❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veliu kërkon reformim të degës së LDK-së në Podujevë: Humbjet e njëpasnjëshme tregojnë krizën



Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë një thirrje publike për reformim të menjëhershëm të Degës së LDK-së në Podujevë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si krizë të thellë politike dhe organizative.

Në një reagim publik, Veliu tha se pesë humbjet e njëpasnjëshme zgjedhore janë pasojë direkte e një drejtimi të gabuar dhe mungesës së përgjegjësisë politike.

“Dega e LDK-sĂ« nĂ« PodujevĂ« ndodhet nĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ« politike dhe organizative. PesĂ« humbje rresht janĂ« pasojĂ« direkte e njĂ« kryetari tĂ« komanduar qĂ« ka humbur besimin e anĂ«tarĂ«sisĂ«, pa marrĂ« asnjĂ«herĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, ka deklaruar Veliu.

Ai ka kujtuar se për më shumë se tri dekada, kjo degë ka qenë shembull i organizimit dhe fitoreve, duke theksuar se qytetarët e Podujevës i kanë besuar pesë herë drejtimin e komunës.

“Kjo tregon se partia di tĂ« fitojĂ« kur respektohen parimet, demokracia e brendshme dhe baza e saj”, ka shtuar ai.

Sipas Veliut, pas largimit të tij nga drejtimi i degës, janë marrë vendime që i ka cilësuar si kundërstatutore dhe pa legjitimitet.

“DegĂ«s i janĂ« imponuar vendime tĂ« mbyllura, pĂ«rjashtuese dhe pa legjitimitet. Rezultati Ă«shtĂ« i qartĂ«: humbje, demotivim dhe largim i anĂ«tarĂ«sisĂ«â€, u shpreh Veliu.

Veliu ka theksuar se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, LDK në Podujevë nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo Ă«shtĂ« alarm serioz dhe kĂ«rkon reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, tha ai.

Në këtë kontekst, Veliu ka kërkuar marrje përgjegjësie politike, hapje të degës ndaj anëtarësisë dhe organizim të zgjedhjeve të lira dhe transparente.

“Kjo Ă«shtĂ« thirrje pĂ«r shpĂ«tim politik tĂ« LDK-sĂ«. Heshtja dhe nĂ«nshtrimi pĂ«rballĂ« dĂ«shtimit vetĂ«m sa e thellojnĂ« krizĂ«n”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të kontribuojë me përvojën e tij politike për reformimin dhe rikthimin e besimit të humbur.

“Nuk kĂ«rkoj privilegje. LDK nuk i pĂ«rket njĂ« individi apo njĂ« grupi tĂ« vogĂ«l. Ajo Ă«shtĂ« e anĂ«tarĂ«ve dhe votuesve tĂ« saj”, pĂ«rfundoi Veliu. /Telegrafi/

ZRRE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars



Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datë 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet. Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve fillestare nga operatorët e sektorit të energjisë në kuadër të procesit vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datën 28 janar 2026. Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim. Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.

Pepaj, në një përgjigje me email, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka deklaruar se operatorët e sektorit energjetik zakonisht presin momentin e fundit për dorëzimin e dokumenteve. Sipas tij, duke parë gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe reduktimet e shpeshta, pritet se do të ketë ndryshime tarifore.

“Duke e parĂ« situatĂ«n se si po shkon sektori energjetik, me gjithĂ« kĂ«to reduktime tĂ« shumta qĂ« po ndodhin dhe duke ua lĂ«nĂ« fajin njĂ«ra-tjetrĂ«s, na bĂ«n tĂ« kemi dyshimet tona se nga tĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« do t’i dĂ«rgojnĂ« kĂ«rkesat e tyre nĂ« ZRRE, do tĂ« ketĂ« kĂ«rkesa pĂ«r rritjen e tĂ« hyrave, gjĂ« qĂ« pa dyshim do tĂ« ndikojĂ« nĂ« rritje tĂ« tarifave pĂ«r ne si konsumatorĂ«â€, tha Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e pranojnë një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se pasojat e rritjes së fundit prej 16.1 për qind po ndihen çdo ditë.

