Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zjarri

Një zyrtar i lartë ushtarak rus mbeti i plagosur pasi u qëllua në një atentat në Moskë. Autori, ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Gjeneral Lejtnant Vladimir Alexeyev në një ndërtesë banimi në veriperëndim të qytetit mëngjesin e kësaj të premteje përpara se të largohej, tha Komiteti Hetimor Rus në një deklaratë.

Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe një kërkim për të gjetur autorin e krimit është duke u zhvilluar. Alexeyev është zëvendësshef i drejtorisë kryesore të shtabit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Alekseyev është një figurë e lartë në drejtorinë kryesore të shtabit të përgjithshëm ushtarak të Rusisë dhe është figura e fundit e lartë ushtarake që është shënjestruar në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.

Ai u ndëshkua me sanksione nga Bashkimit Europian pasi inteligjenca ruse u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarja vjen teksa Rusia dhe Ukraina mbajtën bisedime këtë javë për fundin e luftës, për të cilat të dyja palët thanë se ishin pozitive. Për sulme të ngjashme Rusia ka akuzuar Ukrainën dhe në disa raste Kievi ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa për të tjera ka heshtur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zjarri appeared first on Sinjali.

Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën dhe Portugalinë: 2 viktima dhe mbi 7 mijë të evakuar

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në Spanjë dhe Portugali.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, mbi 7,000 të tjerë janë evakuuar, ndërsa në Portugali ka pasur thirrje për shtyrjen e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Stuhia Leonardo, që ka goditur Gadishullin Iberik gjatë kësaj jave, bëri që qeveria portugeze të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 69 komuna deri në mesin e shkurtit, raporton Guardian.

Një burrë ka vdekur në Portugali, ndërsa trupi i një gruaje u gjet i rrëmbyer nga një lumë i fryrë në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë të premten. Kjo është stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugali dhe Spanjë në javët e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën dhe Portugalinë: 2 viktima dhe mbi 7 mijë të evakuar appeared first on Sinjali.

Pas presionit, princesha e Norvegjisë kërkon falje për lidhjet me Epstein

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, u ka kërkuar një “falje të thellë” norvegjezëve për miqësinë e saj me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, pasi u zbulua se ata kishin shkëmbyer mesazhe për tre vjet.

Çështja u rikthye në vëmendje pasi, një javë më parë, në arkivin e dosjeve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dolën në dritë qindra emaile nga vitet 2011-2014 që përfshinin Epstein dhe princeshën e kurorës. Disa nga shkëmbimet, sipas raportimeve, përfshinin plane për t’u takuar personalisht dhe zbulojnë se ajo kishte kaluar katër ditë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach, në Florida, ndërsa ai nuk ishte atje.

Natyra e ngrohtë e korrespondencës ka ardhur si tronditje për opinionin publik në Norvegji dhe nga mesazhet rezulton se ajo kishte qenë në dijeni se Epstein kishte vuajtur një dënim me burg në vitin 2008. “Të kërkova në Google pas email-it të fundit”, shkroi ajo në tetor 2011. “Dakord nuk dukej shumë mirë”.

Pas publikimit të dokumenteve dhe rritjes së presionit publik për të adresuar çështjen, princesha reagoi me një deklaratë nga pallati, ku kërkoi falje. “Gjithashtu kërkoj falje për situatën në të cilën e kam vendosur Shtëpinë Mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën”, tha ajo.

Mbreti Harald V dhe Mbretëresha Sonja, të dy 88 vjeç, nuk kanë komentuar mbi zbulimet.

Ndërkohë, Mbreti u takua të premten me Kryeministrin Jonas Gahr Støre, së bashku me Princin e Kurorës Haakon, i cili u tha gazetarëve më vonë se gruaja e tij donte të fliste: “Por tani për tani ajo nuk mundet, dhe unë gjithashtu i them asaj se nuk i lejohet”, raporton BBC.

Edhe pse një deklaratë fillestare ishte publikuar të shtunën e kaluar, në të cilën princesha kishte shprehur keqardhje dhe kishte pranuar “gjykim të dobët”, pallati u detyrua të jepte më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj me Epstein.

Në deklaratën e fundit, pallati bëri të ditur se princesha e kurorës është thellësisht e trishtuar që nuk kishte arritur ta kuptonte më herët se çfarë lloj personi ishte ai. Ajo theksoi se dëshiron të japë një shpjegim më të detajuar, por ndodhet në një “situatë shumë të vështirë” dhe ka nevojë për kohë për të “mbledhur veten”.

