Normal view
Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
Ambasadorët britanikë, gjermanë, italianë dhe francezë u thirrën sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit për të parë filmimet e atyre që autoritetet iraniane i përshkruan si “dhunë nga protestuesit”, shkruan BBC.
Vendet e përfshira janë ndër ato që kanë shprehur haptazi mbështetjen për demonstratat në Iran. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Ministria e Jashtme paraqiti imazhe nga protestat në rrugë dhe tha se kishte tejkaluar protestën paqësore.
Zyrtarët iranianë akuzuan SHBA-të dhe Izraelin për nxitje të destabilitetit në vend dhe i quajtën protestuesit “vandal.”
Televizioni shtetëror thotë se Ministria u tha ambasadorëve që çfarëdo mbështetjeje politike ose mediatike për protestuesit është e papranueshme dhe përfshihet në ndërhyrjen e punëve të brendshme të Iranit.
Më herët, Irani kishte thirrur ambasadorin e Britanisë për “komentet ndërhyrëse” nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për një incident ku një protestues hoqi nga ambasada flamurin iranian nga një godinë në Londër dhe e zëvendësoi me një flamur para vitit 1979 që përdorej para Revolucionit Islamik.
Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot
Në dy vitet e ardhshme, Suedia do të ndajë rreth katër miliardë korona (rreth 440 milionë dollarë) për prokurimin e sistemeve ushtarake pa pilot, tha sot Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonsson, ndërsa qeveria suedeze planifikon të marrë hua rreth 28 miliardë euro në periudhën e ardhshme për blerjen e pajisjeve të reja ushtarake, duke përfshirë nëndetëse dhe anije.
Siç deklaroi ai, anëtari i NATO-s planifikon të blejë sisteme të ndryshme pa pilot, duke përfshirë dronë për sulme me rreze të gjatë veprimi, sisteme lufte elektronike, dronë zbulues, si dhe mjete pa pilot për mbikëqyrje dhe çminim në det.
“Askush nuk e di se si do të duket lufta e ardhshme, por një gjë është e qartë, fusha e betejës e së ardhmes do të shënohet nga sisteme pa pilot dhe aftësi me rreze të gjatë veprimi”, tha Jonsson në konferencën vjetore të mbrojtjes në Salen, në veri të Suedisë.
17:58 Hailey Bieber reagon pas aludimeve për “abuzim” në martesën e saj me Justin Bieber
Hailey Bieber ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë zërat se ajo kishte ripostuar një video të një fansi në TikTok, ku aludohej për “abuzim” në martesën e saj me Justin Bieber dhe ku ai etiketohej si “i varur”.
Përmes një postimi në Instagram Stories, themeluesja e Rhode u shpreh qartë se nuk ka ripostuar asnjë video që komentonte marrëdhënien e saj. “E di që ju që jetoni në internet jeni shumë të mërzitur, por unë nuk kam ripostuar asnjë video që flet për marrëdhënien time,” shkroi ajo.
![]()
Reagimi i saj erdhi pasi në rrjet u përhap pretendimi se Hailey kishte shpërndarë një video ku një TikToker argumentonte se shumë marrëdhënie afatgjata “funksionojnë” sepse gruaja është “bashkëvarëse tolerante”, duke “toleruar mediokritetin, abuzimin dhe barrën kryesore të punës shtëpiake e emocionale”, vetëm për të qenë në një marrëdhënie. Në video, çifti Bieber përmendej si “shembull”, ndërsa Justin përshkruhej edhe si “i varur”, me pretendimin se një partner me varësi “nuk mund të jetë i barabartë” dhe se “varësia shoqërohet me abuzim”.
Në komentet e videos, disa përdorues këmbëngulën se e kishin parë klipin pikërisht sepse, sipas tyre, ishte ripostuar nga Hailey. Të tjerë e mbrojtën, duke sugjeruar se nëse ka ndodhur diçka e tillë, mund të ketë qenë gabim. Megjithatë, vetë Hailey e mohoi kategorikisht.
Hailey dhe Justin Bieber janë të martuar që prej vitit 2018 dhe kanë një djalë 1-vjeçar, Jack Blues. Çifti ka qenë shpesh në qendër të thashethemeve për ndarje ndër vite, por publikisht kanë ruajtur një imazh të bashkuar.
