❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

13:00 Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

Janari duket si muaji më i gjatë edhe pse kohëzgjatja e tij është e barabartë me atë të dhjetorit. Objektivat që sapo janë vendosur dhe projektet e reja i lënë vendin ankthit që shoqëron këtë muaj. Të gjithë mezi presin fillimin e shkurtit, kur gjendja shpirtërore do të përmirësohet. Janari është fillimi i vitit, është fillimi i projekteve personale, të punës dhe fillimi i pritshmërive për të ardhmen.

ËshtĂ« muaji tĂ« cilit, hĂ«na blu i Ă«shtĂ« atribuar edhe ditĂ«s mĂ« tĂ« trishtĂ« tĂ« vitit. Teoria thotĂ« se kjo Ă«shtĂ« koha e vitit kur ne tĂ« gjithĂ« jemi mĂ« tĂ« ftohtĂ«, mĂ« tĂ« thyer dhe mĂ« pak tĂ« motivuar pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me vitin e ri. Janari mund tĂ« jetĂ« njĂ« kohĂ« depresive pĂ«r shumĂ«kĂ«nd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit tĂ« divorceve apo njerĂ«zve qĂ« braktisin punĂ«n. EkspertĂ«t ofrojnĂ« edhe kĂ«shilla se si mund tĂ« bĂ«het hĂ«na blu mĂ« pak e trishtueshme.

Duhet të bëni një gjumë të mirë dhe të kaloni një fundjavë të këndshme për të pasur energji. Janari është një muaj plot pritshmëri, vullnet, shpresa për të ardhmen dhe për këtë arsye perceptohet më i gjatë se gjithë të tjerët. Dhjetori është një muaj që ecën shpejt sepse festat na mbushin ditët dhe kokën. Nxitimi për dhurata, të afërmit dhe miqtë, darkat, organizimi i festave bëjnë që koha të fluturojë.

Pra, ne e perceptojmë janarin si shumë të gjatë, sepse ishim mësuar me një kohë tjetër, ndihemi bosh dhe tani thjesht luftojmë. Shtëpitë janë zbrazur nga shkëlqimi i festave, bën ftohtë dhe ditët janë ende shumë të errëta. Vera është ende shumë larg dhe për pushimet e ardhshme do të duhet të presim të paktën tre muaj.

Nëse mundeni aktiviteti fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, përpiquni të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitoni sa më shumë nga drita natyrale. Gjithashtu duhet të kaloni kohë me të tjerët. Por kryesorja, përpiquni të mendoni sa më shumë pozitivisht./KM

12:50 “Kuvendi po çmendet”, Boçi: 19 projektligje nĂ« njĂ« ditĂ«, shtoni seancat

Pas një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit të seancave të Kuvendit.

“Kuvendi po çmendet, po kthehet nĂ« qesharak dhe po trajtohet si kioskĂ«â€, tha Boçi.

“Sot shoh qĂ« kjo hapĂ«sirĂ« po bĂ«het tĂ«rĂ«sisht e çmendur. Listuar njĂ« seri projektligjesh tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« i keni pĂ«rmbledhur nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« vetme dhe kjo Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht pa arsye. Po e bĂ«ni tĂ« çmendur dhe qesharak Kuvendin. TĂ« fusĂ«sh 19 projektligje nĂ« njĂ« seancĂ« Ă«shtĂ« qĂ« t’u hedhĂ«sh hi syve shqiptarĂ«ve. Shtoni seancat, e kemi propozuar mĂ« parĂ«. Kjo Ă«shtĂ« tĂ« kthesh nĂ« kioskĂ« Kuvendin, hajde kalojmĂ« edhe njĂ« projektligj. NĂ«se vijojmĂ« kĂ«shtu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni”, deklaroi Boçi./K.M

12:40 Raporti i BERZH/ Sejko: Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kërcënim për ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sekjo ishte i pranishëm këtë të martë në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH, 2025-2026.

Në fjalën e tij, Sejko u ndal te dy problematika, plakja e popullsisë dhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve.

Sipas Sejkos, këto shqetësime demografike përbëjnë rrezik për qëndrueshmërinë afatgjatë të rritjes ekonomike të vendit, pasi ndikojnë në kërkesën dhe ofertën agregate, modelet e konsumit, bizneset dhe familjet shqiptare.

“Vendi ynĂ« pasqyron shumĂ« nga tendencat e pĂ«rshkruara nĂ« kĂ«tĂ« raport tĂ« radhĂ«s nga BERZH; plakjen e popullsisĂ« tĂ« kombinuar me largim tĂ« konsiderueshĂ«m tĂ« tĂ« rinjve dhe tĂ« popullsisĂ« nĂ« moshĂ« pune. KĂ«to  dinamika priten tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« vijim dhe tĂ« pĂ«rmbysin piamidĂ«n demografike. Popullsia ka ardhur nĂ« rĂ«nie tĂ« vazhdueshme ndĂ«rkohĂ« qĂ« mosha mesatare po rritet me shpejtĂ«si. Nivelet historikisht tĂ« ulĂ«ta tĂ« papunĂ«sisĂ« dhe mungesat e fuqisĂ« punĂ«tore nĂ« sektorĂ«t kyç i kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« dukshme pasojat afatgjata tĂ« ndryshimeve demografike si pĂ«r bizneset ashtu edhe pĂ«r familjet. Plakja e popullsisĂ« ndikon si nĂ« kĂ«rkesĂ«n, ashtu edhe nĂ« ofertĂ«n agregate, qĂ« ndryshon modelet e konsumit. Ndryshon produktivitetin, rrit kostot e prodhimit dhe nĂ« fund ndikon nĂ« çmimet, investimet dhe kapacitetin prodhues, duke pĂ«rbĂ«rĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« afatagjatĂ« tĂ« rritjes ekonomike”,-theksoi Sejko./K.M

