❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra nĂ« Iran tregojnĂ« njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Masat e ashpra të udhëheqjes iraniane ndaj protestuesve ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Populli iranian po lufton pĂ«r tĂ« ardhmen e tij. Duke injoruar kĂ«rkesat e tyre tĂ« ligjshme, regjimi tregon fytyrĂ«n e tij tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, shkroi Kallas nĂ« X.

“Çdo dhunĂ« kundĂ«r demonstruesve paqĂ«sorĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme. Mbyllja e internetit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shtypen me dhunĂ« protestat, ekspozon njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet”, tha ajo.

Kallas akuzoi forcat e sigurisë se kanë përdorur taktika joproporcionale dhe të rënda kundër demonstruesve.

Protestat për përkeqësimin e kushteve ekonomike shpërthyen më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në pjesë të tjera të vendit. //a.i/

The post BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra nĂ« Iran tregojnĂ« njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Mbi 50 protestues tĂ« vrarĂ« nĂ« mbarĂ« vendin

TEHERAN, 9 janar /ATSH-DPA/- Sipas aktivistëve, 51 demonstrues janë vrarë në gati dy javë protesta mbarëkombëtare në Iran.

“Qindra njerĂ«z tĂ« tjerĂ« raportohet se janĂ« plagosur nĂ« pĂ«rleshjet me forcat e sigurisĂ«â€, sipas organizatĂ«s “Iran Human Rights” (IHRNGO), me qendĂ«r nĂ« Oslo.

Organizata po heton gjithashtu raportet për dhjetëra demonstrues të vrarë në qytetet kryesore të Teheranit, Mashhadit dhe Hamadanit, të cilat ende nuk janë përfshirë në shifrat aktuale.

“Rreziku i njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« dhunĂ«s dhe vrasjeve masive tĂ« demonstruesve pas mbylljes sĂ« internetit Ă«shtĂ« shumĂ« serioz”, paralajmĂ«roi drejtori i organizatĂ«s, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Dje në mbrëmje, Irani përjetoi demonstratat më të mëdha që nga fillimi i valës aktuale të protestave.

Këto protesta shpërthyen në fund të vitit të kaluar, të shkaktuara nga një tronditje në kursin e këmbimit valutor.

Në përgjigje të protestave dje në mbrëmje, autoritetet pezulluan aksesin në internet.

Burime të pakonfirmuara kane raportuar shumë njerëz të vrarë pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. //a.i/

The post IRAN – Mbi 50 protestues tĂ« vrarĂ« nĂ« mbarĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOGOTA – Petro: ËshtĂ« i mundur një operacion ushtarak amerikan kundĂ«r KolumbisĂ«

BOGOTA, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha se kishte frikĂ« nga njĂ« veprim i mundshĂ«m ushtarak amerikan kundĂ«r vendit tĂ« tij – pas njĂ« bisede telefonike me presidentin e SHBA-se, Donald Trump, mes tensioneve midis BogotĂ«s dhe Uashingtonit.

NĂ« njĂ« intervistĂ« per gazetĂ«n “El PaĂ­s”, Petro tha se presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump i kishte thĂ«nĂ« gjatĂ« njĂ« bisede telefonike se po mendonte tĂ« ndĂ«rmerrte operacione tĂ« kĂ«qija nĂ« Kolumbi.

Udhëheqësi i krahut të majtë tha se mesazhi i sugjeronte se përgatitjet për një veprim ushtarak ishin tashmë në proces, megjithëse nuk e dinte se çfarë veprimi specifik mund të ishte planifikuar.

“Treguesi ishte se ata tashmĂ« po pĂ«rgatiten pĂ«r diçka, njĂ« operacion ushtarak”, tha Petro.

Petro tha se ngjarjet në Venezuelë e kishin bërë të shqetësohej se ai vetë do të prekej personalisht.

Kur u pyet nĂ«se kishte frikĂ« se mos vuante njĂ« fat tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« tĂ« udhĂ«heqĂ«sit venezuelian NicolĂĄs Maduro, i cili u arrestua nga ushtarĂ«t amerikanĂ« dhe u dĂ«rgua nĂ« SHBA, Petro u pĂ«rgjigj: “Pa dyshim”.

Megjithatë, pas një bisede telefonike njëorëshe të mërkurën me Trump, situata është qetësuar për momentin.

Gjatë bisedës, Petro tha se ishte në gjendje të shpjegonte qëndrimet e tij, veçanërisht në luftën kundër drogës. Pas telefonatës, Trump njoftoi një takim në Shtëpinë e Bardhë, pa specifikuar një datë.

Trump e ka paralajmĂ«ruar mĂ« herĂ«t KolumbinĂ« – pas veprimeve ushtarake nĂ« VenezuelĂ«.

Duke folur me gazetarĂ«t menjĂ«herĂ« pas operacionit kundĂ«r Maduros, Trump e pĂ«rshkroi KolumbinĂ« si “shumĂ« tĂ« sĂ«murĂ«â€ dhe tha se drejtohej nga njĂ« “njeri i sĂ«murĂ« qĂ« i pĂ«lqen tĂ« prodhojĂ« kokainĂ« dhe ta shesĂ« atĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Kolumbia, një fqinj i Venezuelës, konsiderohet një qendër e madhe prodhimi për kokainën. //a.i/

The post BOGOTA – Petro: ËshtĂ« i mundur një operacion ushtarak amerikan kundĂ«r KolumbisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s?

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, e ka dyfishuar qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n, duke shqyrtuar mundĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit te forcĂ«s nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme. ÇfarĂ« fshihet pas kĂ«tij veprimi, i cili mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« duke i larguar aleatĂ«t mĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« Uashingtonit?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshkallëzuar retorikën e tyre mbi Groenlandën ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh tek aleatët e tyre evropianë, me bisedime që tani do të zhvillohen midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve danezë javën e ardhshme.

Groenlanda, e cila i përket Mbretërisë së Danimarkës, por ka një status kryesisht autonom, ka qenë në shënjestrën e Trump që nga mandati i tij i parë në detyrë.

Megjithatë, marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Groenlandës daton shumë më herët.

