Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kam besim te kreu i ri i SPAK”/ ‘21 Janari’, Gjikondi: Brenda janarit pritet të ketë…

By: Rovena
25 December 2025 at 23:41

Juristja Brizida Gjikondi tha se pritet zhvillim konkret brenda muajit janar për dosjen e “21 Janarit”, ndërsa çështja e “Gërdecit” hyn në vitin e 18-të nga ngjarja, duke theksuar se hetimet për 21 Janarin po ecin me ritme të shpejta.

E ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi shprehu besim te drejtimi i ri i SPAK nën Klodian Brahon, ndërsa kritikoi ashpër klimën politike, protestat e opozitës dhe sjelljen e figurave drejtuese, duke nënvizuar se politika në Shqipëri, sipas saj, shpesh bashkohet jo nga morali, por nga interesat dhe përfitimet financiare.

“Për ’21 Janarin’ besoj se do të ketë diçka konkrete brenda janarit, kurse ‘Gërdeci’ në mars bën 18 vjet që ka ndodhur. Dosja për ’21 Janarin’ po ecën shpejt. Kam besim te kreu i ri i SPAK Klodian Braho njësoj siç kam pasur për Altin Dumanin. Është koha për një reflektim shumë të madh nga ana qytetare.

Ajo pseudo protestë madhështore e Berishës para Kryeministrisë përfundoi vetëm me largimin online të Ervin Salianjit. Ishte e turpshme. Më agresiv  se Berisha janë vartësit e tij, të cilët presim që nga momenti në moment Berishës t’i rrëshqasë këmba, kurse Salianji u ka prishur lëpirjen e servilizmit. Nuk i bashkon morali, por intrigat dhe përfitimet financiare. Shikojmë që klasat politike në përgjithësi i lidhin çështjet e interesave”, tha Gjikondi./abcnews.al

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Gjikondi: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

By: Rovena
25 December 2025 at 23:34

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

Sipas saj, hetimet e reja synojnë të zbardhin përgjegjësitë reale të ngjarjes, pavarësisht zhdukjes së një pjese të provave, dhe të vendosin lidhjen shkak-pasojë mes aktorëve të përfshirë.

Gjikondi theksoi se, sipas bindjes së saj, fijet e çështjes çojnë te familja Berisha dhe se rastet “Gërdeci” dhe “Partizani” përfaqësojnë shembuj të ndikimit direkt ose indirekt të ish-kryeministrit Sali Berisha në pasurimin e familjarëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të tregojë kurajo dhe të identifikojë publikisht përgjegjësit.

“SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme. Të mos harrojmë që kanë vdekur 26 persona të pafajshëm. Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha, të gjitha strukturat kanë qenë në funksion të Shkëlzen Berishës. Më në fund po merret guximi për t’i dhënë emër dhe mbiemër asaj tragjedie. Ne e dimë që shumë prova janë zhdukur, kamerat dhe sistemi i monitorimit. Prokuroi mendoj që do jetë i aftë të bëjë lidhjen shkak-pasojë.

Nuk ka qenë aksidentale vdekja e zotit Trebicka që ka qenë dëshmitar për “Gërdecin”. Berisha ka lidhje indirekte dhe ka dijeni me atë që ka ndodhur me fëmijët e tij. “Partizani” dhe “Gërdeci” janë dy raste flagrante që Berisha direkt apo indirekt ka ndikuar në pasurimin e familjarëve të tij, duke vënë në dispozicion shtetin për përfitime personale. SPAK duhet të ketë kurajon dhe t’u vërë emrin personazheve përgjegjës për këtë ngjarje”, tha Gjikondi./abcnews.al

Pezullimi i Ballukut/ Gjikondi: Çështje më shumë politike, se sa ligjore, përplasje mes dy pushteteve

By: Rovena
9 December 2025 at 20:53

Në një situatë të pazakontë për skenën juridiko-politike shqiptare, juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka vlerësuar se çështja e fundit që ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese është më shumë politike sesa ligjore.