“Jemi duke pasur rritje tĂ« vazhdueshme tĂ« çmimeve jo vetĂ«m tĂ« produkteve, por edhe tĂ« shĂ«rbimeve. PĂ«r shembull, kemi pasur rritje tĂ« çmimeve tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit. KĂ«to po i vĂ«rteton edhe Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s”, shtoi ai.

ZRRE pritet të marrë vendimin përfundimtar para fundit të muajit mars, ndërsa tarifat e reja të energjisë elektrike, cilat do qofshin ato, do të hyjnë në fuqi më 1 prill./RTK/

Publikohen pamjet e aksidentit në Mamushë, polici shpëton për pak sekonda nga goditja



Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në Mamushë, ku mbetën të lënduar 6 persona.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje ku shihet momenti i aksidentit në të cilin për pak sa nuk u godit edhe një zyrtar policor.

Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, vërehet se një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe godet fillimisht një kamionetë të ndaluar nga policia dhe më pas përplaset edhe me veturën zyrtare policore.

Në video shihet qartë se polici, i cili ndodhej në afërsi të automjeteve, arrin të largohet vetëm disa sekonda para goditjes, duke shmangur kështu përplasjen direkte.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/


Kurti diskuton hapat e formimit të institucioneve me ambasadorin e Britanisë dhe Suedisë



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale në vend, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, si dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve të reja.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishin prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, pa diskriminim dhe pa privilegje, për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ai vuri në pah rëndësinë e rritjes së vazhdueshme ekonomike, progresit shoqëror dhe avancimit demokratik.

Në takim u theksua gjithashtu angazhimi i Kosovës për paqe dhe siguri, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e kufijve, si dhe synimi për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO. /Telegrafi/

Në QNR janë rinumëruar 74% e vendvotimeve, 27 komuna e përmbyllin procesin



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, apo 1,887 nga gjithsej 2,557 vendvotime të përfshira në këtë proces.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe po vazhdon pa ndërprerje.

“Nga fillimi i kĂ«tij procesi dhe deri mĂ« tani, mĂ« 27 janar 2026, ora 10:00, janĂ« rinumĂ«ruar rreth 74 pĂ«r qind apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar Elezi.

Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit tashmë është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa në komunat e tjera po vazhdon sipas planifikimit të KQZ-së.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit për secilin vendvotim dhe janë të qasshme për qytetarët në platformën zyrtare të rezultateve, në seksionin QNR > Rinumërim.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse, me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor./Telegrafi/

Me pistoletë në bagazhe drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas



Një 30-vjeçar është arrestuar në Rinas teksa do të udhëtonte drejt Italisë, pasi nga kontrolli me skaner në bagazhet e tij është gjetur një pistoletë me municion luftarak.

Sipas njoftimit të policisë, arma do të trafikohej nga Shqipëria drejt vendit fqinj nga 30-vjeçari H.H., rezident në Itali.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ai u arrestua me akuzĂ«n pĂ«r veprĂ«n penale “Trafikimi i armĂ«ve dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve tĂ« dedikuara, bazuar nĂ« analizĂ«n e riskut dhe nĂ« informacionet e inteligjencĂ«s policore, tĂ« intensifikuara me qĂ«llim parandalimin e çdo paligjshmĂ«rie, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare tĂ« PKK Rinas, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e sigurisĂ« nĂ« aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Siguria”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« tĂ« cilit u godit njĂ« rast i tentativĂ«s pĂ«r tĂ« trafikuar armĂ« zjarri, nga ShqipĂ«ria nĂ« Itali.

GjatĂ« kĂ«tij operacioni, u kap nĂ« flagrancĂ«, nĂ« dalje tĂ« ShqipĂ«risĂ«, dhe u vu nĂ« pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident nĂ« Itali. Nga kontrolli nĂ«pĂ«rmjet skanerit, nĂ« bagazhet e kĂ«tij shtetasi, u gjet 1 armĂ« zjarri pistoletĂ« me municion luftarak, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale”./euronews/

Protestat në rajon bllokojnë eksportin dhe importin e kompanive kosovare, reagon DHTIK-ja



Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.

Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.

Me këtë rast, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për tejkalimin e kësaj situate.

Po ashtu, DHTIK i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin dhe tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), i cili është vendosur në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe ka nisur të zbatohet gradualisht që nga 12 tetori 2025.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zgjidhja e kësaj çështjeje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë./Telegrafi/

Babai kishte dalë nga burgu në Itali, zbardhen detaje nga plagosja e dy të rinjve në Durrës



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.

Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.

Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e situatĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« ai t’i shkonte vajzĂ«s nĂ« vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikĂ« nĂ« rrugĂ«.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r t’i ndarĂ«, njĂ« kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./euronews/

Incidenti në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK-ja



Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare, nĂ« KlinikĂ«n e KirurgjisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve ka ndodhur njĂ« incident mes dy punonjĂ«sve shĂ«ndetĂ«sorĂ«. PĂ«r rastin janĂ« njoftuar organet e rendit, tĂ« cilat kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Qyqalla.

Ajo ka shtuar se për momentin nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin. Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i ka thënë Telegrafit se informatën e kanë pranuar sot rreth orës 08:00.

"Sot kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar "Sulm". Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana.

Ndryshe Gazeta Shneta ka raportiar se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme. /Telegrafi/

Dyshime për manipulim të zgjedhjeve lokale në Ferizaj, 33 ish-kandidatë për asamble kërkojnë rinumërim



Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e votave.

Fazliu deklaroi se në Prokurori janë dorëzuar emrat e 33 ish-kandidatëve për asamble komunale nga Ferizaj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të dorëzohen edhe emra nga komuna të tjera.

Ai tha se kërkesa në Prokurori ka të bëjë me zgjerimin e hetimeve që tashmë janë duke u zhvilluar për 28 dhjetorin, duke theksuar se bëhet fjalë për të njëjtët komisionerë zgjedhorë dhe për shkelje të natyrës së njëjtë.

Sipas tij, ekziston dyshim i bazuar se komisionerët që dyshohet se kanë kryer shkelje më 28 dhjetor, mund të kenë keqpërdorur vullnetin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.

Paralelisht, Fazliu njoftoi se i është drejtuar edhe KQZ-së me kërkesë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pas, siç tha ai, daljes në pah të provave të reja për keqpërdorime dhe manipulime. Ai theksoi se njëra nga kërkesat kryesore është rinumërimi i votave.

“NĂ« zgjedhje lokale edhe njĂ« votĂ« e bĂ«n diferencĂ«n. NĂ«se pas rinumĂ«rimit rezultati mbetet i njĂ«jtĂ«, atĂ«herĂ« mirĂ«, por nĂ«se ndryshon, do tĂ« kĂ«rkojmĂ« anulimin e procesit”, deklaroi Fazliu.

Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me asgjësimin e fletëvotimeve, duke thënë se nuk ka hasur në asnjë njoftim zyrtar nga KQZ për këtë çështje.

“Kam hulumtuar faqen e KQZ-sĂ« dhe nuk kam gjetur asnjĂ« njoftim zyrtar pĂ«r asgjĂ«simin e fletĂ«votimeve. Kam dĂ«gjuar se janĂ« asgjĂ«suar, por mungon njĂ« konfirmim zyrtar”, tha Fazliu. /Telegrafi/

​Kosova lanson Rrjetin e parĂ« tĂ« Grave nĂ« Siguri, nĂ«nshkruan memorandume



Fondacioni Jahjaga ka lansuar të hënën Rrjetin e Grave në Siguri, i cili synon të jetë mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese institucionale të sigurisë.

Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Inspektoratit Policor e institucione të tjera, raporton KosovaPress.

Themeluesja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga deklaroi se Kosova është rasti i parë në botë që po lanson një rrjet të tillë.

Ish-presidentja, Jahjaga thotë se rrjeti është mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese, por nuk zëvendëson mandatet.