Ndërkohë, së fundmi Justin Bieber ka qenë subjekt diskutimesh në rrjet për shkak të aludimeve mbi përdorim droge, zëra që janë mohuar nga përfaqësuesi i tij, i cili i ka cilësuar pretendimet si “të lodhshme dhe të mjerueshme”, duke theksuar se disa njerëz “janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativa negative dhe të dëmshme”. Sipas tij, Justin dhe Hailey janë në një periudhë të mirë, ndërsa një burim pranë tyre ka shtuar se këngëtari ka qenë i angazhuar me orë të gjata në studio, paralelisht me kujdesin për djalin e tyre./mxh

17:56 Dëshironi flokë të fortë dhe të shëndetshëm?/ 9 ushqime që mund t’ju ndihmojnë(Lifestyle)
Last Updated on 12/01/2026 by Monika
Flokët rriten duke u ndikuar nga shumë faktorë si mosha, gjenet, stresi dhe, natyrisht, ushqimi ynë.
Ka ushqime të pasura me lëndë ushqyese që mund të ngadalësojnë rënien e flokëve, të forcojnë trashësinë dhe t’i bëjnë më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm me kalimin e kohës.
9 aleatë ushqimorë për flokët tuaj:
Vezë: Proteina forcon flokët. Vezët janë burim i pasur me proteinë, biotinë, zink dhe vitaminë D, e cila lidhet me uljen e rënies së flokëve.
Kos: I pasur me proteinë, vitamina B-kompleks dhe acid folik ndihmon parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa kalciumi kujdeset për eshtrat.
Avokado: Përmban yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E që mbështesin shëndetin e flokëve dhe lëkurës së kokës.
Arrë dhe fara: Të pasura me zink, vitamina B dhe omega-3, ndihmojnë rritjen e flokëve më shpejt dhe më të dendur (p.sh., arra, bajame, fara liri, chia).
Fasulet dhe specat: Burime të mira të proteinës bimore, hekurit dhe biotinës, të nevojshme për flokë të fortë.
Spinaqi: Përmban hekur, acid folik dhe vitamina A e C, që fuqizojnë folikulat e flokëve dhe hidratimin e skalpit.
Patëllxhanet e ëmbla: Të pasura me beta-karoten, i cili shndërrohet në vitaminë A dhe ndihmon prodhimin e flokëve.
Citrike dhe mjedra: Plot me vitaminë C, që nxit prodhimin e kolagjenit, mbron qelizat e folikulave dhe forcon flokët.
Çokollatë e zezë: Të paktën 70% kakao; e pasur me hekur, magnez dhe polifenole që përmirësojnë qarkullimin e gjakut në skalp, duke krijuar një mjedis të mirë për rritjen e flokëve.mxh

17:47 Babai i Beyoncé-s thotë se nuk e ka dëgjuar kurrë vajzën e tij miliardere të flasë për para
Këngëtarja e mbylli vitin 2025 duke u renditur në listën prestigjioze të Forbes për njerëzit më të pasur, por babai i saj, Mathew Knowles, tha për Page Six se “ajo nuk motivohet nga paratë”.
“Unë nuk e kam dëgjuar kurrë Beyoncé-n të flasë për para. Gjithmonë ka thënë: ‘Si mund t’i bëj fansat e mi të lumtur? Si mund të jem më e mira në atë që bëj?’”
“Paratë erdhën si rezultat i suksesit, por kurrë nuk kanë qenë qëllimi i saj. Dhe këtë e dua shumë tek ajo”, shtoi ai.
Turneu “The Renaissance World Tour” koncertet e “Cowboy Carter”, së bashku me disa biznese të tjerat të saj, bënë që të ishte këngëtarja e pestë që arrin statusin e miliarderes.
Ajo i bashkohet Bruce Springsteen, Rihanna-s, Taylor Swift dhe bashkëshortit të saj Jay-Z si pjesë e “klubit të miliarderëve” në muzikë.
Mathew Knowles tregoi se e uroi vajzën e tij kur ajo hyri në listë, por sërish theksoi se përpos arritjes, synimet e saj qëndrojnë shumë larg parave.
“Kjo thjesht nuk është Beyoncé. Kjo nuk është çfarë ajo përfaqëson. Ajo motivohet nga dëshira për të qenë më e mira absolute, nga lumturia e fansave të saj dhe nga kthimi i kontributit për komunitetin,” tha ai./mxh

17:40 Turqia rrezikon të plaket! Thirrja e Erdogan për çiftet e reja: Bëni të paktën nga 3 fëmijë!
