❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit



Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar gjithsej gjashtë ankesa administrative që kanë të bëjnë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka, ka bërë të ditur se ankesat janë parashtruar nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas saj, njĂ« ankesĂ« Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nga Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s, njĂ« tjetĂ«r nga Koalicioni PAI–PDAK–LPB, si dhe njĂ« ankesĂ« nga Emilia Rexhepi, pĂ«rfaqĂ«suese e NDS-sĂ«. Po ashtu, njĂ« ankesĂ« Ă«shtĂ« paraqitur nga Partia e Re Demokratike – Nova Demokratski Stranka (NDS) nga Prizreni.

Ndërkohë, dy ankesa të veçanta janë dorëzuar nga Bekim Haxhiu, gjithashtu kundër vendimeve të PZAP-së.

Gjykata Supreme ka afat ligjor prej pesë ditësh për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me këto ankesa.

Vendimi i PZAP-it pĂ«r ListĂ«n serbe dhe reagimi i AmbasadĂ«s britanike – kur pritet tĂ« certifikohen zgjedhjet?



Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës të 31 janarit nuk i shpallën rezultatet përfundimtare për Listën serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas kësaj, kjo parti ka dorëzuar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çka ndodhi pastaj?

PZAP kishte konfirmuar për Telegrafin se kishte pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat ishin paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Lidhur me këto ankesa, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Reagimet ndërkombëtare?

E pas këtij vendimi të PZAP-it, ka reaguar Ambasada Britanike.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve”, pĂ«rfundon reagimi.

Si shkon procedura tani?

Tash, pas përfundimit të çështjes së ankesave pritet edhe certifikimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.



Neni 106 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP-ja lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Tutje, në ligj thuhet rezultatet e zgjedhjeve janë përfundimtare dhe detyruese atëherë kur janë certifikuar nga KQZ-ja.

Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse. /Telegrafi/.

PZAP hedh poshtë gjashtë ankesa



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpallje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatëve të saj.

Paneli pĂ«rmes vendimit ka nxjerr pĂ«rfundimin se ankesa e ListĂ«sSerbe Ă«shtĂ« e bazuar, duke vlerĂ«suar se vendimi i KQZ-sĂ« ishte і pajustifikuar dhe nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dispozitat ligjore, pĂ«r faktin se “rezultati pĂ«rfundimtar duhet tĂ« shpallet menjĂ«herĂ« dhe tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha subjektet zgjedhore pa pĂ«rjashtim”.

PZAP, ndĂ«rkaq ka refuzuar si tĂ« pabazuara ankesat e Emilija Rexhepit dhe tĂ« subjektit politik Nova Demokratska Stranka, tĂ« Koalicionit PAI–PDAK–LPB dhe tĂ« PartisĂ« Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK), pĂ«rderisa ankesat e kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ« Bekim Haxhiu i ka shpallur tĂ« pasafatshme.

Haxhiu kishte kërkuar që KQZ të anulonte të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025, ora 16:00, përfshirë ato të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, duke pretenduar se pranimi dhe numërimi i tyre përbën shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas tij, ligji përcakton qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të kenë vulë postare para ditës së zgjedhjeve, ndërsa vendimi administrativ i KQZ-së ka lejuar, në praktikë, përfshirjen e votave pas këtij afati ligjor.

Në ankesë thuhej se gjithsej 23,232 pako me fletëvotime janë administruar dhe numëruar pas afatit ligjor, çka sipas Haxhiut ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor dhe në shpërndarjen e mandateve, duke theksuar se PDK nga 23 mandate ka rënë në 22, dhe se ai është kandidati që humb ulësen.

Nga ana tjetër, KQZ ka arsyetuar se për shkak të dështimit të kontraktimit të operatorit postar dhe festave të fundvitit, ishte e nevojshme të ndryshoheshin afatet operacionale për tërheqjen e pakove me fletëvotime, me qëllim garantimin e së drejtës së votës për qytetarët jashtë Kosovës.

Instanca e dytë pas PZAP-së është Gjykata Supreme e Kosovës. Palët kanë të drejtë ankese brenda afatit 48-orësh në Supreme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur më 01.02.2026, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas përfundimit të rinumërimit.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Ambasada Britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili nuk kishte shpallur rezultatet përfundimtare për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në vendimin e tij, PZAP thekson se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe ka urdhëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

Në reagim lidhur me këtë vendim, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve,” pĂ«rfundon reagimi.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse./Telegrafi.