12:30 Snack-et proteike, ushqim i shëndetshëm apo mashtrime marketingu

Snack-et proteike janĂ« ushqime tĂ« vogla, tĂ« gatshme pĂ«r t’u ngrĂ«nĂ«, qĂ« konsumohen zakonisht mes vakteve. Ato pĂ«rdoren kur nuk kemi kohĂ« pĂ«r ushqim tĂ« rregullt dhe duam diçka tĂ« shpejtĂ« qĂ« na mban tĂ« ngopur.

MegjithatĂ«, jo çdo snack qĂ« quhet “proteik” Ă«shtĂ« vĂ«rtet i shĂ«ndetshĂ«m. ShumĂ« prej tyre pĂ«rmbajnĂ« pak proteina dhe shumĂ« sheqer ose yndyrna, duke u kthyer mĂ« tepĂ«r nĂ« Ă«mbĂ«lsira tĂ« zakonshme sesa nĂ« ushqim me vlera. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« lexohen pĂ«rbĂ«rĂ«sit dhe tĂ« zgjidhen snack-e qĂ« kanĂ« mjaftueshĂ«m proteina dhe pak sheqer.

Snack-et proteike mund të jenë të dobishme edhe për persona që nuk bëjnë sport, si një zgjidhje e përkohshme kur mungon ushqimi, por ato nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore. Ato shërbejnë si ndihmë, jo si bazë e ushqyerjes së përditshme.

Në përfundim, snack-et proteike janë praktike dhe të dobishme vetëm nëse përdoren me masë dhe zgjidhen me kujdes, duke mos u mashtruar nga emri apo reklama./KM

12:20 Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën më të nxehtë në 17 vjet

Një valë e madhe nxehtësie në të gjithë juglindjen e Australisë rriti kërcënimet për zjarre në shkurre, me Melburnin që parashikohet të regjistrojë ditën e saj më të nxehtë në gati 17 vjet të martën.

Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra banorë në zona rurale janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë theksoi se temperatura në Melburn mund të arrijë 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) me kushte të rënda deri ekstreme të valës së nxehtësisë që pritet të arrijnë kulmin të martën dhe të mërkurën, përpara se të lehtësohen gradualisht më vonë gjatë javës.

Vala e nxehtësisë ka rritur rrezikun e zjarrit në të gjithë Victorian, shtetin e dytë më të populluar të Australisë, ku një zjarr në shkurre që lëviz me shpejtësi në rajonin Otways ka djegur rreth 10,000 hektarë.

Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta të parashikuara për më vonë gjatë ditës mund ta përhapin më tej flakën, duke kërcënuar shtëpitë.

Shërbimet e emergjencës kanë trokitur dyert e rreth 1,100 shtëpive dhe kanë dërguar mesazhe me tekst në rreth 10,000 telefona duke i nxitur banorët të largohen nga rajoni.

12:10 Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë, raporton Tokio

Koreja e Veriut lĂ«shoi ​​tĂ« paktĂ«n njĂ« predhĂ« nĂ« Detin e JaponisĂ« tĂ« dielĂ«n, tha ushtria e KoresĂ« sĂ« Jugut, ndĂ«rsa Tokio tha se kishte lĂ«shuar dy raketa balistike.

Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.

Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, orë para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.

Testi vjen gjithashtu njĂ« ditĂ« pasi i treti nĂ« komandĂ« i Pentagonit, Elbridge Colby, vizitoi Seulin, duke e quajtur KorenĂ« e Jugut njĂ« “aleat model”.

Koreja e Veriut ka shtuar testet e raketave nĂ« vitet e fundit . AnalistĂ«t thonĂ« se fushata synon pĂ«rmirĂ«simin e aftĂ«sisĂ« sĂ« saj pĂ«r tĂ« kryer sulme precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe KorenĂ« e Jugut dhe duke testuar armĂ«t pĂ«rpara se t’i eksportojĂ« ato potencialisht nĂ« Rusi.

Pheniani po përgatitet gjithashtu të mbajë një kongres të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet në javët e ardhshme, i pari në pesë vjet.

PĂ«rpara takimit vendimtar, udhĂ«heqĂ«si Kim Jong-un ka urdhĂ«ruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit tĂ« raketave tĂ« vendit./K.M

12:00 Shtatzënia mbi të 40-at, zgjedhje apo çështje trendi?

