Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Guri i rënë dëmton rëndë veturën në rrugën Pejë-Kuqishtë

Rruga Pejë – Kuqishtë vazhdon të përballet me rrezikun e rreshqitjes së gurëve, një problem që ka shqetësuar shoferët.

Sot, një gur i madh ka rënë nga mali dhe ka dëmtuar tërësisht një veturë.

Ky incident i shton shqetësimet për sigurinë në këtë segment të rëndësishëm të rrugës, ndërsa Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për rrezikun e mundshëm që këto fenomene natyrore paraqesin për trafikun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guri i rënë dëmton rëndë veturën në rrugën Pejë-Kuqishtë appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Turqi, tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Një autobus pasagjerësh që po udhëtonte nga Tekirdağ drejt Antalias ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një humnerë në distriktin Döşemealtı të Antalias, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:20 të mëngjesit, kur autobusi goditi barrierat anësore dhe ra në humnerë.

Ekipet e shërbimeve të emergjencës dhe AFAD u dërguan menjëherë në vendngjarje për shpëtimin dhe trajtimin e të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Hetimet për shkakun e aksidentit, që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të keqia të rrugës, vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Turqi, tetë të vdekur dhe 26 të plagosur appeared first on Sinjali.

Kina rrit ndjeshëm arsenalin bërthamor, britanikët dhe amerikanët heshtin për kërcënimin global

Kina ka vazhduar ndërtimin e arsenalit të saj bërthamor me ritme alarmante, duke shtuar rreth 100 koka bërthamore çdo vit që nga viti 2023.

Pas një periudhe të tensionuar ndërkombëtare, diplomatët perëndimorë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, kanë shmangur diskutimin për këtë rritje dramatike të armatimit bërthamor.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga ekspertët, Britania dhe ShBA-ja janë kritikuar për qëndrimet e tyre pasive, ndërsa Kina refuzon bisedimet për kontrollin e armëve.

Kjo heshtje e bisedimeve ndërkombëtare e bën më të pasigurt të ardhmen përballë kërcënimeve të mundshme bërthamore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kina rrit ndjeshëm arsenalin bërthamor, britanikët dhe amerikanët heshtin për kërcënimin global appeared first on Sinjali.

Debutimi i dështuar i Asllanit: Karton i kuq pas 5 minutash në fushë

Kristjan Asllani pati një debutim të dështuar për Besiktas, duke u ndëshkuar me karton të kuq vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në ndeshjen ndaj Konyasporit.

Pavarësisht përjashtimit të shpejtë, skuadra turke arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme. Milot Rashica gjithashtu luajti në këtë ndeshje, por nuk arriti të shënonte.

Besiktas renditet i pesti në tabelë, me 36 pikë, 10 më pak se lideri Galatasaray.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Debutimi i dështuar i Asllanit: Karton i kuq pas 5 minutash në fushë appeared first on Sinjali.

Efektet anësore të vaksinës Anti-COVID dhe si t’i menaxhojmë

Pas vaksinimit kundër COVID-19, shumë individë mund të përjetojnë disa efekte anësore të përkohshme. Ja cilat janë më të zakonshmet dhe si mund t’i menaxhojmë:

  • Dhimbje, ënjtje apo skuqje në vendin e vaksinimit – Këto janë efekte normale dhe kalojnë shpejt.
  • Ethet e lehta – Janë shenjë e përgjigjes imune të trupit dhe zakonisht kalojnë pas disa orëve.
  • Dridhjet – Mund të ndodhin për shkak të temperaturës së ngritur.
  • Lodhja – Mund të shfaqet për disa ditë pas vaksinimit.
  • Dhimbja e kokës dhe muskujve – Mund të përdoren ilaçe kundër dhimbjes për lehtësim.
  • Dhimbje të muskujve dhe nyjave – Një shenjë e përgjigjes natyrale të trupit ndaj vaksinës.

Si T’i Menaxhojmë Efektet Anësore?

