Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani vijon të përflitet edhe sot në Turqi, për një kalim te Beshiktashi. Klubi turk e ka përfshirë mesfushorin e Kombëtares në planet e tij për merkaton e dimrit.

Ndryshe nga si ka ndodhur me klubet e tjera jashtë Italisë, Asllani është raportuar se e pranon një kalim te gjigantët turq. Beshiktashi është i njohur për legjionarët, pasi së fundmi aty ka luajtur Ernest Muçi që kaloi një periudhë të vështirë.

Asllani përfundoi në tribunë te Torino, përgjatë dy javëve të fundit. Marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni solli ftohjen e mesfushorit shqiptar me torinezët.

Fakt është se Interi do të përfitonte për herë të dytë nga huazimi i Asllanit. Bashkë me huazimin do të ishte një opsion që i jep Beshiktashit të drejtën e blerjes.

The post Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ E tallën për gjatësinë e ti! Plas sherri në fushë, trajnerin argjentinas e nxjerrin me zor nga fusha

Trajneri argjentinas, Horge Sampaoli shquhet për gjaknxehtësi dhe nervat e tradhëtuan gjatë ndeshjes Amerika-MG dhe Atletiko-MG e mbyllur në barazimin 1-1.

Pas përfundimit të derbit, Sampaoli tentoi të zihej me trajnerin e ekipit kundërshtar, Alberto Valentim. Kjo për shkak se ky i fundit u tall me gjatësinë trupore të argjentinasit.

Brenda sekondash, lojtarët dhe anëtarët e të dy stafeve të trajnerëve u përfshinë në një përleshje që i detyroi gjyqtarët dhe personelin e sigurisë të ndërhynin.

Sampaoli dukshëm i shqetësuar, u shoqërua në dhomën e zhveshjes mes shtyrjeve dhe britmave. Valentimi mbeti në anë, duke parë rrëmujën nga distanca, ndërsa tifozët bërtisnin, të ndarë midis të qeshurave dhe fishkëllimave.

 

The post VIDEO/ E tallën për gjatësinë e ti! Plas sherri në fushë, trajnerin argjentinas e nxjerrin me zor nga fusha appeared first on Albeu.com.

Wenger promovon Botërorin me 48 ekipe: Futbolli është bërë global

Arsène Wenger, tani drejtues i zhvillimit global të futbollit për FIFA-n, foli në Davos të Zvicrës, së bashku me Gianni Infantino-n:

“Të luash për ekipin kombëtar është diçka speciale. Nga njëra anë, ju përfaqësoni krenarinë e vendit tuaj, nga ana tjetër, përjetoni një presion të madh: frikën e humbjes, të zhgënjimit, të mos qenit në nivelin e duhur. Duhet forcë e madhe mentale për të mbajtur mbi supe përgjegjësinë e një kombi të tërë. Ekipet e mëdha kombëtare kanë nevojë për lojtarë të aftë për të përballuar këtë presion dhe për të përfaqësuar një brez”.

Më pas, Wenger mbështeti zgjerimin e Kupës së Botës në 48 kombe në vitin 2026:

“Për një kohë të gjatë, Kupa e Botës ishte një garë e fokusuar kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Hapja e tij për më shumë vende, veçanërisht afrikane dhe aziatike, ishte e nevojshme. Futbolli është bërë global: kudo që shkojnë njerëzit, ata flasin për futbollin. Nëse shikojmë drejt së ardhmes, pas njëqind vjetësh, të gjithë duhet të kenë të paktën mundësinë të ëndërrojnë të fitojnë një Kupë Bote. Kalimi nga 32 në 48 ekipe ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Dy javët e para të Kupës së Botës janë gjithmonë më të mirat: e gjithë bota është atje, të gjithë janë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre dhe në të njëjtën kohë, ka një ndjenjë uniteti. Është një festë kolektive. Me 104 ndeshje dhe një udhëtim më të gjatë, kjo Kupë Bote do të jetë një provë e vërtetë mentale. Fitorja do të kërkojë përgatitje të madhe psikologjike, stafi dhe trajnerët do të duhet ta mbajnë grupin të bashkuar dhe të motivuar për shumë javë. Në raundet eliminatore, penalltitë do të bëhen pothuajse të pashmangshme, dhe kjo gjithashtu do të jetë një faktor vendimtar mental”.

The post Wenger promovon Botërorin me 48 ekipe: Futbolli është bërë global appeared first on Albeu.com.

Kriptomonedhat rimëkëmben pas lëkundjeve politike: Tregu reagon ndaj tërheqjes së Trump nga tarifat

Tregu i kriptomonedhave ka shënuar një rikthim të dukshëm, pasi pasiguria e krijuar nga paralajmërimet për tarifa tregtare u zbut brenda pak ditësh. Investitorët reaguan pozitivisht pasi administrata amerikane sinjalizoi tërheqje nga kërcënimet fillestare, duke sjellë një rritje të çmimeve në asetet kryesore digjitale dhe një kthim të oreksit për risk.