“Sot po lansojmĂ« njĂ« diçka qĂ« tĂ« shĂ«rbej jo vetĂ«m grave, por edhe vetĂ« institucioneve tona tĂ« sigurisĂ« nĂ« vend. GratĂ« janĂ« pjesĂ« aktive e institucioneve tona tĂ« sigurisĂ« dhe kĂ«tĂ« neve e kemi dĂ«shmuar me dekada me radhĂ«, kontributi i tyre dhe juaj Ă«shtĂ« i pamohueshĂ«m nĂ« policisĂ«, mbrojtje, mbikĂ«qyrje institucionale dhe menaxhim tĂ« emergjencave.....04’26Rrjeti Ă«shtĂ« menduar si njĂ« mekanizĂ«m mbĂ«shtetĂ«s qĂ« plotĂ«son strukturat ekzistuese, ai nuk zĂ«vendĂ«sonĂ« mandate apo kompetenca, por i fuqizon ato pĂ«r bashkĂ«punimin profesional dhe dialogut tĂ« vazhdueshĂ«m. PĂ«rmes kĂ«tij rrjeti gratĂ« pjesĂ«marrĂ«se mund tĂ« ndajnĂ« praktika tĂ« mira tĂ« mĂ«sojnĂ« nga njĂ«ra tjera dhe tĂ« ndĂ«rtojnĂ« iniciativa tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutiv e Fondacionit Jahjaga, Egzona Bexheti tha se ky rrjet Ă«shtĂ« ‘kthesĂ« strategjike e KosovĂ«s duke tejkaluar aspiratĂ«n pĂ«r barazi’.

“Nuk mund tĂ« ketĂ« siguri tĂ« qĂ«ndrueshme pa pĂ«rfshirjen kuptim plotĂ« tĂ« grave. Themeli i rrjetit tĂ« grave nĂ« sektorin e sigurisĂ« shĂ«non njĂ« kthesĂ« strategjike nĂ« KosovĂ« duke shkuar pĂ«rtej aspiratĂ«s pĂ«r barazi. Ky rrjet do tĂ« shĂ«rbej si urĂ« bashkĂ«punimi nĂ« hapĂ«sirĂ« ku profesionalizmi, pĂ«rkushtimi i grave pĂ«rkthehet nĂ« fuqi vendimmarrĂ«se nĂ« shĂ«rbim tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si”, tha ajo.

Ndërsa, e ngarkuara me punë në Kosovë nga Ambasada e Holandës në Kosovë, Desiree Bonis tha se në sektorin e sigurisë gratë mbeten të nënpërfaqësurara. Ajo thekson se rrjeti i grave në siguri është investim në ndryshime afatgjate.

“Holanda beson fuqishĂ«m qĂ« institucionet e sigurisĂ« pĂ«rfitojnĂ« legjitimitetin dhe ligjshmĂ«rinĂ« kur janĂ« tĂ« rrĂ«njosur nĂ« llogaridhĂ«nie dhe gjithpĂ«rfshirje. Ne e dimĂ« qĂ« sfidat nĂ« sektorin e sigurisĂ« ekzistojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nuk janĂ« abstrakte as tĂ« reja, besimi i lĂ«kundur i paqĂ«ndrueshĂ«m mes shoqĂ«risĂ« civile dhe pjesĂ«s veriore tĂ« KosovĂ« ndikojnĂ« nĂ« sigurinĂ« publike dhe kohezionin shoqĂ«ror. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« gratĂ« mbeten tĂ« nĂ«npĂ«rfaqĂ«sĂ«suara nĂ« masĂ« tĂ« madhe nĂ« institucionet e sigurisĂ« nĂ« sektorin e sigurisĂ« Ă« nĂ« veçanti nĂ« rolet e lidershipit dhe vendimmarrjes dhe shifra ka shkuar nga 10-12 deri nĂ« 30%....09’;31 me kĂ«tĂ« themel tĂ« rrjetit nĂ«nkuptohet se nuk Ă«shtĂ« platformĂ« Ă«shtĂ« investim nĂ« njerĂ«z nĂ« lidership dhe nĂ« ndryshime afatgjata”, tha ajo.

Lansimi i Rrjetit të Grave në Siguri u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes projektit Matra. /KP/

“KĂ«rcet grushti” nĂ« KlinikĂ«n e KirurgjisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve nĂ« QKUK



Një fjalosje ka përfunduar me rrahje në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Një incident me përplasje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme.

Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Sejdi Statovci e ka iniciuar rastin në Komisionin Disiplinor. /Gazeta Shneta/

E rëndë në Durrës, babai ther me thikë vajzën e tij dhe një djalë



Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar ku shtetasi Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj, 23 vjeçe dhe një djalë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se, shtetasi Mikel Ndoj 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit./euronews/

Rruga Rozhajë - Kullë do të bllokohet sot nga ora 12:00



Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) njofton për bllokim të rrugës në aksion rrugor nga Rozhaja.

