❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump padit bankën më të madhe amerikane për 5 miliardë dollarë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër bankës JPMorgan Chase dhe CEO-së së saj, Jamie Dimon, duke i akuzuar se i kanë mohuar shërbimet bankare për arsye politike duke i mbyllur disa nga llogaritë e tij dhe të kompanive të tij.

Padia u depozitua nĂ« njĂ« gjykatĂ« shtetĂ«rore tĂ« FloridĂ«s, nĂ« Qarkun Miami-Dade. NĂ« tĂ«, Trump pretendon se banka mĂ« e madhe amerikane ka shkelur politikat e veta duke e pĂ«rzgjedhur atĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga ajo qĂ« ai e quan “vala politike”.

Megjithatë, JPMorgan ka mohuar se mbyllja e llogarive kishte ndonjë motiv politik ose fetar.

“NdĂ«rsa na vjen keq qĂ« presidenti Trump na ka paditur, ne besojmĂ« se padia nuk ka asnjĂ« vlerĂ«â€, tha banka. “Ne e respektojmĂ« tĂ« drejtĂ«n e presidentit pĂ«r tĂ« na paditur dhe tĂ« drejtĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur veten”, shtoi ajo.

Trump akuzon gjithashtu Jamie Dimon se ka urdhĂ«ruar krijimin e njĂ« “liste tĂ« zezĂ«â€ dashakeqe pĂ«r tĂ« paralajmĂ«ruar bankat e tjera lidhur me bĂ«rjen e biznesit me OrganizatĂ«n Trump, anĂ«tarĂ«t e familjes Trump dhe me vetĂ« presidentin.

Ai pretendon se JPMorgan ka vepruar në mënyrë të njëanshme duke shkelur parimet e veta dhe duke e penalizuar për arsye politike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump padit bankën më të madhe amerikane për 5 miliardë dollarë appeared first on Sinjali.

Procesi i rinumërimit përfundon në 21 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas një njoftimi të KQZ-së në Facebook, procesi filloi të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00. Deri të premten, më 23 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 52% e vendvotimeve, apo 1,342 nga 2,557 të planifikuara.

Sipas të dhënave zyrtare, rinumërimi është përfunduar plotësisht në 21 komuna.

Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, ku do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Procesi i rinumërimit përfundon në 21 komuna appeared first on Sinjali.

SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të paprecedentë vdekjesh gjatë protestave

Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje të cilën Kombet e Bashkuara po e cilësojnë si goditjen më vdekjeprurëse të Republikës Islamike ndaj popullit të saj që nga marrja e pushtetit gjatë revolucionit të vitit 1979.

Mes njĂ« bllokade disajavore tĂ« internetit, informacionet pĂ«r pĂ«rmasat e shtypjes sĂ« protestave – tĂ« cilat nisĂ«n me tregtarĂ«t nĂ« Teheran qĂ« protestuan kundĂ«r rritjes sĂ« inflacionit dhe zhvlerĂ«simit tĂ« valutĂ«s kombĂ«tare – vazhdojnĂ« tĂ« zbulohen ngadalĂ«, teksa grupet pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut po mbledhin tĂ« dhĂ«na nga spitalet dhe dĂ«shmitarĂ«t okularĂ«.

Agjencia e lajmeve e aktivistëve për të drejtat e njeriut (HRANA), me seli në SHBA, thotë se deri më 22 janar, pas 26 ditësh protesta, ka verifikuar 5.002 vdekje, përfshirë 201 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 9.787 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar.

Mai Sato, raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë gjatë shtypjes së protestave mund të tejkalojë edhe shifrën 20.000, ndërsa po dalin në dritë raporte nga mjekët.

GjatĂ« njĂ« mbledhjeje mĂ« 23 janar mbi ngjarjet nĂ« Iran, KĂ«shilli i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut shprehu shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« pĂ«r “pĂ«rmasĂ«n e paprecedent tĂ« shtypjes sĂ« dhunshme tĂ« protestave paqĂ«sore nga forcat e sigurisĂ« nĂ« Iran, raportet pĂ«r vrasje pa gjyq tĂ« protestuesve, pĂ«rfshirĂ« gra dhe fĂ«mijĂ«, si dhe pĂ«rdorimin e tepruar dhe vdekjeprurĂ«s tĂ« forcĂ«s, qĂ« ka rezultuar me vdekjen e mijĂ«ra protestuesve paqĂ«sorĂ« dhe plagosjen e shumĂ« tĂ« tjerĂ«ve”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha mĂ« 22 janar se Shtetet e Bashkuara kishin njĂ« “flotĂ«â€ qĂ« po nisej drejt Iranit, por shpresonte tĂ« mos i duhej ta pĂ«rdorte atĂ«, teksa pĂ«rsĂ«riti paralajmĂ«rimet ndaj Teheranit qĂ« tĂ« mos vriste protestues dhe tĂ« mos rifillonte programin e tij bĂ«rthamor.

“Kemi shumĂ« anije qĂ« po shkojnĂ« nĂ« atĂ« drejtim, pĂ«r çdo rast. Do tĂ« preferoja tĂ« mos ndodhte asgjĂ«, por po i vĂ«zhgojmĂ« shumĂ« nga afĂ«r
 kemi njĂ« flotë  qĂ« po shkon nĂ« atĂ« drejtim dhe ndoshta nuk do tĂ« na duhet ta pĂ«rdorim”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e avionit presidencial teksa po kthehej nĂ« Uashington nga Forumi Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa luftanije të tjera të pajisura me raketa pritet të mbërrijnë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, njofton rel.

Departamenti amerikan i Thesarit mĂ« 23 janar njoftoi pĂ«r sanksione ndaj nĂ«ntĂ« anijeve qĂ« janĂ« pjesĂ« e asaj qĂ« e quajti “flotĂ« nĂ« hije” e Iranit, e cila transporton naftĂ« dhe produkte nafte iraniane tĂ« sanksionuar nĂ«pĂ«r botĂ«.

“Sanksionet e sotme synojnĂ« njĂ« komponent kritik tĂ« mĂ«nyrĂ«s se si Irani gjeneron fondet qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« shtypur popullin e vet. Siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« parĂ«, Thesari do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« gjurmojĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« dollarĂ«t qĂ« regjimi ka vjedhur dhe po pĂ«rpiqet t’i transferojĂ« nĂ« banka jashtĂ« Iranit”, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Mohammad Javad Haj Ali Akbari, një klerik me ndikim që udhëheq lutjes e së premtes në Teheran, tha më 23 janar se Irani do të hakmerrej për çdo sulm amerikan ndaj shtetit, përfshirë edhe duke shënjestruar investimet amerikane në rajon.