Lëvizja u ndje menjëherë te Bitcoin, i cili u rimëkëmb pas presionit të ditëve të mëparshme, ndërsa edhe Ethereum dhe altcoin-e të tjera ndoqën të njëjtin drejtim. Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut u përmirësua, duke reflektuar një ndryshim të shpejtë të sentimentit nga frika drejt pritshmërive më optimiste. Shkaku i luhatjeve ishte një seri deklaratash nga Donald Trump, të cilat ringjallën shqetësimet për tarifa të reja tregtare dhe tensione ndërkombëtare. Këto paralajmërime rritën pasigurinë në tregjet financiare dhe shtynë investitorët të reduktonin ekspozimin ndaj aseteve me risk. Por kur qëndrimi u zbut dhe masat nuk u konkretizuan, tregjet reaguan në drejtim të kundërt.

Në qarqet financiare, kjo sjellje përshkruhet shpesh me termin “TACO trade”, një shprehje ironike që i referohet modelit të reagimeve të forta fillestare të tregut, të ndjekura nga rikthimi i çmimeve kur kërcënimet politike tërhiqen. Në këtë kontekst, shumë investitorë shfrytëzuan rëniet afatshkurtra për të rihyrë në treg, duke nxitur rimëkëmbjen. Për kriptomonedhat, ky episod shërben si një tjetër shembull i ndjeshmërisë së tyre ndaj zhvillimeve makroekonomike dhe politike. Edhe pse shpesh paraqiten si një alternativë e pavarur nga sistemi tradicional financiar, në praktikë ato reagojnë shpejt ndaj sinjaleve globale të riskut dhe pasigurisë.

Analistët theksojnë se rikthimi aktual nuk duhet parë si fund i paqëndrueshmërisë. Politikat tregtare, vendimet monetare dhe tensionet gjeopolitike mbeten faktorë kyç që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në tregun e kriptove. Megjithatë, reagimi i shpejtë i investitorëve tregon se, pavarësisht luhatjeve, besimi në asetet digjitale mbetet i fortë dhe i gatshëm të rikthehet sapo pasiguria të zbutet.

Albeu.com ju sugjeron tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  /zero1.al/

The post Kriptomonedhat rimëkëmben pas lëkundjeve politike: Tregu reagon ndaj tërheqjes së Trump nga tarifat appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos

Juventusi i Luçiano Spaletit, ka bërë detyrën ndaj Benfikës së Zhoze Murinjos, duke triumfuar me rezultatin 2-0, teksa falë kësaj fitoreje të tretë radhazi në Champions, ka arritur të sigurojë një vend, të paktën në “Play Off”. Duke u pozicionuar në vendin e 15-të me 12 pikë, 1 ndeshje nga fundi i ndeshjeve të grupit.

Golat e Turam dhe Mekenit në pjesë e dytë, i sollën fitoren bardhezinjve, ndërkohë që në minutën e 81-të, greku Pavlidis shpërdoroi një 11-metërsh për “Zonjën e Vjetër”.

Një fitore në transfertë ndaj Monako javën e ardhshme mund t’i shohë bardhezinjtë të përfundojnë mes tetë ekipeve më të mira, për sa kohë që disa rezultate të tjera shkojnë në favorin e tyre, në atë që pritet të jetë një ditë e fundit kaotike e fazës së ligës.

Ndërkohë, Benfika ende mund të kualifikohet për raundin “play-off” të fazës me eliminim direkt, por do të duhet të mposhtin Real Madridin në shtëpi dhe të shpresojnë që një sërë ndeshjesh të tjera të prodhojnë rezultatet e dëshiruara.

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/  (VIDEO) 

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/  (VIDEO) 

The post VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite, njoftimi i pabesueshëm: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion dollarë

Që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, skena e futbollit në Arabinë Saudite është bërë papritur tërheqëse. Disa lojtarë të nivelit të lartë kanë ndjekur rrugën e portugezit, të tërhequr nga pagat që janë përtej mundësive të klubeve evropiane.

Po sikur t’ju thonin se mund të jeni personi i radhës që do t’u bashkohesh atyre? Diku midis provokimit dhe shakasë, është postuar një njoftim konkret në “Futboljobs”, portali spanjoll i dedikuar mundësive të punësimit në botën e futbollit. Zakonisht përdoret për të gjetur trajnerë atletikë dhe lojtarë në ligat më të ulëta, kërkesa e postuar disa orë më parë vjen direkt nga Liga Profesionale Saudite, liga më e lartë arabe, ku luajnë Retegui, Theo Hernandez, Koulibaly, Mané, Joao Felix etj.

“Na duhet një mesfushor mbrojtës”. Kërkesat e tjera? Përvojë në liga të një niveli të ngjashëm ose më të lartë se ajo arabe, mundësia për të parë CV-në sportive të lojtarit ose profilin e tregut të transferimeve, si dhe momentet kryesore të fundit. Për më tepër, lojtarët duhet të jenë të lirë ose të kenë kontroll të plotë të të drejtave të tyre.

