Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta kundër projektit “TID”/ Banorët e Durrësit: Tallen me ne, do jemi para Bashkisë çdo ditë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, qytetarët e Durrës kanë dalë sërish duke protestuar para Bashkisë së qytetit. Sipas protestuesve, ata kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi projektin, i cili rrezikon banesat dhe pronat e tyre.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje, ata janë drejtuar autoritetit vendor, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Para institucionit të bashkisë janë mbledhur dhjetëra banorë, të cilët kërkojnë gjithashtu bashkënbisedim me kryetaren e Bashkisë, Emirjana Sako.

The post Protesta kundër projektit “TID”/ Banorët e Durrësit: Tallen me ne, do jemi para Bashkisë çdo ditë appeared first on Albeu.com.

Protestat “zhytin” Berishën/ Sondazhi i ABC News, 80% e shqiptarëve nuk duan të dëgjojnë më për “daljet në shesh” të PD

Shqiptarët jo vetëm nuk e ndjekin, por s’duan as të pyeten fare për Berishën dhe protestat e tij. Vetëm 9% dëshirojnë të pyeten sërish. 11% të tjerë kërkojnë të mos përfshihet më fare në sondazhe. Por, për herë të parë, sondazhi javor “Zëri i Shqiptarëve” ka qenë kritik edhe ndaj vetë televizionit ABC News. Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë që të mos u kërkohet më fare mendim për protestat e doktorit.

Edhe demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij. 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët. Sipas tyre, gara me veten po dëmton PD-në. 12% besojnë ende te PD, por jo me kryetar Berishën. 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë të mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet. Por gjithsesi janë pak. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 70%, nuk u intereson më fare çfarë ndodh me PD-në, sa kohë në krye qëndron Sali Berisha.

Dukshëm, sondazhi tregon se tani Berisha e ka problemin edhe brenda gardhit të tij të ngushtë. Sot, fiks 1 vit pas zgjedhjeve të 11 majit, 18.5% besojnë ende te farsa elektorale e 11 majit, por një pjesë tjetër, 12%, tani i besojnë lëvizjes kritike të Ervin Salianjit.

Si me veten dhe Salianjin, zgjedhjet duken të fituara, por Berisha e ka humbur garën më të madhe, me Meremen. 69% e mbështesin mjeken e skualifikuar nga gara në padinë kundër doktorit në gjykatë.

Ka kaluar fiks 1 vit nga 11 maji dhe, nëse 1 vit më parë Berisha i solli PD-së një humbje historike, këtë vit po i sjell një rrjedhje historike. Për herë të parë, PD bie nën 20% të mbështetjes, ndërsa PS, e ngrirë në kuotën 44 përqind, mbetet ende forcë e parë. Problemi i PS-së, përfundimisht, sot nuk është më PD-ja, por mund të jetë nesër me dikë tjetër. Mbështetja që shqiptarët i japin një partie të re është 35%, që në fakt s’ka lindur ende, sepse ato që lindën para 1 viti sot kanë rënë nën 1%. Një shifër që as Eduard Zaloshnja nuk e llogarit dot.

Baçi: Do vijojmë protestat në të gjitha format

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, ndërsa paralajmëroi vijimin e protestave dhe aksioneve politike kundër qeverisë. I ftuar në emisionin “Studio24”, Baçi u shpreh se vendi ndodhet “në një autokraci dhe në pushtetin e një njeriu të vetëm”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. […]

The post Baçi: Do vijojmë protestat në të gjitha format appeared first on BoldNews.al.

“Sulm me gurë dhe molotovë”, Balla ngre akuza: PD duhet të japë përgjigje për të huajt në protestë

✇Albeu
By: M C

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një reagim në lidhje me protestën e 8 majit të opozitës.

Balla shkruan se përtej atyre që ai u referohet si krushqit, janë proceduar dhe 3 shtetas italianë për sulm ndaj efektivëve të policisë.