Barku i Sienna Miller bĂ«ri “debutimin” e tij nĂ« Fashion Awards 2025, e veshur me elegancĂ«n e njĂ« fustani haute couture. NĂ« moshĂ«n 43-vjeçare, aktorja konfirmon shtatzĂ«ninĂ« e saj tĂ« tretĂ« dhe, pa pasur nevojĂ« pĂ«r deklarata tĂ« drejtpĂ«rdrejta, normalizon njĂ« imazh qĂ« deri pak vite mĂ« parĂ« konsiderohej pĂ«rjashtim. Sot, ky moment sinjalizon diçka mĂ« tĂ« thellĂ«: amĂ«sia nuk ka mĂ« njĂ« moshĂ« tĂ« vetme “tĂ« duhur”.

Nga Hollywood-i nĂ« Itali, fenomeni po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i dukshĂ«m. Francesca Chillemi u bĂ« nĂ«nĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare, ndĂ«rsa Caterina Murino priti fĂ«mijĂ«n e saj tĂ« parĂ« pak para se tĂ« mbushte 48 vjeç. Por çështja nuk janĂ« vetĂ«m personazhet e famshĂ«m. Ajo qĂ« shohim nĂ« tapetin e kuq pasqyron njĂ« transformim tĂ« gjerĂ« shoqĂ«ror: nĂ« shumĂ« vende europiane, pĂ«rfshirĂ« ItalinĂ«, mosha mesatare e lindjes sĂ« fĂ«mijĂ«s sĂ« parĂ« Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe sot 35–36 vjeç nuk janĂ« mĂ« pĂ«rjashtim, por normĂ«, sidomos nĂ« qytetet e mĂ«dha.

Pse amësia po shtyhet?

Arsyet janĂ« komplekse dhe tĂ« ndĂ«rlidhura. NdĂ«rtimi i karrierĂ«s, kĂ«rkimi i stabilitetit ekonomik dhe emocional, pritja e partnerit tĂ« duhur tĂ« gjitha kĂ«to e zhvendosin vendimin pĂ«r tĂ« pasur fĂ«mijĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« mĂ« tĂ« vonĂ« tĂ« jetĂ«s. PĂ«r shumĂ« gra, dĂ«shira pĂ«r t’u bĂ«rĂ« nĂ«nĂ« nuk zhduket, por “pezullohet”, derisa tĂ« gjejĂ« hapĂ«sirĂ«n e duhur nĂ« njĂ« realitet mĂ« tĂ« pjekur dhe mĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m.

Roli i shkencës

Mjekësia moderne ka ndryshuar rrënjësisht kufijtë biologjikë. Riprodhimi i asistuar dhe ndjekja e specializuar mjekësore kanë bërë të mundur shtatzëni të sigurta edhe pas të 40-ave. Megjithatë, ekspertët theksojnë se mosha kronologjike nuk përputhet gjithmonë me atë biologjike dhe se çdo shtatzëni në këtë etapë kërkon vëmendje të shtuar, kontrolle të rregullta dhe një stil jetese të kujdesshëm.

Përparësitë emocionale

Shumë gra e përshkruajnë amësinë e vonë si një përvojë të thellë dhe pozitive. Pjekuria emocionale, vetëdija dhe stabiliteti shpirtëror shpesh e bëjnë këtë periudhë më të qetë dhe më të përqendruar. Shtatzënia nuk shihet si rikthim pas, por si një kapitull i ri i jetës.

Realiteti përtej glamurit

Megjithatë, idealizimi i nënave të famshme mund të jetë mashtrues. Rreziqet shëndetësore rriten me moshën dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Dieta, aktiviteti fizik, pushimi dhe mbështetja mjekësore nuk janë luks, por domosdoshmëri.

Gratë nuk e matin më amësinë me orën biologjike të shoqërisë, por me gatishmërinë e tyre fizike, emocionale dhe personale. Një amësi e zgjedhur, e menduar dhe e jetuar me vetëdije./KM

11:50 Gaz lotsjellĂ«s i skaduar dhe dhuna nĂ« protestĂ«n e opozitĂ«s/ Bardhi: Ushtari i Suel ÇelĂ«s, Ilir Proda dhe Koçiu tĂ« japin llogari!

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi, ka kërkuar shpjegime nga Ilir Proda dhe Ministria e Brendshme, në lidhje me gazin lotsjellës të përdorur në protestën e së shtunës përpara Kryeministrisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari i News24 Renaldo Salianji, gazi kishte më shumë se dy vite që kishte skaduar. Bardhi u shpreh se pasojat e përdorimit të një gazi të tillë ndjehen edhe sot nga ai që u prekën prej tij, ndërsa shtoi se ka persona që ende kanë probleme me frymëmarrjen.

“Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi qĂ« vjen nga grupi parlamentar i PS Ă«shtĂ« tĂ« heqim katĂ«r projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur tĂ« kontrolloni procedurĂ«n parlamentare nĂ«se ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian. KĂ«rkesa e bĂ«rĂ« nga kolegĂ«t nuk bazohet nĂ« nenin 31. KĂ«rkesa qĂ« paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojĂ« me shkrim qĂ« ministrja e Brendshme tĂ« japĂ« llogari pĂ«r dhunĂ«n policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si njĂ« ushtar i Suel CelĂ«s, i klanit tĂ« TroplinĂ«ve. Sot kemi probleme me frymĂ«marrjen pĂ«r shkak tĂ« njĂ« akti kriminal tĂ« drejtuar nga zonja”, tha ai.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh: “Iu referova dy neneve, ku trajtohet heqja e 4 pr.ligjeve, qĂ« janĂ« nĂ« rend dite, konform ligjit. KĂ«rkohet tĂ« shtyhet me 1 javĂ« dhe shtim i rendit tĂ« ditĂ«s me 2 pr.vendimeve. Ndaj mĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m.”/K.M

11:40 U arrestuan pas protestës së 24 janarit/ Gjykata cakton sot masat e sigurisë

Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancën për masën e sigurisë për protestuesit e arrestuar pas protestës kombëtare të 24 janarit. Janë 20 të arrestuar për të cilët gjykata pritet të vendosë sot masat e sigurisë.