PZAP miraton ankesën e Listës Serbe për vendimin e KQZ-së

PRISHTINË, 3 shkurt/ATSH/ Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesĂ«n e ListĂ«s Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos pĂ«rfshirĂ« listĂ«n e kandidatĂ«ve tĂ« kĂ«tij subjekti nĂ« shpalljen e rezultateve pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

PZAP tha se vendimi i 31 janarit i KQZ-së ështĂ« “i pajustifikuar” dhe nĂ« kundĂ«rshtim “me dispozitat ligjore”.

Sipas vendimit, PZAP tha se shpallja e rezultatit pĂ«rfundimtar bĂ«het pas pĂ«rfundimit tĂ« numĂ«rimit dhe rinumĂ«rimit pĂ«r tĂ« gjitha subjektet politike dhe duhet t’i pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha subjektet zgjedhore “pa pĂ«rjashtim”.

“Çdo shpallje e pjesshme e rezultatit pĂ«rfundimtar, nĂ« rrethana tĂ« tilla, nuk ka bazĂ« ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisĂ« sĂ« subjekteve zgjedhore, sigurisĂ« juridike dhe transparencĂ«s sĂ« procesit zgjedhor. Andaj ky vendim Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundĂ«rshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, u tha nĂ« vendimin e PZAP-sĂ« tĂ« publikuar mĂ« 3 shkurt.

Për këtë vendim mund të dërgohet ankesë në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve. Po ashtu, përveç vendimit për Listën Serbe, PZAP-i shqyrtoi edhe gjashtë ankesa të tjera, të cilat i refuzoi duke i cilësuar si të pabazuara.

Lista Serbe, partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit, dorĂ«zoi ankesĂ« nĂ« PZAP mĂ« 2 shkurt, duke e vlerĂ«suar vendimin si tĂ« “paligjshĂ«m, antiserb dhe diskriminues”.

Kjo parti e vlerĂ«soi vendimin e PZAP-sĂ« si “fitore tĂ« sĂ« drejtĂ«s, ligjit dhe parimeve demokratike”, si dhe tha se Ă«shtĂ« njĂ« konfirmim i vullnetit zgjedhor tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i dhanĂ« mbĂ«shtetje kĂ«tij subjekti.

“Presim qĂ« institucionet kompetente tĂ« veprojnĂ« nĂ« pĂ«rputhje me vendimin e marrĂ« dhe tĂ« mundĂ«sojnĂ« zbatimin e tij tĂ« plotĂ« dhe pa pengesa”, u tha nĂ« njoftim.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

GjatĂ« mbledhjes, vetĂ« kreu i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi, e cilĂ«soi si “tĂ« pakuptimtĂ«â€ mosmiratimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« ListĂ«s Serbe nga anĂ«tarĂ«t e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati pĂ«r ankesa pasi votat veçse janĂ« rinumĂ«ruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa pĂ«r njĂ« proces tĂ« tillĂ«.

Vendimi i KQZ-së u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ambasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ« i tha Radios Evropa e LirĂ« se vendimi i KQZ-sĂ« Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”.

NdĂ«rkaq, Bashkimi Evropian shprehu “shqetĂ«sim serioz” pĂ«r dĂ«shtimin e KQZ-sĂ« qĂ« tĂ« miratojĂ« rezultatet pĂ«rfundimtare pĂ«r ListĂ«n Serbe.

“BE-ja pĂ«rsĂ«rit thirrjen e saj pĂ«r depolitizimin e punĂ«s sĂ« KQZ-sĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me raportin e Misionit tĂ« BE-sĂ« pĂ«r VĂ«zhgim tĂ« Zgjedhjeve, dhe u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha partive tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shtoi se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t e zgjedhur tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje t’i marrin mandatet e tyre nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.

Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

LVV-ja kĂ«mkĂ«mbĂ«ngul nĂ« qĂ«ndrimin e saj se Lista Serbe Ă«shtĂ« “dorĂ« e zgjatur e Beogradit”.

Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Partia e Kurtit shprehet e hapur pĂ«r bashkĂ«punim me Rashiqin dhe kĂ«mbĂ«ngul qĂ« pozitat nĂ« QeverinĂ« apo Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat me KushtetutĂ« u takojnĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« komunitetit serb, t’i jepen pikĂ«risht partisĂ« sĂ« tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe.

