❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ukraina, bisedime në Abu Dhabi/ Tryeza e parë SHBA-Rusi-Ukrainë që pas nisjes së luftës

Delegacionet nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zyrtarisht bisedimet tripalëshe në Abu Dabi pasditen e kësaj të premteje, me qëllim për të vendosur paqe në konfliktin e nisur 4 vite më parë.

Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët i bashkohen takimit pas një bisede me Vladimir Putin në Moskë, si dhe nga Josh Gruenbaum, një ndër këshilltarët e lartë të Bordit të Paqes.

Nga Ukraina në takim marrin pjesë disa nga zyrtarët e saj të lartë, përfshirë Rustem Umerov, kreun e këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Kyrylo Budanov, kreun e zyrës së Zelensky, negociatorin David Arakhamia dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Andrii Hnatov.

Bisedimet për palën ruse drejtohen nga admirali Igor Kostyukov, zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm rus. I dërguari rus i investimeve Kirill Dmitriev është gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të mbajë një takim të veçantë me Witkoff.

Takimi trilateral me pjesëmarrjen e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara vijnë pas takimit të Moskës që të dërguarit amerikanë mbajtën me Presidentin rus Vladimir Putin. Këto bisedime u konsideruan nga Kremlini si të sinqerta dhe konstruktive. Megjithatë, padakordësitë mes Kievit dhe Moskës vijojnë dhe problematika kryesore janë territoret.

Putin theksoi gjatë takimit me Steve Witkoff dhe Jared Kushner se nëse nuk zgjidhet kjo çështje sipas formulës territoriale të rënë dakord gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, nuk ka shpresë as për një zgjidhje afatgjatë.

Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pikërisht çështja e territoreve do të jetë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka pak detaje publike në lidhje me bisedimet në Abu Dabi, por Volodymyr Zelensky ka thënë se ato do të zgjasin dy ditë.

Bisedimet vijnë në një moment të vështirë për Ukrainën. Vendi ka qenë nën sulmet ruse që nga fillimi i këtij viti dhe infrastruktura e dëmtuar rëndë ka lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike këto ditë të ftohta dimri.

Ajo që bie sërish në sy është mungesa e zyrtarëve europianë në këto negociata. Presidenti ukrainas e shprehu qartë zhgënjimin e tij me aleatët në kontinent gjatë forumit të Davosit në Zvicër.

Në përgjigje të Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE ishte mbështetësja më e madhe e Ukrainës.

“Veprimet flasin mĂ« shumĂ« se fjalĂ«t”, u tha ajo gazetarĂ«ve, por pavarĂ«sisht kĂ«saj, roli i europianĂ«ve vitin e fundit nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r arritjen e paqes ka qenĂ« dytĂ«sor dhe liderĂ«t e kontinentit kanĂ« vepruar vetĂ«m kur situata dukej tĂ« ishte emergjente.

“Berisha gĂ«njeshtra demokratĂ«ve”/ Bejko: Ka frikĂ« se i lĂ«nĂ« sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para nĂ« ‘lojĂ«n politike’

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar nĂ« emisionin “Tirana Live” nĂ« ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit nĂ« opozitĂ« dhe rolin e Sali BerishĂ«s nĂ« skenĂ«n politike shqiptare.

Sipas Bejkos, retorika e Berishës ndaj demokratëve synon vetëm mobilizimin e tyre artificial, ndërsa në realitet ai ka dështuar të prodhojë rezultate konkrete politike.

Analisti theksoi se veprimet e fundit të Berishës, përfshirë raportin me faktorin ndërkombëtar, kanë çuar në legjitimimin e kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar gjithë narrativën e ndërtuar më herët nga opozita. Bejko e cilësoi situatën si të dëmshme për Partinë Demokratike dhe vlerësoi se kriza aktuale brenda saj kërkon reflektim dhe ndryshim lidershipi.

“Berisha u hedh gĂ«njeshtra demokratĂ«ve, qĂ« t’i mbajĂ« tĂ« karikuar, qĂ« tĂ« mos i lĂ«nĂ« sheshin bosh. Berisha jo vetĂ«m qĂ« nuk e largoi RamĂ«n me Trump, por dje Berisha legjitimoi RamĂ«n, duke ia çuar Trump si kryeministrin e ShqipĂ«risĂ«. I ra e gjithĂ« retorika. GjithĂ« kĂ«tĂ« alibi i e krijoi Berisha, sepse jeton nĂ« realitete paralele. NdĂ«rton njĂ« gjuhĂ« politike dhe nĂ« fund ngelet pa gjĂ«. Beriaha Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« komedian qĂ« luan nĂ« politikĂ«n shqiptare. ËshtĂ« tragjike pĂ«r demokratĂ«t.