Vendndodhja e Groenlandës është shumë strategjike, duke u shtrirë në rrugën më të shkurtër për raketat midis Rusisë dhe SHBA-së. Prandaj, është një pjesë thelbësore e mburojës anti-raketore të SHBA-së.

Në vitin 1941, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja negocioi një marrëveshje për të ndërtuar dhe operuar baza ushtarake në Groenlandë, koloninë e atëhershme të Danimarkës në Arktik, për aq kohë sa do të zgjaste konflikti, në një përpjekje për të mbrojtur kontinentin amerikan.

Ambasadori i Danimarkës në Uashington, negocioi në mënyrë të pavarur marrëveshjen me SHBA-në për të mbrojtur Groenlandën, e cila është gjeografikisht pjesë e Amerikës së Veriut dhe shtrihet në Hemisferën Perëndimore.

NĂ« fund tĂ« luftĂ«s, SHBA-ja kishte 15 baza ushtarake nĂ« GroenlandĂ«. Sot mbetet vetĂ«m njĂ«, baza ajrore “Pituffik” nĂ« bregdetin veriperĂ«ndimor.

QĂ« nga viti 1951, njĂ« marrĂ«veshje daneze me SHBA-nĂ« – e rishikuar nĂ« vitin 2004 – i jep ushtrisĂ« amerikane praktikisht liri veprimi nĂ« territorin e GroenlandĂ«s, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« informon DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n paraprakisht pĂ«r planet e saj.

Trump ka argumentuar se Danimarka ka dështuar në garantimin e sigurisë se Groenlandës, e cila mbulon një sipërfaqe prej 2,2 milionë kilometra katrorë ose rreth një të pestën e madhësisë së të gjithë kontinentit evropian.

Kjo është e krahasueshme me Alaskën, shtetin më të madh të SHBA-së, megjithëse popullsia e Groenlandës vlerësohet në vetëm 57,000 banorë.

Integrimi i Groenlandës do ta bënte SHBA-në vendin e tretë më të madh në botë për nga masa tokësore pas Rusisë dhe Kanadasë, duke tejkaluar Kinën.

NjĂ« raport i kohĂ«ve tĂ« fundit nga shĂ«rbimi i inteligjencĂ«s ushtarake tĂ« DanimarkĂ«s tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s po konkurronin tĂ« gjitha pĂ«r tĂ« luajtur “njĂ« rol mĂ« tĂ« madh” nĂ« Arktik.

Gjatë vitit të kaluar, Danimarka ka rritur investimet e saj në Groenlandë.

“NĂ« vitin 2025, Danimarka ofroi 1,2 miliardĂ« euro pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajon”, tha tĂ« hĂ«nĂ«n kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

Groenlanda ka depozita tĂ« pashfrytĂ«zuara tĂ« metaleve tĂ« rralla dhe mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pasi shkrirja e akullit polar – njĂ« rezultat i ndryshimeve klimatike – hap rrugĂ« tĂ« reja transporti detar.

“MegjithatĂ«, njĂ« vit mĂ« parĂ«, 85% e banorĂ«ve tĂ« GroenlandĂ«s kanĂ« kundĂ«rshtuar bashkimin me SHBA-nĂ«â€, sipas njĂ« sondazhi. //a.i/

 

The post KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një ndihmë shtesë financiare të BE-së për Sirinë prej 620 milionë eurosh për këtë vit dhe vitin tjetër, gjatë një vizite sot në Damaskë .

Von der Leyen tha se financimi do të ndihmonte qeverinë siriane të rivendoste shërbimet bazë dhe të rindërtonte institucionet shtetërore, duke u mundësuar qindra mijëra refugjatëve të ktheheshin në shtëpi.

“MĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, pas disa dekadash frikĂ«, heshtje dhe dhunĂ« shtetĂ«rore mĂ« nĂ« fund ka shpresĂ« dhe mundĂ«si pĂ«r ripĂ«rtĂ«ritje”, tha ajo, duke shtuar se pajtimi dhe rimĂ«kĂ«mbja do tĂ« ishin njĂ« proces i gjatĂ« dhe sfidues.

“Ne jemi kĂ«tu sot pĂ«r tĂ« punuar pĂ«r SirinĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« sirianĂ«t – pĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimin e njĂ« Sirie tĂ« re, paqĂ«sore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« sigurt”, tha Von der Leyen.

“RefugjatĂ«t sirianĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« formuar njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« refugjatĂ«ve qĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« BE gjatĂ« shumĂ« viteve, duhet tĂ« kenĂ« njĂ« perspektivĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« kthim nĂ« shtĂ«pi dhe njĂ« fillim tĂ« ri”, tha ajo.

BE-ja ka hequr plotësisht sanksionet ndaj Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, dhe bashkëpunimi politik aktualisht po zgjerohet.

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa, i cili udhëtoi me Von der Leyen, tha gjatë një takimi me presidentin e përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa se një epokë e re shprese ishte hapur për Sirinë.

“BE-ja do tĂ« mbĂ«shtesĂ« pĂ«rpjekjet drejt njĂ« Sirie paqĂ«sore dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, tha Costa.

Sipas Komisionit Evropian, do të krijohet një partneritet i ri politik që mund të fillojë në gjysmën e parë të vitit me një takim të përfaqësuesve të lartë nga të dyja palët.

Po merret në konsideratë edhe rifillimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik. //a.i/

The post BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s

ATHINË, 9 janar /ATSH/- QĂ« prej orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, reshjet e borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« GreqinĂ« veriperĂ«ndimore, duke bĂ«rĂ« qĂ« autoritetet rajonale dhe bashkitĂ« lokale tĂ« vendosin dhjetĂ«ra borĂ«pastruese dhe tĂ« lĂ«shojnĂ« udhĂ«zime sigurie pĂ«r shoferĂ«t qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r rrugĂ«t malore dhe autostradat kryesore, sipas “GreekNewsToday”.

Bora ka rënë në shumë zona të prefekturës së Janinës në Greqinë veriperëndimore, si dhe në pjesët malore të Arta-s fqinje, duke vështirësuar kushtet në pjesën më të madhe të rajonit të Epirit.