Kjo deklaratĂ« erdhi pasi Ali Abdollahi Aliabadi, kreu i Shtabit Qendror Khatam-al Anbiya tĂ« Iranit, i cili koordinon ushtrinĂ« dhe Trupat e GardĂ«s Revolucionare Islamike, tha se çdo goditje ushtarake do t’i bĂ«nte tĂ« gjitha bazat amerikane nĂ« rajon “objektiva legjitime”.

Iranianët janë shkëputur nga bota e jashtme që nga 8 janari, kur autoritetet vendosën një bllokadë pothuajse të plotë të internetit në nivel kombëtar, teksa shtypja e protestave u ashpërsua.

ËshtĂ« e paqartĂ« se kur do tĂ« rikthehen shĂ«rbimet, por edhe kur kjo tĂ« ndodhĂ«, ekspertĂ«t druajnĂ« se autoritetet do t’i detyrojnĂ« iranianĂ«t tĂ« pĂ«rdorin njĂ« “intarnet” tĂ« dizajnuar brenda vendit, qĂ« funksionon i pavarur nga interneti global.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të paprecedentë vdekjesh gjatë protestave appeared first on Sinjali.

Starmer i quan komentet e Trumpit pĂ«r trupat e NATO-s nĂ« Afganistan “fyese dhe tĂ« tmerrshme”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e ka dënuar pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se aleatët e NATO-s nuk kanë luftuar në mënyrën e duhur krahas trupave amerikane në Afganistan.

“MĂ« lejoni qĂ« tĂ« filloj duke i nderuar 457 pjesĂ«tarĂ«t e shĂ«rbimeve tona tĂ« armatosura qĂ« e humbĂ«n jetĂ«n e tyre nĂ« Afganistan. UnĂ« kurrĂ« nuk do t’i harroj guximin e tyre, trimĂ«rinĂ« e tyre dhe sakrificĂ«n qĂ« e bĂ«nĂ« ata pĂ«r vendin e tyre” – tha kryeministri britanik, raporton gazeta “The Guardian”.

“JanĂ« shumĂ«, gjithashtu, qĂ« u plagosĂ«n, disa me lĂ«ndime qĂ« ua ndryshuan jetĂ«n. Prandaj, unĂ« i konsideroj komentet e presidentit Trump fyese dhe, sinqerisht, tĂ« tmerrshme” – shtoi ai.

“Dhe nuk jam i befasuar qĂ« ato shkaktuan kaq lĂ«ndim pĂ«r tĂ« dashurit e atyre qĂ« u vranĂ« ose u plagosĂ«n dhe, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, nĂ« mbarĂ« vendin” – tha mĂ« tej kryeministri laburist.

Ai më pas u pyet për kërkesën e nënës së një ushtari që kishte pësuar lëndime të rënda në Afganistan që donte që kryeministri të ishte më i ashpër ndaj Trumpit dhe të kërkojnë nga ai që të kërkojë falje.

Kur u pyet nĂ«se do tĂ« kĂ«rkojĂ« nga presidenti amerikan qĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« falje, Starmeri tha: “Epo, unĂ« e kam bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« pozicionin tim. Ajo qĂ« do t’ia thosha [nĂ«nĂ«s sĂ« ushtarit] Ă«shtĂ« qĂ«, nĂ«se unĂ« do tĂ« kisha folur gabimisht nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«, ose nĂ«se do t’i kisha thĂ«nĂ« ato fjalĂ«, sigurisht se do tĂ« kĂ«rkoja falje dhe do t’i kĂ«rkoja falje asaj.”

“KurrĂ« nuk kemi pasur nevojĂ« pĂ«r ta [ushtarĂ«t e vendeve aleate]. Ne kurrĂ« nuk kemi kĂ«rkuar vĂ«rtet diçka nga ta. E dini, do tĂ« thonĂ« se dĂ«rguan disa trupa nĂ« Afganistan, ose kĂ«tĂ« apo atĂ«. Dhe e bĂ«nĂ« – qĂ«ndruan pak prapa, pak jashtĂ« vijave tĂ« frontit” – tha mĂ« herĂ«t presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer i quan komentet e Trumpit pĂ«r trupat e NATO-s nĂ« Afganistan “fyese dhe tĂ« tmerrshme” appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Vdes ish-zĂ«vendĂ«skomandanti i BrigadĂ«s 164 tĂ« UÇK-sĂ«, Menduh Brava

Ka ndĂ«rruar jetĂ« ish-zĂ«vendĂ«skomandanti i batalionit nĂ« BrigadĂ«n 164 tĂ« UÇK-sĂ«, Menduh Brava.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ngushëlloi familjen Brava për humbjen e më të dashurit të tyre.

Haradinaj kujtoi përkushtimin e palëkundur të Bravës gjatë rrugëtimit për liri dhe shtet.

“Me dhimbje mora lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« Menduh BravĂ«s. I ndjeri, gjatĂ« luftĂ«s pĂ«r liri, i shĂ«rbeu me nder atdheut si zĂ«vendĂ«skomandant i batalionit nĂ« BrigadĂ«n 164 tĂ« UÇK-sĂ«, ndĂ«rsa pas luftĂ«s ishte kryetar i OVL-UÇK-sĂ« nĂ« Han tĂ« Elezit. Kisha nderin tĂ« rrugĂ«tojmĂ« bashkĂ« edhe politikisht, nĂ« zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat pĂ«r asamble nga Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s. NgushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes Brava, miqve dhe gjithĂ« aktivistĂ«ve tanĂ« nĂ« Han tĂ« Elezit. U prehsh nĂ« paqe, Menduh!”, shkroi Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Vdes ish-zĂ«vendĂ«skomandanti i BrigadĂ«s 164 tĂ« UÇK-sĂ«, Menduh Brava appeared first on Sinjali.

Gjykata Speciale: Ligjëratat nuk përfshijnë përmbajtje politike apo ideologjike

NjĂ« ligjĂ«ratĂ« pĂ«r GjykatĂ«n Speciale nĂ« gjimnazin “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ« ka nxitur reagime tĂ« shumta nĂ« publik nĂ« KosovĂ«.

Si pasojĂ«, Gjykata Speciale ka dalĂ« me njĂ« deklaratĂ« zyrtare pĂ«r tĂ« sqaruar programin e saj pĂ«r “Komunikim dhe NdĂ«rgjegjĂ«sim tĂ« Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s”.

Gjykata thekson se nuk e përfaqëson as Prokurorinë, as Mbrojtjen dhe se ligjëratat nuk përmbajnë përmbajtje politike apo ideologjike.

