Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Një lamtumirë që kurrë nuk desha ta thoja”, Selvije Jao me dedikim të ndjerë për Shpat Kasapin



Selvije Jao ka prekur ndjekësit me një postim thellësisht emocional në rrjetet sociale, i cili shihet si një dedikim i ndjerë për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.

Teksti, i publikuar në formë shkrimi poetik, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin e një lidhjeje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Në postimin e saj, Jao përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që ai person ka ekzistuar në jetën e saj.

Foto: Instagram

Ajo shprehet se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”.

Edhe pse ajo nuk përmend drejtpërdrejt emrin e Shpatit, ndjekësit dhe komentuesit e kanë lidhur menjëherë postimin me ndarjen e tij nga jeta, duke e interpretuar si një dedikim.

Postimi është shoqëruar me simbolin e zemrës së thyer, duke forcuar mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.

Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë



Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, që u fut në këtë format të premten.

Ai derisa po qëndronte në lavanderi u tregoi banorëve se ka humbur një mik të mirë.

Dhe fjala është për këngëtarin Shpat Kasapi, ndonëse nuk ia përmendi emrin.

Foto: TikTok

"E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s'po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë", u shpreh ai.

Tutje tha: "Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni".

Banorët tentuan të merrnin më shumë informacione, por që Limit nuk iu lejohet.

Më pas gjatë kësaj bisede atij iu tërhoq vërejtja nga Vëllai i Madh pasi nuk ka të drejtë të flas. /Telegrafi/

Halla e Shpat Kasapit: Me Selvijen u bë padrejtësi e madhe

Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40 vjeç, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin. Pasi Shpat Kasapi humbi jetë, Selvija u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.

Halla e këngëtarit Flora Kasapi, e ftuar në Living Day deklaroi se me Selvijen u bë padrejtësi.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

The post Halla e Shpat Kasapit: Me Selvijen u bë padrejtësi e madhe appeared first on iconstyle.al.

40 ditë pa Shpat Kasapin, familja fton në ceremoninë përkujtimore

Familja e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka njoftuar përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram mbajtjen e ceremonisë përkujtimore të 40 ditëve nga ndarja e tij nga jeta.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga familja Kasapi, ceremonia do të mbahet nesër, ditë e Premte (2 Janar 2026), në orën 12:00. Të afërmit, miqtë dhe dashamirët janë ftuar të marrin pjesë në këtë përkujtim, i cili do të zhvillohet pas faljes së Namazit të Xhumasë në Xhaminë e Murat Pashës, e cila ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në mesazhin prekës të familjes shkruhet:

 “Me dhimbje të thellë dhe shumë mall… lusim Zotin e Madhërishëm ta mëshirojë shpirtin e tij dhe të na japë forcë, durim dhe ngushëllim.”

Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor 2025 në moshën 40-vjeçare. Artisti ndërroi jetë papritur në Itali, ku po qëndronte me bashkëshorten e tij, Selvije Jao, dhe djalin e tyre, Roelin, për trajtime mjekësore të të birit. Shkak i vdekjes u raportua të ketë qenë një atak kardiak fatal.

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi tronditje të madhe në mbarë opinionin publik shqiptar, duke u pasuar nga homazhe të shumta. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Tetovë, më 30 nëntor 2025, në një ceremoni ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe figura publike.

The post 40 ditë pa Shpat Kasapin, familja fton në ceremoninë përkujtimore appeared first on iconstyle.al.

Rikthime, muzikë, skandale dhe tragjedi që tronditën publikun - ngjarjet që shënuan vitin 2025 në showbizin shqiptar



Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për shoubizin shqiptar, një vit që përmbledh ngjarje të forta, emocione të jashtëzakonshme dhe momente që tronditën publikun.

Estrada shqiptare nuk ka qenë kurrë kaq dinamike, duke lëvizur nga periudha të qeta dhe përgatitjeje deri te skandale të papritura, performanca të mëdha dhe tragjedi personale që kanë lënë gjurmë të thella.

Artistët shqiptarë treguan edhe një herë se jeta e tyre profesionale dhe private janë të ndërlidhura dhe shpesh gjenerojnë lajm, debat dhe polemikë.

Muajt e parë të vitit kaluan në heshtje, duke shërbyer si periudhë përgatitore për sezonin e verës, ku shumica e artistëve punuan pas skenave në projekte të reja muzikore dhe koncerte.