Pjesa më intriguese, siç ndodh shpesh për ata që kanë marrë oferta nga klubet më të mira evropiane në zonat e Gedda ose Riyad, është padyshim ajo financiare: për kalimin në Ligën Profesionale Saudite, premtohet një pagë midis 600,000 dhe 1 milion euro në vit.

The post Arabia Saudite, njoftimi i pabesueshëm: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion dollarë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Barcelona mposht Slavia Pragën

Barcelona ka marrë një sukses të rëndësishëm në Pragë, duke fituar 4-2 ndaj Slavias vendase, në një sfidë që rezultoi më e vështirë se pritej për katalanasit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën më pas nga Fermin Lopez. Megjithatë, Levandovski me një autogol mbylli në barazim pjesën e parë.

Dëmtimi i Pedrit i hapi rrugë aktivizimit të Olmos dhe ky i fundit, pak çaste pasi u fut në fushë, shënoi golin e avantazhit. Më pas Levandovski shleu gabimin duke shënuar golin e katërt për Barcelonën e cila siguroi tre pikë të arta që e afrojnë me tetëshen e parë.

Goli i Lervandovskit (VIDEO)

Autogoli i Levandovskit (VIDEO)

Goli i dytë i Fermin Lopez (VIDEO)

Goli i Fermin Lopez (VIDEO)

Goli i Kushej (VIDEO)

The post VIDEO/ Barcelona mposht Slavia Pragën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/Galatasaray ndal Atleticon

Në ndeshjen e parafundit të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve, Atlético Madrid barazoi 1-1 me Galatasarayn.

Në Turqi, Colchoneros zhbllokuan sfidën pas katër minutash, me Simeonen që shënoi me kokë pas një asisti të Ruggeri-t. Vendasit barazuan në minutën e 20-të, kur Sallai asistoi autogolin e Marcos Llorente-s.

Me këtë barazim 1-1, Atlético Madrid ngjitet në 13 pikë, duke synuar ende një biletë në tetë vendet e para. Ndërkohë, Galatasaray ka 10 pikë në renditje dhe është në garë për një vend në play-off.

Autogoli i Jorente (VIDEO)

Goli i Simeone (VIDEO)

Ëndrra e Qarabag për kualifikim në fazën play off është më e gjallë se kurrë pas fitores 3-2 në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt. Azerbajxhanasit zhbllokuan sfidën me golin e Duran në minutën e katërt, i ndjekur nga një rikthim gjerman nëpërmjet Uzun (10′) dhe një penalltie nga Chaibi (78′).

Dy minuta më vonë, Duran shënoi golin e dytë për barazimin e ndeshjes, më pas goli i Mustafazadas në minutën e 94-të i lejoi vendasve të ngjiteshin në 10 pikë në renditje.

The post VIDEO/Galatasaray ndal Atleticon appeared first on Albeu.com.

Turqia bastis zyrat e TEMU në Stamboll

Zyra turke e platformës së tregtisë elektronike me seli në Kinë, Temu, u bastis nga ekipet e Autoritetit të Konkurrencës në orët e para të mëngjesit. Një zëdhënës i kompanisë, duke folur për Reuters, deklaroi se ata do të bashkëpunonin me autoritetet dhe se kompjuterët dhe laptopët u sekuestruan gjatë operacionit, transmeton Albeu.com.

Një zëdhënës i Temu-t konfirmoi bastisjen për Reuters, duke thënë: “Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet turke”. Zëdhënësi deklaroi se laptopët dhe kompjuterët e tjerë u sekuestruan nga zyra gjatë operacionit.

Sipas raportimeve të mediave, Temu, e njohur për produktet e saj me çmime shumë të ulëta në të gjithë botën, është e lidhur me gjigantin kinez të tregtisë elektronike PDD (PDD Holdings). Platforma Temu shet një gamë të gjerë produktesh, nga veshjet te telefonat inteligjentë.

Sipas Reuters, operacioni i Temu-t në Turqi erdhi pas presionit nga rregullatorët e Bashkimit Evropian në selinë evropiane të kompanisë në Dublin për “subvencione të padrejta shtetërore kineze” të mundshme. /albeu.com/

The post Turqia bastis zyrat e TEMU në Stamboll appeared first on Albeu.com.

Champions League/ City rrezikon “Top 8”, Haaland dhe Guardiola nuk përmbahen: Kështu nuk vazhdohet, jemi të turpshëm!

Humbja e Manchester City-t në Norvegji i ka ndërlikuar shumë planet e formacionit anglez sa i përket ambicies që kishte në fillim të këtij sezoni për të përfunduar mes tetë më të mirave fazën e grupeve.

Ajo çfarë shqetëson më shumë drejtuesit e ekipit britanik është fakti se kanë mundur që të fitojnë vetëm dy prej shtatë dueleve të fundit. Ndërsa në Champions League do të mbyllin fazën e grupeve përballë Galatasaray-t.