QKMK shton se sipas informacionit të pranuar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, sot me fillim në orën 12:00 do të ketë bllokim të përkohshëm të rrugës në aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e Malit të Zi.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 ose në numrin pa pagesë: 0800 500 95.

QKMK falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Ndryshe sot duke filluar nga ora 12:00 gjithashtu do të ketë bllokim të qarkullimit për kamionë në të gjitha pikat kufitare drejt Serbisë. /Telegrafi/


LDK të shtunën mban Kuvendin zgjedhor, Abdixhiku: Koha të flasë anëtarësia



Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia do të mblidhet këtë të shtunë për të diskutuar dhe vendosur mbi çështjet e brendshme, duke vënë theksin te procesi demokratik dhe pjesëmarrja e lirë e anëtarësisë.

Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e hapjes dhe debatit brenda partisë.

“LDK nuk Ă«shtĂ« parti qĂ« frikĂ«sohet nga anĂ«tarĂ«sia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrĂ« gjithmonĂ« nĂ« Kuvend, mes njerĂ«zve tĂ« vet, hapur, me debat dhe pa frikĂ«; dhe nĂ« fund, me shumicĂ«. Edhe nĂ« kohĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira se kjo”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka sqaruar se procesi i së shtunës do të jetë në frymën e respektimit të anëtarësisë dhe pa ndikime të jashtme.

“KĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« mblidhemi pĂ«r tĂ« diskutuar dhe pĂ«r tĂ« vendosur mbi tĂ« gjitha çështjet tona, me vullnet tĂ« lirĂ« dhe me votĂ« tĂ« lirĂ«, ashtu siç i takon njĂ« partie demokratike qĂ« respekton anĂ«tarĂ«sinĂ« e saj dhe asnjĂ« interes tjetĂ«r veç saj. Ky Ă«shtĂ« parimi ynĂ« dhe mĂ«nyra jonĂ« e veprimit. LDK nuk di ndryshe”, u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive dhe ka theksuar se nga ky proces partia do të dalë më e fortë.

“Koha tani tĂ« flasĂ« anĂ«tarĂ«sia jonĂ«. Nga ky proces do tĂ« dalim mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« organizuar, mĂ« funksional e mĂ« tĂ« pĂ«rqendruar te e ardhmja e LDK-sĂ« dhe e KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka konfirmuar gjithashtu se ftesat zyrtare për delegatët e partisë janë dërguar.

“Sot kam dĂ«rguar ftesĂ«n zyrtare pĂ«r delegatĂ«t e LDK-sĂ«. TĂ« shtunĂ«n takohemi pĂ«r tĂ« vendosur drejtimin e shtĂ«pisĂ« sonĂ«â€, u shpreh Abdixhiku.

Ndryshe Avdullah Hoti, ish‑kryeministĂ«r dhe anĂ«tar i kryesisĂ« sĂ« partisĂ« ka shpallur zyrtarisht kandidaturĂ«n pĂ«r kryetar tĂ« LDK-sĂ«, duke njoftuar se do tĂ« kĂ«rkojĂ« besimin e delegatĂ«ve nĂ« kuvendin e datĂ«s 31 janar 2026.

Hoti ka thĂ«nĂ« se kandidatura e tij vjen “pas dorĂ«heqjes sĂ« Kryetarit Abdixhiku pĂ«r shkak tĂ« rezultatit tĂ« fundit zgjedhor” dhe ka kĂ«rkuar mbĂ«shtetjen e strukturave tĂ« partisĂ« pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr LDK‑nĂ« drejt ringritjes politike e organizative. /Telegrafi/


AUV njofton pĂ«r tĂ«rheqjen nga tregu tĂ« produktit ushqimor pĂ«r foshnje “APTAMIL AR 2"



Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen e një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL AR 2, për shkak të pranisë së substancës Cereulide.

Lajmi ka ardhur përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me njoftimin nr. 2026.0598.

“NĂ« njĂ« seri tĂ« kĂ«tij produkti, i cili pĂ«rdoret pĂ«r qĂ«llime tĂ« veçanta mjekĂ«sore, Ă«shtĂ« identifikuar prania e substancĂ«s Cereulide, dhe Ă«shtĂ« kĂ«rkuar tĂ«rheqja e menjĂ«hershme e produktit nga tregu", thuhet nĂ« njoftim.