Duke qenĂ« se gjykimet kryhen nĂ« HagĂ«, Gjykata Speciale ka theksuar se: “QĂ« nĂ« fillim u vlerĂ«sua se Gjykata duhet tĂ« komunikojĂ« me njerĂ«zit qĂ« ndikohen nga proceset gjyqĂ«sore, duke u ofruar atyre informacion transparent, asnjanĂ«s dhe tĂ« qasshĂ«m, sikurse kanĂ« vepruar edhe tribunalĂ« tĂ« tjerĂ«â€.

DHSK-ja ka theksuar gjithashtu se prej vitesh ka komunikuar në mënyrë transparente lidhur me aktivitetet e saj të rregullta të komunikimit dhe ndërgjegjësimit.

Njoftimi:

Që nga viti 2018, me mbështetjen bujare të Zvicrës, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka zhvilluar aktivitete komunikimi dhe ndërgjegjësimi me audiencat në mbarë Kosovën pothuajse çdo muaj.

KĂ«to aktivitete tĂ« pĂ«rcjelljes sĂ« informacionit kanĂ« pĂ«r qĂ«llim tĂ« sigurojnĂ« praninĂ« nĂ« KosovĂ«, tĂ« ofrojnĂ« informacion bazĂ« pĂ«r mandatin dhe veprimtarinĂ« e GjykatĂ«s, t’u japin njerĂ«zve nĂ« KosovĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« shprehin pikĂ«pamjet e tyre dhe, mbi tĂ« gjitha, t’u pĂ«rgjigjen pyetjeve tĂ« tyre. JanĂ« organizuar aktivitete me studentĂ«, juristĂ«, shoqĂ«rinĂ« civile, qytetarĂ« tĂ« komuniteteve vendore, dhe me shumĂ« tĂ« tjerĂ«.

Duke qenë se gjykimet kryhen në Hagë, që në fillim u vlerësua se Gjykata duhet të komunikojë me njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore, duke u ofruar atyre informacion transparent, asnjanës dhe të qasshëm, sikurse kanë vepruar edhe tribunalë të tjerë.

Informacioni që jepet gjatë këtyre aktiviteteve është i njëjti informacion që mund të gjendet edhe në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Këtu përfshihet informacioni në lidhje me mandatin e Gjykatës sipas Ligjit, të drejtat e të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimet ligjore në çështjet gjyqësore.

Gjykata është një institucion i ndarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i administruar nga Zyra Administrative si organ asnjanës i Gjykatës, nuk përfaqëson as Prokurorinë, as Mbrojtjen. Prezumimi i pafajësisë së një të akuzuari komunikohet qartë. Në informacionin që përcillet nuk përfshihet përmbajtje politike apo ideologjike.

Prej vitesh, DHSK-ja ka komunikuar në mënyrë transparente lidhur me aktivitetet e saj të rregullta të komunikimit dhe ndërgjegjësimit dhe qëllimin e tyre. Në ato aktivitete kanë marrë pjesë gazetarë, të cilët kanë raportuar për to. Për aktivitetet e komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Kosovë, Gjykata raporton rregullisht në informimet javore me mediat, në faqen e internetit dhe kanalet e rrjeteve sociale, si dhe në raportet vjetore të saj.

DHKS-ja e vlerĂ«son tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« dĂ«gjojĂ« mendimet e njerĂ«zve nĂ« KosovĂ« dhe t’u pĂ«rgjigjet pyetjeve tĂ« tyre pĂ«rmes Programit pĂ«r Komunikim dhe NdĂ«rgjegjĂ«sim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Speciale: Ligjëratat nuk përfshijnë përmbajtje politike apo ideologjike appeared first on Sinjali.

Como synon përforcime, afër marrëveshjes me talentin e Barcelonës, Andres Cuenca

Skuadra e Comos, e cila po kalon një sezon fantastik në Serie A, ka nisur planifikimin për të forcuar më tej ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri Cesc Fabregas ka kërkuar nga drejtuesit e klubit përforcime, dhe duket se Como është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me talentin e Barcelonës, Andres Cuenca.

Gazetari Fabrizio Romano njofton se tashmë është arritur një marrëveshje verbale me futbollistin 18-vjeçar. Barcelona do të mbajë një klauzolë të lartë shitjeje për Cuencan në të ardhmen, mbi 20%.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Como synon përforcime, afër marrëveshjes me talentin e Barcelonës, Andres Cuenca appeared first on Sinjali.

Mëngjes apo mbrëmje: Kur është më mirë të bëni dush?

Dushi është një zakon i përditshëm, por mbetet e paqartë nëse është më mirë ta fillosh ditën me një dush në mëngjes apo ta mbyllësh me një dush në mbrëmje. Sipas Health, përgjigjja nuk është universale dhe varet nga preferencat dhe stili i jetesës, pasi të dyja opsionet kanë avantazhet e tyre.

“Nuk ka njĂ« zgjidhje tĂ« vetme pĂ«r tĂ« gjithĂ«. NjĂ« dush nĂ« mĂ«ngjes mund tĂ« jetĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r t’u zgjuar, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar qarkullimin e gjakut dhe pĂ«r tĂ« filluar njĂ« jetĂ« tĂ« re, veçanĂ«risht nĂ«se jeni mĂ« tĂ« prirur ndaj djersitjes gjatĂ« natĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, njĂ« dush natĂ«n ndihmon nĂ« largimin e djersĂ«s, ndotjes, kremit mbrojtĂ«s nga dielli dhe mbeturinave mjedisore”, thotĂ« dermatologia Hannah Kopelman.

Dushi në mëngjes

Dermatologia Anne Andrienko thekson se një dush në mëngjes mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të zgjojë trupin dhe të largojë djersën pas gjumit.

NjĂ« dush nĂ« mĂ«ngjes mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« filloni ditĂ«n duke u ndjerĂ« tĂ« fuqizuar dhe tĂ« rifreskuar. Sipas njĂ« studimi nga Fondacioni i Gjumit, 73.3% e njerĂ«zve ndihen tĂ« rifreskuar ose plot energji pas dushit tĂ« mĂ«ngjesit.

Gjithashtu, dushi i mëngjesit ndihmon në largimin e ënjtjes nga lëkura, përgatit atë për rruajtje ose aplikimin e grimit, dhe ndihmon në menaxhimin e flokëve të përthyer apo të ngatërruar pas gjumit. Nëse djersini gjatë natës, një dush në mëngjes redukton erën e trupit dhe ju ndihmon të ndiheni të pastër.

