❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komuna e Prishtinës fillon vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, si dhe Komisionin e Kryeqytetit për Vlerësimin e Dëmeve, kanë mbajtur një takim koordinues me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve.

Sipas Ramës, takimi është fokusuar në forcimin e koordinimit institucional dhe në zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, të cilat kanë prekur ekonomitë familjare, sektorin e bujqësisë, bizneset dhe infrastrukturën.

Ai ka riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit për mbështetjen e qytetarëve të prekur, duke theksuar se procesi i vlerësimit të dëmeve do të jetë i drejtë dhe transparent, në përputhje me ligjet në fuqi.

Rama ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të siguruar trajtim të barabartë dhe ndihmë të shpejtë për të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet.


Komuna e Prishtinës me akuza ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtjen e rrugëve



Komuna e Prishtinës ka njoftuar se segmenti i rrugës Mon Balaj në lagjen Kodra e Trimave është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, por për shkak të situatës së krijuar ka ndërhyrë menjëherë me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit, pavarësisht ndarjes së kompetencave institucionale, Komuna ka realizuar dy ndërhyrje gjatë mbrëmjes në këtë segment rrugor, duke vepruar me përgjegjësi dhe vendosmëri për të parandaluar rrezikun në qarkullim.

Nga Komuna e Prishtinës është bërë e ditur se siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut dhe se ndërhyrjet janë realizuar për të shmangur çdo rrezik potencial për pjesëmarrësit në trafik.

Tutje, Komuna ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë në mënyrë aktive, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, duke vënë interesin publik dhe sigurinë mbi çdo procedurë administrative. /Telegrafi/


Komuna e Prishtinës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të temperaturave të ulëta



Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet komunale janë në terren dhe të gatshme për të vepruar sipas nevojës, me qëllim garantimin e sigurisë në rrugët e Kryeqytetit.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rreziku nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve.

Në këtë kuadër, qytetarëve u rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, ngasja me shpejtësi të reduktuar, si dhe respektimi i sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve.

Nga Komuna e Prishtinës është bërë e ditur se ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në terren dhe do të ndërhyjnë sipas nevojës, për të siguruar një qarkullim sa më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Telegrafi/


Gjykata Komerciale i jep të drejtë Kryeqytetit, Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, fituam betejën



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale kanë vendosur në favor të Kryeqytetit, duke konfirmuar paligjshmërinë e kontratës ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe një investitori privat.

Sipas Ramës, ky vendim përbën një konfirmim të plotë të drejtësisë dhe të angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike, duke theksuar se rruga ligjore e ndjekur për katër vjet me radhë ka qenë e drejtë dhe në interes të qytetarëve.

“PĂ«rmes pĂ«rfaqĂ«simit tonĂ« institucional nĂ« NPB dhe pĂ«rmes ZyrĂ«s Ligjore tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, kemi insistuar vazhdimisht dhe pa kompromis se kjo kontratĂ« ka qenĂ« e paligjshme dhe e dĂ«mshme pĂ«r interesin publik. Sot, kĂ«tĂ« vlerĂ«sim e konfirmon edhe Gjykata Komerciale”, ka deklaruar Rama.

Ai bëri të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë dhe proceduralë, duke hartuar dhe mbështetur padinë për prishjen e kontratës, ndërsa Zyra Ligjore e Komunës ka kërkuar zyrtarisht të jetë palë e interesuar në proces, me qëllim prishjen e kontratës dhe kthimin e pronës publike te qytetarët.

Rama theksoi se ky vendim dërgon një mesazh të qartë se interesi publik nuk negociohet, ligji do të mbrohet dhe Kryeqyteti do të qeveriset gjithmonë në funksion të qytetarëve.

“Askush mbi ligjin. Askush nĂ« pronĂ«n publike”, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/


Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët për ushtrimin e FSK-së në dy lokacione



Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se gjatë fillimit të muajit shkurt do të zhvillohen dy aktivitete trajnuese nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe rrethinës.

Sipas njoftimit, mĂ« 3 shkurt 2026, nĂ« zonĂ«n e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-sĂ« do tĂ« realizojĂ« njĂ« trajnim nĂ« terren pĂ«r navigim tokĂ«sor me emĂ«rtimin “Rruga e Heronjve”.