  • Pushim dhe hidrim i mjaftueshëm: Pini shumë ujë dhe bëni pushim për të lehtësuar simptomat.
  • Përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjes: Ibuprofeni ose paracetamoli mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.
  • Kompresa të ftohta: Ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në vendin e vaksinimit.

Efektet anësore janë të përkohshme dhe tregojnë se trupi po ndërton mbrojtjen e nevojshme kundër COVID-19.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Efektet anësore të vaksinës Anti-COVID dhe si t’i menaxhojmë appeared first on Sinjali.

Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shfaq muajt e fundit si një ndër figurat më aktive në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën dhe takimet me presidentin amerikan, Donald Trump – me shtrëngime duarsh dhe biseda vesh më vesh – kapën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Vendi me rreth 1.5 milion banorë tregoi se diplomacia aktive mund ta mbajë atë të dukshëm.

“Është një nismë historike, me një vizion të qartë: për të sjellë më shumë paqe dhe siguri në botë”, tha Osmani pasi nënshkroi Kartën e Bordit të Paqes më 22 janar.

Kjo nismë nuk u prit pa dilema. Demokraci si Franca dhe Gjermania e refuzuan pjesëmarrjen në të, duke paralajmëruar se ajo mund të dobësojë rolin e OKB-së dhe të hapë derën për figura si presidenti rus, Vladimir Putin.

Edhe në Kosovë, reagimet ishin të ndara: për disa, pjesëmarrja është një hap drejt rritjes së peshës ndërkombëtare të vendit, për të tjerë – një rreshtim i rrezikshëm përkrah regjimeve autoritare, përfshirë Bjellorusinë.

Kështu, debati rreth Bordit të Paqes la në hije një çështje tjetër thelbësore: mungesën e lobimit shtetëror të Kosovës në SHBA.

Donika Emini, njohëse e zhvillimeve politike, thotë se Kosova, për gati dy vjet, ka pasur shumë pak zëra aktivë në Uashington – jo për mungesë temash, por për mungesë strukture. Vendi nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në regjistrin e Agjentëve të Huaj të Departamentit të Drejtësisë amerikane, të njohur si FARA, që nga qershori i vitit 2024. Kjo, pavarësisht se lobimi i tillë i lejon çdo shteti të huaj të tentojë të ndikojë ligjërisht në politikat e SHBA-së.

Sipas Eminit, mungesa e këtij mekanizmi e dobëson aftësinë e Kosovës për të komunikuar interesat e saj, sepse, siç thotë, angazhimi individual i një zyrtari nuk mund ta zëvendësojë një strukturë profesionale lobimi – veçanërisht në SHBA.

“Është realisht shqetësuese, për faktin se SHBA-ja nuk funksionon si Bashkimi Evropian. Me vendet e BE-së, me vetë Brukselin, mund t’i menaxhosh marrëdhëniet bilaterale vetë, përmes kanaleve zyrtare, përfaqësuesve të shtetit. Në SHBA funksionon ajo platformë [FARA] dhe ajo mundësi, sepse gjithçka bëhet përmes lobimit. Asgjë nuk është rastësore”, thotë Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë.

Ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në Davos, 22 janar 2026.

Ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në Davos, 22 janar 2026.

Që nga fillimi i viteve ’90, Kosova ka paguar kompani të shumta lobimi në SHBA, me qindra mijëra dollarë, për të promovuar agjendën e saj ndërkombëtare. Kontratat janë lidhur nga institucionet shtetërore me emra të njohur amerikanë, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Në pesë vjetët e fundit, gjatë pushtetit të presidentes Osmani dhe Qeverisë së Albin Kurtit, janë nënshkruar vetëm tri kontrata lobimi – të gjitha në vitin 2023: njëra afatshkurtër dhe dy të tjera që skaduan një vit më vonë.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar sqarime nga Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me arsyet përse Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në FARA. Deri më tani, asnjëri prej institucioneve nuk ka kthyer përgjigje, duke i lënë të hapura pyetjet për mungesën e një strategjie të qartë, planifikimin dhe koordinimin institucional.