Çdo gjĂ« qĂ« thotĂ« Berisha nuk duhet marrĂ« seriozisht dhe nuk ka asnjĂ« vlerĂ« sot. NĂ« datĂ«n 24 demokratĂ«t nuk duhet tĂ« protestojnĂ« para kryeministrisĂ«, por po tĂ« kishin mend duhet shkonin para selisĂ« sĂ« PD dhe tĂ« kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e BerishĂ«s. RĂ«nia e Sali BerishĂ«s do te hapĂ« procesin pĂ«r rĂ«nien e RamĂ«s. Berisha nuk prodhon politikĂ«, por vetĂ«m disa lĂ«vizje kaotike. Rama vazhdon tĂ« jetĂ« 3-4 hapa nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ« politike para BerishĂ«s dhe tĂ« gjithĂ« politikanĂ«ve tĂ« tjerĂ«â€, tha Bejo.

Berlini mbështet Shqipërinë në BE/ Ministri i Jashtëm: Moment vendimtar, vazhdoni reformat

Në një moment vendimtar për fatin europian, Gjermania i jep dritën jeshile Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Në vizitën e tij në Tiranë, Ministri i jashtëm dhe për Europën i Gjermanisë, Gynter Krishbaum bëri të qartë se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Berlinit Zyrtar.

“Ne duam ta shohim ShqipĂ«rinĂ« nĂ« Bashkimin Evropian jemi njĂ«kohĂ«sisht mik, mbĂ«shtetĂ«s dhe kritik nĂ« rrugĂ«n e saj drejt BE-sĂ«. Ne shohim potencialin tejet tĂ« madh dhe pĂ«rpjekjet e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r reforma, por edhe sfidat kombĂ«tare, rajonale dhe ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, tha Krichbaum.

Këtë të premte, Krishbaum zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK Klodjan Braho dhe eksponentë të mazhorancës dhe opozitës. Shqipëria është në pritje të mbylljes së grupkapitujve, ndaj Krishbaum nënvizoi se reformat duhet të vijojnë pa humbur kohë, si ato politike edhe në drejtësi.

“ShqipĂ«ria gjendet aktualisht nĂ« njĂ« moment vendimtar: rruga e nisur nĂ« drejtim tĂ« BE-së  duhet tĂ« çohet pĂ«rpara me vendosmĂ«ri, duke zbatuar nĂ« kĂ«tĂ« kontekst nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vendosur reformat e radhĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, dhe  luftĂ«n e palĂ«kundur kundĂ«r krimit tĂ« organizuar dhe korrupsionit”, shtoi Krichbaum.

Edhe në këtë vizitë, Ministri Gynther Krishbaum e shmangu Sali Berishën. Armiku i vjetër i kreut të PD, dikur e shpalli non grata për së dyti në emër të CDU, por sigurisht për Berishën atëherë edhe Krishbaum ishte mik i Lulzim Bashës.

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të paprecedentë vdekjesh gjatë protestave

Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje të cilën Kombet e Bashkuara po e cilësojnë si goditjen më vdekjeprurëse të Republikës Islamike ndaj popullit të saj që nga marrja e pushtetit gjatë revolucionit të vitit 1979.

Mes njĂ« bllokade disajavore tĂ« internetit, informacionet pĂ«r pĂ«rmasat e shtypjes sĂ« protestave – tĂ« cilat nisĂ«n me tregtarĂ«t nĂ« Teheran qĂ« protestuan kundĂ«r rritjes sĂ« inflacionit dhe zhvlerĂ«simit tĂ« valutĂ«s kombĂ«tare – vazhdojnĂ« tĂ« zbulohen ngadalĂ«, teksa grupet pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut po mbledhin tĂ« dhĂ«na nga spitalet dhe dĂ«shmitarĂ«t okularĂ«.

Agjencia e lajmeve e aktivistëve për të drejtat e njeriut (HRANA), me seli në SHBA, thotë se deri më 22 janar, pas 26 ditësh protesta, ka verifikuar 5.002 vdekje, përfshirë 201 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 9.787 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar.

Mai Sato, raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë gjatë shtypjes së protestave mund të tejkalojë edhe shifrën 20.000, ndërsa po dalin në dritë raporte nga mjekët.

GjatĂ« njĂ« mbledhjeje mĂ« 23 janar mbi ngjarjet nĂ« Iran, KĂ«shilli i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut shprehu shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« pĂ«r “pĂ«rmasĂ«n e paprecedent tĂ« shtypjes sĂ« dhunshme tĂ« protestave paqĂ«sore nga forcat e sigurisĂ« nĂ« Iran, raportet pĂ«r vrasje pa gjyq tĂ« protestuesve, pĂ«rfshirĂ« gra dhe fĂ«mijĂ«, si dhe pĂ«rdorimin e tepruar dhe vdekjeprurĂ«s tĂ« forcĂ«s, qĂ« ka rezultuar me vdekjen e mijĂ«ra protestuesve paqĂ«sorĂ« dhe plagosjen e shumĂ« tĂ« tjerĂ«ve”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha mĂ« 22 janar se Shtetet e Bashkuara kishin njĂ« “flotĂ«â€ qĂ« po nisej drejt Iranit, por shpresonte tĂ« mos i duhej ta pĂ«rdorte atĂ«, teksa pĂ«rsĂ«riti paralajmĂ«rimet ndaj Teheranit qĂ« tĂ« mos vriste protestues dhe tĂ« mos rifillonte programin e tij bĂ«rthamor.

