Normal view
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”,tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
20:56 U betua para Kuranit, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut
Zohran Mamdani është betuar si kryebashkiak i New Yorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në disa gjenerata që merr detyrën në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.
Mamdani, demokrat, u betua në një stacion historik të metrosë në Manhattan pak pas mesnatës të enjten, duke vendosur dorën mbi Kuran gjatë betimit. “Ky është vërtet nder dhe privilegji i jetës,” tha ai.
Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James (Leticia Xhejms), një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të City Hallit, një nga stacionet origjinale të metrosë, i njohur për tavanet e tij të bukura me hark.
Mamdani do të betohet përsëri në një ceremoni publike në City Hall në orën 13:00 sipas kohës lokale nga senator i SHBA-së, Bernie Sanders, një nga idhujt politikë të kryebashkiakut. Pas saj do të organizohet një festë publike në Broadway, në segmentin e njohur si “Canyon of Heroes”, i famshëm për paradat me letra.
Ai nis tani një nga detyrat më të vështira në politikën amerikane, si një nga politikanët më të ndjekur të vendit. Përveçse është kryebashkiaku i parë mysliman, Mamdani është i pari me origjinë nga Azia Jugore, i pari i lindur në Afrikë dhe në moshën 34-vjeçare, kryebashkiaku më i ri në qytet në disa gjenerata./mxh

20:47 Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari
Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfshin 6 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, ndër më kryesore janë marrëveshja për paqen fiskale, fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, kompensimi 10% i TVSH për fermerët, ulja e pragut të përdorimit të parasë cash nga individët etj.
Marrëveshja e paqes Fiskale, Si do aplikohet nga janari
Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe ligji “Për marrëveshjen e paqes Fiskale”, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), që nisma pritet të nxisë pastrimin e parave dhe të kapitalit të dyshimtë.
Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.
Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.
Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.
Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.
Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.
Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.
Ministri i Financave Petrit Malaj më herët në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis në muajin janar, ndërsa pritet që Ministria e Financave të miratojë udhëzimet përkatëse për zbatimin e procedurave.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion.
Detyrimet në tatime dhe dogana që do t’i falen biznesit nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026 nis zbatimin ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve e papaguara në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2024.
Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.
Falen detyrimet e krijuar nga 2015–2019 me kushtin nëse paguhet 50%
Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.
Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Do falen gjobat për borxhet nga 2020–2024 me kushtin të paguhet detyrimi
Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.
Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld euro detyrime të papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri në 2014 që parashikohet të fshihet plotësisht u bë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e mëparshme të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.
Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e ligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro deri më 31 dhjetor 2024. Principali zë 60% të borxhit në shumën e 98,4 mld lekëve apo rreth 1 miliardë euro. 35% të tij e zënë gjobat në shumën e 581 mln eurove dhe 5% zënë interesat në shumën e 79 milionë eurove.
Deri në 31 dhjetor 2014 në tatime është krijuar borxh në shumën e 29,5 miliardë lekë apo rreth 304 mln euro. Në totali i borxhit deri më 31 dhjetor 2014, pa përfshirë në llogaritje kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritet 25 mld lekë apo rreth 260 mln euro.
Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në Dogana llogariten në vlerën e 48,5 mld lekë apo rreth 500 mln euro i pashlyer nga 4,684 debitorë. Principali zë 27% të borxhit, me vlerë 13,1 mld lekë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga gjobat me vlerë 26,5 mld lekë (55% të totalit) dhe kamatëvonesat me vlerë 8,9 mld lekë apo 18% të totalit.
Deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në Dogana është në shumën e 25,7 mld lekëve apo rreth 266 mln euro, detyrime të papaguara mbi 10 vite që do të fshihen.
Sipas llogaritjeve nga të dhënat publike ligji parashikon në total të fshijë plotësisht rreth 525 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve deri më 31 dhjetor 2014.
Nga 260 mln euro që do të fshihen plotësisht në tatime, borxhi më i madh është krijuar për TVSH e papaguar në vlerën e 11,6 miliardë lekë, për tatim fitimin 6,2 mld lekë, për taksa të tjera me vlerë 6,5 miliardë lekë dhe për TAP shuma e papaguar rezulton 675 mln lekë.
Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë 200 mln euro.
Miratimi i ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” krijoi debate te deputetët e opozitës dhe ekspertët. Deputetët e opozitës kërkuan disa herë bërjen publike të listës me emrat e përfituesve që do t’u fshihen automatikisht detyrimet e papaguara deri në vitin 2014.
Ekspertët gjithashtu theksuan se lista duhej të bëhej publike, pasi ka shumë biznese që përfitojnë bazuar në listën pasive, por ndërkohë ushtrojnë aktivitete të tjera, i njëjti person ka pasur një fabrikë ka falimentuar dhe ka hapur një kompani ndërtimi. Pra ky subjekt gjeneron të ardhura dhe fitime dhe nuk ka pse të lehtësohet me fshirjen e detyrimeve. Ekspertët nënvizuan se kjo mungesë e transparencës së listës do të dekurajojë bizneset e rregullta.
Kompensimi 10% për fermerët, nga janari Tatimet do nisin sqarimet për aplikimet në e-Albania
Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe skema e kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.
Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë përcakton se kompensimi i TVSh-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore.
Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.
Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.
Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.
P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.
Kërkesa për kompensim do të bëhet dy herë në vit, për periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.
Sipas sqarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor nga 2026 fermerët do të udhëzohen se kur do të dorëzojnë kërkesën e kompensimit të TVSH-së përmes platformës e-Albania. Përveç kërkesës, fermerët do të duhet të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre, me qëllim shmangien e abuzimeve prej përpunuesve. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve. Tatimet pohuan se nxjerrjes së udhëzimit nga Ministria e Financave për zbatimin e ligjit, në mbarë vendin do të nisë fushata për orientimin e procedurave për fermerët.
Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.
Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.
Edhe kjo skemë u kundërshtua nga Shoqata e Blegtorëve të Qumështit. Më herët në Komisionin e Ekonomisë Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive. Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompensimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.
Nga ulja e përdorimit të Cash te detyrimi i bizneseve për terminalet “POS”, hyjnë në fuqi ndryshimet te procedurat tatimore
Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi edhe ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
Ndryshimet përfshijnë zbatimin e disa nismave të rëndësishme, si zvogëlimi i përdorimit të parasë në dorë në transaksionet ndërmjet bizneseve, duke ulur kufirin e lejuar për pagesat me para në dorë nga 150,000 lekë në 100, 000 lekë. Kjo masë synon të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve, si dhe të reduktojë evazionin fiskal, duke nxitur përdorimin e pagesave përmes sistemit bankar, të cilat janë më të lehta për t’u kontrolluar dhe verifikuar nga administrata tatimore.
Ndryshimet sollën edhe vendosjen e një kufiri për transaksionet me para në dorë që personat fizikë, individët e vetëpunësuar dhe tregtarët apo entitetet kryejnë me individë, kur vlera e transaksionit kalon pragun 500,000 lekë. “Kjo ndërhyrje synon të forcojë kontrollin mbi qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal dhe të rrisë nivelin e formalizimit të transaksioneve”, theksohej në relacion.
Në kuadër të politikave për reduktimin e përdorimit të parasë në dorë dhe nxitjen e pagesave elektronike, gjithashtu u miratua vendosja e detyrimit për pajisjen me terminal “POS” në pikat e shitjes të tatimpaguesve që kryejnë veprimtari ekonomike me pagesa në para në dorë, sipas afateve të parashikuara në ligj.
Ministri i Financave Petrit Malaj më herët sqaroi se brenda datës 30 Maj 2026, detyrimi duhet të përmbushet nga çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike.
Ndërkohë ky detyrim duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31 Dhjetor 2026.
Ndër të tjera ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe nismat si: Përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të një akti ligjor apo nënligjor me efekte prapavepruese ose i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Ky përjashtim synon të mbrojë institucionet publike nga penalitete që burojnë nga faktorë objektivë dhe të pavarur nga vullneti i tyre;
Vendosjen e sanksioneve administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softëare-it të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë në rastet kur kërkohet hapja ose verifikimi i pajisjeve fiskale të konfiskuara. Me këtë ndryshim vendoset detyrimi ligjor për bashkëpunim dhe parashikohen sanksione administrative në rast refuzimi, me synim forcimin e kontrollit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit të fiskalizimit;
E drejta e tatimpaguesve individë për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime. Gjithashtu, parashikohet reduktimi i afatit për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj.
Nga 1 janari nis zbatimin rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5%; Referencat e reja do rrisin taksën e banesës në rrethe
Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi edhe ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, që do t’u japë mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me tatim të reduktuar 5% nga 15% që është norma, si dhe VKM për çmimet e ndryshuara të referencës në rrethe.
Periudha e zbatimit të procesit të rivlerësimit do të jetë nga data 1 janar 2026 deri më 31 mars 2027. Afati maksimal për dorëzimin e kërkesës për rivlerësimin e pasurisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është deri më 31 dhjetor 2026.
Rivlerësimi do të kryhet nga ekspertë të licencuar ndërsa tatimi 5% do të paguhet mbi diferencën e vlerës së shitblerjes së pronës.
Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.
Referuar vendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës për rrethet rezultojnë në Durrës.
Me hartën e re, Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale me çmime që varion nga 45 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për metër katror nga 67,5 mijë lekë që ishte çmimi i mëparshëm. Në Durrës ndryshimet më të larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mëparshëm, janë për zonën kadastrale nr.13, e cila në terren përkon në portin e Durrësit, ku po zhvillohet edhe projekti i “Durrës Yahts Marina”. Nga 67,5 mijë që është çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë pas hyrjes në fuqi të vendimit, çmimi i do të jetë 200 mijë lekë për metër katror.
Rritja të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlorë dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1.
Nga 58 mijë lekë për metër katror çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror. Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3 çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm. Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do jenë ajo e Rradhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.
Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Për ishullin e Sazanit çmimi i referencës është 200 mijë lekë për metër katror apo 233% më shumë sesa çmimi i mëparshëm për qytetin e Vlorës.
Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset, pasi vlera e pronës për llogaritjen e taksës, bëhet sipas çmimeve të referencës së apartamenteve. Rritja e detyrimit do të jetë në njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.
Çmimet e reja të referencave për shitblerjen e apartamenteve në rrethe do të rrisin edhe detyrimin e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.
Për qytetin e Durrësit taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime banime, që nuk janë të destinuara të përdoren për turizëm, industri apo për shërbime publike është 8%, sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” i miratuar në muajin dhjetor 2022.
Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, me vendndodhje pranë portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 mln lekë. Detyrimi i taksës i llogaritur me çmimin e ri të referencës që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet rreth 1 mld lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave.
Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë do të shtojë koston për ta, që do të reflektohet me ndryshim të shitjes së çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi dhe Qerreti.
Hyn në fuqi shtyrja e afatit për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes
Paketa fiskale 2026 solli ndryshime edhe te afati i dorëzimit të faturave të fiskalizuara, që përmbajnë librat e shitjes dhe blerjes së tatimpaguesve.
Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’, të ndryshuar” miratoi shtyrjen me 1 ditë të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të librave të shitjes dhe blerjes. Nga data 10 e muajit pasardhës e lejuar për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes u përcaktua si afat data 11 e muajit pasardhës.
Nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe të blerjes transferohen automatikisht nga platforma e faturave në sistemin I-tax. Pas datës 11 mund të bëhet përditësimi i librit që shfaqet në sistemin I-tax të tatimpaguesit. Pra pas kësaj date, tatimpaguesi nëse ka ndryshim mund të çojë variantin e tij të rregulluar.
Në relacionin e draftit theksohej se shtimi i afatit me 24 orë është një masë praktike që do të lehtësojë përpunimin e faturave brenda sistemit të fiskalizimit.
Ekonomistët pohuan më herët se shtyrja e afatit do t’i kufizojë në kohë për kryerjen e pagesës mujore të TVSH-së që është data 14 e muajit. Furnizuesit e Shërbimit Universal (FSHU) dhe Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) i dorëzojnë faturat e fiskalizuara më datë 10 apo 11 të muajit pasardhës, por që për një biznes që e ka shpenzim kryesor energjinë, si në rastin e prodhuesve kjo shkakton limitim kohe për llogaritjen e TVSH-së.
Ligji gjithashtu zgjati afatin për fiskalizimin e faturës në rastet e importeve, nga deri në 3 ditë pas vendosjes së mallrave të importit nën regjimin e qarkullimit të lirë, deri në ditën e 7-të të muajit pasardhës nga data e vendosjes së mallrave në këtë regjim. “Ky ndryshim synon të përshtatë afatin ligjor për fiskalizimin e faturave të importeve me funksionimin praktik të sistemeve elektronike, duke lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit”, theksohet në relacion.
Për eksportin e mallrave te individët, pra në rastet se blerësi është individ, do të kërkohet saktësim i faturës së fiskalizuar, që do të duhet të përfshihet në te edhe numri personal i identifikimit (ID) të blerësit, për një gjurmueshmëri më të qartë.
Sipas relacionit të draftit, përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore dhe doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.
Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’, ndër të tjera synon të adresojë nevojat e përshtatjes së legjislacionit tatimor me zhvillimet e fundit në fushën e tatimeve mbi të ardhurat, si zëvendësimin e të gjitha referencave në ligj, përkatësisht “tatimi mbi fitimin” dhe “tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël”, për tu zëvendësuar me përkufizimet e reja përkatësisht “tatimi mbi të ardhurat e korporatës” dhe “tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi”, duke siguruar kështu koherencë ligjore dhe përshtatje me kuadrin e ri tatimor.
Me paketën e re fiskale nga 1 janari 2026 hyn në fuqi edhe ligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” që përjashton nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë e investimeve të financuara nga buxheti i njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, të ndërtimeve për qëllime publike në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtes sociale./Mxh

20:39 Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enëve të ripërdorshme
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon një paketë masash që synojnë uljen e mbetjeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, nga ushqimi te ndërtimi, me afate të ndryshme zbatimi.
Mes tyre, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kateringut (HoReCa) shihet si një nga fushat me potencial të lartë për të reduktuar ndjeshëm mbetjet që gjenerohen çdo ditë.
Fokusi vihet te ushqimet dhe pijet “take-away” (me vete), ku përmes dy masave të veçanta parashikohet futja e enëve të ripërdorshme si alternativë ndaj ambalazheve njëpërdorimshe.
Masa e parë, ajo me numër 38, e titulluar “Vendosja e detyrimit për rimbushje për sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, vendos rregulla të detyrueshme për operatorët e HoReCa-s. Sipas saj, shitësit me pakicë që ofrojnë pije të nxehta apo të ftohta dhe/ose ushqime të gatshme për t’u marrë me vete, do të duhet të krijojnë sisteme që u lejojnë klientëve të sjellin enët e tyre për rimbushje.
Në këto raste, produktet duhet të shiten me të njëjtin çmim dhe në kushte po aq të favorshme sa ato të ofruara në ambalazhe njëpërdorimshe. Po ashtu, operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë konsumatorët në pikat e shitjes, përmes njoftimeve të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme, mbi këtë mundësi.
Ndërkohë, masa e dytë, ajo nr. 39, e parashikon këtë praktikë si opsionale. E titulluar “Vendosja e opsionit për ofrimin e ripërdorimit në sektorin e ushqimit që ambalazhohet me vete (take-away)”, ajo u kërkon operatorëve të HoReCa-s t’u ofrojnë klientëve mundësinë e zgjedhjes së produkteve të ambalazhuara në enë të ripërdorshme, përmes një sistemi të dedikuar ripërdorimi.
Edhe në këtë rast, shitësit do të duhet të afishojnë njoftime të qarta për të informuar konsumatorët mbi disponueshmërinë e këtij opsioni. Për më tepër, programi përcakton që të paktën 10% e produkteve të shiten në formate ambalazhi të ripërdorshme, ndërsa çmimi dhe kushtet e shitjes të jenë të njëjta me ato të ambalazheve njëpërdorimshe.
Plani i qeverisë parashikon që aktet nënligjore që do të detajojnë këto masa të miratohen gradualisht përgjatë disa viteve, ndërsa dy masat që lidhen me enët e ripërdorshme për ushqimet dhe pijet “take-away” pritet të hyjnë në fuqi në vitin 2027./mxh

20:27 Asani e nis me gol, shënon në sfidën e parë të vitit 2026
Jasir Asani e ka nisur vitin 2026 në mënyrë pozitive me fanellën e Esteghlal.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 2-1 ndaj Sepahan në transfertë.
Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të të takimit, duke realizuar nga pika e penalltisë. Goli i tij i dha avantazhin skuadrës së Esteghlal.
