❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre


✇Albeu
By: V K

VrasĂ«si me pagesĂ« Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesĂ« e dosjes “Plumbi i artĂ«â€, ka dĂ«shmuar sĂ«rish nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin.

“Ne nuk po e gjenim dot djalin e MashĂ«s, se rrinte nĂ« Maqedoni”, ka dĂ«shmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë.

“DhĂ«ndri ka hedhur disa prona nĂ« emĂ«r tĂ« vjehrrit e kunatit. DhĂ«ndri u nda nga vajza dhe kĂ«ta nuk i kanĂ« kthyer ato lekĂ« a prona pas”, ka dĂ«shmuar Hoxhaj.

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës.

Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

The post Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre
 appeared first on Albeu.com.

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në restorant

Policia njofton se shtetasi E. B., 45-vjeç, dyshohet se ka pĂ«suar arrest kardiak gjatĂ« drejtimit tĂ« automjetit, nĂ« autostradĂ«n “TiranĂ«-DurrĂ«s” dhe si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n.

NdĂ«rkohĂ«, shtetasja G. D., 53-vjeçe, ka humbur jetĂ«n nĂ« njĂ« lokal nĂ« rrugĂ«n “Xhanfize Keko”, dyshohet pĂ«r shkak tĂ« bllokimit tĂ« rrugĂ«ve tĂ« frymĂ«marrjes gjatĂ« konsumimit tĂ« ushqimit.

The post Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Një vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik

✇Albeu
By: V K

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas mbrojtjes dhe përfaqësuesve të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya gjatë 365 ditëve të fundit paraburgimi i tij është përdorur në mënyrë të tepruar, pavarësisht se, sipas tyre, nuk ka prova që ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë hetimet apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në reagimet publike theksohet se nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Veliaj është mbajtur i ndaluar pa u njohur zyrtarisht me akuzat për të cilat mbahej në paraburgim.

Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, si bazë për një përpjekje për shkarkimin e tij nga detyra, veprim që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Vetëm muajin e kaluar, sipas mbrojtjes, Kryebashkiakut Veliaj iu mohua qasja e plotë në mbi 60 mijë faqe materiale hetimore, të cilat konsiderohen të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes në procesin gjyqësor.

Po ashtu, SPAK ka argumentuar vazhdimin e paraburgimit me faktin se Veliaj ka kërkuar këshillim ligjor në Shtetet e Bashkuara, një arsyetim që mbrojtja e ka cilësuar si shkelje të së drejtës për mbrojtje ligjore.

Daniel J. Fetterman, partner nĂ« firmĂ«n ligjore Kasowitz dhe njĂ« nga kĂ«shilltarĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« Kryebashkiakut, Ă«shtĂ« shprehur se çështja pĂ«rbĂ«n njĂ« “persekutim politik” dhe se trajtimi i Veliajt “bie nĂ«n standardet amerikane dhe europiane tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor”.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi përpjekjen për largimin e Veliajt nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij si Kryetar Bashkie deri në vitin 2027.

Ndërkohë, Avokati i Popullit publikoi në dhjetor një raport ku konstatoi se disa masa sigurie lidhur me trajtimin mjekësor të Veliajt në paraburgim ishin të paarsyeshme dhe cenonin privatësinë e tij.

REAGIMI:

Sot shënohet 1-vjetori nga paraburgimi i padrejtë dhe i paligjshëm i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

Gjatë 365 ditëve të fundit, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është bërë shembulli kryesor i përdorimit të tepruar dhe abuzimit me masën e paraburgimit në Shqipëri. Veliaj është mbajtur i ndaluar pavarësisht se nuk ka prova të qarta se ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë drejtësinë, apo se do të mund të kryente sërish krimet e pretenduara për të cilat është akuzuar.

Gjatë vitit të kaluar, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është shfaqur si shembull flagrant se si demokraci të brishta, si ajo e Shqipërisë, mund të shkelin të drejtat bazë të procesit të rregullt ligjor të një individi përmes një persekutimi politik të mangët.

Nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Kryebashkiaku Veliaj u mbajt i ndaluar pa u akuzuar as për krimet për të cilat mbahej në paraburgim.

NĂ« shtator, ndalimi i tij u pĂ«rdor nga KĂ«shilli Bashkiak i TiranĂ«s si bazĂ« mbi tĂ« cilĂ«n u kĂ«rkua tĂ« shkarkohej nga posti i Kryetarit tĂ« BashkisĂ« – njĂ« manovĂ«r qĂ« duket se synonte t’u hiqte tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rfaqĂ«simit votuesve tĂ« TiranĂ«s, tĂ« cilĂ«t e kishin zgjedhur atĂ« pĂ«r tre mandate.

VetĂ«m muajin e kaluar, Kryebashkiakut Veliaj – i cili ka zgjedhur tĂ« mbrohet vetĂ« ndaj akuzave tĂ« SPAK – iu mohua plotĂ«sisht qasja nĂ« mbi 60,000 faqe prova, mbi bazĂ«n e tĂ« cilave ai mund tĂ« pĂ«rgatisĂ« dhe tĂ« ngrejĂ« mbrojtjen e tij nĂ« gjyq.

SĂ« fundmi, prokurorĂ«t e SPAK kanĂ« argumentuar se mbajtja e vazhdueshme nĂ« burg e Kryebashkiakut Veliaj justifikohet sepse ai kĂ«rkoi kĂ«shillim ligjor nĂ« SHBA pĂ«r t’u mbrojtur, pasi u bĂ« e qartĂ« se nuk mund ta bĂ«nte realisht kĂ«tĂ« vetĂ«. Ky nuk Ă«shtĂ« proces i rregullt ligjor; Ă«shtĂ« ndĂ«shkim pse kĂ«rkon mbrojtje dhe njĂ« shkelje e hapur e sĂ« drejtĂ«s sĂ« tij pĂ«r t’u mbrojtur.

“QĂ« nga dita e parĂ«, kjo çështje ka qenĂ« njĂ« persekutim politik i shoqĂ«ruar me abuzime skandaloze tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor. Sot shĂ«nohet njĂ« vit i plotĂ« i kĂ«saj padrejtĂ«sie tĂ« vazhdueshme,” tha Daniel J. Fetterman, partner nĂ« firmĂ«n ligjore Kasowitz dhe njĂ« nga kĂ«shilltarĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« Kryebashkiakut Veliaj. â€œĂ‡Ă«shtja e Kryebashkiakut Veliaj i ka tĂ« gjitha shenjat dalluese tĂ« njĂ« gjyqi-spektakĂ«l politik dhe trajtimi i tij bie shumĂ« poshtĂ« çdo standardi tĂ« pranueshĂ«m amerikan dhe europian tĂ« drejtĂ«sisĂ«, procesi tĂ« rregullt ligjor dhe drejtĂ«sisĂ«â€.

Megjithatë, ka shenja se trajtimi i Kryebashkiakut Veliaj nuk po kalon pa u vënë re. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë përpjekjen e Këshillit Bashkiak për ta larguar Kryebashkiakun Veliaj nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij dhe duke siguruar që ai të mbetet Kryetar Bashkie deri në vitin 2027.

Mediat shqiptare kanĂ« identifikuar natyrĂ«n ndĂ«shkuese tĂ« qasjes sĂ« SPAK ndaj Kryebashkiakut Veliaj, duke e quajtur atĂ« njĂ« “mentalitet represiv”, tĂ« ngjashĂ«m me njĂ« “revolucion tĂ« ri kinez” qĂ« mbĂ«shtetet te propaganda e sponsorizuar pĂ«r tĂ« justifikuar shkeljet e tĂ« drejtave civile.