Në lidhje me këtë rast, Balla thotë se PD i detyrohet një përgjigje publikut për përfshirjen e shtetasve të huaj në dhunë.

“Përtej krushqve të sotëm, në protestën e të premtes Policia e Shtetit ka proceduar tre shtetas italianë për sulm me gurë/molotovë ndaj Policisë së Shtetit. Partia Demokratike i detyrohet publikut një përgjigje për këtë përfshirje të shtetasve të huaj në dhunën e protestave”, shkruan Balla.

The post “Sulm me gurë dhe molotovë”, Balla ngre akuza: PD duhet të japë përgjigje për të huajt në protestë appeared first on Albeu.com.

Sadushi “liron” çunat e molotovit/ Apeli i GJKKO liroi 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës

Janë liruar këtë të hënë 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës që u zhvillua të premten në kryeqytet.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë për të arrestuarit është ndryshuar nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Njoftimi;

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi, ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për protestuesit e datës 17.04.2026:
1. Klemend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici

Protesta e opozitës u shoqërua me kaos e dhunë. Kujtojmë se të lënduar mbetën edhe disa efektivë pas bombave molotovë të hedhur nga militantët e Partisë Demokratike.

Sali Berisha poston videon nga protesta: Beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa ka shpërndarë një video përmbledhëse nga protesta mbrëmjen e së premtes, thotë se beteja politike e opozitës lidhet drejtpërdrejt me interesat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. “Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë”…

Source

Berisha për protestën: Duhet të angazhohemi më mirë, Rama nga frika na bllokoi marshimin

Një ditë pas protestës që u mbajt nën rrethimin e Policisë, Sali Berisha ka pranuar dështimin e protestës dhe se ka nevojë për një organizim më të mirë. ”Ndaj dhe strukturat e PD, demokratët, është e vërtetë, duhet të organizohemi më mirë. Duhet ta kemi të qartë se po luftojmë me një diktaturë. Dhe lufta me një diktaturë është lufta më e vështirë, por është gjithashtu edhe misioni më i rëndësishëm…

Source

Sali Berisha pas përfundimit të protestës: Edi Rama, fundi yt është i pashmangshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falënderuar protestuesit që morën pjesë në protestën e sotme në kryeqytet, pavarësisht shiut dhe pengesave të vendosura nga policia.

Në një deklaratë nga oborri i selisë blu Berisha e quajti protestën një betejë për liri dhe dinjitet kombëtar kundër asaj që ai e cilësoi si “narkoregjimin” e Edi Ramës.

Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve.

Për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë. Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton”, tha Berisha.

Ai akuzoi forcat e rendit se bllokuan marshimin paqësor të opozitës, duke theksuar se “regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë”. Berisha paralajmëroi se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë! Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion të gjerë, vjedhje të pasurive kombëtare dhe fondeve publike, duke thënë se kjo ka çuar në varfërimin dhe emigracionin masiv të shqiptarëve.

Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë. Por ne jemi në këmbë. Edhe njëherë, kam një mirënjohje të pakufishme. Asgjë nuk u dekurajoi ju sot”, tha ai – raporton rtsh.

Kreu i demokratëve e cilësoi fundin e Ramës si “të pashmangshëm”, ndërsa falënderoi edhe një herë protestuesit që nuk u dekurajuan nga moti i keq.

As terrori i policisë së radhës së kaluar, as moti, as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon, që mban në 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës, vetëm e vetëm se si mamuthë, si shushunja pinë gjakun, paguhen me paratë tuaja për t’u mashtruar ju. Jo, jo, kjo kohë do marrë fund. Ja pse jemi ne në këmbë. Dhe në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht. Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm. Lubi Balluku, Lindat e shpifura të AKSHI-t dhe Surrelit, në burg tek Lubia do shkoni për vjedhjet që keni bërë”, përfundoi Berisha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sali Berisha pas përfundimit të protestës: Edi Rama, fundi yt është i pashmangshëm appeared first on Sinjali.

