 at 21:20

Pas Francës, Spanjës dhe Greqisë, Çekia bëhet vendi i radhës i Bashkimit Europian që po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.

Kryeministri çek Andrej Babis tha të dielën se ishte në favor të ndalimit të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç.

“Unë jam pro, sepse ekspertët që njoh thonë se është tmerrësisht e dëmshme për fëmijët. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë”, tha Babis në një video-mesazh.

Më vonë gjatë ditës, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë tha se kabineti po shqyrtonte seriozisht propozimin e një ndalimi dhe se legjislacioni do të propozohet këtë vit.

Një në tri gra përballen me këtë problem shëndetësor – shpesh pa e kuptuar

8 February 2026 at 22:35


A e dini se rreth një në tre deri në katër gra në popullatën e përgjithshme, në një moment të jetës së tyre, do të përballen me ndonjë formë të disfunksionit të muskujve të dyshemesë së legenit? Tek gratë që ushtrojnë rregullisht aktivitet fizik me intensitet të lartë, ky përqindje rritet deri në 63%

Dyshemeja e legenit te gratë është një strukturë e jashtëzakonshme, por shpesh e neglizhuar: një “rrjet” kompleks muskujsh dhe ligamentesh që shtrihet nga pjesa e përparme e legenit deri te kocka e bishtit.

Këta muskuj mbështesin fshikëzën urinare, zorrët dhe mitrën, rrethojnë hapjet e uretrës, vagjinës dhe anusit dhe punojnë në sinkron me diafragmën, muskujt e barkut dhe të shpinës për të ruajtur qëndrimin e duhur të trupit, kontinencën dhe stabilitetin e trungut. Nuk është aspak e tepruar të thuhet se dyshemeja e legenit është themeli i stabilitetit të qendrës së trupit tuaj.

Gjatë jetës së një gruaje, ngjarje të ndryshme mund të paraqesin sfida për dyshemenë e legenit. Shtatzënia, për shembull, rrit peshën e mitrës, duke ushtruar presion shtesë mbi këta muskuj. Rritja e foshnjës mund të shkaktojë shtrirje dhe ndarje të muskujve të barkut, duke rritur natyrshëm ngarkesën mbi dyshemenë e legenit. Lindja, veçanërisht ajo vaginale, mund të rezultojë në traumë të perineumit, duke dëmtuar drejtpërdrejt indet e dyshemesë së legenit.

Megjithatë, ndryshe nga bindjet e përhapura, problemet me dyshemenë e legenit nuk shkaktohen vetëm nga shtatzënia dhe lindja. Në fakt, hulumtimet tregojnë se aktiviteti fizik intensiv, edhe tek gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzëna apo që nuk kanë lindur, mund të kontribuojë në shfaqjen e disfunksionit, shkruan The Conversation, përcjell Telegrafi.

Ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe shpesh rekomandohen si mënyrë për lehtësimin e simptomave të menopauzës dhe menstruacioneve. Por ajo për të cilën flitet rrallë është se tendosja e përsëritur, si ngritja e peshave ose kërcimi, mund të ketë ndikim negativ në dyshemenë e legenit. Rritja e presionit intraabdominal gjatë këtyre aktiviteteve mund t’i dobësojë gradualisht muskujt e dyshemesë së legenit, veçanërisht nëse ata nuk janë të stërvitur mjaftueshëm për t’i përballuar këto ngarkesa.

Disfunksioni i dyshemesë së legenit zakonisht shfaqet kur këta muskuj nuk janë mjaftueshëm të fortë për t’u përballur me ngarkesat që u imponohen, qoftë nga aktivitetet e përditshme, ushtrimet fizike apo puna e muskujve të tjerë të trupit. Ky është një problem gjithnjë e më i shpeshtë, që prek një numër në rritje të grave.