“Është e rëndësishme për mua t’u kërkoj falje të gjithë atyre që i kam zhgënjyer. Disa nga përmbajtjet në mesazhet midis meje dhe Epstein nuk përfaqësojnë personin që dua të jem”, thuhet në deklaratën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas presionit, princesha e Norvegjisë kërkon falje për lidhjet me Epstein appeared first on Sinjali.

“Nëse do të mbulohesh, dil dhe mbështillu jashtë shtëpisë së Big Brother”, Leonora e ashpër ndaj vendimit të Albës

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja Leonora Jakupi, ka shprehur hapur qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Albës për t’u mbuluar brenda shtëpisë më të famshme në vend, një vendim që tashmë ka ndezur debat të gjerë publik.

Gjatë diskutimeve në studio, Leonora u tregua kritike ndaj këtij hapi të ndërmarrë nga banorja, duke theksuar se nuk e sheh të përshtatshme që një vendim kaq personal dhe i lidhur ngushtë me besimin fetar të merret brenda një formati reality. Sipas saj, ky është një hap që duhet bërë jashtë lojës dhe jo nën vëmendjen e kamerave.

“Lësho shtëpinë dhe pështillu jashtë shtëpisë”, u shpreh Leonora, duke lënë të kuptohet se ky vendim nuk duhet të jetë pjesë e dinamikave të Big Brother-it.

Ajo shkoi edhe më tej me deklaratat e saj, duke theksuar se mënyra se si Alba ka vepruar mund të keqkuptohet dhe të lëndojë gra të tjera që e kanë zgjedhur mbulesën si bindje të thellë dhe vendim jetësor.

“Kjo që po bën, mendoj se është ofendim për të gjitha gratë që kanë vendosur të mbulohen”, tha Leonora, duke e cilësuar situatën si delikate dhe shumë të ndjeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nëse do të mbulohesh, dil dhe mbështillu jashtë shtëpisë së Big Brother”, Leonora e ashpër ndaj vendimit të Albës appeared first on Sinjali.

Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, reagon Vedat Muriqi: S’jam njëri prej tyre, por…

Skuadra e Barcelonës ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan duke bërë një krahasim mes Robert Lewandowskit dhe sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase publikoi fotografinë e sulmuesit polak me mbishkrimin “Lewy kundër Muriqit”, duke vënë në pah duelin mes dy sulmuesve.

Pak kohë më pas, Muriqi e ka shpërndarë këtë postim dhe ka reaguar me një mesazh falënderimi për krahasimin që i është bërë.

”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.

Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 15 gola këtë sezon në La Liga dhe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappes, që ka shënuar 22 gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, reagon Vedat Muriqi: S’jam njëri prej tyre, por… appeared first on Sinjali.

Skandaloze: Nëna e Donika Gërvallës i “miraton” në Facebook pretendimet se Thaçi kishte organizuar skemë të vrasjeve

Suzana Gërvalla, nëna e Ministrës se Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka “miratuar” me “llajk”, shkrimin skandaloz, ku një i vetquajtur gazetar, Vudi Xhymshiti, ka pretenduar për “skemë të vrasjeve” të organizuara nga Hashim Thaçi.

Shkrimi skandaloz, u publikua në një platformë ku autori publikon shkrime të këtij lloji, e që më vonë nuk gjenden askund ose kur ato demantohen nga ndonje akter që i mer seriozisht shkrimet e tij (rrallë herë), ato zhduken nga interneti.

Anipse personi me emrin Vudi Xhymshiti, nuk ka një platformë kredibile, nuk ka redaksi, as adresë e as nuk është i regjistruar në asnjë organ llogaridhënës, kjo duket se nuk i bënë përshtypje Suzana Gërvallës, e Sadri Ramabajës, t’ia përcjellin shkrimet e t’i pëlqejnë ato.

Në anën tjetër, Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme e cila u përmend nga Kurti për ta ushtruar postin e Ministres së Drejtësisë, vazhdon të jetë kontradiktore sa i përket gjykimit në Hagë. Ajo, fillimisht kishte deklaruar se do të deponoj dosje në këtë proces, por së fundmi e ka kundërshtuar zëshëm një gjë të tillë.

Ndryshe, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, është në fazën përfundimtare dhe muajt në vijim pritet Aktgjykimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandaloze: Nëna e Donika Gërvallës i “miraton” në Facebook pretendimet se Thaçi kishte organizuar skemë të vrasjeve appeared first on Sinjali.