Reshjet e dendura të borës përfshinë sot qytetin e Janinës , duke shënuar një intensifikim të ndjeshëm të motit.

Janina, kryeqyteti i Epirit dhe një qendër e madhe urbane, nuk ka përjetuar gjithmonë borë në zonat e saj, duke i bërë kushtet aktuale veçanërisht të vështira për banorët dhe vizitorët.

Për të mbajtur rrjetet e transportit të hapura, Autoriteti i Mbrojtjes Civile i Rajonit të Epirit ka vendosur 28 makina për heqjen e borës, duke punuar vazhdimisht për të siguruar që rrugët të mbeten të pastra dhe të sigurta.

Përpjekjet e tyre janë përqendruar si në rrugët urbane ashtu edhe në rrjetin më të gjerë rrugor që lidh Janinën me qytetet dhe fshatrat përreth.

Në të njëjtën kohë, autoritetet bashkiake në të gjithë rajonin po përdorin pajisjet e tyre për të garantuar që qasja në fshatrat e largëta të ruhet pavarësisht motit të përkeqësuar.

Masa shtesë janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore të transportit, veçanërisht në Malakasi përtej qytetit malor të Metsovës. //a.i/

 

The post METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Zyrtari i NATO-s kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« marrim bazat amerikane nĂ« EvropĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH/- Kryetari i Komitetit tĂ« Zgjerimit tĂ« NATO-s nĂ« Austri, Gunther Fehlinger, lĂ«shoi ​​njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r pĂ«r SHBA-nĂ« mes pretendimeve se Donald Trump mund tĂ« vendosĂ« tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n, duke mos pĂ«rjashtuar ndĂ«rhyrjen ushtarake atje, sipas CBS.

Në një video të postuar në media sociale, Fehlinger tha se nëse SHBA-ja do të aneksonte Groenlandën, të gjitha bazat amerikane në Evropë do të konfiskoheshin dhe SHBA-ja do të duhej të largohej.

“NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, ne do tĂ« marrim çdo bazĂ« amerikane nga Aviano nĂ« Ramstein, nga Rumania dhe tĂ« gjitha bazat e tjera ushtarake, ato do tĂ« konfiskohen dhe ju do tĂ« humbisni pozicionet qĂ« fuqia amerikane ka pasur qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore. NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« duhet tĂ« largoheni”, tha Gunther Fehlinger, kryetari i Komitetit tĂ« Zgjerimit tĂ« NATO-s nĂ« Austri.

Videoja e politikanit austriak u nda nĂ« platformat X dhe “Reddit”.

Ai po i pĂ«rgjigjej pjesĂ«risht njĂ« postimi qĂ« e pa si provokues nga podkasterja e MAGA, Katie Miller, e cila ndau njĂ« imazh nĂ« internet tĂ« GroenlandĂ«s tĂ« mbuluar me njĂ« grafik tĂ« flamurit tĂ« SHBA-sĂ«, tĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin “ShumĂ« shpejt”.

“Ne mund ta mbrojmĂ« veten shumĂ« mirĂ« dhe mund ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« pa strehĂ«n bĂ«rthamore amerikane, pa trupat amerikane nĂ« EvropĂ« dhe pa bazat amerikane”. UdhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« evropianĂ« kanĂ« reaguar ndaj pretendimeve tĂ« SHBA-se pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e ishullit tĂ« madh Arktik, me disa qĂ« thonĂ« se njĂ« veprim i tillĂ« nga administrata Trump mund tĂ« çojĂ« nĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e aleancĂ«s ushtarake tĂ« NATO-s”, tha ai duke iu drejtuar drejtpĂ«rdrejt Miller. //a.i/

 

The post BRUKSEL – Zyrtari i NATO-s kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« marrim bazat amerikane nĂ« EvropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE hap rrugĂ«n pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare tĂ« “Mercosur” pas 25 vitesh

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/-  Shumica e vendeve tĂ« Bashkimit Evropian dhanĂ« miratimin pĂ«r nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjes sĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« tĂ« “Mercosur” me Brazilin, ArgjentinĂ«n, Uruguain dhe Paraguain pas disa dekadash negociatash.

“NĂ« njĂ« takim tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve nga 27 vendet e BE-sĂ« nĂ« Bruksel, njĂ« numĂ«r i mjaftueshĂ«m pjesĂ«marrĂ«sish ranĂ« dakord pĂ«r nĂ«nshkrimin e planifikuar tĂ« marrĂ«veshjes”, thanĂ« burimet diplomatike.

“Zona e re e tregtisĂ« sĂ« lirĂ«, me mĂ« shumĂ« se 700 milionĂ« banorĂ«, do tĂ« jetĂ« mĂ« e madhja e kĂ«tij lloji nĂ« botĂ«â€, sipas Komisionit Evropian.

Marrëveshja kontroverse ka qenë në përgatitje për më shumë se 25 vjet.

MarrĂ«veshja pĂ«rfundimtare u bĂ« e mundur nga lĂ«shimet e minutĂ«s sĂ« fundit ndaj lobit bujqĂ«sor tĂ« EvropĂ«s, i cili e sheh konkurrencĂ«n nga katĂ«r vendet – tĂ« gjitha anĂ«tare tĂ« bllokut mĂ« tĂ« gjerĂ« tregtar tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut Mercosur – si njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r fermerĂ«t evropianĂ«.

Në Amerikën e Jugut, produktet bujqësore si mishi i viçit mund të prodhohen më lirë se në Evropë.

Marrëveshja fillimisht duhej të nënshkruhej në Brazil në dhjetor. Megjithatë, shumica e nevojshme e shteteve anëtare të BE-së nuk u arrit në atë kohë sepse Italia e lidhi miratimin e saj me angazhime të mëtejshme mbështetëse për fermerët evropianë.

Që marrëveshja të miratohej, kërkohej një shumicë e ashtuquajtur e kualifikuar, që do të thotë se të paktën 15 nga 27 shtetet e BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë së bllokut duhet ta mbështesin atë.