“Duhet që të rikthehemi në nivelet ku ishim në fund të 2025-ës. Mendoj se tani për tani gjithçka po na shkon keq. Unë kam një ndjesi se gjithçka po na shkon keq”, tha Guardiola pas humbjes me Bodo/Glimt.

Më i ashpër ishte Erling Haaland, i cili komentoi humbjen me fjalë të forta si: “Nuk dua t’i drejtoj drejtoj gishtin askujt, por secili nga ne ka përgjegjësi për këto paraqitje të turpshme. Nuk kam përgjigje për atë që ndodhi në fushë, unë jam përgjegjës pasi nuk munda që të shënoja gol. Dua që të kërkoj falje në emër të ekipit të gjithë tifozëve, të cilët udhëtuan deri këtu për na ndjekur. Ishim të turpshëm”.

The post Champions League/ City rrezikon “Top 8”, Haaland dhe Guardiola nuk përmbahen: Kështu nuk vazhdohet, jemi të turpshëm! appeared first on Albeu.com.

Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke

Në kampionatin e futbollit turk, Ernest Muçi ka shpërthyer si një bomber i pagabueshëm dhe këtë të dielë i dhuroi një goditje të fortë dopamine tifozëvë të Trabzonspor, kur i shënoi skuadrës kundërshtare në minutën e fundit.

Një top i pasuar jashtë zonës, kontroll i shpejtë, Muçi që afrohet dhe lëshon një goditje të thatë, që depërton mes këmbëve të mbrojtësit për t’u përplasur në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit.

 

Stadiumi shpërthen në anën e vizitorëve, pankina e Trabzonsporit ngrihet në këmbë dhe Ernest Muçi bën një gjest kundër pankinës kundërshtare të Kocaelispor. Gishtin te buzët si për t’i thënë të mbyllin gojën.

Zakonisht lojtari feston ftohtë. Pasi shënon gol, ul kokën dhe pret me qetësi brohorimat e shokëve të skuadrës.

Por kësaj radhe duhej t’i jepte përgjigje trajnerit rival, i cili para ndeshjes kishte deklaruar se Muçi nuk do të ketë hapësira dhe nuk do të shënojë sot”. Muçi jo vetëm që shënoi, por e bëri në fund, vendosi ndeshjen dhe i dha Trabzonspor një trepikësh jetik në garën për kreun.

Golat e Ernest Muçit janë surpriza më e bukur e ndeshjeve të Trabzonspor në javët e fundit. Dhe këto nuk janë pak.

Një Trabzonspor që fiton me firmën Muçi

Goli i sotëm vjen pas një serie ndeshjesh ku Muçi ka qenë vendimtar. Në javët e fundit të Superligës turke, ai ka shënuar në disa ndeshje radhazi, përfshirë dy gola kundër Göztepe, gol vendimtar në fitoren dramatike ndaj Başakşehir në minutën e 101, gol ndaj Besiktas dhe tani, goli i minutës së fundit që po bën xhiron e mediave sportive. Statistikat i japin 8 gola në 6 ndeshjet e fundit.

Forma e tij shpërthyese në fushë ka shkuar përtej emocioneve të ndeshjes. Muajin e kaluar, në dhjetor, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir bëri publikisht një thirrje të drejtpërdrejtë për klubin që të blejë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, duke shkuar edhe më tej: sipas tij, shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh mund të përballohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij”, është shprehur Bahadir, në një deklaratë që pasqyron emocionin e krijuar rreth sulmuesit shqiptar.

 “Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le të jetë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”, ka shtuar ai.

Mediat turke e kanë përcjellë me superlativa këtë fazë që po kalon lojtari shqiptar. Fanatik shkruan se “Muçi është lojtari që po mban gjallë shpresat e Trabzonsporit në ndeshjet e vështira”, ndërsa Sabah thekson se “shqiptari po luan me vetëbesim, pa frikë dhe me personalitet sulmuesi lider”.


Video lart, goli i Muçit kundër Kanyaspor

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, është një nga faktorët kryesorë të fazës pozitive që po përjeton lojtari. Që në javët e para, Tekke i dha Muçit një rol të lirë në ofensivë, duke e çliruar nga skemat e ngurta.

Sipas deklaratave të raportuara nga mediat lokale, Tekke është shprehur qartë në dhomat e zhveshjes: “Kur topi është në këmbët tona, Muçi duhet të ndjehet i lirë, të rrezikojë dhe të godasë”.

Ky mesazh është kthyer në filozofi loje dhe po funksionin. Muçi nuk pyet më, por vetëm godet.

Beşiktaş, pendesa publike dhe presioni nga tifozët

Lojtari duket se ka hedhur pas krahëve dështimin me Beşiktaş, klubi që e bleu për 10 milion dollarë nga Legia, por e huazoi për 1 milion tek Trabzonspor. Trajneri që e huazoi Ernest Muçin tek Trabzonspor është Sergen Yalçın. Ai mori drejtimin e skuadrës në fund të gushtit 2025, pak para se të finalizohej huazimi i Muçit duke mos ia kuptuar potencialin.

