Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 June 2026Main stream

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

By: e xh
25 June 2026 at 23:01

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, organizatorët e protestës lexuan sërish pesë kërkesat, ndërsa në podiumin poshtë zyrës së Ramës u ngjitën edhe disa emigrantë, të cilët shprehën mbështetje për protestën.

Kërkesat:

1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4.Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Nga sheshi u dha një mesazh edhe për shqiptarët në Kosovë e më gjerë.

Mes propozimeve për përshkallëzim, dominuan thirrjet për të vazhduar rezistencën në mënyrë paqësore.

Në ditën e 26, qytetarët nuk folën vetëm me zë. Në murin e godinës qeveritare u shfaqën të shkruara mesazhe të ndryshme, si “Shqipëria nuk është në shitje” apo “Larg duart nga zonat e mbrojtura”.

Me pankarta në duar dhe thirrjet për largim të politikës, qytetarët e mbyllën protestën e 26 me marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

By: e xh
25 June 2026 at 22:32

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188.
1520 të tjerë janë lënduar e 200 janë ende nën rrënoja, ka bërë të ditur kryeparlamentari Jorge Rodriguez.

Të paktën 3000 familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Venezuela u godit të mërkurën, sipas kohës lokale atje, nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihteerit.

23:26 VIDEO/ Tragjedia në Venezuelë, pamje tronditëse nga shpëtimi i fëmijëve nën rrënoja

By: Monika
25 June 2026 at 23:26

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Venezuela po përballet me një situatë dramatike pas dy tërmeteve të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, që sipas raportimeve kanë goditur pjesën veriore të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Pamje tronditëse të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur ekipet e shpëtimit nxjerrin tre fëmijë të gjallë nga rrënojat e një godine të shembur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa qindra efektivë të emergjencave, vullnetarë dhe banorë të zonave të prekura po punojnë kundër kohës për të gjetur të mbijetuar.

Sipas të dhënave të para zyrtare të cituara nga mediat ndërkombëtare, numri i viktimave ka arritur në të paktën 164 persona, ndërsa rreth 1 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rëndohet më tej, pasi mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Dëmet më të mëdha raportohen në kryeqytetin Karakas dhe në rajonin bregdetar të La Guaira, ku dhjetëra ndërtesa janë shembur plotësisht. Probleme serioze janë shënuar edhe në transport, me pezullimin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar dhe ndërprerjen e shërbimeve të metrosë dhe hekurudhave.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të telekomunikacioneve, duke vështirësuar komunikimin mes qytetarëve dhe autoriteteve.

Qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa organizatat humanitare po bëjnë thirrje urgjente për ndihma, strehim të përkohshëm, ujë të pijshëm dhe furnizime mjekësore.

Orët në vijim konsiderohen vendimtare për fatin e mijëra personave që mund të ndodhen ende nën rrënoja./mxh

22:59 Cate Blanchett sfidon Inteligjencën Artificiale, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

By: Monika
25 June 2026 at 22:59

Cate Blanchett është në krye të një projekti të ri dhe një mjeti falas online që u lejon artistëve të japin ose të refuzojnë lejen për përdorimin e imazhit të tyre nga inteligjenca artificiale.

Çdo revolucion i madh teknologjik sjell pasoja të paparashikueshme që janë të vështira për t’u pranuar. Në rastin e inteligjencës artificiale, debati mes artistëve nuk sillet më rreth pyetjes nëse ajo duhet të ekzistojë, por si duhet të përdoret.

Javier Bardem ka shprehur disa herë kritikat e tij ndaj kësaj teknologjie, duke e konsideruar atë me një kapacitet të madh për të manipuluar realitetin. Tani ai i është bashkuar Blanchett dhe kolegëve të tjerë, si pjesë e një nisme të lidhur me faqen rslmedia.org, e cila funksionon si një platformë online “identifikimi të pëlqimit njerëzor”.

Këtë javë, RSL Media—e bashkëthemeluar nga Blanchett me Nikki Hexum, Doug Leeds dhe Eckart Walther—ka lançuar një mjet të ri që i lejon çdo artisti të deklarojë se deri në çfarë mase fytyra, zëri, lëvizjet apo edhe idetë e tyre mund të transformohen nga AI.