Vetëm pas përfundimit të afatit për ankesa në Gjykatën Supreme, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, proces që hap rrugën për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. /rel/

The post PZAP miraton ankesën e Listës Serbe për vendimin e KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ nuk ia shpalli rezultatin përfundimtar Listës Serbe, PZAP del me vendim



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk shpalli rezultatet përfundimtare për këtë parti.

PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZp.

Vendimin e PZAP-së mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/

​ShtatĂ« ankesa nĂ« PZAP, Haxhiu optimist se do ta fitojĂ« mandatin e deputetit



Katër parti politike nga komunitetet joshumicë, si dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Në PZAP thanë për KosovaPress, se kanë pranuar shtatë ankesa dhe se për të gjitha do të vendosin brenda afatit ligjor prej katër ditësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Lista Serbe, Nova Demokratska Stranka–NDS me dy ankesa, Koalicioni PAI–PDAK–LPB dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s – PREBK, janĂ« partitĂ« qĂ« u ankuan lidhur me publikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dy ankesa i ka parashtruar kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili thotë për KosovaPress, se PZAP duhet të refuzojë përfshirjen e mbi 23 mijë pakove me fletëvotime me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, të cilat, sipas tij, janë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Krahas kësaj, Haxhiu bëri të ditur se konteston edhe llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar të KQZ-së, i cili ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si e mirĂ« qĂ« PZAP, bazuar nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhje, qĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit mund tĂ« kontestohen tĂ« gjitha ato tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje esenciale tĂ« barazisĂ« sĂ« votuesve dhe barazisĂ« para votĂ«s
 Ne kemi njĂ« vendim tĂ« GjykatĂ«s Supreme tĂ« vitit 2019 nĂ« aneksin e NismĂ«s Socialdemokrate, ku Supremja ka vendosur nĂ« favor tĂ« saj, ku votat qĂ« kanĂ« ardhur nga jashtĂ« KosovĂ«s dhe janĂ« proceduar jashtĂ« afatit ligjor nuk munden tĂ« futen nĂ« proces. Procesi zgjedhor, pĂ«r tĂ« qenĂ« i drejtĂ« dhe i barabartĂ«, votuesit duhet tĂ« votojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« ligj”, deklaron Haxhiu.

Ankesë në PZAP ka parashtruar edhe Lista Serbe, për shkak se KQZ-ja, më 31 janar nuk e miratoi listën e kandidatëve të Listës Serbe, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në lidhje me këtë ankesë, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress, se ka elemente që ankesa e Listës Serbe të aprovohet nga PZAP.

Sa i përket ankesës së kandidatit për deputet të PDK-së, Bekim Haxhiu, ai deklaron se tani PZAP ka mundësi ta trajtojë në përmbajtje këtë ankesë, pasi e njëjta dy herë ishte shpallur e pasafatshme më herët.

“Besoj qĂ« ka elemente, sidomos ankesa e subjektit Lista Serbe, pĂ«r t'u trajtuar nga ana e Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa, nĂ« kuptimin e vlerĂ«simit meritor tĂ« gjetjes sĂ« shkeljeve me rastin e vendimmarrjes nga ana e KQZ-së  PZAP-i ka mundĂ«si qĂ« ta shqyrtojĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si, nĂ« pĂ«rmbajtje, ankesĂ«n e tij (kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ«, Bekim Haxhiu), edhe sa i pĂ«rket pranimit tĂ« atyre votave
 PartitĂ« politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« pasur mundĂ«sinĂ« qĂ«, nĂ« momentin kur KQZ-ja ka vendosur mbi zgjatjen e afateve sa i pĂ«rket pranueshmĂ«risĂ« sĂ« votimeve ose fletĂ«votimeve tĂ« votimit me postĂ«, brenda asaj periudhe ta shfrytĂ«zojnĂ« mjetin ankimor. Sa i pĂ«rket kĂ«tij elementi, mbase mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« paneli zgjedhor t’ia refuzojĂ« ankesĂ«n, pĂ«r faktin se nĂ« kohĂ«n kur kanĂ« qenĂ« afatet e ankesave mbi kĂ«to procedura nuk janĂ« shfrytĂ«zuar nga kandidatĂ«t apo partitĂ« politike pĂ«r t’i ankimuar me kohĂ« kĂ«to procedura”, thekson ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 31 janar ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo erdhi pas një procesi të gjatë të numërimit dhe rinumërimit të votave, për shkak të parregullsive me votat e kandidatëve për deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ-ja do të presë afatet ankimore dhe pastaj do të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Kosovë/ Mbyllet afati për ankesa në PZAP, Prokuroria nis hetimin për manipulim të votave në Podujevë

Ora 11 e kësaj të hënë shënoi edhe përfundimin e afateve për subjektet politike dhe kandidatët për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.