Miratimi i Italisë ishte i nevojshëm sepse dy vende të tjera të populluara të BE-së, Franca dhe Polonia, e kundërshtojnë marrëveshjen në formën e saj aktuale. //a.i/

The post BRUKSEL – BE hap rrugĂ«n pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare tĂ« “Mercosur” pas 25 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca mbyll centralin bĂ«rthamor tĂ« La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ«

PARIS, 9 janar /ATSH-DPA/- Kompania shtetĂ«rore e energjisĂ« elektrike nĂ« FrancĂ«, “ÉlectricitĂ© de France” (EDF), njoftoi sot se kishte mbyllur centralin e tij “Flamanville” nĂ« kanalin e La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« sĂ« fuqishme.

“Flamanville” ishte mbyllur gjatĂ« natĂ«s dhe stafit jo-thelbĂ«sor i ishin dhĂ«nĂ« udhĂ«zime tĂ« punonin nga shtĂ«pia”, tha EDF.

“Stafi kryesor do tĂ« mbetej nĂ« centralin nĂ« FrancĂ«n veriperĂ«ndimore”, tha kompania.

ErĂ«rat nga stuhia “Goretti” arritĂ«n deri nĂ« 213 kilometra nĂ« orĂ« gjatĂ« natĂ«s pĂ«rgjatĂ« kanalit tĂ« La Manshit.

Pemët u rrëzuan, çatitë u shkulën dhe transporti u ndërpre. Nuk pati raportime fillestare për viktima. //a.i/

The post FOKUS – Franca mbyll centralin bĂ«rthamor tĂ« La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Daily Express” rekomandon TiranĂ«n, si destinacionin kryesor pĂ«r pushime nĂ« 2026-n

TIRANË, 9 janar /ATSH/- Kryeqyteti i bukur shqiptar, Tirana ka gjithçka qĂ« i duhet njĂ« pushuesi pĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« autentike dhe tĂ« gjallĂ«, shkruan Holly Kintuka nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Daily Express”.

Kryeqyteti i bukur evropian Ă«shtĂ« shpallur si njĂ« nga destinacionet kryesore pĂ«r vitin 2026 nga kompania ajrore “Ryanair”.

Linja ajrore ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, ndërsa miliona turistë britanikë planifikojnë udhëtimin e tyre të radhës.

Evropa ka vende të shumta mahnitëse pushimesh, që do të thotë se shumë prej tyre mbeten të fshehura dhe kryesisht të panjohura për shumicën e turistëve, përfshirë perlën e fshehur të Shqipërisë, Tiranën.

Sipas “Ryanair”, qyteti i bukur evropian ia vlen tĂ« vizitohet pĂ«r disa arsye.

“Kryeqyteti i gjallĂ« i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qytet ku rrugĂ«t shumĂ«ngjyrĂ«she, kafenetĂ« e gjalla dhe pamjet mahnitĂ«se malore krijojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme udhĂ«timi”, tha “Ryanair”.

“Nga gjurmĂ«t e arkitekturĂ«s osmane, italiane dhe moderne deri te Sheshi i zhurmshĂ«m SkĂ«nderbej dhe Liqeni i qetĂ« i TiranĂ«s, qyteti ofron njĂ« ndĂ«rthurje perfekte tĂ« historisĂ«, motit tĂ« shkĂ«lqyer dhe kulturĂ«s bashkĂ«kohore”, shtoi kompania.

Tirana ka shumë atraksione për të eksploruar, nga monumentet fetare dhe muzetë te monumentet dhe një ish-pallat mbretëror.

Monumenti i saj i njohur, është atraksioni më i veçantë në qytet, Piramida e Tiranës.

Vendi ka rëndësi historike për Shqipërinë. Piramida hap për herë të parë si muze në vitin 1988 dhe pak më vonë, në vitin 1991, u bë një qendër konferencash pas rënies së komunizmit. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërtesa u përdor si bazë e NATO-s.

NĂ« vitin 2018, njĂ« projekt i ri zbuloi planet pĂ«r ta shndĂ«rruar piramidĂ«n nĂ« njĂ« qendĂ«r IT pĂ«r tĂ« rinjtĂ« pĂ«r teknologjitĂ« krijuese, duke u pĂ«rqendruar nĂ« programimin kompjuterik, robotikĂ«n dhe startup-et nĂ«n emrin “Qendra TUMO Tirana”, dhe ndĂ«rtesa e re e rinovuar u hap pĂ«r publikun nĂ« vitin 2023.

Ajo gjithashtu përmban bare dhe restorante, dhe vizitorët mund të ngjiten në shkallët e saj dhe të përjetojnë një pamje unike panoramike të të gjithë qytetit.

Një gjë që e bën kryeqytetin të dallohet, janë zonat e bukura për këmbësorë dhe sheshet.

Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i qytetit, mban emrin e heroit kombëtar të vendit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 40,000 metrash katrorë.

Vizitorët mund të gjejnë një numër ndërtesash të rëndësishme në shesh, duke përfshirë Hotelin Ndërkombëtar të Tiranës, Pallatin e Kulturës, Operan Kombëtare, Bibliotekën Kombëtare, Kullën e Sahatit, Bashkinë e Qytetit, Bankën e Shqipërisë, zyra të shumë ministrive dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Sheshi SkĂ«nderbej Ă«shtĂ« ndĂ«r 10 vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« vizituar nĂ« TiranĂ«, sipas “TripAdvisor”.

“NjĂ« shesh i shkĂ«lqyer, shumĂ« i bukur dhe i pastĂ«r nĂ« TiranĂ«. U mahnita nga elementĂ«t e ndryshĂ«m arkitektonikĂ« qĂ« formojnĂ« njĂ« labirint shumĂ«ngjyrĂ«sh dhe shumĂ« tĂ« kĂ«ndshĂ«m pĂ«r syrin”, tha njĂ« vizitor.