Artistët ose krijuesit e përmbajtjes regjistrohen për të verifikuar identitetin e tyre dhe më pas zgjedhin nivelin e pëlqimit, të ndarë në tre kategori me ngjyra: jeshile (e lejuar), e verdhë (përdorim me kushte, si pagesa) dhe e kuqe (e ndaluar). Kjo krijon një bazë të dhënash praktike që mund të përdoret nga sistemet e AI në shkallë të gjerë.

Në thelb, kjo platformë jofitimprurëse bazohet në idenë se identiteti njerëzor është gjithashtu një formë pronësie intelektuale dhe duhet të ketë një infrastrukturë të qartë dhe transparente për regjistrimin e tij. Kjo u jep kompanive të AI një mjet që plotëson kornizat rregullatore ekzistuese.

Në prezantimin e nismës në Parlamentin Evropian, Cate Blanchett theksoi se nevojiten “masa mbrojtëse të bazuara në pëlqim”, jo për të frenuar progresin teknologjik, por për të mbrojtur të drejtat njerëzore në hap me zhvillimin e teknologjisë.

Regjisori Steven Soderbergh, i pranishëm në diskutim, shtoi se kjo nismë nuk është ligj dhe as kufizim, por një mekanizëm bindës për të nxitur përdorim të përgjegjshëm të teknologjisë./mxh

22:47 Këto 4 enë kuzhine kardiologët thonë se do t’i shmangnin – ç’rekomandojnë në vend të tyre (Lifestyle)

By: Monika
25 June 2026 at 22:47

Shumë kardiologë bien dakord se enë pajisje kuzhine përbëhen nga materiale shqetësuese. Dy nga materialet që mjekët si Juan Carlos Rozo dhe Aaron Feingold i shohin me më shumë kujdes janë plastika dhe substancat PFAS, përfshirë PFOA, PFOS dhe Teflon. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë alternativa më të sigurta si druri, qelqi dhe çeliku inox.

Hiq: Enët plastike

Përdor: Enë qelqi

Enët plastike mund të lëshojnë mikroplastikë edhe kur qëndrojnë të papërdorura, dhe rreziku rritet kur ngrohen. Për këtë arsye, shumë mjekë preferojnë qelqin.

Enët prej qelqi janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Ato përdoren për ruajtjen e ushqimit pa rrezikun e çlirimit të substancave të dëmshme. Disa vijnë me kapak qelqi ose silikoni, ndërsa të tjerat kanë kapak plastik, gjë që nuk është ideale, por gjithsesi më mirë se alternativat krejt plastike.

Hiq: Tiganët me Teflon dhe veshje jo-ngjitëse

Përdor: Çelik inox, titan ose gize

Substancat PFAS përdoren shpesh në tiganët jo-ngjitës dhe janë të lidhura me shqetësime shëndetësore. Mjekët theksojnë se këto materiale mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular.

Alternativat më të sigurta janë tiganët prej çeliku inox dhe gize. Ato janë të qëndrueshme dhe nuk çlirojnë substanca të dëmshme gjatë gatimit.

Hiq: Dërrasat plastike për prerje

Përdor: Dërrasa druri

Dërrasat plastike mund të çlirojnë grimca të vogla gjatë prerjes së ushqimit. Këto grimca mund të përfundojnë në ushqim.

Dërrasat prej druri janë më të sigurta, më të forta dhe më të mira edhe për thikat. Ato janë gjithashtu më estetike dhe më të qëndrueshme.

Hiq: Veglat plastike të kuzhinës

Përdor: Vegla druri, silikoni ose çeliku inox

Veglat plastike mund të dëmtohen nga nxehtësia dhe të lëshojnë substanca të padëshiruara, sidomos plastika e errët.

Zëvendësimet më të mira janë veglat prej druri, silikoni ose çeliku inox, të cilat janë më të sigurta për temperatura të larta dhe më të qëndrueshme në përdorim./mxh

22:37 Ukraina siguron 3,4 miliardë dollarë nga Banka Botërore për rindërtim

By: Monika
25 June 2026 at 22:37

Ukraina pritet të përfitojë 3,39 miliardë dollarë ndihmë të re nga Banka Botërore, njoftoi sot kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, në Gdansk të Polonisë.