Në një prej deklarimeve të rralla për çështjen e lobimit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – tani në detyrë – ka thënë se “po konsiderohet” vazhdimi i kontratave me dy kompanitë e kontraktuara më 2023 – të Avni Mustafajt dhe Afërdita Rakipit. Por, edhe gati një vit e gjysmë më vonë, kjo nuk ka ndodhur. Gërvalla ka deklaruar se është e kënaqur me punën e tyre, edhe pse shumica e shpenzimeve u kanë shkuar për dreka, udhëtime dhe takime në Prishtinë.

“Nuk ka shqetësime lidhur me këto kontrata. Ata dy punojnë së bashku në realizimin e detyrave të tyre”, ka thënë atëkohë Gërvalla.

Sipas Eminit, Kosova e merr për të mirëqenë mbështetjen politike të SHBA-së, pa kuptuar ndryshimet drastike të elitave politike, që kanë ndodhur atje.

“Nuk jemi në vitet ’90. Nuk kemi një elitë politike në SHBA që e njeh Ballkanin në detaje. Nuk kemi lobistë, senatorë apo kongresistë siç i kemi pasur dikur, të cilët e kanë pasur kauzë politike avancimin e Ballkanit”, thotë Emini.

Vesko Garçeviq, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, thotë se pa lobistë që japin informacion nga brenda, Kosova rrezikon t’i keqkuptojë prioritetet e SHBA-së, duke hartuar politika që nuk përshtaten me pritjet e Uashingtonit dhe, për pasojë, marrin pak mbështetje. Në këtë mënyrë, Kosova – kushtimisht thënë – rrezikon edhe “të harrohet”, duke u dhënë hapësirë të tjerëve që ta krijojnë narrativin për të.

“Serbia, sidomos, ka investuar jashtëzakonisht shumë, si financiarisht, ashtu edhe përmes lidhjeve të saj, në ndërtimin e rrjetit të lobimit. Ndaj, po të isha në vendin e Qeverisë së Kosovës, do ta bëja të njëjtën gjë. Do të mendoja për të angazhuar dikë me ndikim që i përfaqëson interesat e Kosovës – jashtë zyrës diplomatike që Kosova ka në Uashington”, thotë Garçeviq për rel.

Serbia, aktualisht, ka gjashtë kontrata aktive në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj – FARA. Njëra prej tyre përfshin edhe avokim para Kongresit amerikan dhe departamenteve të tij.

Nga vendet e tjera të rajonit, Bosnje e Hercegovina ka 14 kontrata aktive, shumica prej tyre të lidhura nga Republika Sërpska; Shqipëria ka katër, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë.

Garçeviq, ish-ambasador i Malit të Zi në disa vende evropiane, thotë se lobimi e kompenson peshën e kufizuar diplomatike të një vendi. Ndryshe nga vendet e mëdha, shtetet e vogla – si Kosova dhe Mali i Zi – nuk kanë ndikim të madh ekonomik, ushtarak apo strategjik, prandaj nuk e tërheqin automatikisht vëmendjen e Uashingtonit. Ai shpjegon se lobimi i vazhdueshëm ka bërë që SHBA-ja ta perceptonte pozitivisht kandidaturën e Malit të Zi për NATO, dhe ka luajtur rol vendimtar në arritjen e suksesit.

“Shumë kohë përpara se të merrej vendimi më 2017, ne kemi gjetur një grup lobimi shumë efektiv, që ka punuar në favor të Malit të Zi. Kur ne kemi nisur fushatën për anëtarësim, NATO-ja nuk ka qenë e etur për të pranuar anëtar të ri. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës, dhe mund të them se lobistët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces”, thotë Garçeviq.

Në rrethanat ku gjendet Kosova – me çështje të hapura me Serbinë dhe jashtë NATO-s e BE-së – lobimi në SHBA nuk është vetëm çështje imazhi. Ai është mjet kyç edhe për mbrojtjen e sigurisë civile dhe për të siguruar që SHBA-ja mbetet e angazhuar në stabilitetin dhe mbrojtjen e vendit, sipas Garçeviqit.