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve, dekorimet janë vërtet sugjestive! Dyqanet shumëngjyrëshe krijojnë një qytet të gjallë dhe rinor me një ndërthurje kulturash dhe fesh. //a.i/

https://www.express.co.uk/travel/articles/2154085/underrated-city-everyone-should-visit-this-year/amp

 

 

The post “Daily Express” rekomandon TiranĂ«n, si destinacionin kryesor pĂ«r pushime nĂ« 2026-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Protesta tĂ« mĂ«dha antiqeveritare nĂ« Teheran dhe qytete tĂ« tjera iraniane

TEHERAN, 8 janar /ATSH/- Videot e postuara nĂ« mediet sociale tregojnĂ« turma tĂ« mĂ«dha protestuesish qĂ« marshojnĂ« nĂ«pĂ«r Teheran dhe qytete tĂ« tjera iraniane – nĂ« atĂ« qĂ« thuhet tĂ« jetĂ« shfaqja mĂ« e madhe e forcĂ«s nga kundĂ«rshtarĂ«t e establishmentit klerikal ndĂ«r vite, sipas BBC.

Protestat nĂ« Teheran dhe qytetin e dytĂ« mĂ« tĂ« madh tĂ« Iranit, Mashhad, mund tĂ« shihen nĂ« pamjet e verifikuara nga “BBC Persian”, tĂ« cilat tregojnĂ« demonstrata paqĂ«sore qĂ« nuk u shpĂ«rndanĂ« nga forcat e sigurisĂ«.

Dje u raportuan përleshje të dhunshme në një numër qytetesh.

Turmat në Mashhad bënë thirrje për rrëzimin e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe kthimin e Reza Pahlavi, djalit në mërgim të ish-monarkut të ndjerë, i cili i kishte nxitur mbështetësit e tij të dilnin në rrugë.

“Kjo Ă«shtĂ« dita e 12-tĂ« radhazi e trazirave nĂ« Iran, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«rfshirĂ« protesta nĂ« 140 qytete dhe qyteza nĂ« tĂ« gjitha 31 provincat”, sipas AgjencisĂ« sĂ« Lajmeve tĂ« AktivistĂ«ve tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut (HRANA) me qendĂ«r nĂ« SHBA.

HRANA raportoi se të paktën 34 protestues dhe shtatë punonjës nga personeli i sigurisë janë vrarë gjatë trazirave dhe se 2 270 protestues janë arrestuar.

NjĂ« grup tjetĂ«r aktivistĂ«sh, “Iran Human Rights” me qendĂ«r nĂ« Norvegji, tha se tĂ« paktĂ«n 45 protestues, pĂ«rfshirĂ« tetĂ« fĂ«mijĂ«, janĂ« vrarĂ« nga forcat e sigurisĂ«.

“BBC Persian” ka konfirmuar vdekjen dhe identitetin e 21 personave, ndĂ«rsa autoritetet iraniane kanĂ« raportuar vdekjen e pesĂ« punonjĂ«sve nga personeli i sigurisĂ«.

Protestat filluan më 28 dhjetor, kur shitësit e dyqaneve dolën në rrugët e kryeqytetit, Teheran, për të shprehur zemërimin e tyre për një rënie tjetër të ndjeshme të vlerës së monedhës iraniane, rialit, kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Riali ka rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« nivel tĂ« ulĂ«t gjatĂ« rekord vitin e kaluar dhe inflacioni Ă«shtĂ« rritur nĂ« 40%, ndĂ«rsa sanksionet ndaj programit bĂ«rthamor tĂ« Iranit “shtrydhin” ekonominĂ« e dobĂ«suar nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni i qeverisĂ«.

Studentët e universitetit iu bashkuan protestave, të cilat filluan të përhapeshin në qytete të tjera, me turma që dëgjoheshin shpesh duke brohoritur slogane kundër establishmentit klerikal. //a.i/

The post FOKUS – Protesta tĂ« mĂ«dha antiqeveritare nĂ« Teheran dhe qytete tĂ« tjera iraniane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer: Londra mbĂ«shtet DanimarkĂ«n nĂ« mbrojtjen e GroenlandĂ«s

LONDËR, 8 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer pĂ«rsĂ«riti qĂ«ndrimin e tij pĂ«r GroenlandĂ«n gjatĂ« njĂ« bisede telefonike sot me kryeministren daneze, Mette Frederiksen – mes kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« vazhdueshme nga Uashingtoni pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e ishullit.

Starmer tha se Londra mbështeste Danimarkën në mbrojtjen e Groenlandës pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar.

ZyrtarĂ«t amerikanĂ« thanĂ« se mund tĂ« pĂ«rdorin “mjete ushtarake” pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e territorit gjysmĂ«-autonom danez, tĂ« cilin presidenti Trump pretendon se Ă«shtĂ« jetik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare.

Starmer tha se e ardhmja e Groenlandës duhej të vendosej nga populli i territorit dhe Danimarka.

Pas njĂ« bisede telefonike dje me presidentin Trump, Starmer tha se diskutimi kishte qenĂ« “pozitiv” dhe “miqĂ«sor”.

“MegjithĂ«se aleatĂ«t evropianĂ« kanĂ« rritur angazhimin e tyre nĂ« muajt e fundit pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat euroatlantike, mund tĂ« bĂ«het mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur zonĂ«n”, tha kryeministri britanik.

Gjithashtu, Starmer zhvilloi një bisedë telefonike këtë pasdite me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e pengimit të agresionit rus në Veriun e Epërm dhe se NATO duhej të ndërhynte në Groenlandë për të mbrojtur interesat euroatlantike.

Këtë javë, Britania e Madhe dhe aleatët evropianë u zotuan se nuk do të ndalonin së mbrojturi integritetin territorial të Groenlandës, në një deklaratë të përbashkët që shihet si një mesazh për SHBA-në.

Ndërkohë, Starmer është përballur me thirrje për të parandaluar SHBA-në të përdorë bazat britanike për të kryer një sulm ndaj Groenlandës. //a.i/

The post BM – Starmer: Londra mbĂ«shtet DanimarkĂ«n nĂ« mbrojtjen e GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky paralajmĂ«ron pĂ«r sulme tĂ« mĂ«dha ruse

KIEV, 8 janar /ATSH-DPA/- Ukraina po përgatitet për sulme të intensifikuara ajrore ruse ndërsa një valë e të ftohtit ka përfshirë vendin, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ka informacione se mund tĂ« ketĂ« njĂ« tjetĂ«r sulm masiv rus sonte”, paralajmĂ«roi Zelensky nĂ« fjalimin e tij tĂ« pĂ«rditshĂ«m nga Kievi, ndĂ«rsa u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« dĂ«gjojnĂ« sirenat e sulmeve ajrore dhe tĂ« kĂ«rkojnĂ« strehim.