Disavantazhet e dushit në mëngjes

Akumulimi i papastërtisë, djersës, kremit kundër diellit dhe ndotjes nga dita mbetet në lëkurë dhe shtrat.

Larja e përditshme e flokëve mund të shkaktojë stres për flokët, sidomos nëse janë të thatë ose të brishtë.

Dushi në mbrëmje

NjĂ« dush i ngrohtĂ« nĂ« mbrĂ«mje ndihmon pĂ«r t’u relaksuar dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur trupin pĂ«r gjumĂ«. Ai largon papastĂ«rtitĂ« dhe mbeturinat e ditĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« kremrat dhe grim.

“Dushi natĂ«n nxit relaksimin dhe ndihmon pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar gjumin. Ai gjithashtu pĂ«rmirĂ«son higjienĂ«n e lĂ«kurĂ«s duke zvogĂ«luar irritimet dhe shpĂ«rthimet e akneve,” shpjegon Kopelman.

Pasi lëkura ripërtërihet gjatë natës, aplikimi i kremit hidratues pas dushit mund të ndihmojë në ruajtjen e lagështisë dhe të mbështesë shëndetin e lëkurës.

Disavantazhet e dushit në mbrëmje

Flokët e lagur mund të shkaktojnë fërkime ose probleme me kërpudhat në skalp.

Larja me ujë të nxehtë mund të pakësojë yndyrnat natyrale të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të kruar.

Përfundimisht, zgjedhja mes dushit në mëngjes dhe mbrëmje varet nga nevojat tuaja personale, stili i jetesës dhe shëndeti i lëkurës dhe flokëve. Të dyja opsionet ofrojnë përfitime të dukshme, ndaj kombinimi i tyre ose përshtatja sipas preferencave mund të jetë zgjidhja ideale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mëngjes apo mbrëmje: Kur është më mirë të bëni dush? appeared first on Sinjali.

Plani 800 miliardë dollarësh: Si BE dhe SHBA synojnë rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të pushtimit rus?

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të tërheqin deri në 800 miliardë dollarë në fonde publike dhe private për të rindërtuar Ukrainën pas përfundimit të pushtimit rus, sipas një dokumenti të siguruar nga Politico.

Dokumenti 18-faqësh përshkruan një plan dhjetëvjeçar që synon të sigurojë rimëkëmbjen e Ukrainës, me një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian e qarkulloi planin në kryeqytetet evropiane përpara një samiti të liderëve të enjten në mbrëmje, sipas tre zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Dokumenti është i datës 22 janar .

Strategjia e Uashingtonit dhe Brukselit, e cila parashikon mobilizimin e qindra miliarda dollarëve në financim afatgjatë dhe prezantimin e Ukrainës si një shtet anëtar i ardhshëm i BE-së dhe një destinacion tërheqës për investime, varet nga një armëpushim. Por kjo mbetet një perspektivë e largët për sa kohë që vazhdojnë armiqësitë nga Rusia.

Plani i financimit shtrihet deri nĂ« vitin 2040 dhe vjen me një plan operativ 100-ditor pĂ«r ta nisur atĂ« menjĂ«herĂ«. MegjithatĂ«, tĂ«rheqja e investimeve tĂ« jashtme konsiderohet jashtĂ«zakonisht e vĂ«shtirĂ« ndĂ«rsa lufta vazhdon, siç Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje nga BlackRock, e cila ka njĂ« rol kĂ«shillues nĂ« planin e rindĂ«rtimit – nĂ« bazĂ« vullnetare.

“Mendoni pak. NĂ«se jeni njĂ« fond pensionesh, keni detyrime ndaj klientĂ«ve dhe pensionistĂ«ve tuaj. ËshtĂ« pothuajse e pamundur tĂ« investoni nĂ« njĂ« zonĂ« lufte”, tha nĂ«nkryetari i BlackRock, Philip Hildebrand, nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos. “Duhet tĂ« ketĂ« renditjen e duhur dhe kjo do tĂ« kĂ«rkojĂ« kohĂ«â€.

Plani i “prosperitetitâ€Â Ă«shtĂ« pjesĂ« e një kuadri paqeje prej 20 pikash qĂ« SHBA-tĂ« po negociojnĂ« midis Kievit dhe MoskĂ«s.

Dokumenti bazohet në mënyrë të qartë në supozimin se garancitë e sigurisë janë tashmë në vend dhe nuk është menduar si një udhërrëfyes ushtarak, por përqendrohet në tranzicionin e Ukrainës nga ndihma emergjente në një perspektivë ekonomike të vetëmjaftueshme.

Shtetet e Bashkuara pritet të luajnë një rol qendror në rimëkëmbjen e Ukrainës. Dokumenti e paraqet atë jo kryesisht si donator, por si një partner strategjik ekonomik, investitor dhe faktor besueshmërie për rindërtimin.

Vërehet se plani parashikon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të kompanive dhe ekspertizës amerikane në këtë fushë, ndërsa theksohet roli i SHBA-së si levë për mobilizimin e kapitalit privat.

Drejtori ekzekutiv i BlackRock, Larry Fink, është përfshirë në bisedimet e paqes me Kievin, së bashku me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner dhe të dërguarin special Steve Witkoff.

Sipas dokumentit, gjatë dekadës së ardhshme, BE-ja, SHBA-ja dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, janë zotuar të vënë në dispozicion 500 miliardë dollarë kapital publik dhe privat.

Komisioni Evropian planifikon të ndajë 100 miliardë euro shtesë për Ukrainën përmes mbështetjes buxhetore dhe garancive të investimeve, sipas buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së nga viti 2028.

Ky financim vlerësohet të mobilizojë investime prej 207 miliardë eurosh. SHBA-të janë zotuar të mobilizojnë fonde përmes një Fondi të posaçëm Investimesh për Rindërtim, pa specifikuar një shumë specifike.

Dokumenti thotë se, megjithëse administrata Trump ka ofruar mbështetje të kufizuar ushtarake dhe humanitare për Ukrainën gjatë luftës, ajo duket e gatshme të investojë në vend pasi të përfundojë konflikti.

Uashingtoni deklaron se synon të investojë në projekte kritike për minerale, infrastrukturë, energji dhe teknologji në Ukrainë.

MegjithatĂ«, perspektiva e investimeve masive mbetet e kufizuar pĂ«r sa kohĂ« qĂ« sulmet vazhdojnĂ«. “ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« shohĂ«sh diçka tĂ« tillĂ« tĂ« ndodhĂ« nĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« ndĂ«rsa fluturojnĂ« dronĂ« dhe raketa”, tha Hildebrand.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plani 800 miliardë dollarësh: Si BE dhe SHBA synojnë rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të pushtimit rus? appeared first on Sinjali.