Ndërkaq, më 6 dhe 7 shkurt 2026, në zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Nga Komuna e Prishtinës është theksuar se ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë realizuar edhe më herët nga kadetët e FSK-së dhe se ato kanë karakter profesional dhe edukativ.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, duke bërë të ditur se për çdo informatë shtesë do të ketë njoftime me kohë. /Telegrafi/


Totaj: Drejt pĂ«rfundimit punimet pĂ«r rehabilitimin e “Kejit” nĂ« ShadĂ«rvan



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se punimet pĂ«r rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” nĂ« zonĂ«n e ShadĂ«rvanit janĂ« drejt pĂ«rfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.

“Drejt pĂ«rfundimit punimet pĂ«r rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ nĂ« ShadĂ«rvan, intervenim i DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike, me qĂ«llim tĂ« rikthimit tĂ« sharmit dhe funksionalitetit tĂ« kĂ«saj pjese tĂ« frekuentuar dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« Prizrenit”, ka shkruar Totaj.

Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin urban dhe historik të kësaj zone qendrore të Prizrenit. /Telegrafi/


KRM Pastrimi në vështirësi në grumbullimin e mbeturinave, reagon Rama



Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se NdĂ«rmarrja Komunale “Pastrimi” po pĂ«rballet prej njĂ« kohe me vĂ«shtirĂ«si nĂ« menaxhimin e grumbullimit tĂ« mbeturinave nĂ« Kryeqytet, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sive teknike momentale pĂ«r tĂ« operuar me kapacitet tĂ« plotĂ«.

Sipas RamĂ«s, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« KRM “Pastrimi” pĂ«r mbĂ«shtetje institucionale, Komuna e PrishtinĂ«s ka reaguar menjĂ«herĂ« duke ofruar ndihmĂ«n e nevojshme dhe duke nĂ«nshkruar njĂ« MarrĂ«veshje MirĂ«kuptimi me NdĂ«rmarrjen Rajonale “Pastrimi”.

“MenjĂ«herĂ« pas pranimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, kemi ofruar mbĂ«shtetjen e nevojshme dhe kemi nĂ«nshkruar njĂ« MarrĂ«veshje MirĂ«kuptimi me NdĂ«rmarrjen Rajonale ‘Pastrimi’, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazĂ« tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional”, ka shkruar Rama.

Ai ka njoftuar se, nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, nga sot ka nisur angazhimi i NdĂ«rmarrjes Rajonale “Pastrimi” nĂ« terren, me fokus nĂ« grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte ndĂ«rtimore, si dhe tĂ« mbetjeve vĂ«llimore nga deponitĂ« ilegale nĂ« territorin e Kryeqytetit.

“Ky bashkĂ«punim pritet tĂ« kontribuojĂ« nĂ« rritjen e kapaciteteve operative nĂ« terren, duke mundĂ«suar shĂ«rbime mĂ« tĂ« shpejta dhe mĂ« efikase, nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pastĂ«rtisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s pĂ«r qytetarĂ«t e PrishtinĂ«s”, ka theksuar kryetari Rama.

Nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të adresimit të sfidave në menaxhimin e mbeturinave dhe garantimit të shërbimeve publike për qytetarët. /Telegrafi/


Rama pezullon nga puna tre zyrtarë komunalë pas arrestimit të tyre



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga organet e rendit.

“Sot kam marrĂ« vendim pĂ«r pezullimin nga puna tĂ« tre zyrtarĂ«ve komunalĂ«, pas arrestimit tĂ« tyre”, ka shkruar Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai ka bërë të ditur se masa e pezullimit do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, duke theksuar përkushtimin institucional ndaj ligjshmërisë dhe transparencës.

“Pezullimi nga puna do tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi deri nĂ« pĂ«rfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ritheksojmĂ« pĂ«rkushtimin pĂ«r ligjshmĂ«ri, transparencĂ« dhe zero tolerancĂ« ndaj korrupsionit”, ka theksuar Rama.

Kryetari i Kryeqytetit ka shtuar se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Institucioni i Kryeqytetit do tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht me organet e drejtĂ«sisĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme administrative nĂ« pĂ«rputhje me ligjin”, ka deklaruar ai.