Ajo e përshkroi zhvillimin si një përplasje të drejtpërdrejtë mes pushteteve dhe si një rast pa precedent, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas Gjikondit, dinamika e krijuar tregon një tension të ri mes drejtësisë dhe politikës, ndërsa mazhoranca po përballet me pasojat e vendimeve të saj të mëparshme për përbërjen e Kushtetueses.

Juristja nënvizoi se procedurat që po zhvillohen janë të papara më herët dhe se mbetet e paqartë madje edhe se kush do të përfaqësojë kryeministrin në seancën e pritshme në Gjykatën Kushtetuese.

“Është një çështje më shumë politike, se sa ligjore. Është përplasje mes dy pushteteve. Nuk e di se kush do të jetë mbrojtësi i kryeministrit në seancë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të flas para kohe, por është shumë domethënëse dhe e rëndësishme dhe e padëgjuar ndonjëherë.

Nuk e besoj se do ketë praktika të mëparshme në lidhje me këtë lloj çështjeje. Është një situatë dinamike mes drejtësisë dhe politikës shqiptare. Kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë në asnjë vend tjetër të botës. Është një situatë dinamike në drejtësinë shqiptare.

E gjithë mazhoranca po korr se çfarë ka mbjellë, numri i më i madh i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë votuar nga mazhoranca. Gjykata Kushtetuese e ka marrë topin nga GJKKO, sepse Gjykata Kushtetuese është gjithnjë e mefshtë, gjatë gjithë kohës i drejtohet Komisionit të Venecias”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Gjikondi: PD me Berishën është kthyer në kënetë

4 December 2025 at 23:41

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Foltorja e Ervin Salianjit është më reale dhe më energjike se ajo e Berishës.

Gjatë intervistës, Gjikondi tha se Berisha nuk do që Partia Demokratike të ecë përpara pasi e cilëson si pronë të tij. Më tej theksoi se i druhen “epokës së re që sjell Salianji në PD me lëvizjet e tij”.

Sipas Gjikondit, Salianji i ka prishur rehatinë kreut të PD.

“Foltorja e Salianjit është më energjikja besoj është foltorja e Salianjit sepse PD me Berishën ishte kthyer në kënetë. Sa për Bardhin ne e dimë qasjen e tij sepse nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë. Asnjëherë nuk merr iniciativën, por kur është fituar beteja bashkëngjitet me fitimtarët. Pra nuk pozicionohet hapur. Interesi  e bën të rri me Berishën”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Gjikondi tha se kur Salianji doli nga burgu askush nuk e priti në selinë e PD. Ndërsa shtoi se Berisha ka pasur qëllim ta mbajë PD një garnizion të tij që t’i shërbejë interesave të tij.

“Salianji i ka prishur rehatinë Berishës. I prishet komplet skema që kishte përgatitur. Që PD të ishte avokati i tij në lidhje me drejtësinë”, tha ajo.

 

Shtyhet padia e kryeministrit/ Gjikondi: Kushtetuesja tregoi që nuk ka integritet. Argumenti, si i ‘një qyteti të humbur’!

3 December 2025 at 21:01

Pasi tre gjyqtarët nuk arritën unanimitet të martën për të vendosur kalimin apo rrëzimin e padisë së kryeministrit për çështjen Balluku, Gjykata Kushtetuese shtynë me mbi një javë Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Kjo mbledhje që pritej të mbahej të enjten e kësaj jave, është shtyrë për të premten e javës së ardhshme, datë 12 dhjetor.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka përse ta shtyjë, sepse sipas saj tregon që nuk ka kurajë. Më tej nënvizoi se një argument si ajo që dha Kushtetuesja, mund t’i bëjë vetëm një gjykatë e një qyteti të humbur.