Leonora e ashpër me Albën: Po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.

Leonora Jakupi e pyeti atë se a do fal namaz, por Alba tha se nuk ka shumë informacione.

 “Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leonora e ashpër me Albën: Po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane appeared first on Sinjali.

Manipulimi me vota në Gjakovë: Në mesin e të arrestuarve edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së

Dyshimet për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare kanë vënë në lëvizje organet e drejtësisë në disa komuna të vendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastet e mundshme të falsifikimit të votave.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një hetim penal për veprën “Falsifikim i rezultatit të votimit”, i cili është duke u zhvilluar në Komunën e Gjakovës, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të Zgjedhjeve Parlamentare të 28 dhjetorit.

Pas pranimit të urdhëresës për fillimin e hetimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka intervistuar dhjetëra persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët kishin qenë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

Sipas informatave, një pjesë e tyre janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Në mesin e të ndaluarve është edhe Erion Kameri, rreth 26-vjeçar, i cili është edhe kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Gjakovë.

Kjo është lista e plotë e të ndaluarve:

Jon Haxhiu, rreth 29-vjeçar

Mimoza Brovina, rreth 40-vjeçare

Demokrat Gjocaj, rreth 40-vjeçar

Alma Gerqari, rreth 27-vjeçare

Devoll Kërleshi, rreth 31-vjeçar

Arigona Hasani, rreth 20-vjeçare

Ardian Rudi, rreth 53-vjeçar

Vlera Hyla, rreth 20-vjeçare

Artin Daka, rreth 32-vjeçar

Sejdi Rama, rreth 39-vjeçar

Leotrim Gaxheri, rreth 27-vjeçar

Eljesa Beqiri, rreth 34-vjeçar

Mandush Goza, rreth 22-vjeçar

Liridon Halili, rreth 34-vjeçar

Naziat Domi, rreth 38-vjeçar

Xhevat Hasanaj, rreth 43-vjeçar

Artiola Hoti., rreth 29-vjeçar

Erion Kameri, rreth 26-vjeçar

Delvina Pozhegu, rreth 31-vjeçare

Shefqet Morina, rreth 27-vjeçar

Valmir Agaj, rreth 43-vjeçar

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulimi me vota në Gjakovë: Në mesin e të arrestuarve edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së appeared first on Sinjali.

Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe bashkëbanorët me një vendim të rëndësishëm personal.

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.

Ky moment shënon gjithashtu një precedent në historinë e formatit, pasi është hera e parë që Big Brother VIP Kosova ka një banore me mbulesë në shtëpinë më të famshme në vend, duke hapur diskutime më të gjera mbi besimin, identitetin dhe zgjedhjet personale.

Rrëfimi i Albës u konsiderua nga shumë si një moment i sinqertë dhe i guximshëm, që dëshmon se Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë histori reale, njerëzore dhe me peshë shoqërore. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem appeared first on Sinjali.

Interesim i lartë për seancat përmbyllëse në rastin “Thaçit e të tjerët”

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se u kanë dërguar të gjitha konfirmimet për personat që do të ndjekin nga afër seancat e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në objektin e DHSK-së në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet më 9-13 shkurt. Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat ishte i lartë, dhe prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë. Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj. Ju kujtojmë se seancat gjithashtu mund të përcillen nga çdokush në internet në të tri gjuhët e gjykatës, shqipe, anglishte dhe serbishte, përmes transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interesim i lartë për seancat përmbyllëse në rastin “Thaçit e të tjerët” appeared first on Sinjali.

Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton Top Channel, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra appeared first on Sinjali.

Skitarët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë e Olimpiadës dimërore

Skitarët e Kosovës, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, kanë parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahet në stadiumin “San Siro”.

Ceremonia për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore ka nisur në Milano dhe Cortina sonte (e premte). Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt dhe do të zhvillohen në dhjetë arena në tre rajone të Italisë veriore.

Në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të marrin pjesë 2,871 atletë nga 92 vende, me përfaqësim pothuajse të barabartë gjinor. Do të ketë 116 gara medaljesh në 16 sporte, duke përfshirë ski alpin, biatlon, hokej mbi akull, patinazh, skeleton, ski alpinizëm si një disiplinë e re e të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skitarët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë e Olimpiadës dimërore appeared first on Sinjali.

Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë Squid Game

Njerëzit në Korenë e Veriut përballen me ekzekutime dhe dënime të rënda për shkak të konsumimit të kulturës së Koresë së Jugut, përfshirë seriale dhe muzikë pop.

Sipas raportit të Amnesty International, bazuar në 25 intervista me të arratisurit, qytetarët rrezikojnë jetën vetëm për shikimin e dramave të njohura si Squid Game, Crash Landing on You dhe Descendants of the Sun, si dhe për dëgjimin e muzikës K-pop, përfshirë grupin e njohur BTS.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur tjetër se edhe nxënës të shkollës së mesme ishin ekzekutuar për shikimin e Squid Game. Amnesty International konfirmoi se janë dokumentuar disa ekzekutime të lidhura me shfaqjen televizive, raporton skynews.

Të intervistuarit treguan gjithashtu rreziqet nga dëgjimi i muzikës së huaj, ku përfshihej edhe K-pop, dhe se ndëshkimi shpesh varet nga gjendja financiare e individit. Choi Suvin, i arratisur në 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin, duke paguar qindra ose mijëra dollarë për të shpëtuar nga kampet e riedukimit.

Sarah Brooks, zëvendësdrejtoreshë rajonale e Amnesty International, tha: “Këto dëshmi tregojnë se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike, ku shikimi i një shfaqjeje televizive të Koresë së Jugut mund t’ju kushtojë jetën – përveç nëse keni mundësi të paguani”.

Ajo shtoi se qytetarët që përpiqen të mësojnë më shumë për botën jashtë vendit ose kërkojnë argëtim të huaj përballen me ndëshkime të ashpra.

Sipas Aktit të Mendimit dhe Kulturës Anti-Reaksionare të vitit 2020, përmbajtja e Koresë së Jugut konsiderohet “ideologji e kalbur që paralizon ndjenjën revolucionare të popullit”. Ata që kapen duke konsumuar këto media përballen me pesë deri në 15 vjet punë të detyruar, ndërsa për shpërndarjen ose organizimin e shikimeve në grup parashikohen dënime më të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Shumica e të intervistuarve ishin midis moshës 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën, ndërsa largimet janë bërë më të rralla pas vitit 2020 për shkak të mbylljes së kufijve gjatë pandemisë COVID-19.

Ky raport vë në pah situatën ekstreme të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe presionin e madh mbi qytetarët për të shmangur çdo konsum të kulturës së huaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë Squid Game appeared first on Sinjali.

Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein

Policia po kontrollon dy prona të lidhura me Peter Mandelson si pjesë e një hetimi mbi pretendimet se ai ka kaluar informacion të ndjeshëm tregu Jeffrey Epstein.

Një deklaratë e Policisë Metropolitane, e cila nuk e përmendi Mandelson me emër, tha se kontrolli po zhvillohej në Camden, në veri të Londrës, dhe në Wiltshire. Mandelson jeton në një pronë të marrë me qira në Wiltshire që nga momenti kur u shkarkua si ambasador në SHBA për shkak të lidhjeve të tij me të ndjerin, personin e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Epstein, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Zëvendëskomisionerja Hayley Sewart tha: “Oficerët e ekipit të krimeve të specializuara të Metropolit janë duke kryer bastisjet në dy adresa, një në zonën e Wiltshire dhe tjetra në zonën e Camden. Këto kontrollime lidhen me një hetim në vazhdim mbi shkeljet në detyrë publike, duke përfshirë një burrë 72-vjeçar. Ai nuk është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.”

Të martën në mbrëmje, forca policore njoftoi se kishte nisur një hetim ndaj Mandelson – duke e identifikuar atë vetëm si një ish-ministër qeveritar 72-vjeçar.

Raportohet se Mandelson ishte në adresën e Camden që u kontrollua nga policia, ndërsa oficerët arritën të hynin në adresën e dytë në Wiltshire pa pasur nevojë për përdorim force.

Hetuesit besojnë se bastisjet janë të nevojshme si pjesë e mbledhjes së provave, para një interviste të pritshme me Mandelson, e cila do të zhvillohet së shpejti nën paralajmërim penal.

Artikujt kryesorë që hetuesit synojnë të sigurojnë janë pajisjet elektronike, përfshirë telefonat, kompjuterët, USB-të, si dhe çdo gjë me shkrim, si dokumente.

Kontrollet u kryen me urdhër të gjykatës së magjistraturës, pa paralajmërim paraprak për pronat.