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize demografike për shkak të rënies së lindshmërisë në vend.
Duke folur në Stamboll gjatë një takimi me artistë dhe të rinj, Erdogan u shpreh se shoqëria duhet të reagojë përballë rënies së popullsisë dhe se ndërtimi i familjeve të forta është kyç për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se pasja e të paktën tre fëmijëve është një domosdoshmëri dhe jo thjesht një këshillë.
“Gjithmonë u them çifteve të kenë të paktën tre fëmijë. Kjo është e nevojshme për një familje të fortë,” tha Erdogan, duke shtuar se flet edhe nga përvoja personale, si gjysh i nëntë nipërve dhe mbesave.
Erdogan iu referua të dhënave zyrtare të Institutit Turk të Statistikave, sipas të cilave norma e lindshmërisë në Turqi në vitin 2024 ra në 1.48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë. Erdogan e cilësoi këtë situatë si “katastrofë” dhe shprehu shqetësim për plakjen e shpejtë të shoqërisë.
Në përpjekje për të frenuar rënien e lindshmërisë, qeveria turke e ka shpallur vitin 2025 si “Viti i Familjes” dhe ka vendosur politikat familjare në qendër të axhendës së saj. Janë zgjeruar skemat e mbështetjes për çiftet e reja, përfshirë kredi martese pa interes dhe ndihmë financiare për fëmijët.
Sipas masave aktuale, nënat përfitojnë 1 pagesë të vetme për fëmijën e parë, mbështetje mujore për fëmijën e dytë dhe pagesa më të larta mujore për fëmijën e tretë dhe fëmijët pasues, deri në moshën pesë vjeç./K.M

17:35 Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ndëshkohet banori!
Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie.
Vetëm pak më parë një zarf i zi nga Vëllai i madh ka hyrë në shtëpi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat. Keijsi në mënyrë të vazhdueshme nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese.
Ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe duke iu mbyllur dhomën e gjumit deri në një afat të pacaktuar./mxh

17:30 Barbie prezanton për herë të parë një kukull me spektrin e autizmit
Barbie ka prezantuar për herë të parë një kukull me spektrin e autizmit, një risi që është vlerësuar nga prindërit, aktivistët dhe komuniteti i njerëzve me autizëm. Kukulla e re, e prezantuar këtë javë nga kompania Mattel, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përfaqësimin e fëmijëve me autizëm përmes një figure ikonike të njohur në mbarë botën.
![]()
Për Precious Hill, një nënë nga Las Vegas-i, momenti kur vajza e saj 5-vjeçare, Mikko, pa kukullën e re Barbie ishte “thuajse magjik”. Kukulla mbante një fidget spinner rozë (lodër në formën e një disku që mund të rrotullohet midis gishtërinjve) që rrotullohet vërtet, kufje të mëdha për reduktimin e zhurmës dhe një tablet – elemente që Mikko i përdor çdo ditë. Mikko nuk flet dhe komunikon përmes një pajisjeje, e cila ndihmon personat me vështirësi në të folur të shprehen.
![]()
Detajet e kukullës janë menduar me kujdes për të reflektuar përvojat reale të personave në spektrin e autizmit. Shikimi i Barbie-t është i orientuar lehtësisht anash, duke pasqyruar faktin që disa persona autikë shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy. Veshja e saj – një fustan lejla me vija – është e lirshme, me mëngë të shkurtra dhe material të lehtë, në respekt të ndjeshmërisë ndaj prekjes që shumë persona me autizëm përjetojnë.
![]()
Kukulla është pjesë e koleksionit Barbie Fashionistas, i cili përfshin kukulla me tone të ndryshme lëkure, tipe trupore, tekstura flokësh dhe gjendje shëndetësore të ndryshme, si diabeti i tipit 1, sindroma Down dhe verbëria.
Çrregullimi i spektrit të autizmit është një gamë ndryshimesh neurozhvillimore që ndikojnë në mënyrën se si individët komunikojnë, ndërveprojnë dhe përjetojnë botën. Ai shfaqet zakonisht para moshës 3-vjeçare dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Edhe pse nuk ka një kurë, mbështetja dhe terapia mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës./K.M

17:28 Franca nis shërbimin ushtarak kombëtar vullnetar për të rinjtë
Franca ka njoftuar këtë të hënë nisjen e një programi të ri të shërbimit ushtarak kombëtar vullnetar për të rinjtë, i cili do të zgjasë 10 muaj dhe do të fillojë këtë vit në shtator.
