❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prokuroria dorëzoi aktakuzë për disa persona, për një rast korrupsioni me fondet IPARD



Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit për një rast korrupsioni lidhur me fondet IPARD.

Një person akuzohet për dhënie ryshfeti dhe shpërblim për ndikim të paligjshëm, tre persona për marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, ndërsa një person tjetër për marrje ryshfeti.

Sipas prokurorisë, drejtuesi i një kompanie kishte aplikuar për mbështetje financiare, por aplikimi nuk plotësonte kushtet.

Për ta ngritur në renditje dhe për ta miratuar shumën e plotë, ai kishte premtuar 50 mijë euro dhe kishte dhënë 5 mijë euro për persona që të ushtronin presion për vendim të paligjshëm.

Prokuroria kërkon vazhdim të masave të paraburgimit dhe konfiskim të parave e pajisjeve të përdorura në vepër.


Për një vendparkim, 66 vjeçari nga Gostivari ka sulmuar fizikisht një grua dhe djalin e saj



Një nënë nga Gostivari së bashku me djalin e saj, kanë denoncuar në polici fqiun e tyre për sulm fizik.

Sipas deklaratës,sulmi ka ndodhur për një vendparkim.

TĂ« enjten nĂ« ora 19:25, nĂ« stacionin policor nĂ« Gostivar, B.M. 48-vjeçe dhe djali i saj D.S. (20) nga Gostivari kanĂ« denoncuar se nĂ« rrugĂ«n “Goce Dellçev” nĂ« Gostivar, pas njĂ« debati tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r njĂ« vendparkim, janĂ« sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre I.Q. (66), i cili ka pĂ«rdorur edhe njĂ« objekt tĂ« fortĂ«. Rreth orĂ«s 19:45, I.Q. Ă«shtĂ« paraqitur vetĂ« nĂ« stacionin policor dhe po ndĂ«rmerren masa pĂ«r zbardhjen dhe dokumentimin e plotĂ« tĂ« rastit, ndĂ«rsa ndaj tij do tĂ« vijojĂ« parashtresa pĂ«rkatĂ«se", thuhet nĂ« raportin e policisĂ«.

Dimitrieska-Koçoska: Hetimet financiare destinohen në konfiksimin real të pronës dhe në mbrojtjen e interesit publik



Ministria e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska deklaroi se me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës.

Në mbledhjen e sotme konstituive, ajo theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme.

“Hetimet financiare dhe konfiskimi i pronĂ«s sĂ« fituar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nuk janĂ« vetĂ«m çështje sigurie dhe drejtĂ«sie, por ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« stabilitetin fiskal, integritetin e sistemit financiar dhe besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Siç theksoi ministrja, Ministria e Financave, si institucion qendror nĂ« kĂ«tĂ« proces, ka kompetencĂ« shumĂ« dimensionale pĂ«rmes institucioneve nĂ«n ombrellĂ«n e saj – DrejtorinĂ« e PolicisĂ« Financiare, DrejtorinĂ« Doganore dhe Sistemin pĂ«r parandalimin e pastrimit tĂ« parave dhe financimit tĂ« terrorizmit.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« StrategjisĂ« nacionale pĂ«r hetimet financiare dhe konfiskimin e pronave pĂ«r periudhĂ«n 2025–2028, Ministria po ndĂ«rmerr aktivitete konkrete, tĂ« matshme dhe thelbĂ«sore qĂ« orientohen nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit tĂ« sistemit.

Në këtë drejtim, po përforcohet korniza juridike që përkrah drejtpërdrejt efikasitetin e hetimeve financiare.

“Drejtoria e PolicisĂ« Financiare nĂ« vitin 2025 nisi 58 hetime financiare qĂ« pĂ«rfshinin rreth 400 persona fizikĂ« dhe 95 persona juridikĂ«, ku 33 hetime tashmĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar dhe pjesa tjetĂ«r Ă«shtĂ« nĂ« vazhdim. NĂ« suaza tĂ« Ligjit pĂ«r Konfiskimin e PronĂ«s nĂ« ProcedurĂ«n Civile, me iniciativĂ«n e prokurorive publike, janĂ« siguruar masa gjyqĂ«sore pĂ«r pronat me vlerĂ« mbi 38 milionĂ« denarĂ«â€, theksoi ministrja dhe nĂ«nvizoi faktin se nĂ« vitin 2022 u kryen vetĂ«m 9 hetime financiare, nĂ« vitin 2023 u kryen 17 hetime dhe nĂ« vitin 2024 u kryen 10 hetime financiare.

Ministrja theksoi se këto numra tregojnë qartë se hetimet financiare nuk janë vetëm procedura formale, por destinohen në konfiksimin real dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Ajo deklaroi se po investohet në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes përforcimit sistematik të kuadrit, pajisimit teknik me faza dhe dixhitalizimit të njësive të specializuara, ndërsa segment kryesor është krijimi i ndërveprimit të plotë dhe shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve, si parakusht për hetimet financiare në kohë dhe të suksesshme.