Por qetësia u ndërpre në prill me rikthimin e Feronit Shabanit - Feros në muzikë, pas dy vitesh pauzë për t’u përkushtuar fesë islame.

- YouTube www.youtube.com

Kënga e tij e rikthimit “A pe sheh” solli një mesazh të qartë dhe të diskutueshëm për ish-partneren Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

Pas kësaj, u hapën përplasje të shumta në rrjetet sociale, ku Fero akuzoi se ish-partnerja i kishte mohuar të drejtën për të parë vajzën, duke theksuar se ndodhej jashtë Kosovës.

Fero dhe Arbenita IsmajliFoto: Norik Uka

Situata u komplikua më tej me lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Arbenitën, për moszbatimin e vendimeve të gjykatës për takimet e vajzës me babanë biologjik.

Kjo ngjarje ngjalli diskutime të gjera në media dhe rrjete sociale, duke u kthyer në një nga temat më të ndjekura të vitit.

Në maj, vëmendja u përqendrua tek Eurovisioni, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës.

Shqipëria u përfaqësua nga grupi Shkodra Elektronike, Beatriçen dhe Kolën me “Zjerrm”, të cilët arritën të renditeshin në vendin e tetë, duke sjellë krenari dhe emocione për publikun shqiptar.

- YouTube www.youtube.com

Fitues i edicionit u shpall Austria, e cila do të organizojë Eurovisionin e vitit 2026.

Vera e 2025 ishte e ngarkuar me projekte muzikore, koncerte dhe festivale.

Gushti shënoi kulmin e sezonit me “Sunny Hill Festival”, ngjarja më e madhe kulturore në vend, ku performuan artistët më të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dua Lipa solli një performancë të zjarrtë për fansat në Kosovë, ndërsa Shawn Mendes u prezantua për herë të parë në skenën vendore, duke krijuar atmosferë euforike dhe duke mbledhur mijëra spektatorë.

Festivali u kthye në një pikë qendrore të verës dhe një dëshmi të fuqisë së tregut shqiptar.

Megjithatë, vera nuk solli vetëm kënaqësi dhe muzikë.

Një tragjedi e madhe preku publikun shqiptar: vëllai i Gjestit humbi jetën në një aksident me motoçikletë.

Gjesti me të vëllanë tashmë të ndjerë

Humbja e një djali të ri, vetëm 15-vjeç, ishte një goditje e rëndë për artistin dhe familjen e tij.

Në skenën e polemikave, Mozzik u përfshi në një debat të madh për orën e tij luksoze Richard Mill, të cilën pretendoi se e bleu vetë për ditëlindje.

Ora u bllokua nga Dogana e Kosovës dhe rezultoi se ishte false, duke nxitur spekulime për detyrimet e reperit ndaj ATK-së, të cilat arrinin në rreth 500 mijë euro - gjegjësisht para dy viteve.

Mozzik bëri një reagim duke treguar se e gjitha ishte një lloj inskenimi, e madje duke hedhur akuza për Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të preferencave të tij në politikë.

MozzikFoto: Instagram

Në aspektin e performancave muzikore, Alban Skënderaj vazhdoi të dëshmojë profesionalizmin e tij duke mbajtur katër netë koncert me projektin “Motiv”, gjersa mblodhi rreth 20 mijë spektatorë në Prishtinë.

Dafina Zeqiri gjithashtu përmbylli vitin me dy netë koncert “Supernova”, më 25 dhe 26 dhjetor.

Viti 2025 shënoi edhe humbje të rëndësishme në skenën kulturore shqiptare.

Aktori i madh Enver Petrovci, këngëtari Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi, u ndanë nga jeta, duke lënë pas veprimtari që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.

Humbjet e tyre tronditën publikun dhe mediat, duke rikujtuar rëndësinë e trashëgimisë artistike që ata lënë pas.

Enver PetrovciFoto: Avni Selmani

Si përfundim, viti i kaluar në shoubizin shqiptar ka qenë një kombinim i pasionit, skandaleve, rikthimeve dhe tragjedive personale.

Nga qetësia e muajve të parë, te polemikat, performancat madhështore, lidhjet e përfolura dhe humbjet që lënë një boshllëk të madh, estrada shqiptare tregoi një vit të jashtëzakonshëm, të mbushur me ngjarje që do të mbeten në kujtesën e publikut për shumë kohë. /Telegrafi/

Shemsi Krasniqi - ShemiFoto: Facebook

Selvije Jao me fjalë prekëse për Shpatin: Kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh



Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka zgjedhur ta kujtojë atë në një nga netët më emocionuese të vitit - natën e ndërrimit të viteve - përmes një postimi prekës në InstaStory.

