Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksidenti i rëndë në Klos/ E mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj

✇Albeu
By: V K

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, po bëhen me kontrolle në bregun e lumit nga polumbarët të cilët po përdorin edhe dron përveç kërkimit në ujë.

Operacioni po zhvillohet në një gjatësi prej 25 kilometrash nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti deri në hyrje të liqenit të Ulzës në fshatin Urakë të Matit.

Në terren, janë mbi 300 forca të përbëra nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Mat e Klos, të Forcave të Armatosura, shërbimet e mbrojtjes civile, polumbarët e forcave RENEA e vullnetar të tjerë.

Prurjet e lumin Mat kanë rënë ndjeshëm, por është vështirë konstatimi i trupit për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit.

Po ashtu, dyshohet se 30 vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij për shkak se uji është ende i turbullt.

 

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ E mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj appeared first on Albeu.com.

U aksidentua dhe dyshohet se e mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos.

Operacionit të kërkimit i janë bashkuar edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë intensivisht në zonë në bashkëpunim me strukturat vendore.

Gjatë ditës së djeshme, kërkimet u përqendruan përgjatë shtratit të lumit Mat dhe vijuan për disa orë, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Ato kanë rifilluar sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu familjarë të të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.

Ngjarja

Sipas policisë, mjeti tip “Audi” me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Shofer ka qenë shtetasi me iniciale A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos, i cili ka rezultuar se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

24-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe nuk ndihmuar 30-vjeçarin Jurgen Karaj të dalë nga mjeti, i cili sipas bluve, dyshohet se ka qenë në makinë me të riun.

Trupi i Jurgen Karaj ende nuk është gjetur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

EMRAT/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos, u braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua (FOTO+VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foto, është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer, ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze, humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë.

Së bashku me Karajn në makinë, ishte edhe 24-vjeçari Andi Losha, drejtuesi i automjetit. Losha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit.

Policia e ka arrestuar 24-vjeçarin, pasi ai u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej ende në automjet.

Testi i alkoolit e ka nxjerrë atë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vijojnë .

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

 

The post EMRAT/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos, u braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

✇Albeu
By: V K

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Klos, dyshohet se drejtuesin mjetit e ka marrë rrjedha e ujit (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:00 të natës në Klos, një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi.

Sipas informacioneve policore, gjendet automjeti që ra në përrua në Klos, por në makinë nuk është gjendur asnjë person.

Jurgen Karaj, është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.

 

The post VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Klos, dyshohet se drejtuesin mjetit e ka marrë rrjedha e ujit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Burri polic dhe gruaja mësuese/ Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë

✇Albeu
By: V K

Këta që shihni në foto, janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Petriti, 53-vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45-vjeçe, punonte si mësuese.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2-vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F.L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P.F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P.F., rreth 53-vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E.F., rreth 45-vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F.L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

 

The post Burri polic dhe gruaja mësuese/ Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Një nga viktimat nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foto, është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2026, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24-vjeç dhe Anxhelo Ruci 27-vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19-vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

The post Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Një nga viktimat nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit appeared first on Albeu.com.

12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot

✇Albeu
By: V K

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident tragjik gjatë skijimit në dhjetor të vitit 2013, i cili e la për muaj të tërë në koma të induktuar mjekësisht dhe i hapi rrugë një rikuperimi shumë të gjatë, larg syrit publik.

Sot bëhen 12 vite nga dita kur Michael Schumacher, pësoi aksidentin pothuajse fatal. Edhe pse ai mbijetoi, që prej asaj kohe ka qëndruar plotësisht larg publikut dhe informacionet mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore, kanë qenë jashtëzakonisht të kufizuara.

Ngjarja ndodhi në Alpet franceze, ku Schumacher doli jashtë pistës së skijimit dhe goditi kokën pas një shkëmbi, pavarësisht se mbante helmetë mbrojtëse.

Legjenda gjermane e Formula 1, u transportua me helikopter drejt spitalit dhe u vendos në koma të induktuar mjekësisht për disa muaj.

Më pas, ai u transferua në shtëpinë familjare pranë Liqenit të Gjenevës, ku jeton edhe sot, nën kujdes mjekësor 24 orë në ditë.

Raportohet se jeta e Schumacher-it është jashtëzakonisht e vështirë, me deri në 15 persona që kujdesen vazhdimisht për të.

Po ashtu, besohet se ai është i shtrirë në shtrat dhe i paaftë për të folur.

Sa i përket komunikimit, Schumacher mbështetet vetëm te sytë për të komunikuar me familjen dhe miqtë.