PĂ«r shumĂ« prej tyre, prokuroria ka kĂ«rkuar masĂ«n e sigurisĂ« “Detyrim paraqitje”. Protestuesit e arrestuar akuzohen pĂ«r kĂ«ndim tĂ« efektivĂ«ve tĂ« policisĂ« dhe veprime tĂ« dhunshme./K.M

11:30 Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

Sipas raportimeve, Taylor Swift është shumë e zemëruar pas publikimit të mesazheve me Blake Lively-n, e cila ndodhi pasi u përfshi në betejën ligjore të aktores me Justin Baldoni-n.

“Ka qenĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r Taylor-in,” tha njĂ« burim pĂ«r Us Weekly tĂ« hĂ«nĂ«n.

“Fakti qĂ« mesazhet e saj dolĂ«n nĂ« publik e bĂ«n tĂ« ndihej e pambrojtur dhe disi e dhunuar, sikur diçka private papritur nuk ishte mĂ« e saj. Kjo nuk i pĂ«lqen aspak.”

Javën e shkuar, përpara një seance gjyqësore u publikuan disa prej bisedave private mes këngëtares dhe aktores. Përmes tyre u zbuluan komunikimet që ato kishin bërë mbi aktorin, të cilat ishin të shumta aq sa nxorrën në pah ndoshta mendimet e vërteta të këngëtares mbi të.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

NdĂ«r tĂ« tjera, u zbuluan edhe mesazhet qĂ« dyshja shkĂ«mbeu pak para se t’i jepnin fund miqĂ«sisĂ« sĂ« tyre. PĂ«rmes publikimit tĂ« tyre shumĂ« prej nesh kuptuam arsyen pse dy mikeshat vendosĂ«n tĂ« distancoheshin nga njĂ«ra-tjetra.

Megjithëse mesazhet dukeshin se zgjidhnin disa mosmarrëveshje, një burim tha për Page Six në tetor 2025 se Taylor Swift dhe Blake Lively nuk kanë pasur kontakt që nga fillimi i konfliktit dimrin e kaluar.

NjĂ« tjetĂ«r burim tha vitin e kaluar se Taylor Swift ndjeu se ishte “pĂ«rdorur” nga ish-mikesha e saj gjatĂ« gjithĂ« dramĂ«s me Justin Baldoni-n.

Padia e Blake Lively-t vazhdon ende dhe është pjesë e një procesi ligjor që nisi pas akuzave për ngacmim seksual ndaj aktorit./KM

11:10 Vodhën 22 milionë lekë nga pensionet e postës në Bilisht/ Prokuroria e Korçës heton 2 punonjëset

Prokuroria e Korçës po zhvillon veprime tĂ« shumta hetimore pĂ«r dy punonjĂ«set e degĂ«s postare Bilisht pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n’.

Hetimi lidhet me vjedhjen e fondit prej 22 milionĂ« lekĂ«sh nga punonjĂ«set P.Sh. dhe E.Ç. nĂ« degĂ«n e postĂ«s Bilisht mĂ« 16 janar tĂ« kĂ«tij viti.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.

Hetimet nisĂ«n pas njĂ« kontrolli tĂ« brendshĂ«m administrativ, ku u konstatuan mospĂ«rputhje tĂ« theksuara financiare mes gjendjes faktike tĂ« arkĂ«s, dokumentacionit financiar justifikues dhe tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasqyruara nĂ« sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatĂ« periudhĂ«s tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janĂ« kryer veprime tĂ« kundĂ«rligjshme nĂ« administrimin e fondeve cash, pĂ«rmes manipulimit tĂ« mandateve tĂ« pagesave, ndĂ«rhyrjeve nĂ« tĂ« dhĂ«nat e sistemit financiar, si dhe administrimit tĂ« parregullt tĂ« dokumentacionit kontabĂ«l.

Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procedimi penal, pas kryerjes sĂ« veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. pĂ«rgjegjĂ«se nĂ« ZyrĂ«n Postare VishocicĂ« dhe E.Ç arkĂ«tare nĂ« DegĂ«n Postare Bilisht Ă«shtĂ« caktuar fillimisht masa e sigurimit personal nĂ« mungesĂ«. Pas ekzekutimit tĂ« kĂ«saj mase dhe zhvillimit tĂ« seancĂ«s pĂ«r marrjen nĂ« pyetje tĂ« tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal “arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj tĂ« dyja shtetaseve.

Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 tĂ« Kodit Penal. GjatĂ« hetimeve janĂ« kryer sekuestrime tĂ« dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, kĂ«qyrje tĂ« sistemeve informatike, si dhe janĂ« marrĂ« deklarime nga persona tĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe persona qĂ« kanĂ« dijeni pĂ«r rastin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike tĂ« administruara.

Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.

Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi./K.M

11:05 Meta do të testojë shërbimet me pagesë në Facebook, Instagram dhe WhatsApp! Inteligjenca Artificiale në fokus, bashkon fuqitë me kompaninë kineze

Meta pritet të testojë abonime premium për përdoruesit e Instagramit, Facebook-ut dhe WhatsApp-it në muajt në vijim, në eksperimentin e tij më të fundit me shërbime me pagesë. Ofertat e reja do të ofrojnë akses në veçori që përfshijnë aftësi të zhvilluara të inteligjencës artificiale (AI). Sipas planit, qasja në shërbimet bazë të platformave do të mbetet falas.

Kompania gjithashtu planifikon tĂ« testojĂ« abonime pĂ«r veçori tĂ« caktuara, si aplikacioni i saj pĂ«r gjenerimin e videove Vibes, i cili, sipas kompanisĂ«, “mund t’i japĂ« jetĂ« ideve tuaja me mjete tĂ« reja vizuale tĂ« krijimit me AI”. Meta e prezantoi Vibes nĂ« shtator si pjesĂ« e versionit mĂ« tĂ« fundit tĂ« aplikacionit Meta AI.

Sipas TechCrunch, që e raportoi i pari lajmin, kompania synon gjithashtu të përdorë Manus, një kompani e inteligjencës artificiale e themeluar në Kinë, të cilën Meta ra dakord ta blejë në dhjetor për rreth 2 miliardë dollarë, në planet e saj të abonimeve.

Kompania do të vazhdojë gjithashtu të ofrojë abonime të pavarura të Manus për bizneset.

Asokohe, Meta tha se marrĂ«veshja do tĂ« ndihmonte nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e inteligjencĂ«s sĂ« saj artificiale duke u dhĂ«nĂ« njerĂ«zve akses nĂ« “agjentĂ«â€, mjete qĂ« mund tĂ« kryejnĂ« detyra komplekse me ndĂ«rveprim minimal nga pĂ«rdoruesi, si planifikimi i udhĂ«timeve ose krijimi i prezantimeve.

“Talenti i jashtĂ«zakonshĂ«m i Manus do t’i bashkohet ekipit tĂ« Meta-s pĂ«r tĂ« ofruar agjentĂ« me pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m nĂ« produktet tona pĂ«r konsumatorĂ«t dhe bizneset, pĂ«rfshirĂ« Meta AI”, thuhet nĂ« njĂ« postim.

Me seli nĂ« Singapor pas zhvendosjes nga Kina, Manus ka kĂ«rkuar tĂ« dallohet nga zhvilluesit rivalĂ« tĂ« AI-sĂ« me atĂ« qĂ« pretendon se Ă«shtĂ« njĂ« agjent “vĂ«rtet autonom”.

Ndryshe nga shumë chatbot-ë që kërkojnë pyetje të përsëritura përpara se përdoruesi të marrë përgjigjen e dëshiruar, Manus thotë se shërbimi i tij mund të planifikojë, ekzekutojë dhe përfundojë detyra në mënyrë të pavarur, në përputhje me udhëzimet.

Vitin e kaluar, Facebook testoi vendosjen e një kufiri për numrin e lidhjeve që disa përdorues mund të ndajnë kur postojnë në platformën e rrjeteve sociale.

Në vitin 2023, Meta filloi të prezantojë një shërbim verifikimi me pagesë që u jep përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagramit një shenjë blu (blue tick) kundrejt një tarife mujore./K.M

11:00 5 qytete në Itali që konsiderohen më të nënvlerësuarat për bukurinë e tyre (lifestyle)

Italia njihet për destinacione ikonike si Roma, Venecia dhe Firenze, por përtej këtyre qyteteve të famshme fshihen vende po aq magjepsëse që shpesh mbeten në hije. Qytete me histori të pasur, arkitekturë mbresëlënëse dhe tradita autentike, të cilat nuk marrin gjithmonë vëmendjen që meritojnë.

Turini është një qytet elegant, i njohur për arkitekturën e tij baroke, muzetë e shumtë dhe traditën e pasur gastronomike. Shpesh i anashkaluar nga turistët që zgjedhin Milanon, Turini ofron një përvojë autentike urbane, me kafene historike dhe sheshe madhështore.

Genoa është një qytet portual me histori detare të jashtëzakonshme. Qendra e saj historike përbëhet nga rrugica të ngushta plot jetë, pallate fisnike dhe kisha të lashta. Megjithëse jo aq i preferuar sa Cinque Terre, Genoa ka një identitet të fortë kulturor.

Matera Ă«shtĂ« njĂ« nga qytetet mĂ« tĂ« vjetra nĂ« botĂ«, e famshme pĂ«r “Sassi”-t, shtĂ«pitĂ« e gdhendura nĂ« shkĂ«mb, duke ofruar njĂ« pĂ«rzierje unike historie dhe tradite. NdĂ«rkohĂ«, vetĂ«m pak kilometra larg Venecias, Treviso, vendlindja e tiramisusĂ«, ofron njĂ« alternativĂ« mĂ« tĂ« qetĂ« dhe po aq romantike, me kanale piktoreske dhe kuzhinĂ« tradicionale.