Ky program, i prezantuar nga Presidenti Emmanuel Macron në nëntor, është i hapur për të gjithë qytetarët francezë të moshës 18-25 vjeç. Qëllimi është të angazhohen mijëra të rinj në ushtri, marinë dhe forcën ajrore, duke kryer detyra të ndryshme në territorin francez.
Nga shtatori, 3,000 të rinj do të fillojnë shërbimin e tyre, numri i të cilëve do të rritet në 4,000 në 2027 dhe në 10,000 çdo vit deri në 2030. Ata do të paguhen rreth 800 euro në muaj dhe do të kryejnë detyra që variojnë nga ndihma gjatë katastrofave natyrore, rojet kundër terrorizmit, deri te pozicione si operator dronësh, pjekës, mekanik, elektricist dhe pjesëtar i stafit mjekësor.
Pas përfundimit të shërbimit, pjesëmarrësit mund të integrohen në jetën civile, të bëhen rezervistë ose të qëndrojnë në forcat e armatosura, duke reflektuar një model të ri hibrid të ushtrisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, bëri të ditur se programi pritet të kushtojë 150 milion euro në 2026 dhe një total prej 2.3 miliard eurosh midis 2026-2030.
Ky program vjen ndërsa Franca dhe vende të tjera europiane po shqetësohen për ndryshimet në politikën e sigurisë amerikane dhe për sjelljen agresive të Rusisë, duke kërkuar të forcojnë vetëmbrojtjen e tyre./mxh

17:20 Talli koleget pas humbjes? Mimikat e Amanda Seyfried në Golden Globes bëhen virale
Last Updated on 12/01/2026 by Monika
Pati një moment të sikletshëm në ceremoninë e Golden Globes, ku Amanda Seyfried u duk sikur po “tallte” koleget e saj.
Aktorja humbi në dy kategori mbrëmjen e djeshme, ndërsa reagimet e saj u kapën nga kamerat në kohë reale.
Amanda Seyfried u pa duke shtrënguar fytyrën nga zhgënjimi teksa humbi çmimin, ndërsa gjatë ceremonisë bëri edhe disa mimika të theksuara.
![]()
Ajo ishte e nominuar si “Aktorja më e mirë” (muzikal ose komedi) për rolin e saj në “The Testament of Ann Lee”. Megjithatë, çmimin e fitoi Rose Byrne për filmin “If I Had Legs I’d Kick You”.
Ajo ishte gjithashtu e nominuar si “Aktorja më e mirë” në mini-serialin televiziv “Long Bright River”, por humbi përballë Michelle Williams, e cila fitoi me rolin e saj në “Dying for Sex”.
Në momentin kur u shpall fituesja për aktoren më të mirë në kategori muzikal ose komedi, Amanda u duk qartazi e zhgënjyer. Në një video që u bë shpejt virale, ajo shihet duke bërë një mimikë jo shumë të këndshme, përpara se të detyrohej të buzëqeshte.
Më pas, ajo duartrokiti dhe u ngrit në këmbë ndërsa Rose Byrne merrte çmimin.
Ndërkohë, kur u shpall fituesja për aktoren më të mirë në mini-serialin televiziv, Amanda u pa duke duartrokitur para se të shpallej emri i fitueses, gjë që u vu re menjëherë nga fansat.
![]()
![]()
Reagimi i saj shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve u shkrinë se qeshuri me reagimet e aktores.
Disa njerëz komentuan:
“Amanda Seyfried që duartroket para se të shpallet fituesja sepse ishte gati të humbte, po vdes!”
“Amanda duke u përgatitur të duartrokasë fituesen, shumë qesharake.”
“Reagimi i Amanda-s po më shkatërron nga e qeshura.”
Pavarësisht humbjeve, filmi i ri i Amanda Seyfried, “The Housemaid”, po vazhdon të ketë sukses të madh në kinema./K.M

17:11 Trump: Nëse nuk marrim Groenlandën, do ta marrë Rusia ose Kina
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur këtë të diel dëshirën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke e justifikuar këtë qëndrim me shqetësime për sigurinë kombëtare dhe rritjen e aktivitetit ushtarak rus dhe kinez në rajonin e Arktikut.
Duke folur për gazetarët gjatë një udhëtimi me avionin presidencial Air Force One, Trump deklaroi se nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë, Rusia ose Kina mund të marrin kontrollin e Groenlandës.