Bebe Rexha nis epokën e re artistike me label-in Empire, premton një vit të zjarrtë në muzikë

Artistja e popit dhe kantautorja Bebe Rexha, e nominuar katër herë për çmimin Grammy, ka vendosur të ecë në rrugë të pavarur, duke hyrë në një partneritet me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me bazë në zonën e Bay Area në SHBA.

Ky bashkĂ«punim vjen pas tre albumeve tĂ« publikuara nĂ«n Warner Records dhe njĂ« sĂ«rĂ« hitesh tĂ« mĂ«dha si Meant to Be, I’m A Mess, Me, Myself, and I, I’m Good (Blue) dhe In the Name of Love, si dhe bashkĂ«punimeve me artistĂ« tĂ« njohur botĂ«rorĂ« si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Florida Georgia Line, Doja Cat, Snoop Dogg, Kylie Minogue, Louis Tomlinson dhe shumĂ« tĂ« tjerĂ«.

Lajmin pĂ«r marrĂ«veshjen e re Rexha e bĂ«ri publik mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj, duke iu pĂ«rgjigjur njĂ« pyetjeje tĂ« njĂ« fansi nĂ« rrjetet sociale, nĂ« njĂ« kohĂ« kur “era e saj e re” artistike tashmĂ« ka nisur.

Edhe pse detajet e kontratĂ«s nuk janĂ« bĂ«rĂ« publike, njoftimi i Empire thekson se ky partneritet “sinjalizon njĂ« lĂ«vizje strategjike drejt njĂ« autonomie mĂ« tĂ« madhe kreative, duke vazhduar njĂ«kohĂ«sisht zgjerimin e ndikimit tĂ« saj global”, si dhe “thekson pĂ«rkushtimin e Empire pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me artistĂ« tĂ« nivelit botĂ«ror dhe pĂ«r t’i ndihmuar ata tĂ« ndĂ«rtojnĂ« karriera tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjata, sipas kushteve tĂ« tyre”.

VetĂ« Rexha u shpreh: “NjerĂ«zit mund tĂ« mĂ« njohin si artiste pop, por nĂ« thelb gjithmonĂ« e kam parĂ« veten para sĂ« gjithash si kĂ«ngĂ«tare dhe autore. TĂ« bĂ«hem e pavarur dhe tĂ« bashkĂ«punoj me Empire nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« lĂ«vizje biznesi pĂ«r mua. Ata besojnĂ« nĂ« vizionin tim dhe u besojnĂ« instinkteve tĂ« mia, gjĂ« qĂ« ma ka rifreskuar kreativitetin. Kjo epokĂ« e re ka tĂ« bĂ«jĂ« me pranimin e çdo pjese tĂ« vetes sime, edhe kur jam rrĂ«mujĂ«. Ky version i imi Ă«shtĂ« pa kĂ«rkuar falje dhe plotĂ«sisht i qetĂ« nĂ« rrugĂ«n e vet. Jam e emocionuar t’i ftoj njerĂ«zit mĂ« thellĂ« nĂ« botĂ«n time, pĂ«rtej muzikĂ«s. KĂ«tĂ« e bĂ«j pĂ«r mamanĂ«, pĂ«r fansat dhe pĂ«r Bebe-n e vogĂ«l.”

Nga ana tjetĂ«r, themuesi dhe drejtori ekzekutiv i Empire, Ghazi, tha: “Bebe Rexha ka ndĂ«rtuar njĂ« trashĂ«gimi tĂ« pamohueshme si kantautore dhe ikonĂ« e popit, me hite qĂ« kapĂ«rcejnĂ« zhanret. Ajo ka njĂ« aftĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« krijuar kĂ«ngĂ« qĂ« rezonojnĂ« globalisht dhe ajo qĂ« na entuziazmon mĂ« sĂ« shumti Ă«shtĂ« fakti se ajo vazhdon tĂ« evoluojĂ«. Ky partneritet shĂ«non njĂ« kapitull tĂ« ri dhe tĂ« fuqishĂ«m, ku sĂ« bashku mund tĂ« arrijmĂ« lartĂ«si tĂ« reja kreative.”

Artistja e lindur nĂ« Brooklyn e nisi karrierĂ«n profesionale si autore kĂ«ngĂ«sh, duke shĂ«nuar suksese me emra si Eminem, Rihanna dhe Selena Gomez. Ajo Ă«shtĂ« nominuar katĂ«r herĂ« pĂ«r çmimet Grammy, pĂ«rfshirĂ« kategorinĂ« Best New Artist, dhe nĂ« vitin 2018 u nderua si njĂ« nga “Variety Hitmakers”. Po ashtu, Rexha interpretoi himnin kombĂ«tar amerikan nĂ« ndeshjen e dytĂ« tĂ« World Series 2025.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bebe Rexha nis epokën e re artistike me label-in Empire, premton një vit të zjarrtë në muzikë appeared first on Sinjali.

Disa sisteme imunitare mund të mundin kancerin: A mund të kthehet kjo në një ilaç?

Shkencëtarët po shqyrtojnë një ide premtuese: a mund të përdoret mënyra se si vetë trupi lufton kancerin për të krijuar një trajtim të ri?

Sipas disa studimeve, përgjigjja mund të jetë po, megjithëse rruga drejt një ilaçi funksional është ende e gjatë, ka raportuar The New York Times.

Dihet se shumica e kancereve rriten, përhapen dhe pa trajtim janë vdekjeprurëse.

Por në disa raste të rralla, kanceri ose zhduket vetë, ose mbetet në trup pa u përkeqësuar dhe pa shkaktuar simptoma. Kjo bie ndesh me atë që zakonisht besohet për kancerin.

Pikërisht kjo e ka intriguar prej vitesh doktorin Edward Patz, studiues i njohur i kancerit në Universitetin Duke, i cili mendon se këto raste të pazakonta mund të fshehin çelësin për trajtime të reja.

Pas shumë vitesh kërkimi, puna e tij ka çuar në zhvillimin e një ilaçi eksperimental, i cili deri tani është testuar vetëm te një numër i vogël pacientësh me kancer të mushkërive. Rezultatet fillestare janë inkurajuese, megjithëse shumica e ilaçeve eksperimentale dështojnë kur testohen në studime më të mëdha.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur doktor Patzin, i cili ka themeluar kompaninë Grid Therapeutics, me shpresën se ky ilaç do të shndërrohet në një formë të re trajtimi kundër kancerit.

Edhe studiues të tjerë, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë projekt, shprehen të interesuar.