Ky ishte goli i nëntë i Asanit me këtë skuadër. Ai i ka realizuar këto gola mes kampionatit vendas dhe Ligës së Kampioneve aziatike 2./mxh

20:17 Aksidenti me autobotin bllokoi rrugën drejt doganës/ Hapet pika kufitare e Qafë Thanës
Zhbllokohet rruga “Strugë-Qafë Thanë”, ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz, pas heqjes së mjetit nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin rrugor, rreth 3 km nga dogana maqedonase, ku një autobot me gaz bllokoi rrugën.
Për këtë arsye u bllokua lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga u rihap plotësisht dhe u bë e kalueshme për mjetet.
Mjeti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare. Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës./mxh

20:05 5 ushtrime praktike për ta nisur vitin me aktivitet fizik (Lifestyle)
Viti i ri konsiderohet një moment ideal për të nisur zakone të reja dhe më të shëndetshme, veçanërisht në lidhje me aktivitetin fizik. Ekspertët sugjerojnë pesë ushtrime praktike, të përshtatshme për nivele të ndryshme fizike, që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies gjatë vitit të ri.
Sipas specialistëve, ushtrimet janë të ndara në tre kategori: për fillestarë, nivel mesatar dhe të avancuar, duke i bërë të arritshme për këdo, pavarësisht përvojës në stërvitje.
Pompat një nga ushtrimet më të rekomanduara për fillestarët, nuk kërkon pajisje apo investime financiare dhe ndihmon në forcimin e muskujve të barkut, shpinës dhe shpatullave.
Një tjetër ushtrim i thjeshtë, por shumë efektiv, është ecja. Ekspertët theksojnë se rreth 10 mijë hapa në ditë përbëjnë një objektiv të shëndetshëm për ruajtjen e aktivitetit fizik dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Për ata që kanë një nivel mesatar të aktivitetit fizik, rekomandohet përdorimi i bandave të rezistencës, të cilat janë të lehta për t’u përdorur, të transportueshme dhe ofrojnë mundësi të shumta për forcimin e muskujve.
Po ashtu, gjithnjë e më popullore po bëhen edhe shërbimet online të stërvitjes, të cilat funksionojnë si anëtarësi digjitale në palestër, duke ofruar klasa të regjistruara apo live për ushtrime të ndryshme.
Për ata që kërkojnë një sfidë më të madhe fizike, ekspertët sugjerojnë HIIT, një metodë stërvitjeje me intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të shkurtër, e cila ndihmon në djegien e kalorive dhe përmirësimin e kondicionit fizik.
Specialistët theksojnë se, pavarësisht llojit të ushtrimit të zgjedhur, konsistenca dhe përshtatja me mundësitë individuale janë çelësi për një vit të shëndetshëm dhe aktiv./mxh

19:59 5 kilogramë më pak për disa javë: A funksionon metoda 16:8? (Lifestyle)
Nëse nuk e dini se çfarë është dieta 16:8 ekspertët kanë disa vite që e praktikojnë. Ndryshe quhet dieta 8 orarëshe dhe është shumë e ngjashme me argjerimin disaorësh që njohim edhe ne. Kjo dietë e ndan ditën tuaj në dy pjesë përsa i përket regjimit ushqimor dhe argjerimit dhe mendohet si një nga mënyrat më efikase për të humbur në peshë, thote AgroWeb. Pra ju konsumoni ushqim rregullisht vetëm për 8 orë dhe argjëroni për 16 të tjera në mënyrë që trupi të krijojë balancë.
Por a funksionon vërtetë dhe a është e sigurtë?
Në mënyrë që kjo dietë të jetë sa më efikase për ju është e rëndësishme që argjerimi të përputhet me ushqimin dhe stërvitjen. Nëse veproni në këtë mënyrë ka shumë mundësi që të humbisni deri në 5 kilogamë në vetëm disa javë. Kjo e dhënë mbështetet në më shumë se 40 studime të ndryshme të publikuara në revistën Molecular and cellular Endocrincology.
Studiuesit zbuluan se dikush që peshonte mesatarisht 90 kg ose më shumë do të humbiste 5% të peshës trupore për një periudhë 10 javore me këtë dietë. Një tjetër studim i publikuar në vitin 2018 në Journal of Nutrition and Healthy Eating, tregoi se plani 16:8 i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë pa pasur nevojën e numrimit të kalorive. Kjo për shkak se argjerimi prej 16 orësh që ju i ofroni trupit arrin të djegë plotësisht kaloritë e tepërta për ju.
Si funksionon kjo dietë?
Sigurisht kjo nuk do të thotë se ju duhet të konsumoni çdo gjë që ju del përpara gjatë 8 orëve të para të ditës. Edhe nëse po mbani këtë dietë duhet gjithnjë që të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni shumë mish, vezë, bulmet, perime, arrorë dhe bishtajorë në regjimin tuja të përditshëm.
Është e rëndësishme që të mos i kufizoni ushqimet e shëndetshme dhe natyrale. Pra nisni me një mëngjes të bollshëm dhe konsumoni po kështu të gjitha vaktet në vijim. Pasi të kaloni 8 orët e para të ditës nuk duhet të konsumoni më ushqime përveç lëngjeve natyrale apo ujit. Kjo dietë nuk ka një kohëzgjatje ju mund ta ktheni në një regjim tuajin të përditshëm, pa harruar të ushqheni shëndetshëm./mxh

-
- 19:48 Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? Kremlini i “përgjigjet” CIA-s: Kemi të dhënat e fluturimit të dronit ukrainas drejt ndërtesës
19:48 Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? Kremlini i “përgjigjet” CIA-s: Kemi të dhënat e fluturimit të dronit ukrainas drejt ndërtesës
Sulmi i supozuar ukrainas me 91 dronë ndaj rezidencës së Presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit ka nxitur një “përplasje” deklaratash mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.