Media tĂ« huaja, si EU Reporter, kanĂ« pĂ«rsĂ«ritur ndjesi tĂ« ngjashme, duke vĂ«rejtur “shthurjen e ngadaltĂ« tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri” nĂ« njĂ« çështje qĂ« “tregon shenja tĂ« qarta motivimi politik” dhe qĂ« mbetet “shumĂ« larg standardeve europiane.” Dhe nĂ« dhjetor, Avokati i Popullit i ShqipĂ«risĂ« publikoi njĂ« raport ku konstatoi se masat e sigurisĂ« qĂ« rregullojnĂ« trajtimin mjekĂ«sor tĂ« Kryebashkiakut Veliaj nĂ« paraburgim ishin tĂ« paarsyeshme dhe shkelĂ«n privatĂ«sinĂ« e tij.

NĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se, komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar ka njohur publikisht tĂ« metat me paraburgimin e vazhdueshĂ«m tĂ« Kryebashkiakut Veliaj. 76 kryetarĂ« bashkish dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« “Rrjetit tĂ« Qyteteve Ballkanike B40” – qĂ« vijnĂ« nga parti dhe prejardhje politike tĂ« tĂ« gjithĂ« spektrit ideologjik – lĂ«shuan njĂ« letĂ«r tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« denoncon paraburgimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Ata adoptuan njĂ« konstatim nĂ« Raportin e Komisionit tĂ« Venecias tĂ« KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s pĂ«r vitin 2025 se, “pĂ«rdorimi i paraburgimit ndaj kryetarĂ«ve tĂ« bashkive nĂ« detyrĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« rrezik serioz pĂ«r qeverisjen demokratike”, sepse “i privon qytetarĂ«t nga e drejta pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim, duke hequr mĂ«njanĂ«, pa njĂ« proces tĂ« rregullt ligjor, pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur prej tyre”.

Paraburgimi i Kryebashkiakut Veliaj, duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ«. Vazhdimi i mbajtjes sĂ« Kryebashkiakut Veliaj nĂ« paraburgim dhe mohimi i tĂ« drejtave themelore tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor – si mundĂ«sia pĂ«r tĂ« shqyrtuar provat kundĂ«r tij – tradhton premtimin demokratik tĂ« ShqipĂ«risĂ«, hedh dyshime serioze mbi pĂ«rparimin e reformave tĂ« saj dhe mund tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« rrezik synimet e saj pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE.

Udhëheqësit globalë, organizatat demokratike dhe mediat duhet të vazhdojnë ta mbajnë në qendër të vëmendjes këtë padrejtësi dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt nga paraburgimi.

The post Një vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik appeared first on Albeu.com.

E bujshme nga Italia/ E thotë trajneri i tij, Dushan Vlahoviç do të shkojë te Barcelona

✇Albeu
By: V K

Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç, foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç. Ai deklaroi se sulmuesi serb mund të kthehet në fushë në fillim te marsit me Juventusin, por e ardhmja e tij do të jetë te Barcelona.

“Me mjekĂ«t dhe specialistĂ«t qĂ« ka nĂ« dispozicion, mund tĂ« them se Vlahoviçin do ta shohim pĂ«rsĂ«ri nĂ« fushĂ« nĂ« fillim tĂ« marsit.

Ai do tĂ« kthehet te zakonet e tij tĂ« vjetra, duke shĂ«nuar gola dhe duke shkatĂ«rruar portat e kundĂ«rshtarĂ«ve. E ardhmja e tij? Ai do tĂ« shkojĂ« te Barcelona, ​​pĂ«r mendimin tim”, parashikoi trajneri.

“Para Juves, ai kishte folur me Atletiko Madrid, por gjithsesi zgjodhi bardhezinjtĂ«. Ishte njĂ« ofertĂ« qĂ« nuk mund ta refuzonte. Dushan e respekton dhe e do ItalinĂ«, kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse qĂ«ndroi kaq gjatĂ«â€, pĂ«rfundoi Iliç.

The post E bujshme nga Italia/ E thotë trajneri i tij, Dushan Vlahoviç do të shkojë te Barcelona appeared first on Albeu.com.