Berisha: Beteja jonë vazhdon, nuk ka polici që mund një popull kryengritës

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme të opozitës si “një betejë për liri”, kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij nga selia blu në mbyllje të protestës, Berisha tha se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat.

Sipas tij policia pengoi marshimin paqësor të opozitës, duke paralajmëruar se “regjimi do të mbajë përgjegjësi” për veprimet ndaj protestuesve.

“Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve. Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë. Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton.

“Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej se beteja e opozitës është për çdo qytetar shqiptar.

“Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se opozita do të vijojë protestat deri në largimin e qeverisë.

“Edhe njëherë, ja vdekje ja liri, ne do të fitojmë. Beteja vazhdon. Edhe më të pamposhtur. Edhe më të fuqishëm. Edhe më të vendosur se kurrë më parë”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha: Beteja jonë vazhdon, nuk ka polici që mund një popull kryengritës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha, protestë e “lagur”/ Pjesëmarrje e ulët e demokratëve, molotovë drejt policisë

Shah mat në bulevard. Protesta kombëtare e Berishës përfundoi në një foltore memece. Pa fjalime, më pak demokratë, në mes të shiut, dhe i rrethuar në mes të Tiranës.

Nisi me paqe dhe dashuri, por skenari për të mbuluar pjesëmarrjen e pakët ishte kamufluar marshimi.

Megjithatë për të dytën herë, policia e shtetit me në krye Skender Hitajn neutralizuan grumbullin e protestuesve deri tek hotel Dajti, duke u bërë ballë si molotovëve dhe fishekzjarrëve. U lënduan disa policë, kurse uniformat blu vetëm lagen me ujë protestuesit, që në fakt, prej shiut, kishin me orë të lagur.

Doktorit i mbeti vetëm një shteg për të dalë, selia blu. Aty pranoi se skenari i tij dështoi.

“Na bllokuan marshimin paqësor nuk na futën në kurth, shkuam vetë te rrethimi. Megjithatë, beteja vazhdon. “Për jetë a vdekje herës tjetër. Protesta tjetër? Do shohim”, tha ai.

Por mesazhi me i rëndësishëm që u dha sot, ishte nga demokratët. Në prag të rizgjedhjes së tij si kryetar, ata e braktisën aty ku atij i pëlqen më shumë, në shesh.

Edhe simbolika e 8 majit ra. Raporti i PE ia rrezoi protestën doktorit, por si europianët edhe Putini nuk e kishte me qejf këtë vit të bënte paradë madhështore në Ditën e Fitores.

Në këtë 8 maj, doktori ngeli vetëm, në fitoren e tij të hidhur, sepse hallin e madh nuk e ka zgjidhur, quhet Mereme, dhe në gjykate nuk i bëjnë më punë protestat, por drejtësia e tij e vjetër.

Kaosi në protestën e PD-së, policia shoqëron 3 persona. Janë edhe 3 policë të lënduar

Policia e Shtetit ka shoqëruar këtë mbrëmje tre protestues pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit në bulevardin kryesor të Tiranës. Përplasjet nisën pasi kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e protestuesve drejt Ministria e Brendshme e Shqipërisë, duke sjellë tensione dhe incidente në terren. Disa efektivë policie janë duke marrë mjekim në spital pas incidenteve të ndodhura gjatë…

Source

Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit nisin dhe gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

✇Albeu
By: M C

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore

Protestuesit e PD as këtë herë nuk lanë pas bombat molotovë dhe fishekzjarrët drejt kordonit të policisë.

Po ashtu ata kanë hedhur edhe gurë drejt efektivëve.

The post Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit nisin dhe gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë appeared first on Albeu.com.

“Asgjë nuk e ndal marshimin tonë”/ Noka përplaset me policinë: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese

✇Albeu
By: M C

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është përplasur me efektivët e policisë. Noka deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese.

Noka tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita komandohet nga qeveria Rama. Ai iu bëri thirrje policive të bashkohen në protestën e opozitës.

Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim. Marshimi është i pandalshëm. Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit. Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë.