NĂ« fund, Rama ka theksuar se shĂ«rbimet publike duhet tĂ« ushtrohen me integritet dhe pĂ«rgjegjĂ«si, duke nĂ«nvizuar parimin se “askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin”. /Telegrafi/


Vetëvendosje dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat



Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit tĂ« VV-sĂ«, Çlirim GĂ«rbeshi, kontrata Ă«shtĂ« negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i pĂ«rmbush ligjet nĂ« fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

“Ne kemi dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« hetuar kontratĂ«n e komunĂ«s pĂ«r menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerĂ«simit tonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje ligjore. QytetarĂ«t e PrishtinĂ«s meritojnĂ« qeverisje tĂ« ndershme, jo marrĂ«veshje tĂ« dyshimta qĂ« dĂ«mtojnĂ« interesin publik”, ka shkruar GĂ«rbeshi nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional. /Telegrafi/


Komuna e PrishtinĂ«s hap konkurs pĂ«r projektimin e memorialit pĂ«rkujtimor “Adem Jashari”



Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs publik për projektimin e një memoriali përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, me një buxhet të parashikuar prej 150 mijë eurosh.

Memoriali ka për qëllim të përjetësojë kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari, një simbol i lirisë.

RĂ«nia e komandantit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Adem Jashari, bashkĂ« me 58 anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« gra, fĂ«mijĂ« dhe pleq, mbetet njĂ« ngjarje historike e jashtĂ«zakonshme pĂ«r idealin e lirisĂ«.

Sipas konceptit të konkursit, memoriali do të vendoset në një hapësirë publike në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë të integrohet në jetën urbane dhe të shërbejë si një pikë reflektimi dhe përkujtimi për qytetarët.

Lokacioni i parashikuar për ndërtimin e memorialit është në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Xhamisë së Gurit.

Memoriali do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e projektit urban pĂ«r ndĂ«rlidhjen e shĂ«titores ekzistuese qĂ« pĂ«rfundon nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova” dhe vazhdon drejt pjesĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« qytetit, pĂ«rmes njĂ« nĂ«nkalimi nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”.

Rruga “Agim Ramadani” planifikohet tĂ« bĂ«het nĂ«ntokĂ«sore, ndĂ«rsa sipĂ«r saj do tĂ« krijohet njĂ« pllato pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, ku do tĂ« vendoset memoriali dhe hapĂ«sira pĂ«rreth tij, e cila Ă«shtĂ« edhe objekti i konkursit pĂ«r dizajn urban. /Telegrafi/

Shahini: Ne mund tĂ« mos jemi “gati” pĂ«r edukim medial, por s’kemi kohĂ« tĂ« presim



Kosova mund tĂ« mos jetĂ« “gati” pĂ«r edukim medial nĂ«se dĂ«gjohen zĂ«rat skeptikĂ«, por pritja vetĂ«m do ta pĂ«rkeqĂ«sonte situatĂ«n, ka vlerĂ«suar Samir Shahini, drejtor i DrejtorisĂ« sĂ« Arsimit nĂ« Komuna e PrishtinĂ«s.

“Çdo ndryshim nĂ« arsim pĂ«rballet me rezistencĂ« dhe skepticizĂ«m, por kjo nuk duhet tĂ« jetĂ« arsye pĂ«r mosveprim”, tha Shahini nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, duke theksuar se nxĂ«nĂ«sit sot kanĂ« qasje tĂ« pakufizuar dhe shpesh tĂ« pakontrolluar nĂ« internet dhe rrjete sociale, madje edhe gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« shkollĂ«.

Sipas tij, kjo situatë e bën edukimin medial urgjent dhe jo opsional, veçanërisht në kohën e dezinformimit dhe zhvillimeve të shpejta teknologjike.

- YouTube www.youtube.com

“Prishtina ka vendosur tĂ« mos presĂ« nivelin qendror, duke pilotuar mĂ«simin gjithĂ«ditor dhe pĂ«rfshirjen e temave si inteligjenca artificiale dhe edukimi medial”, theksoi Shahini, duke shtuar se kryeqyteti duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si model pĂ«r komunat e tjera nĂ« KosovĂ« shkruan Telegrafi.

Arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Prishtinës - Prokuroria Themelore del me detaje



Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime Ekonomike, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas komunikatës për media, aksioni është realizuar më 27 janar 2026, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke zbatuar masa të veçanta hetimore.