Albana Vokshi: Nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët

✇Albeu
By: V K

Përmes një reagimi në Facebook, Albana Vokshi, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në Tiranë.

Vokshi shprehet se protesta mbahet kundër një sistemi që mashtron, vjedh dhe tallet me qytetarët shqiptarë.

“Maskat bien. DorĂ«t qĂ« e mbajnĂ« pushtetin nga prapa dalin nĂ« dritĂ«. MĂ« 10 shkurt, nuk protestojmĂ« kundĂ«r njĂ« fytyre, por kundĂ«r sistemit qĂ« mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarĂ«t. Koha e heshtjes mbaroi”, shkruan Vokshi.

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë.

 

The post Albana Vokshi: Nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët appeared first on Albeu.com.

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka pĂ«rfunduar hetimet dhe ka dĂ«rguar pĂ«r gjykim ish-kryebashkiakun e KavajĂ«s, Elvis Roshi, i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “shpĂ«rdorim detyre”.

Pak ditë pasi Roshi u paraqit në SPAK dhe firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj depozitoi në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim.

Hetimi ndaj Roshit, nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015.

Sipas kallëzimit, Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh përmes procedurave të tenderimit për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u konstatuan pas njĂ« auditi pĂ«r periudhĂ«n janar 2013 – dhjetor 2014. NĂ« raport pĂ«rmenden 12 tendera, kryesisht pĂ«r rikonstruksion rrugĂ«sh, hapĂ«sirash publike dhe mbjellje pemĂ«sh dekorative.

Sipas KLSH-së, në disa raste është ndjekur standard i dyfishtë në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Në tre tendera të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët ishte skualifikuar padrejtësisht për shkak të llogaritjeve të gabuara.

Ndërkohë, më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale ndaj tij në kuadër të një hetimi tjetër, nën dyshimet për korrupsion zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

The post SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike

✇Albeu
By: V K

NĂ« kuadĂ«r operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i GjykatĂ«s sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r vĂ«nien e sekuestros preventive mbi 1 apartament nĂ« SelitĂ« dhe 1 garazh nĂ« SelitĂ« tĂ« VogĂ«l, me vlerĂ« totale rreth 200 000 euro, nĂ« pronĂ«si pĂ«rkatĂ«sisht tĂ« shtetasit Pajtim Braçaj 63-vjeç, i dĂ«nuar nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, dhe tĂ« shtetasit Gjino(ShkĂ«lqim) Lleshaj 44-vjeç i dĂ«nuar nĂ« Itali, pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Njoftimi i plotë:

TiranĂ«/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

NĂ« vijim tĂ« hetimeve intensive, tĂ« kryera nga Seksioni pĂ«r Hetimin e Pastrimit tĂ« Parave dhe Aseteve Kriminale nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ« dhe Prokuroria e TiranĂ«s, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte tĂ« veprimtarive kriminale brenda dhe jashtĂ« vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

The post EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit.

Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu.

Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) në kompetencën kushtetuese të pushtetit legjislativ (Parlamentit) për vetërregullimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij.

PD kërkon:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datĂ« 16.09.2025 tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« “PĂ«r disa ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit nr. 166, datĂ« 16.12.2004, “PĂ«r miratimin e Rregullores sĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”, si i papajtueshĂ«m me KushtetutĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 57, datĂ« 16.09.2025 tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« “PĂ«r disa ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit nr. 166, datĂ« 16.12.2004, “PĂ«r miratimin e Rregullores sĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”, deri nĂ« dhĂ«nien e njĂ« vendimi pĂ«rfundimtar.

The post Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë.

Sipas PolicisĂ«, NĂ«nkomisar Fabiol Hasaj., me detyrĂ« “Ekspert” nĂ« Seksionin e PolicisĂ« Shkencore nĂ« DVP KukĂ«s, u konfliktua me shtetasin D. H. pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta dhe dyshohet se e ka kanosur atĂ« me armĂ«n e shĂ«rbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor.