Simptomat e zakonshme përfshijnë rrjedhje të urinës ose feçeve gjatë kollitjes, teshtitjes apo ushtrimeve fizike, ndjesi presioni ose rëndese në pjesën e poshtme të barkut ose në zonën vagjinale, marrëdhënie seksuale të dhimbshme, ndryshime në jashtëqitje, si dhe fryrje të dukshme në zonën vagjinale (shenja të prolapsit). Ndikimi emocional mund të jetë po ashtu i madh – duke shkaktuar turp, ankth, ulje të vetëbesimit dhe shmangie të aktivitetit fizik, çka ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Lajmi i mirë? Ndihma është e disponueshme dhe, akoma më mirë, disfunksioni i dyshemesë së legenit shpesh mund të parandalohet.

Nëse keni simptoma, drejtohuni te mjeku juaj i familjes. Ai mund t’ju referojë për terapi fizike. Qoftë nëse tashmë keni simptoma apo dëshironi t’i parandaloni ato, ekzistojnë hapa konkretë që mund t’i ndërmerrni:

• Qëndroni aktive dhe mbani një peshë trupore të shëndetshme
• Pini mjaftueshëm ujë për të mbështetur funksionin e shëndetshëm të fshikëzës
• Shkoni në tualet vetëm kur ndjeni nevojë; shmangni shkuarjen “për çdo rast”
• Parandaloni kapsllëkun me ushqim të pasur me fibra dhe zbrazje të rregullt të zorrëve
• Mos e mbani frymën gjatë ngritjes së peshave ose ushtrimeve

Më e rëndësishmja është të ushtroni rregullisht dhe të forconi muskujt e dyshemesë së legenit. Ja si të kryeni ushtrimet bazë për këta muskuj:

1. Imagjinoni se po përpiqeni të ndaloni gazrat – shtrëngoni dhe ngrini muskujt rreth pjesës së pasme.
2. Më pas imagjinoni se po ndaloni urinimin në mes të rrjedhës – aktivizoni edhe këta muskuj.
3. Pastaj, tërhiqni të dy grupet e muskujve lart, sikur t’i ngrini butësisht drejt brendësisë, në drejtim të vaginës.
4. Mbajeni kontraksionin për disa sekonda, pastaj relaksohuni plotësisht. Përsëriteni.

Nëse sapo po filloni, mund të jetë më e lehtë t’i bëni ushtrimet në pozicion ulur. Me ushtrime të rregullta, me kalimin e kohës do të jeni në gjendje t’i mbani kontraksionet më gjatë dhe t’i integroni këto ushtrime në rutinën tuaj të përditshme, për shembull gjatë larjes së dhëmbëve ose ndërsa prisni që uji të vlojë.

Si çdo muskul tjetër, edhe dyshemeja e legenit forcohet me stërvitje të rregullt, duke e ndihmuar të përballojë më lehtë ngarkesat e shkaktuara nga lindja, plakja apo aktivitetet fizike intensive. Studimet tregojnë se muskujt e dyshemesë së legenit, kur janë të forcuar mirë, shërohen më shpejt pas dëmtimeve.

Jini krenare për dyshemenë tuaj të legenit. Kujdesuni për të, forcojeni dhe mos harroni të bëni rregullisht ushtrimet e shtrëngimit.

- YouTube

/Telegrafi/

Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë muaj

8 February 2026 at 21:38


Kur kanë mbetur edhe dy ditë afat që Gjykata Supreme të dalë me vendim sa i përket ankesave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, njohës të politikës shprehen optimist se deri në mes të shkurtit, Kosova do t’i ketë institucionet e reja.

Sipas tyre, menjëherë me krijimin e institucioneve duhet të shtyhen para në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxheti i këtij viti.

Njohësi i politikës, Dorajet Imeri konsideron se në dy javët e para të muajit shkurt do të kemi domosdoshmërisht Kuvendin e konstituuar dhe Qeverinë e formuar.

“Nuk ekziston asnjë pengesë, asnjë arsye dhe asnjë nevojë që kjo të mos ndodhë në këtë periudhë, sidomos kur dihet se tashmë jemi dukshëm të vonuar në këtë proces. Kosova aktualisht ka disa prioritete jetike. I pari është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë. I dyti, menjëherë pas tij, është miratimi i buxhetit, i cili është urgjent dhe jetik për funksionimin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, është i domosdoshëm edhe nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, ku gjithashtu jemi të vonuar”, tha Imeri.