Mandelson u shkarkua si ambasador në SHBA në shtator, pasi dolën në dritë detaje të reja mbi miqësinë e tij me Epstein, një marrëdhënie që zgjati edhe pas dënimit të financierit të njohur për kërkimin e prostitucionit me një minoren në 2008.

Por publikimi këtë javë i dokumenteve të shumta mbi Epstein dhe kontaktet e tij tregoi afërsinë e tyre. Dokumentet gjithashtu sugjeruan se Mandelson kishte marrë para nga Epstein midis 2003 dhe 2004 dhe se kishte rrjedhur informacion të ndjeshëm tregu për të kur ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown në 2009.

Ky informacion ka shkaktuar zemërim tek shumë deputetë të Partisë Laburiste, sidomos pasi Keir Starmer pranoi në Parlament të mërkurën se kishte rënë dakord për emërimin pavarësisht njohjes për lidhjet e Mandelson pas burgut me Epstein.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein appeared first on Sinjali.

Juventusi humb dy sulmues

Pas eliminimit nga Kupa, te Juventusi kanë nisur përgatitjet për duelin ndaj Lazios në kampionat. Te bardhezinjtë, ka shqetësime sa i përket dëmtimeve.  

Pas Kenan Yildiz, trajneri Luaciano Spalleti duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e Francisco Conceicao. Portugezi ka shfaqur një mbingarkesë në aduktorin e djathtë pas ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Atalantës, një shqetësim i ngjashëm me atë që ka ndalur edhe yllin turk të skuadrës.

Përballja e së dielës mbrëma në “Allianz Stadium” mbetet në dyshim për të dy lojtarët, të cilët do t’u nënshtrohen vlerësimeve mjekësore gjatë stërvitjes së fundit të së shtunës.

Megjithëse dëmtimet nuk vlerësohen si të rënda, stafi teknik po tregon kujdes maksimal për të shmangur rreziqet e panevojshme që mund të çojnë në ndalesa më të gjata.

Gjendja e Conceicao është veçanërisht delikate, duke qenë se ai sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i mëparshëm muskulor duke luajtur si titullar në tri sfidat e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi humb dy sulmues appeared first on Sinjali.

Ekskluzive| Edhe pas rivendosjes, Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë për 9 të dyshuarit për manipulim votash në Prizren

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur sërish masën e paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas burimeve të besueshme, gjykata ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për të gjithë të dyshuarit, duke vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat ligjore për caktimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi vjen pavarësisht faktit se Apeli më herët kishte konstatuar mangësi në arsyetimin e paraburgimit dhe kishte kthyer çështjen për rishqyrtim.

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV

Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Pagarizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa mbrojtja pritet që sërish të ushtrojë mjete juridike kundër këtij vendimi.

Procedura penale vazhdon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive| Edhe pas rivendosjes, Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë për 9 të dyshuarit për manipulim votash në Prizren appeared first on Sinjali.

Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Parlamentin Evropian se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besiane Musmurati, ka folur në Parlamenti Evropian në një konferencë të organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe, ku ka ngritur shqetësime serioze për tendencat autoritare të qeverisjes së fundit në Kosovë.

Në fjalën e saj, Musmurati theksoi nevojën për monitorim të rreptë ndërkombëtar, duke paralajmëruar se në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse që cenon themelet e shtetit demokratik.

Në Parlamentin Evropian, pata nderin të flas në konferencën e organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe,” tha Musmurati, duke shtuar se “ngrita alarmin për domosdoshmërinë e monitorimit të rreptë të tendencave autoritare të qeverisë së fundit.”

Ajo theksoi se një nga problemet kryesore është minimi i rendit kushtetues, duke nënvizuar se janë evidentuar mbi 15 shkelje të Kushtetutës.

Me mbi 15 shkelje të Kushtetutës, qëllimi është i qartë – shndërrimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore në vegla për përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mediave dhe shoqërisë civile,” deklaroi Musmurati.

Duke folur për lirinë e medias, ajo paralajmëroi për rënie të theksuar të standardeve demokratike në këtë fushë.

Sulmet sistematike ndaj gazetarëve dhe tentativat për mbylljen e mediave na kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike sipas ‘Reporters Without Borders’,” theksoi ajo.

Musmurati ngriti gjithashtu shqetësime për presionin mbi gjyqësorin, duke e cilësuar atë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Ndërhyrjet direkte dhe linçimet publike ndaj prokurorëve e gjyqtarëve po cenojnë rëndë shtyllën e shtetit të së drejtës,” u shpreh ajo.