“Kemi shumĂ« anije qĂ« po shkojnĂ« nĂ« atĂ« drejtim, pĂ«r çdo rast. Do tĂ« preferoja tĂ« mos ndodhte asgjĂ«, por po i vĂ«zhgojmĂ« shumĂ« nga afĂ«r
 kemi njĂ« flotë  qĂ« po shkon nĂ« atĂ« drejtim dhe ndoshta nuk do tĂ« na duhet ta pĂ«rdorim”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e avionit presidencial teksa po kthehej nĂ« Uashington nga Forumi Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa luftanije të tjera të pajisura me raketa pritet të mbërrijnë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim.

Departamenti amerikan i Thesarit mĂ« 23 janar njoftoi pĂ«r sanksione ndaj nĂ«ntĂ« anijeve qĂ« janĂ« pjesĂ« e asaj qĂ« e quajti “flotĂ« nĂ« hije” e Iranit, e cila transporton naftĂ« dhe produkte nafte iraniane tĂ« sanksionuar nĂ«pĂ«r botĂ«.

“Sanksionet e sotme synojnĂ« njĂ« komponent kritik tĂ« mĂ«nyrĂ«s se si Irani gjeneron fondet qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« shtypur popullin e vet. Siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« parĂ«, Thesari do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« gjurmojĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« dollarĂ«t qĂ« regjimi ka vjedhur dhe po pĂ«rpiqet t’i transferojĂ« nĂ« banka jashtĂ« Iranit”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Mohammad Javad Haj Ali Akbari, një klerik me ndikim që udhëheq lutjes e së premtes në Teheran, tha më 23 janar se Irani do të hakmerrej për çdo sulm amerikan ndaj shtetit, përfshirë edhe duke shënjestruar investimet amerikane në rajon.

Kjo deklaratĂ« erdhi pasi Ali Abdollahi Aliabadi, kreu i Shtabit Qendror Khatam-al Anbiya tĂ« Iranit, i cili koordinon ushtrinĂ« dhe Trupat e GardĂ«s Revolucionare Islamike, tha se çdo goditje ushtarake do t’i bĂ«nte tĂ« gjitha bazat amerikane nĂ« rajon “objektiva legjitime”.

Iranianët janë shkëputur nga bota e jashtme që nga 8 janari, kur autoritetet vendosën një bllokadë pothuajse të plotë të internetit në nivel kombëtar, teksa shtypja e protestave u ashpërsua.

ËshtĂ« e paqartĂ« se kur do tĂ« rikthehen shĂ«rbimet, por edhe kur kjo tĂ« ndodhĂ«, ekspertĂ«t druajnĂ« se autoritetet do t’i detyrojnĂ« iranianĂ«t tĂ« pĂ«rdorin njĂ« “intarnet” tĂ« dizajnuar brenda vendit, qĂ« funksionon i pavarur nga interneti global.

Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës

Bisedimet e para trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar në Abu Dhabi, njoftojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Bisedimet filluan sot nĂ« Abu Dhabi dhe janĂ« planifikuar tĂ« vazhdojnĂ« gjatĂ« dy ditĂ«ve, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« vazhdueshme pĂ«r tĂ« nxitur dialogun dhe pĂ«r tĂ« identifikuar zgjidhje politike pĂ«r krizĂ«n”, tha ministri i jashtĂ«m i Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe.

Çështja delikate e territorit do tĂ« diskutohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.

Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban në rajonin lindor të Donetskut, që mendohet të jetë rreth 20%.

Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga toka që Ukraina e ka mbrojtur me sukses me kosto të lartë gjatë viteve të fundit.

 

BE do tĂ« pezullojĂ« tarifat ‘hakmarrĂ«se’ ndaj SHBA-sĂ«

Bashkimi Evropian do të pezullojë tarifat hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro për gjashtë muaj të tjerë, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të vendosur taksa ndaj disa vendeve të BE-së që kundërshtuan përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së që merret me çështjet tregtare për bllokun, po planifikon të paraqesë një propozim për të zgjatur pezullimin e kundërmasave, i cili do të skadojë më 7 shkurt, sipas zëdhënësit Olof Gill.

“Ne e arritĂ«m objektivin tonĂ« nĂ«pĂ«rmjet mjeteve diplomatike dhe politike, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« gjithmonĂ« preferenca jonĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« ndjekim njĂ« spirale masash dhe kundĂ«rmasash”, u tha Gill gazetarĂ«ve nĂ« Bruksel tĂ« premten.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Orban: Jo për 100 vitet e ardhshme

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka paralajmëruar se Ukraina do të ketë një rol aktiv në fushatën zgjedhore në Hungari, duke shtuar se ky fakt nuk është i këndshëm për qeverinë e tij.