Parma është vendi jo vetëm për adhuruesit e gastronomisë, e njohur për djathin Parmigiano Reggiano dhe proshutën Prosciutto di Parma, por edhe për teatrot historikë e atmosferën e rafinuar kulturore. Nëse dëshironi të përjetoni Italinë përtej destinacioneve të zakonshme, këto qytete janë zgjedhja ideale./KM

09:50 Ministri i jashtëm gjerman: Europa do të vazhdojë të varet gjatë nga mbrojtja

Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard dhe homologu i saj gjerman Johann Wadephul mbajtĂ«n njĂ« konferencĂ« shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janĂ« “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« tĂ« njĂ«jtit mendim” nĂ« çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve.

Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, tha Stenergard.

Por pavarësisht qëndrimeve të dukshme të përbashkëta, atmosfera është serioze. BE dhe NATO-ja duhet të përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, paralajmëroi Stenergard.

Wadephul-i tha nĂ« Stokholm se qeveria federale gjermane Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r bisedime pĂ«r mbrojtjen bĂ«rthamore me FrancĂ«n. MegjithatĂ«, zbatimi konkret i masave tĂ« nevojshme do tĂ« kĂ«rkonte mjaft kohĂ« pĂ«r t’u realizuar.

Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard gjithashtu u shpreh në mbështetje të një debati brenda NATO-s për formën e ardhshme të frikësimit bërthamor. Suedia iu bashkua aleancës së mbrojtjes së NATO-s dy vjet më parë, nën përshtypjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përjashtoi mundësinë që Europa të jetë në gjendje të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se nëse Europa me të vërtetë dëshiron të veprojë vetë, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane duhet të rriten në dhjetë për qind të prodhimit ekonomik./K.M

09:40 Me njĂ« tĂ« rĂ«nĂ« tĂ« lapsit, shkrihet zyrtarisht KF LuftĂ«tari! ‘Zhduken’ 100 vite histori nĂ« GjirokastĂ«r

Zyrtarisht Klubi i Futbollit Luftëtari në Gjirokastër nuk figuron më as me letra, duke u shkrirë. Pas afro pesë vitesh nga mungesa e aktivitetit dhe problemeve pas dënimit nga FIFA, historia 100-vjeçare e bluzinjve është mbyllur, por jo kujtimet dhe emocionet që tifozët bluzinj kanë përjetuar në qytetin e gurtë dhe jo vetëm.

Të krijuar fillimisht në vitin 1926 me emrin Shqiponja, gjirokastritët u konturuan më tej në vitin 1929 duke marrë pamjen e një klubi që në breza ka nxjerrë emra si Theodhori Kalluci, Sefedin Braho, Lefter Millo, Arjan Xhumba, Arjan Bellaj, Altin Haxhi, Astrit Boni dhe Gjergji Kalluci etj.

Në mbledhjen e fundit të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër (26 janar 2026), me 9 vota pro, 0 kundër dhe po aq abstenime, u votua përjashtimi zyrtar i KF Luftëtarit nga kjo Shoqatë.

“Asambleja e PĂ«rgjithshme Zgjedhore e SHRF GjirokastĂ«r, me 9 vota pro, 0 kundĂ«r dhe 0 abstenime, vendosi tĂ« pĂ«rjashtojĂ« Klubin e Futbollit LuftĂ«tari SH.A nga anĂ«tarĂ«sia pĂ«r arsye tĂ« mbylljes sĂ« aktivitetit”, bĂ«het me dije nĂ« vendimet e AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme Zgjedhore tĂ« SHRF GjirokastĂ«r.

Prej vitit 2021, pas dĂ«nimit nga FIFA pĂ«r shkak tĂ« borxheve ndaj ish-zyrtarĂ«ve, KF LuftĂ«tari nuk mori pjesĂ« nĂ« aktivitet. Bashkia e GjirokastrĂ«s, si pronarja e klubit ‘shkriu’ ekipin me letra dhe krijoi njĂ« klub tĂ« ri qĂ« pĂ«rfaqĂ«son qytetin, Akademia e Futbollit LuftĂ«tari (AF LuftĂ«tari), qĂ« aktualisht merr pjesĂ« nĂ« KategorinĂ« e ParĂ« tĂ« futbollit nĂ« vend./K.M

09:30 Sekuestrimi mĂ« i madh nĂ« historinĂ« e vendit/ “Narko-nĂ«ndetĂ«se” me 9 tonĂ« kokainĂ« zbulohet nĂ« brigjet e PortugalisĂ«

Autoritetet portugeze kanë realizuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e vendit, pasi zbuluan dhe konfiskuan pothuajse nëntë ton kokainë të transportuar me një anije gjysmë-nëndetëse në Oqeanin Atlantik, pranë ishujve Azore. Sipas policisë, kjo është gjithashtu sasia më e madhe e drogës e gjetur ndonjëherë në një nëndetëse që synonte tregun evropian. Policia Gjyqësore e Portugalisë njoftoi se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Marinën dhe Forcat Ajrore portugeze, si dhe me Agjencinë Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA).