Fillimisht, autoritetet ruse raportuan se kishin zmbrapsur një sulm masiv me dronë, duke pretenduar se objektivi ishte një nga objektet e rezidencës presidenciale të Putin. Megjithatë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se Ukraina nuk ka kryer asnjë sulm ndaj presidentit rus apo rezidencës së tij.
Ky reagim u pasua nga një deklarat e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, i cili e informoi Presidentin amerikan Donald Trump se agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë prova që Ukraina ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga Putin.
Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Kremlini iu përgjigj zyrtarisht qëndrimit të CIA-s, duke deklaruar se shërbimet ruse të sigurisë kishin rikuperuar regjistrin e fluturimit të një droni ukrainas, i cili, sipas tyre, tregonte se destinacioni final ishte rezidenca presidenciale në Novgorod.
Ministria ruse e Mbrojtjes e cilësoi sulmin e raportuar gjatë natës së 29 dhjetorit si një “akt terrorist” nga Ukraina. Sipas deklaratës zyrtare, “dekodimi i të dhënave të rrugëzimit nga arkivi i rikuperuar tregoi se objektivi përfundimtar i sulmit me dron ukrainas ishte një nga objektet e rezidencës presidenciale të Federatës Ruse në rajonin e Novgorodit”./mxh

-
- 19:36 “Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?”, Trump i përgjigjet pyetjes së gazetarit: Paqe. Paqe në Tokë
19:36 “Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?”, Trump i përgjigjet pyetjes së gazetarit: Paqe. Paqe në Tokë
Presidenti Donald Trump zbuloi rezolutën e tij për Vitin e Ri të mërkurën pasi u pyet nëse kishte një të tillë.
“Paqe. Paqe në Tokë”, tha ai së bashku me zonjën e parë Melania Trump në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Llogaria zyrtare e reagimit të shpejtë të Shtëpisë së Bardhë në X ndau një postim të Fox News në X që shfaqte videoklipin e komenteve të presidentit, duke shkruar: “Presidenti i Paqes – dhe Zonja e Parë më mahnitëse në histori”.
Një vjetori i fillimit të mandatit të dytë të Trump është më pak se një muaj larg – ai u betua më 20 janar 2025./mxh

19:29 10 zakone të thjeshta për një vit të ri të shëndetshëm(Lifestyle)
Një Vit i Ri është koha ideale për të rivendosur dhe për të përqafuar zakone që mbështesin një person më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Në të njëjtën kohë, statistikat thonë se shumica e njerëzve nuk i mbajnë premtimet e Vitit të Ri. Pra, çfarë mund të bëni? Angazhohuni për ndryshime të vogla, kuptimplota që nuk janë të tepërta. Ja dhjetë zakone të thjeshta dhe të shëndetshme për ta nisur vitin tuaj me një notë pozitive:
1. Qëndroni të hidratuar
Pirja e ujit është një nga mënyrat më të lehta për të përmirësuar shëndetin tuaj. Një rekomandim i përgjithshëm është të pini për gjysmën e peshës së trupit tuaj në gramë. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni energjikë, të përmirësoni shëndetin e lëkurës dhe të mbështesni tretjen. Mbani një shishe uji të ripërdorshme për ta bërë hidratimin një gjë të lehtë gjatë gjithë ditës.
2. Jepini përparësi gjumit
Gjumi cilësor është themeli i shëndetit të mirë. Krijoni një rutinë gjumi, kufizoni kohën para ekranit para gjumit dhe synoni 7-9 orë pushim çdo natë. Gjumi më i mirë mund të përmirësojë humorin, të përmirësojë kujtesën dhe madje të forcojë sistemin tuaj imunitar.
3. Përgatitja e vakteve
Përgatitja e vakteve paraprakisht kursen kohë dhe siguron që po hani ushqime të ekuilibruara dhe ushqyese. Filloni me hapa të vegjël duke planifikuar dreka ose darka për javën. Përfshini një shumëllojshmëri perimesh shumëngjyrëshe, drithëra të plota dhe proteina për t’i mbajtur vaktet të mbushura me lëndë ushqyese.
4. Lëvizni çdo ditë
Aktiviteti i rregullt fizik nuk do të thotë domosdoshmërisht të shkoni në palestër. Një shëtitje e shpejtë, shtrirje ose vallëzim në dhomën tuaj të ndenjes mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit tuaj aktiv dhe humorin tuaj të ngritur. Ndiheni ambiciozë? Provoni të vendosni një objektiv hapash ditor ose të eksploroni aktivitete të reja në natyrë për shumëllojshmëri.
5. Hani më shumë ushqime të plota
Përfshini më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina në dietën tuaj. Këto ushqime të pasura me lëndë ushqyese ushqejnë trupin tuaj dhe mbështesin mirëqenien e përgjithshme. Zëvendësoni ushqimet e përpunuara me opsione të freskëta si arra, fara ose fruta.
6. Praktikoni mirënjohjen
Merrni një moment çdo ditë për të reflektuar mbi atë për të cilën jeni mirënjohës. Mbajtja e një ditari mirënjohjeje mund t’ju ndihmojë të qëndroni pozitivë dhe të zvogëloni stresin. Ndarja e mirënjohjes suaj me të tjerët gjithashtu mund të forcojë marrëdhëniet.
7. Vendosni kufij rreth kohës para ekranit
Shkurtimi i kohës para ekranit, veçanërisht në mediat sociale, mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor dhe të lirojë kohë për aktivitete më kuptimplote. Vendosni afate kohore specifike për aplikacionet ose caktoni zona pa ekran në shtëpinë tuaj.