Një ankesë e ka edhe Igor Simiç, i Listës Serbe, pas vendimit të marrë të shtunën, kur dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstenimi i anëtarëve të tjerë të KQZ-së pamundësuan miratimin e listës së saj me kandidatët për deputet që fituan garën e 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar OSBE, që ka deklaruar se po e monitoron nga afër situatën dhe pret që vendi të veproj në përputhje me standardet demokratike.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP ka afat katër ditë për shqyrtimin e ankesave. Ndërkaq, palët e pakënaqura me vendimin e PZAP-it kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka afat prej tri ditësh për të marrë vendim përfundimtar.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit pritet të merret në mes të muajit shkurt.

Ndërkohë, drejtësia vijon punën e saj. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit, në Podujevë.

Edhe kjo komunë do të jetë nën lupën e Krimeve Ekonomike, si pasojë e dyshimeve për manipulim. Prokuroria e përgjithshme konfirmon se hetimet pritet të shtrihen edhe në dy komuna të tjera: Skenderaj dhe Vushtria.

Në fundjavë, aksioni i fundit është ai i Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Prokuroria kërkoi paraburgimin e 10 personave të dyshuar për manipulim të votave nga 43 të ndaluar për intervistim.

PZAP pranon shtatë ankesa ndaj KQZ-së për rezultatet përfundimtare



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat janë paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Nga PZAP kanë bërë të ditur se për të gjitha ankesat e pranuara do të vendoset brenda afatit ligjor prej 96 orësh, duke filluar nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Vendimet e PZAP-së pritet të kenë ndikim në procesin përfundimtar të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ.

Ndryshe kujtojmë se sot në orën 11:00 është përmbyllur afati për subjektet dhe kandidatët për të dorëzuar ankesat në PZAP.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të shtunën.

Shpallja e rezultateve u bë pas rinumërimit, gjatë të cilit u konstatua manipulim me vota të kandidatëve për deputet.

Lidhur me tjetërsimin e votës u aktivizuan institucione të sigurisë e drejtësisë. U arrestuan dhjetëra persona në disa rajone. /Telegrafi/

Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së, OSBE: Të respektohen standardet ndërkombëtare



Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se Lista Serbe ka dorëzuar ankesën e saj në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas njoftimit të OSBE-së, ankesa e subjektit politik serb ka të bëjë lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar për të publikuar zyrtarisht votat e tyre të marra në zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Në njoftim misioni thekson nevojën për përputhje të plotë dhe respektin të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve, si mënyrë për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

OSBE gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet nga afër.

Kujtojmë se kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq kishte paralajmëruar ankesë në PZAP, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat./Telegrafi/


Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP: Nuk kërkoj privilegj, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit



Ish deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dorëzuar dy ankesa në PZAP.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ankesat kanë të bëjnë me fletëvotimet me postë nga votimi jashtë Kosovës dhe llogaritja e gabuar e rezultatit përfundimar.

“Sot kam dorĂ«zuar dy ankesa zyrtare nĂ« PZAP kundĂ«r rezultateve pĂ«rfundimtare tĂ« shpallura nga KQZ mĂ« 31 janar 2026. Ankesat lidhen me: 1. PĂ«rfshirjen e 23,323 pakove tĂ« fletĂ«votimeve me postĂ« nga votimi jashtĂ« KosovĂ«s, tĂ« pranuara pas afatit ligjor, nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme; 2. Llogaritjen e gabuar tĂ« rezultatit pĂ«rfundimtar, i cila ka ndikuar nĂ« ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatĂ«ve, nĂ« zgjedhjet e jashtĂ«zakonshme tĂ« mbajtura me 28.12.2025. Afatet zgjedhore dhe barazia e votĂ«s nuk janĂ« rekomandime, ato garantojnĂ« barazinĂ« e votĂ«s dhe besueshmĂ«rinĂ« e procesit zgjedhor”, ka shkruar Haxhiu nĂ« Facebook.