“Duhet ta kemi parasysh qĂ« ukrainasit do tĂ« jenĂ« lojtarĂ« aktivĂ« nĂ« fushatĂ«n zgjedhore nĂ« Hungari, sepse ata kanĂ« njĂ« interes themelor nĂ« ndryshimin e qeverisĂ« nĂ« vendin tonĂ«â€, tha ai, duke shtuar se, megjithĂ«se kjo Ă«shtĂ« e kuptueshme, nuk e bĂ«n situatĂ«n mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r HungarinĂ«. Kryeministri gjithashtu shprehu bindjen se pĂ«r tĂ« paktĂ«n njĂ« shekull tĂ« ardhshĂ«m, parlamenti hungarez nuk do tĂ« miratojĂ« asnjĂ« vendim pĂ«r pranimin e UkrainĂ«s nĂ« Bashkimin Evropian.

Deklaratat e Orbanit vijnë në një kohë kur tensionet politike brenda Hungarisë dhe raportet me vendet fqinje janë në fokus. Analistët shohin këto komente si një sinjal të fortë për politikat e ardhshme të qeverisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe ndikimin e jashtëm në zgjedhjet kombëtare.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar qasjen pro-ruse të udhëheqësit të shtetit hungarez.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë në zyrën e Ramës/ Takohet dhe me kreun e SPAK: Në qendër lufta kundër krimit e korrupsionit

I Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh:

„PĂ«r shkak se ne duam ta shohim ShqipĂ«rinĂ« nĂ« Bashkimin Evropian jemi njĂ«kohĂ«sisht mik, mbĂ«shtetĂ«s dhe kritik nĂ« rrugĂ«n e saj drejt BE-sĂ«. Ne shohim potencialin tejet tĂ« madh dhe pĂ«rpjekjet e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r reforma, por edhe sfidat kombĂ«tare, rajonale dhe ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. Edhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ishte e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r mua tĂ« zhvilloja biseda tĂ« drejtpĂ«rdrejta me qeverinĂ« shqiptare, parlamentin dhe drejtĂ«sinĂ«.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së  duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe  luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim lipset vijimi i guximshĂ«m i rrugĂ«s sĂ« reformave,  si dhe pĂ«rfshirja, por edhe bashkĂ«veprimi konstruktiv i tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve dhe institucioneve nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« tyre kushtetuese.”

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit në Parlamentin Europian

Komisionerja Ursula von der Leyen i ka mbijetuar sot në 22 janar, e enjte, një votëbesimi në Parlamentin Evropian, pas një mocioni mosbesimi të paraqitur nga grupi ekstremist i djathtë Patriots for Europe (PfE). Rezultati i votimit ishte i qartë: 390 eurodeputetë votuan kundër rrëzimit të Komisioneres, 165 në favor dhe 10 abstenime.

Për të rrëzuar Komisioneren, ishte e nevojshme që mocioni të kalonte një prag të dy të tretave të votave, që përfaqëson shumicën e të gjithë eurodeputetëve të pranishëm. Meqë ky prag nuk u arrit, von der Leyen mbetet në krye të Komisionit të BE-së. Ky vendim erdhi një ditë pas një sfide të rëndësishme për Komisionin. Parlamentit Evropian i kërkohet që të dërgojë marrëveshjen tregtare BE-Mercosur në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shqyrtim.

Mocioni i mosbesimit i grupit PfE u fokusua kryesisht tek nënshkrimi i marrëveshjes tregtare me vendet e Amerikës Latine, duke argumentuar se Komisioni nuk dëgjoi fermerët dhe qytetarët dhe se ka tejkaluar kompetencat e veta. Protesta të organizuara nga asociacionet e fermerëve u mbajtën jashtë Parlamentit në Strasburg gjatë javës, ku protestuesit mbajtën pankarta dhe kënduan këngë kundër presidencës së von der Leyen, duke kërkuar dorëheqjen e saj. Megjithatë, shumica e grupeve politike e mbështetën presidenten e Komisionit.

Debati për mocionin u zhvillua të hënën në Strasburg, me Komisionerin për Tregtinë, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Transparencën, Maros Sefcovic, që përfaqësoi Komisionin. Pothuajse asnjë nga liderët e grupeve politike nuk ishin prezent, gjë që tregoi se mocioni nuk kishte interes të madh dhe rezultati i votës ishte i paracaktuar. Përveç mbështetësve të mocionit, vetëm disa dhjetëra eurodeputetë të tjerë, kryesisht nga partitë ekstremiste të djathta, votuan për rrëzimin e Komisioneres, edhe pse shumë eurodeputetë kanë kritikuar marrëveshjen Mercosur dhe politikat e von der Leyen.