Zelensky tha se Rusia po i jep përparësi luftës dimërore mbi diplomacinë, duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa balistike në vend që të angazhohet në përpjekjet e paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Temperaturat në të gjithë Ukrainën pritet të bien nën zero grade Celsius nga e premtja, me parashikime prej minus 10 gradë Celsius në Kiev dhe rajonet veriore.

I ftohti po rrit presionin mbi sistemet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit tashmë të dëmtuara.

“Rajoni i Dnipropetrovskut pĂ«soi sot ndĂ«rprerjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« energjisĂ« nĂ« gati katĂ«r vjet luftĂ« pas sulmeve ruse herĂ«t”, tha Zelensky.

Ai shtoi se kishte diskutuar me kryeministren Yulia Svyrydenko mundësinë e kufizimit të operacioneve në shkolla, zyra dhe objekte jo-thelbësore gjatë dy javëve të ardhshme. //a.i/

The post KIEV – Zelensky paralajmĂ«ron pĂ«r sulme tĂ« mĂ«dha ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Venezuela liron tĂ« burgosurit politikĂ«, tĂ« arrestuar gjatĂ« protestave kundĂ«r Maduros

KARAKAS, 8 janar /ATSH-DPA/- Venezuela do tĂ« lirojĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« burgosurish si njĂ« gjest “paqeje”, tha sot kryetari i AsamblesĂ« KombĂ«tare,

Jorge Rodríguez, i cili është vëllai i presidentes në detyrë Delcy Rodríguez, nuk dha detaje se sa të burgosur do të liroheshin.

Megjithatë, ai tha se si qytetarët venezuelianë ashtu edhe shtetasit e huaj do të liroheshin nga burgu.

Organizata e tĂ« drejtave tĂ« njeriut “Foro Penal” vlerĂ«son se ka rreth 800 tĂ« burgosur politikĂ« nĂ« vendin e AmerikĂ«s sĂ« Jugut, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve u arrestuan gjatĂ« protestave kundĂ«r rizgjedhjes sĂ« diskutueshme nĂ« vitin 2024 – tĂ« udhĂ«heqĂ«sit autoritar NicolĂĄs Maduro.

Qeveria ka liruar tashmë dhjetëra të burgosur politikë gjatë ndërrimit të vitit, me autoritetin e burgut që tha se këto lëvizje ishin kontribute për paqen, dialogun dhe drejtësinë.

Më 3 janar, ushtria amerikane arrestoi presidentin venezuelian, Nicolås Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores në një sulm ndaj Karakasit. Të dy përballen me gjyq në Nju Jork për trafik droge dhe akuza të tjera.

Shumë kohë para operacionit, administrata e presidentit Donald Trump kishte ushtruar presion mbi qeverinë e Maduros për të liruar të burgosurit politikë. //a.i/

The post FOKUS – Venezuela liron tĂ« burgosurit politikĂ«, tĂ« arrestuar gjatĂ« protestave kundĂ«r Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani kufizon aksesin nĂ« internet, ndĂ«rsa protestat vazhdojnĂ« nĂ« mbarĂ« vendin

TEHERAN, 8 janar /ATSH-DPA/- Autoritetet iraniane kanë kufizuar ndjeshëm aksesin në internet mes protestave të vazhdueshme në të gjithë vendin, thanë sot grupet e monitorimit.

NĂ« provincĂ«n perĂ«ndimore tĂ« Kermanshah, e cila Ă«shtĂ« tronditur nga trazirat, organizata e monitorimit tĂ« internetit “NetBlocks” raportoi njĂ« ndĂ«rprerje totale nĂ« operatorin kryesor tĂ« internetit TCI.

Banorët raportuan se interneti ishte i kufizuar edhe në pjesë të tjera të vendit.

Interneti në telefonat celular u kufizua gjithashtu në disa qytete të mëdha.

Kufizimet, shihen gjerësisht si të lidhura me thirrjet e ripërtërira për protesta sot dhe nesër nga Reza Pahlavi, djali i i ish-monarkut të fundit të Iranit, i cili u rrëzua në Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Një valë protestash ka përfshirë Iranin për 11 ditë, të shkaktuara nga kriza ekonomike në thellim dhe një rënie e ndjeshme e monedhës kombëtare, rialit iranian.

Në Teheran, tregtarët e zemëruar fillimisht dolën në rrugë, me demonstratat që u përhapën më pas në pjesë të mëdha të vendit.

“TĂ« paktĂ«n 38 persona janĂ« vrarĂ« nĂ« pĂ«rleshjet me autoritetet qĂ« nga shpĂ«rthimi i protestave”, sipas rrjetit tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut HRANA, me qendĂ«r nĂ« SHBA. //a.i/

The post TEHERAN – Irani kufizon aksesin nĂ« internet, ndĂ«rsa protestat vazhdojnĂ« nĂ« mbarĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIRI – Alepo nĂ« ditĂ«n e tretĂ« tĂ« pĂ«rleshjeve midis ushtrisĂ« siriane dhe SDF-sĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga kurdĂ«t

DAMASKË, 8 janar /ATSH-DPA/- PĂ«rleshjet e ashpra midis forcave tĂ« udhĂ«hequra nga kurdĂ«t dhe trupave qeveritare kanĂ« vazhduar nĂ« ditĂ«n e tyre tĂ« tretĂ«, nĂ« qytetin verior sirian tĂ« Alepos.

Ky Ă«shtĂ« konflikti mĂ« i rĂ«ndĂ« – i parĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« qytetin e dytĂ« mĂ« tĂ« madh tĂ« SirisĂ« – qĂ« nga pĂ«rmbysja e sundimtarit Bashar al-Assad nĂ« fund tĂ« vitit 2024, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut.