Nga kjo shumë, 2,35 miliardë dollarë do të jepen në formë grantesh për stabilizimin e Ukrainës dhe ekonomisë së saj.

Ndërsa 1,04 miliardë dollarë të tjerë, do t’i jepen Kievit si kredi për zhvillimin ekonomik, të premtuar nga Britania e Madhe dhe Japonia.

Detajet se kur do të disbursohen fondet nuk janë dhënë ende.

Ukraina mbetet e varur nga ndihma e huaj, ndërsa vijon të përballet me pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës po zhvillohet nën organizimin e kryeministrit polak Donald Tusk dhe homologes së tij ukrainase, Yulia Svyrydenko.

Në takim marrin pjesë Bashkimi Evropian, grupi i vendeve të industrializuara G7, Banka Botërore dhe institucione të tjera, si dhe përfaqësues të shumtë kompanish në Gdansk, të Polonisë./mxh

22:26 26 ditë protestë/ Këlliçi: Nuk ka ardhur duke u rrudhur, sinjal shumë i mirë për shoqërinë

By: Monika
25 June 2026 at 22:26

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për protestat në vend. Këlliçi tha se kjo protestë që po zhvillohet është shumë ndryshe nga çdo protestë tjetër.

Demokrati u shpreh se protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur, por fakti që në ditën e 26 ka ende masivitet tregon një sinjal të mirë për shoqërinë shqiptare.

Këlliçi tha se sulmet ndaj protestuesve, tregon problemin e madh që ka qeveria.

“Kjo protestë e tanishme, ndryshon nga çdo protestë që është bërë. Nga mënyra e dhënies së mesazheve, këndi i fëmijëve, është një gjë brilante.
Protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur. Fakti që në ditën e 26 ka masivitet, ka shumë të rinj, ka energji, gjë që është sinjal shumë i mirë për shoqërinë shqiptare.
Në tërësi fakti që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat, tregon problemin e madh që ka qeverisja aktuale që nuk merret me problemet, por me personazhet”, tha Këlliçi./mxh

22:25 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

By: Monika
25 June 2026 at 22:25

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Të shtëna me armë zjarri raportohen sonte në Shkodër.

Paraprakisht mësohet se të shtënat kanë ndodhur në zonën e ish-Fabrikës së Miellit.

Nuk raportohet për persona të plagosur.

Autoritetet ndodhen në vendgjarje dhe kanë rrethuar zonën, për të vijuar me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Mxh

22:24 Gimenez drejt largimit, alternativat për sulmin e Milanit

By: Monika
25 June 2026 at 22:24

Milani po përgatitet për një tjetër verë në kërkim të një sulmuesi qendre, ndërsa e ardhmja e Santiago Gimenez mbetet e pasigurt.

Sulmuesi meksikan nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa as Ruben Amorim nuk e konsideron prioritet për projektin e tij. Mes emrave që po qarkullojnë për repartin ofensiv janë Gonçalo Ramos i PSG-së dhe Nicolas Jackson, i cili është rikthyer te Chelsea pas huazimit te Bayern Munich. Gimenez, i transferuar në Milano në shkurt të vitit 2025, nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi për shkak të dëmtimeve dhe formës së paqëndrueshme.

Në sezonin e fundit ai regjistroi 18 paraqitje në Serie A pa shënuar asnjë gol. Milani synon të arkëtojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e tij për të shmangur humbje financiare në bilanc.

Aktivizimi i kufizuar i lojtarit në Kupën e Botës, me vetëm 37 minuta në fazën e grupeve, nuk ka ndihmuar në rritjen e vlerës së tij në treg. Drejtuesit kuqezi mbeten në pritje të ofertave konkrete për të vendosur mbi të ardhmen e sulmuesit meksikan./mxh

22:23 “Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari!”/ Reagon Igballe Huduti: Më kanë krijuar plagë, nuk kam lidhje me Iranin

By: Monika
25 June 2026 at 22:23

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Igballe Huduti u shpall non-grata nga Republika e Shqipërisë, me argumentin se cënon sigurinë kombëtare.