EurodeputetĂ«t nga grupet kryesore si Partia Popullore Evropiane (EPP), SocialistĂ«t dhe DemokratĂ«t (S&D), Reneu Europe dhe grupi i GjelbĂ«r/ALDE mbĂ«shtetĂ«n Komisioneren, me pĂ«rjashtime tĂ« pakta. PĂ«r shembull, eurodeputetja holandeze e EPP-sĂ«, Jessika van Leeuuen nga LĂ«vizja Fermer–Qytetar (BBB), e cila kundĂ«rshton marrĂ«veshjen BE-Mercosur, votoi pĂ«r rrĂ«zimin e von der Leyen. Grupi Europe of Sovereign Nations mbĂ«shteti plotĂ«sisht mocionin, ndĂ«rsa grupi i KonservatorĂ«ve dhe ReformistĂ«ve EvropianĂ« (ECR) u nda: eurodeputetĂ«t polakĂ«, francezĂ« dhe rumunĂ« votuan kundĂ«r Komisioneres, ndĂ«rsa ata italianĂ«, belgĂ« dhe çekĂ« e mbrojtĂ«n atĂ«.

Shumica e ligjvĂ«nĂ«sve nga Grupi i MajtĂ« nuk morĂ«n pjesĂ« nĂ« votim; megjithĂ«se grupi e kundĂ«rshton fuqishĂ«m von der Leyen, ata nuk donin tĂ« mbĂ«shtesnin njĂ« mocion qĂ« vinte nga e djathta ekstreme. TetĂ« eurodeputetĂ« tĂ« kĂ«tij grupi votuan pĂ«r mocionin, pĂ«rfshirĂ« ligjvĂ«nĂ«s nga LĂ«vizja PesĂ« Yjet e ItalisĂ« (M5S). “Ne jemi nĂ« opozitĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye gjithmonĂ« duhet tĂ« votojmĂ« kundĂ«r von der Leyen, pavarĂ«sisht nga burimi i mocionit tĂ« mosbesimit”, tha Pasquale Tridico, kreu i delegacionit M5S, pĂ«r Euronews.

Kjo ishte hera e katërt e votëbesimit që mbahet në Parlamentin Europian gjatë mandatit të dytë të von der Leyen si kryetare e Komisionit. Të tre herët e mëparshme, të zhvilluara në korrik dhe tetor 2025, gjithashtu konfirmuan mbështetjen e Parlamentit për të, me mocione mosbesimi që nuk u afruan kurrë pranë pragut për miratim.

Vota e së enjtes tregoi edhe një rritje të mbështetjes për Komisioneren, duke marrë më shumë vota në favor sesa në votat e mëparshme. Kjo tregon se, megjithëse marrëveshja BE-Mercosur ka shkaktuar debate të forta dhe protesta, von der Leyen ende ka besimin e shumicës së Parlamentit Evropian.

Presidenti i Finlandës: Lufta në Ukrainë, një dështim i plotë strategjik për Putinin

Presidenti finlandez Alexander Stubb e ka quajtur luftĂ«n e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ« njĂ« “dĂ«shtim tĂ« plotĂ« strategjik pĂ«r Vladimir Putinin”, nĂ« njĂ« sulm tĂ« ashpĂ«r ndaj udhĂ«heqĂ«sit rus.

Duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Stubb tha se lufta e Putinit në Ukrainë ka shërbyer vetëm për të forcuar integrimin evropian, unitetin dhe investimet në mbrojtje.

“Kjo luftĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« dĂ«shtim i plotĂ« strategjik pĂ«r Vladimir Putinin”, ka thĂ«nĂ« Stubb. “Ai e zgjeroi NATO-n, e bĂ«ri UkrainĂ«n evropiane dhe i detyroi shtetet evropiane tĂ« rrisin buxhetet e tyre tĂ« mbrojtjes. Dhe tani po pyesim veten nĂ«se jemi tĂ« aftĂ« tĂ« mbrohemi. PĂ«rgjigja ime Ă«shtĂ« po”.

Moska gjithashtu është përpjekur të parandalojë zgjerimin e NATO-s, por lufta ka nxitur kombe më parë neutrale, përfshirë Suedinë dhe Finlandën, të bashkohen me aleancën, duke dyfishuar në mënyrë efektive madhësinë e kufirit të Rusisë me aleancën ushtarake perëndimore.

“Mendoj se ne jemi nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« procesin e krijimit tĂ« njĂ« NATO-je mĂ« tĂ« fortĂ« se sa kemi parĂ« qĂ« nga pĂ«rfundimi i LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«. Kjo Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« NATO 3.0”, shtoi ai.

Presidenti finlandez shtoi se Moska ka “zvogĂ«luar sferĂ«n e saj tĂ« ndikimit”, duke deklaruar se “vendet nĂ« AzinĂ« Qendrore dhe Kaukazin Jugor” tani po “distancĂ«zohen nga e ashtuquajtura perandori ruse”.