“Është për të ardhur keq që Shqipëria dhe Kosova janë më problemstike dhe jemi vetë problemi. Ka tension për këtë çështje te qytetarët. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta shtyjë, por tregon që nuk ka integritet dhe kurajë. Është për të ardhur keq, dhe është ajo shprehja e famshme, se “shqiptarët nuk kanë veti shtet-formuese, dhe kjo shprehje po rezulton ashtu. Nuk i paragjykoj fare për po apo jo. Por nuk mund të thonë që s’njohim dosjet, sepse janë bërë publike, nuk mund të vësh një agjendë personale. Unë them të marrin vendim për ta rrëzuar kërkesën e Ramës apo ta lënë në fuqi. E dinë vetë çfarë bëjnë. Por kjo tregon se nuk janë të vetëdijshëm për rolin dhe momentin e për qasjen me vlera kombëtare që kanë ata tani. Por e them dhe këtë se janë atje pa meritë. Sepse një njeri që është pa meritë, bën këto njoftime. Këto njoftime mund t’i bëjë vetëm një gjykatë e një qyteti të humbur dhe jo Gjykata Kushtetuese”, tha Gjikondi.

Propozimet e PS për ndryshime në reformën në drejtësi, Gjikondi: Nuk ishte ky momenti i duhur

27 November 2025 at 13:32

Socialistët propozojnë ndryshime në reformën në drejtësi. Amendamentet e depozituara në Kuvend dhe që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici parashikojnë korrigjime në dy ligje të sistemit të drejtësisë, atë “për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, tha se nuk ishte ky momenti i duhur për të bërë këto propozime pasi sipas saj, shihet një “konflikt” me ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“Ishin të papritura. Mendoj që nuk është momenti i duhur tani që ka një ngërç me zotin Rama dhe drejtësinë e re. Pika e dobët e Shqipërisë ka qenë që merr vendime pa bërë konsultim. Është për tu parë. Mendoj që janë ndryshime që i paraprijnë ndryshime të tjerë që do duhet të sjellë mazhoranca dhe për institucione të tjera që kanë dalë nga kjo reformë. KLP sidomos, edhe KLGJ, KLP ka pas një zhbërje të identiteti, por ata persona që janë në KLP që nuk vijnë nga gjyqësori dhe kjo klasë politike nuk mund të bëjë sikur nuk di çfarë ka ndodhur. Pasi personazhet që kanë qenë anëtarë të KLP i ka sjellë mazhoranca. Por me këtë konflikt mes ekzekutivit dhe gjyqësorit më bën të them se nuk ishte ky momenti i duhur, por arsyet i dinë vetë ata”, tha Gjikondi.

/abcnews.al/

Intrigat brenda PD/ Gjikondi: Bardhi një njeri pragmatist, Berisha nuk ia ka besën

By: Rovena
24 November 2025 at 21:02

Në studion e “Real Story” në ABC News, avokatja Brizida Gjikondi ka ngritur një sërë akuzash të forta ndaj klasës politike shqiptare, duke e përshkruar atë si një “grumbullim interesash pa bazë morale”. Ajo u ndal te situata brenda Partisë Demokratike, ku sipas saj, Gazment Bardhi “nuk ka peshën e pretenduar”, ndërsa marrëdhënia e tij me Sali Berishën ka qenë “me hile që në fillim”.

Gjikondi theksoi se përplasjet dhe intrigat e brendshme mbeten armiku më i madh i PD-së, më shumë sesa Partia Socialiste. Ajo u shpreh skeptike edhe për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se vendimi i radhës pritet të ketë sërish ngjyrime politike, pasi “pak gjykata kanë ruajtur integritetin dhe nuk janë infektuar nga qelbi i politikës shqiptare”.

“Politika shqiptare është një grumbullim interesash që nuk kanë bazë morale. Bardhi nuk ka aq peshë, as Berisha nuk ia ka besën, ia ka pasur me hile që në fillim. Duket një njeri pragmatist. Armikun më të madh PD nuk ka PS, por intrigat brenda saj. Sa për Gjykatën Kushtetuese, mendoj që vendimi do të jetë përsëri politik. Pak ka Gjykatë Kushtetuese që kanë integritet dhe nuk janë infektuar nga qelbi i politikës shqiptare”, tha Gjikondi./abcnews.al

Gjikondi: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK”/ “21 Janari”, Kara: Serveri është kopjuar

By: Rovena
19 November 2025 at 20:55

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” në ABC News, u shpreh se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar atë si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.

“Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja.”

Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.

“Unë mendoj që kjo çështje duhet të na vërë para detyrimit që a kemi nevojë ta thellojnë reformën apo jo. Nuk mund të kemi reformë nëse krimet e padrejta nuk bëhen. Këta persona, të cilët shumica e tyre, nuk kanë bërë qoka vetëm për miqësi, por kanë pasur përfitime dhe pasuri të pajustifikuar. Këto vendime duhet të zhbëhen. Njerëzit në fund të fundit duan drejtësi. Një miku im shkruan, se është fshirë serveri dhe kopja është bërë nga vëllai i një ish-ministri.”/abcnews.al

Hetimet e 21 janarit/ Gjikondi: Basha është i pari që e ka lëshuar Sali Berishën

17 November 2025 at 23:50

TIRANË– Analistja dhe juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në “Ora e Fundit”, tha se Sali Berisha pritet të paraqitet në SPAK, pasi në të kundërt do shoqërohet me forcë.

Sipas saj, rihapja e çështjes së 21 janarit është meritë e familjes së Aleks Nikës, pasi për politikën shqiptare ajo do ishte mbyllur.

Ajo theksoi se drejtësia deri tani nuk është marrë me kupolën shtetërore të asaj kohe, kur dhe ndodhi krimi shtetëror i 21 janarit me katër protestues të vrarë

Gjikondi u shpreh se Altin Dumani do ta mbyllë me nder mandatin e tij dhe se SPAK do t’i japë Berishës përgjegjësitë ligjore që i takojnë mbi “21 janarin”.

Sipas saj, SPAK ka rikthyer shpresën te qytetarët, ndërsa Berishën e cilësoi figurë përçarëse dhe vëllavrasëse,

Ai theksoi se ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha e ka lëshuar Berishën, sa i takon hetimeve për 21 janarin.

“Mendoj se Basha është i pari që e ka lëshuar Berishën. Ka edhe “hakmarrjen” e vet personale ndaj Berishës. Ai ka qenë një grup i strukturuar, kemi urdhëruesin, por kemi edhe zbatuesit.”, tha ajo./abcnews.al

Erion Veliaj në detyrë/ Gjikondi: Rama nuk i ka kërkuar asnjëherë të japë dorëheqjen. Mban pozicion asnjanës

14 November 2025 at 13:37

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, komentoi rikthimin e Erion Veliajt në detyre, duke analizuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

Gjikondi u shpreh se kryeministri Edi Rama, duhet t’i kishte kërkuar Veliajt që të vendoste interesin e Tiranës, përpara interesit të tij personal.

“Një komunikim politik, ne e dimë që shpesh politika nuk është ajo që thuhet. Mendoj se zoti Rama gjatë gjithë intervistës së tij të djeshme u përpoq të ishte “i rrumbullakosur”, por nuk është koherent me Gjykatën Kushtetuese.  Përgjigjet nuk ishin të fokusuara tek pyetjet, e di që Rama gjithmonë arrin të rrëshqasë nga pyetjet. Gjykata Kushtetuese tërhoqi vëmendje sipas procedurave ligjore. Figurat politike duhet të kenë një ekosistencë morale, por për figura të spikatura patjetër dëmtohen ata dhe partia që i mbështet. Rama asnjëherë nuk shprehur që Veliaj të kërkonte dorëheqjen që të vendoste qytetin përpara interesin personal. Asnjëherë nuk i bëri thirrje zotit Veliaj. Nuk ka pasur komunikim…E vërteta e tyre në fillim me shkarkime e kryetarëve të bashkisë ka qenë tjetër. Por nuk arriti ti kërkojë që Veliaj të vendosë përpara interesin e Tiranës dhe jo interesin e tij të vogël. Por si duket kërkon të mbajë një pozicion asnjanës mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjes që dha dje Rama. Por unë dyshoj që vendimi i Kushtetueses ka patur ndikim politik. Zoti Rama është përpjekur të mos interferojë tek drejtësia e re…Sa i takon Prokurorëve dhe daljen e dosjeve, në fakt shpesh ndodh që t’i nxjerrin avokatët e çështjeve. Shpesh nuk dalin direkt nga prokurorë të SPAK, por nga avokatë që shpesh përdoren politikisht për të sulmuar një person apo një tjetër”, tha ajo.