Me disa fjalë të thjeshta, por thellësisht të ndjera, ajo ka shprehur dhimbjen dhe mallin që vazhdon ta shoqërojë edhe pas ndarjes nga jeta të artistit.

“Zemra nuk njeh kalendar. Unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Ky mesazh ka prekur ndjekësit dhe admiruesit e çiftit, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe ngushëlluese, duke vlerësuar dashurinë dhe lidhjen e fortë që ata ndanin.

Kujtimi i Kasapit mbetet i gjallë jo vetëm përmes muzikës së tij, por edhe përmes fjalëve dhe ndjenjave që bashkëshortja e tij vazhdon të ndajë me publikun.

Nata e Vitit të Ri, që për shumëkënd simbolizon fillime të reja dhe shpresë, për Selvijen duket se ka qenë një moment reflektimi dhe mallëngjimi, duke treguar se humbja e një njeriu të dashur nuk njeh data festive apo kalendar – ajo jeton përditë në zemër. /Telegrafi/

Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemi - të famshmit shqiptarë që vdiqën gjatë vitit 2025



Viti 2025 në shoubizin shqiptar ka qenë i mbushur me emocione, nga rikthime të bujshme dhe koncerte madhështore, deri te polemikat dhe skandalet që mbajtën publikun në ankth.

Por ndër të gjitha ngjarjet që shënuan vitin janë humbjet e disa prej personazheve të famshëm.

Ky vit na kujton se jeta artistike nuk është vetëm spektakël dhe dritë skenash, por edhe përballje me humbje dhe boshllëqe që lënë një mungesë të ndjeshme në kulturën tonë.

Figura të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar si Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi u ndanë nga jeta gjatë vitit të kaluar.

Secili prej tyre la pas një trashëgimi të pasur artistike, me kontribute që shtrihen në muzikë, teatër dhe ekran, dhe secili ndikoi në mënyrë të veçantë në formësimin e skenës kulturore shqiptare.

Enver Petrovci

Enver Petrovci

Enver Petrovci, aktori i shquar dhe figura e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar, ndërroi jetë më 22 shtator 2025, në moshën 71-vjeçare.

Një karrierë e gjatë dhe e pasur e ndau Petrovcin nga shumë breza, duke u shquar për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion.

Ai ishte një mjeshtër i dramës, i aftë të interpretonte si në repertor klasik, ashtu edhe në rolet moderne, duke lënë gjithmonë një gjurmë të fuqishme tek publiku dhe kritikët.

Enver Petrovci

Petrovci u nderua për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj artit, duke u shfaqur në shumë produksione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prezenca e tij në skenë ishte gjithmonë imponuese dhe aftësia e tij për të hyrë në karakterin e roleve të ndryshme bëri që ai të konsiderohej një nga aktorët më të mëdhenj shqiptar.

Humbja e tij është një humbje e thellë për teatrot, ekranin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi, këngëtari i njohur nga Tetova, ndërroi jetë më 26 nëntor 2025 në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ndodhej në Itali, së bashku me partneren e tij, Selvije Jaon dhe djalin Roelin, kur vdekja e tij e papritur tronditi familjen, fansat dhe gjithë komunitetin muzikor.

Kasapi ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare të brezit të ri dhe të mesëm.

- YouTube www.youtube.com

Karriera e tij muzikore filloi që në adoleshencë dhe ai shquhej për stilin e veçantë të interpretimit, kombinimin e muzikës me elemente moderne dhe fuqinë emocionale që transmetonte në secilën këngë.

Hitet e tij u dëgjuan jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më gjerë, duke e bërë Shpatin një emër të njohur në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Gjatë viteve, ai arriti të ndërtojë një repertor të pasur me këngë që preknin tema të dashurisë, jetës dhe emocioneve të përditshme.

Ndër hitet më të njohura të tij mbeten: “Valle kosovare”, “Axhamiu”, “S’e pranon”, “Kush të ndau prej meje” etj.

- YouTube www.youtube.com

Humbja e tij papritur është një goditje e madhe për muzikën shqiptare, duke lënë një boshllëk që do të ndihet për shumë vite.