Pas pothuajse katër vitesh lufte të ashpër, forcat e Moskës kanë arritur vetëm fitime të vogla në tokën ukrainase me një kosto prej qindra mijëra trupash të vdekura ruse.

Stubb pretendoi se Rusia ka pësuar rreth një milion viktima, duke vënë në dukje se përparimet e saj territoriale në Ukrainën lindore, që nga ofensiva e parë, arrijnë vetëm në rreth 2 përqind të tokës ukrainase.

Ai gjithashtu vuri në dukje vështirësitë në ekonominë ruse, duke vlerësuar se inflacioni mund të arrijë rreth 30 përqind këtë vit. Normat e interesit mbeten në 15 përqind, rritja ekonomike është ndalur dhe rezervat financiare janë varfëruar nga lufta e gjatë në Ukrainë, shtoi ai.

“Nuk ka rritje, nuk ka rezerva dhe nuk ka mundĂ«si pĂ«r tĂ« paguar ushtarĂ«t pasi tĂ« mbarojĂ« lufta”, tha Stubb, duke theksuar se qytetarĂ«t rusĂ« po frustrohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga çështjet ekonomike nĂ« vend, shumĂ« prej tĂ« cilave janĂ« tĂ« nxitura nga ekonomia e kohĂ«s sĂ« luftĂ«s.

Komentet e zotit Stubb erdhën përpara një takimi midis Putinit dhe të dërguarve të paqes të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të enjten.

Bisedimet pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« do tĂ« jenĂ« takimi i 7-tĂ« i tillĂ« midis zotit Witkoff dhe Putinit qĂ« kur Trump u rikthye nĂ« detyrĂ« janarin e kaluar – por asnjĂ«ra nuk duket se ka bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt paqes.

Presidenti finlandez dyshon se Moska do ta miratojĂ« planin 20-pikĂ«sh qĂ« po pĂ«rpunohet nga Uashingtoni dhe Ukraina si pjesĂ« e marrĂ«veshjeve pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, duke theksuar se Ă«shtĂ« jetike tĂ« vazhdohet forcimi i mbĂ«shtetjes pĂ«r UkrainĂ«n.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar. Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje. Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer.

Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha. Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku. Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë. Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së.

Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik. Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat. Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta. Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor. Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

Jared Kushner zbulon planin për Gazën/ Neziri: Herët për të folur. Krisafi: Gjithçka varet nga Hamasi

Jared Kushner ka zbuluar njĂ« plan tĂ« ri pĂ«r GazĂ«n, i cili sipas analistĂ«ve pĂ«rfaqĂ«son njĂ« rikthim tĂ« idesĂ« sĂ« ashtuquajtur “Riviera e GazĂ«s”, por me shumĂ« pikĂ«pyetje mbi zbatueshmĂ«rinĂ« e tij.

I ftuar nĂ« emisionin “Ëar Report” nĂ« ABC NeĂ«s, eksperti i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare Ledion Krisafi theksoi se suksesi i planit varet nga gatishmĂ«ria e Hamasit pĂ«r t’u çarmatosur, njĂ« proces qĂ« mbetet tepĂ«r i vĂ«shtirĂ« dhe me rrezik pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim konflikti.

Ndërkohë, kolonel Sami Neziri vuri në dukje se çarmatimi i Hamasit, tërheqja e Izraelit dhe financimi janë pikat më të dobëta të planit, duke e konsideruar ende herët për të folur për zbatimin e tij konkret.

Ledion Krisafi: Ky Ă«shtĂ« rikthim pĂ«r planin e RivierĂ«s sĂ« GazĂ«s, por gjithçka varet se sa i gatshĂ«m Ă«shtĂ« Hamasi tĂ« heqĂ« dorĂ«, nĂ«se nuk heq dorĂ« kjo do tĂ« jetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« dhe rrezikon qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« luftĂ« pĂ«r çarmatosje. Hamasi jo vetĂ«m qĂ« nuk Ă«shtĂ« çarmatosur, por ka filluar tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« terren. Ajo qĂ« bie nĂ« sy Ă«shtĂ« fakti qĂ« nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« pala palestineze nĂ« plan, kĂ«rkohet vetĂ«m qĂ« tĂ« merren disa territore falas pĂ«r ngritur hotele dhe kazino luksoze.

Sami Neziri: Pika mĂ« e dobĂ«t Ă«shtĂ« çarmatosja e Hamasit dhe tĂ«rheqja e Izraelit, njĂ« problem tjetĂ«r Ă«shtĂ« financimi. ËshtĂ« shume herĂ«t pĂ«r tĂ« folur, do tĂ« ketĂ« njĂ« rishikim tĂ« planit.

Merz nĂ« Davos: Bota nuk Ă«shtĂ« mĂ« ‘njĂ« vend komod’

Kancelari gjerman Friedrich Merz tĂ« enjten lĂ«shoi njĂ« thirrje zgjimi pĂ«r aleatĂ«t e tij evropianĂ«, duke i nxitur ata tĂ« pĂ«rshtaten shpejt me faktin se rendi i vjetĂ«r botĂ«ror po “shpĂ«rbĂ«het me njĂ« ritĂ«m marramendĂ«s”.