Agjencia bën të ditur se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, ndaj janë ndërmarrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me kompaninë importuese.

"Produkti qĂ« tĂ«rhiqet Ă«shtĂ«: APTAMIL AR 2 – formulĂ« ushqimore pĂ«r foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gr, prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone) dhe importuar nĂ« KosovĂ« nga UNION SH.P.K., Vushtrri", thuhet tutje nĂ« njoftim.

AUV i bën thirrje konsumatorëve që të mos e përdorin këtë produkt dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.

Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e tregut dhe zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese:

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« garantimi i sigurisĂ« ushqimore dhe mbrojtja e shĂ«ndetit tĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, shton AUV. /Telegrafi/


Rinumërimi i votave në QNR, mbi 67% e vendvotimeve të përfunduara



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime.

Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.

Rezultatet e rinumërimit të çdo vendvotimi janë të publikuara në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi, duke siguruar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

Aksioni në "Eko Regjioni", dy persona arrestohen për keqpërdorim në prokurorim publik



NjĂ« aksion Ă«shtĂ« zhvilluar tĂ« hĂ«nĂ«n nga ana e ProkurorisĂ« Speciale nĂ« ndĂ«rmarrjen publike “Eko Regjioni” nĂ« Prizren.

Aksioni i cili tashmë ka përfunduar ka rezultuar me arrestimin e dy personave për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të arrestuarit janë A.G dhe R.Z.

Sipas ProkurorisĂ« Speciale, A.G. dyshohet pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”, ndĂ«rsa R.Z. dyshohet pĂ«r “KeqpĂ«rdorim dhe Mashtrim nĂ« prokurimin publik”.

GjatĂ« hetimeve, hetuesit policorĂ« kanĂ« kryer bastisje nĂ« disa lokacione nĂ« Prizren dhe Ferizaj, pĂ«rfshirĂ« ambientet e ndĂ«rmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe tĂ« njĂ« subjekti privat.

Bastisjet u realizuan në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi një aktivitet të dyshuar tenderimi.

Nga kontrolli janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme, si prova materiale që lidhen me hetimet.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurime publike, duke bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Aksion i ProkurorisĂ« Speciale nĂ« ndĂ«rmarrjen publike “Eko Regjioni” nĂ« Prizren



Prokuroria Speciale e KosovĂ«s (PSRK), nĂ« bashkĂ«punim me NjĂ«sitin pĂ«r Krime Ekonomike tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, po zhvillon njĂ« aksion nĂ« ndĂ«rmarrjen publike regjionale tĂ« pastrimit “Eko Regjioni” nĂ« Prizren.

Aksioni po zhvillohet nĂ«n dyshimet pĂ«r dy vepra penale: “KeqpĂ«rdorim i detyrĂ«s apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”, raporton Telegrafi.

Aksionin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, duke theksuar se aksioni është në zhvillim e sipër.

Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale do të japë më shumë detaje për rezultatet e aksionit pas përfundimit të tij. /Telegrafi/

Operacioni “NeonĂ«t 8” godet kultivimin e kanabisit nĂ« MalĂ«si tĂ« Madhe, arrestohet njĂ« 35 vjeçar



Policia e ShkodrĂ«s ka finalizuar operacionin e koduar “NeonĂ«t 8”, duke zbuluar njĂ« tjetĂ«r ambient tĂ« pĂ«rshtatur pĂ«r kultivimin e bimĂ«ve narkotike me llamba. Me kĂ«tĂ« rast, numri i rasteve tĂ« goditura nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “NeonĂ«t” ka arritur nĂ« 13.

Si rezultat i operacionit, u arrestua një 35-vjeçar, banues në fshatin Bratosh, ndërsa një 36-vjeçar, banues në fshatin Vrakë, është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së u ndaluan, ndërsa një tjetër procedohet penalisht për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente në fshatin Boriç i Madh (një banesë dhe dy stalla) të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisit. Nga kontrolli u sekuestruan: 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6.25 kg material bimor i dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri

Policia thekson se ambientet ishin të pajisura me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme për të siguruar kushtet për kultivim.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Telegrafi/

❌