Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Procedura parlamentare për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku po shkon drejt limiteve kohore, ndërsa mazhoranca socialiste po zvarrit votimin në seancë plenare me pretendimin se nuk kanë ende një qëndrim politik. Në seancën e së enjtes, opozita kërkoi përfshirjen në rend të ditës të votimit të raportit të […]

The post Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës”

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kundërshtoi të mërkurën propozimet e njëanshme të socialistëve për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke i konsideruar ato si diktim i njëanshëm i rregullave të bashkëjetesës. “Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike”- shkruajti ai në […]

The post PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës” appeared first on Reporter.al.

Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje

Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”. Por ende […]

The post Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje appeared first on Reporter.al.

‘Ka kryer 11 akte penale’, PD dorëzon raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut

Pesë përfaqësues të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve, i rekomandojnë deputetëve të Kuvendit që të votojnë ‘pro’ dhënies së autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi […]

The post ‘Ka kryer 11 akte penale’, PD dorëzon raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Balluku, e cila njihet si një prej bashkëpunëtorëve të ngushta dhe të hershme të Ramës, mbante prej […]

The post Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’ appeared first on Reporter.al.

Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri

Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë […]

The post Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri appeared first on Reporter.al.

‘I kufizuar’: Ekspertët peshojnë rolin e Kuvendit në rastin e imunitetit të Ballukut

Pasi e mbajti për dy muaj në sirtar, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbylli të hënën në një seancë të vetme shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pa një qëndrim të unifikuar mes palëve. Partia Socialiste u shpreh kundër qëndrimit të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit, […]

The post ‘I kufizuar’: Ekspertët peshojnë rolin e Kuvendit në rastin e imunitetit të Ballukut appeared first on Reporter.al.

Bllokimi i TikTok, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin

Në seancën përmbyllëse, pala ankimuese e përfaqësuar nga shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri”, në argumentet përfundimtare e konsideroi vendimin si anti-kushtetues. Sipas organizatave, vendimi i Këshillit të Ministrave kishte ndikuar mbi lirinë e shprehjes dhe shtypit, të drejtën e informimit, lirinë ekonomike dhe garancitë përkatëse të përcaktuara […]

The post Bllokimi i TikTok, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese rrëzon arkitekturën parlamentare të mazhorancës

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të shfuqizojë si antiligjore ndryshimet e reja në arkitekturën parlamentare, të votuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në shtator të vitit të kaluar. Duke pranuar ankimimin e PD-së për procedurën e njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën që mazhoranca ndoqi për miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, […]

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon arkitekturën parlamentare të mazhorancës appeared first on Reporter.al.

SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku

Prokurorët e SPAK paraqitën të hënën në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin prova të reja që rëndojnë pozitën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar gjatë një séance me dyer të mbyllura, autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, prokurorët kishin deklaruar përpara Këshillit […]

The post SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca rrëzon 6 nisma ligjore të propozuara nga opozita

Në seancën parlamentare të së enjtes, deputetët e shumicës parlamentare rrëzuan me votë 6 projektligje të propozuara nga deputetë të partive opozitare, ndryshime ligjore që u vinin në ndihmë grupeve shoqërore si ulje të TVSH për produktet bazë, rritje pagash për mësuesit, ulje të akcizës për prodhuesit artizanal të birrës, rregullimin e kuadrit ligjor për […]

The post Mazhoranca rrëzon 6 nisma ligjore të propozuara nga opozita appeared first on Reporter.al.

Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht, ndërkohë që ai ndodhej në të vërtetë në zyrën e tij me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët i komunikuan masën e arrestit me burg për akuzën e krijimit të një skeme korruptive […]

The post Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor appeared first on Reporter.al.

Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik për Shqipërinë

Mbrojtja publike dhe ligjore e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës parlamentare ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro, ka shqetësuar Parlamentin Europian. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, tha të mërkurën gjatë një […]

The post Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik për Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

Presidenti ‘fshihet’ pas procedurës për shpalljen e zgjedhjeve në Rrogozhinë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 9 shkurt lënien në fuqi të vendimit të dënimit me 1 vit burg të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Dispozitat ligjore parashikojnë që, me dënim gjykate të formës së prerë, Memolla nuk […]

The post Presidenti ‘fshihet’ pas procedurës për shpalljen e zgjedhjeve në Rrogozhinë appeared first on Reporter.al.

‘Precedent i rrezikshëm’: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Erjon Malaj, Agjencia […]

The post ‘Precedent i rrezikshëm’: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Nismat ligjore të opozitës rrëzohen ose futen në kalendat greke të Kuvendit

Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte përgatitur se do të sillnin heqjen e ‘shpifjes’ si vepër penale, pas një konsultimi të gjatë të dy forcave politike kryesore me shoqërinë civile dhe një premtimi publik të kryeministrit Edi Rama. Por kur deputetja e Partisë Demokratike, […]

The post Nismat ligjore të opozitës rrëzohen ose futen në kalendat greke të Kuvendit appeared first on Reporter.al.

Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për Reformën Territoriale morën pjesë në mbledhjen e së mërkurës pas një mungese dymujore, duke kërkuar garanci nga mazhoranca socialiste që reforma do të bëhet me konsensus politik. Rikthimi i PD-së në komision solli tërheqjen e Partisë Socialiste nga një iniciativë për të ndryshuar formulën e përbërjes dhe […]

The post Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus appeared first on Reporter.al.

Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë […]

The post Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI appeared first on Reporter.al.

Shqipëria shënon rritje të perceptimit të korrupsionit për vitin 2025

Perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin në institucionet publike u rrit gjatë vitit 2025, pavarësisht hetimit nga Prokuroria e Posaçme të një serie çështjesh korruptive dhe zyrtarësh të nivelit të lartë. Raporti i fundit vjetor i Transparency International mbi nivelin e perceptimit të korrupsionit në botë për vitin 2025 e ka vlerësuar me përkeqësim Shqipërinë, e […]

The post Shqipëria shënon rritje të perceptimit të korrupsionit për vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut. Organizatat […]

The post Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

❌