Paralelisht me aktivitet vendore, po përforcohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me agjencitë e Bashkimit Evropian dhe rrjetet ndërkombëtare realevante, mes të cilave me EUROPOL-in, CEPOL-in, EUROJUST-in dhe OLAF-in, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe praktikave adekuate.

Të enjten do të zhvillohen bisedime në Qeveri për rritjen e pagës minimale



Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve DOJSH, e konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë.

Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar.

“TheksojmĂ« se tĂ« punĂ«suarit kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e fituara, tĂ« caktuara me marrĂ«veshjet kolektive dhe rritjen e re tĂ« rrogave nĂ«nkuptojnĂ« tĂ« drejta materiale shtesĂ«, pĂ«r çka angazhohet Sindikata e DOJSH-sĂ«â€, qĂ«ndron nĂ« kumtesĂ«n e DOJSH-sĂ«.

Kryeministri Hristian Mickoski të enjten pasdite do të takohet me Sindikatën e DOJSH-së. Takimi është caktuar për në orën 16:45, ndërsa vjen pasi që Mickoski dha ofertë për rritje të rrogave për çka DOJSH tha se është e pranueshme dhe do të bisedohet plotësisht në suaza të organizatave sindikale.

Lloga: Kërkesa për dhënien e provimit të Jurisprudencës edhe në shqip u dërgua në Kuvend, por e tërhoqën nga procedura pa asnjë arsyetim



Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar në Facebook për kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut për mbajtjen e provimit të jurispodencës edhe në gjuhën shqipe.

Lloga sqaron se ky ligj edhe pse u dorëzua në Kuvend në janarin e vitit 2024, i njejti është tërhequr nga procedura parlamentare.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj partnerit shqiptar në qeveri, koalicionit VLEN, që sipas tij do të duhej të zgjidhnin këtë problematikë e jo të detyrohen studentët të nënshkrujnë peticione.

Reagimi i plotë:

Propozim-ligji pĂ«r ndryshimin e Ligjit pĂ«r Provimin e JurisprudencĂ«s Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nĂ« Kuvendin e RMV-sĂ« mĂ« 24 janar 2024. KĂ«tij veprimi i Ă«shtĂ« paraprirĂ« duke krijuar nga ana ime si MinistĂ«r i DrejtĂ«sisĂ« edhe Komisionin i ri pĂ«r dhĂ«nien e provimit tĂ« JurisprudencĂ«s, ku nĂ« cdo provim, njĂ«ri nga dy profesorĂ«t ishte shqiptar - parakusht ky pĂ«r zbatimin e ndryshimeve ligjore, pĂ«rkatĂ«sisht qĂ« provimi tĂ« jepet edhe nĂ« gjuhĂ«n shqipe. FatkeqĂ«sisht, me ardhjen e QeverisĂ« VLEN–OBRM-PDUKM, propozimligji u tĂ«rhoq nga procedura parlamentare pa asnjĂ« arsyetim, as nga Qeveria/Ministria e DrejtĂ«sisĂ« dhe as nga Kryetari i Kuvendit dhe partneri qeveritar, z. Afrim Gashi.Ky akt qyqar i kĂ«saj qeverisjeje tĂ« dobĂ«t dĂ«shmon edhe njĂ«herĂ« pafuqinĂ« politike tĂ« njĂ« grumbulli partish qĂ« vetes i kanĂ« vĂ«nĂ« emrin VLEN, por qĂ« nuk vlejnĂ« as pesĂ« pare. Kjo situatĂ« tregon thelbin e tyre: se nuk janĂ« tĂ« zotĂ« tĂ« hedhin asnjĂ« hap nĂ« drejtim tĂ« zgjidhjes sĂ« problemeve, nĂ« asnjĂ« fushĂ«, bile as aty ku tĂ« tjerĂ«t ua kanĂ« lĂ«nĂ« materialet e gatshme mbi tavolinĂ«.Sot, studentĂ«t shqiptarĂ« detyrohen t’u drejtohen institucioneve dhe titullarĂ«ve tĂ« kĂ«tyre institucioneve pĂ«rmes peticionesh – si pasojĂ« direkte e paaftĂ«sisĂ« dhe pafuqisĂ« sĂ« disa qeveritarĂ«ve shqiptarĂ« tĂ« nĂ«nshtruar, por edhe si rezultat i veprimeve tĂ« disa politikanĂ«ve albanofobĂ« maqedonas nga ZNAM dhe OBRM-PDUKM.

"Dërgimi i trurit në SHBA nga Maqedonia", përgjigjet Aleksej Duma



Maqedonia e Veriut ishte e përfshirë në zbulimin e dosjeve që lidhen me miliarderin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, por e gjithë procedura u krye ligjërisht, tha për DW ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksej Duma.

Shkencëtarët amerikanë të lidhur me Universitetin e Kolumbias kanë krijuar një bankë të madhe truri njerëzor të destinuar për kërkime mbi vetëvrasjet, skizofreninë dhe çrregullime të tjera psikiatrike. Koleksioni përfshin rreth 1,000 tru - disa nga njerëz që kanë kryer vetëvrasje, dhe disa si mostra kontrolli.