Presidenti amerikan theksoi se bëhet fjalë për blerje të territorit dhe jo për qira apo marrëveshje afatshkurtra, duke përdorur terma nga bota e pasurive të paluajtshme për të përshkruar nevojën për pronësi të plotë.
Trump kujtoi se SHBA tashmë ka baza ushtarake në Groenlandë, por shtoi se prania ushtarake nuk mjafton pa, siç u shpreh ai, “titull pronësie”. Ai la të hapur mundësinë për shtim të trupave amerikane në territor nëse do ta shihte të nevojshme.
Deklaratat e presidentit amerikan kanë shkaktuar reagime dhe shqetësime në arenën ndërkombëtare. Në tregjet financiare, investitorët janë drejtuar drejt arit dhe aksioneve të industrisë evropiane të mbrojtjes, nga frika e një përshkallëzimi gjeopolitik që mund të dëmtojë marrëdhëniet brenda NATO-s dhe rendin global./MXH

-
- 17:10 Nisur nga Brazili/ Policia spanjolle sekuestron 10 ton kokainë në një anije mallrash, 13 të arrestuar
17:10 Nisur nga Brazili/ Policia spanjolle sekuestron 10 ton kokainë në një anije mallrash, 13 të arrestuar
Policia spanjolle ka deklaruar sot se gati 10 ton kokainë janë sekuestruar javën e kaluar në një anije që transportonte kripë në Oqeanin Atlantik. Ky është cilësuar si sekuestrimi më i madh i bërë ndonjëherë nga shërbimet e policisë spanjolle në det të hapur.
Operacioni u krye nga njësitë speciale të policisë spanjolle, të cilat kapën anijen e mallrave me flamur të Kamerunit të lidhur me një organizatë shumëkombëshe të trafikimit të drogës ndërsa ajo lundronte në Oqeanin Atlantik me destinacion Evropën nga Brazili.
“Trembëdhjetë persona u arrestuan gjatë operacionit dhe droga, e cila ishte e ndarë në 294 çanta, u sekuestrua, si dhe një revolver“, shtoi policia, sipas së cilës sasia e saktë e drogës së fshehur në një ngarkesë kripe në anije arriti në saktësisht 9,994 kilogramë.
DEA e SHBA-së, agjencia federale në SHBA përgjegjëse për luftimin e trafikut të drogës, si dhe autoritetet franceze, portugeze dhe braziliane bashkëpunuan për zhvillimin e operacionit./K.M

Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara
“Dëmet kalojnë mbi 15 milionë lekë. Hajde shikoji vetë dhe le t’i vlerësojë kush të dojë.” Kështu e përshkruan situatën Aurel Mrroku, banor i ish-Kënetës në Durrës, i zhvendosur aty prej më shumë se 30 vitesh.
Edhe pse ka kaluar një javë nga reshjet e dendura që përmbytën disa zona të vendit, situata në terren mbetet problematike në Durrës.
Në ish-Kënetë, uji vijon të bllokojë hyrjet e shtëpive dhe jetën e përditshme të banorëve, disa prej të cilëve janë kthyer në banesa për të bërë llogaritë e dëmeve.
Citizens ishte pranë tyre dhe pa nga afër gjendjen e vështirë të shkaktuar nga përmbytja. Elektroshtëpiake, mobilje, krevate dhe veshje jashtë përdorimit, për të mos thënë pastaj për kushtet e banesave, shumica prej të cilave u ishin dëmtuar dyert.
Të dëshpëruar, banorët thanë se përmbytjet ishin kthyer në një rutinë vjetore pa zgjidhje afatgjatë. Por njëzëri ata konfirmuan se kjo ishte ndër përmbytjet më të mëdha që kishin pësuar.
Çdo vit të përmbytur, dëmshpërblimet mungojnë
Mrroku tregoi se shtëpia e tij ishte përmbytur për të tretin vit radhazi. Ai tha se nuk kishte marrë asnjëherë kompensim për dëmet, gjë e cila e kishte bërë shumë pesimist për përmbytjen e radhës.
Sipas tij, situata zor se do të ndryshojë. “Janë mësuar njerëzit. Përmbytu një herë, dy herë, tre herë. S’vjen njeri ta blejë shtëpinë, as ta falë,” thotë ai.
Gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall, edhe pasi kishte kaluar një javë nga përmbytja dhe qindra banorë ishin detyruar të shpërnguleshin. Shpallja do ta detyronte qeverinë të merrte më shumë përgjegjësi për ndihma dhe dëmshpërblim të të prekurve.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se ishin verifikuar 1,314 banesa. Nga këto, për 527 raste ishin mbajtur aktet e konstatimit të dëmeve.
Megjithatë, banorët thonë se procesi mbetet i paqartë dhe pa transparencë. Askush nuk u ka shpjeguar se kur dhe si do të dëmshpërblehen.

Llesh Lleshaj, një tjetër banor i zonës, është shpërngulur nga banesa e tij. Aktualisht ai po qëndron në ambientet e Kavalishencës, rezidencë qeveritare për pritje zyrtare.
Lleshin e takova jashtë shtëpisë së tij, teksa kishte ardhur për të parë dëmet dhe punën e zjarrfikëseve që po përpiqeshin të hiqnin ujin me pompa.
Ai tregoi se natën e parë pas përmbytjes fjeti në makinë. Më pas u zhvendos, ndërsa uji kishte hyrë deri në 60 centimetra lartësi brenda shtëpisë.
“Të gjitha tubacionet janë të bllokuara,” tha Lleshaj. Sipas tij, punonjës të bashkisë erdhën vetëm simbolikisht dhe pa ndërhyrje reale, pavarësisht ankesave të banorëve të zonës.
“Erdhën një ditë ato të bashkisë, u ulën hëngrëm e pinë… A e mbaruat? Po, po e mbaruam! I thashë për njerëzillëk bëni, sikur punoni,” tregoi Lleshaj.
Familje të tjera ndodhen gjithashtu në kushte kritike dhe në limit të mbijetesës. Familja Sina tha se deri tani ishte ndihmuar vetëm nga shoqata “Fundjavë Ndryshe”.
Orenditë e shtëpisë i kishin nxjerrë në ballkon pasi ishin lagur dhe konsiderohen të pashfrytëzueshme.
“Për Vitin e Ri i blemë. Këtë vit i vendosëm. Na gjeti viti me copa,” tregoi Entela Sina teksa bashkëshorti i saj shtoi se përfaqësues të bashkisë u kishin thënë të përpilonin disa dokumente. Por ai nuk kishte asnjë informacion për procedurën e dëmshpërblimit.
Situata e përmbytjeve solli zemërim dhe protesta përpara bashkisë së qytetit. Qytetarët u mbështetën edhe nga forcat opozitare dhe partitë e reja si Lëvizja Bashkë, kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndërkohë, banorë të ish-Kënetës tentuan dy herë të takonin kryetaren e bashkisë. Emriana Sako reagoi vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk mbajti asnjë deklaratë publike dhe nuk u përball me protestuesit.
“Fondet janë, buxheti është, por administrata është shkatërruar,” u shpreh Flamur Balaj gjatë protestës.
Ai tha se protestat nuk do të ndalen pa largimin e përgjegjësve politikë.
Në protestë u bashkuan edhe grupe që kundërshtojnë projekte të tjera urbanistike në Durrës. Aktivistja Rita Kazazi kritikoi qeverinë për mungesë reagimi institucional.
“Pse nuk e shpall kryeministri emergjencën? Ka frikë se do t’i paguajë lekë kesh? Veshin çizmet për foto dhe ikin në shtëpi,” tha ajo. Sipas saj, emergjenca nuk shpallet për të shmangur pagesat e dëmshpërblimeve.
Dorina Prethi, nënkryetare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, tha se qytetarët ndihen të shantazhuar.
Sipas saj, banorët kanë frikë se protesta do t’i penalizojë për dëmshpërblimin.
“E drejta e dëmshpërblimit ju takon të gjithëve,” tha Prethi teksa shtoi se fondet ekzistojnë, por mungon vullneti politik.
Ndërsa uji tërhiqet ngadalë, pasiguria mbetet. Banorët e ish-Kënetës thonë se përmbytjet janë bërë pjesë e jetës, ndërsa zgjidhja vazhdon të mungojë.
Lexoni gjithashtu:
- Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban
- As Veliera, as tenderët publikë, s’e shpëtuan Durrësin nga përmbytjet
- Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi
The post Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara appeared first on Citizens.al.
Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Golden Globes 2026, jo vetëm si shoqëruesja e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, por edhe për stilin e saj të jashtëzakonshëm.