/abcnews.al/

“SPAK duhet të vulosë 21 janarin”, Gjikondi: Krahas Berishës, do të thirren edhe persona të tjerë kyc në atë periudhë

By: xhir jeta
10 November 2025 at 15:50

Analistja Brizida Gjikondi pret që SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve për 21 janarin.

Në studion e News Hour në ABC News, Gjikondi tha se krahas Berishës, Prokuroria e Posacme do të thërrase edhe përsoan të tjerë kyc në atë periudhë

“Të gjithë politikën po e riformaton SPAK.

SPAK deri tani nuk më ka zhgënjyer, është I kujdesshëm nuk është emocional. Për 21 janarin ka një plus që I ka ardhur dosja nga Strasburgu ku I ka të gjitha pikat që duhet të plotësojë, ka sjellë një vendim shterues që SPAK ka pas detyrë vetëm ta plotësojë.

Do kemi hetim të thelluar, do thirren edhe persona që kanë qenë kyc në atë periudhë. Do bëhet një gjyq ligjor si duhet.” tha ajo.

“PD si parti e lidhur me fatin e Berishës”, Gjikondi: I mungojnë zërat që vënë gishtin në plagë!

By: xhir jeta
10 November 2025 at 15:48

Në studion e News Hour, analistja Brizida Gjikondi komentoi procesin zgjedhor të 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjiondi u shpreh se PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, ndërsa theksoi se edhe vota e Vlorës, është një mesazh që duhet lexuar mirë nga PS.

“PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, nuk investoi as strukturat e saj në këto bashki, mbështeti formalisht qytetarë që u ofruan për kryetarë bashkish. U tregua më ‘e ndershme’, në kuptimin që nuk mori pjesë dhe nuk mban pasoja. Ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, nuk i ka interesuar të investojë në 9 nëntor, strukturat I ka të shkatërruara. Bëhet fjalë për kryetarë bashkie, jo këshilla bashkiak. Është në krizë për persoanlitete. PS ka pushtet dhe kur ke pushtet je gjithësesi më joshës.

Sa i takon PS i takon të bëjë një reflektim të thellë. Vota e vlonjatëve flet shumë, ai indiferentizëm që ka qenë dje, ka ndikuar. Kandidatura është e disata herë që vjen me urdhër nga lart, nuk zgjidhet nga baza.

PD si parti e lidhur me fatin e Berishës. Nga momenti që ai vetë është I kompleksuar komplkeson edhe PD ndoshta është më mirë që të arrijë pikën e fundit si parti, që të ngrihet më fuqishëm. PD i mungojnë zërat që vënë gishtin në plagë.” -tha Gjikondi.

 

Numërimi me A.I. në Tepelenë/ Gjikondi: Të korruptuarit mbeten! Lami: Lajm pozitiv, i hap rrugën një projekti të mirë për zgjedhjet e ardhshme

9 November 2025 at 16:56

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki vijon ende, ku pjesëmarrja duket e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Cërriku ishte e vetmja bashki ku një kandidat nga partitë e vogla garon për të marrë drejtimin e kësaj bashkie. Sipas juristes Brizida Gjikondi, partitë e vogla dolën bllof qëkur në parlament pati debate mes tyre për postin e deputetit, referuar partisë ‘Shqipëria Bëhet’.