Gjatë zbatimit të këtyre masave janë shoqëruar tre persona, ndërsa një zyrtar i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale marrje e ryshfetit, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, arrestimi në flagrancë ka ndodhur me dyshimin se zyrtari i arrestuar kishte kërkuar apo pranuar ryshfet me qëllim që ta ndihmonte të dëmtuarin në realizimin e një pagese për punë që, sipas kontratës, tashmë ishin kryer për komunën.

Rasti është iniciuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 dhe marrja e ryshfetit nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin, duke theksuar përkushtimin institucional në luftimin e kësaj dukurie. /Telegrafi/


Arrestimi i tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për ryshfet, Rama: Askush mbi ligjin



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Kryeqyteti riafirmon pĂ«rkushtimin ndaj sundimit tĂ« ligjit dhe funksionimit tĂ« pavarur tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se, në lidhje me arrestimin e zyrtarëve komunalë, institucionet e Kryeqytetit do të veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet demokratike.

“Kryeqyteti do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« me tĂ« gjitha organet kompetente, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e njĂ« shteti demokratik”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, Prishtina mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural nga institucionet e drejtësisë.

“NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur pĂ«r çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, nĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi dhe me respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka deklaruar kryetari.

Në fund të reagimit të tij, Rama ka theksuar se parimi i barazisë para ligjit mbetet i panegociueshëm.

“Askush mbi ligjin”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri kapet në flagrancë



Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

“JanĂ« shoqĂ«ruar tre persona pĂ«r marrje ryshfeti. JanĂ« zyrtarĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s pĂ«r marrje tĂ« ryshfetit, derisa njĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« zĂ«nĂ« nĂ« flagrancĂ«â€, ka deklaruar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar së fundmi, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Fëmijët rrinë shumë online dhe rrezikohen nga dhuna, Shahini dhe Aliu-Ahmeti flasin për nevojën urgjente të edukimit medial



Edukimi medial duhet tĂ« jetĂ« pjesĂ« funksionale e sistemit arsimor nĂ« KosovĂ«, pĂ«r t’u mundĂ«suar fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve zhvillimin e mendimit kritik dhe dallimin e informacionit tĂ« saktĂ« nga dezinformimi.

Kjo u theksua nĂ« episodin e ri tĂ« “PĂ«rballje Podcast”, ku u diskutua pĂ«r rolin e shkollave, institucioneve dhe shoqĂ«risĂ« nĂ« epokĂ«n digjitale.

Blerta Aliu- Ahmeti nga Iniciativa për Fuqizimin e Arsimit bëri të ditur se fëmijët në Kosovë kalojnë mesatarisht rreth tri orë në ditë në media digjitale, kryesisht për argëtim.

- YouTube www.youtube.com

“ShumĂ« pak raste kemi kur teknologjia pĂ«rdoret pĂ«r mĂ«sim apo zhvillim, ndĂ«rsa ekspozimi ndaj pĂ«rmbajtjeve tĂ« papĂ«rshtatshme dhe dhunĂ«s online po rritet”, tha ajo shkruan Telegrafi.

Aliu- Ahmeti theksoi se, ndonĂ«se edukimi medial Ă«shtĂ« pjesĂ« e kurrikulĂ«s qĂ« nga viti 2016, “zbatimi praktik nĂ« shkolla ka qenĂ« minimal”, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« trajnimeve pĂ«r mĂ«simdhĂ«nĂ«sit.

Blerta Aliu Ahmeti nga EEIFoto: Ridvan Slivova

Ajo shtoi se EEI ka nisur projekt- pilot në bashkëpunim me disa komuna, për të trajnuar mësimdhënësit me mbështetje të ekspertëve nga vendet nordike.

Nga ana tjetër, Samir Shahini, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komuna e Prishtinës, vlerësoi se shoqëria kosovare shpesh e pranon rëndësinë e edukimit medial vetëm në teori.

“Çdo ndryshim pĂ«rballet me rezistencĂ«, por kjo nuk duhet tĂ« na ndalĂ«. NxĂ«nĂ«sit sot kanĂ« qasje tĂ« pakontrolluar nĂ« internet dhe kjo kĂ«rkon veprim urgjent”, tha Shahini transmeton Telegrafi.