Ajo u shfaq me një fustan të artë nga Ashi Studio, të kombinuar me bizhuteri të personalizuara Lorraine Schwartz me vlerë mbi 100 karat, përfshirë vathë 75-karatësh dhe unaza të shumta.
Ylli i reality show-t nuk ecën në tapetin e kuq, por u pa e ulur pranë Timothée-t gjatë transmetimit televiziv, duke e bërë fitoren e tij për Aktorin më të Mirë në një Dramë për filmin Marty Supreme edhe më të veçantë. Përveç kësaj, Kylie prezantoi edhe aromën e saj të fundit nga Kylie Cosmetics, duke kombinuar modën me markën personale.
Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –
Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku.
Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime.
Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim gjeologjik për tokën dhe ujërat nëntokësorë, duke sjellë situata të ngjashme si në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë të fundit inxhinieri sqaron se ka konstatuar 5 pika alarmi.
Ai thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë autorët realë, pasi kjo situata mund të sjellë edhe rreziqe për qytetarët, përveçse dëmit financiar.
“Duhet të mbahet përgjegjësi për këto dëme. Institucionet duhet të shohin të gjitha punimet dhe t’i kontrollojnë. Kolaudimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë është bërë, por duhet kontrolluar se si është kryer ky kolaudim, në terren dhe faktik nga ana teknike apo vetëm me letra. Por rasti konkret tregon se kemi të bëjmë me një kolaudim fiktiv, ashtu sikurse ka qenë prokurimi dhe projekti fiktiv. Këta vazhdojnë t’i japin punimet dhe tenderët me nënkontraktim që nuk mbajnë as përgjegjësi. Kolaudimet e rrugëve nuk duhet të bëhen fiktive.
Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë dhe në të gjitha të tjerat duhet studim gjeologjik dhe ky është gabimi i parë që bëhet dhe është bërë. Më tej nis me projektin, kur ai nuk bëhet i saktë dhe më tej me prokurimet apo tenderimet, sepse bëhet me nënkontraktorë dhe kompanitë marrin atë 20% e prokurimit, kurse kur mbarojnë lekët s’ka më për të shtruar rrugët. Te rruga Qukës-Qafë Plloçë kam kaluar 2-3 herë dhe kam parë të paktën pesë zona alarmi, është gabuar edhe me skrapatat e maleve dhe kodrave, nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe tani ndodhin rrëshqitjet. Të gjitha këto bëhen para se të nisin punimet”, shpjegoi inxhinieri për “News 24”.
Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –
Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të Njeriut HRANA, të paktën 544 persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit. Mbi 10,600 protestues të tjerë raportohet se janë arrestuar dhe dërguar në burgje.
Irani prej më shumë se 84 orësh është i shkëputur nga interneti dhe linjat telefonike, lëvizje që po e bën të vështirë verifikimin e informacioneve dhe të numrit të plotë të viktimave.
Garda Revolucionare ka akuzuar SHBA-në se po nxit protestat dhe e ka cilësuar reagimin e dhunshëm të autoriteteve si “mbrojtje të sigurisë kombëtare”.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po shqyrton disa skenarë kundër Iranit, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Ai ka marrë informacione mbi plane që synojnë goditjen e forcave të sigurisë iraniane, të përfshira në shtypjen e protestave, por ende nuk ka vendosur për një veprim konkret.
Trump tha se Irani ka kërkuar negociata, ndërsa theksoi shqetësimin për vrasjen e civilëve. Megjithatë, brenda administratës amerikane ekziston frika se goditjet ushtarake mund të forcojnë regjimin iranian duke bashkuar popullin përreth tij.
Përveç opsioneve ushtarake, SHBA po merr në konsideratë sanksione të reja, sulme kibernetike dhe mbështetje teknologjike për protestuesit. Ndër idetë e diskutuara është edhe përdorimi i Starlink për të rikthyer qasjen në internet në Iran, me Trump që tha se mund të kontaktojë Elon Musk për bashkëpunim.
Irani ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të kundërpërgjigjet me sulme ndaj bazave të SHBA-së dhe interesave të saj në rajon.
Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.
Burime bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.
Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.
Lidhja me dosjen AKSHI
Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.
Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.
Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.
SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.
Çfarë është DURANA
DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.
Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.
Denoncimet e Arben Ahmetajt
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.
Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.
Faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –
Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.
Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km.
Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.
Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.
Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian./Scantv
Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.
Ilir Meta akuzohet ng SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.
Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.