8. Vendosni synime realiste për vitin 2026
Vendosni synime të vogla dhe të arritshme për të ndërtuar vrull. Qoftë duke pirë një gotë shtesë me ujë apo duke ngjitur shkallët, çdo hap ka rëndësi. Ndani synimet më të mëdha në detyra të menaxhueshme për të qëndruar të motivuar dhe për të ndjekur progresin tuaj.
9. Caktoni kontrolle të rregullta
Kujdesi parandalues ??është çelësi për të qëndruar i shëndetshëm. Caktoni takime për pastrimet tuaja vjetore fizike, dentare dhe çdo kontroll të nevojshëm. Të qëndruarit proaktiv në lidhje me shëndetin tuaj mund të ndihmojë në kapjen e problemeve të mundshme herët.
10. Merrni kohë për kujdesin ndaj vetes
Qoftë duke lexuar një libër, duke medituar apo duke shijuar një hobi, gjeni kohë për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur. Kujdesi ndaj vetes nuk është egoist; është thelbësor për të ruajtur ekuilibrin dhe për të zvogëluar lodhjen./mxh

Përplasje mes Armelës dhe Brikenës: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile se…
Përplasjet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhen gjithnjë e më të nxehta, teksa banorët përpiqen të fitojnë terren në garën për Çmimin e Madh.
Një nga debatet më të nxehta u zhvillua mes Armelës dhe Brikenës, të cilat kanë pasur ‘fërkime’ të mëparshme, por këtë herë u përplasën rreth dushit.
Pjesë nga debati:
Armela: Të kam bërë kompliment. Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje? Se mendon se je kokrra e yllit? Ke ardhur për Miss?
Brikena: Mos të lahesh je zhulse. Po të lahesh, thoni pse lahesh?
Armela: Lahu moj, s’ka asgjë të keqe. Ty të vjen inat se ta kam vënë në dukje se lahesh në mëngjes kastile?
Brikena: Unë kam qejf të lahem në mëngjes, ti ke qejf në mbrëmje. Çfarë ka të keqe këtu? Pse e përmend këtë gjë?
Armela: Ti lahu në mëngjes. Por ti nuk lahesh pas Prime-t që e ke trupin të lyer komplet. Ti e bën kastile. Ma ke bërë krevatin zhul me pudër këtu se nuk laheshe pas Prime-t. Të thash 100 herë lahu.
Brikena: Ok e dashur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Përplasje mes Armelës dhe Brikenës: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile se… appeared first on Sinjali.
Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj?
Arrat njihen për vetitë e tyre pozitive për trurin, por tani ato po konsiderohen shumë të dobishme edhe për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës, shkruan “EwatingWell”.
Dermatologia Hannah Kopelman ka bërë të ditur se është e rëndësishme të inkorporohen arrat në rutinën e ngrënies së mëngjesit.
“Arra përmban acidin alpha-linolenik (ALA), i cili ndihmon në funksionimin e mirë të lëkurës duke parandaluar irritimin”, ka thënë Kopelman.
Arrat janë të pasura edhe me yndyrën e shëndetshme Omega3, e përveç kësaj ato përmbajnë edhe vitaminë E dhe polifenole, të cilat janë antioksidant që ndihmojnë lëkurën kundër stresit oksidativ i cili shkaktohet nga faktorët e jashtëm si rrezet ultraviolete dhe ajri i ndotur.
Kombinimi i acidit yndyror omega3 dhe antioksidantëve ndihmon në parandalimin e inflamacionit, i cili është shkaktar i problemeve të ndryshme të lëkurës si ekzema, psoriaza dhe aknet.
Për më shumë arrat janë të pasura me zink i cili ndihmon gjithashtu kundër faktorëve dëmtues të lëkurës.
Ngrënia e arrave duhet të shoqërohet me zakone të mira të kujdesit të lëkurës, trajtim të duhur, si aplikimi i kremit kundër diellit (SPF).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj? appeared first on Sinjali.
SHBA-ja godet dy barka të dyshuara me drogë, 5 të vrarë
Ushtria amerikane ka thënë se ka goditur dy barka për të cilat pretendon se ishin duke bartur drogë të mërkurën, duke lënë të vrarë pesë njerëz që ndodheshin në to.
Komanda Jugore e ShBA-së nuk tregoi se ku saktësisht i kreu sulmet e reja, por forcat amerikane kanë qenë duke vënë në shënjestër barka që dyshojnë se trafikojnë lëndë narkotike në Karaibe dhe në pjesën lindore të Paqësorit në tre muajt e fundit, raporton BBC.
Sulmi i së mërkurës erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vunë në shënjestër tri barka “trafikuese që po lundronin si kolonë”, duke vrarë të paktën tre njerëz.
Administrata e presidentit Donald Trump i ka paraqitur operacionet si konflikt jondërkombëtar me trafikuesit e dyshuar, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të paraqesin shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me konfliktet e tilla.
Në përgjithësi, janë kryer më shumë se 30 sulme ndaj barkave si pjesë e “luftës ndaj drogës” nga administrata e Trumpit. Më shumë se 110 njerëz janë vrarë që nga koha kur ShBA-ja e kreu sulmin e parë ndaj një barke në ujëra ndërkombëtare më 2 shtator.
Në njoftimin për sulmin ndaj tri barkave në kolonë, që u krye më 30 dhjetor, Komanda Jugore tha se ishin disa të mbijetuar, pa saktësuar sa.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i kishte thënë se tetë persona të mbijetuar po kërkoheshin.
Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga ta është gjetur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post SHBA-ja godet dy barka të dyshuara me drogë, 5 të vrarë appeared first on Sinjali.
Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora
Nesër, nga ora 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të nisë numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
U tërhoqën mbi 28 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600, ndërkaq mbi 950 janë refuzuar.
Elezi shtoi: “Të premten (2 janar 2026, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.
Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026. Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që kemi pranuar deri tani, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit.”
Elezi gjithashtu ka treguar se nga votimi jashtë, përkatësisht nga 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre, pra 84.24 për qind.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora appeared first on Sinjali.
-
- Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që solli zjarri në Crans-Montana të Zvicrës: Pashë njerëz që digjeshin…
Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që solli zjarri në Crans-Montana të Zvicrës: Pashë njerëz që digjeshin…
Tragjedia që shënjoi festën e Vitit të Ri 2026 në resortin alpeve zvicerane të Crans-Montanas është rrëfyer nga vetë dëshmitarët që panë tmerrin me sy.
Policia konfirmon se 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 115 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre me djegie të rënda.
Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u mobilizuan menjëherë pas shpërthimit të zjarrit rreth orës 01:30 të mëngjesit të 1 janarit në barin “Le Constellation”, një lokal i njohur me kapacitet deri në 300 persona, i ndarë në dy kate dhe me një tarracë.
Dëshmitarët tregojnë skena horrorri
Një djalosh 18-vjeçar, i cili deshi të mbetet anonim i tha BBC-së: “Mendova se vëllai im i vogël ishte brenda, kështu që erdha dhe u përpoqa të thyej xhamin për të ndihmuar njerëzit të dalin, dhe pastaj hyra brenda.”
Ai ishte afër lokalit kur dëgjoi shpërthimin e madh, i ndjekur nga tymi i dendur. Brenda, pa njerëz që digjeshin: “Pashë njerëz që digjeshin… I gjeta njerëzit e djegur nga koka te këmbët, pa rroba.”
Vëllai i tij rezultoi i padëmtuar.”Më habiti shumë,” shtoi ai, duke treguar se kishte shkuar çdo ditë aty gjatë javës – por ditën që nuk shkoi, lokali u dogj.
Ai dha ndihmën e tij duke sjellë ujë dhe rroba për të plagosurit.
Dy gra franceze, Emma dhe Albane, i treguan medias franceze BFMTV se zjarri nisi kur një kamariere vendosi “qirinj ditëlindjeje” mbi shishe shampanje.
“Në pak sekonda, gjithë tavani u ndez. Gjithçka ishte prej druri,” thanë ato.
Flakët u përhapën shpejt, ndërsa evakuimi ishte “shumë i vështirë” për shkak të rrugëve të ngushta të daljes dhe shkallëve edhe më të ngushta.
“Ishim me fat,” shtuan ato, duke treguar se rreth 200 persona u përpoqën të dalin brenda 30 sekondave përmes hapësirave të ngushta.
Një tjetër adoleshent që ishte brenda u fsheh pas një muri para se të dilte nga shkallët e sipërme.
Ai u përpoq të thyejë dritaren me tavolinë, por ia doli vetëm duke e goditur me këmbë.
Dëshmitarë të tjerë flasin për fishekzjarrë ose qirinj dekorativë që ndezën tavanin prej druri, duke shkaktuar një zjarr masiv” të shpejtë.
Autoritetet e konsiderojnë aksidentale dhe përjashtojnë vënien e qëllimshme të zjarrit. Disa prej të plagosurve u transferuan në Milano të Italisë.
Ndërkaq, identifikimi i viktimave pritet të zgjasë me javë për shkak të djegieve të rënda, transmeton BBC.
‘Shumë viktima janë të rinj dhe turistë nga vende të ndryshme, përfshirë italianë (16 të zhdukur sipas Ministrisë së Jashtme italiane).
Qyteti që tërheq plot turistë në këtë periudhë të ngarkuar ka rënë në shok. Presidenti zviceran e quajti një nga tragjeditë më të mëdha të vendit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të mësuar shkaqet e sakta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që solli zjarri në Crans-Montana të Zvicrës: Pashë njerëz që digjeshin… appeared first on Sinjali.
-
- Vdekja e Dacit, avokati Berisha: Ishte një nga figurat që i dha formësim institucional shtetndërtimit të Kosovës
Vdekja e Dacit, avokati Berisha: Ishte një nga figurat që i dha formësim institucional shtetndërtimit të Kosovës
Sot, në moshën 81-vjeçare, ka vdekur Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, i cili ka vlerësuar lart kontributin dhe trashëgiminë e tij në shtetndërtimin e Kosovës.
Avokati Berisha tha se ish-kryeparlamentari Daci “i përkiste brezit që politikën e kuptonte si mision publik, dijën si themel të shtetit dhe institucionin si vlerë që duhet ruajtur me seriozitet e përgjegjësi.”
Ai theksoi se veprimtaria e Dacit u dallua nga maturia, serioziteti dhe refuzimi i populizmit.
Postimi i plotë:
Lamtumire akademik Daci!
Nexhat Daci ishte nje nga figurat qe i dha formesim institucional shtetndertimit te Kosoves ne periudhat e saj me te ndjeshme.
Bashkepunetor i ngushte i Ibrahim Rugoves, ai i perkiste brezit qe politiken e kuptonte si mision publik, dijen si themel te shtetit dhe institucionin si vlere qe duhet ruajtur me seriozitet e pergjegjesi.
Per shume vite, ai ishte nje nga figurat qendrore te Lidhjes Demokratike te Kosoves, duke kontribuar ne ndertimin e orientimit institucional, demokratik dhe perendimor te saj.
Ne rolin e deputetit te Kuvendit te Kosoves, e sidomos si Kryetar i Kuvendit ne periudha vendimtare te pasluftes, Nexhat Daci luajti rol kyç ne vendosjen e rregullit parlamentar, funksionalizimin e institucioneve dhe konsolidimin e jetes demokratike.