Merz iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, vetëm disa orë pas një kthese të madhe në lidhje me Grenlandën nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili tërhoqi kërcënimet e tij për përdorimin e forcës për të marrë kontrollin mbi ishullin Arktik që është pjesë e aleatit të NATO-s, Danimarkës.

Trump tha gjithashtu se do të përmbahej nga vendosja e tarifave shtesë për një grup aleatësh evropianë të NATO-s që kanë kundërshtuar përpjekjen e tij për ta marrë ishullin, e cila do të kishte përfshirë edhe Gjermaninë.

NdĂ«rsa kthesa erdhi si njĂ« lehtĂ«sim i madh pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ«, Merz e pĂ«rdori fjalimin e tij nĂ« mbledhjen e politikĂ«bĂ«rĂ«sve dhe elitave tĂ« biznesit pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« mesazhin se bota ka hyrĂ« nĂ« “njĂ« kohĂ« tĂ« politikĂ«s sĂ« fuqive tĂ« mĂ«dha”.

Pushtimi i UkrainĂ«s nga Rusia shĂ«noi fillimin e “njĂ« epoke tĂ« re, por ndryshimi Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i thellĂ«â€, tha udhĂ«heqĂ«si gjerman.

“Kina, me largpamĂ«si strategjike, Ă«shtĂ« futur nĂ« radhĂ«t e fuqive tĂ« mĂ«dha”, tha Merz.

“Pozicioni kryesor global i Shteteve tĂ« Bashkuara po sfidohet dhe Uashingtoni po reagon duke riformĂ«suar rrĂ«njĂ«sisht politikĂ«n e saj tĂ« jashtme dhe tĂ« sigurisĂ«â€.

Rendi i ri botĂ«ror, tha Merz, Ă«shtĂ« “ndĂ«rtuar mbi pushtet, mbi forcĂ« dhe kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ«, me forcĂ«. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« vend komod”.

Por Merz, i cili udhĂ«heq ekonominĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« EvropĂ«s, theksoi gjithashtu se bota nuk ishte “nĂ« mĂ«shirĂ«â€ tĂ« rendit tĂ« ri, duke u bĂ«rĂ« thirrje partnerĂ«ve evropianĂ« tĂ« ngushtojnĂ« radhĂ«t dhe tĂ« rrisin bashkĂ«punimin pĂ«r tĂ« rritur aftĂ«sitĂ« mbrojtĂ«se dhe konkurrencĂ«n ekonomike nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mbizotĂ«rojnĂ«.

“Ne kemi njĂ« zgjedhje. Ne mund ta formĂ«sojmĂ« tĂ« ardhmen. PĂ«r tĂ« pasur sukses, duhet tĂ« pĂ«rballemi me realitete tĂ« ashpra dhe tĂ« hartojmĂ« kauzĂ«n tonĂ« me realizĂ«m tĂ« qartĂ«â€.

“
Le tĂ« mbajmĂ« mend, forca jonĂ« mĂ« e madhe mbetet aftĂ«sia pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar partneritete dhe aleanca midis tĂ« barabartĂ«ve bazuar nĂ« besim dhe respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«.”

NdĂ«rsa duke iu referuar “trazirave tĂ« fundit gjeopolitike”, Merz pĂ«rshĂ«ndeti kthesĂ«n e Trump pĂ«r GrenlandĂ«n, duke thĂ«nĂ« “kjo Ă«shtĂ« rruga e duhur pĂ«r tĂ« ecur”.

Gjermania mbështet bisedimet midis Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së, theksoi Merz, pasi Trump la të kuptohej për një marrëveshje të mundshme mbi Groenlandën pas bisedimeve me Sekretarin e NATO-s Mark Rutte të mërkurën në mbrëmje.

Por Merz nuk u tërhoq nga mbështetja e tij për integritetin territorial të Grenlandës.

“Çdo kĂ«rcĂ«nim pĂ«r tĂ« pĂ«rvetĂ«suar territorin evropian me forcĂ« do tĂ« ishte i papranueshĂ«m. Dhe zonja dhe zotĂ«rinj, tarifat e reja do tĂ« minonin gjithashtu themelet e marrĂ«dhĂ«nieve transatlantike”, tha ai.

MegjithatĂ«, ai pranoi se aleatĂ«t evropianĂ« “duhet tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« siguruar veriun e lartĂ« si NATO” dhe u zotua se Gjermania do tĂ« rriste pĂ«rfshirjen e saj nĂ« mbrojtjen e rajonit tĂ« Arktikut.