Ndërkaq, Vullnet Buqaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës thotë se në momentin kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet e zgjedhjeve hapet afati kushtetues për presidenten e Republikës që ta caktojë dhe ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

“Nga pikëpamja kohore, unë besoj se kjo mund të realizohet rreth mesit të këtij muaji, pra si thirrja e seancës, ashtu edhe mbajtja e saj dhe vetë konstituimi i Kuvendit në përputhje të plotë me afatet dhe parametrat kushtetues. Megjithatë, duhet të pritet dinamika e zhvillimeve dhe mënyra se si Gjykata Supreme e Kosovës do t’i trajtojë ankesat e paraqitura. Gjithçka është e ndërlidhur me këtë proces dhe me epilogun që do të kenë këto ankesa në Supreme”, tha Buqaqku.

Në mënyrë që vendi të dal nga bllokada institucionale, është kërkuar konsensus mes partive politike sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

“Përtej emrave se kush mund të jetë dhe a do të jetë përsëri Vjosa Osmani apo dikush tjetër, kjo për momentin, nuk është e rëndësishme. Më e rëndësishme sesa emrat është arritja e një dakordimi ndërinstitucional dhe ndërpartiak për ta çuar përpara këtë agjendë”, tha Imeri.

“Thirrja e seancës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës mund të ndodhë në fund të muajit shkurt, por po ashtu mund të jetë edhe në fillim të marsit, më 1, 2, 3 apo 4 mars. Pastaj a përfundon apo jo më 4 mars zgjedhja e presidentit mbetet të shihet në seancë se a ka vullnet politik ët partive politike për ta zgjedhur presidentin”, tha Buqaqku.

Procesi i krijimit të institucioneve është konsideruar si vendimtar për stabilitetin politik e ekonomik të vendit./RTK

Unazat e divorcit janë simboli i ri i forcës, lirisë dhe dashurisë për veten – ja cilat yje i mbajnë

8 February 2026 at 21:34


Unazat e divorcit po shndërrohen në një simbol të ri të fuqisë personale dhe fillimit të ri, duke ripërkufizuar bizhuterinë që tashmë nuk shënon martesën, por një vendim të vetëdijshëm për të ecur përpara

Në vend të dhuratave nga partneri, bëhet fjalë për bizhuteri që gratë ia dhurojnë vetes, shpesh duke ridizajnuar diamantet e unazave të fejesës në pjesë të guximshme, jokonvencionale, me një mesazh të qartë pavarësie.

Trendi shpërtheu pasi Emily Ratajkowski tregoi publikisht “unazat e saj të divorcit”, duke frymëzuar shumë gra që fundin e martesës ta shohin si akt autonomie, e jo si dështim.

Bizhuteria ka shërbyer gjithmonë si kronikë e momenteve më të rëndësishme të jetës. Unazat e fejesës premtojnë të ardhmen, unazat e martesës festojnë bashkësinë, ndërsa unazat “eternity” shënojnë dekada të kaluara së bashku. Por, në një botë ku pothuajse 40 për qind e martesave përfundojnë me divorc, është shfaqur një kategori e re bizhuterie që feston një moment tjetër kyç, deri më tani shpesh të heshtur – fundin e martesës. Bëhet fjalë për “unazat e divorcit”, një trend që e ripërkufizon bizhuterinë si simbol të forcës personale, pavarësisë dhe festimit të një fillimi të ri, transmeton Telegrafi.

Simbol i një fillimi të ri, jo i dështimit

Ndryshe nga bizhuteritë tradicionale të lidhura me martesën, unaza e divorcit nuk është dhuratë nga partneri, por më së shpeshti dhuratë për veten. Qëllimi i saj nuk është ta zëvendësojë unazën e martesës, por ta transformojë atë. Në shumicën e rasteve, diamantet dhe gurët e çmuar nxirren nga unaza e fejesës dhe vendosen në një dizajn krejtësisht të ri, të guximshëm, që nuk ka më asnjë lidhje me estetikën e bizhuterive të martesës. Kështu, një objekt që mbante peshën e së kaluarës shndërrohet në simbol rritjeje dhe fuqizimi personal.