“Jemi ende shumĂ«, shumĂ« herĂ«t. Por ideja mĂ« pĂ«lqen”, ka thĂ«nĂ« doktor Roy Herbst, ekspert i kancerit tĂ« mushkĂ«rive dhe shef i onkologjisĂ« mjekĂ«sore nĂ« Universitetin Yale.

Edhe doktor David Barbie, shef i onkologjisë torakale në Institutin Dana-Farber, e konsideron konceptin interesant, por paralajmëron se rruga drejt provave të forta është e gjatë.

“NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, efektiviteti Ă«shtĂ« ende vetĂ«m njĂ« lidhje e vĂ«zhguar, jo njĂ« provĂ« e qartĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Kërkimi i doktor Patzit ka nisur dekada më parë, kur ai ka vërejtur se disa kancere që duken të njëjta në skanime, në realitet sillen shumë ndryshe: disa janë të ngadalta dhe të padëmshme, ndërsa të tjerat agresive.

Ai dhe ekipi i tij kanë analizuar mostra të ruajtura prej 25 vjetësh nga pacientë me kancer të mushkërive, duke krahasuar ata që kishin ndërruar jetë shpejt me ata që kishin mbijetuar.

“Ne kishim mostra indi tĂ« tumorit, mostra gjaku dhe tĂ« dhĂ«na tĂ« qarta pĂ«r ecurinĂ« e sĂ«mundjes”, ka thĂ«nĂ« doktor Patz.

Fillimisht, studiuesit kanë kërkuar dallime gjenetike ose proteina të veçanta, por nuk kanë gjetur asgjë domethënëse. Më pas, ata u fokusuan te serumi i gjakut dhe aty zbuluan diçka interesante: një antitrup të quajtur GT103.

Pas analizës së qindra pacientëve, doktor Patz ka vërejtur se prania e këtij antitrupi lidhej me një stagnim të kancerit të mushkërive në fazat e hershme.

Dukej se GT103 ndihmonte sistemin imunitar tĂ« sulmonte qelizat kancerogjene, duke bllokuar njĂ« “mburojĂ« molekulare” qĂ« kanceri pĂ«rdor pĂ«r t’u fshehur nga mbrojtja e trupit.

Kur ky antitrup Ă«shtĂ« i pranishĂ«m, njĂ« pjesĂ« e sistemit imunitar arrin t’i shkatĂ«rrojĂ« qelizat e kancerit.

Hapi tjetër ishte prodhimi i sasive të mëdha të këtij antitrupi për përdorim si trajtim.

Studiuesit e Institutit për Vaksina në Universitetin Duke ndihmuan në prodhimin e tij.

Testet te kafshët kanë treguar rezultate pozitive. Më pas nisi faza e parë e provave te njerëzit, e fokusuar vetëm në sigurinë e ilaçit.

Studimi ka përfshirë 31 pacientë me kancer të mushkërive, te të cilët trajtimet standarde kishin dështuar.

Tumoret nuk u tkurrën, por te rreth një e treta e pacientëve, ato ndaluan së rrituri për një peirudhë kohore.

“E pĂ«rdora te njĂ« pacient qĂ« kishte kaluar disa linja trajtimi pa sukses. Nuk kishim shumĂ« çfarĂ« t’i ofronim, por me kĂ«tĂ« ilaç, kanceri i tij ka ndaluar sĂ« rrituri pĂ«r nĂ«ntĂ« apo dhjetĂ« muaj”, ka thĂ«nĂ« doktor George Simon.

Më pas, studiuesit e kombinuan antitrupin me pembrolizumab, një ilaç imunoterapie i njohur si Keytruda.

Ideja ishte që të aktivizoheshin dy mekanizma të ndryshëm të sistemit imunitar njëkohësisht.

“Antitrupi ynĂ« vret qelizat e tumorit, por ndoshta jo tĂ« gjitha. Me ilaçin tjetĂ«r, ne pĂ«rpiqemi ta ‘trajnojmë’ sistemin imunitar qĂ« tĂ« merret me pjesĂ«n tjetĂ«r”, ka shpjeguar doktor Patz.

Rezultatet ishin të përziera. Te disa pacientë, tumoret u stabilizuan, por më vonë filluan të rriteshin sërish. Në disa raste, rritja e dukshme në skanime ishte për shkak të inflamacionit, jo të rritjes reale të kancerit.

“Ajo qĂ« shohim nĂ« imazhe nuk janĂ« gjithmonĂ« qeliza kancerogjene”, ka thĂ«nĂ« doktor Patz.

Megjithatë, pati edhe një rast të jashtëzakonshëm.

Një pacient kishte zhdukje të plotë të tumorit. Prej dy vitesh, analizat nuk kanë treguar asnjë shenjë të sëmundjes.

“Ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« asnjĂ« trajtim”, ka thĂ«nĂ« doktori Hirva Mamdani.

Hapi i radhës, sipas studiuesve, është një studim shumë më i madh, me qindra pacientë dhe me një grup krahasimi.

“Duhet t’i studiojmĂ« kĂ«to rezultate nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€, ka thĂ«nĂ« doktor Simon.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Disa sisteme imunitare mund të mundin kancerin: A mund të kthehet kjo në një ilaç? appeared first on Sinjali.

Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje

Pas pĂ«rfundimit tĂ« aksionit tĂ« sotĂ«m pĂ«r dallavere me vota nĂ« Prizren, i cili rezultoi me 109 tĂ« arrestuar, Prokuroria Themelore ka zbuluar edhe raste tĂ« pĂ«rfshirjes nĂ« veprĂ«n penale “dhĂ«nie e marrje tĂ« ryshfetit”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu, bëri të ditur këtë gjatë një konference për media.

“Pjesa me dhĂ«nie e marrje tĂ« ryshfetit Ă«shtĂ« zbuluar sot prej njĂ« prej komisionerĂ«ve ka vendosur tĂ« bashkĂ«punojĂ« me ProkurorinĂ«. Ata qĂ« janĂ« tĂ« dyshuar, mund tĂ« marrin dhe cilĂ«sinĂ« e dĂ«shmitarĂ«ve bashkĂ«punĂ«torĂ«â€, tha Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje appeared first on Sinjali.

E bujshme nga Torino: Juventus synon Fisnik Asllanin për të zëvendësuar Vlahovicin

Juventusi ka nisur tashmë planifikimin e repartit ofensiv për verën e ardhshme, me synimin për të zëvendësuar Dusan Vlahovic dhe për të sjellë emra të rinj kyç në sulm.

Mes profileve që bardhezinjtë po ndjekin me vëmendje është Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim. Sulmuesi, 1.91 metra i gjatë, po kalon një sezon pozitiv, duke regjistruar 19 paraqitje në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime.

Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro, një shifër që e bën operacionin të vështirë, por gjithsesi konkret për një lojtar të ri me potencial të madh zhvillimi.

Interesi për të nuk mungon, pasi edhe Bayern Munich po e monitoron situatën, me klubin bavarez që e sheh si një alternativë të mundshme për të ardhmen, përfshirë edhe skenarin e zëvendësimit të Harry Kane.

Plani i Juventusit, duke shpresuar që edhe Youssef En-Nesyri të ketë ndikim pozitiv nëse transferohet në janar, është ndërtimi i një reparti të ri sulmues. Ideja është një treshe e përbërë nga sulmuesi maroken, Openda dhe Asllani, ndërsa Jonathan David nuk konsiderohet më prioritet për bardhezinjtë, raportojnë mediat italiane pranë klubit nga Torino.

Ndërkohë, Asllani do të largohet nga Hoffenheim, por aktualisht është i fokusuar që ta kualifikojë skuadrën gjermane në Ligën e Kampionëve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E bujshme nga Torino: Juventus synon Fisnik Asllanin për të zëvendësuar Vlahovicin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Skandali i votave në Prizren, një tjetër anëtar i familjes Paçarizi në arrati

Sinjali mëson se një person nga familja Paçarizi është në arrati.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Hasan Paçarizin – Cani.

Pak më parë, Sinjali raportoi se nga kjo familje janë ndaluar edhe dy persona, Granit dhe Ideal Paçarizi.

Nga ky aksion, 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në këtë komunë.

Kurse, kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, ka thĂ«nĂ« se 109 persona janĂ« ndaluar lidhur me manipulimin e votave, derisa ka theksuar se katĂ«r partitĂ« kryesore nĂ« vend “i kanĂ« dĂ«rguar tĂ« preferuarit e tyre dhe ata kanĂ« menduar se larg syve tĂ« drejtĂ«sisĂ« mund tĂ« manipulojnĂ«â€.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Skandali i votave në Prizren, një tjetër anëtar i familjes Paçarizi në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, përveç arrestim të Granit Paçarizit në pranga ka rënë edhe një anëtar tjetër i kësaj familje.

Sinjali mëson se është ndaluar Ideal Paçarizi.

Kujtojmë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Autoritetet thanë se të ndaluarit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi appeared first on Sinjali.

A do të intervistohen kandidatët për deputetë? Flet kryeprokurori Kryeziu

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka folur për mundësinë e intervistimit të kandidatëve për deputetë në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e votës, duke theksuar se Prokuroria vepron gjithmonë mbi bazën e provave.

Ai ka bërë të ditur se deri në këtë fazë, veprimet janë të përqendruara tek personat që dyshohet se kanë keqpërdorur drejtpërdrejt votën, duke sqaruar se këta persona kanë vendosur nënshkrimet e tyre.

“Prokuroria udhĂ«heqet gjithmonĂ« me prova. Deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« po veprojmĂ« ndaj atyre qĂ« drejtpĂ«rdrejt kanĂ« keqpĂ«rdorur votĂ«n. Ata kanĂ« vendosur nĂ«nshkrimet e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, aktualisht nuk ka informacione që ndërlidhin drejtpërdrejt ndonjë kandidat me ndërhyrje në procesin zgjedhor, por kjo nuk përjashton mundësinë që edhe ata të dëgjohen nga Prokuroria.

“Deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk kemi ndonjĂ« informacion qĂ« involvon ndonjĂ« kandidat drejtpĂ«rdrejt nĂ« ndĂ«rhyrje, mirĂ«po unĂ« besoj qĂ« edhe kandidatĂ«t do tĂ« dĂ«gjohen nĂ« Prokurori”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka theksuar se Prokuroria ka dĂ«gjuar edhe deklaratat publike tĂ« kandidatĂ«ve, tĂ« cilĂ«t janĂ« shprehur se ndihen tĂ« dĂ«mtuar nga kjo situatĂ«, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur se atyre do t’u ofrohet mundĂ«sia tĂ« japin dĂ«shmi nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« dĂ«mtuarve.

“Ne kemi dĂ«gjuar edhe deklaratat e tyre qĂ« ata ndihen edhe tĂ« dĂ«mtuar. Prokuroria do t’ua ofrojĂ« edhe kĂ«tĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« japin dĂ«shmi edhe nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« dĂ«mtuarve”, ka thĂ«nĂ« ai.

Në fund, kryeprokurori i Prizrenit ka siguruar se do të bëhen përpjekje maksimale për të siguruar prova për secilin rast dhe se Prokuroria do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo për të cilin ka prova.

“NĂ« çdo rast, do tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje maksimale tĂ« sigurojmĂ« pĂ«r secilin prova dhe do tĂ« jemi tĂ« pakompromis ndaj kujtdo qĂ« ka prova”, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do të intervistohen kandidatët për deputetë? Flet kryeprokurori Kryeziu appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon infrastrukturĂ«n energjetike, BE: Moska dĂ«shiron tĂ« “ngrijĂ« UkrainĂ«n”, para bisedimeve me SHBA-nĂ«

Bashkimi Evropian ka akuzuar RusinĂ« se po pĂ«rpiqet qĂ«llimisht ta “ngrijĂ« UkrainĂ«n” duke sulmuar infrastrukturĂ«n energjetike, me synimin pĂ«r tĂ« thyer moralin e popullsisĂ« civile, pĂ«rpara zhvillimit tĂ« bisedimeve tĂ« rralla trepalĂ«she me Shtetet e Bashkuara.

Sipas Komisionit Evropian, sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik ukrainas po i privojnë civilët nga ngrohja, energjia elektrike dhe shërbimet bazë, në mes të dimrit të ashpër.

Komisionerja e BE-së për Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, deklaroi se këto sulme janë të qëllimshme.

“Sulmet e vazhdueshme tĂ« RusisĂ« ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« UkrainĂ«s po i privojnĂ« qĂ«llimisht civilĂ«t nga ngrohja, drita dhe shĂ«rbimet bazĂ« nĂ« mes tĂ« dimrit. Ato janĂ« tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« thyer shpirtin ukrainas. Ato do tĂ« dĂ«shtojnë’, tha ajo.

Në përgjigje të situatës, Komisioni Evropian njoftoi se do të dërgojë 447 gjeneratorë emergjentë nga rezervat strategjike të BE-së, të mekanizmit rescEU, të vendosura në Poloni. Gjeneratorët do të shpërndahen nga Ministria për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ukrainas, për komunitetet më të prekura.