Maqedonia përmendet në këtë kontekst, pasi kontribuoi me mostra.

Raporti thotë se truri u mor pas vdekjes, u ngri menjëherë dhe u transportua në Shtetet e Bashkuara nën kontroll të rreptë, ku u arkivua dhe u shënua me kode QR. Protokollet strikte ishin në fuqi: truri udhëtonte në kushte të kontrolluara, i paketuar në enë speciale dhe i ruajtur në -80°C.

Profesor Aleksej Duma, ish-drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, shpjegon për DW se sa mostra dhe për çfarë qëllimesh u dërguan nga Maqedonia në Shtetet e Bashkuara.

"Ishte projekti më i madh ndërkombëtar në të cilin morëm pjesë", tha Duma.

Ai shpjegoi nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Deutsche Welle se ishte njĂ« projekt ndĂ«rkombĂ«tar, nĂ« tĂ« cilin vendi ishte i pĂ«rfshirĂ« duke dĂ«rguar 10 deri nĂ« 15 mostra. Procedura pĂ«r dĂ«rgimin e mostrave nĂ« Shtetet e Bashkuara kryhej sipas rregullave dhe kontrolleve shumĂ« tĂ« rrepta. Çdo mostĂ«r duhej tĂ« miratohej nga Komitetet e EtikĂ«s nga Maqedonia dhe ato Amerikane.

"Mostrat udhëtonin më ligjërisht me aeroplan, kalonin nëpër doganë dhe kishin dokumentacion të plotë për to. Pa leje, një mostër nuk mund të hynte në Shtetet e Bashkuara", deklaroi Duma, i cili hedh poshtë mundësinë e përfitimit nga e gjithë procedura.

Ai thekson gjithashtu se shifra prej 1,000 truri nuk i referohet mostrave nga Maqedonia, por të gjithë koleksionit nga disa vende.

Maqedonia siguronte rreth 10-15 mostra në vit.

“Duke marrĂ« parasysh qĂ« kishim 300 deri nĂ« 350 autopsi nga tĂ« gjitha fushat çdo vit, pyetja Ă«shtĂ« se sa prej tyre vdiqĂ«n pĂ«r shkak tĂ« vetĂ«vrasjes. NĂ« fund tĂ« fundit, numri zbret nĂ« 10-15 raste”, thotĂ« Duma.

Ai nuk mban mend nëse leja nga familjet për ndërhyrjen kërkohej në atë kohë, apo vetëm pëlqimi i Komitetit të Etikës dhe një letër informuese.

Profesor Duma, nga kjo distancë kohore, thotë se ata kanë marrë të dhëna interesante rreth skizofrenëve dhe lidhjes së tyre me vetëvrasjet.

"Pjesa jonë ishte të punonim mbi morfologjinë - nëse ka ndonjë ndryshim në tru që është karakteristikë e vetëvrasjeve. Për më tepër, një universitet tjetër punoi në gjetjen e barnave", deklaroi ai.

Duma është i vendosur se projekti ka sjellë rezultate të rëndësishme shkencore, duke sqaruar se janë zhvilluar metoda për njohjen e ndryshimeve morfologjike në vetëvrasje, janë fituar njohuri të reja rreth lidhjes midis skizofrenisë dhe vetëvrasjeve, rezultatet janë përdorur në studime të shumta ndërkombëtare, poashtu Maqedonia ka marrë pajisje, laboratorë dhe mundësinë për studime doktorature për shkencëtarë të rinj.

Kuvendi dhe Qeveria e RMV-së nuk e pranuan peticionin e studentëve në gjuhën shqipe, e kërkuan në gjuhën maqedone



Të shtunën u bë i ditur lajmi se 385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një peticion me një kërkesë të qartë dhe legjitime që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Kërkesa e studentëve është dërguar tek Ministria e Drejtësisë, Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mevlan Ademi, ish-kryertar i Parlamentit Studentor, në televizionin Alsat, deklaroi se Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e pranuan peticionin në gjuhën shqipe, pasi kërkuan që i njejti të jetë në gjuhën maqedone.

“Tek Agjencioni, tek Inspektorati dhe tek Ministria e DrejtĂ«sisĂ« mu lejua qĂ« ta dorĂ«zojĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe, ndĂ«rsa nĂ« Kuvend dhe tek qeveria na u kĂ«rkua qĂ« tĂ« jetĂ« nĂ« gjuhĂ«n maqedone. U revoltova dhe i pyeta se pĂ«rse nuk mĂ« lejohet ta dorĂ«zojĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe, ata nuk mĂ« dhanĂ« arsye por mĂ« thanĂ« se pa maqedonisht nuk tĂ« japim vulĂ«. Pastaj u detyrova ta pĂ«rkthej dhe ta dorĂ«zojĂ« nĂ« gjuhĂ«n maqedone”, tha Ademi.

Ademi sqaroi se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite për këtë të drejtë, deri më sot kërkesa e studentëve nuk është marrë parasysh, ndaj pret që këtë herë kjo kërkesë të konkretizohet.

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike



Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga Reparti i Ndihmës së Shpejtë.