Gjithashtu, arma e shĂ«rbimit e punonjĂ«sit, njĂ« pistoletĂ« tip “TT”, iu bllokua pĂ«r nevoja tĂ« hetimit.

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janĂ« referuar ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Kanosja”.

 

The post VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë

✇Albeu
By: V K

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« protestat dhe tubimet e mĂ«dha shpesh fillojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore, situatat mund tĂ« ndryshojnĂ« shpejt. Protesta mund tĂ« zgjerohet nĂ« blloqet dhe ndĂ«rtesat qeveritare aty pranĂ«, duke shkaktuar potencialisht ndĂ«rprerje tĂ« trafikut, devijime dhe mbyllje rrugĂ«sh. UdhĂ«zimi ynĂ« i pĂ«rhershĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« shmangni zonat e protestave. NĂ«se jeni nĂ« qytet, ju lutemi qĂ«ndroni vigjilentĂ« dhe jepini pĂ«rparĂ«si sigurisĂ« suaj personale”, thuhet nĂ« postim.

Postimi i plotë:

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Monitoroni mediat lokale

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët

The post Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë appeared first on Albeu.com.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« muajit janar, “Monitor” zhvilloi njĂ« vrojtim me analistĂ« tĂ« tregut financiar lidhur, me faktorĂ«t qĂ« kanĂ« ndikuar ecurinĂ« e kursit tĂ« kĂ«mbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë.

Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove.

Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

PĂ«r tĂ« ballafaquar mendimin e ekspertĂ«ve me mendimin e njĂ« publiku mĂ« tĂ« gjerĂ«, “Monitor” realizoi mes fundit tĂ« muajit janar dhe fillimit tĂ« muajit shkurt njĂ« sondazh nĂ« faqen e saj tĂ« internetit.

Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe./Monitor

 


Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertĂ«t

 


Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”

✇Albeu
By: V K

NĂ« spektaklin e mbrĂ«mshĂ«m, Ă«shtĂ« zbuluar data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”. Derisa edhe kĂ«tij edicioni po i vjen fundi, u mĂ«sua se finalja e madhe do tĂ« jetĂ« mĂ« 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido qĂ« tĂ« jetĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« shkojnĂ« kĂ«to ditĂ« pĂ«r ta, pasi kanĂ« ngelur shumĂ« pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

The post Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anĂ«tarit tĂ« qeverisĂ« tek ai i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe jo vetĂ«m, nuk mund tĂ« pezullohen kurrĂ«sesi nga askush duke u nisur nga njĂ« emĂ«r i pĂ«rveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin qĂ« ai/ajo drejton”, shkroi Rama nĂ« platformĂ«n X, duke e justfikuar kĂ«tĂ« me nevojĂ«n pĂ«r garantim tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte njĂ« “presion i organizuar kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«â€.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen pĂ«r tĂ« goditur vendimin e dy gjykatave nĂ« lidhje me njĂ« hetim penal aktiv, kemi dy pushtete qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ndikojnĂ« tĂ« tretin. Kjo nuk Ă«shtĂ« ndarje pushtetesh”, tha Bardhi nĂ« reagim publik pas deklaratave tĂ« kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“QĂ«ndrimi i kryeministrit Ă«shtĂ« njĂ« akt kundĂ«r retorikĂ«s antikorrupsion dhe standardeve qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r tĂ« arritur objektimin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit pĂ«r Studime Politike, njĂ« organizatĂ« qĂ« monitoron punĂ«n e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« devijojĂ« nĂ« njĂ« vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanĂ« vlerĂ« dhe ku liderit politikĂ« dhe mazhorancat e radhĂ«s mund ta inteprerojnĂ« atĂ« sipas qĂ«llimeve tĂ« tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu, pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon njĂ« hendek tĂ« thellĂ« midis ekzekutivit e mazhorancĂ«s nga njĂ«ra anĂ« dhe drejtĂ«sisĂ« nga ana tjetĂ«r”, shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“TĂ« gjitha vonesat qĂ« janĂ« krijuar nga mosekzekutimi i vendimit tĂ« GJKKO-sĂ«, shtyrja e paprecedentĂ« e procesit vendimmarrĂ«s tĂ« Kuvendit pĂ«r kĂ«rkesĂ«n pĂ«r autorizimin nga SPAK pĂ«r kufizimin e lirisĂ« ndaj zv.kryeministres dhe tanimĂ« edhe qĂ«ndrimi i Kryeministrit pĂ«r tĂ« ndryshuar legjislacionin pĂ«r tĂ« mos patur masa ndaluese tĂ« pezullimit tĂ« ekzekutimit tĂ« funksionit (pĂ«r disa prej tyre), pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« qĂ«ndrim qĂ« pengon sistemin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« hetim efektiv, tĂ« plotĂ« e tĂ« gjithĂ«anshĂ«m ndaj zyrtares nĂ« fjalĂ«â€, tha SkĂ«ndaj.