Ky trend pasqyron një ndryshim më të gjerë kulturor në perceptimin e divorcit, i cili gjithnjë e më pak shihet si dështim personal dhe gjithnjë e më shumë si një vendim i vetëdijshëm për të ecur përpara. Argjendarë në mbarë botën po raportojnë rritje të kërkesës për shërbime të tilla, ndërsa disa prej tyre organizojnë edhe festa “divorce ring” në butikët e tyre, ku klientet, me shampanjë në dorë, festojnë nënshkrimin e dokumenteve të divorcit dhe krijimin e bizhuterisë së re. Është një moment që, në vend të trishtimit, shënohet nga të qeshura, solidaritet dhe ndjenjë lehtësimi.

Emily Ratajkowski ndezi valën

Edhe pse për ridizajnimin e unazave të fejesës është folur prej vitesh në heshtje, trendi shpërtheu në mars të vitit 2024, kur modelja dhe shkrimtarja Emily Ratajkowski publikoi në Instagram “unazat e saj të divorcit”. Unazën e saj të famshme të fejesës Toi et Moi, e përbërë nga dy diamante të mëdhenj, ajo e ndau në dy unaza të reja, shumë të dallueshme. Mesazhi i saj ishte i qartë dhe i fuqishëm, i përmbledhur në një deklaratë për Vogue: “Nuk mendoj se një grua duhet të mbetet pa diamantet e saj vetëm sepse humbet një burrë.”

Veprimi i saj e destigmatizoi këtë ide dhe frymëzoi shumë gra të njohura. Dizajnerja e modës dhe ylli i reality show-ve Rachel Zoe, pas divorcit nga bashkëshorti me të cilin kishte kaluar më shumë se dy dekada, ridizajnoi unazën e saj masive me diamant. Pjesa e re, me një diamant oval të madh në qendër dhe dy më të vegjël anash, simbolizon atë dhe dy djemtë e saj.

“Jam e lumtur që jam e divorcuar. Merr një unazë fejesë kur martohesh, por pse të mos i blejmë vetes një unazë kur jemi të pavarura dhe të lumtura?”, deklaroi Zoe, duke shtuar se kjo unazë nuk duhet domosdoshmërisht të quhet ‘unazë divorci’, por mund të jetë ‘unazë e jetës së re’ ose ‘unazë për gjithçka’.

Trendi u përqafua edhe nga modelja Brooks Nader, e cila shndërroi diamantin e saj prej nëntë karatësh në një unazë të re, si dhe nga dermatologia Barbara Sturm, e cila diamantet nga unaza e saj i përdori për të krijuar vathë, duke treguar se transformimi nuk duhet të kufizohet vetëm te unazat.

Dizajn që sfidon traditën

Estetika e unazave të divorcit është qëllimisht e kundërta e bizhuterive tradicionale të martesës. Ndërsa unazat e fejesës karakterizohen nga korniza të buta dhe prerje klasike, unazat e divorcit janë të guximshme, skulpturore dhe arkitektonike. Klientet kërkojnë shirita të trashë ari, vendosje asimetrike dhe dizajne që mund të mbahen çdo ditë si pjesë e stilit personal, e jo si simbol statusi martesor.

Në vend që të mbahen në gishtin e unazës së dorës së majtë, këto bizhuteri shpesh vendosen në gishtin e mesit, në gishtin e vogël apo edhe në tregues. Vetë ky akt i zhvendosjes së unazës në një gisht tjetër ka një simbolikë të fortë, një shkëputje e vetëdijshme nga tradita dhe asociacioni vizual me martesën.

Një akt terapeutik dhe festë e autonomisë

Përveç transformimit estetik, procesi i ridizajnimit të bizhuterive ka edhe një ndikim të thellë psikologjik. Për shumë gra, ai është një akt terapeutik përmes të cilit marrin kontrollin mbi narrativën e jetës së tyre. Një objekt që dikur simbolizonte një premtim të dhënë nga dikush tjetër, shndërrohet në simbol të një premtimi që ia kanë dhënë vetes, premtim për forcë, qëndrueshmëri dhe dashuri për veten. Është një mënyrë për t’i bërë nder së kaluarës, por edhe për ta riformësuar atë në diçka që pasqyron personalitetin aktual dhe aspiratat e së ardhmes. /Telegrafi/