Shemsi Krasniqi - Shemi

Shemsi Krasniqi - Shemi

Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, këngëtari i grupit të famshëm “Ilirët”, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2025 në moshën 64-vjeçare.

Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, dhe raportohet se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër.

Shemi ishte një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare, duke u shquar për zërin e tij të veçantë dhe energjinë që transmetonte në çdo performancë.

Me grupin “Ilirët”, ai solli hite që u dëgjuan dhe u kënduan ndër breza, duke lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën popullore dhe moderne.

- YouTube www.youtube.com

Kontributi i tij nuk ishte vetëm në këngë, por edhe në mënyrën se si grupi formoi stilin dhe identitetin e muzikës së kohës.

Humbja e Shemit shënon një kapitull të trishtë në historinë e muzikës shqiptare dhe lë pas një trashëgimi artistike të çmuar.

Viti 2025 në shoubizin shqiptar ishte një vit i përzier emocionesh: nga rikthimet dhe performancat e bujshme te polemikat dhe skandalet, por edhe humbjet që lanë boshllëk të madh në art dhe kulturë.

Ikonat Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi nuk janë më mes nesh, por veprimtaria e tyre, talenti dhe ndikimi që kanë pasur do të mbeten të paharrueshme për publikun shqiptar. /Telegrafi/

Selvija prek me fjalët për Shpatin në natën e ndërrimit të viteve!

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh prekës në Instagram në natën e ndërrimit të viteve, duke e kujtuar partnerin e saj në një mënyrë mjaft emocionuese.

Përmes një InstaStory, Selvija ka shkruar se zemra nuk njeh kalendar, duke treguar se edhe pse koha kalon, ndjenja dhe kujtimet e saj për Shpatin mbeten të gjalla. “Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh, Shpat,” ka shkruar ajo, duke reflektuar për dhimbjen e humbjes dhe lidhjen e thellë që kishte me artistin.

Mesazhi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre për Selvijen në këtë periudhë të vështirë. Kujtimi i Shpat Kasapit duket se mbetet i freskët dhe i gjallë, ndërsa fansat e tij vazhdojnë të ndjekin karrierën dhe jetën e tij artistike edhe pas ndarjes nga jeta.

Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe një vend të veçantë në zemrat e adhuruesve të tij. Selvija, përmes këtij postimi, tregoi se dashuria dhe lidhja e tyre nuk është e kufizuar nga koha dhe se kujtimet e përbashkëta do të qëndrojnë përgjithmonë të gjalla.

Ky mesazh ka shërbyer edhe si një kujtesë e fortë për publikun se humbjet personale ndonjëherë nuk mund të kalohen nga kalendari, por ruajnë një vend të veçantë në zemër dhe mendje.

The post Selvija prek me fjalët për Shpatin në natën e ndërrimit të viteve! appeared first on iconstyle.al.

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

Më 26 nëntor, një lajm i trishtuar shokoi botën e artit shqiptar – këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Humbja e tij i la të gjithë të pikëlluar, duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe kulturën shqiptare. Pas një muaji të plotë, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke nderuar kujtimin e të dashurit të saj të humbur.

Në një postim të publikuar në Instagram Story, Selvija ka shpërndarë një video bardhë e zi të Shpatit dhe djalit të tyre të vogël, Roelit. Këto pamje, të papublikuara më parë, tregojnë një moment të ngrohtë dhe intime mes Shpatit dhe djalit, ku ata buzëqeshin së bashku, duke treguar lidhjen e ngushtë e të dashur që ata kishin si familje.

Përveç videos, Selvija ka shtuar një mbishkrim të thjeshtë, por të ngarkuar me emocion: “1 muaj pa ty.” Ky mesazh i shkurtër flet për dhimbjen e madhe që ka kaluar ajo dhe familja e Shpatit gjatë këtij periudhe të vështirë, ndërsa kujtimi për të dashurin dhe babanë mbetet një simbol i dashurisë dhe humbjes së thellë.

Shpati, një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, do të mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithëve, ndërsa kujtimet e tij do të jetojnë përjetësisht.

The post Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës appeared first on iconstyle.al.

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.

Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin. Ajo thekson se dashuria, butësia dhe përkushtimi i Selvijes ndaj Shpatit dhe familjes së tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se këto cilësi ishin arsyeja pse Shpati e adhuronte aq shumë.

“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj flet më shumë se çdo fjalë për lidhjen e tyre të fortë.

