Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë është parë edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili është pranë aktivistëve të qytetit të Korçës.
Pranë tij shihet gjithashtu edhe Ilir Vrenozi, një aktivist i njohur I PD në këtë qytet.
Kujtojmë se prej pak kohësh Salianji është duke zhvilluar takime per riorganizimin e partisë.
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, çeli fjalimet në protestën e opozitës që ka nisur tashmë në sheshin para Kryeministrisë.
Ndër të tjera Boçi e cilësoi godinën e qeverisë si kuplara, ndërsa tha se protestën e sotme e kishte thirrur rezistenca.
“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.
Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit. Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë. Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve. Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet. Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit”, tha Boçi.
Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit.
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë. Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i dha ndihmën e parë një të moshuare për shkak të tymit. […]
Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. […]
Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta e cila po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente. Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij […]
Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje. Në pjesën e pasme të bluzës së tij lexohej thirrja: “Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, ndërsa në pantallona ishte shkruar “Poshtë diktatura”. […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij. Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të […]
Partia Demokratike ka organizuar protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. I pari që e mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se synimi i opozitës është të rrëzojë qeverinë. Boçi theksoi se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveriset nga Edi Rama, që e ka kthyer […]
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndjekur nga deputetët dhe anëtarët e PD. Berisha shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj. PD kërkon me protestën e […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e një subjekti kredidhënës, duke mbajtur në dorë një mjet të fortë (çekiç). Sipas njoftimit paraprak, autori ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë një shumë parash në lekë, për t’u larguar […]
Skemat e mashtrimit, të ngjashme me firmat piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Edhe pse një skemë e tillë mashtroi më herët qindra qytetarë dhe solli humbje të mëdha financiare, institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret. Nuk pati hetim të thelluar, nuk u identifikuan përgjegjësit dhe askush nuk u vu përpara drejtësisë, […]
Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021.
Dënimi përfshin një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh, pas vendimit në shkallë të parë që kishte parashikuar 22 vjet pa lirimin me kusht.
E reja 22-vjeçare, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë dhe ku komisariati i Hayange ndodhej vetëm disa metra larg banesës së saj.
Skena e rëndë ndodhi në prezencën e fëmijës 4-vjeçar të çiftit, ndërsa ngjarjen nuk mundën ta ndalnin as kalimtarët e pranishëm në rrugë. Më herët 27-vjeçari kishte qenë I dënuar me një vit burg për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.
Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të […]
Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me sukses një hetim të ndërlikuar ndaj një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në riinvestimin e përfitimeve të paligjshme. Operacioni u realizua falë një bashkëpunimi të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar, me mbështetjen e EUROJUST […]
Sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e PD. Mbi 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha […]
Nga Zef Preçi Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i […]
Në 24 orët e fundit priten reshje intensive në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së diel priten reshje lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje […]
Mjekët gastrohepatologë dhe onkologë kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve me tumore të aparatit tretës, përfshirë stomakun, pankreasin, zorrën e trashë dhe ezofagun, madje edhe tek pacientët e rinj. Profesor Myzafer Kaci renditi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në rritjen e këtyre tumoreve dhe kërkoi nga autoritetet krijimin e qendrave për depistimin e […]