Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve
TIRANĂ, 9 shkurt /ATSh/ Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot se pasuritĂ« e pĂ«rfituara nga veprimtaria kriminale nuk do tĂ« gĂ«zohen dhe nuk do tĂ« trashĂ«gohen, por do tĂ« kthehen nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesit publik.
NĂ« njĂ« mesazh nĂ« rrjetet sociale, Koçiu vuri nĂ« dukje se  âpara e prona, qĂ« burojnĂ« nga droga, mashtrimi apo forma tĂ« tjera tĂ« kriminalitetit nuk janĂ« mĂ« simbol fuqie apo privilegji, por do tĂ« rikthehen aty ku u pĂ«rkasin, tek fĂ«mijĂ«t, familjet, komunitetet nĂ« nevojĂ« dhe viktimat e dhunĂ«sâ.
Si një provë konkrete e këtij angazhimi, theksoi Koçiu, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror.
Koçiu bëri të ditur se fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë.
âQĂ«llimi i mbĂ«shtetjes financiare Ă«shtĂ« parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shĂ«ndetĂ«sor i shtresave nĂ« nevojĂ«, veçanĂ«risht i personave dhe grupeve tĂ« prekura ose tĂ« rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma tĂ« tjera tĂ« kriminalitetitâ, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu ftoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të aplikojnë e të bëhen pjesë e një përpjekjeje të përbashkët, ku pasuritë e krimit shndërrohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin.
Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera: rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë; parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi; asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit; rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike; mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës; asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.
Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. Informacione të detajuara mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të AAPSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
/m.q/j.p/
The post Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.