Ajo ka reaguar gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se kjo është një padrejtësi dhe se nuk ka lidhje me Iranin, por ka të drejtë të protestojë.

Huduti tha se do të shkojë në Gjykatën Administrative, madje deri në Strasburg.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zonja Igballe, a je mirë?

Igballe Huduti: Mirë jemi. Pak të shqetsuar për shkak të padrejtësive që po na bëhen.

Ylli Rakipi: Çfarë të ndodhi ty? Çfarë ke bërë?

Igballe Huduti: Burri im është shqetësuar shumë. Unë jam nga Prizreni. Jam me prejardhje Berisha jemi.

Ylli Rakipi: Pse erdhe në këtë protestë?

Igballe Huduti: Pjesëmarrja në protestë është e drejtë demokratike. Erdha me veturë me bashkëshortin tim. 100 euro bleva ujë dhe u shpërndava te protestuesve. Si person që jam rritur me fe dhe vlera humane, më shqetësoi situata e popullit tim shqiptar në Shqipëri. Një person që nuk brengoset për problemet gjenerale të një populli, atë nuk ia vlen ti themi njeri dhe lëre më shqiptar.

Ylli Rakipi: Pse të shpallën non-grata?

Igballe Huduti: Pretendimet e tyre janë të pasakta. Do të ngrej lëndë në gjykatën administrative në Shqipëri. Non gratat duhet ti ketë Rama dhe Lamallari, ata duhet të jenë non-grata për tërë trojet shqitpare. E kisha pritur me dëshirë non-gratën e Vucicit dhe jo të Ramovicit. Më ka bërë shumë padrejtësi. Nëse ka nevojë kam për të vajtur edhe në gjykatën e Strasburgut. Është e drejta ime të marr pjesë, siç kanë marrë shumë blogere.

Ylli Rakipi: Ju akuzojnë për marrëdhënie me Iranin.

Igballe Huduti: Shqipëria nuk është vend antisemite, por një vend që do atdheun dhe pa atdhe nuk ka Zot për mua.

Ylli Rakipi: Ju jeni arrestuar në vitin 2020. Pse?

Igballe Huduti: Është e kaluar.

Ylli Rakipi: E shkuara është jeta jonë.

Igballe Huduti: Ka qenë e kaluar para pesë viteve.

Ylli Rakipi: Po çfarë ke bërë?

Igaballe Huduti: Falë organeve të Kosovëas, ka dalë pafajësia ime. Kanë qenë pretendime për kryerjen e veprave terroriste dhe unë nuk jam terroriste. Gjykata e koosvës po më përgatit dëmshpërblimin me gjashtë shifra. Unë nuk guxoj të dal në qytet. Nga aspekti psikologjik, shpirtëror, burri im është i sëmurë. Kush më kanë shkelur padrejtësisht do ti çoj në gjykatë.

Ylli Rakipi: Tani si non-grata nuk vjen dot më këtu.

Igballe Huduti: Të më kishit thënë në Serbi nuk shkoj dot, kishte me qenë më e mirë. Kjo ma keni krijuar një plagë, që ende nuk më është shëruar nga padrejtësitë e prokurorisë së Kosovë. Do të kërkoj përgjegjësi qoftë edhe në Strasburg.

Ylli Rakipi: Me Iranin ke lidhje?

Igballe Huduti: Jo nuk kam lidhje. Kush ka dëshirë ta vërtetojë, shkoni te Prokuroria kërkoni prokurorin dhe ju jep të gjithë dokumentacionin që jam e pastër. Një popull, kur i bëhet padrejtësi, i bëhen lloj lloj shtypje, zullume, ai popull vetëdijësohet, ndërgjegjësohet dhe revoltohet, edhe rebelohet, është në gjendje me i rrëzu fuqitë më të mëdha./mxh

22:22 “Mos gënje mi goc!”/ Përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën

By: Monika
25 June 2026 at 22:22

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Aktivisti Edison Lika është përplasur me deputeten e PS, Sara Mila, gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me protestën dhe protagonistët e saj, veçanërisht Dritan Goxhajn, i cili u sulmua nga kryeministri Rama si person që përfqëson axhendën e Iranit.