OSHEE: Klinikat e botoksit dhe dentare paguajnë energjinë elektrike si abonentë familjarë

By: Elva
8 February 2026 at 19:55

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se një kategori e madhe biznesesh, kryesisht në Tiranë, përfitojnë padrejtësisht tarifë të ulët të energjisë elektrike për shkak se faturohen si familjarë. Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE, është duke zhvilluar një fushatë kontrollesh për të identifikuar këto biznese, të cilat ndonëse zhvillojnë aktivitet komercial, janë të […]

The post OSHEE: Klinikat e botoksit dhe dentare paguajnë energjinë elektrike si abonentë familjarë appeared first on BoldNews.al.

Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim

By: M C
8 February 2026 at 19:30

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet këtë javë me skandale në disa fronte, teksa organizata bamirëse po shqyrtojnë mundësinë për të ndërprerë ose rishikuar bashkëpunimin me Princeshën Mette-Marit për shkak të lidhjeve të saj me trafikantin e të miturve dhe kriminelin seksual Jeffrey Epstein, ndërsa disa po vënë në dyshim edhe aftësinë e saj për rolin e ardhshëm si mbretëreshë.

Sipas CNN, polemika e parë lidhet me djalin 29-vjeçar të Princeshës Mette-Marit, Marius Borg Høiby, i cili gjatë ditës së parë të gjykimit në Oslo shpërtheu në lot, teksa mohoi katër akuza për përdhunim.

Høiby është jashtë linjës së trashëgimisë, pasi ka lindur para se nëna e tij të martohej me Princi Haakon në vitin 2001.

Princi Haakon konfirmoi statusin e Høiby si qytetar privat në një deklaratë të rrallë para gjykimit për përdhunim, duke thënë se djali i adoptuar “nuk ishte anëtar i Familjes Mbretërore të Norvegjisë dhe si i tillë është i pavarur”.

Megjithatë, përpjekjet për të mbrojtur reputacionin e kurorës u zbehën kur shpërtheu një skandal i dytë, këtë herë që përfshinte gruan e tij dhe nënën e Høiby-t, e ardhmja mbretëreshë e vendit.

Dosjet e reja të Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, tregojnë shkëmbime të gjera mes Mette-Marit dhe kriminelit seksual, për të cilat princesha më pas ka shprehur pendesë, disa vite pas deklarimit të fajësisë së Epstein për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Të premten, pallati mbretëror i Norvegjisë deklaroi se Mette-Marit “heq dorë në mënyrë të prerë nga abuzimet dhe veprat kriminale të Epstein” dhe shprehu keqardhjen që “nuk kuptoi më herët çfarë njeriu ishte”.

“Më shumë pjesë e mesazheve mes meje dhe Epstein nuk përfaqësojnë personin që dua të jem. Gjithashtu kërkoj falje për situatën ku kam vendosur Familjen Mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën,” tha Mette-Marit në një deklaratë.

Sfida në fronte të shumta

Për herë të parë në historinë e vendit, po zhvillohet një debat publik nëse një anëtar i familjes mbretërore, në këtë rast Mette-Marit, duhet të bëhet mbretëreshë.

“Besimi tek princesha trashëgimtare ka rënë ndjeshëm,” tha Tove Taalesen, korrespodente mbretërore e agjencisë së lajmeve Nettavisen. “Shumica ende mbështet institucionin, por kjo mbështetje është më e dobët dhe pasiguria po rritet.”

Skandali ngre pyetje të vështira mbi pozicionin e Mette-Marit brenda familjes mbretërore, veçanërisht për shkak të moshës së avancuar të Mbretit Harald V, 88 vjeç, monarku më i vjetër në Evropë. Shëndeti i tij fizik është përkeqësuar në vitet e fundit, duke e bërë Princi Haakon të veprojë si regjent herë pas here.

Mette-Marit nuk ka rrezik të përjashtohet nga familja mbretërore, por një opsion i mundshëm mund të jetë të tërhiqet nga detyrat mbretërore për arsye shëndetësore dhe t’i lejojë princit trashëgimtar të qeverisë vetëm.