Në përmbyllje, nënkryetarja e PDK-së riafirmoi orientimin perëndimor të Kosovës dhe rëndësinë e mbrojtjes së lirive demokratike.

Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Parlamentin Evropian se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarit Kanun Musshabanaj, i cili dyshohet se ka goditur babain e tij me sëpatë në kokë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Musë Povataj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Pejë. Paraburgimi është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi fillon nga data 6 shkurt, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 6 mars 2026. Fillimisht, i pandehuri do të qëndrojë në Repartin e Psikiatrisë në Pejë për trajtim shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan appeared first on Sinjali.

Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages

Google po përgatitet të rikthejë një funksion të rëndësishëm në aplikacionin Google Messages, i cili ishte hequr më herët dhe kishte shkaktuar pakënaqësi te disa përdorues.

Bëhet fjalë për opsionin “Edit History” (Historiku i Ndryshimeve), që lejon shikimin e versioneve të mëparshme të një mesazhi të redaktuar. Ky funksion ishte veçanërisht i dobishëm për transparencën në komunikim, por u hoq në një nga përditësimet e fundit të aplikacionit.

Sipas informacionit të zbuluar përmes analizës së kodit të versionit më të ri të aplikacionit, Google ka nisur punën për ta rikthyer këtë opsion.

Me përditësimin e ardhshëm, përdoruesit do të mund të shohin të gjitha ndryshimet e bëra në një mesazh përmes seksionit “Info”, ku do të paraqitet teksti origjinal, redaktimet pasuese dhe koha kur janë kryer ato.

Ky hap pritet të rrisë besueshmërinë dhe qartësinë në komunikimin përmes mesazheve RCS, duke parandaluar ndryshimet pa gjurmë të përmbajtjes origjinale.

Funksioni ndodhet aktualisht në fazë testimi dhe pritet fillimisht të jetë i disponueshëm për përdoruesit e versionit beta, ndërsa më pas edhe për publikun e gjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages appeared first on Sinjali.

Video prekëse: E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se ai kishte humbur jetën në luftë. Në vitin 2023, ata kishin kryer varrimin e tij në një varrezë në perëndim të Ukrainës, pas identifikimit të trupit nga një mostër ADN-je. Por ajo që dukej si një tragjedi e përjetshme mori një kthesë të pabesueshme.

Nazar, i dobësuar dhe i sëmurë, por i gjallë, telefonoi nënën e tij për herë të parë pas tre vitesh dhe nëntë muajsh, pasi ishte liruar nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.

“Emocionet e mia ishin kaq të forta”, rrëfeu Nataliya, ende e tronditur nga lajmi i pabesueshëm. Ajo e pyeti në telefon: “Ke të gjitha gjymtyrët e tua? A je mirë?”. Ndërsa kushërira e tij, Roksolana shpërtheu në gëzim duke qarë.

“Ishin ndjenja të çuditshme, sepse unë e kisha varrosur djalin tim, por ja ku është zëri i tij. A mund të imagjinoni emocionet e një nëne? Lumturi e madhe”, shtoi Nataliya.

Historia e Nazarit është veçanërisht e jashtëzakonshme në një vend të shkatërruar nga lufta, ku lajmet e mira janë të rralla. Kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në 2022, Nazar, atëherë 42-vjeçar, u kthye menjëherë në front, pas përvojës së tij nga lufta e vitit 2014. Në maj të atij viti, ai u shpall i zhdukur dhe familja e tij nuk mori lajme zyrtare për gjendjen e tij.

Një vit më vonë, një trup i identifikuar në një morg në juglindje të Ukrainës u tregua si i tij, dhe familja e kishte varrosur me dhimbje. Por në shtator, një ushtar i liruar nga Rusia telefonoi për të njoftuar se Nazari ishte gjallë. Pas muajsh pritjeje dhe dyshimi, lajmi u konfirmua këtë javë kur ushtari foli direkt nga Ukraina.

Nataliya tashmë po përgatit ushqimet e tij të preferuara, kur ai të kurohet dhe të kthehet në shtëpi.

“Shpresoj që të gjitha nënat dhe familjet të marrin një telefonatë si e jona dhe të përjetojnë këtë lumturi”, thotë Roksolana. “Unë vetëm pres të përqafoj djalin tim fort. E dua shumë”, përfundoi Nataliya.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Video prekëse: E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës appeared first on Sinjali.

❌