Tutje ai ka shkruar se asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.

“Nuk kĂ«rkoj privilegj. KĂ«rkoj vetĂ«m zbatim tĂ« barabartĂ« tĂ« ligjit dhe KushtetutĂ«s. Mbrojtja e votĂ«s sĂ« ligjshme Ă«shtĂ« mbrojtje e demokracisĂ«â€, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera Haxhiu. /Telegrafi/


Afati pĂ«r ankesa nĂ« PZ​AP pĂ«rfundon sot nĂ« ora 11:00



Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit për subjektet politike dhe kandidatët që të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të vazhdojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi të shtunën nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Vendimi u mor me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së abstenuan.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP-ja ka afat prej katër ditësh për shqyrtimin e ankesave.

Pas marrjes së vendimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka tri ditë kohë për të vendosur.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, vendimmarrja përfundimtare pritet të përfundojë deri në mesin e muajit shkurt.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së në PZAP, duke filluar nga e shtuna, 31 janar 2026, nga ora 11:00, brenda afatit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së



Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas një njoftimi për media thuhet se pasi PZAP ka hedhur si të pas-afatshme ankesën ZP.Anr.69/2025, të datës 08.01.2026.

"Ky subjekt politik, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar, mes tjerash, që Gjykata Supreme të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë, pas datës 29.12.2026, ora 16:00 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të bëjë rishikimin e rezultatit zgjedhor, pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë.

"Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës", thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme vlerĂ«son se afatet ligjore janĂ« garanci pĂ«r palĂ«n ankuese dhe detyrim pĂ«r organet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndĂ«rsa veçanĂ«risht afatshmĂ«ria e ankesave nĂ« procesin zgjedhor Ă«shtĂ« jetike pĂ«r t’u pĂ«rmbyllur si i tillĂ« dhe tĂ« mos ketĂ« prolongime kohore. /Telegrafi/

PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kĂ«rkuar ëë tĂ« urdhĂ«rohet KQZ-ja qĂ« t’i numĂ«roj tĂ« gjitha vendvotimet nĂ« KomunĂ«n e Skenderajt. /Telegrafi/

Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhur me këto zgjedhje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se këto ankesa janë duke u trajtuar në përputhje me kompetencat ligjore të institucionit, ndërsa vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) dhe Rregulloren e PZAP-së.

Ndryshe, të premten vonë PZAP e hodhi poshtë si të pa afatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata.

PDK kishte kĂ«rkuar nga PZAP-ja tĂ« enjten t’i shpallĂ« tĂ« pavlefshme votat nĂ« fjalĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato ishin dĂ«rguar me postĂ« nga jashtĂ« vendit me vonesĂ«, pas afatit tĂ« lejuar ligjor.

Sipas rezultateve preliminare, këto zgjedhje i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave që i japin 57 ulëse në Kuvend.

Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 ulëse në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. /Telegrafi/

PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë

PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb. Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit. PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga


Source

Rrëzohet kërkesa e PDK-së për shfuqizimin e votave me postë

PRISHTINË, 9 janar /ATSH/ Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi tĂ« premten vonĂ« se e ka hedhur poshtĂ« si jashtĂ« afatit kĂ«rkesĂ«n e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) pĂ«r shfuqizimin e rreth 20.000 votave tĂ« dĂ«rguara nĂ« vend pĂ«rmes postĂ«s nga mĂ«rgata pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

PDK – e cila doli e dyta nĂ« zgjedhje – kĂ«rkoi nga PZAP-ja tĂ« enjten t’i shpallĂ« tĂ« pavlefshme votat nĂ« fjalĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato ishin dĂ«rguar me postĂ« nga jashtĂ« vendit me vonesĂ«, pas afatit tĂ« lejuar ligjor.

Në një njoftim të premten, PZAP-ja tha se partia e udhëhequr nga Bedri Hamza bëri ankesë pas afatit të paraparë ligjor prej 48 orësh për paraqitjen e ankesës, prandaj paneli nuk do ta shqyrtojë atë.

“Paneli ka vlerĂ«suar se ankesa Ă«shtĂ« parashtruar pas afatit ligjor pĂ«r paraqitjen e ankesĂ«s, sipas nenit 119, paragrafi 1 tĂ« LZP-sĂ«, ku afati pĂ«r dorĂ«zimin e ankesĂ«s Ă«shtĂ« 48 orĂ« nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar, dhe se ankesa Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nĂ« PZAP mĂ« datĂ« 08.01.2026, ndĂ«rsa shkelja e supozuar sipas ankuesit ka ndodhur me datĂ«n 02.01.2026 dhe 05.01.2026”, thuhet nĂ« njoftim.