Në fund të reagimit, Gjylymser Kasapi paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen nuk do të tolerohet, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes dhe, veçanërisht, për Selvijen. Ajo thekson se çdo tejkalim i kufijve do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

The post Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj appeared first on iconstyle.al.

“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për Big Brother VIP



Mbrëmja e parë e edicionit të pestë të Big Brother VIP nuk ishte thjesht nisja e spektaklit, por edhe një moment i rëndësishëm për të kujtuar artistin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Gjatë kësaj, iu bë një dedikim nga Top Channel, meqë do të ishte pjesë e këtij reality shou.

Në lidhje me këtë reagoi edhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila tregoi brengën që kishte Shpati për t’u bërë pjesë e këtij formati.

- YouTube www.youtube.com

E njëjta theksoi se shqetësimi kryesor i Shpatit ishte familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”.

Në atë moment, ajo i kishte dhënë përgjigje, ku tregonte mbështetje për vendimin e tij.

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”, u shpreh ajo.

Foto: Instagram

Selvija rrëfen se shpirti i saj ende mbante një fije shprese, duke pritur që gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.

“Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, tha ndër tjerash.

Shpati vdiq në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. /Telegrafi/

Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit



Moderatori, Ledion Liço i bëri një homazh prekës gjatë transmetimit, duke u ndalur tek kontributi dhe energjia e tij.

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha Ledion Liço, duke ndarë emocionin dhe respektin për Shpatin.

Ky moment i trishtë shënon mungesën e një prej artistëve të dashur shqiptarë dhe lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për publikun dhe audiencën e BBVA 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” ka nisur me shumë emocion dhe pritshmëri për surpriza të reja, por gjithashtu ka sjellë një lajm të trishtë për publikun shqiptar. Shpat Kasapi, këngëtari i njohur dhe i dashur për shumë fansa, ishte një nga emrat që do të bëhej pjesë e këtij edicioni. Fatkeqësisht, ai humbi jetën pak ditë më parë, duke tronditur të gjithë ata që e njohën dhe e adhuruan.

Sipas burimeve, Shpat Kasapi kishte nënshkruar tashmë kontratën dhe ishte gati të fillonte eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Plani për të qenë një konkurrent i BBVA5 ishte bërë realitet, por një ngjarje tragjike e ndërpreu këtë ëndërr në mënyrë të papritur.

Lajmi i humbjes së Shpatit ka trishtuar jo vetëm fansat e tij, por gjithashtu ka shkaktuar një valë ngushëllimesh nga kolegët dhe miqtë e tij në industrinë e muzikës. Shpat Kasapi do të kujtohet si një artist i pasionuar dhe një njeri me zemër të madhe, i cili ka dhënë shumë për muzikën dhe për publikun shqiptar.

Ky moment ka lënë një boshllëk të thellë, ndërsa edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania do të vazhdojë, por pa praninë e njërit prej konkurrentëve që pritej të sillte shumë dinamika dhe emocion në shtëpi.

The post Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”! appeared first on iconstyle.al.

Blero kujton zemërthyer mikun e tij të ngushtë, Shpat Kasapin



Këngëtari Blero ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaq një pjesë të këngës së Shpat Kasapit, duke e shoqëruar me një 'emoji' zemërthyer.

Ky veprim i Bleros duket si një dedikim ndaj këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili vdiq pak javë më parë pas një sulmi në zemër.

Postimi rikthen vëmendjen te trashëgimia muzikore e Kasapit dhe momentet që ai la pas në skenën shqiptare.

Foto: Instagram

Blero ka pasur një lidhje të ngushtë me artistin dhe kanë ndarë skenën shumë shpesh së bashku.

I njëjti ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare derisa ishte në Itali së bashku me familjen.

Ai ka lënë pas një krijimtari të gjatë muzikore, duke qenë se nisi karrierën si fëmijë.

Vdekja e tij ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur e kanë bashkëpunuar me të. /Telegrafi/

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

✇Albeu
By: M C

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të! Ka qenë vetë Selvija ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar dy bileta avioni, të sajën dhe birit të vogël, Roelit.

E “thyer” që në këtë rrugëtim të tyre mungon Shpati, Selvije shkruan: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”.

Ajo është dashur të kthehet në Itali, aty ku së bashku me këngëtarin kishin vendosur që të jetonin për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i duhet djalit të tyre, Roelit.