“Prandaj, mos ua lini të tjerëve që ta formësojnë mënyrën se si SHBA-ja ju qaset. Duhet të jeni proaktivë, sepse kjo ju ndihmon edhe të kuptoni më mirë se si mendohet nga brenda. Njerëzit që i angazhoni për të punuar për ju, mund t’ju japin vlerësime reale se çfarë ndodh në anën tjetër dhe si e shohin ata situatën”, thotë ai.

Emini shton se realiteti politik në Uashington ka ndryshuar ndjeshëm dhe se vendimmarrja sot zhvillohet në një mjedis shumë më të fragmentuar. Sipas saj, Qeveria e re e Kosovës, që pritet të formohet sërish nga Albin Kurti, duhet të investojë në ndërtimin e rrjeteve afatgjate të lobimit në SHBA, e jo të mbështetet në komunikim sporadik apo vetëm në vizita zyrtare.

“Kosova është një shtet i vogël dhe si i tillë mbijeton në aleanca. Edhe sikur të ishte shtetësi e përfunduar, edhe nëse do të kishte ushtri dhe do të ishte pjesë e NATO-s, aleancat janë të domosdoshme”, thotë Emini.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë kaluar periudha tensioni gjatë dy vjetëve të fundit. Shkak janë bërë disa vendime të Qeverisë së Kosovës, të cilat Uashingtoni i ka vlerësuar si të dëmshme për komunitetin serb. Përplasjet kanë kulmuar me paralajmërime publike nga zyrtarët amerikanë për përkeqësim të raporteve dhe me vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndonëse Qeveria e Kurtit ka insistuar se këto mospajtime janë pjesë e një dinamike normale mes aleatëve.

Këtë muaj, Kosova u përfshi edhe në listën e 75 vendeve për qytetarët e të cilave SHBA-ja ka pezulluar përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit. Arsyeja zyrtare: parandalimi i keqpërdorimit të ndihmave sociale. Në këtë listë janë përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, e cila, sipas raportimeve të disa mediave, ka përfituar edhe nga lobimi intensiv.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar se masa synon ata që “i përdorin ndihmat sociale amerikane në nivele të papranueshme”.

Në një Uashington ku vëmendja blihet, fitohet ose humbet, sfida për Kosovën tani nuk qëndron vetëm te ruajtja e miqësive, por edhe tek aftësia për t’u dëgjuar.

Me fjalët e presidentes Osmani, pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, “kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”. Por, mbetet të shihet nëse Kosova do të arrijë ta shndërrojë këtë moment në ndikim real – përtej dorështrëngimeve dhe titujve në media.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet appeared first on Sinjali.

Ndeshje e rëndë në Sllatinë, në orët e para të mëngjesit

Një ndeshje e rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë në orë e para të mëngjesit, ku lexuesit e redaksisë Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e siguruara shihen ekipi policorë dhe zjarrfikësit.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë policinë për detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndeshje e rëndë në Sllatinë, në orët e para të mëngjesit appeared first on Sinjali.

Po trafikonin kokainë në parking, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia e Teramos në Itali ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshave 23 dhe 34 vjeç, pasi dyshohen se po trafikonin kokainë.

Ata u kapën në flagrancë teksa po shkëmbenin pesë doza droge në një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione.

Gjatë kontrollit, u gjetën pesë doza të tjera kokaine dhe materiale për paketimin e narkotikëve në banesën e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Po trafikonin kokainë në parking, arrestohen dy shqiptarë në Itali appeared first on Sinjali.

Pesë të arrestuar në Kaçanik për tentim vjedhje të rëndë, dy shtetas serbë në pranga

Policia e Kaçanikut ka arrestuar pesë persona, dy shtetas të Serbisë dhe tre shtetas kosovarë, pas një tentimi për vjedhje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, kur dy persona janë kapur në flagrancë duke tentuar të thyenin dritaren e një artarie.