Anija, e nisur nga Amerika Latine, u kap rreth 230 milje detare larg Azoreve, nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira detare pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq. Sipas policisĂ«, nĂ« bord ndodheshin katĂ«r persona – tre shtetas kolumbianĂ« dhe njĂ« venezuelian – tĂ« cilĂ«t u arrestuan. “NĂ«ndetĂ«sja transportonte rreth 300 pako me kokainĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare. GjatĂ« operacionit, anija u fundos, duke zvarritur 35 pako droge nĂ« fund tĂ« Atlantikut. NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i policisĂ« konfirmoi pĂ«r AFP se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r sekuestrimin mĂ« tĂ« madh tĂ« kokainĂ«s tĂ« realizuar ndonjĂ«herĂ« nĂ« Portugali. Mediat vendase vlerĂ«sojnĂ« se vlera e drogĂ«s sĂ« sekuestruar mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 600 milionĂ« euro.

Fenomeni i nëndetëseve të drogës
Ky nuk është rasti i parë i tillë pranë Azoreve. Në mars të vitit të kaluar, autoritetet portugeze kapën një tjetër anije gjysmë-nëndetëse që transportonte rreth 6.5 ton kokainë drejt Evropës. Anijet gjysmë-nëndetëse janë përdorur nga kartelet e drogës në Amerikën Latine që nga vitet 1980, por u shfaqën për herë të parë në ujërat evropiane në vitin 2006, kur një anije e braktisur u gjet në Galicia, në Spanjën veriperëndimore. Në vitin 2019, një tjetër nëndetëse u zbulua në të njëjtën zonë, pasi ishte fundosur me tre ton kokainë në bord. Katër muaj më parë, policia spanjolle sekuestroi 3.6 ton kokainë të transportuar me një anije të ngjashme drejt Galicisë. Sipas autoriteteve spanjolle, rënia e çmimeve të kokainës ka bërë që kartelet të rikthejnë përdorimin e këtyre mjeteve, të cilat më parë i braktisnin pas udhëtimeve nga Amerika e Jugut.

Goditje të tjera ndaj trafikut
Ndërkohë, policia spanjolle njoftoi të hënën se kishte çmontuar një rrjet të madh dhe të organizuar të trafikut të kokainës, i cili përdorte motoskafe dhe baza logjistike në Atlantik për të futur më shumë se 57 ton drogë në Evropë brenda një viti. Hetimi njëvjeçar çoi në 105 arrestime, sekuestrimin e 10.4 ton kokainë dhe konfiskimin e 30 anijeve. Organizata vepronte nga Spanja jugore, Portugalia, Ishujt Kanarie dhe Maroku, duke përdorur motoskafe që arrinin shpejtësi deri në 40 nyje.

“Sindikatat kriminale kishin krijuar platforma tĂ« vĂ«rteta detare, ku ekuipazhet qĂ«ndronin nĂ« det pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« muaj, duke kryer operacione tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme”, njoftoi policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu nivelin e lartĂ« tĂ« sekretit tĂ« organizatĂ«s, pasi familja e njĂ« anĂ«tari tĂ« vrarĂ« ishte kompensuar me 12 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« siguruar heshtjen dhe pĂ«r tĂ« shmangur dyshimet mbi aktivitetet kriminale./K.M

09:20 Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në makinerinë kriminale!

Last Updated on 27/01/2026 by Klara

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.

”Dita e KujtesĂ«s duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« thirrje e ndĂ«rgjegjes kolektive pĂ«r tĂ« mbrojtur me humanizĂ«m dhe pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« drejtĂ«n e tĂ« gjithĂ«ve pĂ«r tĂ« jetuar me dinjitet dhe nĂ« paqe, sepse tĂ« gjithĂ« i kemi parĂ« pasojat e tmerrshme tĂ« urrejtjes etnike, racore, fetare dhe tĂ« antisemitizmit”, shprehet Begaj

Në këtë mesazh, Presidenti i Republikës vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit.

”Sot, nĂ« DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PĂ«rkujtimit tĂ« Viktimave tĂ« Holokaustit pĂ«rkujtojmĂ« jetĂ«t e pafajshme tĂ« humbura nĂ« njĂ« prej makinerive mĂ« tĂ« tmerrshme kriminale kundĂ«r njerĂ«zimit. Kjo ditĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar tĂ« popullit shqiptar, qĂ« gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore mikpriti nĂ« besĂ« dhe mbrojti me dinjitet tĂ« gjithĂ« hebrenjtĂ« qĂ« u strehuan nĂ« vendin tonĂ« pĂ«r t’i shpĂ«tuar shfarosjes naziste”, thotĂ« presidenti.

09:10 Rama ndan fotot nga “dita kyçe” e vizitĂ«s nĂ« Izrael: ShqipĂ«ria u vendos nĂ« piedestalin e respektit mĂ« tĂ« lartĂ«! Dhurata e veçantĂ« pĂ«r kryeparlamentarin izraelit

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa prej momenteve të ditës kyçe të vizitës së tij në Izrael, 26 janarit. Ditën e djeshme, kryeministri mbajti një fjalim në Knessetin izraelit si i ftuar nderi.

Ai u prit bashkë me bashkëshorten, Linda Rama, nga kryetari i parlamentit, Amir Ohana.