Sipas tij, teknologjia ka ndikuar edhe nĂ« rritjen e konflikteve, bullizmit dhe dhunĂ«s mes tĂ« rinjve, por “mund tĂ« jetĂ« mjet pozitiv vetĂ«m nĂ«se shoqĂ«rohet me edukim tĂ« duhur”.

Samir Shahini nga Komuna e PrishtinësFoto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se Prishtina ka nisur iniciativa konkrete, duke pilotuar mësimin gjithë- ditor dhe përfshirjen e temave si inteligjenca artificiale dhe edukimi medial, pa pritur vendime nga niveli qendror.

Të dy panelistët u pajtuan se edukimi medial është edhe investim për demokracinë, pasi në kohën e dezinformimit dhe përmbajtjeve të manipuluara, ndërtimi i mendimit kritik që nga mosha e hershme është thelbësor për shoqërinë kosovare.

Ky ishte episodi e gjashtĂ« i serisĂ« “PĂ«rballje Podcast” (Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«), ku diskutohen tema kundĂ«r dezinformimit, inteligjencĂ«n artificiale, edukimin medial, sigurinĂ« kibernetike etj. /Telegrafi/

Komuna e Prishtinës shënon 34 vjetorin e Shtëpive-Shkolla



Komuna e Prishtinës shënon këtë vit 34 vjetorin e fillimit të Shtëpive-Shkolla, një kapitull i rëndësishëm i historisë kombëtare që dëshmon unitetin dhe solidaritetin e popullit tonë, ku dijes i është dhënë përparësi si gur themelor i mbijetesës.

Në këtë përvjetor, Komuna kujton pronarët që hapën dyert e shtëpive të tyre, mësimdhënësit që mbajtën gjallë mësimin dhe nxënësit që u rritën me bindjen se dija sjell liri.

“NĂ« ShtĂ«pitĂ«-Shkolla u mbrojt dija. Aty, nĂ« dhoma shtĂ«pish, arsimi u shndĂ«rrua nĂ« akt qĂ«ndrese dhe nĂ« shprehje tĂ« dinjitetit kombĂ«tar”, thuhet nĂ« njoftim.

Komuna thekson se historia e kĂ«tyre shtĂ«pive-shkolla Ă«shtĂ« dokumentuar nĂ« librin “ShtĂ«pitĂ«-Shkolla” nga Fadil Aliu, i biri i Mehmeti Aliut – Hertica, i cili sĂ« bashku me familjen e tij kontribuoi nĂ« ruajtjen dhe pĂ«rhapjen e arsimit ndĂ«r breza.

Libri evidenton rëndësinë e qëndresës dhe rolin e edukimit në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar. /Telegrafi/


Reagon Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet: Informimi nuk është për panik, por për siguri të qytetarëve



Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka bërë të ditur se të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet që publikon për qytetarët bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të verifikuara.

NĂ« njĂ« njoftim, Drejtoria thekson: “TĂ« gjitha njoftimet dhe paralajmĂ«rimet tona bazohen ekskluzivisht nĂ« informata zyrtare, tĂ« siguruara nga Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s dhe institucione tĂ« tjera kompetente. QĂ«llimi i kĂ«tyre komunikimeve nuk Ă«shtĂ« krijimi i panikut, por informimi nĂ« kohĂ«, i saktĂ« dhe i besueshĂ«m i qytetarĂ«ve”.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se komunikimi i hershëm dhe korrekt u mundëson qytetarëve të marrin masa parandaluese dhe të jenë më të përgatitur ndaj fatkeqësive natyrore ose atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sipas Drejtorisë, kjo kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike.

NĂ« njoftim thuhet gjithashtu: “Drejtoria pĂ«r Siguri dhe Emergjenca mbetet e pĂ«rkushtuar qĂ« çdo njoftim tĂ« jetĂ« i bazuar nĂ« burime zyrtare, i qartĂ« dhe i pĂ«rgjegjshĂ«m, dhe nĂ« funksion tĂ« mbrojtjes sĂ« jetĂ«s, shĂ«ndetit dhe pronĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Kryeqytetit”.