The post “Asgjë nuk e ndal marshimin tonë”/ Noka përplaset me policinë: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Marshim-protesta, Berisha në shënjestër të policisë: Do të përgatitemi për të gjithë format

Shpërndarja e turmës së protestuesve përmes makinës ujëhedhëse ishte strategjia e përdorur nga efektivët e policisë në marshim-protestën e opozitës në bulevard. Ajo bie në sy fakti që në shënjestër të goditjeve me topa uji ka qenë kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit nuk është larguar për asnjë moment nga protesta, duke qëndruar në ballë të saj, i shoqëruar nga deputetë të PD-së.

Source

“Pse bllokoni rrugën?”, Bardhi debat me efektivët: Shkoni arrestoni Ballukun dhe Ramën, ata që kanë vjedhur

✇Albeu
By: M C

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi debatoi me efektivët e policisë gjatë protestës së sotme. Policia kishte bllokuar rrugën në mënyrë që protestuesit të mos vijonin marshimin drejt Minsitrisë së Brendshme.

Pas përplasjeve me molotovë, ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, Bardhi iu afrua gardhit policor, duke iu kërkuar llogari pse kanë bllokuar rrugën në një protestë paqësore.

Më pas iu tha të shkojnë dhe të arrestojnë ata që kanë vjedhur, Ramën dhe Ballukun.

Bardhi: Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore, pse e bllokoni rrugën? Pse provokoni? A keni ligj ju apo zbatoni urdhrat të paligjshëm? Shkoni arrestoni Belinda Ballukun, Edi Ramën dhe ata që kanë vjedhur.

The post “Pse bllokoni rrugën?”, Bardhi debat me efektivët: Shkoni arrestoni Ballukun dhe Ramën, ata që kanë vjedhur appeared first on Albeu.com.

Përplasje pranë Ministrisë së Brendshme, policia nuk lejon marshimin! Hidhet ujë, gaz lotjsjellës dhe molotovë

✇Albeu
By: M C

Kanë nisur përplasjet në protestën e sotme të opozitës. Pas largimit nga kryeministria protestuesit u drejtuan për te ministria e Brendshme për të vijuar marshimin.

Mirëpo para se të shkonin atje, policia bëri gardh dhe nuk lejoi më tej marshimin.

Sakaq, u lëshua menjëherë ndaj protestuesve, ujë dhe gaz lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Protestuesit filluan të shpërndahen për te ura e Lanës pranë Hotel Dajtit.

The post Përplasje pranë Ministrisë së Brendshme, policia nuk lejon marshimin! Hidhet ujë, gaz lotjsjellës dhe molotovë appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik me dy viktima në Durrës, mbahet një minutë heshtje në protestën kombëtare të PD-së

✇Albeu
By: M C

Protesta kombëtare e opozitës ka nisur, ndërsa protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Durrës, i cili u mori jetën dy të miturve. Mësohet, se 1500 punonjës policie janë në terren.

Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Megjithatë, ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo jo.

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

The post Aksidenti tragjik me dy viktima në Durrës, mbahet një minutë heshtje në protestën kombëtare të PD-së appeared first on Albeu.com.

Mbyllet Protesta/Berisha: Asgjë nuk e mund një popull kryengritës

Më shumë se dy orë zgjati protesta e 8-të e thirrur nga Partia Demokratike këtë të premte përballë Kryeministrisë, aty ku për afro 1 orë demokratët qëndruan si kurrë më parë të qetë, ku foli vetëm një zë dhe u mbajt një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në mënyrë tragjike. Më pas protestuesit nisën një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku Policia e Shtetit krijoi një kordon…

Source

Fotolajm/ Policia rrethon Kryeministrinë

Sipas raportimeve, protesta e PD-së që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po shoqërohet me masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit, që ka rrethuar godinën e Kryeministrisë me gardhe metalike dhe ka vendosur forca të shumta në terren për ruajtjen e rendit dhe shmangien e incidenteve.

Source

❌