Sipas SkĂ«ndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : “Kushtetuta nuk mund tĂ« ndryshojĂ« nĂ« interes tĂ« njĂ«rĂ«s apo tjetrĂ«s palĂ« qĂ« ka mazhorancĂ«n qeverisĂ«se, por vetĂ«m nĂ« interes tĂ« publikut, konform parimeve themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe me njĂ« debat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”.

Referuar ndarjes 4 me 4 tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« trupĂ«s gjyqĂ«sore nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencĂ«s, SkĂ«ndaj tha se kjo e “bĂ«n kĂ«tĂ« çështje tĂ« debatueshme midis profesionistĂ«ve”.

“NĂ« vlerĂ«simin tim, ligjvĂ«nĂ«si kushtetues shqiptar duhet tĂ« zgjedhĂ« midis nevojĂ«s pĂ«r ta patur njĂ« masĂ« tĂ« tillĂ« pezulluese nĂ« KushtetutĂ« ose jo. NĂ« kushtet e ShqipĂ«risĂ«, kjo masĂ« pĂ«rbĂ«n nĂ« parim njĂ« kufizim tĂ« domosdoshĂ«m dhe proporcional me nevojĂ«n qĂ« e dikton, qĂ« Ă«shtĂ« lufta kundĂ«r korrupsionit shumĂ« shqetĂ«sues nĂ« vendin tonĂ« si dhe barazia para ligjit”, tha SkĂ«ndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“NĂ« vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« nĂ«n hetim, nĂ« çdo rast Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje ose Ă«shtĂ« mundĂ«suar hetimi pa pengesĂ« imuniteti”, tha Krasniqi.

“NĂ«se tek ne ndodh e kundĂ«rta
 ne humbim edhe konceptin formal tĂ« demokracisĂ«, kthehemi nĂ« njĂ« regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet tĂ« jetĂ« demokracia dhe shteti i sĂ« drejtĂ«s”, pĂ«rfundoi ai./birn

The post BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Albeu.com.

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

✇Albeu
By: V K

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen nĂ« barrĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor, por nĂ« ShqipĂ«ri ky presion duket se ka prekur masĂ«n mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« popullsisĂ«, sipas anketĂ«s “Securimetri 2025” tĂ« realizuar nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 10 m/sek

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave appeared first on Albeu.com.

Nesër protesta kombëtare e PD/ Policia plan masash: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës, ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë.

NĂ« funksion tĂ« garantimit tĂ« rendit dhe sigurisĂ« publike, si edhe pĂ«r mbarĂ«vajtjen e tubimit, Policia e TiranĂ«s ka marrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme nĂ« zbatim tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”.

Si pasojë e këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, nga ora 23:45 e ditĂ«s sĂ« sotme do tĂ« bllokohet lĂ«vizja dhe nuk do tĂ« lejohet parkimi i automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit.

NdĂ«rkohĂ«, ditĂ«n e nesĂ«rme, nga ora 15:00 dhe deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« protestĂ«s, do tĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”.