Komiteti Qendror i Reagimit nĂ« Alepo tha se rreth 142 000 persona ishin zhvendosur nga lagjet “Sheikh Maqsoud” dhe “Ashrafieh”, si dhe zonat e banimit aty pranĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« rreth 13 000 banorĂ« vetĂ«m sot.

Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, Farhad al-Shami, tha se shifrat qeveritare ishin të ekzagjeruara.

Sipas autoriteteve lokale, janĂ« ngritur strehimore tĂ« pĂ«rkohshme emergjente nĂ« Alepo dhe zonat pĂ«rreth, ndĂ«rsa banorĂ«t e plagosur mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« lagjet e prekura – qĂ« u shpallĂ«n zona ushtarake dhe tĂ« kufizuara nga ushtria siriane, njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Zyra e OKB-sĂ« pĂ«r Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha dje se ishin zhvendosur mbi 30 000 banorĂ«.

Pas një afati të evakuimit, ushtria siriane bombardoi objektivat e përcaktuara më parë në dy distrikte kurde.

“SDF u pĂ«rgjigj me mortaja dhe raketa, duke plagosur tĂ« paktĂ«n pesĂ« civilĂ«â€, tha zyrtari.

“QĂ« nga e marta, tĂ« paktĂ«n 12 civilĂ« janĂ« vrarĂ«, ndĂ«rsa katĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« forcave qeveritare dhe njĂ« luftĂ«tar kurd kanĂ« vdekur gjithashtu. MĂ« shumĂ« se 60 persona janĂ« plagosur”, sipas observatorit. //a.i/

The post SIRI – Alepo nĂ« ditĂ«n e tretĂ« tĂ« pĂ«rleshjeve midis ushtrisĂ« siriane dhe SDF-sĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga kurdĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer: X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve pĂ«r imazhet e gjeneruara nga “Grok”

LONDËR, 8 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se platforma X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve nĂ« lidhje me krijimin e imazheve tĂ« seksualizuara tĂ« tĂ« rriturve dhe fĂ«mijĂ«ve pĂ«rmes IA-sĂ« tĂ« integruar nĂ« faqen e medias sociale.

Starmer tha se mbĂ«shtet “Ofcom”, rregullatorin britanik pĂ«r shĂ«rbimet e komunikimit – i cili po heton X dhe xAI – platforma sociale e themeluar nga Elon Musk e cila krijoi “Grok”, aplikacioni falas i inteligjencĂ«s artificiale i projektuar nga xAI, qĂ« ofron kĂ«rkim nĂ« kohĂ« reale, gjenerim imazhesh etj.

Deklarata e Starmer vjen pasi një ish-ministër i kërkoi qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Partisë Laburiste të ndalonin plotësisht përdorimin e faqes.

PĂ«rdoruesit e X duket se e kanĂ« nxitur inteligjencĂ«n artificiale “Grok”, e cila Ă«shtĂ« e integruar nĂ« platformĂ«, tĂ« gjenerojĂ« imazhe tĂ« rreme tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

“Kjo Ă«shtĂ« e turpshme. ËshtĂ« e neveritshme. Dhe nuk duhet toleruar”, tha Starmer.

“X duhet ta kuptojĂ« kĂ«tĂ«. “Ofcom” ka mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime nĂ« lidhje me kĂ«tĂ«. ËshtĂ« e paligjshme. Nuk do ta tolerojmĂ«. Kam kĂ«rkuar qĂ« tĂ« gjitha opsionet tĂ« jenĂ« nĂ« tryezĂ«â€, shtoi kyeministri britanik.

MĂ« herĂ«t, ministrja e TeknologjisĂ«, Liz Kendall tha se duhej tĂ« ndĂ«rmerreshin veprime urgjente pĂ«r kĂ«tĂ« çështje – duke shprehur mbĂ«shtetje pĂ«r “Ofcom” pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« çdo veprim zbatues qĂ« konsiderohej i nevojshĂ«m. //a.i/

The post BM – Starmer: X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve pĂ«r imazhet e gjeneruara nga “Grok” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Gjermania pritet tĂ« goditet nga stuhia dimĂ«rore “Elli”

BERLIN, 8 janar /ATSH-DPA/- Gjermania po përgatitet për reshje të mëdha dëbore këtë fundjavë duke çuar në mbylljen e shkollave dhe vonesa të fluturimeve.

Shërbimi Gjerman i Motit DWD ka parashikuar stuhi të forta dëbore që do të godasin vendin gjatë natës, veçanërisht në Gjermaninë lindore dhe qendrore, si dhe midis qyteteve veriore të Bremenit dhe Hamburgut.

NjĂ« meteorolog i DWD-sĂ« e pĂ«rshkroi motin si “ekstrem”, me trashĂ«sinĂ« e borĂ«s qĂ« pritet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 20 centimetra nĂ« disa pjesĂ« tĂ« GjermanisĂ«.

NdĂ«rsa disa pjesĂ« tĂ« GjermanisĂ« janĂ« mbuluar nga dĂ«bora dhe akulli pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra, shĂ«rbimi i motit paralajmĂ«roi se “kombinimi i erĂ«s dhe dĂ«borĂ«s” qĂ« po vjen mund tĂ« shkaktojĂ« kaos dhe tĂ« çojĂ« nĂ« ndĂ«rprerje tĂ« trafikut.

Stuhia “Elli” pritet tĂ« godasĂ« nesĂ«r vendin, pĂ«rpara se tĂ« humbasĂ« forcĂ«n dhe tĂ« lĂ«vizĂ« nĂ« lindje drejt RepublikĂ«s Çeke tĂ« shtunĂ«n.

Partia qeverisĂ«se e KristiandemokratĂ«ve (CDU) anuloi takimin e parĂ« tĂ« madh tĂ« partisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« vit – pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« motit.

Rreth 350 pjesëmarrës, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe rreth 100 përfaqësues të medias, do të mblidheshin në konferencën dyditore të partisë në Mainz, në dalje të Frankfurtit.