Drejtoria ka bërë thirrje që qytetarët të ndjekin vetëm kanalet zyrtare të komunikimit për informacion të saktë dhe në kohë reale. /Telegrafi/


Erërat e forta shkaktojnë dëme materiale në Prishtinë



Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes, në disa zona janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Sipas njoftimit, ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë dalë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejme.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe në afërsi të objekteve apo strukturave të paqëndrueshme, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.

Në rast të situatave emergjente, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat emergjentë të Kryeqytetit për ndihmë dhe asistencë të menjëhershme. /Telegrafi/


PunĂ«torĂ«t e ‘KuzhinĂ«s Qendrore’ me orar tĂ« ri, katĂ«r ditĂ« pune nĂ« javĂ«



Kuzhina Qendrore e Prishtinës, një nga shërbimet kyçe publike në kryeqytet, nga fillimi i këtij viti ka nisur zbatimin e orarit katërditor të punës, me tri ditë pushim në javë. Sipas drejtuesve, modeli i ri synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e organizimit të punës, pa ndikuar në shërbimet që ofrohen çdo ditë. Sociologët vlerësojnë se ky model përkon me praktikat evropiane dhe mund të kontribuojë në rritjen e mirëqenies dhe produktivitetit të punëtorëve.

Ganimete Kongjeli është pjesë e Kuzhinës Qendrore tash e 21 vjet. Si kryekuzhiniere, ajo thotë se ngarkesa e punës është rritur ndjeshëm, veçanërisht me shtimin e institucioneve që mbulohen nga kjo ndërmarrje. Megjithatë, sipas saj, puna po përballohet falë bashkëpunimit mes stafit.

“NjĂ« ditĂ« Ă«shtĂ« punĂ« se ka punĂ« shumĂ«, Ă«shtĂ« shtuar puna shumĂ«. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« pak, por nuk Ă«shtĂ« edhe aq shumĂ« me tĂ« gjithĂ« bashkĂ« kĂ«tu duke punuar, kemi bashkĂ«punim kemi marrĂ«veshje edhe po ia dalim mirĂ«â€, thotĂ« Kongjeli.

Së fundmi, ndërmarrja ka nisur zyrtarisht aplikimin e orarit katërditor të punës. Për Ganimeten dhe koleget e saj, ky vendim është pritur pozitivisht.

“Ne e kemi prit, kjo nuk Ă«shtĂ« keq Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ« me i pas 3 ditĂ« pushim e 4 ditĂ« punĂ«â€, thotĂ« ajo.

Në Kuzhinën Qendrore të Prishtinës janë të punësuar rreth 110 persona, përfshirë kuzhinierë, staf shërbyes, administrativ dhe menaxhues.

“Duke parĂ« kĂ«tĂ« numĂ«r tĂ« punĂ«torĂ«ve dhe duke parĂ« orarin 7 ditor qĂ« punojmĂ« ne si ndĂ«rmarrje, ne pĂ«rveç fĂ«mijĂ«ve ne ushqejmĂ« edhe shtĂ«pinĂ« e pleqve edhe zjarrfikĂ«sve edhe qĂ«ndrimet ditore e pleqve qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« PrishtinĂ«, do tĂ« thotĂ« ne detyrohemi tĂ« punojmĂ« 7 ditĂ« nĂ« javĂ«. Duke parĂ« kĂ«tĂ« orar tĂ« punĂ«s, ne kemi arriturr nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r ndĂ«rmarrjen, pĂ«rveç qĂ« Ă«shtĂ« profitabile, Ă«shtĂ« edhe mĂ« produktive tĂ« kthejmĂ« orarin 4 ditĂ« nĂ« javĂ« pĂ«r gjithsecilin e punĂ«suar sepse pastaj ne na vijnĂ« qĂ« çdo i punĂ«suar tĂ« punojnĂ« 4 ditĂ« por tĂ« hiqet e shtuna dhe e diela nga agjenda e punĂ«torĂ«ve pĂ«r secilin qĂ« punojnĂ« kĂ«tu”, thotĂ« Asdren Osaj, kryeshef ekzekutiv i "KuzhinĂ«s Qendrore".

Sipas drejtuesve, ky ndryshim nuk do të ndikojë në paga, në orët shtesë apo në vëllimin e punës, por synon një organizim më efikas të ndërrimeve dhe shmangien e përplasjeve në orare. Sipas sociologes Dhurata Prokshi, kjo nismë përkon me praktikat që po aplikohen gjithnjë e më shumë në vendet e Bashkimit Evropian.