Për këtë i është dashur të justifikohet disa herë para tifozëve të tij duke thënë: “Nëse një lojtar nuk është i suksesshëm diku, nuk do të thotë se nuk mund të jetë i suksesshëm në një vend tjetër.”

Por momenti më i sikletshëm për Beşiktaş erdhi pikërisht në ndeshjen përballë Trabzonsporit, kur Muçi shënoi një gol spektakolar ndaj ish-skuadrës së tij. Pas asaj ndeshjeje, Yalcin, i bezdisur nga ngulmimi i gazetarëve u shpreh: “Ai është një lojtar që ne nuk e kemi në planet tona. Kjo tregon se ai po jep performancë te Trabzonspor që nuk e dha te ne.”

Përgjigjia gjithsesi nuk i qetësoi tifozët. Muçi vazhdoi të shënonte edhe në ndeshje të tjera. Golat e tij nga larg kthehen gjithnjë në hit në rrjetet sociale. Mediat turke raportuan se tribunat e Besiktas dhe rrjetet sociale shpërthyen kundër drejtuesve, duke i akuzuar se “lanë të ikë një lojtar që sot po bën diferencën”.

Mediat turke, vlerësime pa ekuivok për Muçin

Anadolu Agency e ka quajtur Muçin “golashënuesin e javëve të fundit”, ndërsa Hürriyet shkruan se “shqiptari është kthyer në një nga armët më të rrezikshme të Superligës në momentin vendimtar të sezonit”.

Dhe këtu vjen pyetja që nuk mund të shmanget. Me këtë formë, me këto gola, me këtë personalitet, si mund të mos jetë Ernest Muçi një opsion serioz për Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho është përballë një fakti të thjeshtë: Muçi sot po vendos ndeshje në një kampionat të fortë, nën presion, me stadiume të mbushura dhe pritshmëri të larta, me pak fjalë po shënon gola që japin pikë, fitore dhe krijojnë një frymë tjetër në skuadër.

Nëse Kombëtarja kërkon personalitet, guxim dhe lojtarë që nuk fshihen në momentin e fundit, Ernest Muçi sot po e jep përgjigjen e tij çdo javë me golat që shënon.

Dhe goli i sotëm, ai i minutës së fundit, ai që mbylli gojën pankinës kundërshtare, mund të jetë edhe mesazhi më i qartë për Tiranën./Lapsi.al

The post Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke appeared first on Albeu.com.

Mbappé flet si një lider: Fishkëllimat për Vinicius? Nëse vijnë, duhet të jenë për të gjithë

Kylian Mbappé merr vëmendjen, por edhe përgjegjësinë. Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Monacos, klubit që e lançoi atë në ligën më të lartë evropiane, sulmuesi i Real Madridit u zgjodh për të folur në emër të ekipit në një moment kritik të sezonit.

Francezi e hapi konferencën për shtyp me një mesazh që tejkalon futbollin, duke menduar për viktimat e aksidentit hekurudhor në Cordoba: “Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Mendimet e mia shkojnë për familjet që kanë humbur dikë”.

Më pas është koha për në fushë. Mbappé nuk e nënvlerëson Monacon, ndërsa pranon vështirësitë e tyre: “Ata nuk janë në momentin e tyre më të mirë, por janë ende një ekip i aftë të konkurrojë. Do të duhet të jemi agresivë dhe ta tregojmë se është një mbrëmje për ne. Në Bernabeu, në Champions, kemi një avantazh”.

Tema më e nxehtë mbetet raporti me publikun, fishkëllimat e tifozëve. Mbappé nuk fshihet: “I kuptoj. Si tifoz, përpara se të bëhesha futbollist, edhe unë fishkëllenja kur gjërat nuk shkonin mirë. Por nëse fishkëllen, duhet ta bësh me të gjithë ekipin. Nuk ka kuptim të drejtosh gishtin nga dikush. Po bëjmë keq si grup dhe duhet ta ndryshojmë këtë brenda fushës”.

Një diskutim që ndërthuret në mënyrë të pashmangshme me situatën e Vinícius Jr., i cili e ka gjetur veten në shënjestër të tifozëve. “Nuk është faji i tij, është përgjegjësi e të gjithëve. Vinícius është një qenie njerëzore, si dhe një kampion. Ai duhet të mbrohet, jo të lihet vetëm. Kur është i lumtur, është një nga më të mirët në botë”.

The post Mbappé flet si një lider: Fishkëllimat për Vinicius? Nëse vijnë, duhet të jenë për të gjithë appeared first on Albeu.com.

Sekreti i suksesit të Zidane te Reali: Punova vetëm në një aspekt dhe… fitova gjithçka

Zinedine Zidane kthehet për të folur për përvojën e tij me Real Madridin ndërsa po qarkullojnë thashethemet për rikthimin e tij sensacional pas dështimit të Xabi Alonsos, i cili u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës, dhe debutimit tronditës të zëvendësuesit të tij Arbeloa, i eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Albacete.