Pjesë nga biseda:

Sara Mila: Kur kam qenë në studion tuaj, ekzaktësisht kam thënë që sipas meje protesta po e humb busullën. Shumë komente nga protestues, apo mbështetës vërshuan drejt meje duke thënë se po ia fusja kot. Por më duhet ta rithem sërish, kjo protestë faktike, e ka humbur busullën. Nisi një lëvizje për një projekt, ku zonat e mbrojtura ishte kryefjalë. Minimalisht do të duhet që në pikat e renditura, nga një përfaqësues që nuk e di si e zgjodhën, duhet të ishte pika e parë, pasi aty nisi gjithçka. Pra sebepi ishte kjo, tani edhe aktivisti aty tha prekje politike.

Edison Lika: Këto janë kërkesa thellësisht politike.

Sara Mila: Pra kemi artikulim se në fakt na qenkërka lëvizje politike dhe ka kaluar nga kërkesa e parë në një organizim politik. Atëherë ejani dhe bëjmë politikë. Ne mund të garojmë në zgjedhje.

Edison Lika: Ku dallon një lëvizje politike nga një lëvizje jo politike?

Sara Mila: Artikuluat disa kërkesa. Mënyra si e bën pyetjen ka të bëjë shumë, sepse nuk është emisioni jot ky. Ki durim dhe të kthej përgjigje.
Është lëvizje politike kur nga 5 kërkesa që ka publikuar kjo iniciativë, kërkesa e parë është jep dorëheqjen, një tjetër për Kodin Zgjedhor, një tjetër për qeverinë teknike. Kjo tashmë është lëvizje politike. Në fjalët e tua e vërtetova. Nëse është lëvizje politike, ejani të bëjmë politikë, por mos i gënjeni shqiptarët për të thënë po mbrojmë zonat e mbrojtura. Kjo është përdorur.

Ylli Rakipi: Rama po merret me disa individë brenda protestës. Njërin prej tyre e akuzon si përfaqësues të interesave të Iranit. Çfarë është kjo strategji për të ndaluar te individët?

***

Edison Lika: Gënjen mi goc, pash zotin, Goxhaj nuk është zëdhënës. Ti përfaqëson një parti që është gjysma në burg.

Sara Mila: Protesta ka humbur busullën dhe jeni mërzitur. Kryeministri nuk merret me protestuesit por me pseudo protesuesit.

Ylli Rakipi: Këtë nuk e caktoni ju.

Sara Mila: E caktojnë vetë ata.

Ylli Rakipi: Pse ka rëndësi kush janë protestuesit? Aty ka mijëra njerëz.

Sara Mila: Nuk mund ta marrë peng një axhendë anti kombëtare.

Ylli Rakipi: Ju duhet të lexoni çfarë kërkohet dhe jo kush e kërkon. Ju po zbërtheni për të thënë kush po i kërkon.

Sara Mila: Elementët anti kombëtarë.

Edison Lika: Duan të gjëjnë gjilpërën në kashtë. Rama e ka humbur busullën. Nuk ju vjen turp të bëni copy paste statuset e Ramës. Ju nuk dini të shkruani.

Sara Mila: 9 muaj më parë kemi marrë 820 mijë vota nga shqiptarët. Nuk ka çfarë busulle të humbasë Edi Rama.

Edison: E patë votimin e europarlamentarëve? Si u votua?/mxh

22:21 “Ai tha se unë jam i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat”, aktivisti tregon rolin e Dritan Goxhajt në protestë

By: Monika
25 June 2026 at 22:21

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Aktivisti Edison Lika, anëtar i grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 26-të, duke komentuar praninë dhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, u shpreh se Goxhaj është vetëm njëri prej protestuesve në shesh dhe se ai e tha që në fjalën e vet se ishte i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.

Biseda

Lika: Zoti Goxhaj është njëri prej protestuesve në shesh. Goxhaj e lexoi ditën e parë, unë e lexova ditën e dytë, Arbri e lexoi ditën e tretë dhe sot duhet ta ketë lexuar dikush tjetër. Ne çdo ditë lexojmë me larmishmëri dhe zoti Goxhaj dhe ne nuk u bëjmë analizë të shkuarës. Dhe ai zotëria ishte i saktë: tha se këto nuk janë kërkesat e mia, unë jam i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.