Mjeku Sejfullah Ademi, tregon se përballet çdo ditë me raste të tilla dhe kërkon sensibilizim më të madh të shoqërisë, që jeta e fëmijëve të mos vihet në rrezik.

“FatkeqĂ«sisht, edhe ne si NdihmĂ« e ShpejtĂ« ballafaqohemi me raste tĂ« kĂ«tilla, ku shohim qĂ« fĂ«mijĂ«t konsumojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar pije energjetike. Pijet e tilla energjetike nuk janĂ« aspak tĂ« preferuara pĂ«r fĂ«mijĂ«t, duke pasur parasysh problemet qĂ« mund tĂ« ndodhin me takikardinĂ«, gjĂ« qĂ«, nĂ«se nuk reagohet nĂ« mĂ«nyrĂ« adekuate, e vendos nĂ« rrezik edhe vetĂ« jetĂ«n e fĂ«mijĂ«s. Ne, si NdihmĂ« e ShpejtĂ«, kemi thirrje tĂ« tilla dhe dalim nĂ« mĂ«nyrĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« mundshme nĂ« teren, qĂ« t’iu afrojmĂ« ndihmĂ«n fĂ«mijĂ«ve tĂ« tillĂ«, por tĂ« bĂ«jmĂ« apel pasi komplikimet mund tĂ« bĂ«hen tĂ« rĂ«nda dhe fatkeqĂ«sisht tĂ« pĂ«rfundojnĂ« letalisht edhe pĂ«r fĂ«mijĂ«n.” – tha Sejfullah Ademi, mjek i NdihmĂ«s sĂ« ShpĂ«jtĂ«.

Ademi nënvizon se për të parandaluar këtë fenomen negativ, duhet vepruar edhe në aspektin ligjor dhe kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve shoqërorë.

“Duhet tĂ« ndikojmĂ« si shoqĂ«ri kĂ«tu edhe nĂ« aspektin ligjor, tĂ« kĂ«rkohet qĂ« edhe me ligj tĂ« jetĂ« rreptĂ«sisht e ndaluar shitja e pijeve energjetike te tĂ« miturit. FatkeqĂ«sisht, njerĂ«z tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m, pĂ«r arsye tĂ« pakta fitimprurĂ«se, bĂ«jnĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« – ju shesin fĂ«mijĂ«ve pije energjetike, duke pasur parasysh rrezikun e madh qĂ« ndodh pastaj tek fĂ«mijĂ«t. Ju bĂ«jmĂ« apel prindĂ«rve pĂ«r kujdes tĂ« shtuar dhe tĂ« komunikojnĂ« me fĂ«mijĂ«t e tyre, duke u shpjeguar pĂ«r rreziqet. Atyre tĂ« cilĂ«t merren me tregti, mos u shisni fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« miturve pije tĂ« tilla, sepse rreziku Ă«shtĂ« i madh pĂ«r shfaqjen e sĂ«mundjeve kardiovaskulare, ku nĂ« mĂ«nyrĂ« direkte e vendosin jetĂ«n e fĂ«mijĂ«ve nĂ« rrezik.” – u shpreh Ademi.

Në Maqedoni, aktualisht shitja e pijeve energjike për fëmijët nuk është e ndaluar me ligj, prandaj mjeku Ademi propozon miratimin e një vendimi të tillë në Kuvend.

Ai thekson se në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, kjo është e rregulluar ligjërisht dhe jep rezultate në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. /RTVM2

Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit "Safe City"



Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ShpiptarĂ«t, Ziadin Sela i ka bĂ«rĂ« thirje gjykatĂ«sve tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese qĂ« sa mĂ« shpejt ta shqyrtojnĂ« iniciativĂ«n qĂ« ata e kanĂ« dorĂ«zuar dhe kundĂ«rshtojnĂ« projektin “Safe City".

Sela i bën thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të kenë durim derisa të fitohet beteja kundër sistemin "Safe City".

"Pa dashur tĂ« ndĂ«rhyj nĂ« pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit, parim qĂ« ne e kemi promovuar vazhdimisht, por qĂ« nĂ« realitet Ă«shtĂ« ende shumĂ« larg, dua tu bĂ«j njĂ« thirrje gjykatĂ«sve tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese. Shqyrtoni sa mĂ« shpejtĂ« iniciativĂ«n tĂ« cilĂ«n e dorĂ«zuam ditĂ« mĂ« parĂ«, ku qartĂ« do tĂ« shihni edhe vetĂ« ju arsyet e shumta pĂ«r tĂ« sjellĂ« vendimin pĂ«r shfuqizimin e ndryshimeve ligjore pĂ«r projektin “Safe City”. Thirreni seancĂ«n sa mĂ« shpejtĂ« qĂ« tĂ« mos lejojmĂ« as njĂ« ditĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« lindin komplikime, tĂ« lĂ«shohen gjoba e tĂ« plaçkiten qytetarĂ«t pĂ«rmes njĂ« mekanizmi qĂ« nĂ« fund jemi tĂ« bindur se do tĂ« rezultojĂ« antikushtetues”, shkruan Sela nĂ« Facebook.

OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM



Partia në pushtet OBRM-PDUKM i është kundërpërgjigjur LSDM-së për skandalin me drogën e nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë.

Sipas OBRM-PDUKM-së tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit.

OBRM-PDUKM-ja thotĂ« se LSDM-ja nĂ« vend qĂ« tĂ« pyes institucionet, pĂ«rgjigjet duhet t’i kĂ«rkojĂ« tĂ« siç thekson pronari i fabrikĂ«s sĂ« marijuanĂ«s dhe ish kryeministri Zoran Zaev.

Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit.

OBRM-PDUKM thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për luftën kundër kriminalitetit dhe drogës, duke e akuzuar opozitën se pikërisht në kohën e tyre u krijuan, siç thonë, kushte për zgjerimin e industrisë së kanabisit dhe bizneseve të dyshimta të lidhura me të.

Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe akuzon qeverinë për izolimin e shtetit nga rruga evropiane dhe hedh pretendime për lidhje me pushtetet në Serbi dhe Hungari, si dhe me Rusinë.

Sa i përket zhvillimeve brenda partisë së tij, ai shton se nuk frikësohet nga ndonjë puç, pasi në kongresin e fundit ka qenë i suksesshëm dhe ka marrë sugjerime të sinqerta dhe të ndershme.

“Kjo qeveri kujdeset vetĂ«m pĂ«r interesat e veta, sepse duhet tĂ« realizohet ajo qĂ« kurrĂ« nuk e kanĂ« mohuar – se do tĂ« vijnĂ« migrantĂ« pĂ«r para – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye nevojiten zgjedhje tĂ« parakohshme. A do tĂ« jenĂ« nĂ« fund tĂ« kĂ«tij viti apo vitin e ardhshĂ«m, do ta shohim, por deri nĂ« vitin 2028 nuk do tĂ« mund tĂ« vazhdohet kĂ«shtu”, tha Filipçe.

Në lidhje me pyetjen nëse ka informacion për ndonjë platformë apo iniciativë të brendshme partiake për zëvendësimin e tij, ai tha se ka dëgjuar edhe vetë spekulime të tilla, por i vlerëson ato si të pavërteta.

“Nuk ka tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« kĂ«tĂ«. Duhet tĂ« them njĂ« gjĂ«: unĂ« kam mandat legjitim. Para disa muajsh, 20.000 anĂ«tarĂ« mĂ« votuan qĂ« ta udhĂ«heq partinĂ« nĂ« mandatin e ardhshĂ«m katĂ«rvjeçar. Dyert janĂ« tĂ« hapura pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, thotĂ« ai.

Çdo fragmentarizim brenda LSDM-sĂ«, sipas tij, shkon nĂ« dobi tĂ« OBRM-PDUKM-sĂ«.

“Edhe ne e dimĂ« pĂ«r atĂ« komunikim dhe mbĂ«shtetje qĂ« ata e kishin edhe nĂ« periudhĂ«n kur po formohej ZNAM-i, ndĂ«rsa tani edhe formalisht janĂ« nĂ« koalicion me OBRM-PDUKM-nĂ«. Ata janĂ« ish-anĂ«tarĂ« tanĂ«. Pra, çdo fragmentarizim shtesĂ« shkon vetĂ«m nĂ« dobi tĂ« OBRM-PDUKM-sĂ« dhe, pĂ«r fat tĂ« keq, nĂ« asnjĂ« dobi pĂ«r qytetarĂ«t apo pĂ«r shtetin”, thotĂ« Filipçe.

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave



Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik.

Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë thotë se është një organizatë apolitike dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me politikën, dhe kryetari dhe drejtuesit nuk guxojnë të jenë anëtarë të ndonjë partie politike.

“I them kĂ«tu pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« QeverisĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«suesit faktikisht tĂ« partisĂ« politike tĂ« gjejĂ« njĂ« argument qĂ« dikush diku Ă«shtĂ« politikisht i orientuar dhe i ngjyrosur. Por politikanĂ«t nuk i frikĂ«sohen politikanĂ«ve, shohim se ata bien dakord me njĂ«ri-tjetrin. PolitikanĂ«t i frikĂ«sohen punĂ«torĂ«ve”, theksoi Slobodan Trendafilov, kryetar LSM-sĂ«.

Ata publikisht e ftojnë përfaqësuesin e qeverisë të vijë të hënën për të nënshkruar marrëveshjen kolektive për rritje prej 40 për qind të pagave të punonjësve administrativë. Thonë se me marrëveshjen kolektive u ishte ofruar rritje e pagave në këste katërvjeçare prej 7 dhe 5 për qind, por kushti ishte të hiqnin dorë nga marrëveshja kolektive e përgjithshme. Me të, vetëm në vitet 2025 dhe 2026 punonjësit e sektorit publik duhet të marrin rritje prej 12,5 dhe 10% për shkak të rritjes së pagës mesatare, e cila ishte më e madhe se ajo e ofruar me marrëveshjen kolektive.