Zidane kujton mbwrritjen e tij te Real Madridi si trajner në janar të vitit 2016, pikërisht në një kohë krize të ngjashme me atë aktuale të Merengues. Ata kishin vënë baste për Rafa Benitezin, por kimia mes tyre nuk u krijua. Kjo kimi, sipas Zidanes, është themeli i rolit të menaxherit të një skuadre yjore të mbushur me kampionë:

“Te Real Madrid, ne ishim aty për lojtarët. Për mua, kjo është ajo që e bën ekipin të fortë; je aty për lojtarin”.

“Nëse nuk e kupton, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur ata, duhet të tregosh se je aty për ta. Që dhoma e zhveshjes të pranojë atë që dëshiron të zbatosh, duhet ta pëlqejmë njëri-tjetrin. Nëse lojtarët nuk pajtohen me gjithçka që u jepet, në stërvitje, të gjitha këto… gjithmonë do të ketë diçka që mungon. Me ne, mendoj se ata u argëtuan shumë në çdo nivel”.

The post Sekreti i suksesit të Zidane te Reali: Punova vetëm në një aspekt dhe… fitova gjithçka appeared first on Albeu.com.

Fenerbahçe përgatitet për të humbur En-Nesyri, Muriqi shumë pranë rikthimit në Turqi

Merkato e muajit janar do të jetë mjaft e rëndësishme për karrierën e Vedat Muriqit, i cili mund të rikthehet në Turqi.

Falë golave të shënuar në këtë pjesë të parë të sezonit në La Liga, sulmuesi dardan është futur në listën e dëshirave të Fenerbahçe-s.

Klubi turk e ka të pamundur që të mbajë deri në fund të sezonit sulmuesin e saj, Youssef En-Nesyri. Afrikani ka hyrë në radarët e klubeve të Premier League si Nottingham Forest dhe Everton.

Muriqi, i cili ka luajtur me klubin turk në sezonin 2019-2020, është kontaktuar nga menaxheri i tij Mirsad Türkcan dhe është vënë në dijeni të interesit të Fenerbahçes.

31-vjeçari ka pranuar që të rikthehet në Turqi ndërsa trajneri i Fenerbarhçes i ka hapur rrugën këtij transferimi. Tedesco e shikon me prioritet këtë pistë ndërsa nga finalizimi mungon vetëm takimi mes klubeve, të cilët do të bisedojnë për të caktuar çmimin për kartonin e lojtarit.

The post Fenerbahçe përgatitet për të humbur En-Nesyri, Muriqi shumë pranë rikthimit në Turqi appeared first on Albeu.com.

E turpshme në Afrikë, Senegali denoncon Marokun përpara finales së Kupës

Finalja e Kupës së Afrikës është përfshirë në polemika pasi Senegali denoncoi publikisht praktikat joetike të Marokut, rivalit dhe vendit pritës të saj, në lidhje me përgatitjet e ndeshjes. Në një deklaratë të formuluar ashpër, Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) përshkroi problemet me të cilat po përballet përpara finales së të dielës në Rabat.

“FSF informon publikun kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe organet organizuese, për mangësitë e vazhdueshme në përgatitjet për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës”, shpjegon deklarata, përpara se të detajojë ankesën e saj në katër pika.

Pika e parë ka të bëjë me masat e sigurisë dhe të pritjes. “FSF denoncon mungesën e qartë të masave të përshtatshme të sigurisë me mbërritjen e ekipit tonë në stacionin e trenit në Rabat. Kjo mangësi i ekspozoi lojtarët dhe stafin e trajnerëve ndaj afërsisë së madhe me tifozët vendas, gjë që është shumë larg standardeve të pritura për një garë të kësaj madhësie dhe një finale kontinentale.”

Çështja e dytë ka të bëjë me akomodimin e ekipit kombëtar senegalez: “Lidhur me logjistikën e hoteleve, FSF raporton se ka paraqitur një protestë zyrtare. Pas këtij veprimi, një hotel me pesë yje iu nda përfundimisht ekipit tonë, duke garantuar kushtet e nevojshme për finalen.”

Kishte edhe ankesa në lidhje me fushën e stërvitjes. “FSF njoftoi CAN-in për refuzimin e saj për t’u stërvitur në kompleksin Mohamed VI. Ky vendim rrjedh nga fakti se këto ambiente shërbejnë si bazë për ekipin kundërshtar, duke ngritur një çështje të drejtësisë sportive. Për më tepër, FSF specifikon se, deri më sot, nuk ka marrë ende njoftim për vendndodhjen e stërvitjes së ekipit senegalez para finales.”

Së fundmi, raporti u përqendrua në shitjen e biletave dhe aksesin në stadium. “Situata është shqetësuese. FSF dëshiron të sqarojë se paketa zyrtare përbëhet vetëm nga dy bileta VVIP dhe shpreh keqardhje për pamundësinë për të siguruar bileta VIP dhe VVIP, siç ndodhi gjatë gjysmëfinaleve. Megjithatë, Federata arriti të sigurojë bileta për tifozët e saj, deri në limitet maksimale të autorizuara zyrtarisht nga CAF, përkatësisht: 300 bileta në Kategorinë 1, 850 në Kategorinë 2 dhe 1,700 në Kategorinë 3. FSF beson se këto sasi janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën dhe denoncon kufizimet e vendosura si penalizuese për publikun senegalez.”