Rakipi: A doni ju që protesta të identifikohet me zotin Goxhaj?

Lika: Unë nuk dua që protesta as të identifikohet me mua. Protesta nuk identifikohet me asnjë individ, këashtu që protesta është lëvizje shoqërore./mxh

Kosova përballet me valë të nxehti, temperaturat rriten gradualisht deri më 29 qershor

25 June 2026 at 23:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përballet me rritje graduale të temperaturave gjatë pesë ditëve të ardhshme, duke hyrë në një periudhë me mot të nxehtë veror.

Sipas parashikimeve të publikuara, nga data 25 deri më 29 qershor 2026, temperaturat do të shënojnë rritje në të gjithë territorin e Kosovës, me kushte më të theksuara të të nxehtit në disa rajone.

IHMK ka bërë të ditur se rajoni i Dukagjinit pritet të preket nga vala e të nxehtit të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë kryesisht në nivelin 1 të rrezikut.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të konsumojnë lëngje në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga temperaturat e larta.

Ndërkohë, në disa vende të Evropës tashmë janë raportuar temperatura ekstreme që kanë shkaktuar edhe pasoja në jetën e qytetarëve, duke rritur shqetësimet për ndikimin e valëve të të nxehtit këtë verë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova përballet me valë të nxehti, temperaturat rriten gradualisht deri më 29 qershor appeared first on Sinjali.

Temperaturat e larta, zjarre shpërthejnë në Anglinë veriore

25 June 2026 at 23:43

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Glossop, Derbyshire, në Anglinë veriore, ndërsa një valë e nxehtë intensive e fillimit të verës vazhdon të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta dhe duke e lënë bimësinë të thatë dhe shumë të ndezshme.

Sipas një deklarate nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Derbyshire të enjten, zjarrfikësit po merren me flakët në tokën moçalore pranë qytetit, duke punuar për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në fshatrat përreth.

Ekipet e emergjencës po përdorin burime të shumëfishta ndërsa i përgjigjen incidentit në kushte sfiduese, me tokë të thatë dhe nxehtësi të vazhdueshme që i bëjnë përpjekjet më të vështira.

Zjarri vjen gjatë një periudhe me vapë të jashtëzakonshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me temperaturat e ditëve të fundit që kanë thyer vazhdimisht rekordet e qershorit dhe pjesë të mëdha të Anglisë dhe Uellsit që po përjetojnë paralajmërime zyrtare për vapë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Temperaturat e larta, zjarre shpërthejnë në Anglinë veriore appeared first on Sinjali.

Mot veror nesër, diell dhe temperatura deri në 31°C, me vranësira të lehta në disa zona

25 June 2026 at 23:34

Nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta në disa rajone të vendit.

Gjatë ditës, në disa zona mund të ketë zhvillime të izoluara të vranësirave që mund të sjellin rrebeshe të shkurtra shiu dhe ndonjë shkarkesë rrufesh, por pa reshje të qëndrueshme.

Era do të fryjë nga drejtimi verior me intensitet të lehtë deri mesatar.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin rreth 15–17°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë në 29–31°C, duke sjellë mot të ngrohtë veror në pjesën më të madhe të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mot veror nesër, diell dhe temperatura deri në 31°C, me vranësira të lehta në disa zona appeared first on Sinjali.

Rritet bilanci i tragjedisë në Venezuelë, 165 viktima nga tërmetet shkatërruese

25 June 2026 at 23:22

Autoritetet në Venezuelë kanë konfirmuar se numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën vendin ka arritur në 165, ndërsa mbi 1,100 persona janë raportuar të lënduar.

Sipas ekipeve emergjente në terren, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat më të prekura, ndërsa frika mbetet e lartë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi qindra persona rezultojnë ende të zhdukur dhe dyshohet se ndodhen nën rrënoja.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën veriun e vendit brenda pak sekondash nga njëri-tjetri, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë. Më shumë se 100 objekte janë shembur plotësisht, ndërsa mijëra të tjera kanë pësuar dëmtime serioze.