“Pamë në parlament që doli një bllof i madh çështja e tezeve, hallave. Janë momente që vënë një provë një parti kur ka interesa në mes. Këtyre lloj partish i është fikur flaka. Nuk të frymëzojnë sepse ranë në grackat e interesave të vogla se kush bëhet deputet, u zhbë fryma dhe votat që morën. Është mësim se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos mbështesim njerëzit që bëjnë shoë emocional. Këto ishin zgjedhje të fuqishme që ata të kandidoni dhe të tregonin qartë për Ramën dhe Berishën. Ambicien e tyre e kanë të shpejtë dhe nuk duan të investojnë.”

Më tej, Gjikondi komentoi numërimin e votave përmes Inteligjencës Artificiale në bashkinë e Tepelenës, për të cilin tha se është një proces që përpiqet të mënjanojë të korruptuarit, por të korruptuarit sërish mbeten pasi ky proces do të ketë sërish numërues.

“Mua nuk më entuziazmon sepse bëhet për të demotivuar numëruesit e korruptuar. Ndodh që pasi ka mbaruar votimi, numëruesi ia tregon kamerën dhe identifikohet kujt i shkon vota. Do të ketë prapë numërues sepse duhen njerëz që e hapin fletën për ekranin. Tepelena ka një numër të vogël votuesish ndaj e ka shumë të lehtë të ndodh. Votimi elektronik është më praktik. Ne përpiqemi të mënjanojmë të korruptuarit, por të korruptuarit mbeten. Shteti ka për detyrë të edukojë dhe të krijojë një frymë.”

Analisti Roland Lami e komentoi numërimin elektronik në Tepelenë si një hap pozitiv dhe se mund të pasohet në zgjedhjet e 2027 me një projekt më të mirë, më ambicioz dhe më të besueshëm.

“Ne në 30 vite nuk kemi krijuar një administratë të pakorruptuar. Në administratën kemi individë që japin llogari për partitë politike dhe japin llogari aty. Për sistemin zgjedhor, duhet të guxojmë të fusim disa formula që nuk na çojnë ende në administrimin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje numërohet vota me A.I. edhe rezultati vonohet sepse duhet të koordinohet me qendrat e tjera të votimit. Korrelacioni i sistemit varet nga humori i partive politike. Sistemi i takon shoqërisë shqiptare. Futja e këtij elementi na çon dritë në fund të tunelit që rezultati del më shpejt. Ne shkojmë drejt 2027 me një projekt më të mirë, më ambicioz, më me shumë kosto por procesi është transparent dhe më i shpejtë. Është një lajm i mirë në kushte ku nuk kemi etikë.”  / abcnews.al /

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

9 November 2025 at 16:31

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”.

Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale.

“Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin.  Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë.

“Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët.

Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”.

“Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami.

/abcnews.al/

“E djathta veprim dinak në këto zgjedhje”, Gjikondi: Nuk ka patur as shans e as interes për të fituar. Vlora, lakmuesi se sa probleme ka e majta

By: xhir jeta
9 November 2025 at 16:24

“E djathta jo vetëm që nuk është por ka bërë një veprim dinak. E ka kuptuar se nuk ka patur shance as interes për të fituar, personat që janë vënë janë qytetarë që janë vetëofruar,” kështu u shpreh në studion e ABC News, analistja Brizida Gjikondi.

“Partitë e vogla, si Lapaj, Shehja, me ligjërimin e interes qytetar, nuk kanë ofruar kandidatura të spikatura. Nuk ka ndonjë impenjim. Praktisht PS këto zgjedhje i ka me vete.

Në Mat ka një pjesëmarrje të lartë, këtë e lëxoj si investim i kryebashkiakut që ka dalë nga ajo Bashki, si një formë ‘qoke’ e qytetarëve karshi tij.

Vlora është lakmuesi se sa probleme ka e majta. E dimë shumë mirë që Vlora ka shumë dinamizëm, ky indiferentizëm flet shumë.