“Ejani, tĂ« hĂ«nĂ«n, tĂ« martĂ«n, tĂ« mĂ«rkurĂ«n, kur tĂ« doni, unĂ« ec me vulat nĂ« xhep gjithĂ« kohĂ«n, pĂ«r çdo rast, do tĂ« nĂ«nshkruajmĂ« marrĂ«veshje kolektive, nuk Ă«shtĂ« problem. MegjithatĂ«, heqja dorĂ« nga njĂ« tĂ« drejtĂ« mĂ« e favorshme pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar nga sindikata, unĂ« jam sindikalist, mandati im mĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« qĂ« tĂ« jem sindikalist. Mandati nga anĂ«tarĂ«sia e sindikatĂ«s ishte, po, do t’i nĂ«nshkruajmĂ« kĂ«to marrĂ«veshje kolektive, por nuk ka heqje dorĂ« nga marrĂ«veshja kolektive e pĂ«rgjithshme”, tha Trpe Deanoski, Kryetar i SindikatĂ«s.

Pas protestës, sindikalistët nga java e ardhshme do të fillojnë me bllokadë, së pari të deputetëve dhe institucioneve të tjera.

Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në rrugën Gostivar-Kërçovë



Ndalesa pĂ«r qarkullimin e automjeteve tĂ« rĂ«nda nĂ« rrugĂ«n Gostivar – StrazhĂ« – KĂ«rçovĂ« hiqet nga ora 14:30, njoftoi NP “RrugĂ«t e MaqedonisĂ«â€. Ndalesa u vendos sot nga ora 9:40 nĂ« tĂ« dy drejtimet e rrugĂ«s pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« borĂ«s.

Ndalesa pĂ«r qarkullim tĂ« kamionĂ«ve dhe autobusĂ«ve nga ora 9:20 Ă«shtĂ« vendosur pĂ«r kamionĂ« dhe autobusĂ« nĂ« segmentin rrugor ShipkovicĂ« – KodrĂ«n e Diellit dhe nga ora 5:45 pĂ«r automjetet e rĂ«nda mallrash nĂ« segmentin rrugor MavrovĂ« – DibĂ«r.

Siç informon NP “RrughĂ«t e MaqedonisĂ«â€, reshje bore ka nĂ« KrushevĂ«, KodrĂ«n e Diellit dhe MavrovĂ«, si dhe nĂ« dkalimet malore StrazhĂ«, PresekĂ«, BukovĂ« dhe XhavatĂ«.

Mickoski: Deri nĂ« fund tĂ« vitit, 40 automjete tĂ« reja do tĂ« dorĂ«zohen pĂ«r “HigjienĂ«n komunale”-Shkup



Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski informoi sot se pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« Transportit dhe nĂ« bashkĂ«punim me BankĂ«n BotĂ«rore do tĂ« furnizohen 40 automjete tĂ« reja pĂ«r nevojat e NP “Higjiena Komunale”-Shkup.

Ai theksoi se me kĂ«tĂ« furnizim do tĂ« zgjidhet njĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha shumĂ«vjeçare nĂ« punĂ«n e ndĂ«rmarrjes – makineritĂ« e vjetruara, tĂ« pamirĂ«mbajtura dhe tĂ« konsumuara, tĂ« cilat pengonin seriozisht mirĂ«mbajtjen e higjienĂ«s publike nĂ« kryeqytet.

Sipas Mickoskit, situata u ndërlikua edhe më tej nga puna e tepërt, si dhe nga efikasiteti i pamjaftueshëm i disa punonjësve.

“Me kĂ«to 40 kamionĂ«, jam i sigurt se do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet shumĂ« gjendja me higjienĂ«n nĂ« Shkup. Siç njoftuam edhe nĂ« fushatĂ«, dhe siç njoftoi edhe vetĂ« kryetari i komunĂ«s, higjiena Ă«shtĂ« pĂ«rparĂ«sia jonĂ« e parĂ« dhe ky proces po ecĂ«n nĂ« atĂ« drejtim”, tha Mickoski.

Ai njoftoi se procesi i prokurimit pritet të përfundojë deri në fund të pranverës, dhe dorëzimi i automjeteve të fillojë deri në fund të vitit. Sipas kryeministrit, mekanizimi i ri do të mundësojë punë më efikase të Higjienës Komunale dhe një përmirësim të dukshëm të pastërtisë në qytet.

LSDM: Qeveria hesht, e pakuptueshme se si një sasi aq e madhe e drogës kaloi kufirin për në Serbi pa u vërejtur nga askush



Partia opozitare LSDM ka reaguar për konfiskimin e drogës në Serbi, për të cilat dyshohet se kanë kaluar përmes territorit të Maqedonisë së Veriut.

Nga LSDM-ja thonë se bëhet fjalë për një skandal të madh, për të cilin duhet të ketë përgjegjësi.

Sipas partisë opozitare, është e pakuptueshme se si një sasi kaq e madhe droge ka kaluar kufirin pa u vërejtur nga institucionet, ndërsa Qeveria, sipas tyre, vazhdon të hesht.

Nga LSDM theksojnë se pa mbështetje nga struktura brenda institucioneve shtetërore, një operacion i tillë kriminal nuk do të ishte i mundur.