Ajo u diagnostikua me fibrozin pulmonare në vitin 2018, një sëmundje kronike dhe progresive e mushkërive, dhe sipas pallatit mund të ketë nevojë për transplant mushkërie.

Analistët mbretërorë thonë se skandalet kanë dobësuar besimin dhe respektin që Mette-Marit kishte fituar gjatë viteve. Kjetil Alstadheim, gazetar politik në Aftenposten, tha se shumë norvegjezë janë zhgënjyer nga zbulimet dhe kanë më pak besim tek princesha.

“Shumë po dyshojnë për gjykimin e saj në të ardhmen,” tha Alstadheim për CNN.

Një monarki moderne

Mette-Marit u bë princeshë në vitin 2001, duke u martuar me Haakonin në katedralen e Oslos, para 800 të ftuarve dhe miliona shikuesve televizivë. Në atë kohë, e kaluara e saj “e egër” u pranua dhe u admirua, sidomos nga gjeneratat e reja, që e panë si një figurë të një monarkie moderne me të cilën mund të identifikoheshin.

“Mobilizoi gjeneratat e reja që ndjenin se kjo ishte një monarki moderne,” tha Alstadheim. “Ajo arriti të ndërtojë besim dhe respekt.”

Por pas trazirave të fundit, besimi dhe respekti duket se po dobësohen.

Këtë javë, qendra më e madhe për shëndetin seksual në Norvegji, “Sex and Society” në Oslo, njoftoi se do të ndërpresë bashkëpunimin me Mette-Marit, duke argumentuar se zbulimet e fundit nuk janë të pajtueshme me etikën e organizatës.

Tre organizata kulturore në Norvegji, të gjitha nën patronazhin e princeshës së fronit, kanë shkruar gjithashtu në pallatin mbretëror lidhur me marrëdhënien e saj të mëparshme me Epstein, duke thënë se kontakti i çiftit duket “i rëndë dhe shqetësues”.

Përfshirja e politikës

Shkëmbimet e kontestuara të emaileve, që treguan një marrëdhënie më të thellë mes Epstein dhe princeshës së fronit, kanë shkaktuar një ndërhyrje të rrallë politike. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre tha të hënën se Mette-Marit tregoi “gjykim të dobët”.

Edhe pse kjo reflekton fjalët e Mette-Marit, ajo tregon presionin e madh publik që po përballon familja mbretërore, sipas ekspertëve.

Në emaile të vitit 2012, Mette-Marit e quan Epstein “i dashur” dhe “me zemër të mirë”, dhe në shkëmbime të tjera e përshkruan si “shumë tërheqës”, duke pranuar më pas se kishte treguar “gjykim të dobët” në marrëdhënien me të.

“Duhet të marr përgjegjësinë që nuk shqyrtova më mirë sfondin e Epstein dhe që nuk kuptova më herët çfarë njeriu ishte. Kjo është një përgjegjësi që duhet ta marr,” tha ajo për CNN.

Lidhje të tjera me Epstein

Ndërsa presioni mbi Mette-Marit rritet, ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, po hetohet për “dyshim për korrupsion të rënduar” lidhur me lidhjet e tij me Epstein. Hetimi përfshin dhurata, udhëtime dhe hua në lidhje me pozitën e tij, sipas autoriteteve norvegjeze.

Dosjet përfshijnë edhe personalitete të tjera evropiane, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore norvegjeze, megjithëse përmendja e tyre në dokumente nuk nënkupton ndonjë keqbërje.

Në një email të vitit 2010, dërguar Epstein, ishte përfshirë një foto që dukej të tregonin princeshën Sofia të Suedisë në një udhëtim në Afrikë. Rreth kontekstit të këtij emaili nuk ka informacion të qartë.

Pallati mbretëror suedez konfirmoi se princesha Sofia takoi Epstein disa herë rreth 20 vjet më parë, para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore, por mohoi pjesëmarrjen e saj në ndonjë ngjarje në vitin 2012.

The post Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim appeared first on Albeu.com.

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

By: e xh
8 February 2026 at 19:41

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në një rast shpërblimi për kriptomonedha.