Gjatë operacionit, janë konfiskuar mjete të dyshuara për kryerjen e veprës penale, ndërsa pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për hetime të mëtjeme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë të arrestuar në Kaçanik për tentim vjedhje të rëndë, dy shtetas serbë në pranga appeared first on Sinjali.

43 kryesues të QNR-ve intervistohen nën dyshimet për manipulim të votave

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar hetimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit për dyshime mbi manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Ky aksion, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht më herët, është pasuar nga një hetim të gjatë, ku janë analizuar procesverbale dhe materiale zgjedhore, duke nxjerrë mospërputhje mes rezultateve të deklaruara dhe të dhënave faktike.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 43 kryesues të QNR-ve intervistohen nën dyshimet për manipulim të votave appeared first on Sinjali.

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar “LOCKDOWN”. Sikurse bëhet me dije ky operacon vjen pas një një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët shisnin në Tiranë armë  të trafikuara nga Kosova. Sipas policisë në ambjentin ku monoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit janë gjetur:

5 pistoleta dhe 3 automatikë, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

 

“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Shembjet në Durrës lënë familje pa strehë, ndërhyrja për pastrimin e kanalit vazhdon

Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas shembjes së banesave, 14-vjeçari Alesio punon pa pushim. Si shumë të tjerë, ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tij Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e kishin rinovuar me leje të bashkisë…

Source

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C

Më 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e tyre Shqipëria, për shkak se në edicionin e kaluar u rendit e fundit në Grupin e Ligës B, zbriti një kategori dhe do të garojë në Ligën C. Në këtë ligë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë, duke qenë një prej ekipeve me…

Source

Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin Librazhd- Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi i automjeteve

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar tërësisht në të dyja drejtimet pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë së bashku me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për të pastruar sa më shpejt aksin dhe për të mundësuar…

Source

Romagnoli-Lazio, bllokohet merkatoja 18 milionë euro që ndezin debat

Në pak ditë marrëdhënia mes Lazios dhe mbrojtësit Alessio Romagnoli u përplas me zhvillime të papritura duke çuar në dështimin e një transferimi që dukej i sigurt. Fillimisht mbrojtësi pranoi ofertën e klubit katarez Al Sadd të drejtuar nga Roberto Mancini dhe madje i dha lamtumirën shokëve të skuadrës dhe tifozëve pas ndeshjes me Leccen duke krijuar përshtypjen se largimi ishte çështje kohe.

Source

BMW ka "një problem" - iX3 po shitet më shpejt se sa po prodhohet



Neue Klasse ka nisur dhe BMW ka një problem… që shumica do ta dëshironin.
Blerësit po e blejnë aq shpejt iX3-shin e ri elektrik saqë është shitur pothuajse i gjithë deri në fund të vitit 2026.

Që nga debutimi vjeshtën e kaluar, iX3 ka përbërë rreth një të tretën e porosive të veturave elektrike të BMW-së në Evropë.

Dërgesat fillojnë vetëm në mars, megjithatë shumica e prodhimit të planifikuar praktikisht është rezervuar.

Për të parandaluar që koha e pritjes të zgjatet deri në dimrin e ardhshëm, BMW po e përshpejton një turn të dytë prodhimi në fabrikën e saj të re në Debrecen në Hungari.

iX3 është modeli i parë në platformën krejt të re Neue Klasse të BMW-së dhe vesh një dizajn modern të guximshëm Neue Klasse.

Moltbook - rrjeti social ku përdoruesit nuk janë njerëz, janë Al



Moltbook, një platformë e re sociale, është në qendër të një debati të madh pasi të gjithë "përdoruesit" e saj janë në të vërtetë “artificialë”.

Faqja e internetit e përshkruan veten si një rrjet social për agjentët e Al ku ata diskutojnë dhe njerëzit janë të mirëpritur të vëzhgojnë.

Kjo platformë u krijua nga Matt Schlicht me ndihmën e asistentit të tij të Al.

Ai tha në një postim se nuk shkroi asnjë rresht kodi për këtë.


I didn't write one line of code for @moltbook.

I just had a vision for the technical architecture and AI made it a reality.