Ata kujtojnë se prej ditësh kanë paralajmëruar për lidhje të dyshuara mes strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi, por ende nuk ka reagim institucional.

Lutkov: Janë pranuar 2,618 aplikime për projekte kulturore në vitin 2026



Përmes sistemit elektronik për aplikime në konkursin vjetor për projekte kulturore për vitin 2026 janë pranuar 2,618 aplikime, njoftoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke prezantuar rezultatet e konkurseve dhe duke theksuar se ky numër tregon interesin dhe besimin në sistem.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r projekte qĂ« do tĂ« pasurojnĂ« ofertĂ«n kulturore, do tĂ« hapin hapĂ«sirĂ« pĂ«r shprehje tĂ« reja krijuese dhe do tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« afirmimin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kulturĂ«s maqedonase. Interesi i treguar edhe kĂ«tĂ« vit nga artistĂ«t dhe organizatat kulturore pĂ«r konkursin vjetor Ă«shtĂ« njĂ« konfirmim i qartĂ« se skena jonĂ« kulturore Ă«shtĂ« dinamike, inovative dhe e gatshme pĂ«r krijim. Programi vjetor pĂ«r projekte kulturore pĂ«r vitin 2026 Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara dhe provĂ« se kulturĂ«n nuk e shohim si shpenzim, por si njĂ« investim strategjik nĂ« identitetin tonĂ« kombĂ«tar, potencialin krijues tĂ« njerĂ«zve dhe tĂ« ardhmen e shoqĂ«risĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si”, tha Lutkov.

Ministri njoftoi se janë rritur fondet për disa aktivitete, duke u fokusuar në cilësi, sasi dhe zhvillim të barabartë të kulturës. Sipas tij, vëmendje e veçantë i është kushtuar krijimtarisë bashkëkohore, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe industrive krijuese, fusha që jo vetëm që sjellin vlerë kulturore, por edhe potencial të rëndësishëm ekonomik.

“VeçanĂ«risht e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« edhe nĂ« vitin 2026 vazhdojmĂ« me forcimin sistematik tĂ« institucioneve kombĂ«tare”, tha Lutkov dhe njoftoi se pasi vitin e kaluar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« u implementua modeli i buxhetit tĂ« deleguar pĂ«r 18 institucione kombĂ«tare si projekt pilot, kĂ«tĂ« vit modeli do tĂ« zgjerohet nĂ« 28 institucione kombĂ«tare pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rvojĂ«s pozitive.

“Ky model Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret drejt autonomisĂ« mĂ« tĂ« madhe, menaxhimit mĂ« efikas tĂ« fondeve programore dhe drejt pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe llogaridhĂ«nies sĂ« qartĂ«â€, theksoi ministri i KulturĂ«s dhe Turizmit.

Ljutkov njoftoi se buxheti total i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2026 është 5 miliardë 194 milionë e 975 mijë denarë, që është 519 milionë e 713 mijë denarë më shumë se vitin e kaluar. Buxheti i dedikuar për projekte me interes kombëtar në kulturë arrin 1 miliard e 70 milionë e 417 mijë denarë.

Vajza 10 vjeçare nga Shkupi, lëndohet rëndë nga një plumb qorr



Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr.

Mjeku në Qendrën Klinike"Nënë Tereza" konstatoi lëndime të rënda në zonën e këmbës.

Për rastin, i cili u raportua dje rreth orës 16:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sot informon Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.

“Sot, mĂ« 31.01.2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« Stacionin Policor tĂ« Shkupit Ă«shtĂ« raportuar se nĂ« oborrin e njĂ« shtĂ«pie nĂ« fshatin GllumovĂ«, Shkup, njĂ« vajzĂ« 10-vjeçare u lĂ«ndua nĂ« zonĂ«n e kĂ«mbĂ«s nga njĂ« plumb qorr, dhe mĂ« pas u dĂ«rgua nĂ« Kompleksin Klinik ‘NĂ«na Terezë’, ku mjeku konstatoi lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore”, informon MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

BDI: Në Këshillat Drejtues në Shkup, përfaqësimi i shqiptarëve është ulur dukshëm



Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të Qytetit të Shkupit për emërimin e këshillave drejtues të disa ndërmarrjeve publike, duke ngritur shqetësime serioze për uljen drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në këto organe drejtuese.

Nga BDI thonë se përfaqësimi i shqiptarëve në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike të qytetit është ulur ndjeshëm krahasuar me periudhën e mëparshme.

Në mandatin e kaluar, në këto këshilla ishin të përfshirë rreth 40 përfaqësues shqiptarë, ndërsa me vendimet e miratuara deri tani, ky numër ka rënë në vetëm 17, shkruan gazeta KOHA.

Nga BDI theksojnĂ« se nĂ« disa ndĂ«rmarrje publike tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, sipas vendimeve tĂ« fundit, nuk ka asnjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues shqiptar nĂ« kĂ«shillat drejtues. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r: NdĂ«rmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, SallĂ«n Universale, BibliotekĂ«n e Qytetit tĂ« Shkupit, Kopshtin Zoologjik, QendrĂ«n Kulturore pĂ«r tĂ« Rinj, si dhe QendrĂ«n Kulturore pĂ«r FĂ«mijĂ« nĂ« Karposh, ku pĂ«rfaqĂ«simi shqiptar, sipas BDI-sĂ«, Ă«shtĂ« zero.