"ËshtĂ« njĂ« nismĂ« shumĂ« e mirĂ« e cila pĂ«rkon me praktikat tĂ« cilat kanĂ« filluar njĂ« numĂ«r i madh i vendeve tĂ« Bashkimit Evropian t'i aplikojnĂ« me qĂ«llim qĂ« tĂ« sigurohet mirĂ«qenia e punĂ«torĂ«ve, tĂ« ngritĂ«t cilĂ«sia e efikasitetit dhe e punĂ«s sĂ« tyre dhe tĂ« kuptohet qĂ« kontrata nĂ« mes punĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe i punĂ«torit, nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim i njĂ«anshĂ«m dhe nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« dobinĂ« apo nĂ« benefitin e punĂ«torit, por Ă«shtĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ria ajo qĂ« sigurohet duke krijua kushte tĂ« mira", thotĂ« Prokshi.

Ajo thotë se modele të tilla duhet të shihen si pilot-projekte, por me analiza të mirëfillta dhe transparencë në zbatim, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të aplikueshme edhe në institucione të tjera.

“Por, gjithsesi Kosova, institucionet e publike por edhe ato private duhet tĂ« luftojnĂ« tĂ« gjithĂ« akterĂ«t relevant, qĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« treg atraktiv, i cili Ă«shtĂ« edhe tregues se sa njĂ« shoqĂ«ri Ă«shtĂ« e shĂ«ndetshme dhe se sa e ka nĂ« prioritet, sa e ka nĂ« fokus, tĂ« mirĂ«n apo mirĂ«qenien e pĂ«rgjithshme tĂ« popullatĂ«s sĂ« vetĂ« e cila Ă«shtĂ« nĂ« masĂ« tĂ« madhe aktive apo realizohet pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« jĂ«tĂ« publike, gjegjĂ«sisht pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« treg tĂ« punĂ«s", thotĂ« Prokshi.

“Kuzhina Qendrore” e PrishtinĂ«s funksionon nĂ« bazĂ« tĂ« hyrave vetanake dhe nuk varet nga subvencionet apo grantet e institucioneve publike. Sipas drejtuesve, kjo u jep mĂ« shumĂ« fleksibilitet pĂ«r tĂ« testuar dhe zbatuar modele tĂ« reja tĂ« organizimit tĂ« punĂ«s, pa cenuar shĂ«rbimin ndaj qytetarĂ«ve./RTK

Projekti i Unazës së Prishtinës, Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Mos e vononi më



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në letrën e tij, Rama thekson se projekti, i cili ka mbetur i bllokuar për më shumë se katër vjet në nivel qendror, ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe cenon interesin publik.

Ai rikujton se gjatë fushatës zgjedhore, Kryeministri në detyrë kishte shprehur publikisht mbështetje për zhbllokimin e këtij projekti, duke njohur rëndësinë e tij strategjike.

"Megjithatë, për më shumë se katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror, pavarësisht gatishmërisë së plotë teknike, ligjore dhe procedurale të Komunës së Prishtinës. Ky bllokim i zgjatur ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e kryeqytetit dhe po cenon seriozisht interesin publik", ka njoftuar Rama.

Rama thekson rëndësinë financiare të projektit, i cili është miratuar për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me vlerë totale prej 206 milionë euro, nga të cilat deri në 40% janë fonde grant, respektivisht deri në 82.4 milionë euro të pakthyeshme.

Kryetari i Prishtinës paralajmëron se çdo zvarritje institucionale rrezikon humbjen e këtyre fondeve dhe kredibilitetin institucional të vendit ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« projekt politik. Nuk i shĂ«rben njĂ« partie apo njĂ« mandati, por zhvillimit afatgjatĂ« tĂ« vendit, ekonomisĂ«, mobilitetit urban dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve,” shkruan Rama, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r vendosjen e interesave tĂ« qytetarĂ«ve mbi çdo kalkulim politik.

Kryetari i Prishtinës kërkon që Qeveria në detyrë të eliminojë menjëherë pengesat administrative dhe institucionale dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme, duke e cilësuar projektin si prioritet strategjik kombëtar dhe pjesë të rrjetit të autostradave të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

❌