Ky detaj u bë publik nga Elisabetta Gregoraci, ish-partnerja e ish-drejtuesit të Formula 1, Flavio Briatore, dhe ka habitur shumëkënd, duke pasur parasysh sa pak dihet realisht për gjendjen e tij.

“Michael nuk flet, ai komunikon me sytë. Vetëm tre persona mund ta vizitojnë dhe unë e di kush janë.

Ata u zhvendosën në Spanjë dhe bashkëshortja e tij ka ngritur një spital në atë shtëpi”, ka deklaruar ajo.

Është raportuar gjithashtu se Schumacher ka bërë një paraqitje të parë publike në dasmën e vajzës së tij në vitin 2024, ku të ftuarve u ishte kërkuar të dorëzonin telefonat për të mbrojtur privatësinë e tij, megjithëse ky informacion më pas është kundërshtuar.

Një tjetër person që ka dhënë informacion të vlefshëm për gjendjen e Schumacher-it është Jean Todt, ish-shefi i Ferrari-t. Duke folur për një media franceze në vitin 2023, ai u shpreh:

“Michael është këtu, kështu që nuk më mungon. Por ai thjesht nuk është më Michael-i që ishte dikur. Ai është ndryshe dhe udhëhiqet në mënyrë të mrekullueshme nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, të cilët e mbrojnë. Jeta e tij tani është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj disa momente me të. Kaq ka për të thënë. Fatkeqësisht, fati e goditi dhjetë vite më parë. Ai nuk është më Michael-i që njihnim në Formula 1.”

Neurokirurgu finlandez Dr. Jussi Posti, ka dhënë gjithashtu një vlerësim mbi gjendjen e mundshme aktuale të Schumacher-it. Duke folur për median finlandeze Iltalehti, ai tha:

“Në bazë të informacionit që është i disponueshëm, nuk mendoj se ai bën një jetë shumë aktive”.

Vetëm një rreth shumë i vogël miqsh dhe familjarësh lejohen ta vizitojnë Schumacher-in. Mes vizitorëve të konfirmuar janë Jean Todt, Ross Brawn dhe ish-piloti Gerhard Berger.

Duke folur për privatësinë e Schumacher-it, menaxherja e tij Sabine Kehm ka deklaruar:

“Shëndeti i Michael-it nuk është çështje publike dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të mos komentojmë në lidhje me të”.

Edhe bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, foli për këtë temë në dokumentarin e vitit 2021, duke thënë:

“Ne po përpiqemi të vazhdojmë jetën si familje, ashtu siç e pëlqente Michael dhe siç ende e pëlqen. Michael gjithmonë na mbrojti ne, dhe tani ne po e mbrojmë Michael-in”.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur jetën e tij private, në fillim të këtij viti u bë e ditur se ish-roja e një klubi nate, Yilmaz T., dhe bashkëpunëtorët e tij kishin organizuar një skemë shantazhi, duke kërkuar 12 milionë paund për të mos publikuar 900 fotografi, 600 video dhe dokumente mjekësore në “dark web”.

Thuhet se imazhet e tregonin Schumacher-in të shtrirë në shtrat spitalor, të ulur në karrocë dhe të lidhur me pajisje mjekësore. Personi kryesor u dënua me tre vite burg, ndërsa bashkëpunëtorët morën dënime me kusht.

Një hard disk i humbur vazhdon të shqetësojë familjen Schumacher. Avokati Thilo Damm që citohet nga Walles Online, ka deklaruar:

“Nuk e dimë se ku ndodhet hard disku i humbur… Ekziston mundësia e një kërcënimi tjetër nga prapavija”.

The post 12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot appeared first on Albeu.com.

Një BMW përfundoi në aksident të rëndë pas ndjekjes nga policia në Angli



Një BMW M3 u përplas me dy makina të parkuara gjatë një ndjekjeje policore në orët e para të mëngjesit në një rrugë në Bradford të Anglisë.

Sipas policisë së West Yorkshire, mjeti nuk u ndal pas kërkesës së oficerëve në Canal Road, duke çuar në nisjen e ndjekjes.

Pak momente më pas, BMW-ja humbi kontrollin dhe u përplas me automjetet e parkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shoferi dhe një pasagjere u dërguan në spital me lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Shërbimet e emergjencës kishin shkuar në vendngjarje dhe rruga ishte bllokuar për pak kohë për hetime. /Telegrafi/

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

✇Albeu
By: V K

Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident me kamionin që drejtonte, duke rezultuar me një viktimë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, ku kamioni përplasi motomjetin, e drejtuesi i këtij të fundit ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital“, njofton policia.