“Ne do ta mbrojmĂ« DanimarkĂ«n, GrenlandĂ«n, veriun, nga kĂ«rcĂ«nimi qĂ« paraqet Rusia. Ne do t’i pĂ«rmbahemi parimeve mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« themeluar partneriteti transatlantik, pĂ«rkatĂ«sisht sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Ivanka Trump nga Vlora në Tiranë/ Vajza e Presidentit të SHBA viziton Kryeministrinë

Nga Vlora nĂ« TiranĂ«! Pas udhĂ«timit tĂ« kryeministrit Edi Rama nĂ« VlorĂ« pĂ«r ta takuar, ishte radha e Ivanka Trump, vajzĂ«s sĂ« presidentit Donald Trump pĂ«r t’ia kthyer vizitĂ«n.

Në mbrëmjen e së enjtes, ajo ndaloi përpara kryeministrisë, ku bëri një vizitë në institucion së bashku me kreun e ekzekutivit.

Gjatë paradites, Ivanka Trump iu drejtua zonës së Zvërnecit, një prej pikave me interes të veçantë natyror e turistik në jug të vendit, e jo më pak larg optikës së saj është zona e Portonovës.

Me vizitat e saj është bërë i qartë interesi i veçantë i vajzës dhe dhëndrrit të presidentit Trump për Vlorën, e më konkretisht për Sazanin dhe Zvërnecin.

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri Rama udhëtoi drejt Vlorës për të darkuar me vajzën e presidentit Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Biseda u përqendrua në projektet dhe idetë e reja të zhvillimit, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.

Pas darkës, kryeministri Rama dhe Ivanka Trump u larguan me automjet në drejtim të Orikumit.

Vizita e Ivankës dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Vlora, si një prej portave kryesore natyrore të jugut, pritet të marrë një forme te re, pasi do te investohen mbi 1 miliardë dollarë.

Bordi i Paqes/ Abazi: Asnjë konsensus për pjesëmarrjen e Kosovës. Mema: Nuk ndikon në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ish-zĂ«vendĂ«skryeministri i KosovĂ«s, Haki Abazi, ka komentuar nĂ« emisionin “Real Story” nĂ« ABC NeĂ«s krijimin e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n, ku pĂ«rfshihen edhe ShqipĂ«ria dhe Kosova.

Abazi e cilĂ«soi kĂ«tĂ« nismĂ« si njĂ« vendim me “dorĂ« tĂ« fortĂ«â€, duke theksuar se ndikimi i KosovĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ« nĂ« kĂ«to procese mbetet i kufizuar dhe se mungon konsensusi i brendshĂ«m, veçanĂ«risht nĂ« KosovĂ«. Ai kritikoi gjithashtu pĂ«rfshirjen e presidentes Vjosa Osmani nĂ« nisma tĂ« tilla pa debat paraprak, ndĂ«rsa vlerĂ«soi veprimin e kryeministrit Edi Rama si njĂ« lĂ«vizje strategjike nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

“Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« vendim me dorĂ«n e fortĂ«. Mund tĂ« ketĂ« njĂ« impakt tĂ« momentit, por pĂ«rllogaritja e KosovĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ« nĂ« kĂ«to procese janĂ« marxhinale. MĂ« vjen keq qĂ« presidentja Vjosa Osmani ka filluar tĂ« bĂ«het pjesĂ« e kĂ«tyre nismave tĂ« jashtme, pa pasur njĂ« konsensus. Rama ka bĂ«rĂ« njĂ« veprim tĂ« duhur, sepse synon qĂ« ta nĂ«nshkruajĂ« fjalimin nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. NĂ«se mbetemi tek tentativa pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« politikĂ« tĂ« jashtme pĂ«rmes fotove, i bie qĂ« nuk e kemi marrĂ« akoma seriozisht rrezik. NĂ« KosovĂ« nuk pati asnjĂ« diskutim pĂ«r bordin”, tha Haki Abazi.

Nga ana tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema ngriti pikëpyetje mbi rolin dhe të ardhmen e Bordit të Paqes, duke paralajmëruar se kjo strukturë mund të sfidojë autoritetin e OKB-së dhe të mos ketë jetëgjatësi, pa ndikuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Kemi dy pasoja, ajo e marrĂ«veshjes me BE, nuk mendoj qĂ« do tĂ« ketĂ« ndikim nĂ« anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ«, e dyta Ă«shtĂ« e ardhmja nĂ« rendin botĂ«ror. Bordi i Paqes del paralele dhe sfidon OKB-nĂ«. UnĂ« Bordin e Paqes e shikoj si  njĂ« iniciativĂ« tĂ« ngjashme me atĂ« tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«, qĂ« cenon integritetin e OKB-sĂ«. Kemi duke pĂ«rforcuar njĂ« organizatĂ« qĂ« sfidon OKB-nĂ« dhe nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq na bĂ«n ne tĂ« dalim huq, sepse mendoj qĂ« nuk do tĂ« ketĂ« njĂ« jetĂ«gjatĂ«si. Nuk mendoj se nĂ« tĂ« ardhmen do tĂ« ketĂ« njĂ« Bord tĂ« Paqes”, tha Mema.

❌