Katër burra dhe një grua u morën në paraburgim, tre gjatë natës dhe dy këtë mëngjes, tha prokurori i Lionit, Thierry Dran.

Arrestimet pasuan gjetjen e gjyqtares 35-vjeçare dhe nënës së saj 67-vjeçare në një garazh në rajonin juglindor të Drôme të premten në mëngjes. Të dyja u gjetën të plagosura.

Një burim pranë çështjes tha se dy nga të arrestuarit u gjetën duke u përpjekur të hipnin në një autobus që shkonte për në Spanjë. Autoritetet po vazhdonin hetimin e tyre për të dyshuar të tjerë të mundshëm, ndërsa një burim i dytë tha se gruaja që po mbahej është partnerja e njërit prej katër burrave.

Rrëmbimi shkaktoi një operacion masiv policor që përfshinte 160 oficerë pasi partnerja e gjyqtares mori një mesazh dhe një foto nga rrëmbyesit që kërkonin një shpërblim në kriptomonedha. Prokurori tha se sulmuesit kërcënuan se do t’i gjymtonin viktimat nëse shpërblimi nuk paguhej menjëherë.

Përfundimisht, dy gratë arritën të liroheshin dhe të kërkonin ndihmë duke trokitur në derën e garazhit. Një fqinj që dëgjoi zhurmën ndërhyri dhe hapi derën. Ato u shpëtuan të premten në mëngjes, pa u paguar asnjë shpërblim.

Mbajtën peng gjyqtaren dhe nënën e saj për 30 orë/ Autoritetet franceze vënë në pranga 5 persona

8 February 2026 at 20:39

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në një rast shpërblimi për kriptomonedha.

Katër burra dhe një grua u morën në paraburgim, tre gjatë natës dhe dy këtë mëngjes, tha prokurori i Lionit, Thierry Dran.

Arrestimet pasuan gjetjen e gjyqtares 35-vjeçare dhe nënës së saj 67-vjeçare në një garazh në rajonin juglindor të Drôme të premten në mëngjes. Të dyja u gjetën të plagosura.

Një burim pranë çështjes tha se dy nga të arrestuarit u gjetën duke u përpjekur të hipnin në një autobus që shkonte për në Spanjë. Autoritetet po vazhdonin hetimin e tyre për të dyshuar të tjerë të mundshëm, ndërsa një burim i dytë tha se gruaja që po mbahej është partnerja e njërit prej katër burrave.

Rrëmbimi shkaktoi një operacion masiv policor që përfshinte 160 oficerë pasi partnerja e gjyqtares mori një mesazh dhe një foto nga rrëmbyesit që kërkonin një shpërblim në kriptomonedha. Prokurori tha se sulmuesit kërcënuan se do t’i gjymtonin viktimat nëse shpërblimi nuk paguhej menjëherë.

Përfundimisht, dy gratë arritën të liroheshin dhe të kërkonin ndihmë duke trokitur në derën e garazhit. Një fqinj që dëgjoi zhurmën ndërhyri dhe hapi derën. Ato u shpëtuan të premten në mëngjes, pa u paguar asnjë shpërblim.

Ushqimi, testi për integrimin/ Sokolaj: Fokus, produktet me origjinë shtazore. Siguria ushqimore, zinxhir me shumë hallka

8 February 2026 at 19:50

Siguria ushqimore është një proces i ndërlikuar dhe çdo hallkë në zinxhir ka rol kyç, ndërsa një problem në një pjesë të tij mund të prishë mekanizmin e tërë sistemit. Kështu u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore, si hallka më e rëndësishme, por pa anashkaluar edhe të tjerat, përfshirë tokën dhe sipërfaqet e saj.

Sokolaj nënvizoi se Shqipëria ka nisur që nga viti 2009 një përafrim gradual të legjislacionit me BE-në, por zbatimi i rregulloreve nuk është gjithmonë automatik.

“Siguria ushqimore është një zinxhir me shumë hallka, dhe brenda çdo hallke ka zinxhirë të tjerë. Nëse një ingranazh nuk funksionon, mekanizmi prishet. Produktet me origjinë shtazore janë hallka më e rëndësishme, pa anashkaluar të tjerat. Edhe toka, e kontaminuar ose jo, si dhe sipërfaqja e tokës lidhen me sigurinë ushqimore.