Në këtë atmosferë të tensionuar, finalja vjen me Marokun si favorit, pasi ka luajtur të gjashtë ndeshjet e tyre deri më tani në të njëjtin stadium (Rabat) mes disa vendimeve të dyshimta të arbitrimit që kanë tërhequr ankesa nga të gjithë rivalët dhe zyrtarët e tyre.

The post E turpshme në Afrikë, Senegali denoncon Marokun përpara finales së Kupës appeared first on Albeu.com.

Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng”

Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me Al Etifaq. Kështu është ndeshja e pestë radhazi, që Mitaj do e ndjekë Al Itihadin nga tribuna.

Sot është raportuar në Arabinë Saudite, që një klub nga Europa ka ofruar 5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Kjo shifër do t’i kthente Al Itihadit shpenzimet për huazimin dhe blerjen e kartonit nga Lokomotiva e Moskës.

Kampionët e Arabisë Saudite po shfaqen të pavendosur për të ardhmen e 22-vjeçarit. Fakt është se Mitaj rezulton jashtë planeve të Konseisaos, ndërsa po ashtu asnjë marrëveshje për t’u larguar nuk po shkon drejt konkretizimit. Deri tani çdo gjë ka mbetur në kuadër të zërave.

Mundësia që mbrojtësi të mbetet pjesë e Al Itihad po studiohet. Fakt i rëndësishëm është se vazhdon të jetë ndër lojtarët e huaj që sakrifikohen, duke mos u konsideruar as për stolin. /panorama sport/

The post Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng” appeared first on Albeu.com.

Amerika mes rënies dhe rishpikjes: kriza e një modeli dhe kërkimi për një ëndërr të re

Pyetja nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie është bërë pothuajse refren në debatet politike dhe akademike globale. Por, sado e përsëritur, kjo pyetje sot duket e pamjaftueshme për të shpjeguar momentin historik në të cilin ndodhet Amerika – dhe bashkë me të, i gjithë rendi ndërkombëtar. Çështja thelbësore nuk është nëse Amerika po bie, por çfarë forme po humbet dhe çfarë është e detyruar të shpikë për të mbijetuar si projekt politik, shoqëror dhe simbolik.

Kriza amerikane nuk është thjesht gjeopolitike
Sot, Amerika akoma është superfuqia ushtarake, financiare dhe teknologjike më e madhe në botë, e vetmja që mund të projektojë forcë globalisht. Por kjo nuk e zbeh faktin themelor: kriza amerikane sot është para së gjithash e brendshme. Polarizimi ekstrem politik, erozioni i kohezionit shoqëror, fragmentimi identitar dhe tensionet racore nuk janë episode kalimtare, por simptoma të një modeli shoqëror që e mbajti shoqërinë amerikane të bashkuar dhe që tashmë ka humbur aftësinë për të prodhuar konsensus.

Zgjedhjet nuk mbyllin më konfliktet, institucionet nuk gjenerojnë besim dhe politika është shndërruar në një luftë kulturore të përhershme. Kjo nuk është një krizë ciklike, por strukturore.

Dollari, shtylla e padukshme e stabilitetit amerikan
Në këtë kontekst, burimi real i fuqisë amerikane nuk është vetëm ushtria apo teknologjia, por dollari. Për dekada, dollari ka financuar deficitin amerikan, ka mbajtur nivelin e konsumit dhe ka amortizuar tensionet sociale brenda vendit, ndërsa jashtë ka garantuar dominim financiar dhe politik. Rreziku sot nuk është një zëvendësim i menjëhershëm i dollarit nga yuan-i apo nga një monedhë e BRICS, por erozioni gradual i besimit dhe fragmentimi i sistemit monetar global.

Edhe një dobësim relativ i rolit të dollarit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për kohezionin e brendshëm amerikan. Pa këtë mekanizëm stabilizues, pabarazia dhe polarizimi rrezikojnë të shndërrohen në krizë politike të pakontrollueshme.

Politika e jashtme si zgjatim i krizës së brendshme
Nuk është rastësi që në kushte të tilla, politika e jashtme amerikane shfaq prirje për të funksionuar si menaxhim i krizës së brendshme. Historia e njeh këtë mekanizëm: kur kompromisi i brendshëm bëhet i pamundur, elitat kërkojnë unitet përmes kërcënimit të jashtëm. Luftërat “proxy”, sanksionet, përshkallëzimi i rivaliteteve strategjike dhe militarizimi i aleancave shërbejnë për të rikrijuar ndjesinë e kohezionit.

