Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.
âSa i pĂ«rket KosovĂ«s, ajo ende nuk ka pĂ«rmbushur kushtet ligjore pĂ«r tĂ« pranuar pagesa, pasi qĂ« ende nuk ka ratifikuar MarrĂ«veshjen e KredisĂ« dhe Fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritje pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Prandaj, Kosova nuk mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga fondet e kĂ«tij instrumenti. Ne shpresojmĂ« se kjo çështje tĂ« zgjidhet shpejtâ, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i KE-sĂ«, Guillaume Mercier.
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.
Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.
âInvestimi te partnerĂ«t tanĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. MĂ« shumĂ« se dy vjet pas miratimit tĂ« Planit tĂ« Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, kemi punuar â pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes KornizĂ«s sĂ« Investimeve pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor â pĂ«r tâi shndĂ«rruar zotimet nĂ« veprime konkrete. Nga pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s deri te forcimi i zhvillimit tĂ« biznesit, kĂ«to investime krijojnĂ« mundĂ«si reale pĂ«r qytetarĂ«t dhe e bĂ«jnĂ« BE-nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m nĂ« mbarĂ« rajoninâ, tha pĂ«rmes njĂ« deklarate komisionarja evropiane pĂ«r Zgjerim, Marta Kos.
Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.
âPaketa e sotme e financimit pĂ«rfshin projekte investimi dhe projekte tĂ« asistencĂ«s teknike qĂ« u miratuan sot, duke forcuar mĂ« shumĂ« pĂ«rkushtimin e BE-sĂ« ndaj rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe ndĂ«rlidhjes rajonale nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimorâ, tha KE-ja.
Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku./REL/