E mjata shqiptare është përpjekur ta shpërbëjë PD-në e Vlorës, pamë edhe një goditje nga z. Leksaj që dha dorëheqjen pak para zgjedhjeve. Vetë PD e Vlorës, nuk vuri një personazh të spikatur. Vetë vlonjatët janë të lodhur nga kandidaturat që ofron qëndra në Tiranë, duke injoruar shpirtin vlonjat.” -tha ajo./abcnews.al

“Veliaj nuk e drejton dot Bashkinë”/ Gjikondi: “Djepi i problemit”, dosja penale. S’mund të kthehet në “vendin e krimit”

7 November 2025 at 23:46

TIRANË- Pas një javë heshtje, Erion Veliaj reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama.

Nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.

Në një intervistë në “Ora e Fundit”, në ABC News juristja Brizida Gjikodi tha se është e pakuptimtë që Veliaj të rikthehet në punë apo në “skenën e krimit” siç e quan ajo.

“Vepra penale që ka në ngarkim janë konsumuar përgjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ndaj nuk ka sens të rikthehet në punë “në skenën e krimit”. Sfida e Veliajt është të përballet me këtë situatë. Të mos e mbante peng Tiranën. Pra të ishte marrë me dosjen penale, ajo është gjeneza, aty është edhe djepi i problemit”, tha Gjikondi.

Gjithashtu theksoi se Erion Veliaj sipas saj nuk e drejton do Bashkinë, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të trajtohen veprat penale që sipas saj, ka kryer.

“Ai nuk e ushtron dot, prej atij pozicioni ka kryer ato 13 vepra. Dhe nuk ka logjikë të rikthehet. Para Gjykatës Kushtetuese mbajti një fjalim emotiv, duke thënë se u rrëmbye. Ne e dimë që zoti Veliaj është shoqëruar pa tejkalime…Këto vendime për masën e arrestit dhe mënyrën se si vuhet paraburgimi shkojnë me veprat penale që ke në ngarkim. Por asnjë nuk po merret me realitetin që janë këto 13 vepra penale. Edhe vetë zoti Veliaj e injoron këtë pjesë”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

“Pati përplasje me Ramën”/ Brizida Gjikondi: Veliaj s’mund të kthehet në ‘vendin e krimit’

4 November 2025 at 20:49

“Erion Veliaj nuk mund të kthehet në vendin e krimit”, kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se problemin kryesor e ka me dosjen penale, duke shutuar se është e turpshme që ka katër muaj dhe nuk ka shkuar për këtë çështje që ka në GJKKO.

“Dua të kujtoj se zoti Veliaj pati një përplasje me Ramën për çështjen e kryetarëve. Rama shkoi vetë fizikisht në Bashki. Nuk besoj se ndryshon atmosfera te Gjykata Kushtetuese. Ai tani po rimerr atë mandat të cunguar… Ai nuk mund të kthehet sepse tani thonë hajde ta kthejmë në shtëpi. Nuk mund të kthehet te vendi krimit, sepse në atë tavolinë arriti të ketë 13 vepra penale. Por e rithem se ligji shqiptar për paraburgimin e ka të përcaktuar qartë se kë mund të takosh edhe si… Por ligji shqiptar është ligj konkret edhe ka referenca konkrete. Partia e shkarkoi. Jo vetëm që e shkarkoi por gjeti edhe zëvendësuese”, tha ndër të tjera Gjikondi, duke shtuar : “Është e turpshme që ka katër muaj që ka çështjen penale në GJKKO dhe nuk shkon, pasi problemin kryesor e ka me dosjen penale”.

/abcnews.al/

Kushtetuesja shqyrton padinë e Veliajt/ Gjikondi: Fjalimi i tij ishte hipokrit e populist, gjyqësori pa konsistencë

By: Rovena
31 October 2025 at 18:53

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar sot në “Tirana Live” në ABC News se sistemi gjyqësor në vend “vuan mungesën e konsistencës”, veçanërisht në raste me ngarkesë politike. Duke iu referuar seancës maratonë të Gjykatës Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt mbi heqjen e mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjikondi e cilësoi fjalimin e tij si “hipokrit, populist dhe të pavërtetë”.

Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist dhe i pavërtetës, sepse jo vetëm Veliaj dhe politikanët nuk kanë përfaqësuar dhe nuk kanë pasur parasysh interesat e qytetarëve. Shumë dalin si të persekutuar politikë, por në fakt nuk janë të tillë. Do të doja që ata të vijë një moment që të vijnë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë ndjesinë e fajit”, tha Gjikondi.

Veliaj doli këtë të preemte, më 31 tetor nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij ai iu referua votës së qytetarëve si legjitimitet për drejtimin e bashkisë, ndërsa Gjikondi theksoi se “shumë politikanë dalin si të persekutuar politikë, por nuk janë të tillë” dhe se “duhet të kuptojnë ndjesinë e fajit”./abcnews.al

“Nuk po i bëhet presion Berishës me anë të Dodikut”/ Gjikondi: Berishës i intereson vetëm pushteti, ja çfarë do e shtynte të hiqte dorë

By: Rovena
29 October 2025 at 20:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun. Lidhur me këtë zhvillim, avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News, deklaroi se rasti i Dodikut nuk mund të krahasohet me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas saj, Berisha është një autokrat dhe nuk ndikohet nga presione të jashtme, pasi marrëdhënien e tij e ka vetëm me pushtetin. Gjikondi shtoi se deputetët e tij janë “të emëruar” dhe të varur nga ai, ndërsa çdo reflektim eventual i Berishës do të vinte vetëm për interesa familjare dhe personale.

“E njëjta gjë nuk mund t’i ndodhë kurrë Berishës, nuk mund të mendojmë ne se po i bëhet presion Berishës me anë të Dodik-ut. Marrëveshjen e ka me veten e  tij, është autokrat, delirant, agresiv dhe nuk do që t’ia dijë fare se çfarë bëhet rrotull. Ai marrëdhënien e tij e ka me pushtetin. Asnjë shpresë nuk ka nga ata deputetë që t’i thonë Berishës dil ti dhe bëje si Dodiku. Të gjithë deputetët i ka të emëruar me dorën e tij në Parlament, i ka skllevër të bindur që nuk e kanë marrëdhënien me popullin, por me karrigen. Kurrë nuk kam shpresë. Berisha edhe nëse do të arrijë ta meditojë këtë gjë, ka të bëjë me familjen e tij të gjakut, për të shpëtuar pronat, për t’u ricikluar në Amerikën, dhe për shkak të moshës”, tha Gjikondi.

Çështja “Llagami”/ Brizida Gjikondi “fajëson” politikën: Po tenton të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese

21 October 2025 at 20:41

TIRANË- Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre emrat më me shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës.

Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes, që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Ajo pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Asim Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.

Juristja Brizida Gjikondi, duke komentuar këtë rast në “Real Story”, shprehet se në këtë proces ka futur duart politika. Sipas saj, politika tenton të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që të ketë influencën mbi vendimmarrjet e saj.

“Nuk ka heshtur politika, politika i ka duart në të gjithë këtë që po ndodh me z. Asim Vokshi. Çfarë po ndodh me zonjën Llagami dhe me Gjykatën Kushtetuese është pikërisht që politika të fusë duart në Gjykatën Kushtetuese dhe të këtë influencën dhe votat e saj për vendimmarrje.

Juristi Rezart Kthupi tha se reforma në drejtësi nuk ka çeduar për shkak të një individi, por ajo çedon pasi aktorët që janë brenda saj po tentojnë me çdo mënyrë të ruajnë copën e vet.

“Reforma nuk çedon për shkak të një individi, çedon për shkak të  se të gjitha aktorët brenda kërkojnë që kanë një copë të vogël brenda ta mbrojnë me thonj”, tha Kthupi./abcnews.al

❌
❌