Si akademik dhe Kryetar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves, ai mbrojti vazhdimisht rolin e dijes, mendimit kritik dhe autonomise akademike, duke besuar se pa kulture institucionale dhe pa mendim shkencor nuk ka shtet te qendrueshem.
Veprimtaria e tij u dallua nga maturia, serioziteti dhe refuzimi i populizmit. Ai besonte se autoriteti fitohet me pergjegjesi, jo me zhurme, se shteti ndertohet me mendim, dialog dhe durim, jo me improvizim.
Mirenjohje pafund per jeten dhe vepren. Kontributi dhe trashegimia e Nexhat Dacit mbeten pjese e historise institucionale, akademike dhe politike te Kosoves.
Ngushellime te sinqerta familjes, miqve dhe bashkepunetoreve.
Pushoftë në paqe!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vdekja e Dacit, avokati Berisha: Ishte një nga figurat që i dha formësim institucional shtetndërtimit të Kosovës appeared first on Sinjali.
Osmani: Datën e zgjedhjeve s’e vendosa unë, KQZ-ja nuk ishte gati për 21 dhjetor
Akuzave të partive politike se presidentja vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, kur caktoi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u është përgjigjur e para e vendit.
Vjosa Osmani pohoi se data 28 u caktua për ditë zgjedhore, vetëm pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dërgoi një letër në të cilën iu lut presidentes për kohë, pas që ky komision vlerësoi se është e pamundur praktikisht që të mbaheshin zgjedhjet më 21 dhjetor.
“Të gjitha partitë politike e dinë shumë mirë që për shkak afateve kushtetuese, para meje kanë qenë vetëm dy mundësi, data 21 dhjetor dhe data 28 dhjetor. Sa i përket datës 21 dhjetor, mua më është dërguar vlerësime me shkrim i trupave profesionale të KQZ-së , ku është vlerësuar, po citoj, që është praktikisht e pamundur, zgjedhjet të organizohen në mënyrë të rregullt për datën 21 dhjetor. Unë e kam thënë edhe para juve si mediave, ne ende ishim në mes të një procesi të zgjedhjeve lokale sepse ende nuk ishin numëruar të gjitha votat, ende nuk ishin përfunduar të gjitha proceset, platformat e njëjta që janë shfrytëzuar për zgjedhje lokale, do të duheshin të shfrytëzoheshin edhe për zgjedhje nacionale e shumë e shumë procese të tjera të cilat e bënin të pamundur që të organizoheshin zgjedhjet brenda 30 ditësh. Prandaj, ka qenë kërkesë e qartë që t’u jepet pak më shumë kohë dhe e vetmja mundësi tjetër ka qenë data 28 dhjetor”, tha ajo.
Megjithatë, e para e vendit deklaroi për klankosova se ka qenë në interes të Kosovës që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, duke shtuar po ashtu edhe faktin se të gjitha partitë shqiptare kanë votuar për ligjin që ua jep mërgimtarëve të drejtën për të votuar në konsullata e ambasada.
“Unë nuk e kam parë asnjëherë si anim në raport me një parti, ka qenë anim në raport me interesin qytetar, atë e kam për detyrë ta mbrojë, atë e kam mbrojtur dhe tani me këtë rezultat, unë besoj se do të kemi institucione sa më parë, kjo është vetëm në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Llogaritni, sikur të bllokoheshin edhe një vit tjetër apo më shumë, se sa shumë humbje e se sa shumë pësime do të kishte Republika jonë nga dështimet e tilla”, deklaroi Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Osmani: Datën e zgjedhjeve s’e vendosa unë, KQZ-ja nuk ishte gati për 21 dhjetor appeared first on Sinjali.
Anthony Joshua lirohet nga spitali në Nigeri, ish-kampioni i botës në peshat e rënda është mirë
Boksieri britanik Anthony Joshua është liruar nga spitali, thanë autoritetet nigeriane të mërkurën vonë në mbrëmje.
Ish-kampioni dy herë i botës në peshat e rënda dhe fitues i medaljes së artë olimpike në Londër 2012 ishte pasagjer në një aksident automobilistik pranë Lagosit të hënën, aksident që shkaktoi vdekjen e dy bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të ngushtë të ekipit të tij.
36-vjeçari ishte nën vëzhgim duke u rikuperuar nga lëndime të lehta, kishte thënë promotori i tij të hënën, raporton theguardian, transmeton Sinjali.
Komisioneri i shtetit të Lagosit për informim dhe strategji, Gbenga Omotoso, tha në një deklaratë në X se Joshua ishte liruar nga spitali Lagoon në Ikoyi të mërkurën pasdite, pasi ishte vlerësuar klinikisht si i aftë për t’u “rikuperuar në shtëpi”.
“Anthony dhe nëna e tij ishin në morgun e Lagosit këtë pasdite për të dhënë respektin e fundit ndaj dy miqve të tij të ndjerë, ndërsa ata po përgatiteshin për rivendosjen e trupave më vonë gjatë mbrëmjes,” tha Omotoso.
Latif Ayodele, trajner personal i Joshuas, dhe Sina Ghami, trajner për forcë dhe kondicionim, humbën jetën në aksidentin më 29 dhjetor.
Omotoso tha se boksieri ishte “i pikëlluar dhe i mbushur me emocione për humbjen e dy miqve të tij të ngushtë”. Disa orë para aksidentit, Joshua dhe Ayodele kishin postuar në rrjetet sociale video ku shfaqeshin duke luajtur ping-pong së bashku.
Joshua kishte fituar së fundmi një ndeshje kundër boksierit YouTuber Jake Paul më 19 dhjetor, duke shënuar rikthimin e tij në ring pas një mungese prej 15 muajsh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Anthony Joshua lirohet nga spitali në Nigeri, ish-kampioni i botës në peshat e rënda është mirë appeared first on Sinjali.