Po ashtu, do tĂ« ketĂ« bllokime edhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimesh, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative.

Gjithashtu, ajo apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

The post Nesër protesta kombëtare e PD/ Policia plan masash: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore appeared first on Albeu.com.

Paraqitjet e legjionarëve/ Ajeti protagonist me dy gola, Seferi dhe Muçi vendimtarë

✇Albeu
By: V K

Paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezinj që aktivizohen jashtë vendit kanë vijuar edhe fundjavën e sapombyllur, me disa prej tyre që kanë spikatur, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat respektive në kampionatet ku aktivizohen.

Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares, realizoi dy gola në fitoren e thellë 0-5 të Adana Demirspor ndaj Bodrumspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës.

Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën ofensive.

Paraqitje të shkëlqyer zhvilloi edhe Taulant Seferi në të njëjtën sfidë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë të takimit dhe dhuroi asist për golin e katërt, duke mbyllur një ndeshje perfekte.

Ky ishte goli i 13-të sezonal në kampionat për Seferin, i cili vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij.

Në Turqi spikati gjithashtu Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 3-0 të Trabzonspor në transfertë ndaj Samsunspor, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat për Ernest Muçin.

Në Itali, Cristian Shpendi ishte protagonist me Cesenan. Sulmuesi shqiptar asistoi për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Pescarës, ndërsa në fund të takimit pati mundësinë të shënonte edhe nga pika e bardhë, por nuk ia doli, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Titullarë me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, të cilët vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me klubet e tyre.

The post Paraqitjet e legjionarëve/ Ajeti protagonist me dy gola, Seferi dhe Muçi vendimtarë appeared first on Albeu.com.

Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla

✇Albeu
By: V K

Apeli i GJKKO, ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.

Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

The post Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla appeared first on Albeu.com.

Rama paralajmĂ«roi ndĂ«rhyrje nĂ« legjislacion pĂ«r vendimin e ‘Kushtetueses’ pĂ«r Ballukun, reagon Berisha: QĂ«ndrimi i opozitĂ«s protesta dhe revolta! Ne jemi nĂ« dialog me


✇Albeu
By: V K

ParalajmĂ«rimit tĂ« kryeministrit Rama se do tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« legjislacion, pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r pezullimin e Ballukut, Berisha iu pĂ«rgjigj se, “qĂ«ndrimi i opozitĂ«s do tĂ« jetĂ« protesta dhe revolta”.

Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita ka dialog konstant vetëm me qytetarët.

“QĂ«ndrimi i opozitĂ«s do jetĂ« protestĂ«, revoltĂ« dhe asnjĂ« votĂ« pĂ«r asnjĂ« hap tĂ« kreut tĂ« organizatĂ«s kriminale nĂ« mbrojtje dhe krimeve nĂ« vjedhje tĂ« tyre. Ne kemi dialog konstant me qytetarĂ«t, i ftojmĂ« qĂ« me guxim ti tregojnĂ« vendin kĂ«tyre narko-qeveritareve”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur në lidhje me protestën e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të një resorti, Berisha tha:

“Ne mbĂ«shtesim çdo protestĂ« tĂ« drejtĂ«. Ne kĂ«rkojmĂ« dhe insistojmĂ« respektin e plotĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« dhe tĂ« drejtave tĂ« tjera tĂ« qytetarĂ«t. SĂ« treti i them atij qytetari se PD Ă«shtĂ« interesuar, dhe deputetĂ« tĂ« PD kanĂ« qenĂ« aty dhe janĂ« marrĂ« me problemin”.

The post Rama paralajmĂ«roi ndĂ«rhyrje nĂ« legjislacion pĂ«r vendimin e ‘Kushtetueses’ pĂ«r Ballukun, reagon Berisha: QĂ«ndrimi i opozitĂ«s protesta dhe revolta! Ne jemi nĂ« dialog me
 appeared first on Albeu.com.

❌