We're in the golden ages. How can we not give AI a place to hang out.
— Matt Schlicht (@MattPRD) January 30, 2026


E lansoi faqen si një eksperiment plot kuriozitet dhe ia la atë asistentit të tij me Al, Claude Clodberg, për ta operuar.

Ai shpjegoi se Claude Clodberg monitoron postimet dhe përdoruesit e rinj, mirëpret njerëzit në Moltbook, bën njoftime të reja, heq spam-in dhe bllokon në mënyrë të fshehtë ata që abuzojnë me sistemin.

Boti i bën të gjitha këto automatikisht. /Telegrafi/



This is frightening. Curious what @elonmusk thinks. https://t.co/X9XeTytwzm
— Bill Ackman (@BillAckman) January 30, 2026

Foto e lezetshme e qenit të policisë nxit reagime në internet - çfarë fshihet pas saj?



Një foto e adhurueshme, e cila tregon një qen të policisë të mbuluar me “stikera”, bëri bujë në internet.

Qeni, zakonisht i zënë duke ndjekur të dyshuarit dhe duke gjurmuar eksplozivë, duket se e ka shijuar atë ditë në kopsht me fëmijë.

Blitz, i trajnuar për të bërë disa nga punët më të vështira në zbatimin e ligjit, u përball me një lloj sfide të ndryshme me fëmijët e vegjël, të cilët u emocionuan kur ai hyri në klasë.

Dhjetëra “stikera” iu vendosën me kujdes në jelek, këmbë dhe madje edhe në veshë.

Një student e përmbylli gjithçka duke i vendosur kafshës një kurorë.

"Kur erdhi koha për t'u larguar, ai doli me krenari. Me kokën lart. Duke tundur bishtin. Misioni përfundoi”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

"Gjukanoviq mezi pret vizitën tonë", publikohen bisedat Lajçak-Epstein - a shkuan ata në Mal të Zi?



Diplomati sllovak Miroslav Lajçak dhe i dënuari për krime seksuale Jeffrey Epstein organizuan një vizitë në Malin e Zi gjatë gushtit, shtatorit dhe tetorit 2018, ku dyshohet se do të priteshin nga kreu i shtetit të atëhershëm Milo Gjukanoviq.

Kjo rrjedh nga mesazhet e shkëmbyera midis Lajçak dhe Epstein, të cilat u publikuan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të premten, si pjesë e të ashtuquajturave "dosjet Epstein".

Lajçak i shkroi Epsteinit në fund të gushtit 2018 se “presidenti i Malit të Zi mezi priste” vizitën e tyre dhe më pas u përpoq të caktonte një datë për takimin me të disa herë gjatë muajve në vijim.

Megjithatë, nga komunikimet e publikuara deri më tani nuk është e qartë nëse vizita u zhvillua vërtet.

Aktivitetet zyrtare të ish-presidentit në nëntor dhe dhjetor 2018 nuk përfshijnë takimin e tij me Lajçakun ose Epsteinin, shkruan vijesti.me.

Por, më 20 janar 2019, në një bisedë me email me Eduardo A. Robles , Epstein deklaroi se presidenti i atëhershëm i Malit të Zi ishte një "djalë i shkëlqyer".

Nuk ka munguar reagimi i Gjukanoviqit në lidhje me akuzat. Ai tha se nuk e njihte Epsteinin dhe se nuk kishte pasur kurrë komunikim të drejtpërdrejtë me Epsteinin.

"Në përgjigje të interesit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias në lidhje me publikimin e komunikimeve nga i ndjeri Jeffrey Epstein, dua t'ju informoj se nuk e njihja Epstein dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të drejtpërdrejt ose tërthorazi. Prandaj, kuptohet, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara të Epstein, as për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi", tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq theksoi se “ndjen keqardhje të veçantë” që nuk mund t’i përmbushë “pritjet e disa punonjësve të medias” për t’iu përgjigjur pyetjes se si Epstein arriti në përfundimin se “ai është një personazh i shkëlqyer”.