“MirĂ«mĂ«ngjes, dhe me fotoalbumin e njĂ« dite kyçe tĂ« vizitĂ«s nĂ« Izrael, ku ShqipĂ«ria u vendos nĂ« piedestalin e respektit mĂ« tĂ« lartĂ«, si edhe me tekstin e fjalĂ«s sĂ« adresuar Parlamentit tĂ« Izraelit nĂ« sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«!”, shkruan Rama nĂ« postim, ku ka pĂ«rfshirĂ« edhe fjalimin e plotĂ«.

Në foto shihet edhe një moment kur kryeministri i dhuron Ohana-s atlete me flamurin shqiptar.

GjatĂ« fjalimit në Knesset, Rama pĂ«rmendi lidhjen e fortĂ« mes ShqipĂ«risĂ« dhe Izraelit pĂ«r strehimin e hebrenjve gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Ai theksoi mbĂ«shtetjen ndaj Izraelit dhe tha se s’mund tĂ« ketĂ« paqe nĂ« Rripin e GazĂ«s pa çarmatosjen e Hamasit, teksa bĂ«ri thirrje qĂ« tĂ« dy popujt tĂ« gjejnĂ« njĂ« rrugĂ« paqeje e dinjiteti.

Vizita e kryeministrit në Izrael përfundon sot (27 janar) me një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog. /K.M

07:50 Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

Last Updated on 27/01/2026 by Klara

Nga Mero Baze

Një javë më parë SPAK organizoi një operacion surprizë te një kullë në qendër të Tiranës, ku në bashkëpunim me një emision investigativ italian zbuloi një call center që zhvaste qytetarë evropianë, kryesisht italianë. Shumat që përfitoheshin janë marramendëse.

I pari që reagoi ishte Sali Berisha, duke deklaruar se pas call center-it fshihet motra e Taulant Ballës. Dhe pas kësaj teknologjia e demonizimit e përhapi lajmin në çdo portal të kontrolluar prej tij. Lajmet janë ende online, pavarësisht betejës ligjore që ka nisur e dëmtuara.

Ndërkohë hetimet e prokurorisë zbuluan se pas call center-it gjenden tre tropojanë, të cilët janë pjesë e enturazhit të njeriut kryesor të Sali Berishës.

Pas asaj nuk ka mĂ« asnjĂ« koment as nga Berisha, as nga ata qĂ« “gjetĂ«n” pistĂ«n e motrĂ«s sĂ« Taulant BallĂ«s.

QĂ« ka gjetur motrĂ«n e Taulant BallĂ«s kuptohet pse e ka bĂ«rĂ«, pasi Taulant BallĂ«n e ka akuzuesin e tij te dosja “Partizani” dhe çdo gjĂ« qĂ« ndodh kĂ«rkon ta lidhĂ« me tĂ«. Nuk i ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« inatin e tij.

Por interesante është që opozita, e cila nuk lë fantazi pa zhvilluar në raste të tilla, ka kyçur gojën dhe nuk flet më asgjë për call center-in në qendër të Tiranës, as për atë njeriun që menaxhonte ruajtjen e saj dhe heqjen e materialeve brenda natës. Tani bën sikur nuk ka ndodhur fare, ndërkohë që tre vëllezërit tropojanë në kërkim nuk janë kapur ende.

E njĂ«jta teknologji baltosjeje ishte edhe nĂ« rastin e Ballukut; nĂ« dosjen e saj kishte boll episode joetike tĂ« cilat mund t’i shijonin, por nĂ« fakt BerishĂ«s i shijonte tĂ« shpikte se ajo ka 300 apartamente dhe kjo Ă«shtĂ« nĂ« dosje. NĂ« fakt as nĂ« dosje, as nĂ« terren nuk ekzistojnĂ«, por tanimĂ« janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e fjalorit politik tĂ« BerishĂ«s dhe njerĂ«zve qĂ« flasin nĂ« emĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Kjo praktikĂ« nuk merr dot fund duke i bĂ«rĂ« moral BerishĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ« e cila po zĂ« vend nĂ« kulturĂ«n politike nĂ« ShqipĂ«ri edhe falĂ« SPAK-ut, i cili e ka pĂ«rdorur disa herĂ« mekanizmin e gjyqeve popullore kur ka akuza tĂ« dobĂ«ta dhe kĂ«rkon t’i justifikojĂ« represionet me populizĂ«m.

Dhe kjo tani u kthye në traditë. Sa herë dikush është në hall, shpik diçka në emër të SPAK-ut dhe baltos palën tjetër me idenë që këto janë çështje në hetim.

Në disa raste SPAK ka reaguar, siç ishte rasti i Gazment Bardhit një vit më parë, dhe nuk ka pranuar që të hidhet baltë mbi të.

ËshtĂ« mirĂ« qĂ«, ashtu siç ka krijuar kulturĂ«n e gjyqeve popullore, tĂ« krijojĂ« edhe kulturĂ«n e keqpĂ«rdorimit tĂ« emrit tĂ« SPAK-ut pĂ«r llogari politike.

Do të mjaftonin këto dy raste, të cilat kthehen pastaj në mite popullore, për të kuptuar se SPAK po kthehet në një institucion që po përdoret për të justifikuar shpifjet e politikës dhe luftërat e pista politike kundër njëri-tjetrit.

Dhe kjo pastaj e kthen atë nga një pushtet gjyqësor në një aktor politik që, në vend të zbardhë të vërteta kriminale, i mbulon ato me shpifje politike./K.M

❌