Ne kemi që nga viti 2009 një përafrim gradual, që nga marrëveshja, por rregulloret kthehen automatikisht në zbatim, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ne i përafrojmë pjesërisht legjislacionet e BE-së. Ne bëjmë edhe ndryshime, me mendimin për t’i dhënë siguri ushqimore dhe privatitet. Në Kosovë, rregullorja zbatohet “copy-paste”, ndërsa ne e përafrojmë.

Duhet të ndërtojmë një institucion që t’i zbatojë këto. Flitet rreth një viti për të riorganizuar autoritetin e ushqimit në Shqipëri. Mund të jetë autoritet ose agjenci, por jo institucion.” 

/ abcnews.al /

Nga ferma në tryezë/ Kamberi: Ja katër shtyllat e rëndësishme të sigurisë ushqimore

8 February 2026 at 19:40

Siguria ushqimore mbetet një element thelbësor në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh Geron Kamberi, ekspert për çështjet e integrimit evropian, duke theksuar se zbatimi i standardeve të BE-së është i domosdoshëm për Kapitullin 12 të negociatave.

Sipas tij, censusi bujqësor do të realizohet sipas standardeve të reja evropiane, ndërsa Shqipëria është e detyruar të zbatojë sisteme si gjurmueshmëria, kontrolli fitosanitar, databazat e pesticideve dhe siguria e kafshëve në ferma.

“Censusi bujqësor tashmë do të bëhet në standarde të tjera. BE-ja, nëpërmjet Autoritetit të Sigurisë Ushqimore, i cili e ka zyrën në Parma, Itali, dhe ku Parma është kryeqytet i gastronomisë, ka një sërë standardesh që Shqipëria është e detyruar t’i ndjekë.

Që nga sistemi i gjurmueshmërisë, ASF-ja, databaza e pesticideve, si dhe bimët. Këto shtylla janë të rëndësishme: bujqësia, siguria e kafshëve në ferma, ajo fitosanitare, pra bimët dhe pesticidet. Për secilën nga këto ka rregullore të posaçme që shteti shqiptar i ka përvetësuar në mënyrë graduale dhe është drejt fazës finale, e cila do të varet edhe nga deklarata dhe kuadri negociues që ka përcaktuar Shqipëria për Kapitullin 12. Siguria ushqimore lidhet me sigurinë kombëtare. “  / abcnews.al /

Shqipëria drejt ‘tryezës europiane’/ Sulaj: Siguria ushqimore, sfidë e rëndësishme drejt BE

8 February 2026 at 19:18

Siguria ushqimore mbetet një nga sfidat më të rëndësishme në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, duke theksuar se ky sektor lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas Sulajt, siguria ushqimore ndërtohet mbi standarde të qarta në disa drejtime, si shëndeti i kafshëve dhe standardet në përpunimin e ushqimeve, të cilat aplikohen në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor dhe duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet e BE-së.

“Siguria ushqimore qëndron tek standardet në tre drejtime, si shëndeti i kafshëve dhe standardet në përpunimin e ushqimeve. Këto standarde që aplikohen në faza të ndryshme përmbushin sigurinë ushqimore. Standardet aplikohen edhe në legjislacion dhe duhet t’u referohemi standardeve të BE-së, e cila përcakton se sistemi duhet të përmbushë standardet ligjore.

Rregullorja e vitit 2002 përcakton AKU-në dhe hallkat në varësi të saj. Sistemi i sigurisë ushqimore nuk është një sistem i thjeshtë, por është hierarkik. Janë operatorët e biznesit ushqimor, shoqata të tjera, konsumatorët shqiptarë që përbëjnë sistemin. Jemi përpara një sfide të rëndësishme, atë të integrimit në BE. Një nga kapitujt më të vështirë është ai 12, i sigurisë ushqimore, që lidhet me standardet, dhe krijimi i AKU-së është standard. Duhet të jetë një autoritet i pavarur që zbaton komandat në mënyrë vertikale, dhe nuk duhet të ketë konflikt interesi në gjithë zinxhirin e komandave.”  / abcnews.al /

❌
❌