"Mezi pret vizitën"

Më 21 gusht 2018, Lajçak i shkroi Epstein një mesazh: “Presidenti i Malit të Zi mezi pret vizitën tonë”.

Epstein iu përgjigj: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”.

Më pas, Lajçak iu kundërpërgjigj se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Epstein i shkruante Lajçak se ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen , dhe ish-këshilltari i tij, Paul Manafort, janë "të dy fajtorë", duke thënë se ky është "fillimi i fundit".

Ndryshe, Manafort lobonte për oligarkun rus Oleg Deripaska , i cili zotëronte Uzinën e Aluminit në Podgoricë në vitet 2000.

Mediat e shquara amerikane dhe britanike e përshkruan 21 gushtin 2018 si ditën më të vështirë të mandatit të parë të Trumpit, pikërisht sepse Cohen pranoi në gjykatë se Trump e udhëzoi drejtpërdrejt atë të paguante para për të heshtur dy gra me qëllim që të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016, ndërsa Manafort u shpall fajtor për mashtrim financiar dhe evazion fiskal.

Në korrik 2018, Trump i përshkroi malazezët në një intervistë me Fox News si “njerëz shumë të fortë”, por edhe “shumë agresivë”.

Ai shprehu shqetësim se ky agresivitet i supozuar mund ta tërhiqte NATO-n në konflikt, duke thënë: “Ata mund të bëhen agresivë dhe, urime, jeni në Luftën e Tretë Botërore”.

Në vazhdim të bisedës, Lajçak dhe Epstein diskutojnë kandidaturën e mundshme të Lajçak për president të Sllovakisë, dhe Epstein i kishte dërguar një artikull rreth Malit të Zi nga The New York Times, të cilit Lajçak i përgjigjet: "Ju thashë që Mali i Zi është i shkëlqyer".

Një muaj më vonë, Epstein e pyet Lajçakun: “A është ai presidenti apo kryeministri i Malit të Zi”.

Sllovaku i përgjigjet: “Presidenti. Milo Gjukanoviq”.

Nëntë ditë më vonë, më 30 shtator 2018, Lajçak e pyet Epsteinin nëse fundjava e parë apo e dytë e nëntorit do të ishte një kohë e mirë për të vizituar Malin e Zi, dhe ai i përgjigjet: “Më lejoni të verifikoj”.

Më pas, dyshja prekin edhe politikën ndërkombëtare. Epstein i thotë Lajçakut se do të donte t’ia prezantonte Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov .

Diplomati sllovak thekson se e “do” Lavrovin dhe i shkruan Epsteinit për t’i “kujtuar Steve Bannon ftesën për të shkuar në Sllovaki dhe për të takuar Ficon”.

Epstein përgjigjet se si ai ashtu edhe Bannon do të vijnë në Evropë pas "zgjedhjeve të mesit të mandatit" parlamentare të SHBA-së për presidentin, dhe më pas flasin për vajzat në Moskë dhe se si ato janë "eksporti më i mirë i Rusisë".

Më 16 tetor 2018, Lajçak e pyeti përsëri Epstein nëse do të vinte së shpejti në Evropë dhe si e imagjinonte një udhëtim në Mal të Zi në fundjavën e parë të nëntorit.

Financieri amerikan u përgjigj se zgjedhjet në SHBA ishin më 6 nëntor, por se ai do të "përpiqej të organizonte udhëtimin".

Diplomati sllovak përgjigjet: "Në rregull. Nuk ua kam thënë ende. Por mendoj se do të jenë gati". /Telegrafi/


Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet

Barcelona dhe Real Madridi janë në një betejë të ashpër për transferimin e talentit 18-vjeçar, Sergio Martinez, nga Racing de Santander.

Të dy klubet janë të interesuara për ta huazuar mesfushorin me opsion blerjeje, dhe nëse është e nevojshme, mund të sigurojnë transferimin e tij të përhershëm.

Afati kalimtar po mbyllet dhe vendimi përfundimtar mund të merret brenda 48 orëve të ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet appeared first on Sinjali.

❌