Merz tha se udhëheqja e partisë ka planifikuar ta zhvillojë takimin online dhe të miratojë disa rezoluta. //a.i/

 

The post METEO – Gjermania pritet tĂ« goditet nga stuhia dimĂ«rore “Elli” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjuetarët përdorën helm në majat e shigjetave rreth 60 000 vjet më parë

STOKHOLM, 8 janar /ATSH/- PĂ«rdorimi i helmit nĂ« shigjeta shĂ«noi njĂ« revolucion nĂ« teknologjinĂ« e gjuetisĂ« njerĂ«zore – provat e reja sugjerojnĂ« se kjo ndodhi dhjetĂ«ra mijĂ«ra vjet mĂ« herĂ«t se sa dihej mĂ« parĂ«, sipas “Science Advances”.

Studiuesit kanĂ« gjetur gjurmĂ« – tĂ« asaj qĂ« duket tĂ« jetĂ« helm i nxjerrĂ« nga bimĂ«t – nĂ« maja tĂ« vogla shigjetash prej guri nga Afrika e Jugut, qĂ« datojnĂ« 60 000 vjet mĂ« parĂ«.

Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të magjepsur nga zhvillimi i mjeteve të helmuara të gjuetisë.

Nga njëra anë, ato mund të kenë përmirësuar lojën e të parëve tanë për të mbledhur ushqim.

Nga ana tjetër, ato ofrojnë një dritare në njohje: mjetet e helmuara përfaqësojnë një teknologji shumë të sofistikuar që kërkon njohuri se si të nxirret helmi nga bimët, si ndikon helmi në pre dhe si të shfrytëzohen këto efekte për të rritur efikasitetin e gjuetisë.

MĂ« parĂ«, provat mĂ« tĂ« vjetra tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« armĂ«ve tĂ« helmuara vinin nga majat e shigjetave prej kocke nĂ« njĂ« varr egjiptian qĂ« datonte rreth 4 000 vjet mĂ« parĂ« dhe majat e shigjetave prej kocke nga shpella ”Kruger” nĂ« AfrikĂ«n e Jugut qĂ« datojnĂ« rreth 6 700 vjet mĂ« parĂ«.

Megjithatë, studiuesit kishin arsye të dyshonin se teknologjia mund të ishte dukshëm më e vjetër se kaq, sepse ata kishin gjetur maja shigjetash prej kocke dhe guri shumë më të vjetra që ngjanin me ato të helmuara në madhësi dhe formë.

Por shkencëtarët nuk kishin prova të drejtpërdrejta të helmimit në këto mjete gjuetie më të vjetra.

NĂ« studimin e botuar sot nĂ« “Science Advances”, Sven Isaksson i Universitetit tĂ« Stokholmit dhe kolegĂ«t e tij tregohet pĂ«r analizat mikrokimike dhe biomolekulare tĂ« mbetjeve tĂ« gjetura nĂ« majat e shigjetave prej kuarci 60 000-vjeçare nga Streha ShkĂ«mbore Umhlatuzana nĂ« KwaZulu-Natal, Afrika e Jugut.

Analizat zbuluan komponime toksike nga anëtarët e familjes Amaryllidaceae të bimëve që janë indigjene në Afrikën Jugore.

Autorët supozojnë se njerëzit e lashtë përdorën sekrecione nga bulbat e Boophone disticha, një specie Amaryllidaceae që dihet mirë se është përdorur për helm shigjetash.

Isaksson dhe kolegët e tij thanë se këto shigjeta të helmuara ndoshta nuk i vrisnin menjëherë kafshët pre.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ato do t’i kishin dobĂ«suar kafshĂ«t me kalimin e kohĂ«s. GjuetarĂ«t do tĂ« kishin pasur nevojĂ« tĂ« gjurmonin kafshĂ«t e plagosura ndĂ«rsa ato vraponin.

“Helmi Ă«shtĂ« njĂ« adaptim i pĂ«rparuar pĂ«r njerĂ«zit, dhe kĂ«tu e shohim tĂ« shfaqet tĂ« paktĂ«n 60 000 vjet mĂ« parĂ«â€, tha Curtis Marean i Universitetit ShtetĂ«ror tĂ« ArizonĂ«s, i cili nuk ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« studimin e ri.

Ai tha se fakti qĂ« helmi u gjet nĂ« mikrolite – vegla tĂ« vogla prej guri – Ă«shtĂ« gjithashtu i rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Miniaturizimi i veglave prej guri ishte një tjetër përparim kyç për njerëzit, që ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë së harkut dhe shigjetës.

Sipas Marean, zbulimi i ri ngre pyetjen nëse zhvillimi i teknologjisë së mikrolitit lidhet me zhvillimin e helmit. //a.i/

 

The post Gjuetarët përdorën helm në majat e shigjetave rreth 60 000 vjet më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – BosnjĂ«-Hercegovina pĂ«rfshihet nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore

SARAJAVË, 7 janar /ATSH/- BosnjĂ«-Hercegovina Ă«shtĂ« goditur nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore, kryesisht nĂ« rajonet veriore, sipas “TIP.ba”.

Trashësia e borës në Bosnjën lindore dhe pjesën qendrore arriti 10-20 centimetra, ndërsa në zonat malore deri në 35 centimetra.

Reshjet e borës kanë mbuluar jugun dhe jugperëndimin e vendit me temperatura deri në minus 13 gradë Celsius.

Meteorologët në Bosnjë-Hercegovinë paralajmëruan se kushtet e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në zonën e Hercegovinës jugore.

Sipas tyre, sasia intensive e reshjeve në nivel lokal, mund të ndërlikojë më tej problemet ekzistuese në terren.

Temperatura jashtëzakonisht të ulëta, parashikohen kryesisht në rajonet malore me temperatura minus 20 gradë Celsius.

Në rajonet e poshtme të Bosnjë-Hercegovinës, temperaturat mund të ulen në minus 15 gradë Celsius..

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të ftohtit që po vjen, qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat e prekura nga shiu dhe bora e rrëmbyeshme, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në ditët në vijim. //a.i/

The post METEO – BosnjĂ«-Hercegovina pĂ«rfshihet nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