“Evropa pĂ«rgjigjet me veprime, jo me fjalĂ«. DĂ«rgesa e re e gjeneratorĂ«ve Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« rrugĂ« e sipĂ«r dhe i shtohet mĂ« shumĂ« se 9 500 gjeneratorĂ«ve qĂ« BE-ja ka siguruar deri tani nĂ« tĂ« gjithĂ« UkrainĂ«n,” theksoi Lahbib.

Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova, u shpreh se BE-ja nuk do të lejojë që Rusia ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përmes dimrit.

“Nuk do ta lejojmĂ« RusinĂ« ta ngrijĂ« UkrainĂ«n. Ne sjellim dritĂ« dhe ngrohtĂ«si aty ku Rusia dĂ«rgon errĂ«sirĂ«.”

Ndërkohë, operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka bërë të ditur se situata energjetike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, pas sulmeve të fundit ajrore ruse. Sipas autoriteteve, disa objekte të prodhimit të energjisë po i nënshtrohen aktualisht riparimeve emergjente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon infrastrukturĂ«n energjetike, BE: Moska dĂ«shiron tĂ« “ngrijĂ« UkrainĂ«n”, para bisedimeve me SHBA-nĂ« appeared first on Sinjali.

Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur

Gjashtë persona u plagosën me thikë, teksa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, gjatë një demonstrate të komunitetit kurd në qytetin e Antwerpit në Belgjikë, mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ndodhi pranĂ« sheshit ‘Opera’, ku rreth 50 protestues ishin mbledhur pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar mbrojtje pĂ«r kurdĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« verilindje tĂ« SirisĂ«. Sipas policisĂ«, protesta kishte qenĂ« fillimisht paqĂ«sore.

Demonstrata nisi rreth orës 18:00 (me orën lokale) dhe po i afrohej fundit, kur situata u përshkallëzua rreth orës 19:20. Katër nga të plagosurit u gjetën pranë sheshit Opera, ndërsa dy të tjerë u lokalizuan në zona të afërta, përkatësisht në Rooseveltplaats dhe në rrugën Sint-Elisabethstraat. Të gjashtë personat kishin plagë të shkaktuara nga thika.

Pamjet e shpĂ«rndara nĂ« rrjetet sociale tregojnĂ« momentin kur oficerĂ«t e policisĂ« neutralizojnĂ« njĂ« tĂ« dyshuar, ndĂ«rsa nĂ« vendngjarje shihen flamuj kurdĂ« dhe tĂ« PKK-sĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« sĂ« ZonĂ«s sĂ« Antwerp-it, Wouter Bruyns, bĂ«ri tĂ« ditur pĂ«r median belge ‘De Morgen’ se dy persona janĂ« arrestuar. Sipas hetimeve fillestare, tĂ« dyshuarit ishin pĂ«rzier mes protestuesve gjatĂ« tubimit.

Forcat e policisë ndodhen tashmë në vendngjarje për të monitoruar demonstratën dhe arritën të ofrojnë ndihmën e parë menjëherë pas incidentit, deri në mbërritjen e ambulancave. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi identitetin apo motivet e mundshme të të dyshuarve.

“NjĂ« hetim i plotĂ« po zhvillohet nĂ« vendngjarje, pĂ«rfshirĂ« analiza forenzike. Policia po u kĂ«rkon me kĂ«mbĂ«ngulje kalimtarĂ«ve tĂ« largohen nga zona”, deklaroi Bruyns, duke shtuar se pĂ«r momentin nuk mund tĂ« ndahen detaje tĂ« tjera.

OrganizatorĂ«t e protestĂ«s thanĂ« se tubimi kishte qenĂ« paqĂ«sor deri nĂ« momentin kur shpĂ«rtheu dhuna. Orhan Kilic, zĂ«dhĂ«nĂ«s i organizatĂ«s kurde NavBel, e cilĂ«soi sulmin si tĂ« motivuar politikisht. “Kjo lidhet drejtpĂ«rdrejt me çështjen kurde dhe me sulmet xhihadiste ndaj kurdĂ«ve nĂ« Siri. ËshtĂ« qartĂ«sisht e motivuar politikisht”, tha Kilic pĂ«r DeMorgen. “Prej kohĂ«sh shohim organizata dhe individĂ« me frymĂ«zim islamik qĂ« na sulmojnĂ« verbalisht, dhe tani duket se kjo ka kaluar edhe nĂ« dhunĂ« fizike”.

Ndërkohë, tensionet në verilindje të Sirisë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët dhe aleate kryesore të SHBA-së në luftën kundër ISIS-it, po përballen me sulme të intensifikuara nga forcat e qeverisë siriane. SDF kontrollon territore të rëndësishme dhe të pasura me naftë, gjë që e bën rajonin strategjik dhe konfliktin edhe më të ndërlikuar.

Autoritetet belge kanë deklaruar se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse sulmi ka qenë i organizuar apo i lidhur me tensionet politike dhe etnike ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur appeared first on Sinjali.

Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka dhënë kontributin e parë financiar prej 10 milionë eurosh për të mbështetur Tribunalin Special, i cili po krijohet për të hetuar dhe gjykuar krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ky tribunal po ngrihet nën kujdesin e Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e njoftoi financimin mbrëmjen e sotme gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Këshillin e Evropës.

“BE-ja ka dhĂ«nĂ« 10 milionĂ« euro tĂ« parat pĂ«r njĂ« Tribunal tĂ« ri Special pĂ«r tĂ« ndjekur penalisht udhĂ«heqĂ«sit rusĂ« pĂ«r rolin e tyre nĂ« luftĂ«n e MoskĂ«s kundĂ«r UkrainĂ«s. UdhĂ«heqĂ«sit e RusisĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« luftĂ« dhe ata duhet tĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Nuk mund tĂ« ketĂ« pandĂ«shkueshmĂ«ri,” tha Kallas.

Ky njoftim vjen pas kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai qortoi partnerët ndërkombëtarë për ritmin e ngadaltë në drejtimin e drejtësisë ndaj Vladimir Putin dhe për dënimin e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës.

Tribunali Special u krijua përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në qershor 2025 mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës në Strasburg. Ai synon të sigurojë që udhëheqësit rusë të mbajnë përgjegjësi për agresionin dhe krimet e kryera gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.

Viktima Ă«shtĂ« identifikuar si Klaudio Gjoka, ndĂ«rsa sipas mediave italiane, shkak u bĂ« njĂ« pĂ«rplasje midis njĂ« kamioni dhe njĂ« veture tip “Audi” qĂ« po drejtohej nga i riu shqiptar, raporton Tch.

Zjarrfikësit e Saluzzos, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar appeared first on Sinjali.

❌