Por, fatkeqësisht planet e tyre për të qëndruar dhe luftuar të tre u shkatërruan mbrëmjen e 26 nëntorit kur zemra e Shpatit i tradhtoi.

Këngëtari mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas në dhimbje të thellë Selvijen, birin e tyre, dhe të gjithë familjarët, miqtë dhe fansat të cilët derdhën lot për humbjen e tij.

The post Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, bashkëshortja bën dedikimin prekës

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit ka bërë një dedikim prekës, pak ditë pasi ky i fundit ndërroi jetë në Itali, aty ku thuhej se kishte shkuar për të kuruar djalin. Përmes një fotoje të ndarë ne rrjete sociale, Selvije Jao tregon një biletë që duket se është nisur për në Itali, bashkë me […]

The post FOTO/ Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, bashkëshortja bën dedikimin prekës appeared first on BoldNews.al.

Niset në Itali me djalin, partnerja i bën dedikimin prekës Shpatit: Do doja më shumë se gjithçka tjetër të kisha edhe biletën tënde



Selvije Jao duket se është nisur për në Itali, aty ku edhe po bënin kurimin e djalit.

E vetëm tre javë më parë, në momentin që vdiq Shpat Kasapi, ndodhej atje bashkë me familje.

Derisa po vazhdon jetën e gjërat e saj, ajo i ka bërë një dedikim bashkëshortit tashmë të ndjerë.

Foto: Instagram

"Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë", u shpreh ajo.

Ndarja nga jeta e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh për të, duke qenë se tani përkujdeset e vetme për djalin trevjeçar.

Shpati ndërroi jetë në fund të nëntorit në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Vdekja e tij e papritur ka tronditur komunitetin artistik, ndonëse ka lënë pas një bagazh të madh. /Telegrafi/

FOTO/ Selvije Jao me deklaratë publike për motrën e Shpat Kasapit

Selvije Jao, ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke festuar një arritje të madhe motrës së Shpatit, Jehonës, të cilën ajo e quan si “motër të vërtetë”.

Në një foto ku shfaqet Jehona, Selvije ka shkruar një mesazh të ndjerë plot krenari:

“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar përkrah në çdo hap!
Urime magjistratura zemra ime! Shpati është pafund krenar për ty, për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë, Jehonë.”

Postimi thekson krenarinë e madhe për suksesin e arritur nga Jehona, duke përmendur edhe krenarinë që Shpati ka ndjerë për të.

The post FOTO/ Selvije Jao me deklaratë publike për motrën e Shpat Kasapit appeared first on Albeu.com.

Selvije Jao i bën një dedikim motrës së Shpatit: Më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap



Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.

Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë.

Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.

Foto: Instagram

"Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë...më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona".

Shpati duhet kujtuar se ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali. /Telegrafi/

Shqipëria nuk akordoi pension shtetëror për familjen e Shpat Kasapit

Pretendimi: Edi Rama thyen heshtjen dhe zbulon lajmin e madh për familjen e Shpat Kasapit

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————

Vdekja e papritur e këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi më 26 nëntor 2025 vazhdon të përdoret në mënyrë jo etike nga portalet shqipfolëse për të mbledhur klikime.

Kështu, një postim që ka marrë mbi 800 pëlqime në Facebook, pretendon se kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar një lajm të madh për familjen e Kasapit, ndërsa i fton lexuesit të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë.

Kujtojmë se Shpat Kasapi ishte shqiptar i Maqedonisë së Veriut, jo qytetar shqiptar, familja e të cilit nuk mund të marrë pension shtetëror nga shteti shqiptar, me kryeministër Edi Ramën.

Ndërkaq, në brendinë e artikullit të referuar në komente, nuk përmendet aspak Rama, apo ndonjë lajm i madh për familjen e tij. Në vend të kësaj, flitet për debate që reagimi ndaj vdekjes së Kasapit ka shkaktuar mes artistëve të tjerë shqiptarë.

Titulli i artikullit keqinformon në mënyrë jo etike mbi dikë që ka ndërruar jetë, me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij po përjetojnë momente tejet të vështira.
Faktoje ka përgënjeshtruar dhe lajme të mëparshme nga i njejti portal, i cili ka botuar artikuj të trilluar mbi vdekjen e Kasapit dhe të politikanit shqiptar Azem Hajdari.

The post Shqipëria nuk akordoi pension shtetëror për familjen e Shpat Kasapit appeared first on Faktoje.al.

❌