PDK-ja u ankua se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i pranoi rreth 20.000 fletëvotime më 2 dhe 5 janar, pra disa ditë pas afatit të lejuar ligjor për pranimin e votave të dërguara me postë nga jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja jo më larg se deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00.

DitĂ« mĂ« parĂ«, zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, tregoi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se komisioni – i cili mbikĂ«qyr procesin zgjedhor nĂ« vend – i kishte pranuar rreth 20.000 fletĂ«votime tĂ« dĂ«rguara me postĂ« nga diapora mĂ« 2 dhe 5 janar.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në diasporë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Vetëvendosja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi shumicën dërrmuese të votave me postë, 33.556, duke e lënë PDK-në mbrapa me vetëm 4.611 vota të fituara.

Para fillimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ«, PDK-ja ishte nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i fituar 23 vende nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, por tani ajo ka humbur njĂ« vend.

Vetëvendosja, ndërkohë, ka fituar 57 vende dhe Kurti pritet të themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të premten se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave dhe tani ajo pritet të shpallë rezultatin përfundimtar.

The post Rrëzohet kërkesa e PDK-së për shfuqizimin e votave me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi të premten vonë se e ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. DK e cila doli e dyta në zgjedhje kërkoi [
]

The post PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes appeared first on BoldNews.al.

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kërkoi anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.

Paneli i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, konstatoi se ankesa Ă«shtĂ« parashtruar jashtĂ« afatit ligjor prej 48 orĂ«sh.

“Hedhet e pasafatshme ankesa ZP.Anr.69/2025, e datĂ«s 08.01.2026, e parashtruar nga subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK), me seli nĂ« PrishtinĂ«, me tĂ« cilĂ«n ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« urdhĂ«rohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) qĂ« tĂ« anuloj tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara me postĂ« pas datĂ« 29.12.2025 dhe tĂ« pĂ«rjashtoj nga numĂ«rimi tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara pas kĂ«tij afati pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, pĂ«r Zgjedhjet e Parakohshme pĂ«r Kuvend tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025”, thuhet nĂ« vendimin e PZAP-sĂ«.

Sipas PZAP shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot), derisa ankesa në PZAP është dorëzuar më 8 janar 2026. Për pasojë, paneli e hodhi ankesën pa e shqyrtuar bazueshmërinë e saj lëndore.

PDK kishte pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duke numëruar fletëvotime që kanë arritur në kutitë postare më 2 dhe 5 janar 2026.

Në përgjigjen e saj, KQZ-ja u mbrojt duke argumentuar se ndryshimi i afateve ishte i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e votës për diasporën, për shkak të festave të fundvitit dhe vonesave postare; Dështimit të kontraktimit të operatorit ekonomik për shërbime postare në kohë dhe faktit që në disa shtete (si Zvicra), data 29 dhjetor nuk ishte ditë pune.

KQZ theksoi se ky vendim ishte marrë me votat e të gjithë anëtarëve dhe ishte bazuar në ligjin që i lejon KQZ-së të ndryshojë afatet në rrethana të zgjedhjeve të parakohshme.

Tani Partia Demokratike e Kosovës ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të PZAP në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Pas numërimit të votave, PZAP ka në shqyrtim një ankesë



Pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të shqyrtojë edhe një ankesë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, ud.drejtori i sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.

Mahmuti tha se ankesa e cila është në pritje për shqyrtim në PZAP është nga PDK-ja.

“TĂ« gjitha ankesat janĂ« shqyrtuar dhe vetĂ«m njĂ« ankesĂ« e PDK-sĂ« ende nuk Ă«shtĂ« shqyrtuar. Pritet qĂ« paneli shumĂ« shpejt ta shqyrtojĂ« dhe kĂ«tĂ« ankesĂ«. Ende ka afat tĂ« pranimit tĂ« ankesave nĂ« PZAP”, ka thĂ«nĂ« Mahmuti.

Ndryshe, pas përfundimit të numërimit të votave pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të parakohshme nga KQZ-ja.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në PZAP brenda 48 orëve. /Telegrafi/

❌