The post Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

Aksidenti ku autobusi përplasi një 18-vjeçare me biçikletë, të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës, sqaron se nga aksidenti i një nate më parë (30 nëntor), ku një autobus linje përplasi një 18-vjeçare me biçikletë, mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në autobus.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se autobusi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18-vjeçe.

Më pas autobusi u përplas edhe me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56-vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18-vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”.

The post Aksidenti ku autobusi përplasi një 18-vjeçare me biçikletë, të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Tiranë/ Mori përpara një person me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit

✇Albeu
By: V K

Është vënë në pranga shoferi i autobusit që u aksidentua në Tiranë. Mësohet se shoferi i urbanit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në një aksident, në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të dielës.

Autobusi mori përpara një person me biçikletë, i cili kishte kaluar semaforin me të kuqe.

 

The post Aksidenti në Tiranë/ Mori përpara një person me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Zall-Bastarit, ku një automjet dyshohet se ka rënë në një humnerë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, M. D., rreth 45 vjeç dhe B. […]

The post Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e portierit të Interit, futbollisti mbetet në dyshim për sfidën e Seria A

✇Albeu
By: V K

Josep Martinez, po kalon një moment mjaft të vështirë, pas aksidentit ku ndërroi jetë një 81-vjeçar.

Portieri i Interit mbetet nën investigim, ndërsa në sfidën e fundit që u luajt ndaj Fiorentinës ishte Alain Taho që mori vendin e tij.

Portieri 18-vjeçar shqiptar qëndroi i gatshëm si i tretë, ndërsa edhe në edicionin e kaluar kishte provuar ftesën nga Simone Inzagi.

Dhe pse Martinezit iu dha 1 javë pushim nga klubi zikaltër, ishte vendimi i tij që sot të rikthehej në stërvitje. Përpara është ndeshja që luhet nesër ndaj Veronës, pikërisht në orën 12:30.

Mbetet për t’u para nëse Taho do të mbetet një zgjedhje në javën e 10-të, apo Martinez do të kthehet nën urdhrat e Kivu.

Problemi me portierët ka rënë në sy së fundmi te Kivu, pasi më parë Alesandro Kaligaris zëvendësoi Di Xhenaron e dëmtuar.

The post Tragjedia e portierit të Interit, futbollisti mbetet në dyshim për sfidën e Seria A appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

Është zbardhur identiteti i viktimës së aksidentit të regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Lefter Liçenji, 66 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, duke drejtuar një motor ai është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Përplasja ka rezultuar fatale për 66-vjeçarin, i cili […]

The post EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën appeared first on BoldNews.al.

Po kthehej nga puna, ky është 17-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01.30 të natës, një aksident i rëndë u regjistrua në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçari Leandro Shametaj, humbi jetën.

Personi që shihni në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Njoftimi:

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ndërroi jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i “Porsche” 32-vjeç, i cili u arrestua ka qenë në gjendje të dehur. 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32-vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17-vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

The post Po kthehej nga puna, ky është 17-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit në Vlorë

✇Albeu
By: V K
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01.30 të natës, një aksident i rëndë ka ndodhur  në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Automjeti tip “Porcshe”, ka përplasur  17-vjeçarin Leandro Shametaj, teksa ishte duke kaluar në rrugë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32-vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17-vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

The post Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

E përplas për vdekje teksa kthehej nga puna si kamerier, flet gjyshi i 17-vjeçarit: Ende nuk po na japin trupin e nipit

✇Albeu
By: V K

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Automjeti tip “Porcshe”, ka përplasur  17-vjeçarin Leandro Shametaj, teksa ishte duke kaluar në rrugë.

Ai po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Porsche, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë, ndërsa drejtuesi mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar pêr News24: Kemi 8 orë në morg, nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori.

The post E përplas për vdekje teksa kthehej nga puna si kamerier, flet gjyshi i 17-vjeçarit: Ende nuk po na japin trupin e nipit appeared first on Albeu.com.

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

Dy turistët francezë që u përfshinë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Çerravë, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë me dije se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin […]

The post U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës appeared first on BoldNews.al.

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

✇Albeu
By: V K

Dy turistët francezë që u përfshinë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Çerravë, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë me dije se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet. Mësohet se me më shumë plagë paraqitet gruaja, por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Turistët francezë po udhëtonin me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit në momentin kur një automjet tip “BMW” u preu rrugën pranë kryqëzimit të fshatit Çerravës duke shkaktuar përplasjen.

“Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, – njoftoi Policia.

 

The post U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

❌