NĂ« disa institucione tĂ« tjera, pĂ«rfaqĂ«simi Ă«shtĂ« i kufizuar vetĂ«m nĂ« njĂ« anĂ«tar shqiptar. KĂ«tu pĂ«rfshihen Muzeu i Qytetit tĂ« Shkupit, Qendra Informative Kulturore dhe ShtĂ«pia e KulturĂ«s “Koço Racin”.

BDI sqaroi se për disa ndërmarrje të tjera publike ende nuk ka vendime zyrtare për përbërjen e këshillave drejtues dhe për këtë arsye ato nuk janë përfshirë në këtë reagim. Sipas BDI-së, ky zhvillim përbën një regres serioz në respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe të barazisë në organet drejtuese të ndërmarrjeve publike të qytetit. Partia opozitare kërkon sqarim publik nga Qyteti i Shkupit lidhur me kriteret mbi të cilat janë bërë këto emërime, si dhe arsyet e disproporcionit të theksuar në përfaqësim.

Policia sekuestron kokainĂ« dhe armĂ« nĂ« Çegran tĂ« Gostivarit



Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme njoftoi se gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, policia e Gostivarit arrestoi katĂ«r persona, pĂ«rfshirĂ« njĂ« tĂ« mitur 17-vjeçare, pas njĂ« kontrolli nĂ« njĂ« lokal nĂ« fshatin Çegran.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, një pistoletë me gaz, lëndë pluhur dhe para. T

ë arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“MĂ« 31.01.2026, nĂ« periudhĂ«n nga ora 19:30 deri nĂ« orĂ«n 22:45, zyrtarĂ« policorĂ« nga DPB Gostivar kanĂ« privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe njĂ« tĂ« mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovo. Pas informacioneve operative tĂ« marra paraprakisht dhe urdhrit gjyqĂ«sor, Ă«shtĂ« kryer kontroll nĂ« objektin hotelier nĂ« fshatin Çegran, pronĂ« e tĂ« denoncuarit tĂ« parĂ«, me ç’rast te M.H. janĂ« gjetur dhe sekuestruar gjashtĂ« paketime me kokainĂ«. NĂ« njĂ« dhomĂ« ndihmĂ«se tĂ« objektit Ă«shtĂ« gjetur njĂ« pistoletĂ« me gaz, ndĂ«rsa nĂ« sirtarin e njĂ« komode Ă«shtĂ« gjetur lĂ«ndĂ« pluhur dhe para. Sh.Sh. dhe M.H. janĂ« privuar nga liria, ndĂ«rsa nĂ« lidhje me veprĂ«n penale “prodhim i paautorizuar dhe lĂ«shim nĂ« qarkullim i narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe prekurzorĂ«ve”, e dĂ«nueshme sipas nenit 215 tĂ« Kodit Penal, janĂ« privuar nga liria edhe F.Sh. dhe e mitura 17-vjeçare. Pas dokumentimit tĂ« rastit, do tĂ« dorĂ«zohet kallĂ«zim penal pĂ«rkatĂ«s”, thonĂ« nga SPB-TetovĂ«.

VLEN: "Safe City", investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion



Koalicioni VLEN e konsideron sistemin "Safe City" si një investim të rëndësishëm në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion.

VLEN ka sqaruar se gjuha shqipe është pjesë e sistemit, duke siguruar informim të qartë dhe qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë nga VLEN:

Sot hyn nĂ« fuqi sistemi “Safe City”, njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt rritjes sĂ« sigurisĂ« nĂ« komunikacion dhe mbrojtjes sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve. VLEN e vlerĂ«son kĂ«tĂ« si njĂ« investim konkret nĂ« sigurinĂ« publike dhe nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kulture mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme nĂ« trafik.

“Safe City” ka pĂ«r qĂ«llim parandalimin e shkeljeve nĂ« komunikacion, uljen e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetĂ«s sĂ« çdo qytetari. Ky sistem nuk Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« dĂ«nuar qytetarĂ«t, por pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e njeriut dhe pĂ«r tĂ« rritur ndĂ«rgjegjĂ«simin pĂ«r respektimin e rregullave tĂ« qarkullimit.

VLEN thekson se është veçanërisht e rëndësishme që gjuha shqipe është pjesë e këtij sistemi, duke garantuar qasje të barabartë dhe informim të qartë për të gjithë qytetarët.

U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat, sinjalizimin dhe kufizimet e shpejtësisë. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Respektimi i rregullave nuk është vetëm detyrim ligjor, por kontribut i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e jetës sonë, të familjeve tona dhe të çdo qytetari. Një komunikacion më i sigurt do të thotë më pak aksidente, më pak pasoja dhe më shumë jetë të mbrojtura.

VLEN mbetet e përkushtuar ndaj politikave që vendosin në plan të parë sigurinë, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

❌