KINEMA – Aktori i famshëm turk, Can Yaman arrestohet për trafik droge
ANKARA, 10 janar /ATSH/ – Aktori i famshëm turk, Can Yaman është arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi mbi trafikimin dhe përdorimin e drogës midis personazheve të njohur, gazetarëve dhe personazheve VIP në Stamboll, sipas rainewsofficial.
Yaman, shumë i njohur në Itali për rolet e tij kryesore në disa seriale televizive të suksesshme, përfshirë “Sandokan” të kohëve të fundit, por edhe për njohuritë e tij të thella të gjuhës italiane, u arrestua mbrëmë së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Gorguzel.
Yaman u gjet me disa doza droge me vete.
Të shtatë të arrestuarit tani po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar nëse, kur dhe çfarë droge kishin konsumuar.
Policia kontrolloi nëntë klube të ndryshme nate në metropolin e Bosforit mbrëmë duke arrestuar disa tregtarë dhe menaxherët e lokaleve ku shiteshin narkotikë.
Në javët e fundit, si pjesë e të njëjtit hetim, më shumë se 20 personalitete të argëtimit, personazhe të famshëm dhe gazetarë janë kapur nga policia.
Hetimi ka të bëjë me akuzat për “posedim droge ose stimuluesish për përdorim personal”, “lehtësim të përdorimit të drogës” dhe “inkurajim të një personi për t’u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion”.
Midis shtatë të arrestuarve nga policia turke, përveç Yaman dhe aktores së saj Gorguzel, thuhet se janë edhe Ayse Saglam dhe Ceren Alper, si dhe pronarë klubesh, menaxherë dhe influencerë./ a.jor.
The post KINEMA – Aktori i famshëm turk, Can Yaman arrestohet për trafik droge appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.