Por kjo është një strategji gjithnjë e më e rrezikshme. Në një botë multipolare, krizat nuk kontrollohen më lehtë dhe gabimet e llogaritjes kanë pasoja sistemike.

Kriza e liberal-kapitalizmit konsumist
Në thelb, kjo nuk është vetëm krizë amerikane. Është kriza e modelit liberal-kapitalist të bazuar në konsumizëm dhe rritje të pafund. Për dekada, ky model funksionoi sepse prodhonte rritje reale, mobilitet social dhe kuptim. Sot, ai prodhon pabarazi, ankth dhe zbrazëti. Në një botë me burime të kufizuara dhe shoqëri të fragmentuara, konsumizmi nuk mund të luajë më rolin e “ngjitësit” social.

Ideja se rritja ekonomike do t’i zgjidhë automatikisht të gjitha problemet ka humbur besueshmërinë. Nuk bëhet fjalë për fundin e kapitalizmit si sistem, por për mbylljen e një forme historike të tij.

Amerika dhe kriza e narrativës
Megjithatë, ta reduktosh këtë fazë në “rënien e Amerikës” do të ishte një keqlexim. Amerika nuk ka qenë kurrë vetëm një hegjemoni materiale. Ajo ka qenë agjenti më transformues i botës moderne sepse ka prodhuar jo vetëm rend, por edhe ëndërr. Kriza aktuale është, mbi të gjitha, krizë e narrativës amerikane.

Ëndrra e vjetër – punë, konsum, mobilitet individual dhe siguri – nuk është më e arritshme për shumicën. Dhe kur ëndrra humbet funksionin e saj, sistemi humb legjitimitetin, edhe nëse fuqia formale mbetet.

Sfida e një ëndrre të re
Pyetja vendimtare nuk është nëse Amerika do të bjerë, por nëse ajo është e aftë të shpikë një ëndërr të re. Jo një version të rifreskuar të konsumizmit, por një vizion që lidh dinjitetin me kuptimin, jo vetëm me pasurinë; që balancon individin me komunitetin dhe e vendos ekonominë në shërbim të jetës.

Historia amerikane njeh momente të tilla rishpikjeje: New Deal, rendi i pasluftës, revolucioni teknologjik. Të gjitha lindën nga kriza të thella. Pyetja sot është nëse polarizimi ekstrem do ta lejojë një transformim të ngjashëm.

Përfundim
Amerika nuk është në prag të zhdukjes, por ndodhet në një provë historike. Forma e vjetër e liberal-kapitalizmit konsumist po mbyllet, ndërsa ajo që do ta zëvendësojë ende nuk është e qartë. Nëse Amerika arrin të prodhojë një ëndërr të re, ajo mund të mbetet forca më transformuese e botës. Nëse jo, do të mbetet një fuqi e madhe që administron shterimin e një modeli që nuk bind më – dhe kjo do të ishte kriza më e thellë, jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. /Albeu.com/

The post Amerika mes rënies dhe rishpikjes: kriza e një modeli dhe kërkimi për një ëndërr të re appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Dy gola për tre minuta, futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë shkëlqen ndaj ukrainasve

Etnik Brruti ka qenë protagonist kryesor i Malishevës në ndeshjen miqësore që skuadra kosovare ka zhvilluar në kampin përgatitor në Turqi përballë ekipit të FC Kudrivka të elitës së futbollit ukrainas.

Në ndeshjen e sotme përgatitore, mesfushori i cili vendosi të linte Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë, la shenjë në pjesën e parë të ndeshjes.

Brruti shfrytëzoi maksimalisht dy gabime radhazi të prapavijës së ekipit ukrainas duke shënuar në minutat 21 dhe 23 të dy golat që vendosën fatin e këtij takimi, pasi i dhanë suksesin 2-0 ekipit të Malishevës.

SHIKONI VIDEON

The post VIDEO/ Dy gola për tre minuta, futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë shkëlqen ndaj ukrainasve appeared first on Albeu.com.

Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në njq konferencë për shtyp për jetëgjatësinë e qëndrimit të tij në Etihad. Ky është sezoni i tij i dhjetë në krye të klubit.

“Është çështje rezultatesh. Nëse nuk fiton, të shkarkojnë. Nëse nuk fitojmë, do të më shkarkojnë edhe mua. Kemi fituar shumë, prandaj jam i ulur këtu. Nuk ka sekret tjetër. Në një klub tjetër, nuk do të isha konfirmuar pas sezonit të kaluar.

Ata janë më të duruar, ndoshta edhe për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën. Kemi pasur tre muaj vërtet të dobët. E kaluara ka qenë vërtet pozitive, dhe kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.

54 vjeç, Guardiola është në krye të City-t që nga korriku i vitit 2016.

Përvoja e tij me klubin anglez përfshin 6 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube.

The post Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar appeared first on Albeu.com.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë tek skuadra Zhejiang Professional FC, ku do të firmosë një kontratë 2 vjeçare dhe pritet të përfitojë një shumë prej 4 milionë eurosh në vit.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë appeared first on Albeu.com.

❌