Autoritetet venezueliane kanë angazhuar forcat emergjente dhe ushtrinë për operacionet e shpëtimit, ndërsa disa shtete kanë nisur dërgimin e ndihmave dhe ekipeve të ekspertëve për të asistuar në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, aeroporti kryesor në Karakas mbetet i mbyllur për shkak të dëmtimeve, duke vështirësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe lëvizjen e ekipeve të huaja të ndihmës.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse operacionet e kërkimit dhe furnizimet bazike nuk arrijnë në kohë në zonat e prekura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet bilanci i tragjedisë në Venezuelë, 165 viktima nga tërmetet shkatërruese appeared first on Sinjali.

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, dyshohet për futje droge në paraburgim

25 June 2026 at 23:08

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë lëndë narkotike për një të paraburgosur.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rasti është zbuluar pas analizës së riskut ndaj punonjësve të dyshuar për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara, si dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Efektivi është pezulluar menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në IEVP Fier, autoritetet kanë sekuestruar dy telefona celularë dhe një fishë karikimi në ambientet e paraburgimit. Deri më tani nuk është identifikuar personi që ka futur sendet e ndaluara në institucion.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ndërsa po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, dyshohet për futje droge në paraburgim appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Nuk jap dorëheqje nga LDK, as që vjen në shprehje

25 June 2026 at 23:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i partisë.

Ai u ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë atyre që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.

“Jo, more çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart”, ka deklaruar Abdixhiku në Klankosova.

Ai theksoi se do të vazhdojë të mbetet në krye të LDK-së për sa kohë që ka shumicën brenda partisë.

“Deri sa të ekzistojë shumica, unë jam kryetari i LDK-së”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Nuk jap dorëheqje nga LDK, as që vjen në shprehje appeared first on Sinjali.

Avdullah Hoti kërkon zgjedhje brenda LDK-së

25 June 2026 at 23:00

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar hapur nisjen e një procesi të menjëhershëm të ndryshimeve të brendshme dhe reformimit strukturor brenda partisë, si pasojë e rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit.

Hoti ka deklaruar se pas dështimeve të njëpasnjëshme elektorale është krejtësisht normale dhe e domosdoshme që partia të rishikojë organizimin e saj, të reformojë strukturat dhe të dalë para qytetarëve me një ofertë krejtësisht të re politike.

Sipas tij, strategjitë dhe ofertat e deritanishme të LDK-së nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin e humbur të elektoratit.

“Është normale kur ke një rezultat të dobët zgjedhor, të kërkohet që të rishikohen gjërat, të riformohemi nga brenda, t’i hymë një procesi të ndryshimeve brenda partisë, ta ridefinojmë komplet strukturën udhëheqëse të partisë dhe të dalim para qytetarëve të rifreskuar me ofertë të re politike, sepse është e qartë që ajo që kemi ofruar dy herë vitin e kaluar, një herë sivjet, nuk ka qenë e mjaftueshme për të marrë besimin e qytetarëve”, ka deklaruar prerazi Hoti në një intervistë në ATV.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avdullah Hoti kërkon zgjedhje brenda LDK-së appeared first on Sinjali.

Clevio “thumbon” Noizyn: Është i mbivlerësuar

25 June 2026 at 22:45

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, ka bërë deklarata të forta për disa figura të njohura të skenës muzikore shqiptare gjatë një interviste televizive.

I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, ai u kërkua të japë mendime për artistë dhe personazhe VIP, ku nuk munguan edhe komentet kritike.

Clevio e cilësoi reperin Noizy si “më të mbivlerësuarin”, duke rikthyer kështu vëmendjen te përplasjet e tyre të mëhershme.

Gjatë intervistës, ai komentoi edhe emra të tjerë të skenës, duke vlerësuar Getoar Selimin si artistin që meriton “Topin e Artë”, ndërsa për Dafina Zeqirin u shpreh si një nga këngëtaret që “e vendos skenën”.

Ndërkohë, për Xhensila Myrtezajn ai dha një vlerësim negativ simbolik, duke e përmendur në kontekst të “kartonit të kuq”.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer debatet mes fansave të artistëve të përmendur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Clevio “thumbon” Noizyn: Është i mbivlerësuar appeared first on Sinjali.

❌
❌